E shtune, 05.10.2024, 10:55 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Të gjithë kundërshtarët e Dr. Rugovës, ose janë armiq ose budallenj

E hene, 14.12.2009, 10:58 PM


Dr. Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Dr. Ibrahim Rugova 1944 - 2006
TË GJITHË KUNDËRSHTARËT E DR. RUGOVËS, OSE JANË ARMIQ OSE BUDALLENJ

Nga Kadri Mani

Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!

Por është e mjaftueshme vetëm të cek faktin sesa konfliktualë me vetveten jemi ne shqiptarët, sa të zgjuar dhe të aftë jemi ta mohojmë vetëveten e të ngjizemi pas të huajit. Ky ves i keq na ka lanë ndoshta 100 vjet prapa popujve dhe kombeve të tjerë të rajonit tonë. Por që kjo periudhë e zezë të marrë fund e të mos zgjasë më, ndoshta ka ardhur koha që të kthehemi me vendosmëri te ajo që quhet politikë dhe mendim i sinqetë, i lirë, demokratik dhe parimor. Ndshta ka ardhur koha që kur 10 herë në ditë përmendim parimet e Rugovës, të "mos e vjedhim" më atë, të mos ia fshehim autorësinë, ose së paku të mos vazhdojmë zyrarisht që ta lëmë vetëm pronë e zemrave të shqiptarëve. Ai praktikisht është pronë më së pari e qeverisë, sepse i ka lënë asaj trashëgiminë e drejtmit të shtetit. Ndaj duhet trajtuar si i tillë, ndryshe e nesërmja do ta gjykojë ashpër Prishtinën zyrtare të sotme. 

(Enver Bytyçi)


Biografia

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.

Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.

Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.

Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas përfundimit të luftës.

Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.

Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë. 

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).

 

Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit

 

Isabela Çoçoli 
Zëri i Amerikës
08-11-2009

Në verën e vitit 1989, para rënies së Murit të Berlinit, ishte muzika e një artisti amerikan që konkuronete në krye të listës me këngët më të mira në Gjermaninë Perëndimore.  David Hasselhoff  ishte i mirënjohur në Shtetet e Bashkuara për serialet televizive “Knight Rider” dhe “Baywatch”, por në Gjermani ishte kënga  “Looking for Freedom”, “Kërkoj liri”, që e bëri atë të famshëm.

Kënga ishte një version i hitit gjerman të viteve 70-të "Auf Der Strasse Nach Suden", “Liria” dhe me ndryshimin e pejsazhit politik në Evropë, gjermanët e bënë atë këngën e tyre.  Pothuajse brenda natës, kënga u bë hit dhe qendroi në vend të parë për 8 javë radhazi. Hasselhoff kishte qënë disa herë në Berlinin Lindor para rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989. Tani, pas 20 vjetësh, ai kujton bisedat me njerëzit në rrugët e Berlinit Lindor.

"I pyeta ‘Si më njihni?’.  Ata më thoshin 'David Hasselhoff, David Hasselhoff, dua të kem firmën tënde’.  Pa tjetër, por si më njihni?  Nga filmi Knight Rider, makina që flet?  Ata më ngulën sytë si të isha i çmendur.  ‘Makina që flet’? ‘ Jo. Ne të njohim si njeriu që këndon për lirinë’, më thanë.  Iu bëra  anjë pyetje tjetër: ‘A keni qënë ndonjëherë në Berlinin Perëndimor’?  Ata thanë jo.  ‘A mendoni se do të shkoni ndonjëherë atje’?  Ata u përgjegjën ‘Jo’.  A mendoni se do të shkoni ndonjëherë?, vazhdova.  Ata thanë: ‘Ndoshata jo.  Jo sa të jemi gjallë".

Kur Muri i Berlinit ra, një ndjenjë e fuqishme e shtyu Hasselhoff-in të merrte pjesë në festimet dhe për kënaqësinë e tij të papërshkruar ai u ftua të merrte pjesë në koncertin e vitit të ri.  

“Vetëm nëse këndoj tek Muri”, iu përgjegj ai ftesës.  Dhe kërkesa e tij u pranua.

Hasselhoff këndoi himnin e tij të lirisë i hipur në pjesën e Murit që kishte mbetur pranë Portës së Brandenburg-ut, një imazh që shumë ende e mbajnë mend nga festimet e atij viti të ri.  Ai shkoi edhe në Berlinin Lindor për koncertin e vitit të ri. Ai thotë:

"Ngava makinën për 35 minuta deri në Berlinin Perëndimor dhe shkova në studio.   Ajo ishte e mrekullueshme, me dritat, skenën dhe kamerat më të bukura, por jashtë pejsazhi i ngjante atij të Luftës së Dytë Botërore.  Ende kishte shënja plumbash nëpër mure, gropa në rrugë.  Në qytet binte shi acid.  Ushqimi ishe i keq.  Atyre u duhej të prisnin dy vjet për të vënë telefon në shtëpi.  Ju duhej të prisnin 10 vjet për të pasur makinë”.

Hasselhoff ka mjaft suvenire nga ajo kohë dhe tani me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ai ndodhet atje.  Kur mbëriti në Gjermani më 4 nëntor, u prit nga dashamirësit e tij entuziastë në aeroport dhe në hotel që këndonin këngën e tij “Looking for Freedom”.  //mm//

E aktualizuam Murin e Barlinit, për t’i përgënjeshtuar donkishitët e sançopançot e atëhershëm e të sotëm:

„Ky është një vendim që shpreh tendencat e qarqeve sunduese të Bonit për t`u vënë vizë marrëveshjeve të Postdamit dhe marrëveshjeve të tjera të përfunduara pas luftës së dytë botërore lidhur me çështjen gjermane, për të revizionuar e ndryshuar kufijtë e pasluftës në interes të planeve të veta ekspansioniste, duke filluar me aneksionimin de fakto të Berlinit Perëndimor, pastaj me gllabërimin e RD. Gjermane“.

Nga artikulli i sharlatanit Tafil Duraku, shkëputëm këtë pasus:

“Dhe, shikuar realisht, shumica prej tyre kanë mbajtur qëndrim të drejtë karshi veprimtarisë “kombëtare” të Dr. Ibrahim Rugovës&Co (si, Paskal Milo, Rexhep Qosja, Sabri Godo, Behxhet Shala, Mehmet Bislimi, Sheradin Berisha, etj.), por, ka pasur dhe ka të atillë që Ibrahim Titën e tyre të dashur (si, Sali Berisha, Sabri Hamiti, Kadri (Os)Mani, Pal Shtufi, Xhavit Beqiri, Kujtim M. Shala, Selim Hasanaj, Agim Gashi, etj.), kanë dashur, deshën dhe duan, madje, me çdo kusht, ta bëjnë, siç thonë ata, “patriot shqiptar”, dhe duan ta vënë në krye të të gjitha Lëvizjeve shqiptare dhe në krye të të gjithë patriotëve të vërtetë shqiptarë, siç i ka mësuar, porositur e stimuluar Tito i tyre i dashur “shqiptar”...”-  dhe që nuk janë ata shumica e ne pakica, por krejtësisht anasjelltas, po i radhisim poetët tanë naga libri SIMFONIA E DARDANISË, Prishtinë, 2006, f. 175, nga PËRMBAJTJA: S. Gashi, A. Podtimja, S. Kamberaj, S. Zogaj, M. Gojani, M. Haziri, H. Vokshi, M. Berisha, S. Rrustemi, N. Ukaj, Sh. Dibrani, P. B. Geci, Sh, H, Shkoza, Q. Rrushaj, A. Alidemaj, Rr. Berisha, D. Behluli, A. Bozaxhi, Sh. Dema, E. I. Berisha, H. Zymberi, Julia Gjika, A. R. Berisha, Y. Llugaliu, E. Koliqi, I. Gani, A. Desku, A. Mataj, Z. Elezi, I. Hebibi, J. Kelmendi, M. Thaçi, M. Sejdiu, N. Çitaku, N. Osmani, N. Rudari, Në Sulça, P. P. Wiplinger, S. Krasniqi, H. Alishani, F. Duraku, R. Asllani, R. Bojaj, H. Vitija, A. Dragusha, B. Rashica, B. Blakçori, D. Z. Buzhala, I. Rexhaj, H. H. Fazlija, Q. Rexhepi, S. Doda, U. Tugjevci, Sh. Vishaj, Z. M. Ukaj, H. Rdenica, M. Llapashtica, Sh. Berisha, V. Veliu, Xh. Pireva, I. Rudari, M. Krasniqi, M. Kryeziu, S. Rexhepi, S. Fejza, B. Sefaj= 66 poet, hej! Edhe sa nuk janë përfshi dhe edhe sa i thurin këngë lavdije pa qenë poetë, si puna ime:

 

 

Kadri Mani

 

Don Kishtota Sanço Pança

Jua ka ngrënë qulin maca!

Pjesën tjetër tok me dacin

Ejani në vete sytë ju plaçin!

Në ditë pazari ju u marrofshi

Kurrë në jetë mos u gëzofshi

Po përse dolët ju kundër lirisë?

Po pse ia bëni qejfin Serbisë!?

A keni pirë t’nënës kuslloshtër?

Po si u bërët ju kaq të poshtër!?

Edhe u bërët ju si fort stalinistë

Që të dukeni tërësisht të pistë!

 

Lexoni e (mos) Besoni)

Opinion

DY ANËT “PATRIOTIKE” TË DR. IBRAHIM RUGOVËS

Publikuar më 27 korrik, 2009 në: http://www.albaniapress.com

           

Me dhjetëra herë kemi shkruar për anët dhe tehet “patriotike” të “presidentit” histe(o)rik, Dr. Ibrahim Rugova dhe të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, udbasho-kosistë, si dhe për “patriotizmin” e tyre.

 

Nga Tafil Duraku 

 

 

Madje, më 15. 6. 1998, në vlugun e luftës së UÇK-së, për skandalet e njëpasnjëshme “patriotike” e “kombëtare”, “presidentit” Rugova i kemi dërguar letrën e hapur me titull “Kush ia mbron shpinën Serbisë?”... Dhe, fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet e inteligjencës kombëtare shqiptare për ta kthyer punën e tij dhe të stafit të tij “patrirotik” e “kombëtar” në të mirë të kombit dhe të Atdheut shqiptar kanë qenë të kota, sidomos, pas daljes në skenë të UÇK-së... Dhe, fatkeqësisht, krejt në fund, si pasojë e veprimtarisë së tij “patriotike” e “kombëtare” dhe të stafit të tij të papërmirësueshëm “shqiptaro”-titist, doli në dritë “kosovarizmi” i tij kundërshqiptar, i cili, shqiptarët dhe Shqipërinë, po i çon në pus pa fund, si ide “largpamëse” e “patriotike” e “shqiptaro”-titistëve të kuqë hugosllavë...

 

Për anët “patriotike” e “kombëtare” të tij kanë shkruar edhe shumë pena të tjera, të njohura, shqiptare, si dhe “patriotë të tjerë shqiptarë”. Dhe, shikuar realisht, shumica prej tyre kanë mbajtur qëndrim të drejtë karshi veprimtarisë “kombëtare” të Dr. Ibrahim Rugovës&Co (si, Paskal Milo, Rexhep Qosja, Sabri Godo, Behxhet Shala, Mehmet Bislimi, Sheradin Berisha, etj.), por, ka pasur dhe ka të atillë që Ibrahim Titën e tyre të dashur (si, Sali Berisha, Sabri Hamiti, Kadri (Os)Mani, Pal Shtufi, Xhavit Beqiri, Kujtim M. Shala, Selim Hasanaj, Agim Gashi, etj.), kanë dashur, deshën dhe duan, madje, me çdo kusht, ta bëjnë, siç thonë ata, “patriot shqiptar”, dhe duan ta vënë në krye të të gjitha Lëvizjeve shqiptare dhe në krye të të gjithë patriotëve të vërtetë shqiptarë, siç i ka mësuar, porositur e stimuluar Tito i tyre i dashur “shqiptar”...

 

Pos sharjeve, fyerjeve e shantazheve të mirëorganizuara, sekrete e publike, që i ka bërë në kurriz të UÇK-së dhe në kurriz të luftës së saj, si dhe në kurriz të luftëtarëve të saj e të Shqipërisë-SHQIPËRI, ‘prijësi’ histe(o)rik i “shqiptarëve”, e bëri ushtrinë e tij “patriotike”, të quajtur FARK, dhe, më vonë e emërtoi “UÇK” – për t’ia marrë primatin ushtrisë më të lavdishme shqiptare, deri në ditët e sotme, dhe, për ta minuar atë nga brenda. Po, si do ia merrte primatin dhe si do e shantazhonte kulmërisht luftën e drejtë të UÇK-së, “kryepatrioti”dhe “presidenti” Dr. Ibrahim Rugova&Co?!... Në këtë kuptim, ai, do dinte të shndërrohej, siç ishte realisht, në thikë me dy teha “shqiptarë”, që quhen: njëri teh – LKJ, e, tjetri – LDK, e, mandej, në emër të “UÇK-së”, do ta ftonte popullin shqiptar që të dezertonte i tëri dhe ta priste në fyt ushtrinë e tij të dalë nga vetë populli – UÇK-në shqiptare, gjë që e dëshmon pamfleti i botuar në librin me kujtime, të autorit Ali Jakupi, PRANVERA ’99 (Fragmente jete për një ditar), botoi Libri Shkollor, Prishtinë 2009, fq. 33-34, i cili i referohet datës “26. 03. 1999 (e premte)”, në të cilin shkruan, citojmë:

 

“UÇK

Bashkatdhetarë të dashur

 

Ju ftojmë që përkohësisht të evakuoheni nga territoret e rrezikuara të Republikës së Kosovës, sepse në vazhdim e sipër është ofensiva e madhe e forcave okupuese serbe në Republikën tonë të Kosovës. Ne nuk mund t’ju mbrojmë. Këte nuk mund ta bëjë as Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 

Duhet të shpëtojmë popullsinë tonë dhe jetën tonë. Prandaj, nisuni menjëherë në drejtim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

 

Kemi kërkuar që në qërimin e hesapeve me pushtetin okupues serb të na ndihmojnë forcat e NATO-s. Ketë ndihmë ne e kemi fituar. Megjithate, forcat okupuese serbe janë në tërë territorin e Kosovës, janë nisur në ofensivë të madhe. Forcat e UÇK-së nuk janë në gjendje që t’ju ofrojnë rezistencë dhe të mbrojnë populli shqiptar.

 

I ftojmë të gjithë shqiptarët, të cilët janë të rrezikuar nga sulmi i forcave okupuese serbe që të evakuohen përkohësisht në drejtim të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ibrahim Rugova”

 

Ju lutem, lexojeni me vëmendje këtë pamflet antishqiptar dhe antiUÇKist të “presidentit” histe(o)rik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova&Co dhe do të bindeni plotësisht për “atdhetarizmën” e tij prej “shqiptaro”-titisti të rafinuar udbasho-kosist, të përbetuar e të përvëluar “shqiptar”!... Ai, në vend që ta thërrasë popullin shqiptar dhe bijtë e bijat e tij që t’i dalin krahë UÇK-së së lavdishme shqiptare dhe të kyçen në radhët e saj, e, besa, edhe vetë të dalë në ballë të popullit që i printe, në marrëveshje me deputetët e përjetshëm federativë jugosllavë “shqiptaro”-titistë, shndërrohet në telall të pushtuesit serbosllavomadh dhe thërret popullin shqiptar që të ikën, t’ia mbathë me të katra për në Maqedoni e në Shqipëri... (Bah!)...

 

Prandaj, përpjekjet për ta arsyetuar veprimtarinë e tij kundëshqiptare dhe kundërUÇKiste, janë tepër të kota, kur dihet mirëfilli se ai qe një aleat besnik i Milosheviçit, kur dihet se atë dhe suitën e tij, kudo, i siguronte UDB-a “shqiptare” e KOS-i jugosllav dhe forca tjera shtesë të atij sigurimi kundërshqiptar... Prandaj, këtu, del sheshit përpjekja djallëzore e Dr. Ibrahim Rugovës dhe bandave të organizuara “instiutucionale” e “shtetërore”të tij, deri në ditët e sotme. Madje, edhe sot luftohet pa mëshirë, për ta pastruar FSK-në nga elementi më i shëndetshëm shqiptar i UÇK-së...

 

E shkruan pamfletin dhe e hedh nëpër rrugët e Prishtinës me anë të policisë së vet sekrete, e cila edhe sot është në pozita të larta “institucionale” e “shtetërore”, për të bërë veprim të dyfishtë, edhe kundërUÇKist, edhe kundërshqiptar, dhe, për ta arsyetuar veprimin(ë) e tij se kinse pamfleti është shkuar në emër të tij dhe është shpërndarë nëpër qytet nga policia serbe, gjë që nuk qëndron, as është fare e vërtetë dhe nuk është fare afër mendsh, prandaj, edhe nuk qëndrojnë “dëshmitë” e ndonjë “dëshmitari” ibrahimrugovist, si “S. A. etj.”, se, kinse, i kanë parë policët duke e shpërndarë atë (pamfletin, pra), rreth “orës 19:00”. Dokrrat e tilla nuk pinë ujë më te shqiptarët.

 

Prandaj, çfarëdo përpjekjesh për ta rehabilituar tradhtinë e Dr. Ibrahim Rugovës dhe bandave të tij të kuqe, “shqiptaro”-titiste, është tepër e kotë, siç janë tepër të kota përpjekjet tjera djallëzore të Sali Berishës për ta rehabilituar tradhtinë që ua ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë, “mbreti” Ahmet Zogu. Me një vështrim të thjeshtë historik, shoqëror e qytetar, shqiptar e Atdhetar, të dy dalin “kryepatriotë” dhe kryetradhtarë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si dhe të interesave të tyre, tok me aleatin më të zëshëm të tyre – Sali Berishë Fazliçin&Co.

 

Do shtuar këtu se “presidenti” hist(e)orik i “Republikës së Kosovës”, në përpjekjet e tij djallëzore dhe kundërUÇKiste e kishte mbështetjen e parezervë të të gjithë “shqiptaro”-titistëve të kuqë udbasho-kosistë jugosllavë me deputetësi federative dhe aleatëve të tyre në Tiranë, dhe, ai pamflet është edhe një dëshmi tjetër, shtesë, se qëllimi i tij final ka qenë që edhe popullin shqiptar ta kthejë kundër ushtrisë së tij, kundër UÇK-së, dhe kundër luftës për Liri e për SHQIPËRI, dhe, për Bashkim kombëtar, që UÇK-në ta fshijnë nga faqja e dheut forcat pushtuese serbe, sepse, vetëm atëherë do merrte frymë lirshëm ambasadori serb në Prishtinë, Dr. Ibrahim Rugova dhe sojesorollapi i tij “patriotik”(!)...

 

Shikuar urtësisht, nuk është vështirë të shihen dy tehet e një thike “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë udbasho-kosistë jugosllavë, të quajtura LKJ-LDK, sepse, ato dy tehe, aleancat e “presidentit” histe(o)rik të “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugova me Milosheviçin, na dalin edhe më të zeza dhe më kundërshqiptare sesa aleancat e “mbretit” Ahmet Zogu me Nikolla Pashiçin, prandaj, përpjekjet për t’i nxjerrë nga tradhtia ata “burra të mirë” ‘shqiptarë’ janë plotësisht të kota...

 

Ka edhe shumë anë të tjera “patriotike”, të Dr. Ibrahim Rugovës&Co, që duhen hulumtuar e studiuar në nivel kombëtar shqiptar, si në pikëpamje historike, shoqërore e shkencore, ashtu, edhe në pikëpamje të një filozofie pragmatike shqiptare, për t’i shuar dhe për t’i zhbërë përgjithmonë praktikat e pamira dhe demagogjike të “shqiptaro”-titistëve të kuqë dhe të përbetuar jugosllavë, si dhe ato të aleatëve të tyre saliberishistë, në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Podgoricë e Preshevë... Sa më herët të zhbëhen ato praktika demagogjike kulmore “shqiptare”, aq më mirë do jetë për shqiptarët e pasardhësit e tyre dhe për Shqipërinë e tyre – SHQIPËRI.

 

Pamfleti në fjalë është edhe një nga dëshmitë parësore për tradhtinë që e ka bërë Dr. Ibrahim Rugova në kurriz të UÇK-s dhe të luftëtarëve të saj shqiptarë, si dhe në vazhdën e udhës së tij “patriotike”, e cila është shndërruar në një lukuni të paparë antiUÇK, kundër njerëzve më meritorë uçëkëistë, të cilët do duhej të jenë në ballë të të gjitha proceseve të zhvillimit të mëtejmë të saj, deri në shkrirjen e saj të plotë në Ushtrinë shqiptare.

 

Burojë, më 27 korrik 2009

 

E VËRTETA MARKSISTE-LENINISTE DO TË TRIUMFOJË MBI REVIZIONIZMIN“ f. 94-98; si dhe te libri im me publicistikë, Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Tiranë, 1999, f. 428.

 



(Vota: 12 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora