E diele, 28.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Selatin Fazliu – I biri i Ilaz Agës

E shtune, 12.06.2010, 05:46 PM


SELATIN FAZLIU- I BIRI I ILAZ AGËS

(13.2.1943)

 

O tek len dielli e praron hana

Selatin Fazli-o ma nuk ban nana!

 

Krejt armiqve po ju dilte hakut

Ka hedh bombën n’gjyqin e qarkut!

 

N’gjygj të qarkut n’mjedis t’Prishtinës

O ç’po tmerrohen-o shkiet e shkinës!

 

Shumë janë vra e shumë janë plagosë

Pse Kosovën kishin ardhë me sosë!

 

Kish nëntë vjet-o edhe shtatë mu’j

Kur ndjeu bota edhe bëri burbujë!

 

Fort t’uritur e ju kish hyrë terpia

Por ç’po i vert-o Selatin  Fazlia!

 

E shumëkujt then dhëmbë e dhëmballë

O gjini nënës-o po i qoftë hallall!

 

Trim i rrallë-o dhe bir i hallalit

Ka shqiponjën në plis të ballit!

 

I kish dhanë zoti një forcë takati

Ka shqiponjën në ngjyrë dukati!

 

Asht një ballist-o e bir ballisti

Ia luante nënën çdo komunisti!

 

Trim petrit-o burri i Kosovës

Dora e djathtë e Ibrahim Rugovës!

 

Selatini shpon-o ku s’shpon turjela

Ik-o në Zarë e shkon te Josip Rela!

 

Josip Rela-o fort mirë e ka prit

E ka marrë-o bre bir në shpirt!

 

Edhe mbiemrin-o ia ka ndërrue

Për me ruejt e për me e shpëtue!

 

Edhe sa mirë që e ka edukue

Nëpër shkolla fill e paska çue!

 

Dhe Selatini punën e vet trashi

I kishte dhënë gji-o Hajrije Gashi!

 

Hajrije Gashi bre-o prej Mramori

Kokë për kokë-o çdo gjak e nxori!

 

O Nënë Hajrija-o po i jepte musht

Shumë me plumb më fort me grush!

 

Kish nëntë vëllezër edhe tri motra

O i lumi populli dhe e lumja votra!

 

Tribun Ilaz Agën stoliste bujaria

Pinjoll identik del Selatin Fazlia!

 

Selatini ka gocë ka edhe dy çuna

S’i ndalë rrebeshi s’i ndalë furtuna!

 

Nuk vajtojmë as nuk derdhim lot

O Edi Fazliun-o ne e kemi pilot!

 

O me seriozitet e kurrë me hajgare

Përparim Fazliu n’ushtrinë Çlirimtare!

 

Trim tribun-o bre i shqiptarisë

Sa fort zemër i ka dhënë rinisë!

 

O edhe sot më datën tre qershor

Me akuzë kanë ardhë do hamshorë!

 

E po kërkonin-o bre dëmshpërblim

Por Selatini n’sallë jua dha një mësim!

 

O bijëve t’krimit-o të Graçanicës

Iu vjen hakësh stërnipi i Galicës!

 

O nuk mjekohen ata nga kompleksi

Po gjejnë përkrahje dhe nga Eulex-i!

 

Minjtë e fushës këlyshët e arushës

Ia dhanë flakën katundit Krushës!

 

Dhe banë masakra n’fshatin Reçak

Wiliem Woker-i po ju merrete hak!

 

Oj Serbi-o moj shtriga plakë

Tanë Kosovën e dogje flakë!

 

Ik ushtria pushtuese barbare

Vjen ushtria jonë-o çlirimtare!

 

O po sa keq-o paskan ba llogaritë

I madhi zot-o jua plastë të dy sytë!

 

E do të marrin edhe tjera mësime

Ardhacakët që vijnë për votime!

 

O shkoni edhe ikni hupni kahdo

O se Kosova-o ma nuk ju duro!

 

Shkon një pushtues edhe tjetri vjen

Kështu do ta pësojnë-o denbabaden!

 

Edhe sot-o jemë në gjendje kritike

Po s’e bërëm sot Shqipërinë etnike!

 

Ta marrë vesh-o Parisi e Londra

O se shqiptarët-o nuk janë lodra!

 

3 qershor 2010



(Vota: 50 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora