E marte, 05.11.2024, 10:39 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Antinjerëzori më mizori - Salih Kabashi: Festë për heroinën e Vatikanit?

E shtune, 02.01.2010, 06:59 PM


Kadri Mani

ANTINJERNJERËZORI MË MIZORI

Antinjerëzori më mizori
na e nxiu Vitin e Ri 2010
Salih Kabashi dashi-mëzori
o t’u nxiftë jeta përjetë!

nuk të shqita nga korniza
që të ruhet origjinali
o shpirtzi t’u thaftë kërthiza
t’mbuloftë turpi djalëpasdjali!

dhe për ty është lutur shenjtëresha
o i biri i Mavrisë
vëllai yt Gjergji i ka thurur vjersha
pse ia bëre qejfin Serbisë!?

po ti qenke alamet myslimani
që na bën  përçarje kombëtare
o shejtan dhe një biçim insani
rrondokop bëfsh veten batare!

Po si denigrohet Nënë Tereza?
po si nuk të pëlqyeka Nobeli?
ty t’mbuloftë turpi ndër breza!
ty t’mbuloftë turpi prej gabeli!

o plangprishës nga nënura
prej nga vie duhmë mutcihane
prej nga vie duhmë mutesdhurra
ty t’mbuloftë turpi hanadane!

ison ta mbajti Albertino Rakipi
njëri nga puthabythët e Greqisë
tash jeni t’njëjtë origjinali-kipci
tradhtia polli dy bij të Mavrisë!!

________________

Festë për heroinën e Vatikanit?

Nga Salih Kabashi

Në fund të vitit 2008, Papa e kishte suprimuar ligjin sipas të cilit procesi i beatifikimit (lumturimit, lumnimit), mund të fillojë vetëm pesë vjet nga vdekja. Procedura e shpalljes ‘e lumturuar’ për Gonxhe Bojaxhiun filloi në korrik 1999, ndërsa në gusht 2009 ishte kryer faza e parë e atij procesi. Shpallja “e bekuar” konsiderohet si kurorëzim në 25 vjetorin epontifikatit të Gjon Palit II. Ky i fundit e kishte vlerësuar shumë punën e Nënë Terezës. Në Vatikan pat arritur edhe Motra Nirmana. Kjo e ka zëvendësuar Terezën në krye të Misionareve të Urdhrit të Dashurisë. Që dikush të shpallet i bekuar nga Papa dhe nga kisha katolike e Vatikanit, kandidati duhet domosdo të ketë bërë ndonjë mrekulli. Vatikani i ka njohur Nënë Terezës si një mrekullibërje: një indianeje të sëmurë i kishin vënë mbi stomak foton esaj dhe ajo, hop, ishte shëruar! Medicina nuk ka mundur ta shpjegojë këtë.
Ka dy muaj që Kisha Katolike e Kosovës ka filluar përgatitjet që viti 2010-të të mos jetë festë vetëm e komunitetit të vogël katolik shqiptar, të cilit Nënë Tereza i takon faktikisht. Festën e 100 vjetorit të lindjes së saj, ajo do ta bëjë festë sa më të madhe jo vetëm për Kosovën, po edhe për të gjithë shqiptarët. Nënë Tereza nuk ka qenë më shumë se dy herë në Kosovë e Shqipëri. Ardhja e saj ka qenë e karakterit fetar, ndërsa më 1989 ajo ishte pritur edhe nga udhëheqësi komunist Ramiz Alia. Me atë rast kishte vajtur te Varrezat e Dëshmorëve dhe ishte kërrusur mbi mermerin e prijësit shumëvjeçar komunist Enver Hoxha, ku kishte vënë edhe një kurorë lulesh. Asokohe, ende nuk ishte aq karakteristik demonizimii  sundimtarëve komunistë dhe i regjimeve të tyre. Bile mund të thuhet se prijësit katolikë në vendet komuniste bashkëjetonin të lumtur në parajsën komuniste. Në Shqipëri dihet se të gjitha fetë ishin të ndaluara. Ish-Jugosllavia e Titos nuk kishte marrë masa të tilla kundër fesë. Katolikët shqiptarë të Kosovës ishin të lirë në ushtrimin e fesë së tyre, siç ishint ë lirë edhe ortodoksët serbë e malazezë dhe besimtarët islamë nga radhët e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, etj. Ajo liri natyrisht se kishte limitet e saj. Komunizmi jugosllav vendoste mbi gjithçka që konsideronte se mund t’i dilte nga kontrolli. Dihet se nga 1990-ta e këndej erdhi çlirimi nga diktaturat komuniste. Edhe në Shqipëri rasistemi komunist dhe bashkë me liritë e tjera, në demokracinë e instaluar, u hapën edhe shtigjet e lirive fetare.
Vetëm në Kosovë ndodhi diçka që nuk ishte në frymën e ndryshimeve të mëdha demokratike për të gjitha vendet e tjera të Evropës Lindore. Kosova, në vend të lirisë dhe demokracisë, ra nën pushtimin klasik. Të tri fetë në Kosovë, tani, po jetonin në kushte të tjera. Kisha ortodokse ishte edhe feja e sundimtarit serb dhe si e tillë ajo ishte kryesorja,e favorizuara. Ishte kisha që më shumë se me gjithçka tjetër merrej me politikë. Ajo orientonte, nxiste dhe intensifikonte veprimet antishqiptare. Ajo, sikurse edhe politika shtetërore zyrtare e Serbisë,duke dashur t’i përçante, shqiptarët i diferencoi në shqiptarë të ndershëm dhe shqiptarë të pandershëm- armiq të Serbisë dhe të Jugosllavisë. Jo vetëm kaq. Serbia si shtet, bashkë me kishën ortodokse serbe edhe me deklarime edhe me veprime,donte të tregonte se cilët shqiptarë të cilës fe ishin më të pranueshëm për të, edhe pse dihet dhe është dëshmuar se ata në fund të fundit nuk duan asnjë shqiptar. Shqiptarët e besimiti slam u shpallën haptas armiq të shtetit dhe konform kësaj edhe u trajtuan. Më saktë -u keqtrajtuan. Edhe më saktë – u terrorizuan. Në fund, gjatë luftës së fundit, ata edhe u masakruan: serbët vranë shumë hoxhallarë dhe pothuajse nuk lanë kund xhami a teqe pa djegure rrënuar. Nuk u prek asnjë kishë. Ortodokse jo se jo, po,çuditërisht ose jo - as katolike! Thika çetnike serbe bënte kryqe mbi lëkurën e shqiptarëve parase t’i vriste ata në mënyrat më mizore e të pakapshme nga mendja njerëzore. Hileja serbe për të vrarë shqiptarë muslimanë dhe për të “kursyer” ata katolikë, për të rrënuar e djegur të gjitha xhamitë e teqetë dhe për të lënë të paprekura të gjitha kishat, pos të tjerash është në origjinë të diçkaje që më së buti mund të quhet e çuditshme. Kështu vite me radhë, nga një pjesë e klerit katolik, bëhen përpjekje agresive (qesharake njëkohësisht) dhe gati-gati thirrje, herë të hapura herë me gjysmë zëri, që shqiptarët e besimit islam të braktisin fenë e tyre dhe të kthehen nën hyqmin e kryqit katolik! Kjo ta merrmendja se është e pamundshme. Këtë e ka thënë edhe Volteri, i cili shprehej se fetë janë më të qëndrueshme se perandoritë.
Në kontekst të këtij agresiviteti është edhe përpjekja që përmes 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës ndër shqiptarët të mbillet njëfarësoj “patriotizmikatolik”, krejtësisht arkaik dhe absurd. Kësaj i kanë paraprirë edhe këmbënguljet jokulturore, raciste, fashiste dhe krejtësisht joshkencore për të ndërtuar e rindërtuar, shpikur e shpifur heronj kombëtarë dhe kontekste historike mbi baza fetare. Kështu në 100 vjetorin e plakës imcakenga Kalkuta nuk do të ishte e tepërt të thuhet, pa dashur që t’iprishim askujt festën, se Nënë Tereza mund të ishte e madhe për botën, por për Kosovën e shqiptarët, në fakt për historinëe tyre roli i saj është zero. 


(Vota: 29 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora