E merkure, 09.10.2024, 12:00 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Komandant Afrim Mehmeti, si po sillesh: trim në luftë e frikacak në paqe!?!

E diele, 13.12.2009, 10:59 PM


Komandant Afrim Mehmeti, si po sillesh: trim në luftë e frikacak në paqe!?!
/Ju po i rehabilitoni serbët e shqipfolësit që e patën leçitur familjen Kelmendi!?!/

Nga Kadri Mani

Dhe ja arriti edhe 3 shtatori 2009, 24-vjetori i Masakrës Serbe të Paraqinit, dhe ca vite më parë, pra më 2.9.2002, emisioni televiziv „Ngjyra Jete“ që e udhëheq zotni Sylejman Shaqiri, i cili e kishte ftuar familjen e dëshmorit Aziz Kelmendi,- për të na zhgënjyer përfundimisht!!!
Në atë emision as ishte në nivel spikeri as familja!! Dhe kjo përbën një turp e një skandal: pamjen e shtrembër të realitetit, kujtesën e topitur të shqiptarit, paaftësinë organizative dhe papjekurinë e prirjes shtetformuese familjare dhe shqiptare.
Pse e themi këtë? Sepse deklarata e tyre ishte vetëm e variantit serb, që Azizi paskësh vrarë shokët e vet të kazermës dhe më në fund e ka vrarë veten. U hesht varianti i vërtetë, të cilin familja e ka ditur fare mirë: nga shtypi i kohës, nga dëshmitarët e gjallë tanët e të huajtë dhe nga dhëndri i vet i tashëm, Riza Xhakli, ish-i dënuar për Masakrën Serbe të Paraqinit. Dhe rrjedhimisht, ata që s’kanë qenë në rrjedha të situatës përgjithësisht, dhe në veçanti ata që po dëgjonin për të parën e herë, janë keqinformuar nga ngjyrat e këqia të spikerit dhe të vetë familjes të dëshmorit Aziz Kelmendi!!! Haram iu qoftë mundi im dhe përkujdesja ime: kam shkruar e kam botuar gjerësisht me rastin e 10-vjetorit të Masakrës Serbe të Paraqinit, te gazeta „Rimëkëmbja“, te gazeta „Bota sot“ dhe te libri im, Kadri Mani: “Shqiptarët janë atje“, f. 263-285. Dhe një variant të kësaj, para nja një muaji e kam botuar në internet, dhe e kam dërguar në një E-mail privat në Prizren, duke njoftuar familjen Kelmendi që ta marrë atë shkrim dhe të aktualizohet edhe njëherë kjo çështje madhore, pra, përgjatë procesit të Hagës, me rastin e 15-vjetorit të masakrës, dhe me rastin e 35-vjetorit të Lindjes të dëshmorit tonë Aziz Kelmendi.
Për të mos u zgjatur më shumë, po ribotojmë variantin e shkurtër më të ri të hedhur në internet:

Afrim Mehmeti me rastin e lirimit nga burgu
Afrim Mehmeti me rastin e lirimit nga burgu
Materiale për Tribunalin e Hagës


15-vjetori i Masakrës Serbe të Paraqinit

OFICERËT SERBË I VRASIN USHTARËT E VET NË GJUMË, - PËR T’UA HEDHUR FAJIN SHQIPTARËVE!!

(Sot kur po e përsëris përkujtimin, është data 30.8.2004)
 
Nga Kadri Mani
 
Më datën 3 shtator 1987, në ora 3 të mëngjesit, futen në fjetoret nr. 41 e 42 dhe vrasin ushtarët e shenjuar paraprakisht, nga çdo Republikë nga një: për ta bindur Vendin dhe Botën, kinse, "për atentatin e shqiptarëve mbi Jugosllavinë"!!! - për ta ndërsyer ushtrinë dhe policinë kundër shqiptarëve dhe kundër Institucioneve të Krahinës të Kosovës.
Me atë rast janë vra në gjumë katër ushtarë: Safet Durakoviç, Sergjan Simiç, Goran Baliç dhe Nazim Gjanoviç. Ndërkaq u plagosën ushtarët: Ante Jezhiç, Nexhip Mehmetoviç, Andrej Preshern, Petar Xhekiç, Huso Kovaçeviç dhe Nazif Axhoviç.
Pastaj e rrëmbejnë nga gjumi i pafajshëm ushtarin shqiptar nga Prizreni, tash Dëshmor i Popullit, Aziz Kelmendi (15.1.1967-3.9.1987), e qesin aty afër në mal dhe e pushkatojnë, kinse, "në arrati e sipër pas krimit"!!!
Pastaj poashtu i rrëmbejnë edhe shokët e Azizit të ndjerë dhe i burgosin, dhe pas torturash çnjerëzore, i dënojnë "për ndihmë e pjesëmarrje në krim"!!!
Kështu e kanë serbët: pa përfunduar mirë një gabim, shpërthejnë një skandal...
Gjykata supreme II-K Nr. 98/88, datë 20 prill 1988 (sërish në emër të popullit!!), Kolegji në krye me gjeneral-majorin Mr. Vojisllav Shushunjar, ushtarëve tanë, krejtësisht të pafajshëm, ua shqiptoi këto dënime të pamerituara:
1. Abdyl Xhemil Alimani me 20 vjet burgim,
2. Riza Xhakli me 20 vjet burgim,
3. Riza Alibashiqi me 14 vjet burgim,
4. Afrim Mehmeti me 13 vjet burgim, (Pas dhjetë vjetësh burgu, Fatmiri ynë, luftëtar trim i UÇK-së, sot është komandant i Batalionit 16-të, gardist i zonës-6 në Gjilan),
5. Pajazit Aliu me 13 vjet burgim,
6. Shefqet Paçarizi me 7 vjet burgim,
7. Enver Behluli me 5 vjet burgim.
Gjithsej: 92 vjet burgim, - pa hak as hile!!!
Pastaj pason lista nga Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë, prej 47 ushtarëve të vrarë pas shpine nga oficerët serbë katila, dhe i kthenin në arkivole të llamarinta të salduara pa të drejtë hapjeje as ekzaminimi, me shënimin: "ka bërë vetëvrasje"!!!
Me sa e kam përcjellur unë procesin gjyqësor të Hagës, kundër kriminelit Sllobodan Millosheviç, kjo masakër nuk është përmendur!?!- mbase nuk është ende vonë!?!
*******
Pse, pra, doli keq emisioni „Ngjyra Jete“?- për shkak të punës shkeleshko të RTK-së e të spikerit Sylejman Shaqiri, për shkak të të menduarit batil e xhahil të vetë familjes, se mbase tanimë këtë çështje e dinë të shtatë kontinentet, dhe edhe fëmijët tanë 15-vjeçarë që kanë lindur vitin e Masakrës, dhe më në fund, në mungesë të urtësisë politike-kulturore të familjeve tona përgjithësisht, dhe të familjeve të dëshmorëve në veçanti: Hajriz Kelmendi është i drejtimit demokratik-institucional, ndërsa Idriz e Isak Kelmendi janë të drejtimit socialist- kundërinstitucional!! Dhe kjo frymë e ashpër përçarëse familjare ka bërë që të harrohet Masakra dhe Millosheviçi, që të harrohen 100 rekrutë të vrarë pas shpine nëpër kazermat serbiane, dhe të harrohet edhe vetë dëshmori Aziz Kelmendi dhe përvjetori i tij i lindjes të 35-të!!!!!
Më pastaj iu kam bërë telefonata: nëna e dëshmorit, zonja Sala, ishte më e çiltërta, ajo e pranon se ka qenë nën trysninë e të burgosurve politikë: “Ose do të thoni kështu siç po iu themi ne, ose nuk ua kapërcejmë pragun më“!!!
“Zonja Sala, ndaje bijën nga ai bastard, Riza Xhakli, ose leçite edhe bijën tënde më mirë se ta shpallësh dëshmorin- kriminel!?!”
Kurse tani edhe zotni Hajrizi qenka shitur te socialistët për një vend pune: “Ku po jet Azizi pa e vra askë? - jam inkuadruar te Jakup Krasniqi, a e njeh Jakupin?“- po, po e njoh, i thashë dhe e ndërpreva bisedën që të mos e shaja naivin pakurrizor.
Pra, a kemi dështuar si komb? - dhe a ka zot që mund ta bëjë shqiptarin shqiptar!?!

KRYEARTIKULLI


DY SKANDALET TONA TË SHKUARA E TË PAHARRUARA!!
(Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë)

Shkruan: Kadri Mani

1. Shpallja e dëshmorit Aziz Kelmendi-terrorist: fillimisht nga oficerët katilë serbë të Kazermës të Paraqinit, dhe tash e para dy vitesh edhe nga vetë familja e Azizit, alias nga Riza Xhakli, shok dhe dhëndër i familjes Kelmendi!?! (Tash aktualisht marr vesh se edhe Sheremet Krasniqi paska gisht në këtë kaçamak shtrigash!)    
Më 11.10.2005: Jemi në shtëpinë e zotit Isak Kelmendi, mësues (pasi paraprakisht shkuam te vëllai i tyre më i vjetër, zotni Hajrizi, por bashkëshortja e tij, zonja Miradije, na tha se ende s’ka ardhur prej punës), në lagjen Arbana të Prizrenit: na pret zotni Isaku dhe bashkëshortja e tij, zonja Sebahate Pnishi-Kelmendi: zhvillojmë një bisedë në lidhje me këtë mbiemër - Pnishi dhe iu shpjegoj se me Demush Pnishin kemi qenë bashkë në burgun e Nishit dhe se Demushi ka qenë i mirë, kurse shoku i tij, Hasan Thaçi, poashtu ushtar, bukëpjekës dhe nga i njëjti fshat - Demjani, ishte tepër i keq! Hasan Thaçi (iu thaftë krahu i zi!), nuk fliste shqip me ne shqiptarët, madje as me vetë shokun e vet Demush Pnishin!!
Nuk dija ku ta takoja e t`i bërtisja që të vijë në vete dhe të mos sillej si shka? Kur erdhi puna dhe unë shkova në pavijonin e tyre: duke e rregulluar krevatin, erdhi Hasani, se kishte qëlluar kujdestar, e po më thotë në gjuhën serbe se po më thërret komandiri! Natyrisht se unë vijova ta rregulloja krevatin dhe pasi ta kryeja do të shkoja. Kur erdhi përsëdyti Hasan qyqi dhe po më bërtiste: Požuri bre zove te Komandir!? - (Ngutu bre se po të thërret Komandiri!). I piskata:
Çka dreqin po çirresh!? Unë jam duke e rregulluar krevatin, i ke ti sytë në ballë? Dhe pse po më flet serbisht!?!
Iku pa m’u përgjigjur.
Pastaj kur vinin dofarë delegacione nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar, të parin Hasanin e dërgonin të bisedonte me ta dhe t’iu dërgonte, varësisht nga stina, nganjë shportë me: mollë, qershia, dredhëza... Ne derisa po pritnim në radhë në korridor, zhvillonim këtë bisedë:
“E dini se çarë llomotit Hasani?”
“Po, iu thotë se këtu burgu është - parajsë!”
“E pra, ne të gjithë duhet të themi të kundërtën, se këtu është - ferr!”
Dhe kështu vepronim: ama dofarë elizabetash franceze, na ndërprisnin, ngase ishin mikesha serbe!! Vetëm një mjek, Dr. Walter Habicht, na lejonte të flisnim dhe na dëgjonte me interesim: ky mjek nga Zvicra gjente edhe ilaçe të pasakta, në kontrast me diagnozën, që na kishin dhënë mjekët e burgut!
Pastaj në Zvicër një kohë edhe kemi këmbyer letra në gjuhën serbokroate, pastaj ai e ndërpreu korrespondencën!?
Isaku dhe Sebahatja kanë tre fëmijë: Ardi është në kl. e VIII, Doruntina në kl. e V dhe Viola në kl. e IV.
Familja Kelmendi vjen nga katundi Karaçicë, komuna e Shtimes. Motra e këtyre, Melihatja, është martuar me shokun e të ndjerit Aziz Kelmendi, me Riza Xhaklin, dhe ky tip e ka nxitur familjen që të thonë se Azizi vërtet na i paskësh vra shokët e vet të dhomës!!!
Unë shpreha keqardhje dhe protestë të ashpër për këtë shtrembërim të realitetit, dhe jua shpjegova se unë kam qenë bashkë me shokët e Azizit në burgun e Nishit, sikur qe ishin: Afrim Mehmeti, Pajazit Aliu, Shefqet Paçarizi...dhe tek e fundit, vetë zotni Hajrizi ma ka dërguar deklaratën e babait të tyre, zotni Sadik Kelmendit, nga Gjermania në Zvicër, dhe unë në ato baza në 6 vazhdime kam pas shkruar te gazeta “Bota sot”; si dhe te libri im publicistik, Kadri Mani: SHQIPTARËT JANË ATJE, Botoi Shtëpia Botuese “KOHA”, Tiranë, 1999, f. 263-285:

10-vjetori i Masakrës Serbe të Paraqinit


OFICERËT SERBË VRASIN USHTARËT E VET NË GJUMË, - PËR T’UA HEDHUR FAJIN SHQIPTARËVE


Të mos harrohet si kanë vepruar serbët ndaj shqiptarëve
Srbin sam i srpsko sam dete,
pokvaren sam od glave do pete!
 (Serb jam dhe i birit serb me emër,
i prishur jam që nga koka deri në thembër)
(Nga një këngë popullore serbe)

       Meqë shpifjet e mjeteve serbe të informimit:“ për shpërnguljen e serbëve dhe të malaziasve me dhunë nga Kosova, për dhunimin e garave, të plakave e të murgeshave serbe nga ana e shqiptarëve, u bë tanimë bajate; oficerët katilë në Kazermën e Paraqinit, do ta shpikin një “argument” të fortë: bëjnë skenarin, dhe të maskuar me shamia të zeza në fytyrat e tyre prej bishash të tërbuara, më datën 3 shtator 1987, në ora 3 të mëngjesit, futen në fjetoret Nr. 41 e 42 dhe vrasin ushtarët e shënjuar paraprakisht, nga çdo Republikë nga një: për ta bindur Vendin dhe Botën, kinse „ për atentatin e shqiptarëve mbi Jugosllavinë „!!!- për ta ndërsyer ushtrinë dhe policinë kundër shqiptarëve dhe kundër Institucioneve të Krahinës së Kosovës.
       Me atë rast u vranë në gjumë katër ushtarë: Safet Durakoviç, Sergjan Simiç, Goran Beliç dhe Nazim Gjanoviç. Ndërkaq u plagosën ushtarët: Ante Jezhiç, Nexhip Mehmetoviç, Andrej Preshern, Petar Gjekiç, Huso Kovaçeviç dhe Nazif Axhoviç.
       Pastaj e rrëmbejnë nga gjumi i pafajshëm ushtarin shqiptar nga Prizreni, tash Dëshmor i Popullit, Aziz Kelmendi, e qesin aty afër në mal dhe e pushkatojnë, kinse „ në arrati e sipër pas krimit „!!!
       Pastaj poashtu i rrëmbejnë edhe shokët e Azizit të ndjerë dhe i burgosin, dhe pas torturash çnjerëzore, i dënojnë „ për ndihmë e pjesëmarrje në krim „!!!
Kështu e kanë serbianët: pa përfunduar mirë një gabim, shpërthejnë një skandal...
Gjykata Supreme II-K Nr. 98/88, datë 20 prill 1988 (sërish në emër të popullit!!), Kolegji në krye me gjeneral-majorin Mr. Vojisllav Shushunjar, ushtarëve tanë , krejtësisht të pafajshëm, jua shqiptoi këto dënime të pamerituara:
1      Abdyl Xhemil Alimani me 20 vjet burgim,
2      Rizah Xhakli me 20 vjet burgim,
3      Riza Alibashiqi me 14 vjet burgim,
4      Afrim Mehmeti me 13 vjet burgim,
5      Pajazit Aliu me 13 vjet burgim,
6      Shefqet Paçarizi me 7 vjet burgim dhe
7      Enver Behluli me 5 vjet burgim.
Gjithsej: 92 vjet burgim, - pa hak as hile!!!
--------------------------------------------------
Poashtu, brenda këtyre faqeve, në katër faqe pati shkruar edhe historiani Myftar Memia:
Në 30-vjetorin e lindjes dhe në 10-vjetorin e rënies
(15.1.1967-3.9.1987)

-Aziz Kelmendi- Dëshmor i Lirisë dhe i Pavarësisë të Kosovës-


Më 3 shtator 1987, UDB-ja jugosllave, në kazermën ushtarake të Paraqinit të Serbisë, zbatoi një nga segmentet e skenarit global antishqiptar serbo-sllavo-fashist për të akuzuar popullin shqiptar nën Jugosllavi, si armik të popujve sllavë.


Shkruan: Myftar Memia, historian


Për të shtypur me zjarr e me hekur vullnetin e popullit shqiptar nën Jugosllavi, dhe për t`i grabitur atij edhe autonominë e fituar me gjak e me sakrifica të jashtëzakonshme, me kushtetutën e 1974-së, antishqiptarët e tërbuar, me Sllobodan Millosheviqin në krye, sipas elaborateve të nacional-shovinistëve fashistë: Ilia Garashanini, Vasa Çubrilloviqi, Ivo Andriqi, Branisllav Nushiqi, dhe të Memorandumit fashist të Akademisë serbe të Shkencave e të Arteve, e etiketuan popullin shqiptar si iredent, separatist, kundërrevolucionar, dhunues, terrorist, shkatërrues i Jugosllavisë, armik i popujve sllavë etj.
Sipas skenarit të hartuar enkas, të programuar, nacionalistë-shovinistët serbomëdhenj, natën prishnin varrezat dhe gardhiqet serbo-malaziase, dhunonin femrat e mitura dhe plakat e murgeshat e veta, pederastonin edhe vetveten me shishe (!!!), bënin edhe krime të tjera monstruoze. Madje vrisnin në gjumë ose pas shpine edhe ushtarët e vet, shpërndanin fletushka propagandistike etj. etj. dhe propaganda e tyre shfrenuese shpifëse: radioja, televizioni, librat “e bardhë“, “të kaltër“ etj., për ato krime mafioze akuzonin popullin shqiptar, dhe duke u vërsulur kundër tij me egërsi të paparë i gjithë aparati shtetëror - policor.
Regjimi serb me anë të Shërbimit të fshehtë-UDB-së, në fillim të shtatorit 1987, organizoi dhe kreu një nga krimet më të shëmtuara në Kazermën Ushtarake të Paraqinit (në fjetoret Nr. 41 e 42). Oficerët e maskuar vranë njëherësh katër ushtarë sllavë - dhe plagosën pesë të tjerë, natën, në gjumë!
Këtë krim monstruoz ua veshën ushtarëve shqiptarë, dhe pikërisht djaloshit sypatrembur, Aziz Kelmendi, dhe shokëve të tij, të cilët shërbenin në atë repart dhe flinin në ato fjetore. Këtë krim e bënë serbomëdhenjtë, për ta ndezur stuhinë e urrejtjes e të hakmarrjes së të gjithë popujve sllavë në Jugosllavi dhe më gjerë, ndaj popullit shqiptar nën Jugosllavi, duke e propaganduar atë si armik e vrasës të sllavëve dhe si shkatërrues të Jugosllavisë. Kjo bëhej me pikësynim për t`i marrë grabitshëm autonominë Kosovës, si element konstituiv i Federatës, për ta shpërngulur kosovarin nga trojet e veta stërgjyshore dhe për të serbizuar Kosovën dhe viset tjera shqiptare.
Familja atdhetare Kelmendi në Prizren, e ëma Sala dhe i ati Sadiku, vëllezërit, Hajrizi, Isaku, Idrizi e Mesini, motrat, kunatat, të afërmit, shokët e miqtë e shumtë, po prisnin me padurim kthimin e Azizit në Kosovë, ku gacëronte e ziente si vullkani në shpërthim e sipër; por që këtë familje patriotike, si në qindra familje shqiptare të tjera- pllakosi zia.
Pilatët të vrasin natën dhe „ të qajnë „ ditën. UDB-ja për të fshehur duart e veta të përgjakura, ekzekutohu pa gjyq, një nga lulet e rinisë shqiptare, Aziz Kelmendin, të piketuar me kohë për karakterin e tij, i cili në mes të djalërisë studentore ishte shquar për studime, për zgjuarsi, dhe në demonstrata për guxim, trimëri dhe atdhetari. Madje për ta larguar nga Kosova, që shpërthente në demonstratat e stuhishme – e mobilizuan në ushtri, duke ia ndërprerë studimet universitare, si mijëra djelmoshave e vashave kosovare.
Dhjetë ditë para se ta kryente djaloshi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kufomën e tij të mbyllur në arkivol metalik (praktikë e njohur e serbomëdhenjve), të shoqëruar nga oficerët udbashë-mafiozë, ia dërgojnë familjes Kelmendi në Prizren, kinse për t`i shprehur ngushëllimet e Komandës për „ vetëvrasjen „ e Azizit dhe për ta varrosur me ceremoni ushtarake! Por, familja atdhetare Kelmendi, nuk ra në kurthin e UDB-së mafioze. Ajo nuk pranoi „ ngushëllimet „ e as ceremonitë pilateske, por me kurajë i akuzoi udbashët si vrasës pas shpine dhe i përzuri me urrejtje të thellë.
Regjimi terrorist-fashist i Beogradit, i egërsuar nga çjerrja e maskës, krimin e shëmtuar të Paraqinit e kualifikoi dhe e trumbetoi si akt të kryer me prapavi politike nga ushtarët shqiptarë, e konkretisht nga Aziz Kelmendi, në bashkëveprim me 8 bashkatdhetarë të tij: Riza Xhakli, Abdyl Xhemil Alimani, Afrim Mehmeti, Pajazit Aliu, Riza Alibashiqi, Shefqet Paçarizi, Enver Behluli dhe Islam Mahmuti, të cilët me akuzë të fabrikuar, pas katër muajsh torturash çnjerëzore, për të pranuar se kinse krimin e kishte kryer Aziz Kelmend i- u dënuan nga Gjykata Ushtarake e Nishit me 92 vjet burgim, sepse ata para trupit gjykues hodhën poshtë akuzën dhe pohimet e dhëna, nën tortura në hetuesi. Prandaj ata sot e asaj dite po torturohen në burgjet dhe qelizat e errëta serbo-sllave-fashiste të Beogradit.

----------------------------

Këtë që kam vërtetuar unë dhe historiani Myftar Memia, e kanë thënë edhe dëshmitarët që e kanë përjetuar masakrën e që kanë ngelur gjallë, apo të plagosur: kush do të mësojë këto të vërteta, le ta shfletojë shtypin jugosllav të asaj kohe: në shqipe, serbishte sllovenishte, maqedonishte...
Dhe pas nja një muaj e gjysmë, e takoj z. Hajrizin në rrugë në Prishtinë: asnjë fjalë për vizitën tonë, kurse në telefon kur e pata thirrur nga Zvicra, më pati thënë:
“E ku po ngelët Azizi pa e vra kurrkënd!?!”- kështu juristi i shkretë “mendon” se me gënjeshtra krijohet historia, pavarësisht që ai vetë na ka dhënë shënime me gojë dhe me shkrim, mua dhe Myftar Memisë- tek i cili edhe ka banuar në Shqipëri: Myftar Memia, Rr. Perlat Rexhepi, Pallati 5/1/1, Tirana e Re; tel. 00355/4/244931: të interesuarit le t’ia cingërojnë telefonin?
2. Vandalistët djegin flamurët e Dardanisë!!
“Shkaku”: thonë se na qenkësh flamur (personal) i Dr. Ibrahim Rugovës!!
Dhe kush?- pikërisht ata që kurrë nuk e kanë djegur asnjë flamur të pushtuesit serb!! Pikërisht ata të cilët nuk e duan as pavarësinë e Kosovës me në krye Kryetarin Dr. Ibrahim Rugova!!
“Festa e 28 Nëntorit për secilin shqiptar zgjon ndjenja krenarie për një të kaluar të lavdishme larë me gjakun e popullit tonë e gjithashtu duke koincidencuar me ditëlindjen e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, po edhe e legjendës së ditëve tona, Adem Jasharit, birit të Jasharajve që me të madh e të vogël u shkrinë  për tokën e Kosovës, papritmas në ekran shohim një grup “çakejsh” duke djegur flamujt e “Dardanisë” ideuar nga një bir Kosove, i cili ka dhënë shumë për të, bile edhe shëndetin e mbase edhe ...” - (Shaban PERAJ).


(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora