E enjte, 03.10.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Një roman yni i një niveli botëror

E marte, 24.11.2009, 08:23 PM


Ismail Kadare u lind më 28.1.1936
Ismail Kadare u lind më 28.1.1936
Një roman yni i një niveli botëror


Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinën”, botoi “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1997

Nga Mr. sc Kadri Mani

Balada tregimtare “Konstandini e Doruntina” (Motra dhe nëntë vëllezërit...) me rrënjë të thella në traditën tonë shqirtërore, është provokuesi dhe mbështetja për rrëfimin e romanit “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë. Bashkë me romanet “piramida” dhe “Ura me tri harqe”, ai përbën cilkin e romaneve të përtejkohëshme.
S’ka dyshim që ky zë, ashtu si i gjenive, Eskilit, Dantes, Shekspirit... do të vazhdonte të marrë e të japë, të flasë me gjuhën e çdo shekulli në të ardhmen. Sistemi dhe kodi i vlerave të dikurshme shqiptare, nën peshën e diktaturës, pra po jepnin shpirt. Me këtë sistem po venitej edhe fjala e dhënë, besa, virtyti kurorë që, si vlerë madhore, tok me të tjerat, ka mundur ta ruaj të gjallë bërthamën e qenies kombëtare.
Doruntinën ka mundur ta sjellë fryma e Konstandinit, vetë ai si frymë dhe si fanitje, ka mundur ta sjellë vetë pasuesi i tij i gjallë, qoftë edhe vetë Stresi. Janë shtigje shumësie këta që shtrihen dhe hapin horizonte të pafund hamendjesh dhe pandehmash, por vetëm sa për të gudulisur një kërshëri njerëzore dhe jo për të ndryshuar thelbin e çështjes, sepse së bashku, të gjitha derdhen në një pikë. Këtë të vërtetë, këtë filozofi njerëzore e formulon qartë, bindshëm dhe në mënyrë sovrane gjeniu i letrave shqipa, Ismail Kadare në romanin “Kush e solli Doruntinën”.
(Nga Parathënie e kritikut Ali Ali)

Kushedi se kur do ta kem pas lexuar këtë roman, në çfarë niveli a situate politike të jetës time, por ama tash në rilexim, rizbulova vlera të larta mahnitëse midis konkretes dhe abstraktes, reales dhe ierales: përshkrime hollësish maramendëse!
Të shkruash romane të tejkohëshme, duhet pasur fantazi, që natyra ia dhuron rrallëkujt. Pra, i shkolluar me themele të forta kombëtare-ndërkombëtare, plus Ismail Kadare u lind më 28.1.1936
dhantia natyrore apo hyjnore, shkrimtarin tonë Ismail Kadere, alias forcën krijuese letrare të tij, e ngritën në nivelet më të larta të letërsive të mëdha, midis shkrimtarëve të mëdhenj evropianë e botërorë.
Këtë ka vërtetuar kritika dhe çmimet:
-“Man Booker International”
-Çmimi Besa
-"Princi i Asturias për Letërsinë"...
“Stresi e la dorën e plakës dhe po me ata hapa të kujdesshëm iu afrua krevatit ku ishte shtrirë Dorntina. Tani i dalloi flokët e saj të verdhë mbi nënkresë. Në zemër ndjeu një sëmbim, por ai rrinte disi mënjanë, i papërzier me ngjarjen që porsa kishte ndodhur. Ishte një sëmbim i vjetër, që kishte lidhje me dasmën e saj, tre vjet më parë, atëherë kur ai, Stresi, në çastin që ajo po largohej hipur mbi kalin e bardhë të nusrisë, midis vargut të krushqëve, kishte ndier një pikëllim të thellë në zemër,saqë gati kishte pyetur veten me zë: po ç’kam kështu? Ishin të gjithë disi të pikëlluar, dhe jo vetëm nëna e vëllezërit, por krejt gjidja, mirëpo pikëllimi i Stresit ishte i një natyre të veçentë. Dhe në ato çaste që ajo po ikte, ai befas e kishte kuptuar se ajo ndjenjë e ëmbël, që kishte pasur kohët e fundit për të, s’kishte qenë veçse dashuri. Por ajo kishte qenë një dashuri tjetërlloj, e holluar si mjegulla, mbi një hapësirë të pamatë, e padendësuar, asnjëherë, e mbytur prej tij qetëisht. Ishte si vesa e mëngjesit, kishte rënë vetëm në çastet e para të zgjimit dhe pastaj, në orët tjera të ditës dhe të natës qe tërhequr përgjithmonë. Dhe e vetmja herë kur ajo mjegull kaltëroshe qe pëpjekur të dendësohej e të krijonte re, kishte qenë çasti i ikjes së saj. Por kishte qenë një re kalimtare, që ishte tretur shpejt.
Në këmbë, përpara shtratit të saj, Stresi vështroi një copë herë fytyrën e Dorundinës. Ishte poaq e bukur si atëherë, në mos më tepër, me atë vijë të buzëve që ia bënte ato të rënda dhe të lehta njëkohësisht.”- (21).
Ndalem e rikthem, e rilexoj dhe mendmoj: ishim në burgun e Mirtovicës kur regjisori Ekrem Kryeziu po më thoshte: Jam duke lexuar romane franceze, angleze... për ta tëholluar stilin, sikur të Kadaresë... kam pretendime të mëdha që herëherë edhe ta tejkaloj? Por- JO! Vepra e tij PRILLI I THYER, më ka qitur në dy gjunjët, është e paërsëritshme!
Sëmbimi i ri dhe i vjetër- të papërzier!?- tëheq një vi demarkacioni për t’i dalluar edhe sëmbimet! Tjetërlloj sëmbimi i hollë-i trashë, si mjegulla e përhimtë-kaltëroshe!! E kondenzuar-pakondenzuar!!
“Lotët, përpara se t’i shihte tek ajo, i ndjeu brenda vetes. Ishin lotë tjetërlloj, gjysmë të dukshëm, gjysmë të prekshëm. Nën atë lotëri fytyra e saj u bë edhe më e largët.”- (22-23).
Tjetër lloj lotësh!?- gjysmë të dukshëm e gjysmë të prekshëm!?- është në tabllo që me një ndjesi skofiare paraqet pamjen e gjendjen fizikeshprëtore njëkohësisht të Stresit, personit zyrtar autoritar me nivel përgjgësie zenitore, i cili doemos do ta shpie hetimin e gjetjen deri në fund.
Ky hetim e ky gjykim, sa na paraqitet në një gjykatore senatore konkrete, herëherë kjo gjykatore rritet e zmadhohet në tërë Arbërinë e në gjysmën evropiane, me vëshrues e me hulumtues në përmasa kombëtare-ndërkombëtare; që me çdo kusht duhet të zbërthehet enigma, ngase kërkon sovrani popull, sovrani kishë e sovrani shtet.
“Ndihmësi e trazoi edhe një copë herë dosjen, duke kërkuar artje diçka. Stresi i mnate sytë të ngulitur në njëpikë mby dhshem.”- (112); vetëm me përshkrim fizik, jepet tablloja e plotë mendimore!
“Hyri brenda dhe me një zë që u përpoq ta bënte sa më të natyrshëm, i tha shoqes:
-Sjellësi i Dorunditnës u kap.
-Vërtet?- ia bëri ajo, pa arritur dot t’ia shihte fytyrën, sepse mënga e zhgunit, si një krah shpendi të zi, u valvit midis tyre, duke ndërprerë kryqzmin e shikimeve.
Gjatë rrugës Stresi nuk hapi më gojën, megjithatë duke ndjekur me sy ecjen e tij hapashalëthi e, sidomos shkeljen e tij sipër hurdhave me ujë, ndihmësi e ndjente se ishte gjithaq i ndërkryer si më parë dhe se shfryejet e tij të pakmëparshme mund të jepeshin me këmbë po aq mirë sa me fjalë, në mos edhe më saktë.
Kishte më tepër se dy orë që ata prisnin mbërritjen r qerres,qëdo tësillte të kapurin. Dërrasat kërcitnin ankueshëm nën çizmet e Stresit, që çapitej poshtë e përpjetë nëpër dhomë, sipas zakonit të tij të vjetër.”- (126).
Kish njerëz që ndryshe mendojnëe tjetërpërtejtër flsin, ngaqë nuk dinë ta fomulojnë fjalinë, nuk dinë ta japin mesazhin, kurse Kadare e jep këtë mesazh të stërholluar: “pa arritur dot t’ia shihte fytyrën, sepse mënga e zhgunit, si një krah shpendi të zi, u valvit midis tyre, duke ndërprerë kryqzmin e shikimeve.”. Dhe “Gjatë rrugës Stresi nuk hapi më gojën, megjithatë duke ndjekur me sy ecjen e tij hapashalëthi e, sidomos shkeljen e tij sipër hurdhave me ujë, ndihmësi e ndjente se ishte gjithaq i ndërkryer si më parë dhe se shfryejet e tij të pakmëparshme mund të jepeshin me këmbë po aq mirë sa me fjalë, në mos edhe më saktë.”!!
Edhe sot në këtë katrahurë copëtimesh në ngastra të Shqipërisë etnike, kërkohet- Kthesa. E lëre më atëherë: “Çdo popull përballë rrebeshit që ofron, mpreh mjete mbrojtëse dhe në s’mjaftofshin ato, krijon mjete të reja.Duhet të jesh dritëshkurtërqë të mos kuptosh që  drama, herët a vonë, do të mbërrijë nëkufijtëe Arbërit, në mos pastë mbërritur ndërkaq.”- (176).
Kadare ka edhe shumë fjalë të reja(neologjizma): hamendjesh, pandehmash, vrullazi, fushëtire, dyflegëshe, tjetërlloj, zgropët, lotëri, dritore, portëz, ziplot, kthinëz, kartonth, dyshimtas, vejevinte, jetëvdekje, hapashalëthi, pakmëparshme, nkueshëm, njëtrajtshmërinë, mashkullmin, mëvonshme, rrëzëllore, fundbotës, akullsi, kontestator, mëdyshas, greminohej, largësorët, afërsorët... e të tjera të shumta në tërë veprimtarinë e vet letrare, të cilat i kanë theksuar e trajtuar studiues të ndryshëm në punimet e veta hulumtuse shkencore.
Megjithatë Kadare dhe gjithë të tjerët që po e përdorin një-gjer! Duhet ta heqim e ta përdorim vetëm ndajfoljen- deri, (dhe kjo nuk është imja, është konstatim i lektorit tonë të revistës “Shqipëria etnike”, të ndjerit Maxhun Tishuku; e që FSSH, Tiranë, 2002, më kot i ka dyfishuar.


(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora