E premte, 19.04.2024, 10:23 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2010 (II)

E diele, 24.10.2010, 07:52 PM


Vështrim

 

NJË PËRMBLEDHJE POETIKE MBRESËLËNËSE

 

-Mr.sc.Kadri Mani:”FALË TË QOFTË GJAKU!-Poemë dhe vjersha të tjera”, 2008 

 

Nga Fazli Maloku, mësues    

 

Duke shfletuar librin: "Falë Të Qoftë Gjaku", Poemë dhe vjersha të tjera) të autorit: Mr.sc. Kadri Mani, më preku thellë ndjenjat e mia shpirtërore, më solli mjaft emocione, sidomos Poema:"Falë Të Qoftë Gjaku", në të cilën trajtohet por edhe gjykohet me forcën e fjalës artistike me shumë mjeshtri, kjo plagë shekullore e popullit tonë të shumëvuajtur me shekuj nën robëri nga pushtues të ndryshëm, secili më katil se tjetri, e cila plagë fatëkeqësisht edhe sot e kësaj dite kullon gjak të pastër shqiptari, po thuaj në të gjitha trojet shqiptarte. Unë si shumë pjesëtarë të popullit tonë fatkeqësisht këtë plagë, pra vëllavrasjen e përjetova qysh në moshën 7 vjeç dhe më ndoqi si një shtrigë ogurzezë deri në vitet e fundit! Në poemën e z. Kadri Manit, unë dhe familja ime të cilës i përulëm me respekt se asnjëherë nuk bëri hakmarrje, por gjithëherë fali, ne gjejmë qetësinë e shpirtit sepse radhitemi në krahun pozitiv të popullit tonë. Poema jep porosi të qartë brezave të sotëm si edhe atyre që vijnë nesër se cila është rruga e progresit, trimërisë, njerëzisë, burrërisë dhe e atdhedashurisë.

    Në poezinë satirike: " Kërcet Lahuta e Çiftelia ", poeti me tërë fuqinë e fjalës artistike gjykon ashpër veset e këqija të shtresës regresive, plot naivitet, gjelozi bile edhe tradhti të pashembullt, vese këto që po na përcjellin si hijena dhe po reflektojnë negativisht në imazhin e popullit shqiptar tek popujt progresivë, demokratikë e përparimtarë.

    Tek poezitë: " Nga Shtypi Revolucionar Ilegal Kosovar ", përkujtohet rruga revolucionare e historisë së popullut shqiptar të mbetur nën robërinë sllavo-komuniste për dekada me radhë, rrugë kjo përplot rreziqe, komplote e prita, por që me shumë vuajtje e sakrifica të pjesës së shëndoshë të popullit i përballoi me sukses dhe shkroi me gjakun e bijëve e bijave më të mira që pati për shumë breza historinë e lavdishme për Liri e Bashkim Kombëtar. Z. Kadri Mani duke qenë edhe vetë tërë jetën e tij, njëri ndër "viganët " revolucionarë për kauzën kombëtare shqiptare dhe duke e përjetuar rrugën e njejtë me atë të popullit të vet dhe falë aftësisë profesionale e ndjenë më mirë se çdokush tjetër dhembjen dhe plagët e populit që ia shkaktuan pushutuesit shekullorë.

    Tek " Vjershat Për Fëmijë ", poeti arrinë të futet në botën e fëmijëve, duke ua përshkruar atyre historinë, heronjët, dëshmorët, atdhetarët e patriotët e kombit që dhanë gjithçka nga vetja e tyre në dobi të Lirisë së popullit dhe çlirimit të tokave të pushtuara. Aty përshkruhen edhe bukuritë e Atdheut, pasuritë e tija të pallogaritshme dhe porosia e qartë për brezat se duhet derdhur shumë djersë, por edhe gjak nëse këtë e kërkon nevoja, që ta ruajmë nga pushtuesit që na rrinë në prita, që ta shfrytëzojmë me nikoqirllek për nevojat e popullit tonë. Për poetin " çdo pëllambë e tokës Arbërore është Shqipëri ". Mbi të gjitha porosia për fëmijtë e brezave që do të vijnë është:" Ta duan njeriun dhe tokën " !

   Ndërsa tek poezitë:" Vjersha Për Të Rritur", poeti me një gjuhë të pasur dhe të çiltër shqiptare e lehtë për ta kuptuar ju këndon shtresave të ndryshme shoqërore gjithëherë progresiste që nga bujku, punëtori, pleqnari, vjershëtori, intelektuali, dëshmori e luftëtari i lirisë, të cilët secili në kaçikun e vet dha hisen e vet të kontributit për ta bërë Shqipërinë, të cilën ende nuk e kemi.

    Përfundimisht e përgëzoi z.Kadri Manin, për këtë vepër " udhërrëfyese" për brezat e sotëm dhe të nesërm, të cilëve me mjeshtrin e fjalës artistike ua tregon rrugën e cila i shpie tek e vërteta, tek e njerëzishmja, tek progresi shoqëror, besnikëria, dashuria për popullin shqipëtar dhe Shqipërinë.

    Të dëshiroj shëndet të mirë dhe punë të begatshme edhe në këto vite të pleqërisë sate!

Prishtinë, datë: 5 tetor, 2010. Me shumë respekt e dashamirësi: Fazli Maloku, mësues    

 

_______________

 

MBRËMJE LETRARE

 

TAKIM LEXIMI-LESE TREF

 

Nga Xhafer Leci

 

Më dt.05.09.2010 në Biblioteken e Köngen-it qytezë gjermane kjo ku unë jetoj me familjen time nga vitit 1979, nga një grup prej 9 grave gjermane u organizue një takim leximi, si e quajnë gjermanët, për librin e shkrimtarit tonë të madh Ismajl Kadare „ URA ME TRI HARQE“ gjermanisht „ Die Brücke mit den drei Bögen“.

Ky libër është përkthyer nga albanologu-përkthyesi gjerman Joahim Röhm.

Pëmes faqes së internetit të Komunës së Köngen-it u informova për takimin. Me shumë dëshirë mora pjesë në këtë takim, bashkë me mua edhe gruaja ime Refikja dhe vajza e vogël Afërdita, si dhe miku im Gani Ismajli.

Takimi ishte parapa në ora 19.30, edhe neve me kohë arritem në këtë takim.

Gratë gjermane na dëshiruan mirëseardhje, neve u prezantuam duke u treguar se jemi shqiptarë nga Kosova…

Të gjitha 9 gratë gjermane kishin nga një libër në dorë “URA ME TRI HARQE“.

Njena nga grat gjermane që e udhëheqte takimin kërkoj nga neve që të falism pak për Ismajl Kadaren,Shqipërinë dhe shqiptarët, ne në fillim u tham se neve kemi ardhur të dëgjojmë juve… Ato na luten që të flasim sepse shumë pak dimë për Shqipërinëetj.

G.Ismajli dhe unë Xh. Leci folem në pika të shkurta për poziten gjeografike dhe historikun e Shqipërisë Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.

Vërtetë ato gra gjermane shumë pak dinin për Shqipërinë, shqiptarët dhe shkrimtarin I.Kadare.

Ato 9 gra dhe shumë të tjera që kësaj radhe nuk ishin prezent,  qdo 6 javë po  takoheshin në Bibliotekë, dhe ndonjera prej tyre po propozonte që të marin dhe lexojnë ndonjë libër të mirë të shkrimtarëve gjermanë e të huaj, e pastaj pas 6 jave përsëri takohen për ta  komentuar dhe vlesruar librin…

Komuna për pos lokalit po u ipte falas pije dhe ëmbëlsira

Një gjerman nga Köngen-i po bashkëpunonte me një agjensi shqiptare për turizmin, ai kishte qenë disaherë në Shqipëri, i kishte folur nanës së tij për pritjen shumë të mirë që i kanë bërë në Shqipëri…dhe nëna e tij u kisjhte propozuar shoqeve të veta që kësaj radhe ta marin librin në fjalë të I.Kadares.

Njena prej grave gjermane lexoj-foli për biografinë e I.Kadares.

Libri u kishte pelqyer, por ende e kishin problem ta kuptonin se çvar simboli karakterizonte „URA ME TRI HARQE“. Neve u përpoqem tu tregojmë për sundimin e Perandorisë osmane, sundimin serb… dhe urat qe përsëri duhet ta lidhin Shqipërinë me Europen, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Nuk përmenda asnjë emër te ktyre grave gjermane, sepse kur i pyeta a do shkruajë për këtë takim gazeta lokale “ Köngener Zeitung” jo më thanë ato.

Është interesant për ta cekur pse në këtë takim nuk ishte prezent asnjë burrë gjerman! Neve u treguam se para 3 jave Kadare ka qenë Stuttgat, ato u habiten dhe thanë: sikur ta kishim ditur edhe neve do të kishim marë pjesë në ate takim.

07.09.2010

Xhafer Leci-Gjermani

Për botim- Kadri Mani

 

_____________

 

EKSPERIMENTI I PIKASOS

(humoreskë)

 

Nga S. Guraziu

 

Vallë të ketë dëgjuar kush (nga lexuesit) për ndonjë shkrimtar të madh të Beverly Hills-it?

Jam mjaft kureshtar të di, mirëpo i bindur dhe me plot siguri them se jo, kurrë.

S’e besoj një diç të tillë. Nuk është se s’dua ta besoj, s’është fjala për kokëfortësi apo se e kam të vështirë t’i besoj gjërat e “pabesueshme”. Por thjesht mendoj se nuk është nevoja; se si jam i bindur fort për pamundësinë e ekzistencës së shkrimtarëve të mëdhenj në Beverly Hills!

Po ashtu, dyshoj të ketë dëgjuar kush për ndonjë shkrimtar apo piktor të famshëm... për shembull nga Dubai i ngrohtë dhe magjik, nga Las Vegas-i përrallor, nga Ibizza piktoreske apo dhe nga Palma de Majorca! Kurrën e kurrës. Jo pra.

E pse jo?! Dihet! Ata që janë të rrethuar me luks e marifete, me glamour-in dhe me bukuroshet e kësaj bote... mund të kënaqen vërtetë, por askush nga këta artistë e shkrimtarë s’mund të sjell në dritë vepra të mirëfillta artistike. Së këndejmi, natyrisht se nuk mund të quhen të “mëdhenj”.

Dihet se verdhushkat mund ta lëkundin stabilitetin ndjesor të artistit, dhe ta çrregullojnë si mos më keq. Në qarqet akademike shkojnë akoma më larg; disa ngulin këmbë (nga ata që e tjerrin holl) se thjesht, nëse dhe vetëm shkëlqimi i verdhushkave të ketë feksuar në bebzat, vetëm një blitz retinal do të shkaktonte të padëshirueshmen... dhe do të shfaqeshin simptomat e para të vartësisë. Pak ditë më vonë, kushtimisht nga karakteri dhe temperamenti, simbianti artistik do të dështonte në rezistencën ndaj tundimit, dhe artisti vetë do të rrezikonte (anipse pavetëdijshëm) fenomene të tjera kataklizmike në qenien e tij.

Një vartësi e tillë, në stadin kronik – insistojnë analistët – lirisht mund të krahasohet me vartësinë nga Viagra-t fals (aso me prejardhje nga tregu i zi i Lindjes së Largët, të përziera me narkotikë të padëgjuar) apo me vartësinë nga halucinogenët më të fortë! Ndërsa flitet gjithandej, jo vetëm në botën akademike, se s’ka vartësi më të rrezikshme në të shtatë dimensionet, se konsiderohet më e tmerrshmja dhe shtohet, aty për aty, se është e pashërueshme apo se s’ka ilaç për të.

Gjithashtu, sa herë bie fjala për eros-faktorin analistët nguten të shtojnë se ky nuk mund të përjashtohet nga dimensioni artistik. Mirëpo papritmas mimika e tyre pëson ndryshime, aty për aty balli iu rrudhoset, dhe kurrë nuk harrojnë të ngrysen. Kjo ndodhë pothuajse automatikisht. Në fytyrat e tyre mund të shihni shumë trishtim teksa, me zë të ngjirur, fillojnë t’i përmendin kundërindikacionet famëkeqe të eros-faktorit. Përjashtimi i tij mund të ndodhë me vullnetin e vet, domethënë nëse ai të vetëpërjashtohet, por kurrësesi të jetë i imponuar nga artistët, e madje as i kushtëzuar.

Eros-faktori funksionon fare spontanisht në autonominë e vet. Modelet duhet të përzgjedhen me seriozitetin më të madh – theksojnë ata. S’ia del kush dot ta fiksojë nëpër pikturat një Diell të denjë nëse, për shembull, vithet e Adulina Cicimalit t’i bënin hije peizazhit aty pranë. Jo sepse Dielli nuk mund ta durojë hijen e Adulinës! Kur është në pyetje modeli i gabuar si orientir për frymëzimin... kërkohet shumë kujdes, pa përjashtime! Sepse – sipas tyre – ngjeshja, elektriciteti artistik dhe koncentrimi i tepruar erotik (në një bombulë të vetme artistike) jo vetëm se do ta hidhnin nga ekuilibri cilindo maestro, por dhe do të pasonin intereaksione të tjera të pakthyeshme; respektivisht të gjitha proceset artistike dhe ato kimike në trurin e sofistikuar të artistit do të çoroditeshin totalisht.

Do të rezultonte pastaj, pashmangshëm, njëfarë kaosi ndjenjash dhe do të ngatërrohej e gjithë bota ndjesore e artistit. Qenia e tij e ndjeshme do të katandisej si një pupëz mëndafshi e krimbit letargjik kinez. Dhe dihet qysh nga kohët më të hershme, ndoshta qysh nga hapat e parë të njeriut në fushën e artit... se kur kjo ndodhë, do të thotë: mpirje, anestezi fatale për simbiantin artistik – do të thotë se është ndotur e infektuar thellë koncentrati mimetik, se është dridhur e plasaritur gjithë ai kompleksitet, në të gjitha Unazat e Krizalidës... se është shkokluar e shkapërderdhur mozaiku shumështresor kristalor.

Natyrisht që pas një katrahure të tillë është e pamundur të riparohet akëcila strukturë. Kur dihet se qeniet artistike janë kristalet më komplekse të Universit, amëzat më të pastra të ndjeshmërisë kozmike (entuziastët madje i konsiderojnë: si super-struktura, me kushedi sa shumë nivele hiper-sensitive). Me fjalë të tjera, askush s’e vë në dyshim faktin se artistët mund ta kapin e përthithin secilin vibracion, se artistët ndoshta janë vetë ndjesia kozmike, se janë qeniet më të brishta dhe, pa dyshim – shtojnë ata vetë sa herë iu jepet rasti – qeniet më galante... në gjithë Universin.

Sa i përket riparimit është ngjashëm me katastrofat në miniaturë. Është njëjtë sikur ta minosh Statujën e Lirisë me një sënduk TNT, apo bazamentin e Skënderbeut në sheshin gropa-gropa të Tiranës dhe pastaj të ëndërrosh syhapur se pas rikonstruktimit çdo gjë do të jetë siç ka qenë dhe më parë! Mjaft e vështirë kjo për ta gëlltitur, për të qenë e besueshme! Kuptohet, mosbesimi në këtë drejtim është fort i arsyeshëm, sepse riparim efektiv nuk ka. Kristalet janë kristale. Pas një trilioni efektesh zinxhirore, secila fije me gjurmët e veta të padukshme optike-termike do ta tradhtonte njëmendësinë e origjinalitetit.

Mjeshtri i madh Pikaço i pati hetuar të gjitha këto problematika, dhe i pati kuptuar fort mirë. Ai provoi një herë kryeneçësisht të vërtetonte se një artist i klasit të tij ndoshta dhe mund t’iu bënte bisht, por hoqi dorë. Në fund, sikur i pushtuar nga një ndjenjë faji, pati deklaruar: Ka artistë që një pikë të verdhë mund ta kthejnë në diell, por ka dhe aso që një diell të vërtetë e degradojnë… në një pikë!

Cili lexues mund të thotë se Pikaço nuk kishte të drejtë?

 

***

I dalldisur në kryeneçësinë e vet, siç thamë më lart, Pikaço madje pati eksperimentuar...

Tri javë rresht e pati lutur një miken e tij që të kthehej në një lulediell të rebeluar, të qëndronte pipëz në këmbë me shpinë kah dielli. Dhe kur ajo më në fund u bind për nderin që ia kishte caktuar fati në një plazh afër Vallaurisit, maestro si babaxhan me veglat e brushat në dorë, provoi ta kapte diellin tej-e-përmes këmbëve të saja.

Edhe tri javë të tjera qe vërtitur Pikaço i gjorë; fiksonte e skiconte, jepte e merrte me lapsat e brushat. Për tri javë të tëra fjeti vetëm tri net, hëngri vetëm kokërrkuqet nga tre fruta shege, u fut në det të lahej vetëm tri herë të vetme. Por as muzika e lehtë dhe atmosfera magjike, as ëmbëlsia e ajrit si prej çokollate, as nudistika elektrike dhe as vetë modeli i hijshëm nuk e kishin fajin! Sëpaku kështu i dukej atij vetë për një kohë, anipse... i sigurt nuk ishte. Nuk e kuptonte se çfarë e shtynte, padashtas, ta thumbonte gjoksin me gisht; sikur prirej t’ia hidhte gjithë fajin vetes!

Kjo e tërbonte maestron dhe do të dridhej si kacagjel, plot inat. Krenaria dhe shumëçka në kokën e nxehur i qenë trazuar. Megjithatë, dalëngadalë, në mendjen e tij zuri rrënjë përshtypja se tashmë ai e njihte mirë thembrën e vet akiliane.

Shumkush e pëlqente diellin e tij, por ai vetë jo! – thonë dëshmitarët okular. Njerëzit do ta admironin në heshtje pafajsinë e modelit, ëmbëlsinë dhe buzëqeshjet e trëndafilta, mirëpo Pikaço vetë assesi të kënaqej me produktin final artistik. I njohur për durimin e palëkundur, pothuaj si një pinguin akullnajash i spikatur për këmbëngultësi, do ta provonte prapë dhe përsëri, por e kotë. Do t’i ndërronte pozitat me qindra herë, do të tymoste cigaret e dredhura ngutshëm, do të nervozohej e do të qetësohej, pastaj do t’i ndërronte brushat, do t’i ndryshonte qasjet dhe t’i mprehte perspektivat... por pa sukses. Pas tri javësh, i lodhur dhe i rraskapitur, me ndjenja artistike të topitura, thuhet se më në fund pati hequr dorë.

Qe dorëzuar Pikaço i Madh, dhe kjo nuk ndodhi atëbotë tek ashtu, pra pa u errësuar qielli i tij me gjithë horizontin rreth e rrotull. Zemra i qe fryrë e tendosur deri në dhembje. Pikaços i vinte të pëlciste nga inati. Ndjehej mllefi i tij në kulm dhe dukej si një katapult romakësh, mbushur e ngjeshur... – tregojnë dëshmitarët. Askush s’pati guxuar të nxirrte zë, t’i drejtohej qoftë dhe me një fjalë të vetme, ta shikonte në sy; as një lëvizje as pluhur, as frymë as pipëtimë. Jo gjithë njerëzia e plazhit, por ata që merrnin vesh nga arti, vunë re atëbotë se Pikaço qe pikëlluar e trishtuar sepse ia vërtetoi vetes (artistikisht) ca dyshime të vjetra. Ato dyshime të përhershme në kokën e tij i dolën plotësisht të bazuara. Eksperimenti nxori në pah se ai kishte patur më shumë se sa vetëm të drejtë.

Ca të tjerë menduan se hidhërimi kishte të bënte me dhimbshurinë; sipas tyre iu dhimbsën këmbët e mikeshës së vet. Këso thëniesh mbase dhe mund të jenë të vërteta, sepse tri ditë radhazi më pastaj – flasin dëshmitarët – provoi t’ia kthente borxhin asaj, me dhembshuri të madhe. Tri ditë të tëra ua kushtoi këmbëve të saj të pafajshme me fërkime e masazh të hollësishëm, për së gjeri e për së gjati. Pikaço përdori gjithfarë vajrash dhe aplikoi të gjitha teknikat, zotësinë dhe mjeshtërinë e tij – thonë ata. Natyrisht, falë përvojës së Pikaços, nuk e beson kush t’i ketë shkuar mundi kot sa i përket vitalizimit të modelit. Jo vetëm ngaqë këmbët e saj nuk ishin të qelqta (transparente), jo vetëm për faktin se qëndrimi heroik në këmbë për të pati qenë i mundur nga pasioni, jo vetëm sepse akti në plazh rrëzoi apo theu të gjitha rekordet (u shpall akti më i gjatë i palëvizshmërisë së modelit), apo jo vetëm sepse qëndrimi i saj stoik qe evenimenti më spektakolar i plazhit.

Këtij tash s’bënte e të mos i dhimbsej një krijesë aq e devotshme, aq e motivuar për suksesin e artit të tij. Një krijesë që e pati prekur thellë me heshtjen, me qetësinë, me stoicizmin engjëllor. Si një artist që ishte, Pikaço padyshim ndjente se mosmirënjohja nuk do të përputhej me karakterin e tij nëpër shkrimet e kritikëve dhe historianëve të artit; s’do të anashkalohej kurrë e vërteta se ajo i dhuroi për tri javë rresht buzëqeshje të panumërta, ngrohtësi e inspiracion...

Nga këndvështrimi ynë, pavarësisht dështimit të Pikaços në planin artistik, cilindo motiv ta marrim tash ose dhe ta shpërfillim, mjafton fakti kyç se këmbëve të mpira të modelit iu duhej jeta e gjallëria. Në fund të fundit, nëse hiçgjë tjetër të mos ia guduliste ndërgjegjen Pikaços, sakrifica e saj kishte të bënte me kryeneçësinë pikasiane, me marrëzinë e tij të pafalshme për ta fiksuar diellin si një pikë të verdhë në kanavac.

Thonë se ky pati qenë eksperimenti i parë kryeneç… dhe i fundit, eksperimenti i vetëm i Pikaços me Diellin në Vallauris.

 

2007

 

____________

 

Smajl Martini Ivezaj i Grudës Princi i Maleve Kreshnike të Malësisë

 

Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

gjonfranivezaj@gmail.com

 

Shqiptarët me stoicizëm i kanë rezistuar stuhive të përbindshme të hordhive pushtuese, që kanë synuar nënshtrimin e maleve dhe banorëve kreshnikë autoktonë ilir-arbërorë.

Nga burimet historike, mësojmë se luftrat ose kryengritjet më të njohura të Grudës janë ato që janë zhvilluar gjatë periudhës së viteve 1565-1575, 1883 etj. Por nga ana e tjetër, nuk duhet harruar edhe Kryengritja liridashëse të shekujve të mëvonshëm, në të cilën

kulmon ajo e vitit 1911, ku malësorët nënshkruan historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Vendosmëria e shqiptarëve malësorë për të qëndruar deri në fund alarmuan si Fuqitë e Mëdha të kohës ashtu edhe Perandorisë Otomane, që ishte në fazën e kalbërizmit dhe tjetërsimit të plotë në brëndësi të saj.

Populli ynë ka luftuar për të mbrojtur kombin, gjuhën, traditat, zakonet, fenë, kulturën, dëshmitë e vijimsisë së artit dhe kulturës etnike. Nga ana e tjetër më të gjithë mjetet dhe format e saj, pushtuesit shumëshekullorë otoman, kanë synuar jetëgjatësine e

sundimit të përjetshëm, duke u munduar hap mbas hapi të asimilojnë kombin tonë. Ata e kanë filluar me shkatërrimin e qyteteve të hershme dhe të lashtë në kulturë, duke u munduar të bënin turqizimin e tyre.

Me qëllim që të largonte rrezikun e shpërthimit të Kryengritjes antiosmane në Malësi, Porta e Lartë shpalli në verën e vitit 1875 se nuk do ti përseriste më ekspeditat ushtarake për vendosjen e pushtetit të saj në krahinat e panënshtruara asaj. Por ky vendim, me të cilin Perandoria Otomane vuloste fundin e periudhës së Tanzimatit në trojet shqiptare, nuk e ndryshoi gjendjen e mjerueshme të Malësisë.

Por kur interesat e atdheut kërkonin flijimin dhe pushkën engrehur për Shqipëri, fatosat e lirisë të Malësisë menjëherë u rreshtuan në betejat e përgjashme kundër çdo pushtuesi të trojeve tona dhe ndër shekuj ishin mmburojë e herkut e atdhedashurisë.

Gjithënjë ushtria otomane është përpjekur për të shuar zjarrin e luftës për liri të popullit shqiptar dhe në vecanti tek malësorët kreshnikë. Më konkretisht në Grudë, sipas burimeve historike me ardhjen e Vuksan Gelës, krijohet një emër shumë më i njohur i Grudën kreshnike. Trimëria, besa dhe burrëria u bënë pjesë e jetës së kësaj krahinë famëmadhe, duke ripërtërirë edhe më shumë këto vlera të pasurisë shqiptare. Gruda u bë epiqendra e luftrave për liri dhe pavarësi, duke shkruar me zjarrin e pukshkës historinë e lavdishme të krahinës dhe vetë Shqipërisë askohe.

Pasardhësit e kësaj dere të njohur për trimëri dhe patriotizem qe shkruan histori me gryken e pushkes ishin prijësit e idealeve të lirisë kundër kolonizatorëve turq, si: Precë Vuksani dhe Bacë Vuksani që ishin nga gjaku dhe themelet e Vuksan Gelës së famshëm në histori.

Ata mbetën një shpatë e fortë e mprehtë kundër hordhive barbare turke, duke i prirë malësorëve në shumë luftra dhe beteja të përgjashme në mbrotje të trojeve etnike shqiptare.

Prijësi i Grudës Prec Vuksani, sipas dëshmive historike të Imzot Simonit, ishte gjithnjë në krye të betejave përkrah trimave të tjerë malësorë. Historiani tregon se si ky prijës legjendarë në vitin 1790 ishte tmerre i ushtrive turke, tek luftonte ballë për ballë dhe trup

me trup me forcat turke. Mbas shumë përpjekjeve e luftrave, Precë Vuksani ra dëshmor në mbrojtje të trojeve tona në Kalanë e Rozafatit të Shkodrës. Gjaku i tij u bë dritë dhe burim frymëzimi në luftrat e tjera të njëpasnjëshme, që do të bënin malësorët e Grudës dhe gjithë Malësisë kundër ushtrive turke.

Historiani Imzot Simoni (PP013, fq. 20), e përshkruan figurativisht dimbjen dhe trimërinë e këtij prijësi të dashur në të gjithë Malësinë.

Ndër të tjera ai vargëzon si një rapsod popullor:

“Kur ra gjaku i ktij fatosi,

N’kalan e Rozafatit

U dridh toka e ra termeku

Ushtuen malet e l’kundet deti...”

Edhe pse vdekja heroike tronditi gjithë Malësinë, flamuri shqiptar nuk ra në tokë, por ishte vëllai i tij Bacë Vuksani ai që do të vijonte dhe mbante lart ne dore flamurin e Gjergj Kastriotit me nder e lavdi shembullore. Ai mori pjesë në shumë beteja, si në luftën e Lezhës kundër ushtrisë otomane turke, në luftën e përgjakshme të Shkodrës, Vranës etj. Ai në luftimet trup me trup me ushtrinë turke, ra heroikisht në fushën e betejës në Kalanë e Spuzhit të vitit 1797.

Prej derës së trimave të shtëpisë së Precë Vuksanit lidën edhe më vonë figura më legjendare të maleve kreshnike të Malësisë. Prej kësaj votre heroike lindi parardhësi legjendar Smajl Martini Ivezaj i Grudës heroike.

Qysh në fëmijëri ai u ushqye nga prindërit e tij fisnik me dashruinë për tokat shqiptare, respektin dhe traditat e të parëve të derës kreshnike. Ai i dëgjonte dhe mbante në kujtesë të gjithë ngjarjet historike të lavdishme të treguar në odat e burrave nga të gjithë

antarët e familjes së tij, miqtë dhe personalitetet e shquara të kombit shqiptar, që kanë bujtur dhe ishin miq e kësaj dere bujare dhe fisnike.

Kështu burimet historike tregojnë se Smajl Martini Ivezaj ishte qysh në moshën 18-vjecare një prijës trim i malësorëve të Grudës, duke mbajtur me nder dhe lavdi emrin e bajraktarit të Grudës e mirënjohur në histori dhe krahinën e Malësisë. Smajli mori pjesë në shumë luftra clirimtare kundër pushtuesve turq. Të tilla janë luftrat në Shkodër,

lufta e Vranës, lufta në Shipshanikut dhe rrethinat e kalasë së Deciqit, lufta e Bukovikut që u bë në Rugovë të Kosovës, në luftën e Plavës dhe Gucisë, luftën e Pejës, kryengritje e përgjashme në tokën e Maqedonisë kundër Sadri Aga Pashës etj., etj. Ai iste në ballë të

kryengritjeve liridashëse.

Fatosat e lirisë gjatë shekujve kanë luftuar burrërisht për ti bërë ballë forcave turke të armatosura deri në dhëmb. Shqiptarët luftuan të shtyrë nga ideja kombëtare, gjë që bëri të mundur që opinioni europian të shikojë dhe ndryshoj mendim për shqiptarët, që po i bënin ballë ekspeditave ndëshmimore të ushtrive mizore turke.

Fitoret e shqiptarëve kundër ushtrive turke patën jehonë të madhe në shtypin ndërkombëtar. Ata forcuan edhe më tej bindjen se shqiptarët malësorë ishin të zotë të mbronin vetë trojet e tyre pa ndihmën e askujt, mbasi ata ushqeheshin nga dashuria për atdheun e tyre, që ishte dhe mbeti motivi më frymëzues i të gjithë malësorëve. Kështu

Fuqitë e Mëdha, Perandoria Otomane u detyruan pas përpjekjeve pa rezultat të hiqnin dorë nga vendimi i Kongresit të Berlinit në lidhje me tokat shqiptare, çka shënon një fitore të re të diplomacisë që korrën shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

Këta fatosa të lirisë ishin luftëtarët më të shquar, njerëz bujar, shtëpia të njohur në gjithë Malësinë, shquheshin për urtësi, njerëz të besës dhe nderit, mikpritësa dhe zemërmirë. Ata u mësuan edhe fëmijëve nipërve, mbesave dhe gjeneratave të tjera që erdhën mbas shembullit të tyre heroik historinë e lavdishme të Malësisë kreshnike të shkruar me

zjarin e pushkës së lirisë.

Smajl Martini Ivezaj (Bajraktar i Grudës), njeri ndër luftetarët më të mëdhenj që pati Malësia, i cili luftoi krejt jetën kundër turqve, rreth vitit 1883 arrestohet në Shkodër nga turqit dhe për dënim e syrgjynojnë në Diari Bekir, ku nuk u kthye kurrë më dhe as nuk i dihet vorri.

Smajlit i mbetën dy djem në betejat kundra pushtuesve të huaj.

Shqiptarët u lidhën më shumë se kurrë mes vedit në mbrotje të trojeve etnike shqiptare, vatrave të trashëguar brez mbas brezi nga të parët e tyre.

Kjo derë zëmadhe, ka nxjerrë trima si heronj kombëtarë, duke kulmuar me Tringën e famshme legjendare, Sokol Bacin e pamposhtur në luftra e beteja të përgjakshme për liri e pavarësi, Smajl Martinin Ivezaj e mirënjohur në të gjithë Malëisinë për besë, urti, trimëri dhe pushkë e ngrehur për Shqipëri, ashtu sikurse edhe Dedë Nikë Ivezaj Bajraktarin e Grudës, Zef Martinin Ivezaj etj., heroina kombëtare shqiptare Tringa

e Smajlit, që ishin dhe mbetën ndera e historisë së lavdishme të Malësisë dhe e gjithë Shqipërisë gjatë shekullit XVII, XVIII, XIX dhe XX.

Udhëheqësit malësorë duke qënë të parët në frontin e luftës treguan gatishmëri pë rtë mobilizuar forca të ndryshme nga krahinat e malësive dhe fiseve të njohura, sipas zakonitu zotuan të mobilizonin të gjithë burrat e aftë për armë në mbrojtje të tokave amtare. Porta e Lartë asnjëherë nuk u pajtua më këtë gjendje gatishmërie për luftë të

malësorëve kundër ushtrive të tyre pushtuese.

Tringa është vajza e tij sokoleshë, pra Tringa e Smajlit ose Tringa e Grudës e cila krah për krah me burra luftoj gjithnjë pa u trembur me armë në dorë kundra armikut, që kishte zaptuar trojet tona shqiptare, që gjithnjë janë larë me gjakun e shenjtë të martirëve të lirisë.

Precë Vuksani dhe Bacë Vuksani ishin princat e Grudës, të cilët heroikisht luftonin kundër ushtrisë mizore otomane turke. Simbas një Ipeshkvit të Vnecias Toni Assgazino, që shkruante për qëndresën e banorëve vendas malësorë gjatë luftrave liridashëse të vitit 1780, ndër të tjera ai përmend me shumë respekt edhe bajraktarët e Grudës:

Bacë Vuksanin Ivezaj dhe Precë Vuksanin Ivezaj, që u dalluan në mbrojtje heroike të kalasë së Rozafatit në qytetit antik të Shkodrës.

Ne vitin 1835 Smajl Martini Ivezaj i vuri gjoksin me heroizëm të paparë mbrojtjes së Kalasë dhe Kishës rrëzë kalasë që njihet edhe sot me emrin “Zoja e Shkodrës”. Edhe pse ajo kishë ishte pothuajse tërësisht e shkatërruar nga invazioni turk, sipas autorit të

sipërcituar, Smajl Martini Ivezaj, ishte një trim i spikatur, duke u dallua për shpirtin atdhetar në mbrotje të tokave, objekteve të kultit kristian autokton dhe monumenteve të kulturës të trashëguar brez mbas mbrezi.

Vetë historiania Gradizhinia në vitin 1836-1837 përshkruan luftrat kreshnike të malësorëve të Malësisë, ku në ballë të betejave ishte Smajl Martni Ivezaj bajraktari i Grudës. Ai u dallua për guximin dhe trimërinë në përleshjet e përgjakshme kundër hordhive barbare turke që prej shekuj mbanin të pushtuar tokat shqiptare.

Malësia e Madhe deri me 1576 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohura përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik si Anaro Hoti, Vuksa Gela, Vuksa Gjeca. Poashtu, deri me atëherë Malësia mbante lidhje edhe me Dinastitë e Ballshajve dhe Cernovekaseve të etnosit shqiptarë.

Vendimi i padrejtë Stambollit ngriti sërisht në këmbë malësorët liridashës. Plava e Gucia u bënë arenë e përleshjeve për liri dhe pavarësi kombëtare. Meqenëse Plava dhe Gucia bënin pjesë ne vilajetin e Kosovës, barrën e drejtimit të organizmit të luftës liridashëse për mbrojtjen e tyre e mori përsipër Komiteti Ndërkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi një shtab ushtarak të posaçëm me në krye Ali pashë Gucinë.

Nga ana e vet Porta e Lartë u kërkoi Fufive të Mëdha të dërgonte në Plavë e Guci një komision ndërkombëtar për t’u bindur mbi vështirësitë që ajo gjente tek shqiptarët e egërsuar nga padrejtësitë e Kongresit të Berlinit. Porta e Lartë provoi por pa dobi që të binte zemërimin e ligjshëm të malësorëve, duke i detyruar që të hiqnin dorë nga qëndresa

e mëtejshme duke u premtuar familjeve shqiptare kompensim toke ne vende të tjera, a thua se Shqipëria ishte çiflik i sulltanëve të Stambollit, që mund ti shisnin dhe shpërndanin si të donin ata. Por shqiptarët nuk u lëkundën nga vendimi i tyre kombëtar mëse i drejtë.

Kryeprifti i Grudës dhe i gjithë Malësisë Imzot Karlo Della Mirandella, do të organizojë në brigjet e lumit Cem besëlidhje në mes maleve dhe do të hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priftë të Grudës. Edhe pse Porta e Lartë dëshironte të asgjesonte institucionet

e kultit kristian në trojet tona, Vuksan Gela me bijtë e tij i vunë gjoksin mbrotjes së vlerave materiale dhe shpirtërore etnike shqiptare të lënë trashëgim nga të parët tanë.

Turqit nga ana e tyre bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të ndaluar gjatë shekujve të kolonizimit të tyre çdo nismë e aksion kulturorë dhe përparimtarë të gjuhës dhe traditave etnike shqiptare. Malësorët ishin të besimit katolik deri me ardhjen e turqve, atëherë fillon me dhumë dhe përmes takses së gjizes përhapja e besimit islam, që u shoqërua me

dhunë, vrasje, masakrime, syrgjenime të besimtarëve aktoktonë të ritit katolikë, që nuk e pranuan konvertimin e fesë katolike të të parëve të tyre.

Kishat katolike shqiptare kryesore që ishin dhe janë edhe sot vlera dhe monumente kulturore dhe fetare tradicionale të malësorëve janë:

Kisha e Grudës (më e vjetra) Kisha e Shën Mhillit në Dinoshë, Kisha në Arzë, Kisha në Brigje të Hotit, Kisha në Triepsh, Kisha në Selcë, Kisha në Bajzë, Kisha në Tuz etj.

Me 1880-1881 në Vrane, Gruda do të fitoj e përsëri dallohet luftëtari i lirisë Smajl Martini, që ishte bajraktar i nderuar i Grudës.

Në luftën e përgjashme që Smajl Martini Ivezaj bëri në Shkodër, ai kishte pranë vetës edhe bij të tjerë trima të malësisë. Ndër të tjerë mund të përmendim: Mat Hasani Ivezaj, Pllumb Gjeka Kalaj, Prelë Marashi Ivezaj, Tomë Kolë Gjoni Sinishtaj, Prek Gjoruka Ivezaj, Smak Deda Ivezaj etj., etj., prej fiseve të Grudës kreshnike, të cilët luftuan të udhëhequr nga kryetrimi legjendar Smajl Martini dhe bajraktarë të tjerë, si: Dedë Nikë Bajraktari Ivezaj, Zef Prelë Marashi Ivezaj, Tom Zoli Ivezaj, Pjetër Nika Ivezaj, Major Dodë Nikollë Zefi Ivezaj, etj. Etj., prej fiseve të Grudës që treguan heroizëm shembullorë në mbrotje te tokave shqiptare.

Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do të dënojë një numër të madhë të krerëve të Hotit dhe Grudës për shkak se po prishnin synimet grabiqare të Perandorinë Turke. Me i njohuri nga të dënuarit ishte luftëtari trim antiturk Smajl Martini Ivezaj që do të  internohet me krerët e Grudës në Diari-Bekir Turqi.

Rapsodi popullor për trimërinë dhe dhimbjen që ndjenin trojet tona për udhëheqësin e shquar Smajl Martinin Ivezaj, ndër të tjera do të vargëzojë kështu:

“Po vijn shqypet për hava

N’oborrin e Smajlit paskan ra

Sa shpejt Smajli n’kamb asht çua

Kan nis shqypet me lot me lotua

A je Smajlo princi i Malcis

Shpata e Shkodres dhe e Shqypnis

Kem ardh Princo me t’u ankua:

Pse nuk mundena tokën shqiptare me flutrua?!

Sa shpejt Smajli asht ngushtua

Edhe shtypeve ua drejtua:

Po ua nap besën e Zotit

E pasha gjakun e Kastriotit:

Sa të jetë gjall Smajli n’Malci

Nuk la anadoll t’Turkisë

As nuk nuk la sllav t’Serbisë

Për me shkel tokat e Shqypnisë.”

Disa nga krerët e Malësisë do të marrin pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit në Qershor 1878. Të tillë ishin: Smajl Martini Ivezaj, Dedë Gjon Luli, Baca Kurti etj.

Me vendimin e Xhibales (komisionit turk për Malësi), sipas Arqipeshkvit shkodran me mission shpirtëror në Athinë të Greqisë historianit Pjetër Arben Teodori (ACC.PO, fq. 117), në vitin 1856 Malësia e Madhe ndahet në dy pjesë: Triepshi dhe Koja do të hyjnë me Cetinë, kurse pjesa tjetër e Malësisë: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetën nën ndikimin e vezirave te Shkodrës.

Prijësi i malësorëve apo bajraktari i mirënjohur për besë burrëri, luftra dhe urtësi në kuvendet e burrave Smajl Martini Ivezaj, kur filloi kuvendi duke parë synimet mashtruese të përfaqsusve turq për coptimin e Malësisë atëherë në shenjë proteste doli menjeherë nga mbledhja, duke u shprehur se: “Nuk kishte qenë dhe s’do të jetë kurrë

për copëtimin e trojeve tona të shtrenjta të lënë trashëgim nga të parët tanë.”

Revulucionin e xhonturqeve në vitin 1908, malësorët do ta perkrahin, duke shpresuar se ai do të sjellë demokracinë, jetë e lirë, perparim, realizimin e të drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe etj., por nuk ndodhi ashtu. Turqit, nëpër mes

misionarëve të tyrë e tradhtuan “reformën xhonturke” dhe malësorët për të realizuar të drejtat e veta, sikurse do të shprehet Faik Konica, “filluan luftën kundër shumë ujqëve”, jo të sigurt se ushtarakisht do të fitojnë, por do të terhjekin vëmendjen e Europës, dhe mbas themelimit të Komitetit Nacional Shqiptarë në Podgoricë në shkurt 1911, në krye të së cilit vëndoset trimi i vendosur Sokol Baci Ivezaj dhe Kolë Sokol Baci Ivezaj (sekretar) dhe bashkëpunëtorët e shquar, si: Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Nikollë Soga, Luigj Gurakuqi etj.

Kryetari i Komiteti Sokol Baci Ivezaj për s’afërmi bashkëpunonte me patriotët e nderuar të kombit shqiptar, si: Patër Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjeden, Imzot Jak Serreqi, Patër Bona Gjeçaj, Isa Boletinin, Ismail Qemali, Dodë Brajçin, Mehmet Shpendin etj.

   

___________

                                                                        

Njoftim mortor

 

Dr sc Artan Nimani

artannimani@gmail.com

 

Familja Velaj, Greenwich, Connecticut, USA, na njofton se:

 

Ditën e enjte, më 14 Tetor, 2010, aksidentalisht u nda nga jeta në moshën 42 vjeçare, DRINI VELAJ, babai i dy vajzave të mitura 6-të dhe 8-të vjeçe.

 

I ndjeri Drini Velaj është djali i dytë i veprimtarit të mirënjohur në Komunitetin Shqiptar të Amerikës, përkrahës dhe aktivist i flaktë i çështjes shqiptare, një ndër emigrantët e hershëm politikë i ardhur në SH.B.A., ku regjimi komunist shqiptar, i shuajti, pothuajse gjithë familjen e tij në Shqipëri, Dr. Selahedin Velaj.

 

Drini Velaj, pasi mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera edhe pse u pranua për të vazhduar studimet në shtatë universitete të mjekësisë me emër në Amerikë, përfshirë edhe Universitetin Mountain Sinai, preferoi të vazhdojë studimet për mjekësi në Universitetin "DUKE".

 

Pas doktoraturës, i ndjeri Drini Velaj, kreu studime pasuniversitare në Universitetin Harward.

 

Drini Velaj mbante titullin: "Akademik Doktor Mjekësie" i specializuar si Neuro Radiolog në Universitetin e Harward-it.

 

Pas rrënies së Komunizmit në Shqipëri në fillimvitet 90-të, kur ekonomia, mjekësia... shqiptare ishte tepër e ulët, Drini, së bashku me babanë  e tij, Selahedin Velaj, shkuan në Shqipëri me një mision humanitar, të ndihmojnë popullin dhe vendin e tyre të vuajtur me ato ndihma që ia lejonte mundësia financiare dhe ia arritën qellimit. Ndihmat  kapnin shumën e dhjetëra mijë dollarëve.

 

Të njëjtën ndihmë, Drini Velaj e dërgoi edhe në Tiranë për popullin vëlla kosovar.

 

Akoma nuk kemi informacione të plota për shërbimet funerale, për datën dhe orën e varrimit.

 

 I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe gjithë fisit të nderuar Velaj.

 

 

Pierre-Pandeli Simsia dhe familja

 

Nju Jork, USA

_________

Vrasja e arkitektit Rexhep Luci


Nga Arch. Ylber Vokshi -Ylli

Cila është ajo shoqëri që e injoron e nënçmon e degradon e në fund edhe e vret arkitektin? Ai pos argumenteve profesionale të profesionit nuk ka armë tjetër për të iu kundërvënë kërkesave të ndryshme me vend e pa vend, të gjithë faktorëve relevantë duke mbrojtur interesat e të gjithë atyre që shprehin dëshirë të jetojnë në një shoqëri apo vendbanim të urbanizuar, të cilës me kreativitetin e vet i jep edhe anën e bukur, artistike të vendbanimit. Vrasja e tij herë do kurdo do të i hakmerret shoqërisë si po e tregon realiteti ynë pas dhjetë viteve në Kosovë. 
Në shtator të vitit 2000 në mënyrë qyqare u vra arkitekti Rexhep Luci kryearkitekti i Prishtinës. Vrasja e tij as që i bëri përshtypje të madhe opinionit publik prishtinas dhe kosovarë të atëhershëm, ndoshta edhe nga frika dhe moskultura e jetës urbane. Pos pasojave të pa riparueshme në fushën e urbanistikës në tërë Kosovën as që mundej të imagjinoheshin pasojat komplekse të kësaj vrasje. 

Kryearkitekti i Prishtinës, u mundua te parandalojë shkatërrimin e rifilluar të kryeqytetit, u ekzekutua mizorisht, e si rezultat kemi shkatërrimin e Prishtinës dhe Kosovës në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban në të gjitha vendbanimet tona. Prishtina ishte modeli urban të cilin e kopjuan të gjitha vendbanimet tjera kosovare pasi organet shtetërore, si duket me qëllim, nuk kanë vepruar nga viti 2002 kur u krijuan organet e përkohshme qeverisëse në Kosovë të cilën e sundonte UNMIK-u nga viti 1999. 
Institucionet përgjegjëse të Kosovës,jo vetëm që nuk e gjetën vrasësin, lejuan njerëzit te cilët i luftonte z. Luci me argumente profesionale, të vazhdojnë me punën e tyre, pa qarë kokën për interesat e përbashkëta si në zonat urbane dhe ato rurale, pothuajse fëmijët e tyre nuk do të jetonin apo do të jenë mysafir në këto hapësira. 
Efekti i “frikës” te profesionistët u arrit plotësisht, ashtu si e kishin planifikuar ekzekutuesit e vrasjes. Tërë këtë kohë u ndërtua pa planifikim duke menduar se po fitojnë, nga aspekti profesional në fund të gjithë do të jene humbës të mëdhenjtë material e së bashku me ata edhe e tërë shoqëria kosovare. Atë që kemi fituar ne si shoqëri është degradimi i pafalshëm i hapësirave urbane dhe rurale kurse ne jemi detyruar të jetojmë në këto rrethana jo normale urbane për një shoqëri. 
Të gjitha tentimet e viteve të fundit për të fajësuar ndërkombëtarët për këto dukuri që më parë ishin të pa qëndrueshme pasi autorizimet për fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit ishin qartë të definuar si përgjegjësi të pushtetit qendror dhe ati lokal, kurse UNMIK-u aq shumë i përfolur, vetëm kishte rrol mbikëqyrës në veprimet që vetë ne i kemi bërë në ndërtimet me leje e pa leje,në ngritjen e shoqërisë tonë që e kemi ëndërruar pas dëbimit të regjimit profashist gati një shekullor serb pas vitit 1999. 
Në një shkrim të shtypit kosovar të këtyre ditëve arkitekti Rexhep Luci përmendet vetëm si numër së bashku me disa aktivist politik të vrarë në Kosovë. As për së afërmi nuk kuptohet ndërlikueshmëria urbane dhe tragjedia e një shoqërie me vrasjen e kryearkitektit të kryeqytetit,cilat janë pasojat e ndërtimeve të pa planifikuara. Kush urdhëroi të veprohet kështu, a thua dikush mendoi se do të ketë përfitime të mëdha materiale me këtë vrasje, si mundet të krahasohen veprimtarët e ndryshëm politik me zhvillimet jetike urban të një vendbanimi e posaçërisht të kryeqytetit, a thua ishin të rëndësishme vetëm interesat individuale të disa grupeve të interesit, a thua do të ishte ma mirë për të gjithë ata të cilët kryen krimin ndaj arkitektit të iu përmbahen disa standardeve dhe rregullave urbane, me siguri do të kishin përfitime shumë ma të mëdha nëse do të planifikonin hapësirë urbane që na rrethon. 
Kush përfitoi nga kjo vrasje, me siguri askush, të gjithë ne jemi humbës të mëdhenj. Pasi e vranë atë në mënyrë mizore ia futen “frikën” profesionistëve të tjerë për mosveprim apo veprime të dirigjuara urbane. Një pjesë e arkitektëve mezi pritën të dalin në skenë si “shpëtimtarët” Kosovës duke bashkëpunuar me “kriminelët e paqes” në planifikimin hapësinor dhe urban në dhjetëvjetëshin e fundit. Pasojat sot janë tragjike për të gjithë vendbanimet në Kosovë, këto pasoja të gjithë ne jemi duke i përjetuar sot dhe në të ardhmen. 
Të gjitha këto dukuri shihen, preken e aq ma keq përjetohen shumë keq nga banorët tanë dhe do të jenë dëshmi e një kohe pa kohë, do të mbesin me shekuj si relikte të një kulture primitive, të një kohe të vështirë që e ka përjetuar kjo shoqëri. 
Me vrasjen mizore të kryearkitektit të kryeqytetit u vra e tërë urbanistika e Kosovës, filloi shkatërrimi i të gjitha qyteteve kryesore të Kosovës, filloi jo ligjshmëria urbane në përmasa të pa para që është duke vepruar që dhjetë vite. Ata të paktët që në mënyrë dinjitoze dhe profesionale reaguan u anatemuan dhe u injoruan tërë kohën qëllimisht duke vazhduar avazin e vjetër me ndërtime të cilëve po ia shohim sherrin të gjithë ne. 
Askush nuk e ka imagjinuar një situatë të tillë pas vitit 1999 kur në mënyrë perfide me një imagjinatë shkatërruese dhe destruktive në vazhdimësi me vetëdije po e shkatërrojnë tërë shoqërinë tonë për disa përfitime të mjera personale me pasoja tragjike për gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme të cilat shumica nga mosdija po i injorojnë. Të gjitha këto krime urbane janë bërë në emër të atdhetarizmit apo “patriotizmit” të rrejshëm pasi pas dhjetë viteve këto pasoja të këtyre veprimeve janë evidente. 
Të gjitha tentimet që të punohet ashtu si vepron e tërë shoqëria e civilizuar, deri më tani ishin të kota pasi në pushtetin qendror si dhe në atë lokal ishin instaluar struktura të cilët nuk ngurruan edhe të vrasin,pasojat vetëm kanë filluar të vërehen nga të gjithë banorët e Kosovës. 
Është momenti i fundit që aktorët dhe përgjegjësit kryesor të japin llogari para kësaj shoqërie që e anatemuan në dhjetë vjeteshin e fundit duke trumbetuar për një patriotizëm primitiv e të tejkaluar e që në thelb i kishin vetëm përfitimet personale,klanore dhe regjionale duke e flakur rrolin e shtetit dhe interesave të përbashkëta shtetërore në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit. 
Këto ditë kanë filluar polemikat politike për vrasjet e pa sqaruara në vitet e pas luftës së vitit 1999,pas dekonspirimit të një individi. Ka reagime me prapavija politike të ulëta të cilat dikush po tenton t’i keqpërdor. Vrasjet e pa zbuluara të pasluftës në Kosovë pos prapavijës politike kishin edhe atë abuzuese. 
Ajo çka ma së shumti duhej të brengoste këtë shoqëri është se si u veprua pas vrasjes së arkitektit Rexhep Luci, si vepruan të gjitha organet shtetërore,si u zhvillua fusha e urbanistikës,si vepruan profesionistët e frikësuar, arkitektët dhe urbanistët në këto vite, etj. 
A ka fuqi shoqëria jonë të fillojë me rehabilitimet urbane të domosdoshme gati në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës si rezultat i abuzimeve të mëdha me hapësirën urbane dhe rurale e cila na rrethon pas vrasjes së qëllimshme, në shtator të vitit 2000 të arkitektit Rexhep Luci në Prishtinë vetëm që deshi të respektohen principet elementare si dhe normat dhe standardet në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban. Kjo jam i bindur se nuk ka ngjarë në asnjë shoqëri të civilizuar që njeh njerëzimi. 

(Autori është arkitekt i pavarur)

_________

Azem Syla Komandant i Shtabit  të Përgjithshëm të UÇK-së!

 

  Ftesa në përurimin e fillimit të punimeve të autostradës dhe rezervimi i ulëses pranë pushtetarëve, të njërit nga shefat e SHIK-ut, Azem Sylës, i cili është i apostrofuar për krime monstruoze seriale, është po aq provokative sa edhe mysafirët e Oliver Jovanoviqit, të cilët vijnë, nga Beogradi, në Veriun e pushtuar të Mitrovicës.

(Idriz Zeqiraj)

 

Po ju përkujtojmë, nëse nuk keni pasur kohë të lexoni, analizën e një ndërkombëtari lidhur me gjendjën në Kosovë ku, midis tjerash, konstaton: “SHIK-u është shërbim i nëntokës së PDK-së i cili fillimisht bënte përndjekjen e kundërshtarëve politikë, kontrollon kontratat e prokurimit dhe i fiton ato dhe për vitin 2010 ka të ardhura mbi gjysmë miliardi euro”, prej nga?! (Fetah Berisha)

Kam duruar deri tani katër lista vdekjesh, nga kjo racë, dhe do të duroja edhe njëqind të tjera, nga “Daja”- (Azem Syla), nga “Zeka”- (Milaim Zeka) dhe nga të gjitha pseudonimet, që fillojnë me emra zvarranaikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës, duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar se “qeni që leh, nuk ha”, por tashmë ky lloj qeni që po leh për hesap të Serbisë, e cilaa në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur koha që të lidhen këta zagarë. (Mero Baze)

Pokëtë vit që u fotografuam bashkë- u ndamë!?- lexuesit kureshtarë patjetër do të pyesin- përse?

Por prgjigjja nuk është e lehtë as aq e thjeshtë, ngase tash janë bërë bukur shumë, si ish-shokë të burgut, si të tjerët sivëllezërit e tyre majtistë, të cilëve as emarat nuk do të arrijë t’ua përmend:

Adem Demaçi, Ahmet Qiriqi, Azem Syla, Berat Luzha, Edi Rama, Faik Shkodara, Faton Topalli, Gani Syla, Hashim Thaçi, Hydajet Hyseni, Ismajl Syla, Kadri Vesealaj, Kadri Veseli, Martin Çuni, Milaim Berisha, Mursel Sopaj, Naim Balidemaj, Nebih Bunjaku, Osman Osmani, Qerim Pllana, Qazim Doda, Rexhep Mejdani, Rexhep Qosja... komplet rryma antikombëatare majtise-fashiste.

Këto ditë në restorantin përballë hotel Ilisisë në Prishtinë, krahas librasisë “Rilindja”, po rrinim rreth tavolinës: Avdi Limani, Skënder Ibishi, Osman Osmani dhe unë, Kadri Mani.

Në akuzat e mia që ia bëja Osman Osmanit, ai foli vetëm një fjalë, se ai është- majtist!

-Ore, që jeni majtistë, këtë tanimë e dinë edhe harabelët në gardh; por si u bë që ne dy banonim në Nojhauzen-Schafhauzen e nuk takoheshim!?- përse nuk m’u përgjigje në mesazhin tim: të ulemi e t’i shikojmë programet e statutet tona të dy bashkësive!? Ngase mjafton një bashkësi, përse dy!? Ne e kemi Bashkësinë në nivel të Zvicrës me qendër në Bern, pëse tash  edhe një “bashkësi” në Shafhauzen!? Keni bërë lista të zeza, keni vra njërëz... pse po t’i kontrollojnë shkët e tu!?...

Pata biseduar edhe me të ndjerin Haxhi Syala:

-Po më thoshin se Azem Syla është më i madh se Skënderbeu!?- unë kisha dëshirë, se djalë të vëllait e kam, ama nuk ma merrte mendja se Azemi s’kishte bërë ndonjë punë të madhe për ata krahasuar me Skënderbeun!?- as shkollë të madhe s’ka...

Pata biseduar edhe me z. Nezir Gara, rugovist...

Tash një xhevahir nga Pashtriku, shtriku, shtrigat e shtriganët antirugovistë-antipavarësi:

 

Në vijm për hir të lexuesve po e bëj këtë sqarim:

 

PSE PO MË ETIKETON BACA KADRI?

Shkruan: Qazim Doda  New York, 06 Gusht, 2010

 

        I dashuri baca Kadri.

     Po më duhet të bëj një sqarim të shkurtër sepse me reagimin tënd e paske luajtur lojën e akuzuesit dhe në adresën time paske drejtuar akuza dhe etiketime që janë të pa bazuara në fakte.

     Azem Syla ka qenë komandant i Ushtrise Çlirimtare të Kosovës dhe për hatër të askujt nuk mund të them ndryshe. Me të jamë njohur gati dy dekada me herët. Ishte Hamzë Morina, një mik i yni i përbashkët që na njoftoi në ditën kur bëhej varrimi i gruas së Halil Alidemajt (Teuta). Prej atëherë jemi takuar disa herë me Azemin dhe në Zvicer kemi jetuar jo shumë largë nga njëri-tjetri. Tek Azemi kam parë një vendosmëri për të vepruar pa ndërprerje në dobi të Çështjes kombëtare.

     Sa i përket Gjeneral Ahmet Krasniqit, une e di qe ai ka qenë minister i mbrojtjes në qeverinë e Bukoshit dhe është vrarë në Tiranë nga persona të pa-njohur. Nëse ti din diçka atëhere thuaje të lutem sepse populli pret me padurim të dijë të vërtetën për vrasjen e tij.

     Sa për informacion i dashuri baca Kadri. Unë jetoj në New York qe dhjetë vite, këtu jamë shkolluar për gazetari dhe media si dhe kam bërë dy specializime, njërin në RDTV Production dhe tjetrin në Gazetarinë Hulumtuese. Unë punoj si gazetar hulumtues ku edhe jam i certifikuar këtu në amerikë (NNSB).

     E tash sa i perkët vizitës sime që ta kam bërë në spitalin e Tiranës. Pse nuk po bëhesh real baca Kadri dhe ta thuash të vërtetën. Unë kam qenë me qindra herë në shtëpinë tënde dhe nuk e harroj bukën e dadës Shukrie - gruas tënde, juve ju kam dashur shumë dhe gjithmonë jam munduar që të qëndroj afër jush. Në spitalin e Tiranës kam ardhur të bëj një vizitë të shkurtër sepse e di që ti në atë kohë ke pasur probleme me zemrën dhe erdha për të viziuar si një njeri që të kam njohur e të kam dashur shumë.

     Në të njëjtën kohë e shfrytëzuam rastin dhe folëm për vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës (Janar 1984) sepse e dija që ti ke qenë prezent në atë rast dhe unë jam kusheriri i Nuhi Berishës kështu që e ndieja obligim moral që të merresha me zbardhjen e të vërtetës se si u vranë Nuha dhe Rexhepi.

     Ka qenë 16 Janar 1993 kur kam ardhur për të vizituar në spital dhe në atë kohë nuk ka pasur “sigurim” ( që ti aludon për sigurimin e kohës së diktaturës) në Shqipëri por ishte duke operuar SHIK-u që konsiderohej si anti-sigurim. Nuk më kujtohet se ke qenë i rrethuar, bile edhe kemi ngrënë nga një portokall dhe kemi qëndruar vetëm unë dhe ti duke biseduar për disa orë.

     Në atë rast më ke treguar se Zekeria Canën, Xun Çetën, Ali Lajçin dhe disa të tjerë i kishin rrahur dhe arrestuar në Tiranë. Për këtë gjë jam munduar të jap kontributin tim si shqiptarë që të mos ngacmohen këta njerëz. Të lash në spital pasi intervenova tek disa doktorë që të ndihmojnë më shumë për t’u shëruar sa më shpejt. Ti këtë të mirë ma ktheve me etiketim, pra unë për ty paskam qenë spiun. Turp i madh për ty baca Kadri! Edhe nëse je i sëmurë psiqik, prapë se prapë këtë gjë nuk e kam merituar të ma thoshe sepse unë të kam dashur e të kam respektuar shumë dhe ti e din mirë se kush kam qenë unë.

     Po harron se edhe pas daljes sate nga Spitali dhe vendosjes në Durrës ku pate hapur një shitore bashkë me Besim Kastratin, ne jemi takuar të paktën edhe 200 herë, dhe ndoshta të kujtohet edhe vëllau im që kishte ikur nga duart e policisë së Gjilanit, i cili erdhi dhe qëndroi me neve për pak ditë para se të ikte për në Zvicër. Ndoshta të kujtohet malltretimin qe ia kishin bërë duke ia dëmtuar edhe dhëmbët, ku në jastëkun që e vinte nën kokën e tij i kishin rrjedhur ca pika gjaku dhe ti me eksperiencën që e kishe pasur nga mundimet tuaja e ktheve në humor për të mos e lënë atë që të ndihej i dëshpëruar për atë që e kishte përjetuar.

     Unë e di që ti pate filluar qysh atëhere të merreshe me këto farë shërbimesh sekrete dhe pate pasur shumë probleme nga një shkrim që Hidajet Beqiri e kishte botuar në gazetën “Kombi” me titull: ”Unë për SHIK-un jamë i dyshimtë” të pat nxjerrur telashe. Ky shkrim nëse nuk gabohem ishte me emrin tënd dhe ti e din shumë mirë që unë të kam ndihmuar shumë në atë kohë që ti të mos arrestoheshe.

     Intervistën që e pata bërë me ty ia pata bashkangjitur një materiali që e pata bërë për radio Tiranën ku flitej për nëntë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

     Sa për t’ju kujtuar, ti e din baca Kadri që unë nuk kam lënë gurë pa lëvizur që të ndihmoja ta merrje shtetësinë shqiptare të cilën nuk donin ta jepnin, sepse në ty dyshonin, unë të gjithë zyrtarëve që merreshin me këtë Çështje ju garantoja se ti je një njeri i pastërt si loti, por mund të keshë probleme psiqike që ata të keqkuptonin në paraqitjet tuaja. Mos harro baca Kadri, se unë në atë kohë kam qenë gazetar ku punoja ditë e natë dhe e shfrytëzoja çdo lidhje që e kisha për të ndihmuar derisa ti shisje patate në Durrës.

     Ti baca Kadri je i fryrë ose i paguar nga ndonjë dinargji i madh me këtë rast, por prapë se prapë unë ta fali dhe të them se më ka marrë malli me të takue dhe me pi nga një kafe siç e pinim në ditët e vështira. Unë nuk e harroj bukën që e kam ngrënë nga duart e dadës Shukrije dhe ti vazhdo të më etiketosh se shumë mirë je duke e shfrytëzuar respektin që kam pasur atëherë dhe kam edhe tash për juve. Nëse unë paskam qenë spiun, më vraftë buka që e kam ngrënë në shtëpinë tënde, e nëse ti po trillon, turp të qoftë!

Vëllazërisht,

Qazim Doda, New York

06 Gusht, 2010

Budallain mos e vet, se të tregon vetë!

Dëshmori Nuhi Berisha nuk e ka pas në ilegale Qazim Dodën!

“Azem Syla ka qenë komandant i Ushtrise Çlirimtare të Kosovës dhe për hatër të askujt nuk mund të them ndryshe.”- kush e ka “ zgjedhur” dhe a i polotësonte kushtet!?

Pse ti sorollateshe nëpër Shqipëri, si lapërdhar rrugëve e rrugicave?

“Azemi kam parë një vendosmëri për të vepruar pa ndërprerje në dobi të Çështjes kombëtare.”- nuk bëhet lufta ideologjike në dobi të çështjes kombëtare, duke bërë mbi shqiptarët- batare!

I rafinuari tutje shkruan:

“Sa i përket Gjeneral Ahmet Krasniqit, une e di qe ai ka qenë minister i mbrojtjes në qeverinë e Bukoshit dhe është vrarë në Tiranë nga persona të pa-njohur. Nëse ti din diçka atëhere thuaje të lutem sepse populli pret me padurim të dijë të vërtetën për vrasjen e tij”- përse i tkurrë që vrasjen me atentate në- një!?- personat e “panjohur” jo po janë fare të njohur: skllopi enverist-satalinist, kacketat e Lninit, shoqatat e dala nga lufta, të cilat kurrë nuk janë hy në luftë! Po ti si gazetar specialist (shkelës i alfabetit), a ke bërë hulumtime për kolegun tonë, gazetarin Ali Ukën, që ia kanë shtypur kokën pas muri për një artikull!?

“duke operuar SHIK-u që konsiderohej si anti-sigurim.”- pramdaj u futët e ratë si mizat në bajgë: Azem Syla, Qazim Doda, Xhavit Haliti...!!!

     “Në atë rast më ke treguar se Zekeria Canën, Xun Çetën, Ali Lajçin dhe disa të tjerë i kishin rrahur dhe arrestuar në Tiranë. Për këtë gjë jam munduar të jap kontributin tim si shqiptarë që të mos ngacmohen këta njerëz. Të lash në spital pasi intervenova tek disa doktorë që të ndihmojnë më shumë për t’u shëruar sa më shpejt. Ti këtë të mirë ma ktheve me etiketim, pra unë për ty paskam qenë spiun. Turp i madh për ty baca Kadri! Edhe nëse je i sëmurë psiqik, prapë se prapë këtë gjë nuk e kam merituar të ma thoshe sepse unë të kam dashur e të kam respektuar shumë dhe ti e din mirë se kush kam qenë unë.”- ti po e pranon  se ke qenë person i Sigurimit, përderisa: “Për këtë gjë jam munduar të jap kontributin tim si shqiptarë që të mos ngacmohen këta njerëz.”- domethënë paske intervenuar te SHIK-u!?!

“Të lash në spital pasi intervenova tek disa doktorë që të ndihmojnë më shumë për t’u shëruar sa më shpejt.”- këtu paske rrejtë fort trash: unë kam qenë i privilegjuar në shok-dhomë, në zyrën e Kardiologut që ishte në terren!!

“malltretimin”- kjo nuk është fjalë shqipe!

     “Sa për t’ju kujtuar, ti e din baca Kadri që unë nuk kam lënë gurë pa lëvizur që të ndihmoja ta merrje shtetësinë shqiptare të cilën nuk donin ta jepnin, sepse në ty dyshonin, unë të gjithë zyrtarëve që merreshin me këtë Çështje ju garantoja se ti je një njeri i pastërt si loti, por mund të keshë probleme psiqike që ata të keqkuptonin në paraqitjet tuaja. Mos harro baca Kadri, se unë në atë kohë kam qenë gazetar ku punoja ditë e natë dhe e shfrytëzoja çdo lidhje që e kisha për të ndihmuar derisa ti shisje patate në Durrës.”- “ti e din”- unë nuk i di!

“që unë nuk kam lënë gurë pa lëvizur”- ti ke qenë gur i vockël që t’i lënvizje gurët e mëdhenj të Presidencës e të SHIK-ut!! Me një lidhje të zotit Teodor Laço, unë vetë kam shkuar der në obor të SHIK-ut, ku jam grind me me sigurimsin marroq Xhahil Xhaferi:

-Më keni përcjellë si UDB-a!?

-Shko pra te UDB-a!

 

 

 

 

Aktualisht hy te Google dhe gjej:

 

“Vrasjet dhe politika shqiptare-Qazim Doda

 

Qazim Doda, New York

 Vrasja e porositur

Llogaritjet e gabuara te njerëzve që nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit sollën deri tek pakënaqësia e madhe e popullatës shqiptare në Iliridë. Nuk është e rastësishme vrasja e Komandant Kushtrimit, kjo po ndodhë që të frikësohen shqiptarët nga fuqia e kombinuar shqiptaro - maqedonase. Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë pas luftës së dytë botërore kur është vrare Mulla Idrizi, Gjon Serreci e Shyt Mareci, ata që vranë atdhetarët ishin shqiptarë, edhe tash vrasja e Ushtareve të Lirisë po ndodh në pusi të para-përgatitura nga sigurimet shqiptaro - maqedonase.

Deklaratat e porositura

Kjo na sjell ndërmend edhe fillimin e daljes së UCK-së në Kosovë kur një politikan shqipfolës i quajti dorë e zgjatur e Serbisë dhe njerëz të frustruar, pra pak dallohen këto deklaratat e këtyre shqipfolësve që folën për rastin konkret në Iliridë.”- çakalli anti Rugovë, merret me përgojime të Kryetarit historik, strategut të pavarësisë!! E hedh topin gjetkë,  tek Mulla Idrizi, Gjon Serreci e Shyt Mareci, për t’i fshehur 950 vrasjet nga SHIK-u i Tiranës dhe pjella e zezë e tij SHIK-u i Prishtinës!! Që nuk na qenkan dorë e zgjatur e Serbisë!!

Çfarë tema ke potencuar ti, or qyq?

Ja temat e mia:

 

PARODI

 

Kadri Mani

 

O moj Shqipëri/e mjera Shqipëri/as ke Shtet/as akademi!!/kurrfarë organizimi të mirëfilltë s'ke/më mirë të futesh e gjallë në dhe!/Konstandini i Madh që e zyrtarizoi krishtërimin/në Perandorinë Romake më 313/më 2013 është 1700-vjetori/rri e ha bar viçi e mëzori/lopët shqiptare tok dhe hajvani/ndërsa e përvetëson Serbia e Vatikani!/Vatikan ti qofsh i zi/ose me ne ose me Serbi?/se tash s'jam fëmijë/tanimë u rrita/Selia e Shejtë/po ha në dy korita! 

 

Letër e XXIX-të

 

 

PËRSE NUK MË NJIHET SHTETËSIA SHQIPTARE!?

 

 

/Letër e hapur z. Kolec Topalli, shef i Kabinetit të Presidencës (3010.1995) dhe z. Bashkim Gazidede, kryetar i SHIK-ut në Tiranë dhe një segmenti të politikës shqiptare në trekëndëshin Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë-Diaspora: kush po i vë në dyshim e në lista të zeza biografitë e Kadri Osmanit e të Rafi Halilit...!?!?/

 Ndjeja se po të ishin të vërteta ato që çuçuritshin e pëshpëriteshin e mërmëritshin, unë nuk do të isha i denjë për Anglinë; po të  ishin gënjeshtra, Anglia nuk ishte e denjë për mua.

 (Bajroni)

 

 Zoti Kolec Topalli, Tungjatjeta!

 

 Dokumentet për njohjen e shtetësisë shqiptare, i kam dorëzuar më 31 gusht 1992. Kënga thotë: prit me muaj e prit me vjet/ pushka e Lilës s`po kërcet! Duket se dikujt iu ka ndryshkur arma apo iu ka lagur baruti??- dikujt iu ka bërë gjaku ujë e shpirti çivit?? Ndryshe: përse të pritet mbi tri vjet me radhë një përgjigje- po-jo??

Më datën 27 shtator 1995, e mërkure, ora 11: kemi qenë ballaballë në sallën e Akademisë të Shkencave në Tiranë, në tubimin me rastin e 80-vjetorit të vrasjes së kryetrimit Dedë Gjo Luli: Ju ishit në kryesi, unë isha në bankën e rreshtit të IV-të me ca profesorë të mi, të cilët patën filluar të frikësohen nga kontaktet me mua, me studentin (e vonuar) të tyre!!?? Dikush po më përcillte: në mënyrën më budallaqe!!

 

Ishim në një sallë, për një qëllim- në dy barrikada!!?? Ju atfhetar-unë tradhtar!!

 

Aty mësova se jeni profesor: deri në atë moment flitej se jeni një mësues i rëndomtë fshati. Megjithatë, kundërshtarët Tuaj paskan qenë shumë më të mirë nga kundërshtarët e mi katilë...

Kështu si puna ime ka edhe të tjerë, po këtu po cek vetëm dy: Rafi Halili në Tetovë dhe Hysen Terpeza në Shkozet: në moshën 85-vjeçare- pa banesë!!!

Njerëzit e krijojnë historinë: mund të mbahet edhe për ne ndonjë tubim apo ndonjë Tryezë e Rrumbullakët, ku mund të debatohet lirisht e shlirshëm, se kush si po e krijon historinë? Kur mund të dalim të nderuar apo të turpëruar?

 

Zotëri, pas përpjekjeve vdekjesjellëse, Luftëtarët e Lirisë kanë nevojë për detin tonë, për llixhat tona, për spitalet tona: kush dreqin na i mohon këto?? Kush po na vë etiketa, sipas traditës së zezë moniste? Përse nuk na ballafaqojnë (të paktën aq sa edhe gjykatat serbe!!):që të kemi mundësi ta parashtrojmë mbrojtjen?? A mund ta konceptoni se çfarë do të thotë: refugjat politik- pa strehë!!?? Dhe kë quajmë ne shtet-amë?- kur njësoj do ta kishim kudo edhe në botën e huaj? Ku do ta kishim njësoj, , që thotë Fishta,- tigren nënë!?!

A mos alergjia dhe fushata antikosovare /antikombëtare/ ka lëshuar rrënjë edhe në Presidencë, edhe në SHIAK-(Shërbimi Informativ-Antikombëtar)!?!

Tash mbetet të ma pranoni apo të mos ma pranoni shtetësinë shqiptare??- dhe fill pastaj vie potezi im: në do ta pranoj apo të mos e pranoj fare atë shtetësi??„Ndjeja se po të ishin të vërteta ato që çuçuritshin e pëshpëriteshin e mërmëritshin, unë nuk do të isha i denjë për Anglinë; po të ishin gënjeshtra, Anglia nuk ishte e denjë për mua. (Bajroni)

Më datën 9.7.1994 iu pata drejtuar Presidentit me një Letër-Urgjencë? Më datën 6.3.1995 z. Pjetër Arbnori i ka shkruar një akt z. Bashkim Gazidede? Më datën 14.7.1995 z. Bashkim Gazidede s`ka qenë në zxrë? Më datën 21.7.1995, në ora 9 e 30 minuta, zoti Bashkim Gazidede ka qenë tepër i zënë dhe s`ka pas mundësi të më pranojë: as më ka caktuar tjetër termin pranimi? Kurse z. Xhahid (Xhahil!?) Xha-ferri më ka provokuar: mbase është përzier në aferën kundër meje?- andaj ka dro mos i del içi lakrorit? Apo nga që provokimeve të vrazhda iu përgjigjem flakë për flakë,- kurse ju tanimë jeni mësuar me servilë?

Një miku im nga Dibra, Xhavit Karpuzi, më pati rekomanduar për të z. Blerim Çela: herën e parë më priti mirë, herën e dytë, pas „informimit“ nga Kabineti Juaj, nuk më priti fare!! Kurse unë ende nuk i kam shkruar për m i k p r i t j e n...

Unë i papërshtatshmi qëndroj përpara portës së Presidencës, dhe pres përgjigje nga kompetentët e përshtatshëm: Daniela, Karmela... Pres me muaj e pres me vjet...Tamam sikur nëpër burgje...

Dikur një grua e urtë, po bredhërinte më kot zyrave të kompetencës shqiptare, e burokracia sikur po zgërdhihej, duke mërmëritur ndër dhëmbë: Ti plakushë, Shotë (shqotë a shtrigë??), Ti që nuk u theve maleve me pushkë në dorë, do të thyhesh tash në qytetet tona shqiptare të paqes, nga uria...nga sëmurja...tok me ata jetimët e dreqit...

 

Dhe që të mos pëlcas nga marazi, ia kërcas gazit me gugurimë!!- dhe tentoj të thur vargje:

 

 

 

Iu drejtova Rankoviçit të pështirë

 

që të bëhesha spiun i Serbisë?

 

e ai më tha: ik moj shëmtirë,

 

e kam Sigurimin e Shqipërisë!?!

 

 

 

Zotëri: a ju pëlqejnë vargjet e këtilla dhe përçarjet kombëtare, që burojnë nga çerdhe spiunësh nga Prishtina dhe nga Tirana: Halit Tërnavci, Tefik Llugiçi, Ismet Kryeziu, Merxhan Abdyli, Namik Vehbi Fadile Hoti, Neritan Ceka (Neron Cekti!), Neshat Tozaj, Kiço e Ben Blushi, Çupë Frrok Çupa... dhe lëpushkat e tyre: „Intervista“, „Koha jonë“, „Populli Po“, „Zëri i Kosovës“...ndërsa ju lozni symbyllazi!?!

Me nderime,

Kadri (Os)Mani

Kutia postare 158

T    i    r    a    n    ë

 

*

 

                                                                    *          *

 

 Po i drejtohem një personi, të cilin nuk e njoh personalisht, po vetëm me të dëgjuara dhe me të nuhatura personale. Po ama Institucioni që udhëheq zotëria Juaj, na ka borxh, dhe ne po e kërkojmë hakun tonë përmes Jush: por jo me lutje përulësie, por me krenari të luftëtarëve të lirisë, të cilët mburren me biografitë e veta- zambakë.

Dokumentet për Shtetësinë Shqiptare i kam dorëzuar më 31 gusht 1992. Shpesh kam qëndruar te dera e Presidencës, duke pritur herë njërin e herë tjetrin, dhe duke humbur kohën e çmuar; për teka të burokracisë të urryer denbabaden: për t`i drejtuar shtrembërimet e shpifjet më të ulta e më barbare ndaj meje, e deri te përcjellja më e vrazhdë nga Organet e SHIAK-ut (Shërbimi Informativ Anti-Kombëtar).

 

Në vallen e djajve u gjetën edhe:Xhahil Xhaferi, Blerim çela, Kolec Topalli...

 

Më datën 14.7.1995, s`keni qenë aty? Kurse më datën 21.7.1995, në ora 9 e 30: keni qenë tepër i zënë!?

 

Por, zotëri: kur Ju thonë se pala ka ardhur nga Prishtina, çfarë do të duhej të ndjeni Ju, po të mos e kishit lëkurën prej elefanti!? Apo, si nuk ma caktuat një termin tjetër brenda javës, muajit a vitit???

 

Gazi-Dede: shkelës Gjyshi,- shkelës i traditave kombëtare shqiptare të mikpritjes...

 

Me ta marrë Shtetësinë Shqiptare, do të radhitesha në radhën e ish- të burgosurve dhe të persekutuarëve politikë, dhe do të merrja letra me vlerë sa për një banesë: unë me gruan time kemi banuar në banesat më të vrazhda, midis ujërash të zeza të fshatit arapaj... e nëpër parafabrikate të paizoluara mirë, ku diku të pikte në kokë nga nevojtorja e sipërme e tjetrit i pikte nevojtorja jonë...e ne ziheshim midis vete, tamam sikur macet në thes tek ajo anekdota ku i kishte mbyllur një dorë mizore...

Dhe kështu është: kur përcillen e ndiqen të ndershmit, lozin vallen të pandershmit dhe shpërthen kaosi e masakrat ndërmjet vete, ku Ju keni pjesën e fajit të përjetshëm e turpin e zi para brezave. Ani me paturpësi tentoni të shfajësoheni!!!

Përse më dyshoni se jam „diversant“!!?? Po Rafi Halili nga Tetova, çfarë të këqia ju shkaktonte!!?? Sa ryshfete merrni për një person!? Dhe a do të më hedhësh në gjyq!?

 

Pa nderime.

Kadri Osmani

 

P.S.: Derisa po prisja përgjigjen e (mos) pritjes të shkelësi i traditës, vëreja Rojën duke hapur e mbyllur me zor derën primitive të SHIAK-ut: edhe vetë burgjet do duhej të ishin më të përparuara e më të përsosura. Këta tipa paskan burgosur vetveten!!- po qeshja nga marazi.

Kur te porta ia përplasa Xhahil Xhaferit: më keni përcjellur sikur UDB-a, pa fije turpi më tha Xhahili në mënyrë xhahilçe: mirë, pasi qenka kështu, shko te UDB-eja! Po kështu na kishin dyshuar edhe Dr. Sabit Broka (apo:bruka!-turpi): çfarë doni ju kosovarët që interesoheni për bunkerët tanë?- ato janë punë tonat dhe juve nuk duhet të ju interesojnë.

Të gjithë ju të cilët e keni ngrënë turpin me bukë, e zanatet tuaja prej spiunësh, doni të na i shartoni mua e Rafi Halilit!! Na turpëruat para botës, zoti ju çmarroftë e dreqi ju marroftë!!

Jua shaja 7 nëna e shtatëqind milion e miliard nëna, deri tek ajo majmunesha plakë që është ushqyer me lenë apo me çfarë koqet është ushqyer!? Po më vinin prapa sikur zagarët!! Nëpër institucione i kishin vërejtur dhe më këshillonin që të ruhem: mos janë vjedhca e po ta marrin çantën me letra, duke menduar se ke dollarë!? Jo- iu shpjegoja- ata janë vjedhca të SHIAK-ut dhe ju shpjegoja shkurticën time të krijuar për argatët e dreqit.

„Paske nevojë për Shtetësi?- për depo, dyqan?- ke dollarë?“- po më pyeste gjysmë i tërbuari Klement Shallari, një pjesëtar i SHIAK-ut, një flokëpaqethur e me sy të skuqur të qenit të çartur. E ne hanim njëherë në ditë dhe gjinonim pa ramazan!!

P.S.: Tash në revistë ia shohim surratin e Bashkim Gazidedes (Gjyshshkelësit), mosvjedhësit të pemëve e vjedhësit të dollarëve dhe shkatërruesit të Shqipërisë.

 

Barasvlerësin e konvergjencës me kuptim të përkundërt- Ndërafrim.

 

(Kadri Mani: “SHQIPËTARËT JANË ATJE!”, Tiaranë, 1999, f. 177-182)

 

 

"BOTA SOT" NJË TRIBUNË E SHTYPIT TË LIRË DHE AFRIMUESE E POLITIKËS SË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA
E Djelë, 07.18.2010, 06:37pm (GMT+1)

Biznesmeni Harry Bajraktari uron editorin Xhevdet Mazrekaj me rastin e 15-vjetorit te botimit "Botes sot"

Nju Jork 15 korrik

I nderuari Mazrekaj,

Me rastin e 15-vjetorit të gazetës "Bota sot" juve, si botues dhe stafit tuaj të gazetës, ju uroj shumë suksese në afirmimin e vlerave kombëtare, ashtu siç keni vepruar që nga nxjerrja e numrit te parë. Jam thellësisht i bindur se puna e juaj e sinqertë e vetemohuese, bashkë me ekipin tuaj, ka bërë që gazeta "Bota sot" të jetë një udhërrefyes i fjalës së lirë dhe demokracisë në gjithë hapesirat shqiptare.

Fillimi i daljes së kësaj gazete shqiptare në Zvicër, në vendin më demokratik në Evropë, mendoj se kishte një rëndësi  të jashtëzakonshme për informim në gjuhën shqipe, meqenëse regjimi i egër i Milloshoviqit, sidomos në vitin 1990 kishte mbyllur të gjitha institucionet legale të Kosovës, bashkë me Radio-Televizionin e Prishtinës dhe "Rilindjen", si dhe shtypin periodik.

Ju zoti Mazrekaj, duke u nisur nga fakti se në Kosovë, asaj kohe, mbretëronte një terr informativ, ndërmorët realizimin e këtij projekti të madh kombëtar, nxjerrjen e gazetës "Bota sot" .

Para pesembëdhjetë vitësh, kur Kosova ishte e robëruar nga regjimi i eger serb, "Bota sot" ka qenë një shpresë e madhe, nga që me artikuj, analiza, komente dhe informata, nxirrte të kundertën e serbëve mbi Kosovën, dhe këtë të vërtetë, e përhapet në gjithë botën demokratike, duke thënë fakte dhe argumente të mjaftueshme në rrëzimin e mitit të rrejshëm serbë.

E di se për ta ngritur një gazetë në këtë nivel të vlerave, keni pasur edhe shumë sfida. Por, ju ishit të vendosur në rrugën tuaj.

Në udhën e asaj perspektive "Bota sot", u bë pjesë e pandashme e familjeve shqiptare në vendet e Evropës, pra jo vetëm në Zvicër. Kjo gazetë, më vonë nisi të dal edhe ne New York, ku është i përqëndruar numri më i madh i shqiptarëve në SHBA.

Kështu diaspora jonë shqiptare e Amerikës fitoi një gazetë të përditshme, perveç "IIyrisë", që botohet këtu dy herë në javë. Për ne kjo ishte shumë me rëndësi, sepse në të gjenim artikuj nga të gjitha krahinat shqiptare, ashtu si është i përberë edhe komuniteti ynë në New York.

Kjo e perditshme, qe ne fakt ishte dhe mbetet nje tribun e shtypit te lire, u perqendrua ne sensibilizimin e problemit te Kosoves ne vendet perendimore, duke afirmuar vullnetin e shqiptareve per liri dhe pavaresi, qe ishte edhe politika e presidentit te ndjere Dr. Ibrahim Rugova.

Duke qene e pa kompromis ne vleresimin e politikes gjithe shqiptare ,"Bota sot" zhvilloi nje lufte te rrepte kunder te gjitha forcave destruktive, ku do qe jane paraqitur ato, qe qellim kishin pengimin e proceseve pozitive drejte botes se lire e demokratike.

Kur makineria fashiste e Milloshoviqit, perzuri afro nje milion shqiptare nga Kosova, sidomos gjate bombardimeve te NATO-s mbi forcat okupatore serbe, diaspora shqiptare nepermjet faqeve te kesaj gazete informohej per te gjitha tmerret qe benin paraushtaraket, militaret, policia dhe civilet serbe ne Kosove. Duke pasur nje politike redaktuese kombetare, te qendrueshme dhe konstante "Bota sot", ka afirmuar luften e UÇK-se per liri dhe njeheresh ka motivuar forcat e reja t’i bashkengjiten asaj.

Pasi Kosova fitoi lirine, ju filluat te dilni edhe ne Prishtine me "Bota sot" dhe ajo qe eshte me rendesi te theksohet me kete rast, kjo solli nje fryme te re demokratike, gjitheperfshirese ne trajtimin e problemeve dhe ne afirmimin e vlerave e proceseve ne ndertimin e shtetit te ri te Kosoves mbi bazat demokratike.

I nderuar Mazrekaj ,

Juve bashke me stafin e gazetes, ju uroj suksese me rastin e 15-vjetorit te nxjerrjes se kesaj gazete qe, sipas mendimit tim, eshte nje dritare e madhe dhe e fuqishme e shqiptareve per demokraci dhe integrim ne Bashkesine Evropiane.

Me nderime te sinqerta.

Harry Bajraktari

 www.voal-online.ch

Azem Syla dhe Fatmir Xhelili përgenjeshtrojnë Nazim Bllacën...

Fatmir Xhelili- e paske ngrënë kulaçin!

              

Bëje jetën tënde më të sigurt dhe më të rehatshme?

Altimex Shpk

 

ALTIMEX Sh.p.k.
Tirane: B. Gjergj Fishta (pranë U.E.T.)
Elbasan: Rr. Nacionale Elbasan-Q.Thane km4
Cel: 0686037214 Web: www.altimex.al  E-mail: info@altimex.al


Bëjë jetën tënde më të sigurtë dhe më komforte!

 

Në një kohë me shi apo në një vapë të tmerrshme i lodhur nga puna, ktheheni në shtëpi, ju duhet të zbrisni nga makina të hapni portën dhe ta mbyllni ate sërish. 

Tashmë është pjesë e së shkuarës... Zgjidhja juaj arrin edhe në Shqipëri!

Motorra Gjermanë për porta të jashtme me rrëshqitje dhe me kanata, të ofruara nga firma më prestigjoze në Europë "Sommer", bëjnë të mundur hapjen dhe mbylljen e portave vetëm me anë të një telekomande!

Deri më 15 Tetor ne ofrojmë 20% ulje Çmimi për motorra për porta me rrëshqitje dhe 25% ulje çmimi për motorra për porta me 2 kanata!

 


Pamje individuale dhe paraqitje perfekte!

Dëshironi të keni një portë garazhi të re?

Një portë komforte, të sigurtë dhe cilësore që t'i japë pamjen e duhur shtëpisë tuaj?

Zgjidhni motivin dhe ngjyrën që kombinohet me shtëpinë tuaj!

Kombino portën me një derë të vogël ose me dritare sipas dëshirës suaj!

Portat tona janë të një cilësie të lartë dhe të automatizuara, kështu që mund të hapen dhe të mbyllen në mënyrë të rehatshme me anë të një telekomande
!

 


 

Shoqëria e Parë e Shërbimit Përmbarimor Privat?

 

Shërbimi Përmbarimo?r ZIG

 

Shërbimi Përmbarimor ZIG (info@arbiscomo.info) 

 

SHËRBIM PERMBARIMOR

 

·                         Keni pasur eksperienca negative dhe pengesa në ndihmën e drejtesisë dhe njohjen e një të drejte të shpallur me vendim gjyqesor të formës së prerë?

·                         Dëshironi të kurseni kohën dhe nuk keni informacion të mjaftueshem për procedurën që duhet ndjekur pasi Sistemi Gjyqesor i ka konsideruar të drejta kërkesat Tuaja?

·                         Keni kërkuar asistencën e organeve shtetërore për zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe keni hasur në indiferencen, zvarritjen dhe paaftesinë e punonjësve shtetërorë?

·                         Dëshironi të keni partnerë të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave tuaja, si dhe të krijoni një marrëdhënie të sakte te bazuar në ndihmën reciproke për qëllime të drejta?

·                         Dëshironi të mbroni të ardhurat dhe pasurinë Tuaj, si dhe të keni mbrojtjen ligjore dhe gjyqësore?

·                         Ju nevojitet zgjidhja e problematikës në mbledhjen e detyrimeve të pashlyera nga klientët tuaj dhe që ju kanë minimizuar burimet financiare për zgjerimin e aktivitetit tuaj?

Nëse përgjigja është pozitive,
drejtohuni tek Sherbimi Përmbarimor ZIG

Shërbimi Përmbarimor ZIG, si një produkt i reformave të mëtejshme në Drejtësi dhe përafrimit me Standardet e BE, eshte Kompania e Parë që ushtron aktivitetin e saj në zbatim të ligjit Nr.10031, datë 11.12.2008 "PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT", Kodit të Procedurës Civile, si dhe Urdhërit të Përbashkët të Ministrit të Drejtësise dhe Ministrit te Financave, duke qenë:

  1. Certifikuar nga Ministri i Drejtesisë;
  2. Regjistruar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
  3. Licencuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit.

Shërbimi Përmbarimor ZIG i ofron shërbimin e "Ekzekutimit të Titujve të Ekzekutimit" të gjithë Subjekteve Fizike ose Juridike, Enteve Shtetërore ose Private, Bankave ose Institucioneve të tjerë Financiarë, duke shfaqur si avantazh të dukshëm:

  1. Eksperiencë të suksesshme në tregun shqiptar;
  2. Seriozitet dhe korrektesë ndaj palëve ndërgjyqëse;
  3. Efikasitet, kohë optimale dhe kosto e ulët në aplikimin e drejtesisë;
  4. Informacion të mjaftueshëm dhe përshtatje me kërkesat e tregut;
  5. Organizim funksional dhe nivel profesional;
  6. Korrupsion zero.

Ju ftojmë të shprehni një shenjë të besimit ndaj nesh, duke na kontaktuar për informacione të mëtejshme. 

 

Përshendetje                                                                                                           25.09.2010

 

 

NOVA architect gallery

 

infonovatex@yahoo.com

 

Të dashur miq!

 

Tashmë ju mund të vizitoni dhe faqen tonë të internetit ku mund të gjeni informacione të mëtejshme rreth nesh, punës që bëjmë dhe koleksioneve tona.

Gjithashtu ju mund të regjistroni emailin tuaj për të marrë më shumë të reja mbi tendecat më të fundit të arredimit dhe architekturës në pergjithësi.

 

Na vizitoni!

 

+355 4 22 59999

info@gallery-nova.com

www.gallery-nova.com

Rr. Kavajes, ish Parku Autobusëve

Tiranë, Albania

 

Ejani dhe gjeni shijen që keni kërkuar?

 

Il gusto Exellence

Për të parë materialin e plotë, është e nevojshme që të lejoni shfaqjen e fotove. 

 

 

 

 

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora