E merkure, 11.12.2024, 06:20 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Verbëria e tendencës së turpit

E diele, 20.02.2011, 07:17 PM


VERBËRIA E TENDENCËS SË TURPIT

/Rexhep Qosja narcisoid i pamjekueshëm-por me mjeshtërinë e tredhësit të qenve,  pati

aftësinë t’ua tredhte trurin lakejve të vet!/

 

Nga Kadri Mani

 

Gjuha është biografi e popujve, sepse me gjuhën, më mirë se në çdo material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale dhe morale.

(Rexhep Qosja)

 

Ali Podrimja

 

Mes dy gurëve

(Bllacë, 1999)      

 

Me Gjuhë Qeni tek merrem

më pak e ndjej

praninë e Njeriut

 

ndjekjet ekzode varre oh Zot

si na pakësohet dheu

 

Donkishoti ynë qeth e rruar në zero

në rroba femre vesh

në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq

 

Maja e Sharrit seç i ngjan një molle dukagjini

po nuk mund e kafshon me dhëmbë të verdhë

Mbi dhe errësirën e shtrirë ndritë pika e gjakut

 

Kriposni trupat ju lutem

për kohë më të mira

Gjuhë e Qenit

na zgjon dhe n’ëndërr

 

A mjaftueka të jetosh

mes dy gurëve



(Marrë nga Sylejman Aliu: “FILOZOFIA E KRROKAMËS- Rexhep Qosja në Pasqyrë”-; vëllimi poetik i A. Podrimjes „Libri mbi të qenit“)

 

Rexhep Qosja dështoi në çdo parti, në çdo organizim, në çdo shkrim politik-publicistik. Por ai pati disa suksese të shejtanit me vese prej iblisi dhe arriti t’i kthejë në grigjën e vet kafshërore e shpezore: komplet social-fashistët e Shqipërisë e të Kosovës!!

Në këto falanga u përfshinë edhe shkollarë të lartë edhe të burgosur politikë: Adem Demaçi, Arta Dade, Bajram Kurti, Begzad Baliu, Berat Luzha, Faik Shkodra, Flora Brovina, Hydajet Hyseni, Hysni Milloshi, Milaim Berisha, Naim Balidema, Nebih Bunjaku, Sabit Ratkoceri, Sabit Brokaj, Shkelqim Millaku... dhe i ligu e ahmaku...: të cilët jo vetëm që po i pengojnë proceset e shteteve tona, por me sjelljet e tyre antishqiptare, po na e rrezikojnë edhe pavarësinë!!

Këtë baba të qenit, të “Revolucionit të Vonuar Demokratik”, ata e shpallën “baba të kombit”!! Dhe arritën t’i mashtrojnë shtresat sicial-fashiste, enveriste-staliniste, që t’ia japin flakën “Shesit të Dëshmorëve” në Tiranë, të djegin veturat, pishat... pa  asnjë të vetmën arsye, në kulmet e sukseseve të demokracisë së Shqipërisë: të përurimit të Autostradës, të heqjes së vizave, të hyrjes në Evropë!!!

 

Lexoni e (mos) besoni!

 

Qosja: Berisha po bën luftë me institucione për qëllime personale

Akademiku Rexhep Qosja e ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria. “Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar”, ka thotë Qosja

 Prishtinë, 8 shkurt 2011 - Akademiku Rexhep Qosja e ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria. Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bën luftë me institucionet për të realizuar qëllimet e tij personale.
“Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja.

 

 

Qosja: Berisha po privatizon Shqipërinë

 

Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria. Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bën luftë me institucionet për të realizuar qëllimet e tij personale.
“Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja.
Sipas tij, pretendimet e Berishës se më 21 janar Partia Socialiste tentoi të kryente një grusht shteti është absurd.
“21 janari nuk ishte grusht shteti, ishte protestë. Nuk bëhet grushti i shteti me çadra, por me tanke. Si ata që u futën me tanke në 98-ën”, ka pohuar Qosja, i cili ka denoncuar luftën e ashpër që Berisha po zhvillon me institucionet kushtetuese, prokurorinë dhe presidencën.
“Ne kemi luftë të këtij njeriu me prokurorët, me Rakipin, me Sollakun, që i përjashtoi dhe tani me prokuroren që ka vënë vetë. Një luftë e paskrupullt, me fyerje të rënda. Ku ka kryeministër në botë që bën të tilla fyerje? Edhe me presidentët. Bëri luftë me Rexhep Mejdanin, me Moisiun. Luftë të ashpër me një kandidaturë që e kishte pranuar PD. Dhe tani me Topin, me funksionarin e vetë. Kjo luftë ndodh për të privatizuar shtetin. Madje, lufta vazhdon me mediat. Berisha i ka kaluar të gjithë kufijtë e së lejuarës”, ka theksuar Qosja.
Një tjetër faktor që rëndon pozitën e kryeministrit shqiptar, sipas akademikut të njohur, është fjalori i papranueshëm që ai përdor në Parlament ndaj eksponentëve të opozitës.
“Unë e kam parë atë si flet në Parlament për deputetët e opozitës, për kryetarin e opozitës. Ky njeri shqipton më shumë të pavërteta sesa shqiptojnë njerëz të paguar. Parlamenti është institucioni i formimit të shoqërisë, institucion edukativ, moral. Ai përfaqëson popullin shqiptar. Ashtu flet populli shqiptar, siç flet Berisha me deputetët? Jo, unë kam koncept tjetër për popullin shqiptar. Populli shqiptar ka etikë, ka luftuar për të drejta. Fyerja ka pasoja të rënda”, ka pohuar Qosja.
Më tej, profesori ka folur edhe për figurën e liderit të opozitës, duke e cilësuar atë si një figurë të përgatitur dhe racionale, por jo në nivelin e duhur për t’u përballur me një kryeministër si Berisha.
“Rama ka një mendje të kthjellët. Fjalimet e tij janë tekste që nuk mund t’i formulojë kushdo. Ai është një gojëtar i mirë, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janë të qëndrueshme. Askush nuk bën analizë më të mirë të realitetit shqiptar. Por kjo nuk mjafton për të qenë politikan i shquar. Politikani duhet të ketë edhe diçka që për mendimin tim Rama nuk po e tregon”, ka deklaruar Qosja.
Ai ka kritikuar edhe strategjinë e fundit të Partisë Socialiste, për të rrëzuar qeverinë Berisha me protesta.
“Pyka nxirret me pykë, thotë fjala e urtë. Por nuk zgjidhen problemet me Berishën me fjalë të tilla. Me Berishën duhet të bësh një politikë të vendosur. Unë përkrah protestat, që janë një mjet demokratik. Në Shqipëri PS nuk di të bëjë protesta. Bëhen një ditë, pastaj pas një jave, pas një muaji e pas dy muajsh. Kot”, ka nënvizuar Qosja.
Më tej ai ka kritikuar edhe qëndrimin e faktorit ndërkombëtar, i cili sipas tij nuk dëshiron forcimin e institucioneve shqiptare, por kontrollin e tyre.
“Berisha thotë se s’ka numërim të votave. Në Kosovë u rinumëruan 40 për qind të votave. Mua më çudit Evropa që kundërshtoi rinumërimin dhe e solli Shqipërinë në këtë krizë. Ndërkombëtarët nuk duan institucione të forta në Shqipëri, por duan udhëheqës të fortë që të jenë servilë dhe të bëjnë atë që kërkojnë ata”, ka thënë Qosja, i cili ka rekomanduar edhe opsionin që zgjidh situatën në Shqipëri.
“Zgjidhja nuk është e vështirë. Zgjedhjet e parakohshme bëhen shumë lehtë. Nëse s’kalon një ligj në Evropë, kalohet në zgjedhje. Në Shqipëri janë djegur kushtet për zgjedhje të reja dhe ai që çohet kundër zgjedhjeve të parakohshme po përpiqet të zgjasë krizën në Shqipëri. Zgjedhjet po i kërkon gjysma e Shqipërisë. Duhet të shkohet në zgjedhje. Edhe këtu më cudit Evropa”, ka shtuar Qosja.



(Vota: 17 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora