E diele, 13.10.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Hop- Rrondokop!

E enjte, 08.04.2010, 09:57 PM


Kozerì

 

Hop- Rrondokop!

 

Nga Kadri Mani

 

U pa edhe njëherë në pasqyrë: imcak, burracak, frikacak, mburracak dhe rrenacak-pesë herë- cak!!!

Bashkëvendësit e tij me karakter,shtathedhur, e qesin hapin rrafsh një shtizë bajraku!- pritni pak: si pati thënë dhelpra kur nuk e arriti dot rrushin?- a po! Është i thartë e më pihen dhëmbët, nuk e, dua nuk e dua!! E po si i thonë asaj fjalës: mos bëj hop pa e kapërcyer gardhin!?  E si të mos bëj „ hop „ e –rrondokop!

Kështu po, se ata malokët e dreqit, ata shpellorët e pakulturë, ata çeçenët që kërkojnë luftë e çlirim: m`i dinë që të gjitha paudhësitë dhe poshtërsitë e mia, kam dështuar në politikë, e tash i kritikoj shokët e mi të cilët s`kanë dështuar!-kam tentuar t`i dhunoj nxënëset e mia!- edhe këtë e dinë dhe nuk do ta heshtin herëdokur... Atëherë i vetmi shpëtim të shkoj te sivëllezërit e mi, duke e shpallur veten shumicë!! – vlonjate jemi!!!

Tash, të gjitha ato të pabërat e mia në Veri, paraprakisht mund të konsiderohen shpifje e ndasi krahinore, vetëm pse unë i përkrahë vëllezërit tanë të Jugut- tash na duhen edhe do fakte: t`i numërojmë një për një shkrimtarët e Jugut, dhe kushdo që na akuzon neve sot, doemos i kritikon edhe rilindësit tanë!!- çdo gjë mund të vihet në binarë politikë!!- dhe ne të akuzuarit, dalim- akuzues!!

I fshini e i fërkoi duart, sikur pas një pazari fitimprurës... Ua hodha malokë ve të Berishës!! Po ama edhe Mark Krasniqin e kemi kundërshtar dhe ai si akademik, është kokërr e madhe dhe e pakapërdieshme: ta shpallim kryetar nderi të ndonjë shoqate e, pa bërë shumë llafe- ta helmojmë me kafe!? Për këtë ata qerratenjtë e PPSH-së kanë përvojë, vetëm unë t`ua jap idenë,- dhe sërish të parët ne do të „ reagojmë „- kinse na e helmuan malokët nga mëria e nga marazi pse ne e shpallëm kryetar nderi!!- nuk u bë beteri!!

 

         Tra-la-la! Tra-la-la! Hop- r r o n d o k o p!!

 

Ofshani thellë, mbytëshëm: nuk shkon edhe kaq lehtë!?- ata mund të m`i quajnë mustaqet- bisht miu!?- ose- jele kali!?- cingaridhe, cinglan, cingler, cinglatar, cingërjar... Merrem me çikla-mikla!!  Gjysmak, gjysmamendsh, gjysmanalfabet (të gjitha shkronjat shqipe nuk i di: pse jo 30 po 36!? Gjysmendacak! Hiç burrë... dështova edhe në gazetari: ribotova librat e autorëve me famë, pa lejen e tyre dhe pa jua dërguar asnjë kacidhe!!?  As vetes nuk mund t`ia shpjegoj, pos me shpenzimet e mia shfernuese: me kafe e çaj, me raki e me orgjì.. Hyra shumë në borxhe me dredhi e me mashtrime, andaj edhe u detyrova të shkoj deri në fund të poshtërsive të mia... tamam sikur pati thënë edhe ai humoristi i tmerrshëm nga Beogradi, Bora Çorba: ostani govana do kraja- rri mut deri në fund!

 

Mos rrini muta sikur sot edhe sikur dje?-apo do të vijoni të qelbni më edhe më tutje!?

 

(Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE”,

 f. 356-357, botoi  KOHA, Tiranë, 1999)



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora