Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Gëzim Marku botues brilant
E hene, 14.06.2010, 09:19 PM
Kadri Mani
GËZIM MARKU BOTUES BRILANT
(
O tek len dielli e praron hana
Djalë Gëzim Mark-o ma nuk ban nana!
Vjen nga Shkodra e Rozafati
Djalë pas djali-o i priftë fati!
I priftë fati i priftë nafakë-e
Zemrat tona na i ndezi flakë-e!
Na e hapi n’botë-o një dritare
Agjencinë-o Zemrashqiptare!
Gjithë shkëndija e flakadan-e
Na shkoi zani-o në Ballkan-e!
Ndjeu Evropa e muer vesh bota
Se ne s’merremi-o me punë t’kota!
Shqipërinë tonë përpara e çojmë!
Tungji bota-o na ka njoftë!
Vijnë arikujt-o varg sikur lumi
Botues Gëzimin nuk e zë gjumi!
Bën pëzgjedhjen siç e di vetë
Dhe i hedh-o në internet!
N’shtëpia tona në burg pa dry
Tash krejt botën shohim me sy!
Publicistë-o edhe gazetarë
Jemi vënë-o në rrugë të marë!
Kemi rrokë vallen dorëpërodre
Me letërsi dhe vepra shkencore!
Na u gëzue bre-o çdo shtëpi
Përparimit ia kemi mësy!
O i tërë vendi edhe mërgata
Mirë po ngopet me informata!
Këngë e valle fije për fije
Do t’i hedhim n’Monografi-e!
N’harmoni jemi si në kor
Me etikë edhe me folklor!
Bëjmë artikuj të mirë e shkrime
Flakëpërflakë dhe përgëneshtrime!
Rretherrotull me fqinjë shovenistë
Këmbë e kokë kanë qëllue fashistë!
Dhe shqipfolësit-o të pabesë
Argatë të djallit t’kolonës pestë!