Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Monografi autobiografike
E marte, 26.01.2010, 10:57 PM
MONOGRAFI
AUTOBIOGRAFIKE
/me rastin e 73-vjetorit të lindjes, 23.1.1937-23.1.2010/
Koha jonë ka qenë e tillë që nuk i kemi
festuar ditëlindjet! Dhe ajo që nuk bëhet shprehi, të përcjell deri në pleqëri!
As për këtë përvjetor nuk do të më binte
ndërmend, po të mos ma uronte e para: www.facebook.com
Të mitë më përqafuan, ma uruan ditëlindjen dhe
vrapuan në shitore, ku kishin blerë: pije freskuese e birra, kikirëkë dhe
ambëlsira... dhe ajo që unë fola, mbi të gjitha më pëlqen- kola!
Po ju flas me rima për humor e për të mira,
për shoqet e shokët e mi- trimëresha e trima!! Kur isha fëmijë më pëlqenin
lakrorët, kurse nëpër burgje po studioja fjalorët! Gëzohesha për të mirë e
trishtohesha për të keq: o mos u “pononco” or dreq! Deklarohu-përcaktohu, bën
mirë e galdohu!
Ekipi i fjalorëve të Tiranës tiarakike, është
separatist dhe po loz twist!
MOS NA ZHGËNJE, SI NANO, ZOTI PRESIDENT!
(Letër e hapur
Rexhep Mejdanit)
Në emër të gjakut të derdhur në Kosovë, në emër të mishit
shqiptar që po grihet në kasaphanën e Millosheviqit, në emër të ekzodit
shqiptar që mund të krahasohet vetëm me eksodin të kohës së nazizmit, ose atë
hebraik të kohës së Egjiptit të faraonëve, mos na zhgënje si Fatos Nano.
„SI TIRANA, SI
BEOGRADI!“... „DY HERË HYRI SERBIA NË KOSOVË NËPËR SHQIPËRI?“
Jusuf Ferizi: “KOSOVA NUK ËSHTË SERBI“
Se u largova nga tema: sapo festonim, ja në ekranin e
vogël: familja 10-anëtarëshe e Muhamet Qollakut, invalid i UÇK-së- në kasolle,
në mjerim!!
Ç’ËSHTË
BURRNIA?
Burrnia është
pjesë e ortakllëkut. Burrninë (ka edhe gra burrpnore)- ta ndreq e ta forcon apo
ta prish e ta dobëson: gruaja (burri), biri, bija, vëllai, motra, fqiu, miku,
shoku... sjelljet jonjerëzore të ndonjërit syresh, e detyrojnë burrëninë të reagojë,
të këshillojë, të ndërhyjë, të qortojë e të dënojë... Dhe personat e ndryshëm,
reagojnë në mënyra të ndryshme: për këso shkaqesh edhe vijnë kokëçarjet e
ndarjet...
Megjithatë, b u r
n i a në fërkime e tundime, kalitet e flakërohet!
(Feriz Depca,
pleqnar nga Karadaku)
Jam i lindur më
23.1.1937. Kështu më shkruan në dokumente e në regjistra ofiqarie. Por kjo datë
mund të mos jetë e saktë: në atë kohë nuk bëhej regjistrimi i foshnjave me
rregull. Do t'i shënonte imami i fshatit kur të arrinte, e t'i dërgonte në
komunë, kur t'i tekej. Ose, për të mos i dërguar vajzat në shkollë te mësuesi
serb, mund të na i kenë rritur nga 2-3 vjet të gjithë fëmijëve të shtëpisë,
duke paguar ryshfete të majme. Kështu paska pas deklaruar babai ynë i ndjerë,
Murat Osmani- Halimi. Unë këtë mundësi do ta shfrytëzoj për t'ia zbritur vetes
3 vjet: nuk dua ta festoj 70-vjetorin e lindjes pa i botuar këto shkarravinat e
mia që i kam nëpër duar. Pastaj, nuk duam ta festojmë veçan, do ta caktojmë një
datë të përbashkët e ta fesojmë një ditëlindje tok me gruan time.
Deri tani kam
botuar këto libra:
1.”Shqipja e lartësive” (kurorë sonetike), 1988; 2. “Falë
të qoftë gjaku!” (poemë), 1977; 3. “Nënë Tereza e Shqipërisë” (kurorë
sonetike), 1998; 4. “Shqiptarët janë atje!” (publicistikë), 1999; 5, “Nuset
tona” (roman), 2003); 6. “50 vjet histori gjysmë e humur, bashkautor Kadri Mani
& Shukrije Bunjaku- Mani; 7. “Nuset tona” (roman dhe dramë), 2009. Kam mbi
dhjetë libra në dorëshkrim.
Më patën pyet në
burg për vëllain tim më tëvjetrin, Ramizin (17.2.1920), e nuk e dita! Kurse tash e di: përputhet e
Ditën e Pavarësisë! Vëllai ynë; Ramiz Osmani, tok me kushërijtë: Shefki Osmani,
Nuhi Osmani, Musli Osmani dhe fshatari ynë Zylfi Musliu, kanë merita burgu të
orientimit të drejtë politik si pjesëtarë të NDSH-së, në vazhdën e Mulla
Idrizit e të Gjon Sereçit..., ama nuk u vetarsimuan dhe në vend të abetares, po
lexonin takvimin! Taksirat!
TRUNGU YNË GJENEALOGJIK
Reciton Lira Osmani
11-vjeçare, kl.
e V-të e shkollës fillore
Baba e gjysh na e lanë amanet
Që sekush ta mësojë rrënjën e
vet
Unë jam Lira e bija e Mitatit
Mitati është i biri i Avdiut
Avdiu i biri i Muratit
Murati i biri i Halimit
Halimi i biri i Osmanit
Osmani i biri i Aliut
Aliu i biri i Ahmetit
Ahmeti i biri i Aliut
Aliu i biri i Xhaferit
Xhaferi i biri i Kolës...
Kaq e dita kaq e recitova
Nga gjyshi Avdi e mësova
Unë do t’ia mësoj vëlla Lisit
Që ta ruajmë fis pas fisit...[1]
Tutje vijon rrëfenja se Kola me një vëlla dhe me një nip
të vetin, të ardhur nga Shala e Bajgores, në fillim janë vendosur në Kmetovc e
në Busavatë, e mandej, pas degëzimit, edhe në Makresh e në Konçul. Këto katër
fshatra janë të fisit shaljan. Kjo rrëfenjë e përcjellë nëpër breza, e përgënjeshtron
historiografinë e montuar serbe për kinse prejardhjen e banorëve të këtyre
fshatrave nga Shqipëria Veriore.[2]
Uirme?
Qazim Namani
qazimnamani@hotmail.com
JETA NË
VARGJE
1.
Kur isha i vogël
që kur më kujtohet
i vogël sa një gogël
kujtimi më shfletohet
katër-pesë
pranvera
më tpëe
s’kam pas
më çonon
me mëshqerra
me të
linjta e zbathë!
një strajcë përmjetëse
me misrishte t’ngrohtë
herë me qepë djegëse
herë me djath të ftohtë
mëshqerrat
ha unë ha
sikur
bënim gara
seç po
bënim sefa
mbaroja
përpara!
e po shkojmë n’shtëpi
se tash na pret nëna
o të dashurit e mi
i viçeza lazdrana!
-tani ca
je ngjallë
na ruaj
këta viça
si ky
s’ka n’mëhallë
tjetri
plot me lisha!
obobo!- sa s’u çmenda
o mos më prek o dreq!
mblidhja krande e rremba
për flija edhe përpeq!
gatuanim
me lloç
fëmijët
e mëhallës
-e dogje
o laboç!
sherbetin-bakllavës!
imitonim nënant
kush gatuan më mirë
-ju hangërshin zanat
se ç’jeni përshkëllirë!
tani pak
u rrita
që të
shkoja me dele
kështu
pak u ngtita
-me viça
nuk ngele!
t’gjitha kishin emra
njëra mbante “Sukë”
i doja nga zemra
i kullotja n’çukë!
pastaj i
lashë dhent
që të
shkoj me lopë
gati
m’dolën mendtë
m’u ba
zemra gropë!
kur i ngjoknin zekthit
t’gjitha bishtin n’shpinë
si t’i ngjoknin dreqërit
nuk linin arë as bimë!
kur
shkoja te shtëpia
fijekalli
skur dru
mirë
qëhaja flija
porse
m’shqepnin hu!
dje ka humb Larusha
kurse sot buallica
më rrahnin me grushta
edhe me kalanica!
babai
s’kishte mëshirë
m’torturonte
prore
nëna
shumë e mirë
tipike
malësore!
e dimërit sefaja
te stufa e nxehtë
rrëshqitja me saja
kënaqësi e vërtetë!
nëna na
qortonte
vraponim
si t’çartur
dhe na
edukonte
që
t’jemi më t’matur!
-të keni vëmendjet
duajeni njëritjetrin
mos i ngucni shpendët
se jua shkuli veshin!
mos
ngrehni kurthe shpesh
mosni se
po jua zë gishtin?
gjynah bre a morët vesh?
jua zëntë therra shpirtin!
kur vinte pranvera
mblidhnim hitha
n’përrua
e kur vinte vera
me bagëti me
shkua!
por jetn e mërzitshme
e thente mahia
me lojëra t’përditshme
siç lozin fëmija
m’nxiste Ismajli i
Xhemës
që unë të them-
çezme!
-bëhu djalë i
besës
a ma jep teton
Esme!?
kurse unë pa e zgjatë
thuaj ti- po bie shi!
ia ktheja si me shpatë
-a me jep teton Shukri!?
ai ma dha t’vetën
iu rrittë nderi i
tij
timen erërat e
tretën
dhe shkoi në
Turqi!
atje është Fatimja
e kushërira Nazli
dy kushërira t’mia
që kanë shumë fëmijë
tani këmbejmë
letra
qajmë e derdhim
lot
për hallet e
vjetra
përherë me pasoja
sot
malli si saç pjek
dhe nervat na i grin
e shpirtin na e djeg
dhe zemrat na ngrin
2.
po hapet Mejtepi!
një ditë lajmi
erdhi
mirë-thashë- o
babi
po shkoj t’mos
bredhi
një rrasë prej guri
dhe me një supare
ulesha te muri
hoxha me shallvare!
në kokë mbante
çallmën
në dorë thupër
thane
t’gjatë mjekrën e
xhaben
s’pipëtinte bir
nëne!
na mësonte me hexhe
na rrahte n’fallak
gratë bartin ferexhe
duart na piknin gjak!
kur vinin
nevojtarë
ju shkruante
hajmali
këshillonte
fshtarë
sillni gratë t’iu
fry!
kjo ka shkelur n’vend t’keq
kjo tjetra ka magji
ju ndihmoftë zoti me meleq
e hoxha me hajmali!
këndonte për
t’vdekur
jasinat e hatmet
fshatarëve të
mekur
jua merrte pare!
herëherë rebelohej
-shikoni ç’thotë qitapi
herëherë gëzohej
që po i printe fati!
në krye të ordës
ne tespihe t’gjata
ia thoshte dovës
për dreqër-lugata!
jepte ders-vajzllak
fliste va pa va
-ç’do ky torallak?
na mësuaka m’u la!
mbaruam kur’anin
po s’e merrnim
vesh
kush e kupton
viranin
-të bërë li e
lesh!
hoxhanica me naze
me hoxhën bënin pallë
varrosnin xhenaze
varrosnin të gjallë!
këndonin mevluda
këndonin qelime
lypnin pleh e
hudhra
për ato “mendime”!
merrnin drith e mjalt
nuk ngopeshin kurrë
fshatarët e ngratë
petë-petë ishin trukurrë!
rinia “u prish”
hoxhën përqesh
askush s’do ta
grish
veç nofka t’i
ngjesë!
3.
qiellit të paanë
shkonin tufa-tufa
zhurmonin
aeroplanë
kishte plasur
lufta!
obobo!-korbat na
na lëpu mini
ç’dreq do të na ha
a thua kush e dini!?
nuk e kanë me
ngjeti
ata shkojnë n’Rusi
luftojnë ndër veti
Hitleri e Stalini!
-unë e dua Rusinë!
-unë e dua Allamanin!
-unë e dua Shaipërinë!
-kurse unë Sullatanin!
dy gra me çarçafë
na erdhën përbri
e dke na përqafë
thanë: o bijtë e
mi!
sot s’do shkoni n’mejtep
mos ma merrni për ters
dhe mori diçka në xhep
unë sot t’ju japi ders!
qoftë mallkuar
mizori
dhe ju grisni
suparet
e nga valixhja
nxonri
merrni tash
abetaret!
dituri të mbillni
ju lutem si nana
na sërish ju sjellim
kur t’vijmë nga Tirana
-ti a je i Salës
gjatë?
a e di që m’ke
teze?
te ju vijmë për
darkë
t’i njoha sytë me
rreze!
pse s’ke shkua n’mejtep?
-sot kemë luajtur klista!
i thashë nënës rreptë
sonte vjen Aba-Xhaska!
nëna e shtroi odën
dhe më puthi
n’ballë
ma përqafoi doçkën
-gjiu të qoftë hallall!
Abaxhska trupvogël
Fetija pak më e gjatë
sakaq u ulën n’sofër
-mos u frigo Murat!
nën trapazan
patllaket
të grave me havale
pastaj filluan
llafet
për punën ilegale
t’mos jua përmendim emrat
familjarisht bëmë be
por t’i mbajmë në zemrat
-janë dy gra me nge!
DEFEKTET
TONA KOMBËTARE
Populli ynë
shqiptar ia ka njohur vetes vlerat, por nuk ia ka njohur (edhe) mangësitë. Ia
ka njohur vetes virtytet, por jo (edhe) veset. Dhe jo vetëm ia ka njohur
vetvetes (vetëm) karakteristikat pozitive, por (edhe) i ka hipërblizuar ato! Më
tepër me rmantikë, sesa me logjikë!
Për ta ilustruar
këtë konstatim (se shqiptari kënaqet me pak), ja një rrëfenjë,- po bisedonin
Hata e Fata prej përtej gardhit:
-Si i keni punët
ori fqnja Fatë?
-Paj lum si na ori
fqinja Hatë! Po na nuk e kemi bukën thatë! Bukë misernike valë hoje më hoje,
dhallë e rasoj mjaft, me t’shkue lëng për goje!
A kemi mjaft
kulturë: pune, sjellje, pirjes së alkoolit, duhanit, punës ekipore-kolektive,
gëzimit të punës e të sukseve të tjetrit?- përse shpesh po na ndodhin
vetëdenigrime!? Pse vrasje!?- vjedhje, plagjiate, falsifikime...
Dhe nga nivelet e
rrugaçërisë, fëtefët na dalin në rolin e mjekësisë:
-Kadri Mani mund të jenë i sëmurë psikik!?
[1] Këtë të vërtetë historike kushëriri ynë, Halit Sylejman Maliqi e ka heshtur te Monografia e vet: BUSAVATA NDËR SHEKUJ, Prishtinë, 2006, ku unë jam lektor dhe me kohë ia pata tërhequr vërejtjen, por ai qe shprehur: E di por nuk mud ta them për hir të pleqve e të plakave tona, se si do ta përballonin këtë fakt që të parët tanë kanë pi raki e kanë ngrënë mishin e derrit!