Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Vallë, a do të marrin fund anomalitë tona shqiptare!?
E enjte, 20.08.2009, 07:53 PM

Nga Kadri Mani
kadrimani@hotmail.com
Tregimi për katër persona
Ky është tregimi për katër persona të cilët quhen: GJITHËKUSHI, DIKUSHI, KUSHDO dhe ASKUSHI.
Gjithëkushi ka qenë i sigurtë se Dikush do ta bëjë atë. Kushdo ka mundur ta bëjë atë.
Por Askushi s`e ka bër atë.
Dikush ka qenë i hidhëruar për atë, sepse ajo ka qenë punë e gjithëkuj. Gjithkushi ka mendue se do të mund ta bëjë atë Kushdo, por Askush s`e ka kuptue se Gjithkush nuk do ta bënte atë.
Ky tregim përfundon ashtu që GJITHKUSHI e akuzon DIKUSHIN kur ASKUSHI s’e ka bërë atë që KUSHDO ka mundur ta bëjë atë…
(Arif Demiri)
zendeli bled gucci_123@msn.com
Baci Kadri të përshëndes nga Zvicra dhe ju tregoj se me datën 5 Prill dot vite në Prishtinë ju lutem nëpëremes E-mailit ma tregoni addressen e banesës ku banoni në Prishtinë tung Selman Zendeli dhe Bledi
Fort të dashur Selaman e Bledi, tungjatjeta!
Letra juaj na gëzoi fort. Unë po jua shkruaj adresën, por ju mos u lodhni duke kërkuar adresën tonë, por uluni në një kafe dhe cingëromani telefonin dhe ne vijmë e ju marrim.
Kadri Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Mehmet Gradica” 64, Prishtinë
044/24 92 31.-
Shëndet.
----------
O Selman Zendeli i hallakatur!
Ti paske qenë në shtëpinë tonë më 31.7.2009, dhe ma ke lënë përbledhjen tënde “syrit të përlotur” (pëkushtim i madh!!) dhe ke ikur pa u takuar!?- ti sikur e ndien peshën e fajit?
Unë ta pata lejuar ta përdorish edhe shtyshkronjën “shqipëria etnike” edhe emrin tim, me kusht që parakisht të ma dërgosh dorëshkrimin?- përse nuk ju ke pëmbjatur marrëveshjes!?!
Libri si i tillë nuk është dashtë të botohet hiç, e lëre se ti me mednjelehtësi e ke botuar në 5000.- copë, një lëpushkë të pavlerë, e më ke turpëruar duke e vënë emrin tim si redaktor, pa ma përjellë fare dorëshkrimin!?!
Recensuese- Kike Dalipi, lektore- Vjollca Gashi: nëse arrijnë të vetëdijësohen, nga vetvetja do të turpërohen!!
Po ti ore “poet”, a jeton ti në këtë apo në ndonjëtjetër planet!?! Si të paska mallakuar zoti e robi dhe në përmbledhjen me108 faqe i këndon lotit të dashuriçkave (duke qenë i martuar, me të birin- burrë, dhe biri yt, Blendi, ta paska bërë formulimin kompjuterik!?!
Po ti bre “burrë” sikur ishe lexues i revistës “shqipëria etnike”?- dhe i ke lexuar masakrat:
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin
"Parandalimi i Gjenocidit në Botë”
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
“SS-SENATI SUPREM”
Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë
Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të familjeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”
(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)
Komentoni
Artikuj te tjere
Kadri Mani: Masakra e Tivarit - Mursel Demolli
Kadri Mani: Artana ofron turizëm të argjendtë!
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2009
Kadri Mani: Një roman banditesk-pornografik i shpërblyer!
Kadri Mani: Ju paraqesim shkrimtarët tuaj - Abdullah Konushevci
Kadri Mani: Udha e sukseseve e nuseve tona
Kadri Mani: Këngë popullore, shekulli XVI
Kadri Mani & Abas Fejzullahi: Prit me muaj e prit me vjet, s`ke drejtësi n`Europë me gjetë
Kadri Mani: Vuk Jeremiqi- po flet jerm!
Kadri Mani: Një roman lufte e dinjiteti njerëzor
Kadri Mani: Duke jua sha fisin...
Kadri Mani: Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë
Kadri Mani: Njeriu Skofiar
Kadri Mani: Profesor Sabri Hamiti - shkrimtar e politikan
Kadri Mani: Shoku Berat Buzhala, denigrimi i figuarave kombëtare duhet të dënohet me ligj
Kadri Mani: Valton Beqiri, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Kosovës
Kadri Mani: Letër Atdheut
Kadri Mani: Organizata terroriste ''Burimi serb/srpski izvor''
Kadri Mani: Të korruptuarit e të mefshtit, duhet të bien si mollt fice nga pema!
Kadri Mani: Dramë e inskenuar nga romani: Nuset Tona