Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Klajd Kapinova është një intrigant denigrues e çdo vlere kombëtare
E shtune, 10.10.2009, 07:56 PM
Klajd Kapinova është një intrigant denigrues e çdo vlere kombëtare
Nga Kadri Mani
Edhe pa qenë të thirrur me apel nga kolgia jonë, fort e nderuara zonja Keze Zylo, në mjaft raste e kemi hetuar veprimtarinë antikombëtare të denigruesit Klajd Kapinova, i cili sado që thirret e betohet në Krisht, as ka fe as atdhe!!
Ne s’kemi thënë as për Ismail Kadarenë dhe as për ndokë tjetër se duke jetuar në ferrin komunist enverist të ketë dalë krejtësisht i palagur dhe i papërcëlluar, ama ne kishim parasysh personazhin e Shekspirit: Kjo botë u shthur o prapësi o dreq, që unë paskam lindur të ta ndreq!
Andaj vendosëm që në botën e shthurtë mos kërkojmë vetëdenoncim as pika të zeza, por të shkojmë pas vlerësimesh jurishë që po e vlerësojnë Kadarenë; duke ia mbajtur në ambargo ndonjë faj a të metë, sepse me dhënien e çmimit Nobël, nuk po fiton vetëm Kadare, por letërsia jonë dhe populli ynë, të sulmuar rretherrotull nga fqinjët tanë shevenistë, tash edhe nga kolona e pestë, me klajd kapinovët mendjelehtë e mendjenxirë.
Me këtë rast, me zemërim dhe urrejtje, distancohemi nga konstatimet arbitrare denigruese të sharlatani Klajd Kapinova edhe kundër personaliteteve autoritative franceze, dhe ju kërkojmë falje që këtë sulm brutal ta kuptojnë si një ras amok-u paranojak, të një të sëmuari psikik, prej të cilit distancohen intelektualët shqiptarë gjithandej. Në veçanti po i kërkojmë falje Presindetit të Akademisë Franceze për fyerjet që i bën ky bastard “yni” dhe e mburrim për angazhimet e vlersimet dhe konsideratat zenitore që ka për letërsinë dhe popullin shqiptar: le ta marrin këtë si një rast të izoluar dhe pa ndikim në opinionin tonë.
Klajd Kapinova, zoti të vraftë për trillimet tua!
Ju kërokojmë falje gazetarëve të nderuar francezë, të cilët bastardi “ynë” po i pëbuzë e po i përgojon pa asnjë shkak, pos shkakut të tij persosnal “amok-paranojak”: kur i sëmuri psikik e merr thikën e kuzhinës dhe del në rrugë e sulmon kalimtarët e ratit pa hak as hile!!
Ja tani një plemikë tonën të kahershme me Klajd Kapinovën, me antikosovarin me damkëpisë:
From: Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com>
To: klajdkapinova@yahoo.com
Sent: Sunday, March 8, 2009 10:02:47 PM
Subject: Letërkëmbim
Zotni Klajd Kapinova, mirëmëngjesi!
Desha ta huaj artikullin tënd për shuarjen e "Diellit", por ti ende nuk u mësove të shkruash shqip me 36 shkronjat tona të lara në gjak përgjatë historisë!?! Ti bre burrë (burrë!!), edhe ke pas shkruar për një çift kosovar me shumë fëmijë, që ju ra rasti e ta zurën udhën ty!?!
Pra të mbaj mend përjetësisht si antikombëtar dhe antinjerëzor me damkë pisë, si mendon ta shlyesh atë damkë?- pse ke kaluar në anën e pushtuesit gjakatar serb, që nënat e gratë tona po i quanin-lavatriçe!?! Pse kompjuteri im merr vesh shqip e kompjuteri yt nuk di shqip?
Shëndet.
Kadri Mani, kryeredaktor
www.shqiperiaetnike.bravehost.com
www.zemrashqiptare.net
-----------------------------
Zotni Kadri Mani,
Ju uroj ne fillim qe te jeni shume mire me shendet ju dhe familja juaj. Mos ndoshta pa dashje kete e-mail e keni derguar tek une dhe keni ngaterruar adrese.
Zoteri,
Nuk eshte hera e pare qe njihemi bashke ne menyre virtuale. Me duket se kam shume artikuj shqip, shqip dhe vetem shqip ne gazeten tuaj me emrin kuptimplote Shqiperia Etnike. Mund te shikosh edhe ne google.com dhe te vendosesh emrin tim e serisht te gjesh aty libra qe i kushtohen Nene Terezes, Lidhjes se Prizrenit dhe persekutimit te Klerit Katolik ne Shqiperi. Kam marre pjese ne disa Simpoziume per te Djathten e Bashkuar Shqiptare ku kam edhe artikuj te botuar aty. Nuk e di se cfare merre e percjell kompiuteri yt se une s'jetoj me ty dhe nuk mund t(‘)i besoj shume kompiuterit dhe sinqeritetit tend. Ti shpesh me ke falenderuar per artikujt e mi dhe si ka mundesi qe une sot qenkam bere armiku yt numer nje dhe i shqiptareve.
Zoteri,
Une nuk di asnje fjale ne gjuhen serbe, sepse nuk kam jetuar ne Kosove por jam shkodran dhe kam jetuar ne Shqiperi. Je shume fyes dhe mendon se vetem ti je babai i shqiptareve dhe e njeh historine e Shqiperise shume me mire se une, mbasi ke pas fatin te lexosh, por shpesh i ke harruar gjyslyket dhe nuk i kuptuar shume mire fjalet, rreshtat, temat dhe domethenien e tyre. Cfare te bej une, nuk eshte faji im. Ti lum miku kerkon te hapesh sherr me gjithkend. Se cfare shkruan ti per rastine nje nene nga Kosova me shume femijeve kur erdhen ne Shkoder zoteri gabon. E para gabon rende ndaj meje sepse nuk me sjell faktet se une kam gabuar. E dyta logjika e juaj eshte e nje analfabeti dhe injoranti te pjekur. Ore zoteri a ke qene ti ne Shkoder ate dite apo une me shkollen dhe nxenesit e mi te shkolles se mesme te gjuheve te huaja ne Shkoder. Zotiri t (‘)i nuk di te shkruash shqip se per te kuptuar s(‘)kupton. Po ta perseris edhe nje here se rasti i nenes me femije eshte shume i vertete se kam qene une dhe nxenesit e mi qe kemi mbetur te ofenduar nga ajo nene e shkrete qe ne vend qe te shfrynte dufin kunder serbve e shfryu ndaj meje si shqiptar qe besoj ne Atdhe dhe Fe (Krishtin). Ka edhe raste te tjera, por nuk po i trajtoi se ti s(‘)ke qene ate ore, dite, muaj dhe vit te 1999 ne Shkoder zoteri.
Zoteri,
Per Diellin dhe Vatren ti duhet te lash gojen kur te flasesh me mua. E para duhet te kerkosh ndjese per fyerjet dhe per gjuhen e ulet qe flet e komunikon me mua se nuk jam shoku yt ne asnje drejtim. Une kam bashkepunuar me revisten tende ne fillim duke menduar se je nje shqiptar i mire dhe i ndershem por jam zhgenjyer. Ti mendon se jam Kadria, jo zoteri. Ti ban mir me pa punen tande e mos me nguc grethin me grande, se i vjen era. Mua sme intereson as sme hyn ne xhep nacionalizmi yt pa mend, kulture, krye. Per vatren ti sdi gje dhe as ske si te dish se jeton mijera milje larg nesh. Ti je ne Europe dhe ben mir te shikosh punet e shqiptareve atje se per ketu skena nevoj per mend e tua dhe gjykimin tend te ndryshkur qysh nga koha e hekurit ose shkurt je nje primitiv ne gjykim dhe nuk njeh asgje pervec paburrerise qe ke. Per Vatren e Diellin, skam nevoj te marr mend prej teje. Nuk eshte faji im se ti sdi te lexosh shqetesimin tim, sepse ti sdi te gjykosh. Une kam qene bashkepunetor i Diellit prej kohesh, kur ti flisje ne gjuhen serbe se shqip nuk di. Per Vatren enjoh historine me mire se ti dhe bile ti duhet te marresh leje te flasesh me mua dhe une duhet te shoh kohen a jam i lire per te dhene ty pergjigje. Ore ti ke shkruar edhe gazeta shkodrane "Shqiperia Etnike" qe une kam themeluar bashke me mikun tim Sokol Pepushaj. Ti ke qene edhe ne Velipoj per plazh, serisht po te qytetit tim. Ti ke pire kafe e ke nderruar muhabet po me miqt e mi shkodran qe njiherit jane edhe te mit. Pra te shohim se kush eshte shqiptar ti qe i njeh shqiptaret me vonese apo une qe kam lindur dhe rritur me ta ne Shkoderloce.
Zoteti,
Ende ruaj respekt per Kadri Manin qe shpesh i kam derguar artikujt e mi per ti lexuar si mik. Por ti sje ai Kadria, sepse nuk do te silleshe keshtu me mua. Shkurt nuk do te me bishe ne qaf pa shkak. Kur te kesh kohe te lire merr e lexo pak librat e mi se i gjen ne Shkoder. Ka shume por merre dhe lexo disa prej tyre. Psh ti ke nevoj te lexosh librin kushtue te lumes Nane Tereze, sepse jam takuar disa here me te ne Shkoder dhe shume klerike katolik qe kane perfundu neper burgje dhe litar. Po ku kupton ti. Ti ne syte e tu sheh vetem armiq gjithandej. E gjithe bota yte eshte vetem lufte me armiq imagjinar njesoj si Sanco Panco qe bente lufte me mujte e eres. Merr dhe lexo librin e Lidhjes se Trete te Prizrenit 1966 ne mergim dhe posacerisht ne Amerike. Jo jo. Ti me mire merr abetaren dhe meso gjuhen shqipe, sepse nuk di te lexosh dhe te shkruash. Me 15 mars kemi tek Qendra Kulturore Nene Tereza ne NY nje promovim libri kushtuar Mons. Dr. Zef Oroshit. Zoterote, aty nuk flaism serbisht, por shqip, shqip, qysh nga koha e Gjon Buzukut, sepse ne as emer as mbiemer si kemi nderruar me pushtuesin por si familje brez pas mbrezi kemi mbajtur te gjalle shqiptarizmen e kulluar dhe traditat, gjuhe, zakonet. Une kam emer shqiptar Kadri se Klaudio ka qene mbret ilir ne kohen e Teutes. Po ku kupton ti qe ke emer jo shqiptar. Eshte mire te merresh me historine tende dhe te na tregosh se kur e hoqe emrin e shqiptarit ne cilin shekull. Kur te marrim vesht se kur ti je shqiptart une do te shoh mundesine te hapi syte te shohesh se sa poshte Turqia e la vendin tone tash 600 vjet.
Tash dreken e mire se eshte kohe dreke per mua ose naten e mire per ty se ke orarin e gjumit dhe shpresoj qe neser te ma takosh mikun tim te internetit Kadri Manin dhe te mi thuash se ke te fala nga Klajd Kapinova me banim ne New York.
____________
Letër e hapur zotit Klajd Kapinova
Na e ke bërë borxh të të pyesim, jo më
çfarë feje ke, por a je fare shqiptar!?
Shkruan: Kadri Mani
Zotni Klajd Kapinova, tungjatjeta!
Me zemërim dhe urrejtje të pa përmbajtur e të papërshkrueshëm e lexova artikullin tënd destruktiv të botuar te Alb-Shkenca i datës 19 janar 2007, jo me titull tëndin, por me titull të huaj BOJKOTO...
Edhe mua më ra në sy për të keq ai titull, por mospajtimi im s’ka asnjë lidhje me mospajtimin tënd! Poashtu me indinjatë e kam parë edhe shkrimin të botuar te IliriaPost e datës 15 janar 2007, f. 7, me titull: Jo pjesëmarrje në zgjedhje të Serbisë vrastare, paçka se është më i qartë se ai yti, i shkruar nga Fadil Shyti (pa brirë!) me një nuse të huaj-Mona Agrigoroaie- nga Suedia!!
Ama ata, të paktën, i dinë problemet më mirë se ti! Pra, Klajd Kapinova, fjala është për zgjedhjet në Kosovën Lindore, pjesë e Kosovës dhe e Shqipërisë, kupton?- kurrë në jetën tënde nuk do të kuptosh!!
Puna e zgjedhjeve është punë e popullatës dhe udhëheqësish të saj në Kosovën Lindore. Pikë.
T’i kemi botuar artikujt te revista jonë “Shqipëria etnike” dhe jemi mburrur me ty dhe nivelin tënd; edhe në të ardhmen do t’i botojmë, por duke i parë nën thjerrëz se në çfarë mase mund të jenë të helmuar dhe pro-serbë!?
Ne burrat kosovarë në ushtri jemi mësuar ta hamë mishin e derrit dhe në raste edhe mund ta hamë, paçka se nuk e blejmë kurrë! Ama gratë tona të komunitetit mysliman, nuk e hanë dot, për shkaqe fetare, e jo për urrejtje nacionale që mendon ti! Ato nëna shqiptare (që e thekson ti- me shumë fëmijë!), serbët po i quanin-lavatriçe! Ato si patriote liridashëse, kishin nevojë të lindin shumë fëmijë: për luftë, për burgje... sepse çetnikizmi gjakatar serb kërkonte gjak! Edhe sot po bëjnë thirrje për luftë e për gjak!! Madje vetë një biçim udhëheqësi sikur që është-Koshtunica!
Po ti as paske dëgjuar për Kosovën Lindore, as për Toplicën shqiptare të pushtuar nga solldateska serbiane më 1878?- shko e mbytu në një legen me ujë!
“Unë nuk e kuptoj se për cilën DEMOKRACI flitet më tej kur nuk kërkohen të bëhen zgjedhjet në një shtet që nuk flet shqip!?”- O njeri bre! Presheva-Bujanovci-Medvegja janë toka shqiptare dhe flasin- shqip, pakëz më mirë se ti!! Po ti as sot nuk di të shkruash me 36 shkronja shqip, dhe ne heqim të zitë e ullirit duke t’i përmirësuar shkarravinat tuaja!!
Pastaj, “këshillat” tuaja për martesa me të huajt, sjellin duhmë neveritëse për thirrje për-asimilim!! Sepse nusja e huaj është ajo që ta prish gjuhën dhe gjakun. Dhe po të ishit ju me skllopin tuaj në vendin tonë, do t’ishit serbizuar për pak vjet dhe kurrë më nuk do të kishte-Shqipëri!!
I nderuari- paqësor! Edhe ne jemi për paqe, por vetëm e vetëm kur t’i shporrim pushtuesit shovinistë dhe pasi t’i bashkojmë trojet tona të pushtuara nga serbi-greku-maqedoni-malaziasi. Me fqinjët tanë shovinistë-fashistë, shko e bën marrëveshje ti me skllopin tënd!!
Krahasimi që bën ti midis Serbisë fashiste dhe Amerikës demokratike, le të jetë një karakteristikë jotja antikombëtare dhe antinjerëzore!!
Të mbetet ta analizosh veten tënde: kur ke shqit nga binarët, dhe a mos ke nevojë të bësh ca seanca te neuropsikiatri!?
Lexoni e (mos) besoni!
(REAGIM PA TITULL!)
Shkruan: Klajd Kapinova
Kam lexuar disa postime shumë e interesante dhe informuese në lidhje me Kosovën. Ky titull: "BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO ZGJEDHJET NË SERBI!", më duket jo
vetëm kundërdemokratike por pa shpresë se gjakrat e urrejtes së ndërsjlltë të mund të ulnën një ditë. Ta zëmë se edhe serbët thonë "BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO
ZGJEDHJET NË KOSOVË!", ku mendohet të arrihet sot që është shekulli XXI. Mendoj se me gjuhën e urretjes dhe le t’i fryejmë zjarrit sa të mundemi, nuk ndërohet asgjë por veçse mbetemi primitivë. Të pakten për kortezi të udhehiqemi nga fjala e urtë latine: "Mos ia ban atij tjetrit atë që nuk ke qejf me ta ba kush ty". E vetmja gjë intersante ose zhvillim pozitiv ka qenë një nismë e të rinjve prishtanase dhe beogradase për të dialoguar me njëri tjetrin. Pse a mendoni ju se edhe këta të rinj nuk e dijnë se sa gjaku është derdhur në Kosovë nga ish-kolonizatorët serbë!? Sigurisht që e dijnë, por aftësi është që mbi plagët e rënda të vendosur ilaçi i PAQES dhe TOLERANCËS. Me këtë gjuhë urretje kam lexuar edhe disa postime dhe shfrime ose shkrime të bëra për pasaportat greke që kërkojnë të marrin disa shqiptarë në Greqi, që për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe, ashtu sikurse kanë pasur dhe kanë nënshtetesi jugosllave me mijëra shqiptarë, kanë mbaruar studimet e larta ne Beograd shumë vite më parë, kanë qenë martuar dhe pasur femja po me shtetas serbë etj., shembuj që tregon se shqiptarët në një farë mënyre kanë qenë të lidhur me lidhje martesore e gjaku me populljt sllavë. Kjo ndodh edhe me shqiptarët këtu në Amerikë, ku jo të pakët janë lidhjet martesore me popujt ose nacionalitete joshqiptare. Askush nuk ka thenë asgjë pse ka marrë dikush ose më konkretisht unë jam në nënshtetesi amerikane. Amerikanët nuk më kanë bërë me zor ndonjë njeri të marrë nënshtetësinë, por kanë qenë shqiptarët që kanë bërë kërkesën, dhe kanë bërë betimin si shtetas amerikanë. Po tregoj një shembull që e kam përjetuar në Shkodër në vitin 1999.
Shkolla ime e gjuhëve te huaja të qytetit ku kam punuar mësues, ishte caktuar nga Prefektuara të bënte regjistrimin dhe sisteminin e kosovarëve në familjet bujare shkodrane dhe institucionet fetare. Sëbashku me tre nxenës shkojmë tek disa porsaardhur dhe mbasi u ofrojmë mireseardhjen, i orientojmë të akomodohen në Pallatin e Sportit të qytetit (tek Stadiumi) i kërkojmë të regjistrohen dhe në ato çaste një çift shkodran më thotë se është në gjendje të marrë në shtepinë e tij 12 femijë dhe nënën e tyre, por që gjashtë prej tyre do të qëndrojnë për të fjetur në shtepinë e kusheririt të tij që ishte ngjutur me të dhe kishin të njëjtin oborr. Ok. i thashë një nëne me shume femijë që të bëhet gati dhe do t'i gjejmë një makinë dhe të niset në shtepinë e çiftit të ri. Pyetja e parë që më bëri nëna me shumë fëmijë ishte!? A JANË KAURRË KËTA KU UNË DO TË SHKOJ!? Dy koleget e mia mësuese që gjendeshin në ato momente pranë meje u stepën dhe u zunë ngushtë me pyetjen e nënës. Ata u munduan ta qetësonin nënën, duke i thënë se çifti i ri është shqiptar nga qyteti. Ajo mbasi e mori vesh që janë katolikë të ndershëm dhe bujarë, serish këmnguli se nuk shkoj në shtëpinë e KAURRIT...
Ja pra me këtë urretje nuk ndërtohet asgjë. Çifti u largua dhe u ndie shumë i fyer, jo se i gjeti identitetin fetar, por se e fyesi si shqiptar, sepse më përpara e pyeti se çfare feje kishte sesa a ishte apo jo shqiptar!?
Edhe një herë i mbylli mendimet dhe kujtimet e mia duke thenë se serbët nuk kanë pse bojkotojnë zgjedhjet serbe ashtu sikurse kosovarët (që kanë një flamur e hymn nacional të ndryshëm nga shteti "amë") nuk kanë pse BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO ZGJEDHJET NË Kosovë...
Nuk kemi të drejtë të futemi në punët e brendshme të një shteti, duke i bërë thirrje BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO ZGJEDHJET NË SERBI!, sepse Serbia nuk është Kosovë dhe anasjelltas. Unë nuk e kuptoj se për cilën DEMOKRACI flitet më tej kur nuk kërkohen të bëhen zgjedhjet në një shtet që nuk flet shqip!?
_______________
Laxoni e (mos) besoni!
Klajd Kapinova wrote:
To: studioeshoqates@yahoogroups.com
Ashtu sikurse e kam thene dhe here te tjera, ne media qarkullojne lajme te vjetra per t'ia zgjatur me zor jeten tashme kufomes se realizmit komunist ne Shqiperi. Ende nuk eshte sqaruar fakti se IK-u nuk eshte i kandituar asnjehere per Cmimin Nobel per Letersi. Te pakten zj. Zylo qe riprodhon ose riciklon lajme te vjetra le te me ofroj nje liste se cili grup shkrimtaresh ne bote kjofte ne Lindje apo Perendim, Veri apo Jug te Planetit tone qe te kete propozuar ose hartuar nje kerkese me shkrim per dhenien e ketij Cmimin idhullit te saj te rejshem. Nuk ka zonje asnje. Sot shqiptaret dhe per me teper klubi i nderuar i shkrimtareve shqiptaro-amerikane nuk ka nevoj te ushqehet si deri dje me genjeshtra dhe fabrikime hipokrite se z. Kadare eshte i nominuar. Ore zonje, ai nuk njihet ne bote, pervec disa truthareve ne Paris, qe e hane sapunin per djath dhe bile genjejne sikurse e citova dje rastin e Presidentit te Akademise Franceze kur thote se Kadare e ka luftuar me veprat letrare te tij diktaturen komuniste ne Shqiperi. Ore zonje ne jetojme ne planetin toke, qe ka sot nje popullsi 6.2 bilion banore dhe jo ne Mars, Jupiter, Saturn, apo nga nje sistem diellor jashte galaktikes tone. Ju flisni ose percillini eren e gomarit te Zeqos qe ka ngordhur (cofur) vjet era e se ciles hua ti i vjen sot. Jo edhe une sikurse miku im i mire z. paul Tedeschni ve bast me cilindo se Ismail Kadare nuk eshte i nominuar asnjehere per Cmimin Nobel per Letersi, sepse sikurse do te lexosh ne vijim ai eshte sot per sot nje film horror per letersine shqiptare dhe ate te ndershme boterore. Ai sot eshte shpirti dhe mendja origjinale e diktatorit largkjofte bashkeqytetar te tij, qe ka ardhur nga Mali i Thate, duke e thare edhe me shume letersine shqiptare sot. Pse ai eshte Enveri ose soza i tij!? Asnje liber, shkrim, kritike nuk lejohet sot ne adrese te vepres se tij, sepse karakterin e tij prej kameleoni ose si tel perdredhur e njeh tashme edhe ai afrikani i xhungles ne Kongo. Meqenese ke vendosur dhe je betuar ne emer te partise fantazem te kuqalosheve te Enver-Ismailit vijo. Sikurse e sheh edhe dje asnje nga shkrimtaret shqiptaro-amerikane nuk te ka dhene pergjigje, por me heshtje te ka dhene per te kuptuar se e teprove me ate teseren e vetequajtures sekretare e shkrimtareve shqiptaro-amerikane , duke e kthyer klubin tone ne nje kosh plehrash ku hidhet jashteqitja kundermuese e bacilit aktiv e Ismail Kadarese. Nuk kemi nevoj(ë) ne te mesojme nga bota se kush eshte z. Kadare dhe se kujt i ka sherbyer ai me novelat pervese propagandistike komuniste, sepse vijme nga ai vend ku gjaku eshte derdhur lum nga vota e Ismailit tend kur ishte deputet ne Kuvendin e Dulles, tek firmosi per Kongresin e Cdrejteshkrimit te vitit te zi 1972, tek firmosi per Kodin Penal te Procedures Penale, ku doli ligji famkeq 55 per Agjitacion dhe Propagande qe coi ne litar, burg, surgjenim, shkaterrim te mijera familjeve, mjerimin e nje populli te tere, pushkatimin e ajkes me te ndritur te populli shqiptar, qe kishin studiuar dhe lauruar ne universitet me prestigjioze te botes prendimore, te cilen Kadare e ka urryer me mish, shpirt dhe letrarizu urretjen e vet me zhgarravina letrare, qe jane nje himn per diktaturen dhe xhelatin. Dhe thua se je poete. Cfare poete je ti qe bashkohesh me persekutorin e te madhit lirik te tokes shqiptare pas vitit 1944 qe ishte dhe mbeti i mendjendrituri, stoiku, largpamesi dhe antikomunisti Lasgush Poradeci. Zonje per hater te Zotit, per hir te 7000 mije viktimave qe shkaktuar librat e z. Kadare, syrgjynimin e 45 mije familjeve shqiptare ne Atdheun tone per perbashket mos na hidh me plehta qe kundermojne ere komuniste, mos na hidh me ne klubin tone te nderuar eren e komunizmit te zi... Mos pr hater te Zotit, nese beson ne Muhamet apo ku ta di vete... Zoti paste meshire per veprimet tuaja! Por nga ana e tjeter do t'i lutem Krishtit Tim qe te te jap afat dhe sosje, se goditjet e tuaja te qellimshme ndaj Klubit te Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikan me postime te epokes komuniste dhe poskomuniste qe jane po aq komuniste sa dhe dje kjoshin te shkruar keto edhe nga gazetaruc mercenar genjeshtar e mashtrues frances apo dikush tjeter. Ne jetojme ne Amerike dhe me vjen keq qe mentaliteti juaj ka mbetur me ate te kohes se Zeqos sikurse i thoni ju ne Jug te Shqiperis. Treni ka kohe qe ka ikur me shpejtesi dhe e ka lene mbrapa te kaluaren e hidhur te komunizmit te zi, ndersa biletat komuniste ende ti kane lene ne xhep padornet e Dulles e sot kane fytyren dhe shpirtin e Ismail Kadarese. Do t'i lutem shume moderatoreve te toplistes dhe klubit tone qe te mos lejojne fyrje te metejshme te gjakut dhe jetes se shume martireve shqiptare, duke na postuar ketu sekretarja e klubit te shkrimtareve shqiptaro-amerikane propagande te mirefillte komuniste... O Zot fale se nuk di se cfare ben! O Krisht ofroji paqe, miresi, dashuri per popullin e vet njerezve te semure per dukje, nje dukuri kjo e manjakeve antishqiptare Hoxha-Kadare. ..
Jo zonje nuk eshte ashtu, por se perkrahesi i rrymes se ashper te polpotit Ismail Kadare, ishte i vetmi shkrimtar qe me deshire ne kohen e diktatures shkroi 6 poezi per Stalinin (qe ka vrare miliona antibolshevik(ë) ne rusi), 4 per Leninin (qe thoshte se populli s'ka nevoje per liri, se ajo eshte forme e borgjezise), dhe 20 novela dhe romane per diktaturen dhe Enver Hoxhen. Shkurt ketu ai po merre frymezimin, per t'ia zgjatur lakun e mjerimit edhe me shume popullit shqiptar, duke formuar simetri me librat e diktatorit. Duke pare ambiciet e pashfrenuara te Ismail Kadarese, idhulli i tij ose babai virtual Enveri i premton ne emer te shtetit dhe partise se tij, se do te perkthej te gjithe librat e tij me parate e paxapaguesve mjerane shqiptare e te shoh bota se ne jemi fanar ne mes te zymtesise qe Kadare e jepte si shkelqim me librin apo poemen pervese "Shqiponjat fluturojne lart", kur ne fakt ata ishin kthyer ne kufoma brenda katakombeve te pergjakshme te diktatures.. . Pjesa ma e madhe e librave te Enverit jane shkruar nga dora e Kadarese dhe me klasiku faqe per faqe jane librat respektive "Shenime per Kinen" (E.H.) dhe "Koncert ne fund te dimrit" (I.K.), qe ndryshe mund te lexohet si plagjiature besnike e Kadarese per Kadarene (alias Enverit). I vetmi ndryshim midis dy librave eshte se e para eshe shenime ose kujtime te diktatorit per Kinen ndersa e dyta letrarizimi ose novelizimi i tyre. Kjo linje eshte ruajtur ne te gjithe librat ku koperinat kane bojera dhe pamje te ndryshme. Keshtu, per librin me kujtime te E.H. "Vitet e vegjelise" eshte soza e noveles "Kronike ne gur" ose letrarizimin i se pares, mbasi per lehtesi e fat te dy ishin edhe nga i njejti qytet i gurte ku kane kaluar vegjeline... ndersa per librin serisht me shenime historike "Hrushovianet" te po Dulles se Gjonokastres (E.H.), mund te lexosh kopjen letrare te shkrimtarit te oborrit I.K me titull: "Dimri i madh", apo tek libri me kujtime te Verukut "Kur lindi Partia" mund te lexosh ngjashmerine me "Shqiponjat flururojne lart". Fotoja qeju po shihni eshte bere ne shtepine e Enverit ku ai merre orientime se si duhet ti sherbej diktures se tij, pikerisht ne ditelindje e largkjofitit. Ai e vizitonte E.H. 3 here ne jave dhe e telefononte ne menyre rutine 7 here ne jave. Por me e keqja eshte se tani ka perpjekje sikurse thote kritiku bashkekohore i talentuar z. Kastriot Mftaraj, qe vepra e Kadarese e shkruar ne diktature te lexohet ne sens intelektual, sikur atje ka kumte te koduara kunder rregjimit komunist, deri edhe disidence. Pas vitit 1990, prej 18 vjetesh Kadare, me teper se te shkruaj letersi, ka shkruar apologjiper ate qe ka shkruar ne diktature dhe traktate te verteta ku perpiqet te provoje se "industria", qe perfaqesonte ai dhe veprat e tij ne kohen e diktatures, "Kombinati metarlugjik" dhe "Kombinati i autraktoreve" , nuk kane prodhuar "ndryshk" dhe "kazma", por gjera shume te vlefshme. Te njejten gje bejne edhe ithtaret e Kadarese. Por gjeja me ironike dhe domethense eshte se Kadare tregoi se pas vitit 1990 nuk arriti te ndertoje dot "industrine" e vlefshme letrare te tij. E megjithate despotizmi intelektual i Ismail Kadarese vazhdon te gjenerohet. Ne foto sheh dy siameze, ku i pari diktatori ka ngordhur tashme ndersa i dyti mban gjalle sot ne letersi eren e kufomes ose bacilit aktiv kunder letersise sot duke peshuar si nje gur i rende ne qafen e holle dhe te mjere te letereise poskomuniste, Ai e ka kapur per fyti letresine shqiptare si dikur Enveri popullin martir shqiptar dhe pak nga pak kerkon ta gropos, mbasi vetem ai di te bej letersi, packa se ajo eshte nje letersi e mbushur me kufoma e jete te pafajshme, elare me gjakun e martireve shqiptare. Ismail Kadare eshte pasardhesi i vertete i Enver Hoxhes ne periudhen paskomuniste. .. Regjimi komunist gjate 47 vjeteve (1944-1990) shkaktoi vdekjen e 7000 kundershtareve politike, prej te cileve 6000 te pushkatuar dhe 1000 te vdekur ne burgje apo kampet e shfarosjes nga keqtrajtimet. Po me Lasgush Poradecin ( mbiemri i vertete i Lasgushit Gusho) cfare pati, qe ne librin perves "Nentori i nje kryeqyteti" permes personazhit te Adrian Gumes (lexo Gusho) kerkon pushkatimin e tij. Aashtu sikurse beri me poetin e madh kombetar Fishten, Kadare e ka perseritur uretjen e tij deri ne vdekje edhe me shkrimtare te tjere. Me klasiku eshte rasti i Lasgush Poradecit, qe s'kishte lexuar asnje liber te tij deri asokohe i thone miqte e tij se seshpejti mund te arrestohet nga diktatori, shkruan nje poezi lirike:
"Keshtu me ndergje t'ashper
merr vendin gjyqi-xhelat,
I jep kupen e zeherit,
te pamposhturit Sokrat.
Keshtu djajte e besytnise,
Keshtu breshkate mocalit,
Vrane filozof Sokratin,
Madheshtorin dre te Malit."
(Lasgush Poradeci, Vepra, "Naim Frasheri", Tirane, 1990, f.322
Klajd Kapinova, tetor, 2009

Komentoni
Artikuj te tjere
Kadri Mani: At Shtjefen Gjeçovi, kombpërshkrues
Kadri Mani: Ju paraqesim poetët tanë të mirënjohur - Mikel Gojani
Kadri Mani: Sot aktualisht po protestojnë 186 punëtorëtë sigurimit të Bankës së Re të Kosovës!!!
Kadri Mani: Ramiz Kelmendi - Pronar Truri Kombëtar
Kadri Mani: Ju paraqesim poetët tanë të mirënjohur - Hysen Këqiku
Kadri Mani: Risimtaria në gjuhën shqipe
Kadri Mani: Disa nga artikujt e mi gazetareskë
Kadri Mani: Kush po e përkrahë Qosjen përçarës (Arkivore)
Kadri Mani: Shaban Braha nga Prizreni – i dyshimtë në çdo pikëpamje
Kadri Mani: Qosje tigri i tërbuar-verbuar në kafaz!
Kadri Mani: Vallë, a do të marrin fund anomalitë tona shqiptare!?
Kadri Mani: Masakra e Tivarit - Mursel Demolli
Kadri Mani: Artana ofron turizëm të argjendtë!
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2009
Kadri Mani: Një roman banditesk-pornografik i shpërblyer!
Kadri Mani: Ju paraqesim shkrimtarët tuaj - Abdullah Konushevci
Kadri Mani: Udha e sukseseve e nuseve tona
Kadri Mani: Këngë popullore, shekulli XVI
Kadri Mani & Abas Fejzullahi: Prit me muaj e prit me vjet, s`ke drejtësi n`Europë me gjetë
Kadri Mani: Vuk Jeremiqi- po flet jerm!