Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Nexhmije Pagarusha - Bilbileshë kosovare!
E enjte, 22.07.2010, 08:58 PM
NEXHMIJE PAGARUSHA-
BILBILESHË KOSOVARE!
O tek lenë dielli-o e praron hana
Nexhmije Pagarushë-o ma nuk ban nana!
Nexhmije Pagarushë-o urime 77 vjetorin
Na i le trashëgim-o kangën edhe korin!
Kryatari t’shpalli-o artiste të merituar
O zemrat tona sa fort na i ke gëzuar!
O ndër shtëpia fusha edhe ndër korije
Jehon zani i këngëtares tonë Nexhmije!
Festë e madhe-o me urime e me telefona
Lum i biri Leonardi edhe e lumja nana!
Ishe shpatë-o nga goja e dukat nga gusha
E lumja treva-o dhe fshati yt Pagarusha!
O lum për ne-o për Nexhmijen mësuese
O shumë këngëtare paske lënë pasuese!
O se t’jetë jeta-o gjallë bre edhe me jetue
Kënga e emri yt-o kurrë s’ka m’u harrue!
O kah të sillet na e zbukuron-o natyrën
Na i heq steset-o na e largon mënxyrën!
O zëri i saj rritë edhe ju jep hov bimëve
Ju paska dhënë shumë ndihma jetimëve!
Këngëtare me nam emocione shpërthye
Shumë popullore edhe fort mikpritëse!
O zonjë e madhe-o më e mira këngëtare
O dhuroi shumë melose-maragaritarë-e!
Jetën tonë flakëroi-o me afsh-ndriçime
N’festiavale paska amarrë shumë çmime!
Që katërvjeçare-o i paska pas vdek nana
E ka marrë dhe e ka mëkue e malit zana!
Ndaj është shque me këngë dhe me valle
O kjo perri-o edhe kjo zanë shtojzovalle!
Çejzi i saj njëqindepesëdhjetë incizime
Na fisnikërojnë shpirtin veshët me mikëlime!
S’i ka interesua paraja u lartësua në ngritje
Është mjaftua vetëm me shumë duartrokitje!
O pyeste bota për këngëataren Nexhmija
O nga Kosova është-o bre nga Shqipëria!
O na bashkove-o n’gjendjen fort kritike
O përfaqësue je e Shqipërsë etnike!
O të mos dhimbset-o jeta me krajata
Je përjetësua-o bre ndër gjenerata!
O ne do të bënim-o bre lum e lum
Po ta kishim edhe tëndin një album!
O përcakton-o vlerat burimore
N’flatra melosesh-o bre ti na more!
Ka qenë përkrah njerëzve-o në nevojë
O se t’jetë jeta-o bre do të këndojë!
Edhe në këtë përvjetor-o ajo ka shpresa
Pikë e presje-o po e zëvendëson mbesa!
Le të gëzohen-o bre vëllai e djali
Për këngëtaren tonë-o bijë hallalli!
Ti ke qenë këngëtarja e parë kosovare
O na përfaqësoje-o ndër festiavale!
Pate besim t’madh n’këngët popullore
Edhe sikur fëmijët-o na more përdore!
O n’konaqet tona-o bre jeni e ftuar
O për gjithëmonë-o jeni dhe uruar!