E shtune, 27.04.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Fetah Sahiti një burrë malësor

E diele, 01.08.2010, 09:56 PM


Kadri Mani

 

FETAH SAHITI NJË BURRË MALËSOR

 

O tek len dielli-o e praron hana

Fetah Sahit-o ma nuk ban nana!

 

Fetah Sahiti-o një burrë malësor

Shqipërisë etnike po ia bën me dorë!

 

O po ku je ti- o Shqipëri etnike

Ç’po na vjen-o si nuse fisnike!

 

Të gjithë ne ishim krushq në garë-e

E Fetah Sahitin kishim bajraktar-e!

 

Trim petrit-o burri i Kosovës

Dora e djathtë e Ibrahim Rugovës!

 

E njohin nxënësit e çdo student

Shtpinë e vet shkollë e fakutet!

 

Po ju blen tekste edhe fletore

Sikur prind-o po i merr përdore!

 

Fetah Sahiti-o prej Malësie

Digë e fortë për t’Madhen Serbie!

 

Ndal Millosh-o se ka hendek

Me UÇK-në sot keq je përjekë!

 

Bini djema bre mos keni dert

Municione unë ju siguroj vetë!

 

Nga Preveza shkon te Toplica

Pa një këmbë veç me paterica!

 

N’paterica një vrimë e ka shpue

Postën ndër male jua paska çue!

 

Po e dërgon-o postën ndër mal-e

Gjini nanës-o po i qoftë hallall-e!

 

Fetah Sahiti tebdil dhe allafranga

Përplotë çantën e kish me franga!

 

S’mbrohet  pragu-o i shtëpisë

Pa përkushtim-o të pavarësisë!

 

Mirësevjen-o moj Republikë

Na i njësove teori-praktikë!

 

Gjeneratat-o po shkollohen

Zemrat tona sa fort po gëzohen!

 

Orientimi pro-perendimor

Çdo tapi po na e vë në dorë!

 

Zilja shkollës jehon n’vendlindje

Çdo sakrificë e kemë ba me bindje!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora