Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Bruksel=”bruka”- të vraftë buka!
E enjte, 15.07.2010, 08:16 PM
Kadri Mani
Bruksel=”bruka”- të vraftë buka!
Bruka=turpi, është një fjalë serbe
E Brukselit të serbizuer
E armikut fort mizuer
Paris-Londër-Beograd
Cili është më gad se gad?[1]
Ju më kërkoni dialog
Me armikun tim shekullor
Ju po shkelni në gjakun tim
Gjaktarë gjarpërinj mizorë
Ju na keni ndarë në ngastra
N’trojet e mia vëni dogana
Fëmijët tuaj të akullt i prektë nëna
Na e varrosët pavarësinë
Po e kultivoni mizorinë
Po na e vazhdoni robërinë
E pa pikë turpi në mes të ditës
Na e ndërpreni hovin e rritës
Apo jeni egërsira me bishta
Kurva motit po ju quante Fishta
-Evropa e mërrutë dhe e ndytë,
Që dreqi i plasi të dy sytë
E paski ndihmuar çlirimin, aman,
Por shejtanët me vese iblisi i ranë pishman!
Për do miqësi të vjetra tradicionale
Po biejnë kryeshyt dogri e në hale!
Bolton-Buroviç- Chomsky- del Ponte...
Fëmijët tuaj, familjet, babai e nëna jote
Kaherë jeni rrokur ju dorëpërdore
Fëtyrart tuja po ju ngjajnë në pështymore!
Ju që po e nxitni korrupsionin
Ju që po na e dhunoni vatanin
Për drejtësi ju s’paskeni ndi
Ikni shkoni e ruani ndoj thi!
[1] Gãd= gjarpër, zvarranik, rrëshqitës, antipatik, i ndyer, ndytësi, lapërdhari, neveri, qelbësirë, i neveritshëm, i poshtër, horr, qelbanik, maskara, zuzar.