Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Halil Canolli luftëtar i pavarsisë
E enjte, 29.07.2010, 09:22 PM
Kadri Mani
Halil Canolli luftëtar i pavarsisë
20.5.1949
O tek lenë dielli-o e praron hana
Halil Canoll-o ma nuk ban nana!
O n’UÇK-o u nis me shumë bindje
Jo veç vetë por me gjithë-o familje!
Ndjeu gjithë bota bre ndjeu vedni
Ra dëshmor-o i biri i tij- Shpendi!
Halil Canolli-o fort është egërsue
O fort sikletshëm paska turfullue!
O u tranofsha-o dhe marrsha malin
Po s’u hakmora-o shumëfish për djalin!
O ju rikujtua se çka i tha babë Sinani
O ditën më t’ligë-o ta gjen dushmani!
O formon çetën-o malit tatpjeta
Njësiti i tij-o kish tridhjetë veta!
Me kallashnikë-o e nga një nagant-e
O Halil Canolli-o ishte komandant-e!
Koamandanti-o ishte prind i vërtetë
Me ushtarë trima-o bre si edhe vetë!
O Halil Canolli merr rrahun kah kroi
O ka marrë emrin-o bre Babë heroi!
O Halil Canolli qëndron nën hije ahu
Njësoj si para luftës-o punëtor krahu!
O s’ka luftu-o për mendjemadhësi-e
Por nga nevoja-o bre për pavarësi-e!
O me tërë qenien-o veten e mbrehu
Simbol komandanti-o Adem Shehu!
O trup atleti-o rrëshqet-o sikur njala
Si Jahja Fusha e sikur Shaban Shala!
O qëndron Llapi-o e mbrehu Gollakun
O te Halil Canolli-o bre kemë konakun!
O përvjetorët-o bre vijnë edhe shkojnë
O gjenetarat-o le t’i gëzojnë-galdojnë!
UÇK-ja krijoi-o bre një t’madhe epope
O jemë një popull-o që vdes sikur me le!
Me asnjë kusht-o qafën s’kemë me shtri
O me asnjë kush-o nuk rrimë n’robëri!
O edhe pushtuesit-o bre i erdhi dita
O pas çdo kthese-o haste ndër prita!
O sa t’jetë jeta-o bre për me jetue
O emrat tuaj-o s’kanë me u harrue!