E diele, 21.07.2024, 05:04 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Artana ofron turizëm të argjendtë!

E diele, 16.08.2009, 09:25 PM


Artana ofron turizëm të argjendtë!
/Villa Kalaja – specialitete prej mishit të qengjit dhe të edhit-(kecit)/

Nga Kadri Mani

Novobërdë (Artana) gjendet vetëm pak kilometra larg nga Prishtina dhe mund te quhet  mushkëritë e gjelbra te Kosovës. Komuna e vogël ofron thesar të paparë për t’u hulumtuar nga udhëtarët.
Territori kodrinor eshte ideal per ecje në këmbë ose çiklizëm larg nga rrugët me pluhur dhe ndotja.
Merrni frymë thellë dhe kënaquni me disa ditë apo një fundjavë në zonën e parë të  turizmit  rural në Kosovë. Ne do të organizojmë gjithçka për ju.

Largesia

Shumë afër juve...

Distanca e largët nga qendrat urbane i mundëson kësaj pjese që të  mos jetë e ndikuar nga mjediset urbane të ndotura. Duke marrë parasysh historinë antike (në shekullin e XV ka pasur rreth 45.000 banore), atraksionet e ndryshme dhe ajrin  e pastër dhe te freskët, distanca prej 30 km nga Prishtina dhe Gjilani e bën Novo Bërdën një vend shumë tërheqës për tu vizituar nga te gjithë.

Prishtinë - Novo Bërdë 30 km
Gjilani - Novo Bërdë 30 km
Prizren - Novo Bërdë 100 km
Peja - Novo Bërdë 110 km
 
Kultura dhe miniera

Ekzistenca e minierës së Novo Bërdës që nga periudha mesjetare është një nga potencialet më tërheqëse për vizitorët në këtë pjesë. Historia e përdorimit të saj nga Raguzët, Hebrejtë, Venedikasit  etj., është një tjetër faktor që e bënë shumë tërheqës për vizitorët e huaj.
Monumentet e ndryshme kulturore që mund të vizitohen në rajon janë: “Kalaja”, mbetjet e Katedrales së vjetër (vetëm disa metra larg Kalasë), kisha  e Shën Marisë, kisha e Shën Gjonit, një Xhami shumë e vjetër, e cila është ende në përdorim, objekte arkeologjike, Tyrbja, varrezat turke dhe shumëçka tjetër.
Ndër objektet tjera me vlerë dhe rëndësi kulturore në komunën e Novo Bërdës janë:

•    Kisha Ortodokse në fshatin Bostan që daton prej shekullit XVIII,
•    Varrezat në fshatin Boljevc,
•    Lokaliteti Gumnishte
•    Manastiri në Kllokoq
•    Tyrbja ne  Buqe
•    Lokaliteti “Rrethi i Nikshes”
Disa përshtypje nga këto atraksione
Ushqim Tradicional
Projekti i turizmit rural në Novo Bërdë-(Artanë) ofron ushqim të të gjitha llojeve. Produktet e ofruara janë prodhime vendore ekologjike. Për adhuruesit e ushqimit, familjet ofrojnë ushqim të llojeve të ndryshme. Zgjidhni kuzhinierin dhe ushqimin e ofruar më poshtë dhe kontaktoni qendrën e turizmit për ofertën tuaj personale. Çmimet sillen prej 3.5 euro për një drekë të rëndomtë deri ne 12 euro për një drekë të begatshme. meny.

merrni çmimin për ushqimin tradicional këtu

Më poshtë gjeni disa detaje për familjet të cilat momentalisht ofrojnë ushqim:
"Villa Kalaja"
"Ibrahimi"
"Xhema"
"Nuhiu"
"Neta & Loli"

Villa Kalaja – specialitete prej mishit të qengjit dhe edhit-(kecit).

Përballë furrës së ndërtuar për klientët e tij, Arsim Vllasaliu  shijon aromën e mishit te freskët të qengjit dhe edhit, specialitet që tradicionalisht është përgatitur nga familja e tij gjatë gjeneratave. Restauranti i tij i vogël ndodhet në njërin prej vendeve më të qeta të komunës së Novo Bërdës me një pamje të shkëlqyeshme të Kalasë (rezervimet duhet të bëhen nëpërmes projektit të turizmit rural)

Arsim Vllasaliu dhe familja e tij janë duke planifikuar që ta zgjerojnë restaurantin e tyre me dy ose tri shtëpi druri ku ju do të mund të qëndroni edhe gjatë natës.
 
te Ibrahimi - mësuesja e shkollës është edhe kuzhiniere e shkëlqyeshme

Afërdita dhe Hajriz Vllasaliu janë vetë mbajtës të familjes. Prodhimet nga toka dhe kafshët në fermën e tyre u mundësojnë të gatuajnë gati të gjitha ushqimet pa pasur nevojë që të blejnë produkte shtesë. Ata e gatuajnë bukën nga mielli i prodhuar vetë, përgatisin djathë dhe kos, dhe serojnë mishin e kafshëve të fermës së tyre.
Afërdita është mësuese në shkollën e fshatit por edhe një kuzhiniere e shkëlqyeshme. Specialitet e saj janë: gjyveç – (gjellë me perime e mish) dhe fli. Shujtat zakonisht servohen me supë të freskët pule dhe desert. Nëse vizitoni këtë familje,  ju patjetër duhet të bëni një shëtitje rreth fermës së tyre. Lopët dhe pulat në pjesën e pasme të oborrit ju mundësojnë të shijoni më tepër ditën në një ambient natyral të pastër ku e tëra që mund të dëgjoni janë cicërimat e zogjve përderisa do të kënaqeni me aftësitë e gatimit tradicional të një familjeje shqiptare kosovare.
  
te Xhema - Tevidja di si të gatuajë për më tepër se një person 

Xhema dhe Tevidja nga fshati Bunjak kanë një familje prej dhjetë anëtarësh. Me gjashtë vajzat  dhe dy djemtë ata jetojnë nga toka e tyre. Xhema gjithashtu merret me mbledhjen e bimëve të ndryshme malore dhe prodhon çajra  të ndryshëm bimësh. Duke qenë familje e madhe me dhjetë anëtarë, ata gjithnjë është dashur të gatuajnë për shumë persona. Tani, Tevidja jo vetëm që gatuan për familjen por edhe punon si kuzhiniere në shërbimin e ushqimit tradicional të Novo Bërdës. Zakonisht ajo gatuan vet, por nëse grupet e mysafireve janë të mëdha, vajzat e saj e ndihmojnë në pjekjen e bukës dhe përgatitjen e sallatave. Xhema jo vetëm që e do gruan e tij, por ai gjithashtu e pëlqen edhe gatimin e saj. Specialiteti i saj është maza- ushqim tradicional Kosovar. Ai na tha se ”askush nuk mund ta gatuaje mazën me mire se ajo” Sigurohuni që të kërkoni mazë kur porosisni ushqim tek kjo familje.
 
te Nuhiu – Specialitete Boshnajke

Emine dhe Nuhi Novoberdaliu janë kryefamiljarët e familjes gjashtë anëtareshe ne fshatin  Bunjak. Eminja është nga Bosnja dhe ofertat e saj të llojllojshme te ushqimit  përmbajnë edhe specialitete nga vendi i saj i lindjes - Bosnja. Posaçërisht kur familja përgatitet për dimër, ajo zakonisht përgatitë edhe lloje të ndryshme të turshive, natyrisht me perime nga kopshti i tyre, me një shije unike dhe origjinale. Pasi që është martuar me Nuhiun, Eminja ka mësuar të gatuaj edhe lloje të shumta të ushqimit tradicional Kosovar. Nëse vini për të ngrënë në shtëpinë e tyre, sigurohuni që të jetë një dite me diell dhe kënaquni në tarracën e bukur me pamje te këndshme të maleve të Novo Bërdës.
 
Neta & Loli – Vjollca pa dyshim gatuan “përpeq” te shijshëm

Vjollca dhe bashkëshorti i saj Samiu jetojnë ne fshatin Vllasali, siç duket, një vend i mrekullueshëm për shujta Kosovare, pasi që tri familje të cilat ofrojnë ushqim në Novo Bërdë janë nga ky fshat. Vjollca, megjithatë, gatuan një specialitet “përpeq” dhe askush nga kuzhinieret nuk e gatuan më mirë “përpeqin” se ajo, thjesht pyesni bashkëshortin e saj Samiun. Vjollcën shpesh e ndihmon vjehrra e saj Xhemilja. Kur tek Neta & dhe Loli fillon gatimi, vërtet e gjithë familja përpiqet të ndihmojë. Nëse vendosni të hani në shtëpinë e tyre, keni një pamje të shkëlqyeshme të monumentit unik të Novo Bërdës, mbetjet e Kalasë.
 
Kontakti
Qendra Informative e turizmit

Njëra  ndër gjërat më të mira të turizmit rural në Novo Bërdë është se ne kujdesemi për të gjitha. Personi që mund të kontaktoni është Fadili i cili do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja, ai do te aranzhoje fjetje te përshtatshme për ju apo ushqim të freskët tradicional. Përveç kësaj ai mund t’ ju tregojë për thesaret e paparë të cilat mund t’i gjeni në Novo Bërdë dhe rreth Novo Bërdës. Mund ta kontaktoni telefon apo me e-mail dhe ai do t’ju informojë edhe juve për këtë regjion,  një perlë në historinë e Kosovës.

Aktivitetet dhe Qendra rinore

Për të rezervuar qendrën rinore apo aktivitetet tjera ne këtë vend, kontaktoni Fadilin i cili me kënaqësi do të ju ndihmojë. Ai flet anglisht, shqip dhe serbokroatisht.

Qendra informative turistike/
Qendra e trajnimeve
Fshati Bostan, Novo Bërdë
Telefoni: +377 44 465 471
e-mail: rural.tourism.nb@gmail.com

Për Fadilin:

?Fadili është rritur në Novobërdë, vetëm pesëmdhjetë  minuta ecje nga qendra informative dhe turistike. Gjithë jetën e tij ai ka jetuar në këtë vend, prandaj edhe është burimi më i mirë i informacioneve për Novo Bërdën. Njëherë nëse njoftoheni me të, asnjëherë nuk do ta harroni dhe do të keni dëshirë që të ktheheni përsëri…
------------
Përshendetje zotri Kadri Mani, ju faliminderit për pjesmarrjen e juaj në Artanë dhe besojmë se ju ka pëlqyer puna dhe angazhimi jonë për zhvillimin e këtij sektori kaq të rëndsishem për zonat e thella rurale, por shumë të njohura. Ne jemi të bindur se fshatrat tona po fillojnë të kenë perspektivat e tyre me anë të shërbimeve që kanë ndaj vizitorëve.
Duke ju krijuar atyre mundsi për biznese, njëkosisht po zhvillojmë të hyrat e tyre por edhe Komunale, por edhe po krijojm buxhet për ne OJQ-në Rrjeti Rinor i Novobërdës, e cila është Menaxhuese e Qendres Trajnuese-Informuese dhe Turizmit, dhe po krijojmë punësim ku po këta fermerë, fshatarë kanë pas ëndërr një mundësi të tillë punsimi në vendlindjet e tyre, dhe gjithnjë është kërkuar apo sëpaku tentuar për një mundësi punsimi qoftë ajo stinore apo me një kohëzgjatje më të gjatë në qytetet më të mdha.
Z.Kadi Mani, ne do të ju ishim mirënjohës për punën tuaj për një informim të opinjonit publik, sepse e kemi pasë mangësi, pra informimi i opinjonit.
Më vije shumë mirë që keni shprehë interesimin e juaj për të informuar opinjonin për aktivitetet që ne po ofrojmë vizitorve gjatë qëndrimeve të tyre, qofshin ato qëndrime ditore apo edhe ato më të gjata.
Unë Fadil Llapashtica ju faliminderoj në emër tim, por edhe në emer të familjeve, Komunës tonë për punen tuaj (edhepse nuk kam mundur të kem qasje ne webfaqen e juaj për arsye se kemi internetin me disa kufizime dhe nuk kemi mundësi të vizitojmë as webfaqen e juaj për arsyen e më lart përmendur); jam i bindur se pasi që edhe ju jeni pjesë e vendit tonë, do të bëni një informim të plotë me detaje të shumta dhe në mënyrën më të mirë do të na prezentoni Artanën/Novobërdë pranë opinjonit publik.
Me respekt: kryetari i OJQ-së Rrjeti Rinor i Novobërdës dhe njëkosisht Menaxher i Qendrës Trajnuese, Informuese dhe Turizmit,

Rënia parë e Novobërdës

Rënia e Novobërdës shënon fundin e shekullit të artë të këtij qyteti. Ajo, në vitin 1456 u shoqërua edhe me mur­tajë, dhe më 1459 me tërmetin e fuqishëm; Martin Segoni, rrethimin e Novobërdës e shoqëronte edhe zija e bukës.  Martin Segoni, rrethimin e Novobërdës e shoqëronte edhe zia e bukës. Këtej, qytetarët ushqeheshin edhe me gjëra të ndaluara, madje për ushqim përdornin edhe duart e veta ("E scrivano che in detto longo assedio di  quatro anni fu tanta la fame che alcuni, oltre al manaiare cose obscene e prohibite, si corrosero altresi e si mangiarono le proprie mani").

Afërdita, mësuese e kuzhiniere
Afërdita, mësuese e kuzhiniere

 Arsim Vllasaliu
Arsim Vllasaliu






Xhema dhe Tevidja
Xhema dhe Tevidja



Emine Novoberdaliu



Vjollca
Vjollca



Fadili



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora