E merkure, 11.12.2024, 02:56 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Sabri Novosella shpallet “Anëtar Nderi”...

E diele, 10.10.2010, 06:58 PM


SABRI NOVOSELLA SHPALLET “ANËTAR NDERI” DHE DEKOROHET ME MEDALJEN “KALORËS PËR TË DREJTAT E NJERIUT” NGA IGFM-ALBANIA

-“Prishtina Post”- Kulturë, E mëkurë, 6 TETOT 2010, f. 29

 

Vlerësim për njeriun e kohës

 

IGFM-Albania në kuadrin e mbrojtjee të lirive dhe të drejtave të njeiut si dhe në ndihmë të shtresave në nevojë, ka si prioritet të saj edhe vlerësimin e figurave të shquara që kanë kontribuar në këto fusha. IGFM-Albania, zotin Sabri Novosella e shpall “Anëtar Nderi” dhe dekoron atë me medaljen “Kalorës për të drejtat e njeriut”, me motivaionin:”Për kontributin e çmuar të çështjes kombëtare për çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga sundimi sllavo-komunist, me përkushtimin e tij për bashkimin E trojeve shqiptare në mbrojte të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe në ndihmë të shtresave në nevojë”.

Njëri ndër personalitetet që ka kontribuar dhe kontribuon për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut si she ndihmë të shtresave në nevojë është edhe nacionalisti, antikomunisti, humanisti dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar nga Kosova Sabri Novosella. Zotin Novosella e kemi njohur nëpërmjet librit të tij “Rezistenca kosovare, midis dy zjarresh”, ku ai plason me vërtetësi dhe sinqeritet gjithë aktivitetin dhe veprimtarinëe tij në përkushtim të çështjes së madhe kombëtare të çlirimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, nga zaptuesi sllavo-komunit. Zoti Novosella përcakton saktë që në vitin 1977, kur për herë të parë, ai ka themeluar UÇK-në në shtëpinë e tij, me Metush Krasniqin, Shefqet Jasharin dhe Juuf Gërvallën, ku janë shprehur se: “... Pa çlirimin e Shqipërisë nga sundimi komunist nuk mund të çlirohet Kosova”.

Vërtetë ashtu u bë, u desh çlirimi i Shqipërisë që të vinte çlirimi i Kosovës. IGFM-Albania, bazuar në të dhënat e shumta dokumentare, nga dëshmitarë okularë, si dhe të bashkëpunëtorë të ngushtë të zotit Sabri Novosella, vendosi që ta vlerësojë kontributin e tij. (Ramazan Dervishi, IGFM-Albania[1], Kryetar)

================================

 

Zotni Ramazan Dervishi, po të digjet çervishi!

 

Nga Kadri Mani

 

Nuk po e marrim vesh: a je kaq naiv i lehtëbesueshëm, apo kaq lehtë i korruptueshëm!?

Për çdo person shënimet merren nga Wikipedia, dhe nga andej nuk të del Sabri Novosella- shkrimtar!?

Pastaj, ku po mbetën figurat kombëtare: Adem Jashari, Agim Ramadani, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Rexhep Mala, Nuhi Bersiha, Salih Çeku, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Ukë Meha... që pas gjithë atyre artikujve e librave për UÇK-në, ta nxjerrish nga naftalina më 1977 Sabri Novosellën themelues të UÇK-së!?!

Me çfarë kritere e keni vlerësuar Sabriun, në mos në ekstazë të ndonjë kokteji me meze e raki!?!

Artikullin e ka botuar gazeta mafioze “Prishtina Post”, ngase nuk do ta botonte asnjë gazetë serioze. Këtë lëpushkë neveritëse e udhëheq Faton Abdullahu, vëllai i të cilit është i përjashtuar nga NDSH-ja e Prishtinës:

 

“Koha ditore”  e premete, 30 prill , e shtunë 1 maj 2010

 

N  J  O  F  T  I  M

 

Partia Nacionale Demokaratike Shqiptare në mbledhjen e vet të rregullt, të mbajtur më13.04.2010, njëzëri shkarkoi (përjashtoi) nga kryesia Bujar Abdullahun, me motivacion se ka bërë veprime të palejueshme që ishin në kundërshtim me Statutin dhe Programin e Partisë NDSH. Ai përjashtohet se ka kryer veprimtari fraksioniste brenda Partisë, për marrjen e donacioneve pa dhënë raport e llogari dhe pa dijeninë e Kryetarit dhe Kryesisë. Ai ka kryer edhe veprimtari tjera kundër PNDSH-së. Shakaku i kësaj marrjeje dhe vjedhje të dokumentacionit të veprimtarisë 18-vjeçare dhe evidencës së anëtarëve të PNDSH, kemi qenë të detyruar ta ndërrojmë selinë e Partisë. Lusim anëtarët e Partisë dhe simpatizantët të na vizitojnë në Selinë e re e cila gjendet në rrugën “Jakov Xoxa”  (Qendra tregtare “Inginerig”), kati III, nr. 16.

 

Dhe me këtë element të përjashtuar, Sabriu e ka formuar një tjetër NDSH, duke keqpërdorur edhe Institucionin Shëndetsor Humanitar “Nëna Naile”, në sallën ku ka bërë një kallaballëk mysafirësh, me halla eme teze, me shkrimtarët e papersonalitet gjakovarë, Agim Gjakova e Xajë Nura (Xajë Nura ka qenë redaktor i gazetës së të burgosurve në burgun e Nishit)...

NDSH-ja e vërtetë kryetar ka zotin Pashk Staka, person i dëshmuar dhe atdhetar i flaktë.

Pra, të përjashtuarit nga ana jonë, ju i rivlerësoni!?! Sabriu është një rrobaqepës e një matrapaz trojesh e shtëpish pa leje!! Vëllai i tij, Selatini dyshohet për keqpërdorimin e ndihmave humanitare në para e në rroba: edhe pampersat e foshnjave dedikuar për male, pas luftës janë gjetur në shitoren private të Flora Brovinës!! Të gjitha këto i di qyteti...

E ju vijoni të hardalloseni me veprimtari jokontruktive dhe opinion tollovitëse.

“Zoti Novosella përcakton saktë që në vitin 1977, kur për herë të parë, ai ka themeluar UÇK-në në shtëpinë e tij, me Metush Krasniqin, Shefqet Jasharin dhe Juuf Gërvallën, ku janë shprehur se: “... Pa çlirimin e Shqipërisë nga sundimi komunist nuk mund të çlirohet Kosova”.”- si s’keni një fije turpi që ta nxirni Sabriun edhe përpara dy dëshmorëve, Jusuf Gërvalla e Metush Krasniqi!? Si paska “përcaktuar saktë”, pa adresë shtëpie, pa procesverbal!?

Po të mos ekzistonte fare Shqipëria, Kosova do të mbetej përjetësht nën robëri, apo!?

Qe edhe një argument:

“Lexuesit mund ta marrin me mend që, krahas shkrimeve, edhe propaganda gojore e shfrenuar po bënte kërdi: “Kemi gabuar fort që të parin nuk e kemi vra Ibrahim Rugovën”-(Sami Dërmaku);- “Dy vila ia fali kush të m’i hjek (likuidojë) dy nga më të mëdhenjtë”- (Sabri Maxhuni-Novosella, krahas Samiut),- kurse vite të tëra Sabri Novosella propagandonte:”Kur ka shkuar Ibrahim Rugova në Zagreb te Tugjmani, Tugjmani i ka thënë:

“Na duhet të luftojmë, Ibro vëllai?”

“Jo, ne me dialog, edhe ju duet me dialog!”- kurse Tugjmani i tha:

“Marsh bre, xhukelo!”-(ik ore minak rrugësh),- gjë që sjelljet e tilla nuk janë të njohura në diplomaci. Për mospërfillje, Bajram Curri i kishte thënë një diplomati: s’dua me ta pa bojën!- kaq.

Dhe kur u pa puna se Tugjmani deri në minutat e fundit të vdekjes së tij të zezë kishte qenë në kontakt me Millosheviqin për ndarjen e Bosnjës e të Kosovës, unë i pata thënë Sabriut:

“E di çka ke bërë me atë dialogun e trilluar, se mos ishte ti prezent!?- duhet t’i kërkosh falje?”

“Pjesërisht!”- e tha këtë ashtu kot, i zënë në befasi, vetëm sa të tërhiqej nga situata, se as pjesërisht as kurrë.[2]

Ata që kanë rënë nga kali në gomar, ju mund ta riformuloni dekorimin e medaljes tuaj:”GOMAROSH”- i çështjes kombëtare!

Luftëtarët e lirisë kanë një fëtyerë e një kurriz...



[1] [1] IGFM Working group Albania, duke qenë njëra nga iniciatoret, më të vlerësuara në opinionin qytetar dhe intelektual, për kontributin e pakthyeshme në mbrojtje të shtresës së ish të përndjekurve politikë, sensibilizon mbarë opinionin në mbrojtje të të drejtave të kësaj shtrese.  

 

[2] “Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!”, 2002, f. 135-137.



(Vota: 28 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora