E shtune, 27.04.2024, 10:11 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Naimi e Mihrija – sokoli e perria!!

E hene, 21.06.2010, 09:33 PM


Kadri Mani

 

Naimi e Mihrija – sokoli e perria!!

 

O tek len dielli e praron hana

Naim e Mihrije-o ma nuk ban nana!

 

Jua kam njoftë babë, babgjysh e gjyshe

Dhe ju kanë rritë-o si zogj dallëndyshe!

 

O një sokol e një zanë malësie

Një zog mali edhe një perrie!

 

Naimi mbret e Mihrija amazonë

Kënga e tyre jehon anëembanë!

 

O Lum Gallapi e lumë malësia

Po na këndojnë Naimi e Mihrija!

 

O si dyqani-o me basma t’reja

Shkëlqen malësia-o bre nga harea!

 

Kërcasin sazet-o me tupana

Vallëzojnë nuset-o edhe nana!

 

Vallëzojnë motrat-o me kunata

Shumë e shkurtë po na duket nata!

 

Vasha  e djema me rroba komëtare

Rrnoftë rinia jonë përparimtare!

 

Ambienti-o bre me orkideja

Buçet kënga-o bre nga hareja!

 

E lumja gjyshja këtë ditë e prite

Për shpërblim merr duartrokitje!

 

Rrnofsh Naim-o edhe ti Mihrije

Që na e stolisët këtë Monografi-e!

 

Monografia-o bre me shumë faqe

Valltaret tona si lulet në bahçe!

 

Kërcet tupai edhe jehon zurnaja

Galdojnë dasmorët-o bre nga sevdaja!

 

Gëzohet popullata dhe plangu i shtpisë

Me fat dyvjetori-o po i pavarësisë!

 

Kemë luftu-o bre edhe kemë fitue

Masakrat  serbe s’kemë me i harrue!

 

Të pabesët-o bre shkiet e shkinës

Vazhdimisht na kanë ra pas shpinës!

 

Edhe tash-o bre po na pengojnë

Shtetin tonë-o që ta ndërtojmë!

 

O nga Prapashtica-o bre-o te Zajazi

Luftonte-o ç’po bën-o Abaz Ajvazi!

 

Jemë në gjendje-o bre fort kritike

Deri ta bëjmë-o Shqipërinë etnike!

 

7.6.2010



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora