Përjetësi » Mani
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 1/2010 (II)
E diele, 11.04.2010, 09:56 PM
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 1/2010
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti X nr. 1/2010 Nistor-Shkurtor-Larcor-2010
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Agim Gashi
Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Xhafer Leci
Redaktorpërgjegjës: Ali Jusufi
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese
“Ose ta ndërtojmë Kosovën,
ose të shuhemi të gjithë”
Latif /Hajdar/ Neziri 14.10..1957-17.06.2009
Nga Jahë Sadrija
Kemi hyrë në muajin e dhjetë, qëkur nga jeta u nda mesuesi e luftëtari Latif Hajdar Neziri.
U lind më 14-10-1957 në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në fshatin e lindjes dhe në Gjakovë.
Studimet në degën e Kulturës Fizike i përfundoi në vitin 1978, në Prishtinë.
Në vitin shkollor 1978/1979, pranohet si mësimdhënës në shkollen fillore “Ganimete Terbeshi” të fshatit. Më pas punon edhe në shkollat e fshatit Smolicë dhe Molliq.
Ishte i martuar dhe pas vetes ka lënë 3 femij, që tani janë të moshes së rritur.
Latifi ishte një njeri më zemer të madhe, me mendje të ngritur intelektuali, me karakter të forte punë dhe atdhetari.
Ai nuk e dinte ç’është frika, punoi si edukator dhe veproi si luftëtar për lirinë e Kosovës. Ishte pjestar i UÇK-së, në prill të vitit 1998, së bashku me shumë shokë e bashkëfshatarë shkon në Shqipëri për armatim. Me t’u khyer në fshat, tashmë i armatosur, hetohet nga policia serbe, e cilla ishte e instaluar në statcionin e policisë së fshatit, e që nuk kishte më shumë së 50 metra larg shtëpisë së Latifit. Arrestohet dhe burgoset, në fillim të muajit maj të vitit 1998, për të mbajtur 4 vite burg në kazamatet serbe. Në mars të vitit 2002 lirohet nga burgu me amnesti, pra ishte i dënuar me 6 vite heqje lirie.
Në vjeshtën e po këtij viti, rikthehet në vendin e tij të punës si mësimdhënës. As torturimet dhe as shantazhet e burgut nuk ia ndalën hovin dhe energjinë së moshes djaloshare.
“Ose ta ndërtojmë Kosovën, ose të shuhemi të gjithë”- ishtë thirrja e Latifit për nxënsit, për kolegët e punës dhe për të gjithë luftëtarët e lirisë.
Vdekja e papritur dhe e hershme e mori Latifin më 17.06.2009, atëhere kur ai përgadistë dëftesat e nxënsëve, atëher kur i priste pushimet e verës.
Po kjo gjenerata e 30-të e nxënsëve, para së të merrnin dëftesat, e përcollen Latifin në banesën e tij të fundit-në amshim
Kujtimi për mësuesin Latif Neziri, do të mbetet për shumë kohë, si i njomë.
Lavdi!
Gjakovë, 10.03.2010
Miftar Svarça
NËNËLÓKJA
Buzëkufirit me Serbinë
Leu çika gjeraqinë
Fort u gëzua e lumja nanë
Emrin Lifë ja kishin lanë.
Në Gallap në atë malësi
Rriti shtatin si selvi
Duke dëgjuar këngë trimnie
U rrit çika prej malsie
E më vonë ra në Prishtinë
Bashkangjitur me rninë
S’e ndalë hapin e s’e ndalë turrin
Për liri e për Flamurin.
Në mitingje e n’demonstrata
Gjithëkund prinë Ajo e para
Duke kënduar e brohoritë
Duam Kosovën Republikë
Vesh e mabathë me kostum të zi
Hedh mbi supe një shall të kuq
Si Flamuri Kuq e Zi
Si bajrak valon ndër krushq
Hape rrugën mlic i zi
Është Kosovë e s’është Serbi
Gjithandej ajo e para
Lokemadhja shamibardha
Tym e flakë u mbush Prishtina
Derdhet gjaku nëpër rrugë
Por nga vendi nuk lëvizë Rinia
Si i mësoi Lokja mos me u tutë
Dridhet toka dhe ushton mali
Nuk frikësohet jo shqiptari
“S’e kalindur lokja prej barku
Po e kalind pusha prej çarku”
Nuk dinë se çka është frika
Me armikun ballëpërballë
Ndër beteja e ndër prita
Faqebardhë gjithëmonë ka dalë
Mba shumë vuajtje në robëri
Erdhi dita shumë e pritur
Në këmbë është ngritur një ushtri
UÇK-ja ju paska pri
Por Nënëlokja ka një brengë
Udhëheqësia nuk po zë vend
Në shumëparti ata janë nda
Po frikohet se po ngel nën shkja
Por si gjarpëri strukur nën gur
Por si bisha në pusi
Serbia rri duke përgjuar
Matanëgardjit në kufi
Ti Nënëloke mos ke dert
Djemtë e tu janë në kufi
S’e lanë shkaun këndej me dalë
S’e lanë serbin n’Kosovë me hy.
NË PËRKRAHJE TË DEMONSTRATËS SHQIPTARE TË KËRÇOVËS KUNDËR KOLONIZIMIT SLLAV
Nga Vera DUSHI
veradushi@gmail.com
Me qëllim rikolonizimin e vendbanimeve shqiptare, sllavo-maqedonët kanë shpikur një plan tepër të egër: të ndërtojnë shtëpi për ushtarakët sllavë dhe t’i vendosë në Kërçovë dhe Tetovë.
Ky vendim i pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas është i fundit nga rradha e manifestimeve antishqiptare me synim e rritjes artificiale të elementit sllav në trojet shqiptare dhe ushtrimit së presionit fizik ndaj shqiptarëve.
Sipas “marrëveshjes së Ohrit”, kur një vendbanim ka 40% popullatë shqiptare, kjo gëzon disa të drejta.
Në qoftë se nuk ka 40% të popullatës si popullatë shqiptare, nuk i gëzon. Ideja e rritjes së numrit të popullatës sllave ka kështu përmbajtje antishqiptare: të zhduket çdo gjurmë shqiptare, siç është në zonën e Manastirit, ku ka 22% popullatë shqiptare dhe nuk gëzon asnjë të drejt.
Kuptohet se ky 22% është bërë nëpërmjet kolonizimeve të njëpasnjëshme me popullatë sllave, sepse përndryshe…
Dominimi i shqiptarëve etnikë në zonën e Tetovës nuk mund të diskutohet, por për shkak të kolonizimit me ushtarakë sllavë vihet në pyetje, balanca etnike në komunën e Kërçovës.
Duke parë rrezikun e madh që i kanos, qytetarët atdhetarë të Kërçovës kanë mbajtur më 6 mars 2010, një demonstratë masovike.
Përmes kësaj demonstratë synohej të tregohet se vullneti i banorëve të Kërçovës është të mos ndërtohen shtëpi për ushtarakët sllavë në qytetin e Kërçovës, ata që më së shumtë i kanë duart të përlyera me gjak shqiptari. Gjithashtu u protestua kundër një vendimi tjetër antishqiptar të ministrit sllavo-maqedonas të arsimit për mësim të maqedonishtes që nga klasa e parë: “Vendosja e forcave ushtarake në kazermën e qytetit është në shperputhje me interesat e popullit tonë, sepse është kolonizim i Kërçovës, ndryshon strukturën etnike të popullsisë dhe manifestohet si shtypje ndaj neve.
Të gjitha këto ndikojnë në zhvillimin ekonomik të popullatës shqiptare, ku pasojat më të mëdha shihen në shpernguljen dhe zbrazjen e Kërçovës nga popullsia shqiptare.
Nëse ne heshtim kur vendoset për ne, ndryshimet që bëhen ose janë për të keq,ose jane simbolike, prandaj përmes kësaj demonstrate ne ju zgjasim dorën dhe ju therrasim që bashkarisht të reagojmë kundër vendimeve të sllavo-maqedonasve që ndërhyjnë në progresin tonë shoqëror.”, thuhet në manifestin e lexuar në demonstratë.
E përkrah pa rezervë këtë demonstratë e ndërgjegjshme kombëtare dhe iu kërkoj gjithë shqiptarëve nga Lugina e Vardarit të ngritën masivisht në demonstrata kundër pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas, në demonstrata për LIRI dhe RIBASHKIM KOMBËTAR !
Gjakovë (Shqipëri Etnike), 11 Mars 2010
"Apimedica" prodhues i qumshtit të bletëve
Bletaria "Apimedica" është një bisnes familjar i familjes Bajraktari, e cila numron mbi 300 zgjoje bletësh (shoqëri bletare) të shpërndara në katër parqe në rajonin e Mitrovicës dhe Prizrenit dhe me mbi 150 nukleus (shema) për mbarësimin e amave produktive.
Apimedica është e certifikuar për bioprodukte bletare dhe prodhimin e amave selektive në Universitetin "Kirili e Metodiu" të Shkupit. Bletari e Zymer Bajraktari fal investimit dhe punës së palodhshme familjare ka një infrastrukturë të rregulluar për punët bletare, laboratorin për nxjerrjen e qumshtit të bletëve dhe amave, dhomën për punë teknike, sallën për paketim e ambalazhim si dhe ate për trajnim për bletarë.
Një risi tjetër e punës së "Apimedicës" është prodhimi i qumshtit të bletësh një prodhim ky shumë i shtrenjtë dhe shumë i përdorshëm në mjekësi si shërues i shumë smundjeve, që prodhohet vetëm nga "Apimedica" dhe një prodhues në Pejë.
Qumshti i bletëve sipas Bajraktarit është produkt që rigjeneron çdo gjëndër të organizmit të nejriut, ndërsa në kombinim me polënin dhe propolisin shëron shumë smundje. shton apetitin, shpejton rritjen tek fëmijet me ngecje, shton imunitetin e organizmit, rregullon punën e trurit, memorjen, shëron të tahtin në lukth dhe zorrë, neurozën, pagjumësinë, arterisklerozën, diabetin, organet e frymarrjes, aneminë, alergjitë e ndryshme,alkoolizmin, smundjet gjenitale, krijimin e hormoneve, shtimin e potencës seksuale, shëron smundjet e shkaktuar nga mplakja, ndikon në pigmentin e lëkurës edhe shumë smundje tjera.
-------------------------
Nga Vehbi SKËNDERI/Një cikël vjershash
RRNOFTË EVA! RRNOFTË EVA! RRNOFTË EVA!
E Hënë, 03.08.2010, 03:30pm (GMT+1)
Në vend të urimit për 8 Marsin, po ju sjellim një cikël me poezi nga Poeti i shquar Vehbi SKËNDERI, i cili i ka kënduar dashurisë dhe gruas si asnjë poet tjetër në poezinë shqiptare. Ciklin e shoqërojmë me dy perla të muzikës botërore : “Woman in Love” të Barbara Streisand si dhe “Woman” të John Lenon
EVA
Vërtet Eva kreu Faj, me mollën e ndaluar.
Dhe e dënoi Mëkati. Po si nuk i doli kush zot:
“Të mjerën në greminë e shtyu Lugati!” Përkundrazi: E nëmin edhe sot.
E fyejnë deri në asht! “Po të mos kishe kryer Ti (Rrospi) atë Mëkat,
Do të jetonim mot e jetë në Parajsë.
Nuk do të plakej asnjeri. Nuk do të rrudhej. Nuk do të vdiste kush.“
Dhe dënesin me gulç:
„S’do të na mungonin kurrë: buka, vera e mjalti.”
E, pa kurrfarë mërie e inati,
veshur si perandorët në mëndafsh,
njerëzit do të tundeshin e do të shkundeshin si për Dasmë.
Askush s’do të djersinte. Nuk do të çante tunele në Lamansh.
Nuk do të mbillte hiç. Nuk do të mblidhte grurë e kajzë.
S’do të pushonte kurrë Gostia në Parajsë!
Po Eva ktheu përmbys gjithçka. (Rrospia!) “Mallkuar qoftë Eva!”
Dhe askush s’guxon ta shajë fare pak Adamin, që nuk e mbrojti hiç brinjën e vet.
(Se Eva, siç thotë Bibla, është krijuar prej brinjës së tij.)
“Adam o lumëzi!
Si e le gruan tënde në kthetrat e Satanit?”
Jo! Asnjeri nuk del dot kundër: Mirë Eva, po themi, kreu mëkat,
Po ç’faj kanë të gjitha gratë e ngrata?
“Të gjitha janë Eva!”- përgjigjen tym-me-tym disa “kryeshkërdhata”.
(Siç thotë Dritëroi.) Dhe nuk guxon asnjë të ngrejë zërin lart:
“Hej Solomon Zuzar! Kurvar e Maskara!
Pse mban Ti në Pallat, kinse se me kurorë, mbi katër mijë (4 000) gra!“
Disa bëjnë moral: “Xhadia!” Disa bëjnë trysni: “Zotni, mos harro! Eva e Keqja vetë!
Fara e të Keqes! Ferra e të Keqes! “Hija” e të Keqes! Vetë Hija!
Eva! Eva! Rrospia!”
Çirren pronarët e bordeleve dhe hoteleve farfuritëse.
Nëpër Paradat shkrepëtitëse të topmodeleve: “Eva: Mavrija!
Pangopësia. Babëzia! (Me fytyrë gruaje) Pabesia!
Eva! Eva! Eva!”…
E tërë fanatikët, uriahipët, heretikët, sheikët, klerikët e cinikët e kohërave antike e moderne
çjerrin faqet me thonj në PRESS-Konferenca. Podiume. Tendera. Kuvende.
Duma e Laguna: “Eva! Zotërinj! Ja ku na pruri mendjelehtësia e pangopësia e saj.
Na u helmua Jeta e na u nxi katran:
Eva! Eva! Eva! Eva!” Thirrrjet s’kanë të mehur.
“Zotërinj! Boll keni lehur
e keni ulurirë. Ka mijëra vjet që i shqeva veshët e mi dhe i çapëleva
nga anatemat: “Eva! Eva! Eva!”
E ku nuk iu kam parë! Zagarë të zgjebur. Boll keni lehur e boll keni sharë.
Boll iu kam dëgjuar. Qepeni. Mbylleni gojën!
Eva është Martirja e Parë! Kryengritësja e parë e Qiellit.
Rrnoftë Eva! Bija e vëretë e Tokës dhe e Diellit.
(Ngjizur prej ciflave të baltës e rrezeve të Agimit.)
Rrnoftë Eva! Rrnoftë Eva! Rrnoftë Hyjnorja Eva!
Martirja e Parë e Njerëzimit.
Rrnoftë Eva! Rrnoftë Eva! Rrnoftë Eva!
GOOD MORNING NIAGARA
Nëse ka vërtetë EDEN, siç thonë, ti stjuardesë bjonde vjen EKSPRES prej Parajse.
Po pse vëren e trishtuar, si hëna në akasje?
Sytë si dy Bajkalë, flokët shkarë mbi shpinë si ujvara.
Unë, sa të takoj, të puth lehtazi dorën e vrik të çuçurit te veshi si unazë:
“Good morning Niagara!”
Ti më servir diçka e buzëqesh kaq ëmbël. “Jo! S’po më deh shampanja që sa ma ke gostitur.
Por këto krrela të gjata (me ar të përshkënditur)
ku ngatërrohet dita e arratiset nata.” Vozit si blin CONCORDA
pranë U2-ve spiunë: Qiell pas e qiell përpara!
Unë të shpleks pak flokët, ul zërin dy-tri korda:
“Good morning Niagara!”
E tek të ledhatoj, rrëmbushur sytë lot, pyes si kot papritur:
“Pse buis gjethi e çel (prej shirave të buta)
kur matet lumturia me grimcat e minutave?
Pse gjithë ky qiell paskaj më ngjan posi një qenie pa kokë e pa vertebër?
Pse te kjo humbëtirë (mbushur me satelitë) unë jam krejt i shurdhër e krejt i verbër?”
CONCORDA, si gjithnjë, çan breza të pashkelur e u dërgon “mesazhe” anijeve kozmike
e alienëve të palodhur. (Qiell pas e qiell përpara!)
Ne vetëm pak minuta kemi që jemi njohur: UFO-ja ime Niagara!
„Por çka po ndodh kështu!” gati sa s’ulurij tek vërej ca si fantazma, së afërmi e së largu.
„Janë piratë modernë, sqifterë të zinj biblikë a vetë Qoftëlargu?“
E gjithë këto kopè që nuk iu dihet as rrënja e as iu dihet fara,
bubullojnë së bashku: „Good morning Niagara!“
Unë të rrok në ças e bërtas, si i krisur! “Jo! Nuk të dorëzoj!”
Ti vëren si e trallisur e humbet nëpër mjegull.
E, tek qëndron diku, aty mes reve pezull
Sa të thith përpak honi : tek unë vrik pështetesh.
Unë prap ndjej dhe një herë atë përcëllimë rrënqethëse,
që u kall varreve frikën e i fut Kozmosit tmerre:
“Kot po ia zini rrugën kësaj grenze të vogël që i thonë yjtë: “Niagara”,
ti e mban kot në mendje.” E gjëmon prap n’ETER:
“Jo! Nuk ka dallëndyshe, që bujt në strehën tënde. Dhe s’kthehet prap në Qiell!”
Vërej nga vjen shungullima: Qiell pas e qiell përpara!
“Good morning Niagara!
Good morning Niagara!”
DITA MUND TË JETË BJONDE
Dita st meteorite. Përditë!
Mund të jetë bjonde, syzezë, esmere, sykaltër.
Nginjet çdo ditë me uiski e me uthull.
Shkel tokën zbathur
e detet çan pa busull.
Tall miliardierë e liderë kokëboshë.
Nuk ka moshë!
Të kam trokitur shpesh, në xham, pa lajmëruar.
E të kam gjetur pranë dritares, si qenushkë angora. Duke më pritur.
Dashuria: Verë e bekuar!
E rrufitin plot andje Kainë e Profetë.
Pianecë të panginjur.
Dhe asketë!
Jam bërë shpesh i padukshëm e i kudogjendur.
E jam futur midis saksive për t’u gazmendur
pak me ty. Dhe kam regjistruar tërë monologjet e tua.
E kam dëgjuar se ti flet shpesh me mua.
Me zë e pa zë. Duke më sharë. Duke më nemur.
E duke më këndellur.
Flet çdo sekondë!
Dita mund të jetë esmere
E mund të jetë bjonde.
Reinach 27 nëntor 2006
KJO QENKA DASHURIA
Shih si qendis drit’e hënës shkurre e trofta t’arta.
Dhe befas mbushen muret lakra, gjembaçë e mendra.
Po vrik, si pupel e erës, nis t’i dridhet zemra.
Dhe qindra hëna shndrisin nëpër natë.
Pse po më mbush trishtim kjo xixëllonjë e vocërr
n’Hapësirën e pamatë?
Dhe dritën mbyt Hija.
Kjo qenka Dashuria!
Çelin pemët në mars. E vesojnë petalet me miliarda.
Dhe zotëron pejsazhin e kuqja dhe mustarda.
Po t’urtët gjithandej i mbledh “Çmendina”!
Rrezja s’sheh ku të shkojë e ku të kapet.
Plumbi s’të vjen nga balli. Vret nga shpina!
Tërkuzë pa fund mërzia zgjatet. Zgjatet…
Kaq shpejt vdes Dashuria!
Sado të bësh dush nën currilat e vesës.
Sado t’i lutesh Fatit e të presësh.
Sado nga ver’e ëmbël të ngjallesh e të vdesësh.
Të shuajsh mijëra yje e prap t’i ndezësh.
Sado të qash nga dhembja, Sado të qeshësh!
Botës po ia zë frymën Asfiksia.
Ky ësht’ Agimi i Purpurt?
Kjo qenka Dashuria?
Reinach 5 maj 2006
DITA E GJYSMËNATA
U njohëm një buzëmbrëmje.
Kur dita që po shkonte, çapej si me dy mendje.
Kur Zemërmiri Diell vesonte dromca të arta.
Dhe ecnin krahpërkrah, si dy të divorcuar: dita e gjysmënata…
E të rrok shpejt ndërduar. Pa të çikur!
Pa të përkitur fare as me gishta.
E nis të puth “gardhishtet” e qerpikëve. Të bukurat gardhishte!
Veshët e veckël, mjekrën, gushën. Pa të çikur hiç me buzë!
E t’i puth prap tërë dritaret e poreve nëpër trup.
Dhe të rrok fort!
Pa të prekur asnjë qime! E të ngre hop!
mbi sup.
Me një afsh të pashuar si i shkallë! Sa filloj të ndjej turp,
nga sytë e udhëtarëve.
E nga ferrakët “kureshtarë” prapa xhameve.
E të rrëmbej sërish pa të prekur. As me duart e mia.
As me duart e pemëve.
E dua të të përpij krejt: pa u frenuar prej dilemave.
Përpara se të të thithë pluhuri i rrugëve.
Pa të çikur hiç. Pa të prekur!
E ndoshta do të kisha vdekur
që dy mijë vjet të shkuar
Tok me kartagjenasit e uritur nën embargo,
Po të mos e kishte premtuar rasti këtë Takim Hyjnor
Në hekurudhën Romë-Palermo-Milano.
O DASHURIA IME
Ma grin ballin betoni posi sharrë mes kësaj Akullnaje,
Tre turne rresht pa u ndarë nga puna!
Thith Diga papushuar çimento me mauna. Gati na thith dhe neve.
Gjymtyrët i lëvizim si robotë…
O Dashuria ime Ti ç’lyp tjetër nga unë?
Shih si na ngjiten pas betonit duart
E çimentohen nëpër qerpikët lotët!
Mbi një Digë betoni gdhend fjalët që më thua.
O Dashuria ime e ç’lyp tjetër nga unë?
Me Dashuri e zbutëm dhe Dimrin e fortë
Kur na përplaste gërxheve si konserva bosh era.
Kur e gdhinim mëngjezin 30 gradë nënzero!
O Dashuria ime e ç’lyp tjetër prej meje?
Nuk di si ngelëm gjallë dhe nuk u betonuam.
Nuk di qysh dhe në Ferr Jeta s’u meh ndër deje.
O Dashuria ime Ti ç’lyp tjetër prej meje?
Pajazit Krasniqi: Dragoi në luftë me kulçedrën
E Enjte, 18-03-2010, 10:00pm (GMT)
DRAGOI NË LUFTË ME KULÇEDRËN
- Kushtuar simbolit të lirisë, dëshmorit të parë në zonën e Anadrinit, Milaim Krasniqi -
Atë vit maji erdhi i kuq, e pranvera sikur donte të
çilte vetëm lulëkuqe, e trimëritë ndër male ruanin
nderin e atdheut. Burrëria ballëskuqur e pushkën
krahut ruante nderin e kombit e të atdheut.
I këndonin lirisë, flisnin edhe zanat. E dëgjoni ju...!
edhe kullat e vjetra gjithandej Anadrinit, Drenicës,
Llapit, Pashtrikut, Shalës, Karadakut, Nerodimes e
donin Milaimin në këngë, e donin edhe fëmija, e
donin edhe zanat e malit. Atij një copë zemër i ka
betur në Drenicë, atje po po.. .atje te kulla e
qendresës, atje ku i thonë Prekazi
i Ahmet Delisë, i Shaban Plakut të Shqipërisë dhe i
Tahir Mehes. Atje i ka mbetur zemra, atje ku i thonë
Shqipëri, atje ku i thonë Kosovë e Adem Jasharjane.
Recital nga Dibran Fylli - regjisor
Shkruan: Pajazit Krasniqi
Kosova po e priste ditëlindjen e saj nëpër kohë të përflakura me aromë baroti që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Çdo ditë mëmëdheu zgjohej nën ankth dhe çdo mengjes lante sytë me gjakun e bijëve e bijave të saj që vriteshin e torturoheshin nga okupatori serb. Askush nuk dinte se kur do t´i vinte fundi një regjimi të egër shovinist. Një gjë dihej, se Kosova më në fund do të jetë e lirë. Për këtë u desh shumë mund, sakrificë e të derdhej gjak, që të arrihej deri te ditëlindja e shtetit më të ri që ndodhej në cep të evropës. Shumë djmë ranë në altarin e lirisë duke dhënë jetën mbi taknske të regjimit hegjemonist. Edhe komuna e Rahovecit e pagoi lirinë me gjak. Që nga janari i vitit 1990, kur në hyrje të Rahovecit, gjegjësisht në fshatin Brestoc, duke iu bashkuar kolonës së gjatë të gjithë atyre që kërkonin liri nëpër plumba, u vranë katër djelmosha, Nasemi Elshani nga Nagaci, Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Agron Fetahu nga Celina dhe Ilmi Krasniqi nga Hoqa e Vogël, u pa qartë se rruga drejtë lirisë dhe çlirimit ishte nisur. Veprimtari, atdhetari e intelektuali i shquar Ukshin Hoti nuk e ndalte rrugëtimin e tij fshat më fshat e qytet më qytet duke komunikuar me secilin qytetarë dhe duke e vetëdijesuar për çështjen atdhetare e patriotike që duhet bërë dhe sfidat që do të na presin në të ardhmën.
Po në atë vit nga ish Shërbimi Ushtarak Jugosllav, kthehet në arkivol, si shumë të tjerë edhe i riu Bashkim Krasniqi nga fshati Qifllak i kësaj komune.
Rrugës së Ukshinit, Nasemiut, Agronit, Elmiut e Halimit si dhe shumë të tjerëve ishte nisur edhe luani i betejave të përgjakura të Anadrinit, Milaim Krasniqi i cili me pushkën e tij theu mitin e madh se Serbia është e pathyeshme. “Lira i ka rrënjtë në gjak”- ishte fjala që kishte dëgjuar shumëher nga gjyshi i tij Emini i cili ishte edhe bashkëluftëtar i Azem Bejtes.
Padyshim edhe Mili, që njihej me emrin përgëdhelës, ishte vu në rrugën e të parëve të tij, në shërbim të atdheut që qonte drejtë Kosovës së lirë dhe të pavarur. Por, nuk thuhet kot fjala e urtë popullore se “dardha pik ndër dardhë”. Nuk kishte nga të dilte as Milaimi.
Milaim Krasniqi u lind në mars të vitit 1967 në fshatin Rudinë e që atëherë quhej Pastasel. Pasi mbaroi shkollën fillore u regjistrua në të mesmen në Rahovec. Duke kujtuar gjithnjë fjalët e gjyshit të tij se liria i ka rrënjtë në gjak, ai që nga vegjëlia nisi shtegëtimin e tij drejtë shtigjeve të lirisë. Në vitin 1981 mori rrugën drejtë Shqipërisë, drejtë shtetit të ëndrrve të tij.
Ai thoshte se Kosova është Shqipëri dhe që në atë moshë theu kufijtë fizik të cilët padrejtësisht i ndanin këta dy trupa që jetonin me një shpirtë të vetëm. Kohë e egër ishte kur Mili përfundoi shkollën e mesme. Rinia ishte halë në sy të armikut dhe detyrohej të merrte rrugën e mundimshme të gurbetit për t`ju shpëtuar turturave çnjerëzore e vrasjeve nga pushteti hegjemonist. Rruga ishte e gjatë.
Kalonin vite e vite që jetonin largë shtëpisë e familjes, me mallë për një grusht dhe në mërgim. Mirëpo, Mili nuk e ndali veprimtarinë e tij as në mërgim, ai ishte i përkushtuar dhe ishte vënë në shërbim të atdheut të tij. Mili një kohë kaloi në Kroaci, pastaj në Gjermani, Zvicër e së fundi edhe në Austri. Kudo që shkonte lënte mbresa te bashkatdhetarët si njeri i sjellshëm dhe zemërgjërë. Ai merrej me organizime që kishin karakter human dhe patriotik. Me zemer në Kosovë e trup në atdhe, Mili digjej sikur druri në zjarrë. Për të ardhur në Kosovë e kishte të ndaluar ngase ishte i kërkuar nga policia serbe, kështu që një dit i shkruan letër nënë Shemsies ku kërkon që ajo së bashku me birin e saj të takoheshin në Shkup dhe së paku për një ditë ta shuante mallin që kishte për familjen dhe atdheun në përgjithësi. Nëna e përmalluar për djalin e saj, në një ditë të nxehtë vere e pret tek Ura e Vardarit. Lotët përziheshin me ujin e freskët nën rrezet përcëlluese të gushtit, ndërsa nënë Shemsia çmallej duke përgëdhelur fytyren engjëllore të birit të saj. Pasi që një kohë qëndruan së bashku Mili ishte i detyruar që të kthehej sërish në Austri ndërsa nënë Shemsia duhej që të kthehej për në Kosovë. Lotët nuk kishin të ndalur në sytë e nënës ndërsa shikimet mbetën të ngrira në drejtim të fytyrës së nënës që e shpuanin si shigjetë zemrën e saj. Mili iku me veturën e tij duke lënë kujtim vetëm prekjet e fundit dhe shtrengime duarsh të nënës dhe motrës së tij.
Nuk kaluan shumë kohë dhe Mili vendos që përfundimisht të kthehet në Kosovë, në vendin ku ishte lindur e rritur, aty ku guralecët e rrugicave të ngushta të fshatit ia kishin përgjakur këmbët në vegjëli. U kthye dhe fillojë jetë normale në Kosovë. Veprimtaria e tij patriotike e atdhetare zuri rrënjë që me kthimin e tij nga Austria. Ai ende kujtonte fjalët e gjyshit të tij Eminit (i masakruar nga çetnikët serb më 31 mars 1999 në fshatin Rudinë), se duhej mund, sakrificë e gjak për tu derdhur për të arritur deri të çlirimi i Kosovës. Mili ishte lindur për këtë kohë. Shtegëtimi i tij drejtë lirisë kishte marrë hov më të madh. Bie në kontakt me celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillon veprimtarinë e tij sikur dielli që i lëshon rrezet në ditët e ngrohta pranverore. Në Kosovë aktivitetet për çlirim ishin intensifikuar dhe tashmë edhe populli kishte filluar të vetëdijesohet se liria mund të arrihet vetem me pushkë, ngase armiku do plumb e jo fjalë siç thuhej në atë kohë, prandaj edhe kërkohej përgjegjësi për organizim nëpër fshatra. Me këtë përgjegjësi ngarkohen djemtë Mensur Zyberaj, Bedrush e Feim Gashi (që të tre dëshmorë), që të zhvillojnë aktivitete ilegale dhe kishin për qëllim zgjerimin dhe ofrimin e djemve në rrethin e tyre. Ndërsa, më 15 janar të vitit 1996 inkuadrohet edhe Isuf Gashi, "Baca i Madh" dhe pastaj edhe Osman Zyberaj, "Baca i Vogël" dhe Vehbi Muharremi. Gjashtëshja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Rahovecit është formuar në vitin 1996 dhe përgjegjës ishte Mensur Zyberaj, tani dëshmor i kombit, që njihej me nofkën "Pesëqindëshi" dhe me këtë nofkë identifikohej edhe njësiti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishte themeluar e vepronte në këto anë. Në mesin e tyre ishte edhe Mili që vepronte ilegalisht.
Ai vëzhgonte së bashku me këta djem tek “Kerrshi i Maqinave” duke bërë plane për organizim dhe zgjerimin e UÇK-së. Shumë shpejtë arrihet qëllimi që këta djemë e kishin nisur. Më 26 prill 1998, për herë të parë del publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fshatin Drenoc. Mili ishte në mesin e tyre që bënin plane për zgjerim, ndërsa më vonë ai së bashku me Femi Lladrovcin bëjnë identifikimin e pikave më të rëndësishme dhe strategjike për vendosjen e istikameve të UÇK-së. Sikur shqiponja që bashkon zogjët e saj, ashtu edhe Mili mblodhi rreth vetes shumë djemë për t´ja kthyer pushken armikut. Betejat vazhdoni njëra pas tjetrës duke fituar si gjithnjë dhe duke marshuar si zogj ngadhnjimëtar ata që po e thonin fjalën me plumb. Betejë ps beteje erdhi edhe dita kur Mili duhej ta përjetësonte amanetin e stërgjyshit të tij Aliut.
Ishte mengjesi i 12 majit të vitit 1998. Atë ditë Mili nuk ishte në Shtab ngase një ditë më parë sapo e kishte përfunduar ndërrimin që e kishte. Ishte i lodhur nga dita e 11 majit sepse i kishin ndjekur policinë serbe duke i dëbuar matanë Gradishes dhe duke iu treguar se këtu është Kosovë. Ai ishte zgjuar në mëngjesin e majit të kuq, që atë ditë do të skuqej edhe me gjakun e tij, i kishte vënë të dy duart në dritare duke e shikuar diellin që sikur po i fliste se liria do të shndërrit me gjakun tënd sikur ky mengjes që po shndërrit me rrezet e mia. Ai kishte dëgjuar ushtimën e helikopterit të forcave serbe që vëzhgonte nga ajri Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë ndez veturën e tij, pershendetet me nënë Shemsien që e çmonte dhe e respektonte, ngrit njërën dorë përpjetë duke u pershendetur dhe i thotë: “Mirupafshim nënë…”. Këto ishin fjalët e fundit të nënës me të birin e saj, po sikur ta dinte se nëna nuk do ta shihte më të gjallë gjithsesi se edhe shkëmbi mbi fshatin Rudinë do të ishte çarë mu në mes. Mili niset në drejtim të fshatit Drenoc dhe më pas menjëher hip në një veturë dhe merr rugën për në front për t´ju bashkuar bashkëluftëtarëve të tij që ishin duke e mbrojtë atdheun pëllëmë më pëllëmbë. Tek vendi i quajtur “Krisne” Mili takohet me disa bashkëluftëtarë dhe si luaj hynë në betejë. Luftimet ishin të ashpra, marramendëse, të pabarabarta, gjashtë me gjashtëqind, si në balada. Pas disa orë luftimesh nga betejat e përgjakura del i plagosur rëndë dragoi që e coptoi kulqedrën. Bashkëluftëtavrve iu lë amanet se lufta nuk duhej të ndalet deri në çlirimin e plotë të vendit. Mili po atë ditë, pra më 12 maj 1998 iu bashkua plejadës së gjatë të dëshmorëve të atdheut.
Sot, Kosova gëzonë lirinë fal gjakut të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që luftuan e kontribuan për çlirimin e vendit. Shtegëtarët e lirisë, më në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari, edhe sot i bëjnë roje atdheut të tyre në liri. Këta do të jenë përherë buzëqesje në sytë e filizave të njomë dhe do të jen shembull brez pas brezi se vetëm kështu fitohet liria.
Nuk është e vërtetë që kinse islamikët veprokan kundër atdhetarit dom Anton Kçira?
Nga Ferid Selimi
feridselimi@yahoo.com
Mik i nderuar, Paul Tedeschini,
Që në fillim të them që, bazuar në atë që pashë dhe dëgjova nga goja e Dom Anton Kçirës, si gjatë fjalimit të tij, ashtu edhe kur hapur kërkoi falje, ai, ishte i zoti i vetevetes dhe nuk kish nevojë për avokat mbrojtës. Tek e fundit, së hapur e tha atë që e kish menduar pët myslimanët (në Bosnje dhe në Kosovë) dhe së dyti, kur kërkoi falje për fjalët që i kishin rrëshqitur në atë fjalim.
Dua vetëm të ta përkujtoj ty, Domit të nderuar dhe të gjithëve që mendojnë si ju, që nëse tre apo katër veta ndërmarrin një aksion terrorist, domosdoshmërisht nuk do të thotë që i tërë ai popull, të cilit i përkasin ata tre a katër veta, është terrorist.
Ne jemi të vetëdijshëm dhe të informuar mirë që sulme terroriste nëpër Botë ka pasur gjithnjë, e ndoshta do të ketë edhe më tutje. (edhe pse unë do të uroja dhe do të lutesha që sulme të tilla të mos ndodhin asnjëherë). Dhe për fatin tonë të mirë, pjesa dërmuese e terroristëve nuk i takon popullit shqiptar.
Unë po ta them publikisht që as ti nuk i ke zgjedh fjalët. Je munduar të komentosh fjalët e priftit Anton Kçira. Unë nuk e shikoj atë si prift katolik, por si njeri të devotshëm ndaj Zotit, që në atë moment nuk ka menduar shëndosh. Ose ka folur në afekt.
Ti e di mirë, por edhe shumë miq tanë, që neve gjithnjë na kanë këshilluar që para se të flasim e të nxjerim ndonjë fjalë nga goja, ta përtypim mirë e mirë, e pastaj ta hedhim jashtë...
Në tubimin ku ka folur Dom Anton Kçira, s’e besoj të ketë pasur ndonjë shqiptar të përkatësisë së fesë islame. Andaj, nuk mund të fajësohen myslimanët që e kanë përhapur këtë lajm në Youtoube. Kush e ka përhapur dhe pse mu tani, pas dy vjetë e gjysmë, këtë duhet ta hulumtoni në mesin tuaj. Mos ndoshta i pengon dikujt Domi i nderuar?
E për ta shfrytëzuar, po, e kanë shfrytëzuar shqiptarët e përkatësisë së fesë islame.
E kanë shfrytëzuar (edhe pse unë nuk pajtohem as me ata që e kanë shfrytëzuar këtë ngjarje për ndonjë ndasi ndërfetare) sepse jo rrallë, myslimanët-shqiptarët akuzohen për fyerje që u bënë personaliteteve të feve të tjera. Por, ama, asnjë shqiptar të fesë islame nuk e kam dëgjuar deri më tani të ketë dalë hapur dhe të ketë justifikuar krimet që janë bërë diku, si në Indonezi, Egjipt, Amerikë, etj.
Asnjë shqiptar i fesë islame deri më tani nuk ka ofenduar ndonjë pjesëtar të fesë tjetër me nofkën “qen-qej”.
Nëse ke lexuar diç nga terrorizmi ndërkombëtar, e besoj të kesh lexuar, je bindur që jo domosdoshmërish, terroristët janë myslimanë. Karlosi, bandat e kuqe, dhe çifti gjerman (terroristë më të njohur në botë) nuk ishin myslimanë.
Pikërisht kjo demaskon dhe përgënjeshtron argumentin që përdor ti të “terrorizmit islamik shqiptar”.
Më lejo të të jap një këshillë ty dhe të gjithë të tjerëve që merreni edhe më tutje me këtë rast. Mos e gjuani topin në fushën e tjetrit, mbajeni në këmbë dhe luani me të, sepse ashtu jepet goli. Duke e hedhur në fushën e tjetrit, vetëm i mundësoni që t’ju sulmojë edhe më. Andaj, fajtorin kujdestar të ndritjes së këtij lajmi në Youtoube, kërkojeni në mesin tuaj. Dikujt, duket i pengon Dom Anton Kçira. Ose, ia ka zënë rrugën dhe është bërë pengesë, e ky ka qenë momenti i duhur për ta përbaltur, në mënyrën më poshtëruese.
Sinqerisht më vjen keq.
Në 10-vjetorin e daljes të revistës “Shqipëria etnike”
Doli në shitje revista semestrale “Shqipëria etnike” nr. 2/2003
19 shkurt 2004 / TN
Nga Kadri MANI
Me një vonesë të madhe-(prej gjysëm viti!), këto ditë doli në shitje nr. 2/2003 i revistës “Shqipëria Etnike”, në qoshqet e “Rilindjes” anembanë Kosovës-(të interesuarit në Mërgatë, sipas porosisë, e marrin me anë të postës).
Revista që në ballinë reklamon këta tituj, në këtë numër:”Copëtimi administrativ i trevave shqiptare në Mbretërinë jugosllave (1918-1941)”, PJELLA E ZEZË (E KUSHNER DANIT) E QUAJTUR “RTK”!, “ÇAMËRIA, KJO DHEMBJE E MADHE”.
Në faqen 2 dhe në faqen e fundit botohen reklama dhe Mirënjohja e KFOR-it për Fabrikën e Birrës në Sodovinë të Muhaxherëve, e zotni Gani Ismajlit.
Kryertikulli:”PADREJTËSIA E ARMATOSUR ËSHTË GJËJA MË E TMERRSHME”- na ka arritur me anë të postës elektronike. Shkencëtari i ri, Faton Abdullahu, paraqitet me një “Fragment”, Rexhep Bunjaku me vjershën “ULOK PATRIOTI”, Valter Lazëri-U.S.A me vjershën “PARADOKS”, poetja e re, Shpresa Qieiqi, me vjershën “Në fshatin Kroimirë”, Intervistë:”DR.IBRAHIM RUGOVA SIMBOL I UNITETIT TË POPULLIT SHQIPTAR”, botohen dy polemika ndërkundërshtuese Rexhep Bunjaku - Kapllan Resuli-Buroviq!!, nga gazetari dhe poeti, Shefqet Dibrani:”LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (10 QERSHOR 1878), nga Faik Konica:”BESIMI APO FEJA?”, nga Shefqet Cakiqi-Lllapashtica:”ÇKA KA SHKRUAR DHE DEKLARUAR SHEFQET JASHARI-STROFCI?”, nga Kadri Mani:”CILËT ISHIN PRETENDENTËT PËR KRIJIMIN E NJË QENDRE TË RE TË VENDOSJES NË KOSOVË!?”, nga Sevdail Hyseni:”NJË CIKËL ME POEZI HUMORISTIKE-SATIRIKE”, nga Emin Fazlija:”FYERJET E ULËTA, GËNJESHTRAT E PASKRUPULLTA DHE SHPIFJET E PATURPSHME, “ARGUMENTE” TË VETME TË FARIDIN TAFALLARIT!!”, nga Bajrush Behrami, tregimi:”SARDEMI”, nga galeria e nacionalizmit shqiptar:”RAMIZ /MURAT/ OSMANI, i dënuar me 18 vjet burgim, pjestar i ENDSH-së, më 1949-(17.2.1920)”, “Shqipëria Etnike- për fëmijë”, në dy faqe sjell: një tregim nga Hamza Halabaku, me titull:”KOSOVËN E KEMI NË ZEMËR”, vjersha dhe humor, nga Mitrush Kuteli, tregime të moçme shqiptare:”GJERGJ ELEZ ALIA”, Mark Krasniqi me vjershën:”PARA PËRMENDORES”, botohet biografia e shkurtër e albanologut Rober Elsi - Jeta, botohen shkrimet postmortum të Haxhi Krasniqit, botohen dy shkrime paralele, të botuaara te “Bota sot”, 10 gusht 1997 njëri shkrim pozitiv e tjetri vegativ për Kryetarin tonë, nga Ali Kelmendi: ”Clementia e Presidentit Rugova”, nga Shemsi Reçica:”DR. RUGOVA NUK NJEH DHE S`MUND TA NJOHË RININË E KOSOVËS!”, nga Kadri Mani:”KRETENI I KRETËS PO SHKON DERI NË FUND TË POSHTËRSIVE TË VETA”, nga Dashnor Kaloçi: ”SI E MASAKRUAN FAMUILJEN E MARASH VATËS”, nga Zaim Haliti, aforizma:”KARAKTERE NË PESHOJË”, nga REXHEP DEDUSHAJ:”DËSHMI MBI POLITIKËN ANGLEZE NË SHEKULLIN XIX”- vështrim për librin e Idriz Lamajt: ”Dokumente angleze mbi Konfliktin shqiptaro-malazez rreth Plavës e Gucisë 1879-1880”- N.Y.1999-(Libër në gjuhën anglishte dhe shqipe, botohen aktivitetet e Disporës Shqiptare, nga Arfi Demiri:”OBLIGIM I KUJT ËSHTË ÇËSHTJA SHQIPTARE?”, botohen tri bimë mjekësore, të përshkruara nga studiusi i zellshëm, veterani i arsimit, Dr. Ferat Rexhepi, revista boton, si zakonisht, posterin e dëshmorit, kësaj radhe nga Fazli Maloku:”BASRI HALIL CANOLLI-“SHPENDI”-(7.2.1976-18.6.1999), dhe botohen punimet e artizanatit nga veterania e luftës dhe e kulturës, e mirënjohura, Hyrije HANA, në katër faqe me ngjyra; pra, revista ka 98 faqe, prej të cilave 10 me ngjyra, dhe është rekordi i deritashëm.
Në numrin tjetër:”NËNA IME ÇKANË PARË SYTË E MI!…”, “LETËR E HAPUR Dr. ILIR TOLAJT:”JU JENI BASHKANGJITUR NJERIUT TË GABUAR NË KOHË TË GABUAR”, “PSE IKIN DIPLOMATËT SHQIPTARË?”.
Revista “Shqipëria Etnike” i ka thënë, po i thotë dhe do t`i thotë pangurruar-MJAFT: shtypit të verdhë e shtypit të zi, mafiave të drogës, korrupcionit, kontrabandimit me vasha e me fëmijë-MJAFT.
Ju prezentojmë Stafine Ri Drejtus të Redaksisë:
Agim Gashi, Drejtor
Sokol Rragami, Kryeredaktor,
Zeqir Rama, Zv/Kryeredaktor.
Idriz Zeqiaraj, Redaktorpërgjegjës,
Kadri Mani, Zv/Redaktorpërgjegjës
P.S.: Investitori i ardhshëm do ta mbante vetë kontabilitetin dhe do ta merrete gjithë shitjen 100% në Vend dhe në Mërgatë?
Kontakti: kadri.Osmani@freesurf.ch/ +41 (052) 670 17 89
Historiku i shkollave të Hasit
Zymjanët janë “nxehur” por edhe janë “djegur” nga pushtetet e ndryshme
Në këtë kronikë do të veçojmë emëra të punëtorëve të arsimit që nuk kanë humbë nga kujtesa e popullësisë në Has
Shkruan Nikollë Kërhanaj
nikollekerhanaj@hotmail.com
Padyshim se puna e punëtorëve të arsimit në procesin edukativo-arsimor duhet të lexohet së pakut në dy pamje: Pamja e parë e medaljes shënon vlerën e punës me të cilën paguhen arsimtarët, ndërsa pamja e dytë apo ajo e prapme e medaljes pasqyron personatitetin e tyre, dhe, duke vënë vulën personale, lënë gjurmë me veprimtarinë e tyre për shoqërinë në mesin ku jetuan e vepruan, përkatësisht ku jetojnë dhe veprojnë.
Në këtë kronikë do të veçojmë emra të punëtorëve të arsimit që nuk kanë humbë nga kujtesa e popullsisë në Has.
Dokumenti për vendlindjen e Bogdanëve
Për të ardhur deri te hapja e shkollës (1949) dhe shënimi i 60-vjetorit të hapjes së shkollës (10 nëntor 2009) dhe punës së saj në Kushnin të Hasit, do të kthehemi prapa për dy shekuj e gjysmë, pikërisht te Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752).
Ishte ky gjakovari që zbuloi “Masharin” e Gjon Buzukut. Ishte ky ai që ishte përkujdesur për kishën e “Shëne Prenës” në vendin e quajtur “Tri Rrasat”, në Kushnin. Në këtë kishë, Gjon N. Kazazi atëherë organizonte këtë rit: Organizohej darka për mbledhjen e bereqeteve ku, besimtarët luteshin me qirinj të ndezur në dorë (qirinj prej dylli që i siguronin nga rrëshina e breut në Pashtrik).
Gjon Nikollë Kazazi, përveç shumë vendeve tjera ku kishte shërbyer, ishte edhe kryeipeshëv i Ipeshkvisë Shkup-Prizren, që ishte e strehuar në Zym (1702-1752), të cilës i përkiste edhe Famullia e Kabashit dhe e Kushninit. Nga ky shënim është i rëndësishëm raporti i tij dërguar Kongregatës me 24 shkurt 1750, ku përveç tjerash thuhet: “Kryripeshkvinjtë e mëhershëm Andrejë dhe Pjetër Bogdani u linden në Has, në rrethin e ngushtë të Zymit” (dok.ACPF, SOCG, vëll.741, f.319, shkruar në Romë).
Edhe në Amzat e të lindurve, të kurorëzimeve e të vdekjeve për këto fshatra janë ruajtur në kishën e Zymit, nga viti 1842 e këndej, të tjerat më herët janë djegur.
Zymi celulë e pushtetit lokal
Duke ditur se pushteti dhe shkolla përbëjnë forcën e dijes për t’u përballuar peripecive të kohës, si për t’u ruajtur identiteti fetar e kombëtar, ashtu edhe ai familjar, u dasht që Zymi të krijojë në vete një celulë apo të bëhet strehimore e pushtetit dhe shkollës për ta mbijetuar kohën. Në vazhdën e kohës, banorët e këtij lokaliteti shpesh e përserisnin fjalën e urtë popullore se “kush është afër pushtetit nxehet por edhe digjet”, andaj edhe banorët e këtij komuniteti i kanë përjetuar të gjitha këto, duke qenë me kishën e përherëshme në qendër dhe pushtetin apo eprorin “mbikëqyrës” të përgjithëshëm i popullësisë, megjithatë, ata nuk u janë afruar për t’u “nxehë” as nuk u janë larguar për t’u “ftohur”, por kanë qëndruar në një distancë të caktuar, andaj quhen edhe “të ftohët” (gjakftohtë), si ndaj fesë ashtu edhe ndaj pushtetit.
Në përbërjen e këtij historiku të shkurtër, do të japim të dhëna për “qelulat” apo “strehimoret” e punëtorëve administrativë dhe arsimorë, që kanë banuar në shtëpitë e këtij komuniteti.
Thuhet se ushtria e Turqve të Rinj rreth vitit 1902, rrinte apo fushonte në vendin e quajtur “Fushë e Madhe” nën çadra. Paria e Zymit kishin marrë përsipër furnizimin e tyre me mish bagëtish shtëpiake, pasi që buka ishte me “ket”. Ushtarët deklaronin se në vendet tjera ku fushonin, nuk u kanë dalë në ndihmë(?). Zymjanët këtë e bënin për humanitet e solidaritet, duke thënë se buka “ose të vret ose të shpëton”.
Në vitin 1912/13, detyrën e mësuesit e kryente shkodrani Franë Gaspër Lufi (i cili e mbante edhe nënën e vet që e quanin halla Nine, që rrinte në shtëpinë e Hilë Lazër Prekpalajt e pastaj të Frrok Gegë Kolëgjerajt - Berishës).
Në vitin 1914 e 15, në shtëpinë e Tomë Lukë Lumezit u vendos postkomanda e Austro-Hungarisë për rajonin e Hasit, prej nga ka kaluar në Zhur, në të cilën administratë punonte Pal Lumezi (me prejardhje nga Zymi), i cili kryente edhe detyrën e mësuesit në shkollën shqipe. Meqenëse përmes kësaj kronike po bëjmë një shtegtim në historikun e gjatë të shkollës shqipe dhe mësuesëve të saj, njëherit kemë për qëllim që të bëjmë publike edhe njërën prej karakteristikave më tipike që kanë bërë dhe lënë mbresa kujtimesh në këto mese, të cilat përcjellen me gojë nëpër breze dhe vazhdojnë të bëhen “hite”. Për këtë do të përmendim se kishte qenë mësues serioz, i ashpër por që e quanin me epitetin “babë i historisë” si dhe astronom. Asokohe, vajzat që ndiqnin mësimin në shtëpinë e Gegë Nokë Prekpalajt, me të cilat punonte më shumë shoqja e tij, Gjyste Dedë Gjevelekaj - Lumezi (vajzat e quanin: halla Gjyste), e çmonin për edukatore të mirë për amvisni dhe punëdore, sepse i përgatiste, i mësonte dhe i ushtronte vajzat për qëndisje dhe punë në vek (vegjë, avlëmend, tezgjah).
Ministria Austro-Hungareze paguan qira për shkollën në Zym
Ndërkohë, kishin organizuar një ekskursion njëditësh me Balë Zefin, me dy kuaj, pra së bashku me Pal Shkollarin për të vizituar gjithë pasurinë tokësore të tij që kishte në Zym, Tërravë të Pulës, Mulli të Vakëfit, Ramajë, Lukini, Krushë të Vogël, Piranë e gjetiu. Me t’u këthyer në Zym, Balë Zefi e pyet Pal Shkollarin për përshtypjet e tij dhe vlerën e përgjithëshme të kësaj pasurie të patundëshme, duke shtuar se ka një furrë buke edhe në Nish. Pal Shkollari e nxjerr lapsin nga xhepi e i përgjigjet: “Gjithë atë çka pashë e vërejta për një ditë udhëtim, nuk e ndërroj me lapsin tim”, ndaj edhe mbeti thënia: “Pasuria e Bal Zefit-sa lapsi i Pal Shkollarit”.
Po në të njejtën shtëpi-shkollë, me dekretin (nr. 320/2 të datës 9 nëntor 1917) të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, rekomandohet që shkolla në Zym të vazhdojë punën, të paguhet qeraja për shtëpinë-shkollë, si dhe për mësuesin e emëruan Nokë (Ndue) Tupecin. Për mësimin që mbahej në dy shtëpia-shkolla (të Tomë L. Lumezit e të Hilë Lazrit), u pagua qeraja, kurse mëpastaj shkolla kaloi në një objekt të vaçantë, në oborrin e kishës dhe se qeraja prej 168 koronësh për një vit, iu pagua prej 1 tetor 1917 deri më 30 shtator 1918, për të vazhduar deri në vitin 1921, ndërsa drejtor shkolle ishte emëruan famullitari i vendit patër Marjan Prëla.
Në vitin 1925/6 në katin e dytë të shtëpisë së Gjekë Tunë Kërhanajt, u vendos stacioni i xhandarmërisë së SKS-së (ndërsa familja e tij rrinte në katin e parë), me një minipushtet, ku qëndruan deri në sigurimin e objektit tjetër të pavarur. Në vitin 1925/6, në shtëpinë e Ndue Kërhanajt u hap dhe u vendos shkolla (parashkollorja), në të cilën shtëpi banonte edhe një mësues me bashkëshorten, që të dy nga Leskovci, që banonin në këtë shtëpi, pasi që një pjesë e kësaj familje filloi të dislokohej në lagjen Berishë.
Shkolla shqipe në Zym e dekretuar nga Ministria e Arsimit të Mbretërisë Shqiptare
Me ndërprerjen e shkollës në gjuhën serbe, në vitin 1939/40, nga Ministria e Arsimit të Mbretërisë Shqiptare të Tiranës, u lëshua Dekreti nr. 223/09.I./41 për t’u hapur shkollat në gjuhë shqipe.
Asokohe, në shtëpinë e Hilë Lazër Prekpalajt, ndërmjet viteve 1928/33, shkolla kaloi atje ku edhe ishte një pjesë e pushtetit (njëherit edhe burgu) të Rrethit të Hasit. Në atë situatë e pështjellim të pushtetit, filluan peripecitë e kundërshtimet e pushtetit me patër Shtjefën Gjeçovin, deri në likuidimin e tij, më 14 tetor 1929, në vedin e quajtur Rrezinë të Zymit.
Në kohën e lirisë së artë (1941/44) dhoma e Simon Noc Pecollajt u bë çerdhe e strehimit, në rend të parë e mësuesëve të asaj kohe, si të Nikollë Prekë Veselit, Prekë Mirëditës e më vonë të Matejë Rodiqit etj., por edhe në shtëpitë e Lazër Sebë Prekpalajt. Duhet përmendur se në Dhomën e Burrave të Simon N. Pecollajt ishte mbajtur, përveç tjerësh, edhe takimi i Shtabit të Marije Shllakut me shokë. Po në këtë shtëpi janë takuar dhe kanë bërë konak edhe shumë personalitete të Lëvizjes N.Ç., grupe Ballistësh e në mes tyre edhe Perlat Gjoleka, por edhe në familjet tjera, të cilin e likuidoi OZN-a në vitin 1946.
Me ndërprerjen e shkollës në gjuhën serbe, në vitin 1939/40, nga Ministria e Arsimit të Mbretërisë Shqiptare të Tiranës, u lëshua Dekreti nr. 223/09.I./41 për t’u hapur shkollat në gjuhë shqipe. Në Zym mësimin e filloi mësuesi Nikollë Prekë Veseli (i cili edhe u bë dhëndërr i Zymit) në vitin shkollor 1941/42. Këtë e dëshmojnë ditarët dhe Verbali i Inspektimit nga Ministria e Arsimit të Mbretërisë Shqiptare, nr.1, datë 18 qershor 1942, përpiluar e nënshkruar nga inspektori Beqir Spahiu. Dhe, nga ky vit, shkolla nuk ka bërë ndërprerje, ndërsa kuadri arsimor ka banuar sa në një familje në tjetrën, por edhe në vetë objektin e shkollës së Zymit.
Sebë Matejë Rodiqi (1923-1949)
Banorët e Zymit, kolegët e tij dhe nxënësit, e kishin një mirëkuptim ndaj tij për shumë aspekte. Banonte te Simon Pecollaj (në Lagjen Berishë). Ai në Zym rrinte e shoqërohej kryesisht me anëtarët e “Ballit…” nga kjo edhe thuhej se është mbushur me “mëkate” e “Faje politike”(?), andaj edhe disa njerëz shprehnin rezervë ndaj tij. Ishte situata kur mësuesit shqiptarë ishin nën përcjelljen e vazhdueshme të OZN-ës, megjithëse, shqiptarët ndiqeshin edhe ndërmjet vete…
Në përcjelljen e gjykimit të grupit të Marije Shllakut ishin të pranishëm edhe disa zymjanë, të cilët kur vërejtën se në këtë gjykim ishte edhe mësuesi Matejë, menjëherë u kujtohen fjalët: për - “Faje politike”?
Fehmi Sinella (1923)
Ishte dhe mbetet figurë apo personalitet i përsorur në kujtimet e nxënësvet për inskenimin e skeçeve e të dramave, që i bënte në një dhomë mësimi të shndërruar në teatër. Çka është edhe më me rëndësi, se ai ishte ndër shkrimtarët e bashkëpunëtorët e revistave letrare e kulturore të viteve 1948 e ‘49. Nga përshtypjet që ka lënë, shumë nxënës të tij e kanë vizituar edhe Kavajën (ku jeton), si Tomë Filip Lekaj, Azem e Ramë Çollaku, Ndrekë Mark Kajtazi, Nikollë Kërhanaj (autor i shkrimit), si dhe të tjerë nga Kosova si: Bajram Shatri, Ismail e Riza Gashi e Qerim Gashi, Isuf Talaku, Daut Krasniqi, nga Universiteti i Kosovës, etj. Ai, Fehmi Sinella, ka në dorëshkrim një roman autobiografik për kohën kur ka shërbyer në Kosovë me titull “Kur më, kur?”, të cilin roman me këmbëngulësi dëshiron ta botojë në Kosovë, por ende nuk ka kush ta merr mbi vete nismën e sponzorimin.
Haxhi Krasniqi (1928-2002)
Ishte arsimtar i gjuhës shqipe, njëherit edhe drejtor shkolle mdërmjet viteve 1950/53. Ishte i dashur si për nxënës ashtu edhe për banorët e Zymit dhe të Hasit në përgjithësi dhe njihej si mbledhës i zellshëm i folklorit popullor. Bisedën e parë që e hapte e fillonte me fjalë të urta popullore, siç thotë populli, si dhe ai vetë: “qit një kashtë, e dalin gjashtë”.
Arsimtarin Haxhi e kujtojnë edhe për shprehjet frazeologjike-humoristike, fjalë të urta e që në fillim të bisedës shprehej: ”Po pijmë kafe e po bëjmë llafe”, pastaj me “Xumpa-xumpa”; “Tra-la-la”, “Halla Nepë”, “Ditët e javës”, “Kash’e lash e t’thash’e t’thana e rrokopendla”, etj.
Nga këto rezulton se ishte personalitet i afërt dhe i këndshëm si për nxënës, për arsimtarë e për vendas, ndaj ku jetonte e punonte gëzonte rrespekt.
Planejë
Në mesin e arsimtarëve që kanë lënë gjurmë e kujtime të pashlyeshme ndër vitët 1946/47 në Planejë, padyshim se është Matejë K. Rodiqi, i cili me kënaqësinë më të madhe bashkëpunonte me prindërit e nxënësve dhe banorët tjerë të fshatit. Të gjithë flisnin fjalë të mira për mësuesin-qytetar, siç e quanin atëherë. Edhe diçka: Aty, pranë lagjës Shehu gjendej një fushëgropë e vogël (hurdhë) në formë rrethi, e cila përfundonte me një fushë të blertë që quhet “Kërkele”.
Mësuesi Matejë, me të gjithë nxënësit e shkollës, kishin marrur një aksion për pastrimin e rrethit të hurdhës nga shkurrat, therrat, kaçat, manëzat e bimët tjera dushku që kishin kapluar atë “krater”. Me të pastruar, gropa mori pamje të bukur, me një fushë të ulët në rrafsh, në formë rrethore në thellësi me bar ndërsa përreth me gurë të renditur në formë shkallësh.
Me të rregulluar fushëgropën, ajo mori pamjen e një amfiteatri të cilën mësuesi Matejë e shfrytëzonte për realizimin e orëve mësimore të lendëve të shkathësisë, kryesisht për: arsim teknik (punë dore), edukatë fizike (fiskulturë), art figurativ (vizatim), muzikë e aktivitete tjera shkollore.
Dhe, këndo ta pyesnim për punëtorët e vjetër, padyshim se që në fillim të bisedës do ta veçonin mësuesin Matejë, i cili kishte formuar një amfiteatër natyral për aktivitetet e nxënësve por edhe për takime tjera të të rinjëve.
Kjo Hurdhë, që më parë quhej “Kërkelja e Shehëve” që nga ajo kohë filloi të quhet “Teatri i Matejës”, “Teatri i mësuesit Matejë” ose “Kërkelja e mësuesit Matejë”.
Ishte pra kjo një parandjenjë apo një prirje e mësuesit për art që mëtej mësuesi Matejë do të studiojë dhe kryej Akademinë e Artit Aplikativ, i cili gjatë karrierës së vet hapi shumë ekspozita figurative.
Në vend të përfundimit
Kjo kronikë në shikim të parë do të duket si “dokrra”, por shikuar më në thllësi është ndihmesë që do të shënojë hapat e parë e vendimtar të bërë në trasimin e rrugës për historikun e dritës, e të diturisë së shkollës në një pjesë të rajonit të Hasit.
Poashtu, do të shërbejë si udhërrëfim, sepse ky brum është i dobishëm për monografi si të emrave që përmenden në këtë shkrim publicistik, ashtu edhe për shkollat për t’i inkorporuar e kompletuar me të dhëna të nevojëshme.
Është me rëndësi se për shkollën shqipe në Has ekzistojnë dy periudha të lulëzimit: I. Periudha e viteve 1915-1918 dhe II. Periudha e viteve 1941-1944, si dhe periudha e tashme që po vazhdojnë.
Kur kujtoj zotin Arbnori
(dhe ca mbresa të pakëndshme nga Moska)
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri
eymeri@yahoo.com
Përmes faqeve të “Gazetës Shqiptare” të datës 08 mars 2010, u njoha me materialin e zonjës Fatmira Nikolla me titull: “Pjetër Arbnori. Zbardhen pjesë të ditarit të burgut”. Me këtë material, zonja Fatmira më bëri të kthehem prapa në vite dhe të kujtoi ca ditë, kur, për arsye shërbimi, kam qëndruar pranë zotit Pjetër Arbnori, asokohe Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ishte maji i vitit 1995. Një ditë prej ditësh, u takova me zotin Qemal Sakajeva. Asokohe ishte drejtor i televizionit shqiptar. Në kafe e sipër, ra fjala për Rusinë. Më pyeti nëse kisha pasur mundësi të shkoja për ndonjë vizitë në Moskë. Deri tani ndonjë mundësi e tillë nuk më është krijuar, - ia ktheva. Mund të krijohet ndonjë rast, - më tha, duke buzëqeshur. Pas ca ditësh, zonja Pranvera Xhelo, punonjëse dhe përkthyese mjaft e talentuar e anglishtes në Sektorin e Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, më merr në telefon dhe më kërkon që mundësisht të paraqitesha në zyrën e saj për një takim. Shkova. Ishte fjala për të përkthyer në gjuhën ruse një ligjëratë të zotit Pjetër Arbnori, që ai do ta mbante në mjediset e Universitetit të Shën-Peterburgut, ku ishte ftuar për të marrë pjesë në përkujtimin e 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse prof. Desnjickaja. Aktiviteti në nderim të kujtimit të saj do të zhvillohej më 02 qershor 1995. Ligjëratën e zotit Arbnori e përktheva me shumë kënaqësi. Pas ca ditësh, po zonja Pranvera më vuri në dijeni se isha caktuar si përkthyes për të shoqëruar për në Federatën Ruse delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga zoti Pjetër Arbnori, i cili, pas vizitës në Universitetin e Shën-Peterburgut, do të kthehej në Moskë, meqenëse më 4 qershor do të fillonte punimet Konferenca e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEC - The Parliamentary Assembly of the Organization of the Black Sea Economic Cooperation). Asokohe Republika e Shqipërisë, që prej 01 janarit, mbante kryesimin e radhës të PABSEC-ut dhe zoti Arbnori ishte kryetar, post ky, i cili, për gjashtëmujorin e dytë të vitit 1995, do t’i kalonte Kryetarit të Parlamentit të Armenisë.
Në përbërje të delegacionit që do të nisej për në Shën-Peterburg, përveç zotit Pjetër Arbnori, do të ishin zonja Engjëllushe Shqarri (përgjegjëse e Sektorit të Jashtëm të Kuvendit, një specialiste dhe përkthyese kjo e përkryer e gjuhës angleze, me të cilën, bashkë edhe me zonjën Pranvera, për më shumë se dhjetë vjetë, kisha punuar në Redaksinë e Përkthimeve në Gjuhë të Huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, për përkthimin e veprave të Enver Hoxhës), zoti Bardhyl Matraxhiu (me detyrën e gazetarit, pedagog i letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë), zoti Gëzim Qenami (operator i talentuar në TV shqipar), si edhe truproja e zotit Arbnori. Zotin Arbnori e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij e nderuar, zonja Zana.
U nisëm nga Tirana në paraditen e 31 majit, me linjën e kompanisë ajrore zvicerane, dhe natën e kaluam në Zyrih. Të nesërmen udhëtuam drejt Moskës. Kërshëria ime ishte e madhe për të shkuar edhe një herë në Rusi. Gjatë dy viteve, prej 01 shtatorit 1959 e deri më 21 qershor 1961, atje kisha qenë student (në qytetin Pushkin, tani Carskoje Sjello, që shtrihet në rrethinat e Shën-Peterburgut, rreth 30 kilometra larg tij) dhe ende ruaja në kujtesë përjetime të bukura të moshës rinore, paçka se që asokohe kishin kaluar 34 vjet. Në aeroportin e Moskës na pritën përfaqësues të protokollit të sektorit të jashtëm të parlamentit rus. Në sallën e pritjeve të aeroportit u çlodhëm ca, para se të niseshim për në Shën-Peterburg. Më në fund, në orën e caktuar, përfaqësuesit e protokollit na njoftuan se duhej të dilnim për të hipur në avionin e linjës Moskë - Shën-Peterburg. Kur po i afroheshim avionit, zotërinjtë që na shoqëronin na drejtuan për nga shkallët e pasme të tij, jo nga shkallët e para. Ngjitemi përpjetë shkallëve dhe futemi brenda. Pra, futemi nga bishti i avionit. Sapo u futëm, vërejmë se avioni ishte mbushur cep më cep me udhëtarë, saqë s’kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Mendova se për delegacionin tonë do të kishte vende të rezervuara posaçërisht, aq më tepër për zotin Arbnori, si personalitet i lartë politik, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, dhe zonjën e tij të nderuar. Por jo. Ne, në atë mori njerëzish që gumëzhinin si koshere bletësh tej e ndanë, duhej të mundoheshim të gjenim vetë ndonjë ndenjëse për t’u ulur. Me siklet të madh mundëm të sistemoheshim, duke kërkuar gjithsekush poshtë e përpjetë nëpër avion për të gjetur ndonjë ndenjëse të lirë. Kësisoj “u rehatuam” në avion, të shpërndarë si zogjtë e korbit, që nga “Kamçatka” deri në “brigjet e Balltikut”.
Në Shën-Peterburg na pritën mirë. Të nesërmen paradite, në mjediset e universitetit, u zhvillua aktiviteti në nderim të 5-vjetorit të vdekjes së prof. Desnjickaja. Pedagogët e universitetit të degës së gjuhës shqipe mbajtën kumtesa mjaft interesante për aspekte të ndryshme të shqipes. Me shumë interes u prit edhe ligjërata e zotit Pjetër Arbnori. Paskëtaj bëmë një vizitë në Ermitazh, një muze i famshëm ky i veprave të shquara të artit, një nga krenaritë e kulturës ruse. Gjatë pasdites ishim të ftuar në mjediset e Pallatit të Miqësisë. Aty mbajtën fjalën e rastit zonja Elisejeva, përgjegjëse e pallatit, ish-antëtare e Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe zoti Arbnori. Një ditë më vonë, më 3 qershor, u organizua një ekskursion në Petergof, ish-qendër rezidenciale e carit të Rusisë Pjetri i Parë, një qytet i vogël ky me bukuri të rrallë që vizitohet nga shumë turistë të huaj.
Gjatë kohës që qëndruam në Shën-Peterburg, na shoqëronte edhe ish-ambasadori ynë në Moskë, zoti Arben Cici, prej të cilit ruaj mbresa të pashlyeshme, dhe punonjësi i ambasadës, zoti Ligor Cullufe, një mik i vjetër dhe shumë i respektuar imi, i cili i ka mbaruar studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Universitetin e Tiranës në vitin 1970. Në mbrëmjen e asaj dite, zotit ambasador dhe zotit Ligor u propozova të bënim një vizitë në Carskoje Sjello. Ishte koha e netëve të bardha. Ata pranuan me shumë kënaqësi. I hipëm trenit elektrik dhe pas gjysmë ore zbritëm në stacionin e atij qyteti të vogël. Bëmë një vizitë të shkurtër në parkun e qytetit, kundruam pallatin e madh të careshës ruse Ekaterina II, i hodha një sy godinës së universitetit ku dikur kisha qenë student, kaluam pranë portës së konviktit ku kisha banuar asokohe dhe aty afër mesnatës, nën mbresat e pashlyeshme të netëve të bardha, u kthyem në Shën-Peterburg. Më kishin kapluar keq përjetimet e emocioneve të viteve studentore, të kohës së asaj rinie të shkujdesur që kishte perënduar njëherë e përgjithmonë.
Të nesërmen u nisëm për në Moskë. U ndalëm në Hotel “Moska”, ku ishin sistemuar edhe anëtarët e delegacionit shqiptar, deputë të Kuvendit të Shqipërisë, që kishin ardhur më pas nga Tirana për të marrë pjesë në Konferencën e PABSEC-ut. Pak çaste më vonë, zotin Arbnori me zonjën Zana, zonjën Engjëllushe, truprojën e zotit Arbnori dhe mua, na çuan në Hotel “President”, një hotel ky i rezervuar për personalitete të larta të politikës vendase dhe të huaj. Pikërisht në sallën e konferencave të atij hoteli do të zhvilloheshin edhe seancat e Konferencës së PABSEC-ut. Në mbrëmje zbritëm në restorant për të ngrënë darkë. Pasi darkuam, na afrohet njëri prej kamerierëve dhe na kërkon që të paguajmë. Zoti Arbnori u çudit dhe më kërkon që t’i shpjegoj kamerierit se kush jemi ne. Pasi e sqarova kamerierin, ky largohet dhe, pas pak çastesh, kthehet bashkë me një punonjës të administratës së hotelit. Ky punonjës që gjoja nuk na e paskej ditur se kush ishim ne, pasi ishim vendosur nëpër dhomat e hotelit, na drejtohet me shprehjen “Prostitje, radi boga” (na falni, për hir të Zotit) dhe largohet bashkë me kamerierin. Ky qëndrim ndaj tryezës sonë, zotit Arbnori dhe të gjithë neve që ishim ulur rreth saj, na la një shije shumë të hidhur. Por zoti Arbnori nuk e bënte veten. Ai dallohej për një gjakftohtësi të mahnitshme. Si ishte e mundur që neve të na kërkohej të paguanim ushqimin, kur dihej që ai hotel priste dhe përcillte personalitete të huaja, të cilat aty nuk vinin për vizita private apo për shëtitje turistike, por për vizita zyrtare, me ftesë të autoriteteve të larta të Federatës Ruse. Duke e vlerësuar këtë qëndrim që u mbajt ndaj tryezës sonë në optikën e sjelljes që autoritetet ruse mbajtën ndaj nesh edhe kur u gjendëm brenda mjediseve të avionit që përmenda më lart, vetvetiu të lindte dyshimi se në këtë mes nuk kishim të bënim me gjëra të rastësishme. Por ky dyshim do të më përforcohej edhe më shumë në një tjetër rast, edhe më skandaloz, për të cilin do të flas pak më poshtë.
Pas seancës së parë të Konferencës së PABSEC-ut, u bë një pushim i gjatë. Gjatë atij pushimi, kryetarët e delegacioneve, të shoqëruar edhe me një ose dy anëtarë të tjerë, u mblodhën në një sallë të vogël të hotelit për të diskutuar për pranimin e Greqisë si anëtare të kësaj organizate. Kur kjo organizatë qe themeluar ca kohë më parë, me nismën e Republikës së Turqisë dhe të Federatës Ruse, Greqia nuk kishte pranuar të bëhej anëtare e saj, pavarësisht nga thirrja që i kishin drejtuar dy vendet nismëtare. Greqia, si anëtare e Bashkimit Evropian, me sa duket, e kishte hundën në lis dhe nuk pati denjuar të hynte në një organizatë me ca vende “varfanjake” përreth pellgut të Detit të Zi, paçka se detin në fjalë e ka në prag të derës. Më pas, Athina qerose dhe fodulle, na qenkej bërë pishman dhe kishte kërkuar që edhe ajo të anëtarësohej në këtë organizatë. Por Republika e Turqisë nuk pranonte në asnjë mënyrë. Ndërkohë, një delegacion grek kishte ardhur drejtpërdrejt nga Athina dhe ishte duke pritur në ca kolltuqe jashtë derës së asaj salle të vogël të hotelit. Debati vazhdoi për tre orë e gjysmë rresht. Zoti Arbnori, si Kryetar i PABSEC-ut, drejtonte debatin. Diskutimet qenë të nxehta. Pala turke nuk dëshironte të tërhiqej nga këmbëngulja e saj. Aty vura re stilin aq origjinal të zotit Arbnori në komunikimin me diskutuesit, gjakftohtësinë e tij befasuese, mendjemprehtësinë fenomenale dhe taktin e admirueshëm diplomatik. Anëtarët e delegacionit grek po prisnin jashtë derës çehrevrarë, si puna e atij dhëndrit të njëherenjëkohshëm që, me gjak të ngrirë, priste përgjigjen e njerëzve të nuses nëse pranonin ose jo ta fejonin vajzën e tyre me të. Greqia, e cila krekosej me anëtarësinë e vet në Bashkimin Evropian, vendet përreth Detit të Zi, deri asokohe, i kishte shikuar nga lart poshtë, kurse tani na e paskej ulur bishtin dhe kishte vendosur të vinte në “Kanosë”. Në ato diskutime e sipër, e merr fjalën një deputete e parlamentit të Ukrainës, një bukuroshe ezmere shtatlartë dhe me ca sy të mëdhenj shkëlqimtar që të “shitonin” në vend. Ajo, ndër të tjera, tha: “Tani jemi para një situate të tillë, kur nusja është bërë gati për t’u nisur për te burri, me të gjitha stolitë që ka veshur, dhe, në këto kushte, t’i thuash asaj se dhëndri ka çuar fjalë se nuk të do, është njëlloj sikur atë ta vrasësh në vend. Prandaj unë them që Greqinë ta pranojmë si anëtare të PABSEC-ut dhe propozoj që t’i mbyllim këto diskutime”. Me fjalën “nuse”, zonja deputete linte të kuptohej se e kishte fjalën për anëtarët e delegacionit grek, të cilët, atje jashtë derës, po prisnin një përgjigje pozitive nga zoti Arbnori, si drejtues i debatit. Kjo ndërhyrje e deputetes ukrainase, me sa duket, ndikoi për mirë dhe përfaqësuesit e Republikës së Turqisë dhanë pëlqimin e tyre që edhe Greqia të pranohej në PABSEC. Por, siç e përmenda më lart, debati zgjati shumë dhe kur u mbyll, unë u ngjita në dhomën time për t’u qetësuar ca se më shkoi gjak nga hundët nga tensioni që m’u desh të përballoja, pa bërë asnjë minutë pushim, gjatë përkthimit prej tre orë e gjysmë rresht.
Në mbyllje të konferencës, në pasditen e 6 qershorit, u dha një pritje në mjediset e parlamentit rus. Të nesërmen në mëngjes mblodhëm bagazhet dhe u bëmë gati për të dalë nga hoteli. Kur zbritëm poshtë, para derës, na ndalon një përfaqësues i administratës së hotelit dhe na thotë se duhej të paguanim shpenzimet e bisedave telefonike. Prej zotit Arbnori kërkohej që të paguante 360 dollarë, kurse prej meje - 11 dollarë. Në pamjen e zotit Arbnori hetova një kreshpërim të brendshëm. Kishte plotësisht të drejtë të revoltohej, madje edhe të kundërshtonte me zë të lartë. Sepse ishte hera e tretë që autoritetet ruse mbanin një qëndrim të pahijshëm, një qëndrim me të vërtetë të turpshëm ndaj zotit Arbnori, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i radhës i PABSEC-ut. Por ai, siç e përmenda më lart, ishte mjeshtër i vetëpërmbajtjes. Ndërkohë, unë derdha në arkën e hotelit 11 dollarë për tri biseda telefonike që kisha bërë me një inxhiniere të Telekomit të Moskës, zonjën Luba, sipas porosisë që më kishte dhënë kolegia ime e katedrës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, zonja Xhemile Zyka, e cila e kishte mikeshë që prej dy vjetësh, dhe për një bisedë tjetër që kisha pasur me sekretarin e ambasadës sonë, zotin Islam Lauka, ish-studenti im mjaft i talentuar, diplomat i suksesshëm i karrierës, tani ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.
[Më vonë, më qëlloi të shkoja me shërbim edhe disa herë të tjera në Moskë, ku kam bujtur në hotelet “Minsk”, “Moska” dhe “Rusia”. Gjatë atyre shërbimeve, pata disa biseda telefonike me shokë të ambasadës sonë dhe me të njohur të tjerë. Por kur kam dalë nga hoteli, askush s’më ka kërkuar të paguaja gjësend. Sepse në dhomat e hoteleve, bisedat telefonike brenda qytetit të Moskës ishin falas. Dukej sheshit që autoritetet e hotelit “President” kërkonin të na grabitnin ditën për diell.]
Në këto e sipër, zoti Arbnori më drejtohet me një ton të qetë dhe më thotë: “Shpjegoja këtij zotërisë se është në fuqi një marrëveshje e nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare të PABSEC-ut se shpenzimet për bisedat telefonike të kryetarëve të delegacioneve i përballojnë vendet pritëse”. Ia përktheva zotërisë që na kishte zënë rrugën dhe s’na lejonte të dilnim. Ai telefonoi diku dhe priti të merrte përgjigje. Ajo përgjigjja vonoi një copë herë të mirë. Më në fund, ajo përgjigje e shkretë erdhi, por pas një odiseje të gjatë nëpër kanalet e mykura të burokracisë proverbiale ruse. Atëherë “cikllopi” që na kishte zënë derën u largua. Dolëm nga hoteli dhe morëm rrugën për në aeroport, të shoqëruar nga përfaqësues të protokollit të parlamentit. Por pasi arritëm në aeroport dhe kaluam në sallën e pritjes, shoqëruesit rusë na thanë se sporteli i regjistrimit (check in-i) qenkej mbyllur. Kishim ardhur me vonesë. Dhe vonesën, nënkuptohet, e shkaktuan autoritetet ruse. Njëri nga përfaqësuesit e protokollit na njoftoi se autoritetet e aeroportit kishin hyrë në bisedime me komandantin e avionit të linjës zvicerane që të priste sa të hapej përsëri sporteli i regjistrimit për delegacionin tonë. Shoqëruesit rusë kërkonin të na mbanin me gajret se puna gjoja do të rregullohej, meqenëse po ndërhykeshin edhe ca autoritete të larta të Federatës. Pasi na “nanurisën” ca kohë në sallën e pritjes, më në fund na thanë se komandanti i avionit, për vonesën që do t’i shkaktohej për në Zyrih, kishte kërkuar t’i paguhej një gjobë prej një milion dollarësh. Me këtë shumë kompanisë ajrore zvicerane do t’i duhej të përballonte shpenzimet për të gjitha vonesat në linjat e udhëtimit nga Zyrihu për në Vashington, Nju Jork, San Paolo, Buenos Aires, Santjago, Los Anxhelos, Sidnej e shumë qytete të tjera të botës. Pas këtij njoftimi aspak ngushëllues, shoqëruesit rusë u detyruan që të na kthenin përsëri në Hotel “President”. Gjatë darkës na vunë në dispozicion një gjeneral në pension, i cili ishte i punësuar në administratën e parlamentit. Me të bëmë një dorë muhabet poshtë e përpjetë. Të nesërmen, me mbresa të pakëndshme, u larguam nga Rusia me avionin e Linjës Moskë-Vjenë. Në Vjenë e kaluam natën në Hotel “Rogner”, pronari i të cilit na e shtroi darkën me mish dhe verë, darkë që vazhdoi deri në orën 01-00.
Pasi u kthyem në Tiranë dhe më vonë, pata vrarë mendjen shpesh herë se cilat kishin qenë arsyet që autoritetet ruse mbajtën atë qëndrim aspak të hijshëm ndaj zotit Arbnori. Madje pata menduar për të shkruar diçka. Por, me kalimin e kohës, hoqa dorë dhe ato përshtypje aspak të këndshme që pata nga Moska asokohe, i pata mbyllur në “sirtar”. Por artikulli i lartpërmendur i zonjës Fatmira Nikolla, më bëri që ta hap atë “sirtar”. Arsyet e atij qëndrimi ndoshta duheshin kërkuar diku larg. Ato duhej ta kishin zanafillën që nga Konferenca e Bukureshtit e vitit 1960 dhe sidomos që nga Konferenca e 81 partive komuniste dhe punëtore që u zhvillua në Moskë në nëntor të vitit 1961. Në atë konferencë Enver Hoxha, në dallim nga të gjithë udhëheqësit e vendeve socialiste të Evropës Lindore, që ranë në gjunjë para Hrushovit, Kremlinit ia vuri kufirin te thana. Udhëheqësit e atyre vendeve, fill pas vdekjes së Stalinit, Hrushovi i zëvendësoi sipas midesë së vet. Këtë zëvendësim ai kërkonte ta bënte edhe në Shqipëri. Por këtu i ngeci sharra në gozhdë. Për një shtet megaloman, si Bashkimi Sovjetik asokohe, ishte e papërfytyrueshme që udhëheqësi i një vend aq të vogël, si Shqipëria, të merrte guximin dhe t’ia përplaste në fytyrë të gjitha kundërshtimet e veta ndaj kursit të tij politik. Personalisht jam i bindur se Enver Hoxha, me atë qëndrim burrëror që mbajti, u nis nga motive krejtësisht vetjake, për të ruajtur pushtetin personal në Shqipëri. Pikërisht etja për pushtet e bëri atë që të shkonte drejt çarjes së dytë me sllavizmin, pas çarjes së parë që pati në vitin 1948 me titosllavizmin. Nëse Enver Hoxha, në krye të Shqipërisë, do të ishte nisur nga motive me të vërtetë nacionaliste në ndërtimin e kursit të vet politik, atëherë ai, pas vitit 1944, duhej t’i kishte kthyer krahët sllavizmit, si armikut më të egër shekullor të kombit shqiptar. Por ai s’mund ta bënte dot një gjë të tillë, s’mund të qëndronte dot në pozita nacionaliste se ishte katapultuar drejt pushtetit nga sllavotitizmi, i cili, në figurën e Enver Hoxhës, shikonte njeriun më të pështatshëm për varrosjen përfundimtare të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare. Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve, pas vitit 1944, vërtetoi në praktikë se kursi prosllavist i politikës së Enver Hoxhës rezultoi fatal për fatet e bashkëkombasve tanë në ish-Jugosllavi, veçanërisht për popullin shqiptar të Kosovës. Megjithatë, pavarësisht nga etja e papërmbajtur e Enver Hoxhës për pushtet personal, ai qëndrim i tij trimëror në Moskë në vitin 1961, mendoj, dhe jam i bindur për këtë, se e meriton dhe duhet ta meritojë plotësisht vendin e vet në historinë tonë kombëtare, meqenëse shënoi fillimin e procesit të ndarjes përfundimtare të kombit shqiptar nga sllavizmi (paçka se lidhjet e nëndheshme me sllavotitizmin Enver Hoxha nuk i ndërpreu asnjëherë), proces ky që u kurorëzua me pavarësimin e Kosovës dhe që është në zhvillim e sipër edhe për popullin shqiptar të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës.
Pikërisht ato mëritë e vitit 1961 ndaj Shqipërisë dhe sidomos qejfmbetja për kursin properëndimor të politikës së saj pas vendosjes së pluralizmit në dhjetor të vitit 1990, veçanërisht proamerikanizmi i saj i theksuar, duhej të ishin arsyet kryesore që autoritetet ruse u sollën në një mënyrë aq të padenjë ndaj zotit Arbnori, i cili jo më kot është vlerësuar si Mandela i vendit tonë për burgun gati 30-vjeçar që kaloi në kushtet e ferrit komunist. Këtyre arsyeve u duhet shtuar edhe situata në acarim e sipër në Kosovë pas shembjes së ngrehinës jugosllave dhe aspirata shekullore e popullit të saj për shkëputje nga Serbia, përgjërimin për të cilën Rusia e ka pas manifestuar me një zell përvëlimtar , të shoqëruar me një urrejtje të papërmbajtur kundër kombit shqiptar. Me atë qëndrim që mbajtën ndaj zotit Arbnori, autoritetet ruse zbuluan “racionin” e urrejtjes së egër që shovinizmi rusomadh ka ushqyer kundër kombit shqiptar, që prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe deri te qëndrimi armiqësor që kanë mbajtur dhe që vazhdojnë të mbajnë ndaj çështjes së Kosovës edhe sot e gjithë ditën.
Santa Barbara, Kaliforni, 21 mars 2010
Gëzim Mekuli
Baladë... (poeme)
E premte, 12-01-2007, 10:55pm (GMT)
Mora rrugën e gjatë, të gjatë sa një jetë,
Pa ndalur kam ecur me ditë e me net,
Në pluhur, në plumba, në diell i zhuritur,
Në këmbë, në karroca, në kuaj kam hipur.
Me ndalen hajdute e bandite, por s'me ngane,
Dhe buke, dhe uje, dhe zemer me dhane.
Kepucet mu shqyen, mu bene rrobat zhele,
Por rruga s'me lodhi, vec peshe e nje letre.
E rende sa bota ngarkesa e dhimbjes,
Une zvarre e terhiqja drejt fshatit te lindjes.
Me duhej t'i thosha nj; n;ne atje:
Ti djalin mos prit, se djalë më nuk ke!
Të dy moshatarë së bashku qemë rritur
Dhe kurre s'u ndamë, siç ishim të mitur.
Erdh vala e luftes, na mori dhe ne,
Te dy ne llogore, te dy ne trase.
Dhe bukën, dhe ujin, dhe dhimbjen ndamë tok.
Të dy ne gjithçka, veç plumbin s'damë dot...
...U ula ngadalë, ia ngrita pak kokën,
Mbi gjoksin përgjakur me kot vura doren.
"Jo, hiç mos me luaj!" mes dhembjes më tha.
"Po vdes, por te koka t'kam ty or vella.
E di ti, ne fshat e kam unë një nënë.
Je biri i saj, amanet ta kam lënë.
Dhe motren e vetme kam lënë aty,
Tani qe po vdes, vella te ka ty!"
Kur hija e vdekjes mbi ballin i ra,
"Dëgjoma dhe fjalen e fundit!" me tha.
"Atje larg, në fshat, e kam dhe një vashë,
Kaluan tri vjet, kur së fundi e pashë.
Askush, perveç teje, s'e di lidhjen tonë,
Ndaj lutjen e fundit, ti mua dëgjomë.
Do shkosh ta takosh, "shumë' e desha" i thuaj,
Por dy syt' e bukur mos qajne per mua.
Te gjejë një tjetër, më të mirë se unë
Ta doje sa me deshi, dy herë më shumë".
I tha këto fjalë dhe fryma iu sos,
Se zemra e madhe i fjeti në gjoks.
Mes lotësh ia mbylla dy sytë e lagur,
Me duart e mija, varrin kam hapur.
Kur hodha të fundmen lopate me dhe,
Dhe gjysmën e shpirtit varrosa atje.
Diku pranë e gjeta një dërrasë të vjetër.
Në të emrin shkrova, nuk kisha ku tjeter.
U nisa me forcën që dhimbja të jep,
Një letër më dhanë, e futa ne xhep.
Në të fare shkurt, dy fjalë qenë shkruar:
"Biri juaj ka rënë, si burrë ka luftuar!".
...Kur ra natë e fundit, ndjeva rruga kish sosur,
Se çdo gje që shihja me ishte e njohur.
Ja dhe fshati im, ja rruga, ja kisha,
Ja tempulli tej, dhe pylli me pisha!
Ja..., dhe gjithçka m'u zhyt krejt në mjegull.
Si vallë do t'i flas një nëne shpirtdjegur?!
Mbi natën çapitja i kerrusur si plak,
Ca saze dëgjova që tutje në fshat.
U ndala një çast, se fryma m’u zu.
O Zot paska dasmë, martohen diku!
E këmbët më çonin, pa ditur as vetë
Atje ku më priste një nënë e shkretë...
S'dëgjoja asgjë, as shihja as ndjeja.
Kërkoja në terr një portë të gjeja,
Dhe ja, para saj, zemerdridhur qendrova,
Sa munda bërtita, por zë nuk dëgjova.
"Më mirë të trokas," por dora s'mu bind,
M’u mpi si kërcu i gjithë trupi im.
Diku tutje, fundrrugës, një derë u hap.
Një zë që e njoha me foli që larg:
Aty s'ke njeri! Mos prit, o i huaj!
Dhe vasha dhe plaka në dasmë kanë shkuar.
E gjen shume kollaj, se ndihet avazi.
ËshtË mbledhur tërë fshati, marton djalin Nasi!
Kur vijnë të këqiat, thonë "derën u hap!".
Përpjetë mora rrugën, i rëndë qe çdo hap.
Tek porta e madhe sa hyra më panë,
Me njohën të gjithë dhe vallen e lanë.
Më ftuan të hyja. U binda pa fjalë,
Veç ndjeva t'më lagnin ca lotë të valë.
Atje nëna ime, atje nënë e tij,
Të dy motrat tona dhe ati i im.
Në qafë m’u hodhën, më puthën me mall
Në faqë, në mjekër, në flokë, në ballë
Dy nëna, dy motra dhe ati i im,
Përreth kishte dasmë, gjithkush kish gëzim.
Unë letrën në xhep e zhyta më thellë
Më pyetën, u thashë "Kam ardhur me leje.
Malli shumë më kish marrë," thashë sytë duke fshirë,
Më vete mendova "Është nesër më mirë."
Te gëzojnë si të tjerët të dyja këtë natë,
Kanë kohë të vajtojnë një jetë të gjatë.
Goxha dasmë qe, nuk ke ç'thua tjetër,
Plot mezet, rakia dhe vera e vjetër.
Perreth ishin miqtë dhe krushqit me radhë
Në ballë dhëndri dhe nusja me velon e bardhë
Unë bëra urimet siç ishte zakoni,
Pastaj zura vendin, u ula tek froni.
Në çastin kur shihja të njihja gjithë njerëzit,
Shikimi më hasi fytyrën poshtë velit.
Ajo qe për mua një vdekje e dytë
"Jo," thashë, "s'është e mundur, s'më shohin mirë sytë."
Nga buzet vetiu në çast doli lutja:
"O nënë pa më thuaj, cila është nusja?!"
"Ajo qe martohet, mor bir, është Maria.
Po ti ç'ke kështu, të zu gjë rakia?!"
"Jo, nënë s'kam gjë," i fola ngadalë,
"Veç zemra prej gjoksi kërkon të më dalë."
Për mur u mbështeta, të rëndë ndjeva kokën,
Me dorën që dridhej, me fund ktheva gotën.
Në vesh më ushtonin të dhembshurat fjalë:
"I thuaj, të lutëm, për mua mos qaj!"
Por kur dheu në varr atë e mbulonte,
Me tjetrin Maria, shkujdesshëm lodronte.
Kur shkruaja emrin mbi dërrasën e vjetër,
Të bukrën Marie e puthte një tjetër.
Ç'të thosha, ç'te beja, si mundet të rrija?
Të shkoja, po ku? Ku shpirtin ta fshija?
Ku të gjeja vend të strukja unë kokën?
Shpëtimin atë çast, ciganët ma sollën.
Një dhëmb i florinjtë, ca buzë vesh më vesh:
"Na thuaj mor bir, ç'muzikë të pëlqesh!"
"I bini," u thashë, "në kini ju besë
Asaj këngës "Mbeç tek Ure e Qabesë!
E di që për dasëm s'ka hije kjo këngë,
Po unë vij prej lufte, kam shpirtin të rëndë.
Veç më parë do ngre për dhëndrin dolli:
E mbushtë plot djem gjithë këtë shtëpi!
Do pi dhe për nusen, Marien me fat,
Me t'mirën, punëtoren, më besniken në fshat!
Dollinë e tretë për çiftin do ngre
Në vend të vellait që larg po më fle.
Me tha t'ju uroj: "Gjithmonë qofshi bashkë!"
Ndonëse kur dha shpirt s'dinte se kish dasmë...
S'mbaj mend qysh atëherë sa vite kanë shkuar,
Qese isha në dasme atë ditë të mallkuar.
Ka mbetur pas lufta, kujtimet janë tretur,
Në fshat janë kthyer të gjalle e të vdekur.
Një vëlla qe kisha s'eshtë më në këtë botë,
Tani kam një motër, e ka emrin "gotë."
Dal fshatit, rrugicash, siç bëj për ç’do ditë
Shtepisë së shkretë s'i hedh dot as sytë.
Fëmijët i shoh tek lozin korijes,
Mes tyre dalloj tre djemtë e Marijës.
Unë pas e lë fshatin, në krye dal fare,
Në xhep tre qirinj, më presin tri varre...