E diele, 13.10.2024, 10:40 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Në kohë të liga, leshteriku noton!

E merkure, 25.11.2009, 07:17 PM


Ju paraqesim poetët tanë tanimë të afirmuar, por gati të harruar!

NË KOHË TË LIGA, LESHTERIKU NOTON!

A po barazohet Halil Xani me bashkëvendasin e vet të njerë, Rifat Kukajn?

Nga Kadri Mani

Halil Xani u lind më 1952 në fshatin Polac të Skenderajt. Shkollën fillore e mbaroi në Polac e Skenderaj ku e kreu edhe gjimnazin. Studioi në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Nga viti 1974 e deri në vitin 1976 punoi arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore të Qirezit, kurse në shkollën fillore të Polacit nga viti 1976 e deri në vitin 1983. Nga viti 1983 e deri në vitin 1990, punoi gazetar në Radio Mitrovicë, deri atëherë kur policia serbe i dëboi punëtorët shqiptarë nga puna dhe mbylli programin shqip.
Pas luftës së fundit, nga një vit punoi gazetar në të përditshmet “Dita” dhe “24 orë” në Prishtinë si dhe dy vite drejtoi programin e radio Drenicës.
I martuar që nga viti 1975. Ka tre bij e dy bija. Katër fëmijët e martuar i kanë 6 bij e tri bija, pra gjyshërit kanë 8 nipa e mbesa!
Tash pesë vite është i papunë.
Në vitin 1996 botoi përmbledhjen e parë me vjersha për fëmijë me titull “Ndal Drenushë”, librin e dytë po ashtu me vjersha për fëmijë me titull “Unë e babi mjeshtër” e botoi në vitin 2005, “101 Qyfyret e Nastradinit”, vjersha sipas anekdotave, më  2009, librin  me 206 mahi me titull “ Pak për mahi më shumë përnjëmend”, më 2009, ndërkaq ka në dorëshkrim edhe një libër me mahi të ndryshme, një libër me titull “Vargje me gjemba”  si dhe një tjetër poashtu me vjersha për fëmijë.
Vjershën e parë e shkroi në klasën e pestë të shkollës fillore.
Në vitet ‘70, ka botuar në revistën e gjimnazit " Shkëndijat e Drenicës" në Skenderaj.
Më 12, shkurt 1971 për herë të parë në gazetën BAT, ka botuar tregimin me titull "Kush flet në radio", pastaj ka botuar në "Rilindja për fëmijë", Pionieri, Gazeta e Pionierëve, Flaka e vëllazërimit, Fatosi, Gëzimi, Thumbi, Zëri i rinisë, Kosovarja, Bujku  (Revistë për bujqësinë), Bujku (pas ndalimit të rilindjes qe bërë gazetë ditore), Shëndeti, Kosovatransi (gazetë e kolektivit), Morri, (rëvistë e humorit).
Pjesë humoristike (etj.) ka pasur me të madhe në:
-Radio Mitrovica ( vitet 83-90), Radio Prishtina (Programi i dytë, 83-90), gazeta ditore "Dita", gazeta ditore "24 orë", "Zëri" ditor,  "Kosova sot", "Epoka e re", "Bota sot" (vjersha), "Vizioni" (revistë e PTK-së), “Republika”-revistë e ilustruar, Radio Drenica, Skenderaj, Radio Kosova, Prishtinë, Radio Mitrovica ( e re), Mitrovicë, Radio Ylberi, Mitrovicë, Radio Globi, Mitrovicë...
Ka  marrë pjesë në shumë orë letrare në shkolla,  pastaj me  Karvanin e shkrimtarëve të Kosovës…
Me shkrimet e tij të zhanreve të ndryshme është prezent nëpër shumë faqe të internetit.
Jeton në Polac të Skenderajt. Ka dy djem në Gjermani: Arbenin (1978), i martuar, ka djalë e vajzë: Luanin e Aminën, dhe Ekremin (1980), i martuar ka djalë e vajzë: Drinin e Elsën, pastaj  sugarin (Fisnikun) e ka në FSK dhe para përfundimit të fakultetit të kriminalistikës në Kolegjin "Fama". Vajza e madhe, Merita, është e martuar dhe ka tre djem: Samirin në klasën e pestë të fillores dhe binjakët Shkëlqimin e Çlirimin në klasën e katërt. Vajza e dytë, Qefserja, është e martuar dhe ka vajzë e djalë: Rinesën e Rinorin.

Ka 2.5 hektarë tokë (ara, mal, kullosa), nga e cila siguron bukën dhe ushqimin për kafshët. Ka mjetet e veta bujqësore (traktorin dhe veglat tjera të nevojshme). Ka nja 20 ari oborr dhe lloj-lloj pemësh (dy janë të vjetra) të cilat i ka mbëltuar vetë Halili.
 
 Kanë thënë (pa hajgare) për Halilin
 
1.Në emër të Stafit të Radio Dardanisë nga Hässleholmi i Suedisë, dhe në emrin tim personal ju përshëndes i nderuar dhe ju përgëzoj për punën dhe krijimtarinë tuaj. Ju dëshirojmë suksese, shëndet dhe gjitha të mirat edhe në të ardhmen.
Me respekt: Ali Rexhepi, Norvegji, Më 19 korrik  2005
 2. Respekt i nderuari Halil!
Uroj që veprat tuaja në dorëshkrim, tashmë të gatshme për botim, sa më shpejt të shohin dritën dhe të bien në duart e lexuesve, aty ku edhe e kanë vendin dhe ku meritojnë të gjenden. Adem Berisha, Rahovec.
 3. Të falënderoj për këto vargje të cilat më pëlqyen shuuuuuumë (ha,ha,ha,  me shumë u-ja). Ishin një freski në këtë ditë të zymtë që po mbretëron këtu.
Ti edhepse nuk po "punon" zyrtarisht, prapë  je duke punuar sepse je duke shkruar libra të cilat njerëzit me kënaqësi po i lexojnë. Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh, dhe me vjen mirë që materialisht po qëndron mirë dhe nuk je i detyruar të punosh çkado. Shumë të fala nga Finlanda, Drita, 21 janar 2006.
 
4. Poezia e Halil Xanit më pëlqeu mjaft. Eh po, si të mos pëlqen puna e një krijuesi të madh me përmasa realiste me një invencion të fuqishëm artistik, me një ndërtim të kujdesshëm të krijimtarisë, si është poeti ynë i madh z.Halil Xani…
Shaban Cakolli, Gjermani, 2008.
5. Halil, poezitë shumë të mira! I lexova rastësisht në albanur.
 Përshëndetje, Liri Loshi, Kanada,31 tetor 2005.
 
6. Baci  Halil  i lexova  vjershat  tua   dhe  do t`i  lexoj prapë,  shuuuuuuuuuuuuuuumë më kanë pëlqye.
Lulëzim Kabashi, Egjipt. 2 qershor 2006.
 

7. I nderuar Halil, të falënderoj shumë për poezitë që  m`i ke dërguar. Mua më pëlqyen shumë dhe këtë mëngjes ma bëre më interesant dhe më të mirë.
Dr. Osman Veliu, Mitrovicë, 12 qershor 2006.
 

8. S'po mund të pres pa të thënë: "Vërtetë të lumtë.... Puna e duhur në kohën e duhur..." e më gjatë nesër...Më duhet ta lexoj dhe të mendoj edhe unë: "qysh kaq mirë ia ke qëllue...mue sonte më ke gëzue!"
 Të dëshiroj shumë të mira... Mr.Ismet Hasani, Suedi, 8 nëntor 2006.
 
9. Flm që po na freskon me këso krijimesh.
Të fala Çerkin Ibishi, 7 prill 2007, Mitrovicë.
 
10. Shumë e bukur poezia satirike, Halil. Urime. Radije Hoxha, Prishtinë ,
30 maj 2007.
 
11.I nderuari Zoti Xani,
ju dëshiroj punë të mbarë dhe krijimtari të begatë.
Përshëndetje, Ibish Neziri, Zvicër, 30 gusht 2005
 
12.Tung, Halil Xani

 Mua më vjen mirë që jeni të suksesshëm. Njeriu vetëm duhet të besojë në vetveten dhe në liritë e veta dhe të tjerat vijnë nëse ne përpiqemi ta ndryshojmë veten dhe rrethin... Tung, Tim Shkupi, Londër 7 dhjetor 2005.
 
13. I nderuari Halil,

Më vjen mirë që jeni mirë dhe që vazhdoni me pasionin tënd për folklorin.

Përshëndetje! Dr. Shefkije Islamaj, Prishtinë, 14 mars 2006.
 
14. I nderuari Halil!
 U gëzova pa masë që i gjeta disa krijime tuaja. Shumë të fala nga unë
miku juaj, Imriu. Norvegji,14 shtator 2007.
 
 15.Halil i nderuar,
…ç'keni nëpër dorë tani, veç shkrimeve publicistike dhe humorit tuaj?  Unë i lexoj me kënaqësi shkrimet tua.

Mehmet Bislimi, Zvicër, 11 dhjetor 2007.
 
16. Përshëndetje Lilë. E lexova vjershën që ma ke dërgu edhe ne faqen tuaj dhe
vërtetë më pëlqei shumë. Shumë domethënëse sidomos tash kur jemi çkepë si
zogjët e qyqes në të katër anët e botës.Një porosi që duhet mbajtur në
mend,gjithësesi.Suksese! Agim Gashi, Francë,18 dhjetor 2007.

17. Tungjatjeta, z. Xani!
Në internet pash se kishit shkrime të shumta letrare – kryesisht në poezi. Të dëshiroj punë të mbarë në veprimtarinë letrare!
Të fala, Beqir Elshani, 13 janar 2008.
 
18.Halil i nderuar
Jam i gëzuar që kemi krijues si ti, por shkrimet tua po na mungojnë. Për ty shpesh e kam biseden kur flas me Imri Trenën në Zeri i Arbërit, me Shemsi Rukovcin dhe shumë miqë e shokë ketu në Suedi, Norvegji, besa edhe Danimarkë e më gjerë se në shtetet skandinave ti je i njohur si poet dhe si njeri i mirë.
 Me respekt,
 Sabri Vilanci me familje nga Suedia, 24 mars 2008.
 
19.  I NDERUARI  Halil Xani!
 
O VALLAHI NA KËNAQE...
SOT DITËN MË KË KËNAQUR ME "NASTRADIN HOXHËN”. I KE FORT TË MIRA. TË LUMTË.
 O Halil, u gëzofsh!
 Me respekt,
Mr. Ismet M. Hasani – Suedi, 9 qershor 2007
 
20. Halil, ti vërtet shkruan humor të mirë.
Më shkruaj menjëherë, të fala, Daut Demaku, 2007, Prishtinë
 
21. Halil, miku im. I mora tekstet e tua. Më pëlqyen shumë.
 Të fala me respekt Luan Daka. Prishtinë, 25 dhjetor 2007,
 
22.I dashur Halil, mirëmëngjesi!
U hapen të dy dërgesat dhe u kënaqa duke  i lexuar me përkushtim!
Suksese të reja!
Kadri Mani, 6 maj 2008, Prishtinë
 
23. Me aq sa lexova në faqen tuaj, ju jeni një shqiptar që vini shqiptarinë mbi gjithëçka. Do të kisha dëshirë që krijmet tuaja të m`i dërgoni në këtë email adresë pasi unë rrallë po hy në faqet e shqiptarëve në internet.
Urimet më të mira për ju dhe familjen tuaj në çdo fushë të jetës.
Me respekt të veçantë, Agim Bacelli, Neë York.18 korrik 2008
24. Më pëlqeu shumë edhe poezia e Juaj, që i shkonte për shtati poezisë sime! Shëndet, suksese dhe gjithë të mirat për Ju, zoti Xani!
Me nderime: Demir Krasniqi,6 shtator 2008, Gjilan.
25.Shumë i nderuari z. HALIL XANI,
Tejmase më pelqyen poezitë tuaja dhe disa herë i lexova me një përjetim të thellë. Më bëhej se po shikoja ndonjë skenë filmi. Urime dhe suksese të pandalshme në veprimtarinë tuaj krijuese për mua shumë, shumë të pelqyeshme. Më krijohet përshtypja se POETI ( Halil Xani) është një ALI ASLLAN i dytë tash në shekullin njëzet e një. Me respekt dhe dashuri, Adem Berisha, Rahovec
 
26. Përshëndetje. Ti qenke  një autor i vërtetë i cili meriton shumë duartrokitje. Më kanë pëlqyer shumë shkrimet tua. Komplimente ke nga unë... ALBANA , Prishtinë, 8 qershor 2008.
 
27. Z. Halil:
Ju falënderoj për vëmendjen. Të ju them të drejtën jam bërë ekspert i shqipes vulgare, duke përkthyer letra nga burgu...
Të fala të përzemërta
Ullmar Qvick, (Albanolog nga Suedia), 20 shtator 2008 .

Ballina e librit tij të katërt.Vetë e ka bërë edhe vizatimin ilustrativ
Fëmijëria ime

 
Isha fëmija i tretë,
që prindërit më sollën në jetë,
isha i vogël sa xerrja,
andaj s`mbaj mend
a pat krisur mamzerja,
mbase kam kërkuar qumësht
por  jo edhe  bukë,
nëna nuk ishte police,
por më lidhi më bëri tamruk.
Unë reagova besa edhe qajta shumë,
kurse nëna me nina, nina, nina,
më vuri në gjumë.
U rrita ngadale duke lozur nëpër hi,
dikur nisa të dal edhe nëpër kojshi.  
E di se rrallë hanim mish,
kurse natën e madhe e për bajram,
 hanim edhe çervish.
Vëllai më i madh shkonte
 në shkollë fillore,
unë isha kurreshtar të shihja
 se ç`shkruante ai në fletore.
Nuk kishim radio, televizor, as kompjuter,
 me top leckash luanim në verë.
 Bënim qerre me kunguj e me talla,
nga zhurma jonë gjëmonte mëhalla.
 
Një pranvere kur mugulloi mali,
babi tha të lumtë ne na u rrit djali,  
më bleu opinga me baskija
e një palë pantollona me vija,
një fyell të mirë e brisk,
mellën me lara,
më tha këto janë armët tua të para,
m`i lëshoi lopët në lëndinë,
kujdes më tha në drith të huaj mos të hyjnë,
se është gjynah e bëhemi gazi i botës,
të pijmë qumësht haram prej lopës.
Në mëngez hijen e matnim me këmbë,
kur prenim thupra i matnim me pëllëmbë,
në drekë pas kulaçit kur i hanim edhe qershitë,
nëpër oborr i rrokullisnim tepsitë.
E mbaj mend mirë kalin kur e shalova,
një ditë në kokërr të shpinës u rrëzova.
Babai s`e mori vesh, kurse nëna e kuptoi,
me ujë të valë e me krunde më kuroi
Kur u bëra i madh ihiiii-
në moshën shtatëvjeçare,
 babai m`i bleu dy-tri fletore
më bleu dhe abetare,
nëna më përcolli më tha udhë e mbarë,
më uroi: u bëfsh o bir gazetar e shkrimtar.
 
Kur hyri në klasë mësuesi Hamit,
nuk e harroj kurrë,
thoshim vetmevete
as han as flen ky burrë.
Pa humbur kohë ia nisëm mësimit,
A e madhe shtypit, A e madhe e shkrimit,
a, a, a, e  b, b, b, b,
arritëm deri në zh.
Vërtet atëhere s`kishim lidhje
ç`është çipi a moduli,
ishim të barabartë të gjithë
njehsonim me kokrra pasuli.
Dimrit nëpër shi e borë,  
me rroba të holla,
por asnjëherë
nuk ndaheshim nga shkolla.
Atje e gjenim xha Aliun e Marinës
që na i mbushte tasat me qumësht të Amerikës.
Pritnim në rresht për një gotë ujë,
ai vajzat i thirrte Bardhokë, Sykë, e Ftujë.
 Më kujtohet kur pati ardhur një xhip nga qyteti,
 ishte shoferi vetë i treti,
na thanë fëmijë mos u frikësoni,
sot një film do ta shikoni,
u errësuan dritaret ne u bëmë sy e vesh
 tanksat i pamë në mur,
 na u duk vinin drejt nesh.
Atëherë si fëmijë në vitin gjashtëdhjetë
 pata kontaktin e parë me gazetë,
 në shkollë na e solli një njeri,
 e lexonim Rilindjen për fëmijë.

Një “incident”: e thërret Halilin në telefon një anëtar i Jusisë për një konkurs letrar, dhe sapo përgjigjet:
-Halil Xani?
-Na falni se është një gabim, një tjetër anëtar i Jurisë poashtu ka qëlluar me inicilen-H, ti nuk je anëtar...
Pas pak, i njëjti person në telefon:
-O Halil, a po vjen në zëvendësim se po na mungon një naëtar?
-Jo, sa për zëvendësim shkoni e thirni kovaçin e keni më afër!
O Koleg- i thashë, kohëra të liga janë, kur leshteriku noton, e ti je një gur i madh e dukesh vetëm kur të rreztatojë dielli!

Kurse nr.-1, tregon se pasojnë libra të tjerë në vijimësi e pandërprerë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora