Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Dëshmori Agimi Ynë jeton
E shtune, 07.08.2010, 08:56 PM
Kadri Mani
DËSHMORI AGIMI YNË JETON
(Dëshmorit Agim Rashiti 1963-1989- 19 vjeçar)
O tek lenë dielli-o e praron hana
Agim Rashit-o ma nuk ban nana!
O Monografinë-o ia bëri Begzadi
Edhe shumëzoi-o bre vëlla Nexhati!
O edhe pikturoi-o bre Ali Miraku
O stoli në mure-o punëtori e bujku!
O mbi kraharor-o i ra pëllumbi
O dhe në kokë oh bre i ra plumbi!
O birit të popullit-o të lirisë-e
Sepse i ra boks-o shtrigë Serbisë!
O iku nga familja-o hyri n’çdo shtëpi-e
O në emër të të gjithëve-o kërkoi liri-e!
Ish tepër i madh për pak vëllezër-motra
O me nurin e tij se ç’na u shndrit votra!
O për të gjitha këto-o nga afër u binda
Shihen këto tipare-o tek e bija Majlinda!
O duke ia pa-o çehren, buzët dhe syrin...
O vëllezër e kushërinj-populli sheh të birin!
O sa fort na u dhimbte-o pse vdiqe aq i ri-e
Por Agiimi ynë jeton-o pse s’na la n’robëri-e!
O po shpëtove-o shokët e shoqet e lagjes
O ai ndoqi dushmanët larg votrës-magjes!
O se sa i hijshëm-o ashtë i yni bukurosh-e
O e në zemrat tona-o përjetshëm do rrnosh-e!
O se sa i freskët-o ashtë sikur në degë molla
O sot e mot fatosat-o do t’recitojnë në shkolla!