Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Mustafë Bunjaku - Martir i Demokracisë
E hene, 09.08.2010, 08:57 PM
Mustafë Bunjaku me bashkëshorten e me Gëzimin, bir hasreti me 8 motra
Kadri Mani
MUSTAFË BUNJAKU-
MARTIRI I DEMOKRACISË
(Mustafë Bunjakut të torturuar nga UDB-a,
i cili vdiq në spitalin “REBRO” të Zagrebit
5.5.1936-30.8.1990), ku e shtruan vëllezërit
Kuzhnini
O tek lenë dielli-o e praron hana
Mustafë Bunjak-o ma nuk ban nana!
Miku për mikun borxh e ka n’këmbë t’çohet
Të tillë të patëm edhe çdokush të detyrohet!
O urrejtjet krahpërkrah-o t’i përballojnë-e
Sot e nesër tok t’qajnë ose të këndojnë-e
O ato tradita që kultivuam ndër konaqe
Bashkëshortja ime-motra jote lotpërfaqe!
O fort na lidhën-o për gjallje e për vdekje
O ashtë vlerëlarta që arrihet me përpjekje!
Ushtojnë veshët tanë n’pikëllim e në vaje
Kështu në familje, fqinjësi dhe ndërmarrje!
O t’kujton Ndërmarrja jote “Ramiz Sadiku”
Ishe ndihmaqar ndaj çdo punëtori dhe miku!
O njato sjellje-o barten te nipi e mbesa
Ushqeve t’uritur me krahë e me shpresa!
O ashtu i pranishëm do të jesh pa pushim-e
O tatë e gjysh, shok e mik, sot e në amshim-e
O po të thërret gruaja-o me ta pa çehrën
O s’pate nënën-o që ta sajdis-o vjehrrën!
O të thërrasin bijat-o me ta hangër korën
O po të thërret reja-o me ta marrë dorën!
O mbi trupin tënd t’çeliktë bënë beterin
O me kërbaçë-o bre ta futën kancerin!
O kur të pa-o se po të qet gjak thembra
O babës plak-o bre se ç’i plasi-o zemra!
O kur e pa-o se s’po i ndihmonte dot djalit
O në vegime pa-o bre kaçakët rreth malit!
O pse u tremeben-o bre berrat-o me becin
Panë kaçakët Lushin-Veselin-Ajetin e Shyt Marecin!
O po të thërret Gëzimi-o bre i vetmi djalë
O kurrë n‘jetë t’vet-o s’ta ka dëgjue një fjalë!
O moj Serbi-o ty të plaçin të dy sytë-e
O po a s’e di-o bre se kë pate mbytë-e!?
O e pate mbytë-o bre ti një bonjak-e
O që kurrë n’jetë-o nuk të pati hak-e!
O një kujtim-o ngelet te vatra e te hini
Një mirënjohje-o vëllezërve Kuzhnini!
O sa t’jetë jeta-o bre për me jetue
O emri juaj-o kurrë s’ka me u harrue!