Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Letër e hapur zotit Isa Bajçinca
E hene, 24.05.2010, 09:59 PM
Letër e hapur zotit Isa Bajçinca
Nga Kadri Mani
(dhe bashkëmendimtarëve të tij “kongresmenë”: Shaban Demirajt, Shefkije Islamajt, Emil Lafes..., komisionit-separatist për përpilimin e fajalorëve)
-Për ata nuk qenka vetëm Një Prilli dita e rrenëve, por ata paskan 365 ditë e 6 orë për të na përrallisur për “funksionimin” e standardit të tyre!!!
Kadri Mani: Gjurmëve të vendnumërimit burokratik-separatist në gjuhësi
E Merkure, 19-03-2008, 07:05pm (GMT+1)
Gjurmëve të vendnumërimit burokratik-separatist në gjuhësi: pa e lëvizur standardin aktual, detyrimisht të futet paskajorja gege... të suprimohet ai komision-sepratist që të themelohet Komisioni gjithëpërfshirës për hartimin e fajalorëve
Përse profesorët tanë Emil Lafe dhe Isa Bajçinca kundërshtojnë risimtarinë në gjuhën shqipe!?!
Flas në emrin tim e të bashkëmendimtarëve tanë:
Unë-Kadri Mani, Gazmend Bërlajolli, Mehmet Elezi, Eshref Ymeri, Gjyltekin Shehu, Imri Badallaj, Nuhi Veselaj, Ruzhdi Ushaku, Shefki Sejdiu, Shkëlzen Gashi...
Të nderuara lexuese e lexues, sikur që po e shihni, artikulli im: “Kadri Mani: Gjurmëve të vendnumërimit burokratik-separatist në gjuhësi” (E Merkure, 19-03-2008, 07:05pm (GMT+1), paska ngelur pa komente (pa komenete pothuaj kanë ngelur tri librat shkencore nga Dr. Nuhi Veselaj te zemrashqiptare), si nga tanët, poashtu edhe nga kundërshtarët tanë, që njëkohësisht janë edhe kundështarë të çdo përparimi e të çdo lirie.
Me prof. Isa Bajçincën njihemi kaherë (e ka edhe një grup gjuhësor gjysmilegal!): ka qenë fort lojal i sistemit jugosllav... ia pati konfiskuar fletoren e hartmit zotit Adem Salihajt, dhe kishim frikë mos po e dorëzon te UDB-a, andaj vrapova të biedoja me të. Ja se çka më pati thënë:
-A mësit të ka dërguar Adem Salihaj, ë!?!
Por Isa Bajçinca fletoren e hartimit ia kishte dorëzuar dekanit, prof. Idriz Ajetit, i cili na e ktheu fletoren.
Zotin Isa e takova sivjet në Kryeqytet më Një Prill: në çdo temë timen, tentonte të më kundërvihej, pa pikë njohurie; ai nuk po e dinte se:
-Shkolla e Parë, nuk është ajo e Korçës as e Stubllës, por është ajo e Janjevës;
-Milladin Popoviqin nuk e ka vra Haki Taha as NDSH-ja, por vetë malaziasit;
-Aziz Kelemendi nuk i ka vra shokët e vet të fjetës në kazermën e Praçinit, por i kanë vra oficerët serbë, me përzgjedhje paraprake nga çdo republikë nganjë, për t’i ndërsyer ushtrinë e policinë kundër nesh: “Atentati i shqiptarëeve mbi Jugosllavinë”...
Dhe kur e stepa me fakte, Isai më tha:
-E çka nëse është ashtu si po thua ti!?
-Zbullohet e vërteta dhe bien gënjshtrat!!
Atë ditë këtë dialog po jua shpjegoja vizitorëve në odë e në messengjer, e njëri syrësh më tha:
-O baca Kadri, po a e di se Isa Bajçinca e ka pas një krizë shpirtërore dhe tash shkon 5 herë në ditë në xhami!?
Kjo më bëri të mendoj edhe për gjendjen e sivëllezërve e simotrave të tij kongresmenë:
-kush mund ta dijë, vallë, çfarë diagnozash kanë ata antigjuhësorë-antikombëtarë, tekanjozë a marangozë!?!
Sa për akademitë “tona”, kohët e fundit po i quajnë: shoqata të zakonshme-OJQ-drejtori varrezash!!!
Qe 7 (shtatë) vjet Mjekra (Qosja) nuk e ka kaluar pragun e Akademisë dhe vijimisht merr rrogë!?!
Ju mbase keni dëgjuar për klanet-klikat-tarafet: akademik Ali Podrimja, akademik Enver Gjerqeku, akademik Mehmet Kraja...!?!
Vallë, a janë ato krijesa te toka apo te havaja!?!
I gjettë hataja e belaja!!
Amen.