E diele, 10.11.2024, 03:59 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër shoqërore zonjës Hillary Clinton

E enjte, 09.12.2010, 09:59 PM


Letër shoqërore zonjës Hillary Clinton

 

KUSH E PËRFAQËSON AMERIKËN NË KOSOVË!?

 

/Ne mendojmë se përfaqësues zyrtar- (formal) është zotni Christopher Dell, ndërkaq përfaqësues real është zotni Wiliam Woker: dy politikanë diametralisht të kundërt!!/

“Krenohuni me KQZ-në!” (Christopher Dell)

 

Nga Kadri Mani

 

Fort e nderuara Sekretare e Shtetit Zonaj Hillary Clinton, jemi në prag të votimeve të 12.12.2010, ku po presim kthesën e madhe, kundër korrupsionit më flagrant, korrupsion ky që ka depërtuar edhe në KQZ!

Andaj po na habit e po na çmend sjellja e ambasadorit tuaj në Kosovë i cili del hapur në anën e keqe dhe kundër mikut tonë të sprovuar, zotit Wiliam Woker!?

Me indinjatë të thellë pamë te gazeta “KOSOVA SOT” e datës 8.12.2010, f. 2, ku Ambasadori juaj lavdon KQZ-në, kundër të cilës PNDSH (Partia Nacional Demokrate Shqiptare) jemi në kontest pranë Gjykatës Kushhtetuese të Kosovës!

Ambasadori juaj po rri e po pi me më të dyshuarit për krime ekonomike e krime politike!!

Po flitet se ka hap biznese të mëdha në Kosovë, Serbi, Austri...

Që ambasadori Dell duhet të zëvendësohet, në mënyrë që politika amerikane të mos zbehet e të komprometohet në Kosovë, kjo tanimë dihet dhe kërkohet nga kosoarët- demokratë; por jo të zëvendësohet me çfarçdo, se ne e dimë tanimë se edhe në Amerikë ka çfardo, si puna e proserbëve: Xhon Bolton, Naom Chomsy...

 

 

I pata shkruar te Zemrashqiptare: Letër Ambasadorit Christopher Dell
E Diel, 21-11-2010, 07:58pm (GMT)

Ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Kosovës, zotit Christopher Dell, përse i kërceu delli i ballit!?

 

Nga Kadri Mani 

 

Zotni Ambasador,

 

Po na duket veprim jodiplomatik, të  thush se nuk do të takoheni me Vetëvendosjen?

Dhe disa veprime që i keni bërë qëkur keni ardhur, disi po na duket si të dyshimta: po flitet se keni biznese në Kosovë e në Serbi, madje angazhimi jua për privatizimin e Postës, po flitet se keni lidhje me një kompai austriake për përfitime personale?

Në partinë Vetëvendosja është edhe një kushëri juaji dhe yni, zotni Florin Krasniqi, Ju edhe këtë e keni injoruar!? Dhe faktikisht kur i thoni Florinit- JO, po ju thoni kundërshtarëve të tij-PO. Edhe me rastin e bastisjeve të “peshqve të mëdhënj” nga EULEX-i, të nesërmën jeni parë duke u përqafuar me ta!?- andaj Daci doli në gjyq për pak send, e peshqit e mëdhenj i kaluat nën rrjetë!?

Nazim Bllaca po i shpjegon krimet, por gjyqet e korruptuara po heshtin: përse Ju po i mbroni Ndërkombëtarët me aq zell!?

A keni reaguar për Veriun e Mitrovicës, për sjelljet fashiste të: Karla Del Pontes, Naom Chomsky-t, Xhon Bolton-it... a keni shkuar në Shqipëri në një shtëpi private ku ne shqiptarët jua kemi transplantuar organet serbe!?- dhe të dilnit e të thoshit se ajo punë mund të kryhet në spitalet e specializuara, se kjo është një gënjeshtër me bisht?

Po del se Ju nuk po i përfaqësoni interesat e Amerikës?

Mosnënshkrimi i marrëveshjes me hajnat e ditës nga ana e Vetëvendosjes, ishte zenitore, si Ju shkelët në atë dërrasë të kalbtë?- në mos për t’i përligjur keqpërdorimet?

Ju lutemi të mos silleni si pasha!

 

Pati edhe komente:

 

Politika e Wiliam Woker-it me të Christopher Dell-it: si dita e nata!!

 Kadri Mani

05-12-2010, 12:21am


Të nderuar lexues, për ta qarësuar deri në fund polikën e gabuar të Christopher Dell-it, e mora shembull të madhin Wiliam Woker, i cili e përkrahi UÇK-në në Reçak dje dhe Vetëvendosjen sot! Nëse zotit Dell i dukemi ne shqiptarët të vegjël për të, do të bindet se edhe ai vetë është tejet i vockël për gjigantin Wiliam Woker!
Ju bëjmë thirrje kompetentëve të Amerikës që këtë ta vëlerësojnë me kohë. 

 

Shkelqyeshem dhe te lumte

 Isa Mulaj

23-11-2010, 06:50pm


Nuk i shtoj a nuk i heqi asgje ketsaj letre fenomenale.
Ishte dashur te reagojne edhe politikanet tane ndaj politikes kontraverse dhe nderhyrjet qe Dell-it e po i sjellin deme Kosoves, se po te sillnin dobi do te tolerohej.

Me duket edhe ne Shqiperi nje ambasador amerikan (Withers) ka tentuar te beje dicka te ngjashme siku ky ne Kosove, por Sali Bershia, perkunder shume te metave ne qeverisjen e Shqiperise, do te mbahet mend per qendrimin e tij te drejte per mos lejimin e atij ambasadori te merret me ato qe po bene Dell-i ne Kosove. 

 

Për Kadri Manin.

 Afrim Zeqiraj

22-11-2010, 09:57pm


Me guxim e trimri duet që edhe këtë luftë diplomatike ta fitojm, e cila nuk është as më shumë e as më pak e veshtir sa që ishte luta e djemve më të mirë të kombit-UÇK-ja. Nderkombetaret janë sjellur e po sillen aq sa janë të guximshem për ti stopu ata në përzirjen e tyre në punët e mbrendshme të Kosovës politikanet tanë. Prandaj nderkombetaret deri me tani nuk e kanë deshmuar që janë në Kosovë si miq , por ata po tregohen profiter dhe servil me servilet vendor, prandaj janë alergjik ndaj Levizjes Vetëvendosje. Z, Kadri të përgzoj për guximin e juaj ndaj kujdo. 

 

Për vota?

 Daniel Gàzulli

22-11-2010, 10:36am


Zotni Kadri,
ka vite që ndjek me simpati djaloshin Albin Kurti e "Vetëvendosjen". Mirëpo, qofsha i gabuem, marr vesht se në mes kandidatëve të "Vetëvendosjen" me 12 dhejtor do të jetë edhe Hysamedin Feraj. Veprimtaria antikombëtare e këtij të fundit nuk asht diçka që ka nevojë me u provue. Atëherë, a mund të më shpjegoni, çfarë i thonë kësaj? Mos po rendet drejt votave në shoqni pak të këshillueshme?
Daniel Gàzulli 

 

Falemnderit zotni Pjetrush...

 Kadri Mani

22-11-2010, 08:46am


Unë ndryshe nuk di, pos kështu, ta them atë që mendoj se është e drejtë. Ata të Vetëvendosjes u treguan tepër diolomatë, në një rast të ngjashëm kur një diplomat sillet mospërfillshëm, Bajram Curri i thotë: S'dua me ta pa bojën!
Bota e bëri një luftë për ne, që me të drejtë thotë Ismail Kadare, por nën patronazhin e pokësaj bote, nga '99 bandat shikase na i kanë vra 950 vëllezër e motra, ajkën kombëtare!!!
A e di këtë Interpolli?- poshtë Interpolli! 

 

kroniste

 Norë Gashi

22-11-2010, 07:57am


Respekt Kadri Mani ! 
Sjelljet e z. Dell janë në kundërshtim me interesat e SHBA dhe në kundërshtim me etikën diplomatike. Presidenti Obama duhet të mendoj për shkarkimin e këtij amatori diplomatik me një diplomat të mirëfilltë! Është komprimituese për SHBA që diplomatët e saj, për mbrojtjen e interesave private të tyre të anojnë nga grupet e korruptuara të dyshuara për vjedhje e për vrasje dhe nga grupi agjenturor i huaj i FeR-rit e të e kundërshton Vetëvendosjen e Kosovës! Z. Dell duhet ta kuptoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk është Albin Kurti, por populli i Kosovës! 
Uroj që Albin Kurti të mos lëshon pe dhe që kurrë të mos pranon me as ke nga jashtë "partneritet" në sundimin e Kosovës. Partneritet në qeverisjen e Kosovës duhet kërkuar me faktorët e brendshme dhe jo me ata te jashtëm. Sovran i Kosovës është vetëm populli i saj dhe as kush tjetër. Prandaj, nuk quhen as aleat as miq ata që vinë nga jashtë me e sundua Kosovën! Ata të huaj që mendojnë nga jashtë me sundua Kosovën, janë okupator dhe kush bën "partneritet" me të huajt në sundimin e vendit të vet quhet kolaboracionist dhe tradhtar! Në momentin që Albin Kurti fillon “partneritetin” me të huaj në sundimin e Kosovës ai shkel mbi parimin themelor të vetëvendosjes dhe ati menjëherë populli do t´ia kthen shpinën.
Z.Dell keni shumë pak kohë të që të korrigjoni këtë gafë diplomatik me të cilin ju po përziheni aty ku nuk e keni vendin – në fushatën parazgjedhore në Kosovë! Nëse në ditët e ardhme nuk e korrigjoni këtë gabim, do të kërkohet nga Presidenti Obama që të ju zëvendësoi me në diplomat korrekt! 

 

Guximi dhe Origjnaliteti jane Virtyte Burrerore dhe Njerzore

 Pjeter Daje

22-11-2010, 12:35am


O Kadri Osmani, nuk di cfar te them tjeter perveq asaje se jeni i GUXIMSHEM dhe ORIGJINAL. Shendet!
Me Nderime Dhe Respekt!
Vellau
Pjetrushi 

 

Zonja e nderuar Hillary Clinton, e marr me mend se jeni shumë e zënë me punë botërore, por edhe kjo ishte fort e rëndësishme dhe fort e ngutshme; andaj duke ju kërkuar falje për kohën tuaj të çmuesme, ju përshëndesim përzemërsisht me shpresë e lutje për mirëkuptim.

Gëzuashi!

Rrnofshi!



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora