E marte, 15.10.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Shembull për lakmi kur e bija e çon në vend amanetin e prindërve

E shtune, 13.03.2010, 07:56 PM


SHEMBULL PËR LAKMI KUR E BIJA ÇON NË VEND AMANETIN E PRINDËRVE

Nga Kadri Mani

U lind në Cërnicë të Gjilanit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës – Dega e gjuhës dhe e Letërsisë shqipe. Më 1992 mërgoi në Gjermani dhe u vendos në Wedel (Schlesëig – Holstein). Nga viti 1995 deri më 1997 punoi në mënyrë vullnetare me fëmijët shqiptarë, të cilët jetonin në Wedel. Prej vitit 2000 ishte kryetare e Bashkësisë së Prindërve Shqiptarë në Hamburg, ku merrej me organizimin e arsimit shqip në këtë rajon. Ligjëroi mësimin në gjuhën shqipe në Katedrën e Guhëve të Huaja në Universitetin e Hamburgut dhe u angazhua për afrmimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare. Konribuoi në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe manifestimeve të ndryshme. U anagazhua veçanërisht në organizimin e aktiviteteve hmanitare për të vuajturit në Kosovë. Është autore e disa botimeve publicistike dhe letrare, si: “Krenai e pathyer”, 2000, “Një jetë e vrarë”, 2001 etj. Në  vitin 2005 botoi monografinë kushtuar shkollës shqipe në Hanburg me rrethinë “Rrezet e ardhmërisë”. Merret edhe me përkthime letrare.

Nga autërët Tahir Z. BERISHA & Hamza HALABAKU & Çerkin BYTYËI: “EMRA QË NUK HARROHEN-ARSIMTARË SHQIPTARË NË DIASPORË- IV”, Prishtinë, 2006, f. 80-81.

Afërdita modeste po ngurronte të shkuante për babain e vet, Raif Halimin: mos po i bie si vetëlavdërim?- por ja që kurrkush nuk opo shkruan!?- andaj po detyrohem të shkruaj vetë, po tek e fundit- le të flasin, përgojuesit atë zanat kanë!
Dhe doli me artikullin e vet te gazeta “Bota sot”, më 31 korrik 1999, f. 19, me mbititull: “DUKE KUJTUAR FIGURAR KOMBËTARE” dhe me titull:”ME PRANGA NË DUAR SHKROI HISTORI E FJALOR” e me nëntitull: (Kushtuar Raif Halim Cërnicës, veteran i luftës, i demokracisë dhe i kulturës shqiptare, veprat e të cilit, ndonëse të shkruara në rrethana burgu, për shkak të censurës, nuk arritën të botohen asnjëherë me emrin e vërtetë tëautorit); artikulli zë plot një faqe gazete, me fotomontazh në mes: Faksimil nga dorëshkrimi i origjinalit të Fjalorit të Raif Halimit.  
Po shkëpusim disa pasuse nga artikulli në fjalë: Për botimin e R. Halimit ishin me këmbëngulje Hasan Mekuli, Ramiz Kelmendi e disa tëtjerë, të cilët insistonin pandërprerë në Qeveri për t’u botuar ky fjalor. 
Pushteti donte me çdo mjet ta bllokonte emrin e R. Halimit. S’donte kurrsesi që emri i tij të afirmohej. R. Halimi e përkthen librin e kontabilitetit për Fakulteti Ekonomik, por jo me emrin e tij të vërtetë. Emri i tij e tmerronte pushtetin. R. Halimi i merrtë hollat e përkthimit, kurse emri i del Sahit Rashitit. Por, S. Rashiti del burrë i mirë dhe thotë: “Ky nuk është mundi im. Ky është mundi e djersa e Ra Halimit. Kurdo që të ndërrojë pushteti, të vërtetën do ta tregoj. Sot po mëduhet tëpranoj një gjë të tillë, sepse studentët kanë nevojë për libra”.
R. Halimi përkthen edhe një doracak kontabiliteti për studentë. Këtë e përkthen falas për të mirën e studentëve. Emri i dorëshkrimit të këtij doracaku nuk i kujtohet ati më. 
R. Halimit nuk iu lejua të punojë. Përkthimet i ndihmuan për të vënë bazën në jetën e re pas burgut. Në vitat ’70-ta i vjen një garancion nga Gjermania, pikërisht nga Frankfurti që të shkojë në Gjermani e të fillojë tëpunojë si përkthyes. Ai e bën kërkesën për pasaportë, por kurrë nuk iu lejua. Ai s’kishte të drejtë t’i lëshonte kufijtë e Jugosllavisë. Atij, për shkaqe politike, nuk iu pranua shkollimi i paraluftës as gjatë luftës. U desh të shkollohet edhe njëherë, pasi doli nga burgu, si babë i fëmijëve. R. Halimi luftohej në njërën anë nga shteti serbo-komunist, e në anën tjetër nga shqiptarët karrieristë! 

PËRKUJTIM
 
Raif Halimi-CËRNICA
 
15.2.1926-1.5.1999
  
Më1.5.1999, vdiq Raif Halimi, veteran i luftës, i demokracisë dhe i kulturës shqiptare. Vdiq, i sëmurë rëndë, në moshën 73-vjeçare: në arrati e sipër nga fallanga serbiane, pa bukë, pa ujë e pa ilaçe;- vdiq në katrahurë lufte, sikur që ishte gjithë jeta e tij luftarake, nga mosha 18-vjeçare e deri në momentin e fundit.
 Bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës; themelues i NDSH-së në njërën nga qorrkat e burgut në Mitrovicën e Sremit: por, për shkaqe ideologjike, i shpifur dhe i bllokuar nga skllopi komunist kosovar, të cilët ditë më parë se të ndërronte jetë, i paskan shkuar në shtëpi dhe i paskan kërkuar falje- dhe i paska falur!!!
 I ndjeri Raif Halimi, nuk i ka paditur as vjedhësit e Fjalorit të vet serbokroatisht-shqip! Mbase, duke i mëshiruar, do të ketë thënë: zot, fali se nuk dinë çfarë bëjnë!
Përkujtimin po e përfundojmë me dy brohoritje të zëshme:
 
Lavdi e përjetshme atdhetarit Raif Halimit!
 
Turp i përjetshëm kundërshtarëve të tij antikombëtarë!
 (Kadri Mani)
 
 Afërdita nga mësuese (na e përkujton-Afërfitën e romanit të Sterio Spasses!), arrin të bëhet profesoreshë e prodekane në Berlin!

 Dy shoqe, nga e majta: Emine Berisha- Halimi (nëna e Afrërditës) e Shukrije Bunjaku-Mani, gusht 1995
Dy shoqe, nga e majta: Emine Berisha- Halimi (nëna e Afrërditës) e Shukrije Bunjaku-Mani, gusht 1995
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Afërdita Halimi lindi më 1964, Cernicë (Gjilan} - shkrimtare, mësuese, emigrante aktive shqiptare nga Kosova në Gjermani
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ferizaj, kurse Fakultetin Filozofik, dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Prej vitit1992 jeton në Gjermani, pikërisht në Wedel. Menjëherë u angazhua me aktivitete kulturore në Hamburg. Në fillim punoi në Wedel si mësuese e gjuhës shqipe me fëmijët shqiptarë e më vonë edhe në Hamburg.
Gjatë vitit 2000-2003 ishte kryetare e Bashkësisë së Prindërve Shqiptarë në Hamburg, ku merrej me organizimin e arsimit shqip në këtë vend. Tre semestra ligjëroi gjuhën shqipe „Strukturkurs Albanisch“ në universitetin e Hamburgut. Është marrë edhe me organizimin e gruas shqiptare në Hamburg, ku në emër të Bashkësisë së Prindërve, Shkollës Shqipe dhe nënave arriti t’i zhvillojë një numër të madh aktivitetesh me nxënës. Kurorëzim i të gjitha këtyre aktiviteteve ishte Kampionati i Diturisë Hamburgu 2003.
Libri i saj i parë është monografia kushtuar babait të saj: „Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe demokracisë në Kosovë“, Eurorilindja, Tiranë, 2000; përmbledhja e poezive „Krenari e pathyer“, Eurorilindja, Tiranë 2000; drama njëherë gjermanisht „Ein Verletztes Leben“, Grafoprint, Prishtinë, 2000; dhe në gjuhën shqipe „Një jetë e vrarë“, Iliriku, Prishtinë, 2001; dramën „Das Paradies des Schreckens“, Dinograf, Ferizaj 2005; Monografia e Shkollës Shqipe „Fan Noli“ në Hamburg të Gjermanisë „Rrezet e ardhmërisë“, Dinograf, Ferizaj 2005. Përktheu dy përmbledhje poezish nga gjuha shqipe në atë gjermane.
Momentalisht bën paralel katër projekte të ndryshme, njëri prej të cilave është fjalori i parë voluminoz shqip- serbisht, i shkruar nga babai i saj me pranga në duar në burgun e Mitrovicës së Sremit, por që s’e pa gjer më sot dritën me sy. Dhe projekti tjetër është që do të shkruaj rreth migraciont me gratë shqiptare të diasporës. Në këtë projekt iu ka bashkangjitur kolegja e saj, një mësuese në Brandenburg dhe aktiviste e dalluar në Berlin Shpresa Macula.
[redakto]Tituj të veprave
? Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe demokracisë në Kosovë - Afërdita Halimi, Eurorilindja, Tiranë, 2000 - monografi.
? Krenari e pathyer - Afërdita Halimi, Eurorilindja, Tiranë, 2000 - përmbledhje e poezive.
? Ein Verletztes Leben - Afërdita Halimi , Grafoprint, Prishtinë, 2000 - dramë.
? Një jetë e vrarë - Afërdita Halimi , Iliriku, Prishtinë, 2001 - dramë.
? Das Paradies des Schreckens - Afërdita Halimi , Dinograf, Ferizaj 2005 - dramë
? Monografia e Shkollës Shqipe „"Fan Noli" në Hamburg të Gjermanisë - Afërdita Halimi - monografi
? Rrezet e ardhmërisë - Afërdita Halimi , Dinograf, Ferizaj 2005
Zonja Afrëdita Halimi midis dy bijve të vet, Valoni dhe Argjira dhe Argjira me shoqen e vet Njomza Loshaj
Zonja Afrëdita Halimi midis dy bijve të vet, Valoni dhe Argjira dhe Argjira me shoqen e vet Njomza Loshaj


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora