E diele, 28.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Antikatedralistët antishqiptarë! (Naim Tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!!)

E marte, 05.01.2010, 08:55 PM


Arkivore

-----Original Message-----
From: Illyricum6
To: Illyricum6
Sent: Fri, 09 Sep 2005 10:35:28 -0400
Subject: Fwd: nga kadri osmani: myftiu naim tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!! 

 
-----Original Message-----
From: Illyricum6
To: Illyrianews; Illyricum6; info@...; info@...; info@...; info@...
Sent: Fri, 09 Sep 2005 10:28:33 -0400
Subject: nga kadri mani: myftiu naim tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!! 

 

KOSOVË: ANTIKATEDRALISTËT ANTISHQIPTARË!

 

Myftiu NAIM TËRNAVA: "Nënë Tereza është magjype"!!!

 

Nga Kadri Osmani, Zvicër

 

Të nderuar lexues, ndryshe nga Sigurimi enverhoxhian që çdo shqiptar e obligonte të jetë sipiun, madje edhe spiun e familjes së vet, UDB-ja titoiste nuk e kishte atë metodë: ajo e gjente një plakarec fshati përgjithësisht, veçanërisht këshilltarin ose imamin, dhe shefat e tyre rrinin këmbën mbi këmbë dhe i merrnin informatat për të dyshimtit dhe për armiqtë e tyre potencialë.

Dhe hoxhët e tillë, sado injorantë, spiu-nazhin e zhvillonin disi nën rrogoz, derisa na doli spiun me bajrak edhe kryehoxha i Kosovës, myftiu Naim Tërnava!!

Ky "myfti" kaherë ka shpfur nëpër xhemat e nëper grupe, ama tash doli me intervistë te gazeta "ZËRI I DITËS", e datës 2-3 korrik 2005, në ballinë dhe në tungji faqen 5, ku paraqitet me tendenca, me kushtëzkime e me kërcënime!!! Kjo shihet edhe nga vetë titulli: "Nëse ndër-tohet katedralja në Prishtinë, do të ndërtohet edhe xhamia e madhe në oborrin e Universitetit"!!! Dhe edhe përpara këtij skandali, xhenazet e politikës dhe xhenazet e gazetarë- heshtin!?! Ky hoxhë nuk është i vetmuar, të tillë janë edhe Mulla Mustafa në Kryeqytetin e Zvicrës, në Bern, dhe Mulla Nebihi në Allstette, në Zürich... Pra, Mulla Nebihi, në sallën e xhamisë, përpara xhematit dhe përpara pjesëtarëve të Bashkësisë Shqiptare të Zvicrës, pati deklaruar: Kjo është Shtëpi e Zotit, këtu i jepet mikrofoni çdo myslimani, por nuk iu jepet mikrofoni katolikëve kaurrë! Atë herë unë i shkruaja hoxha-dreqit:

Zotni Mulla Nebi,

Po Jua dërgoj këto tekste, për Të ju bindur se ka kush kujdeset edhe për fe edhe për komb: doni Ju t'i ndërpreni armiqësitë myslimanë-katolikë?- apo po dalim me polemika të hapura në të gjitha mjetet e informimit?

Me nderime.

Në Bern, më 2.11.2001

(Kadri Osmani)

 

"Bashkë kem ra në fushë të mejdanit:

Jemi shkri për nder të vatanit

pre e lasknue në teh të jataganit.

E gjithmonë kombi i shqiptarit

për vend të vet e për erz të të parit

ka ba dekën gjithë për s'mbarit

pa ju lodh kurrë mendja e kresë

me e nda kund ndryshimi i fesë:

paj Bajramit e për Pashkë

kemi gëzue e ba qejf bashkë."

Ndërsa në një gazetë shqiptare në Shkodër, prill 1910, Im Atë shkruante ndër të tjera:

"Ta çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi me të, ...të shterngohen në dashtni të njëmen-dshme ndër veti si Krishtian si Muhamedan. Njat herë ka për t`u pa forca e lumnia e Shqipnisë mbarë.

Mulla Mustafa

Imamit të Bashkësisë Islame, zotëri Mulla Mustafë Memeti, në shenjë respekti, mirënjohje dhe miqësie të përjetshme;- për punët tona të mbara, të përbashkëta, për Republikën e Kosovës tonë martire.

(Fjala është për dhuratën që ia pata dhënë - librin: "Lëkundjet e shekullit" nga M. Felluah Gylen që kushtonte

10 Fr.: Hoxha e kish marrë për pro-vokim,- kush e ka përkthyer!? - pse nuk përkthehen libra tjera...!?")

Isha në dijeni se Mulla Mustafa po pre-dikonte disa proçka fetare antishkencore: "Në pyetjen në ka përparësi kombi apo feja, përgjigje - s`ka, sepse janë të barabarta"!

 

***

Imamët i lëshon sallat e veta të xhamive edhe për tubime të Bashkësisë Shqiptare, madje - falas!? - në fakt ata e kishin vënë nganjë aparat aty, ku mund të blenin njerëzit: cigare, çokollata, kafe, çaj, pije freskuese... d.m.th. nuk ishte pa fitime. Ama unë po mendoja se edhe në këtë mënyrë po afroheshim: sikur priftërinjve, ashtu edhe hoxhallarëve iu kisha thënë se faqet e revistës "Shqipëria Etnike" janë të lira edhe për fetë, me kusht që çdokush ta predikojë fenë e evet, pa u përzier në fenë e tjetrit; duhet të harrohen përçarjet, intrigat, apojo?

Por çka mendon deveja e çka men-don devejari!?

Derisa unë po mendoja se që të gjitha organizimet separatiste: klubet, shqatat kulturore e fetare..., duhej të vepronin në kuadër të Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, ata jo por po ngritnin taktikat e strategjitë e tyre që Bashkësia Shqiptare të futej nën tutelën e Bashkësive Fetare!!! Derisa e zbulova se ata tanimë kishin depërtuar edhe në Kryesi të Bashkësisë, de disa persona destruktivë, sikur që ishin: Shefqet Jashari-Strofci, mësuesi i tij fetar Ismet Kuqi-(Diplomat dhe Imam!!), Alistar Ramadani etj., etj. Vetëm atëherë e mora situatën në dorë dhe jua tregova se ku e kanë vendin: në stallë, nën kosh e nën hambar, duke jua formuluar në vargje:

 

Pa dëgjoni moj shqiptari

kanë ardhur derrat në Bashkësi

kanë zënë vend në Kryesi

nuk paguajnë as anëtarësi!

"Ta çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi me të,..."-dhe hoxhët jo vetëm që nuk e hoqën e nuk e shkoqën nga zemrat e veta fanatizmin e deridjeshëm, por po vijojnë të kapardisen edhe sot dhe disa redaksi ua aakanë hapur dyert e veta hapekrahë për shkrimeve të tyre përçarëse, tendencioze, me kushtëzkime e me kërcënime; të cilët kanë pas vete disa forca të errëta e reaksionare, që po nuk u bërën zap sot dhe menjëherë, një ditë do të pretendojnë që edhe ta marrin pushtetin!?!

Janë katër dëshmitarë të gjallë se në një lokal afarist në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, Myftia Naim Tërnava ka thënë: "Nënë Tereza është magjupe"- dhe se ai për këtë ka dokument!?! Ne u shtangëm: kishim përpara një alamet hoxhe, me çallmën e Muhamedit mbi kokë dhe të zgjedhur nga Vakëfi, Vendi i Shenjtë!?! Më pastaj ia çova do selame dhe ia këroja "dokumentin", të cilin nuk na e solli as sot e kësaj dite. Dhe më pastaj, çova njerëzit e mi dhe e mora një lidhje me sekretarin e Medresës, zotni Ekrem Simnicën:ekremsimnica@...,- i cili në asnjë mesazh të redaksisë nuk na u përgjigj!?!

E pra, për skandalin e gënjeshtrës së Myftiut Naim Tërnava, janë këta dëshmitarë:

1.Kadri Osmani

redaktorpërgjegjës i revistës "Shqipëria Etnike";

2.Hamit Hamiti,

veprimtar i njohur nga Besiana:

3.Fazli Maloku,

epror i Uçk-ës, nateli: 044/159 998.- Rr. "Drenica" II nr. 53, Prishtinë;

4.Rabit Osmani,

nateli:044/24 92 31.- Kodra e Diellit, Rr. II "Mehmet Gradica" nr. 64.

Momentalish të suspendohen nga puna dhe te fillojnë hetimet për vepër penale të propagandës armiqësore.

Me këtë kurrsesi nuk do t'i identifikonim edhe fetarët patriotë, ama dhembja është tejet e madhe: përse edhe këta tipa nuk e ndoqën rrugën e ndritshme Mulla Idrizit të Gjilanit!?! Dhe kemi të drejtë që ta shtrojmë pyetjen e bazuar: mos këta tipa kanë lidhje edhe me terrozimin?- edhe me tri shpërthimet në Prishtinë, kundër miqve tanë ndërkombëtarë!?! Kundër çlirimtarëve tanë, paçka se edhe ata nuk janë pa gabime e pa mëkate, sikur që është rasti me propozimin e Jasushi Akashit për Kryeadministrator të Kosovës dhe për sjelljen e socialistit shokut Marek Antoni Nowicki, i cili po i përkrahte sivëllezërit e vet të dyshmitë nga Lista e Zezë!?!



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora