Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Letër z. Ali Shabani, udhëheqës i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë
E merkure, 08.12.2010, 10:58 PM
Letër z. Ali Shabani, udhëheqës i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK)
Zotni Ali Shabani, më të ultë se ti mund të jenë punëtorët e Arsimit
e të Shkencës në Kosovë, nëse iu besojnë përrallave të tua me mbret!
-Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe e Shkencës e Kosovës (SBASHK), duhet ta çthërrasë (shkarkojë) nga posti Ali Shabanin
Nga Kadri Mani
Njëherë edhe unë jam mashtruar e të kam përkrahë, po atëherë s’kishte fushatë, dhe nuk e dija se edhe ti e ke tradhtuar Arsimin dhe Shkencën e Kosovës! Nuk e dija se je radhitur në anën e plaçkitësve të Kosovës! Nuk besoj se ti si “profesor universitar”, nuk i di të gjitha rastet e krimeve ekonomike e krimeve politike të shikasve: rastet e bastisjeve nga ana e EULEX-it të shtëpive me pasuri përrallore të “udhëheqjes së UÇK-së”: Azem Sylës, Fatmir Limës, Sami Lushtakut... rastet e skandaleve të kryetarëve të komunave: Rahovec, Shtimje, Ferizaj, Kaçanik, Kastriot... ata mund të na shkelin rrugëve e të dënohen me 2 vjet e gjysmë burg!- ata mund të zhvillojnë ceremoni synitije te heroi i tyre Sulltan Murati!- ata mund t’i mashtrojnë edhe pensionistët, xehetarët, bashkësitë fetare... se do të ndajnë dhurata për Vitin e Ri- bashkë me Baba Dimrin!!
Ti ke gënjyer rrast faqe botës kur ke thënë (dhe vijon të trumbetosh për fushatë!) se Kryeministri (Hashimi Thaçi, gjarpëri- zmija!) e Qeveria në dorëheqje (e theqafje!) vazhdimisht e paskëshin mbajtur fjalën! Dhe ata ty nuk po të pengojnë me përkrahejen e tyre socialfashistëve të Tiranës!? Kur e dekorojnë Rexhep Mejdanin! Jur shkojnë te Berisha dhe e proopozojnë Edi Ramën për Kreministër!- edhe kur e shkelin Kushtetutën duke festuar bashkë me serbët 29 nëntorin!
Nuk thuhet më kot se nuk gënjen ai që nuk di, por ai që shtiret se nuk di: ti po shtiresh se kinse nuk e di që pas vitit 1999 ish-shokët e Nazim Bllacës kanë vrarë 950 ardhetarë. Përfshirë edhe zhdukjen e familjas Jashraj- në sytë e ndërkombëtarëve!!
Mos u shtir aq naiv sa të mos kuptosh se sa ushtarë me strategji ushtarake vriten përpara Komandantit Legjendar? Kush do të ishte Skëndërbeu po të vrihej i pari dhe pa bërë asnjë betejë!?!
Punëtorët e Ndërmarrjes Ndërtimore “Ramiz Sadiku”, për çdo të hone janë tubuar para Kryeministrisë dhe ia kanë sha nënën Ahmet Shalës dhe kurrë askush s’ka biseduar me ta!
Zotni Ali Shabani, ku janë paratë e privatizimeve?- nëse nuk je edhe ti hisenik!?
Në historinë tonë kurrë në gjendje më të keqe e më të turpëshme s’kemi qenë me një qeverisje çenqe. Gazi i borës, turpi përpara botës!!
Lexoni e (mos) besoni!
KRONIKA
Pagat e mësimdhënësve: Rritje nga janari 2011?!
08.11.2010
Nga Nadie Ahmeti
Pagat e mësimdhënësve të arsimit parauniversitar do të rriten që nga janari i vitit të ardhshëm, thonë autoritetet përgjegjëse. Sipas tyre, ky proces nuk do të pengohet nga zhvillimet e fundit politike në vend.
Për këtë është i bindur edhe Ali Shabani, udhëheqës i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK). Ai jep më shumë detaje rreth përpjekjeve që po bën sindikata në bashkëpunim me Ministrinë në dorëheqje të Arsimit.
“Me Ministrinë e Arsimit dhe kryeministrin jemi duke biseduar çdo ditë që kjo çështje të realizohet sipas premtimeve që janë dhënë dhe sipas kërkesave të SBASHK-ut. Prandaj, nuk ka fije dyshimi se ajo nuk do të ndodhë. Jemi duke gjetur modalitete se si ta realizojmë atë kërkesë të SBASHK-ut, të anëtarësisë sonë dhe të punëtorëve të arsimit parauniversitar në Kosovë”, thotë Shabani.
Ministri në dorëheqje i Arsimit, Enver Hoxhaj, tre muaj më parë, pat deklaruar se “ekziston një vendosmëri e prerë e qeverisë, që në vitin 2011 të ketë rritje të mirëfilltë të pagave të mësimdhënësve”.
Edhe sot, pas situatës së krijuar politike në vend dhe pa miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, Hoxhaj është i bindur se pagat e mësimdhënësve do të rriten nga një janari i 2011-ës.
“Një gjë mund të them - rritja do të jetë e fuqishme, e mirëfilltë. Mësimdhënësi në Republikën e Kosovës është reformues, shtetndërtues dhe modernizues i vendit tonë, prandaj edhe do ta ketë mbështetjen e qeverisë”, thekson Hoxhaj.
Megjithatë, ministri në dorëheqje nuk jep ndonjë përqindje se sa do të rriten pagat e mësimdhënësve, përderisa SBASHK-u ka kërkuar që rritja të jetë nga 50 deri në 100%. Ali Shabani shprehet optimist se kërkesat punonjësve të arsimit do të përmbushen.
”Rritja e pagave mund të jetë në mënyrë lineare, por mund të jetë edhe në përqindje. Jemi duke kalkuluar për të gjetur modelin më të përshtatshëm për të realizuar këtë objektiv tonin dhe të punëtorëve të arsimit në përgjithësi. Ne kemi bërë përpjekje që t’i artikulojmë kërkesat e punëtorëve të arsimit. Kërkesë e tyre ishte një rritje nga 50 deri në 100%”.
“Megjithatë, ne do të bëjmë përpjekje që ajo rritje të jetë substanciale, e ndjeshme, në interes të punëtorëve të arsimit dhe të cilësisë së arsimit parauniversitar në Kosovë”, thotë Shabani.
Pikërisht për këtë qëllim, qeveria tashmë në dorëheqje kishte formuar një komision me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa dhe të SBASHK-ut.
Paga mesatare e mbi 28 mijë punonjësve të arsimit parauniversitar aktualisht është 240 euro në muaj.