Përjetësi » Mani
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 4/2010 (II)
E diele, 09.01.2011, 08:58 PM
Ekskluzive: Intervistë me rapsodin e mirënjohur Agim Gashi
E shtunë, 03-11-2007, 02:21pm (GMT+1)
Folklori të mbanë më afër me atdheun
Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar, kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shaqes. Për dhjetë vjet këndova në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Edhe në burg kam kënduar. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe.
Intervistoi: Jeton Kelmendi - Ekskluzive për Zemra Shqiptare
Zemra Shqiptare: Çka e lidhe Agim Gashin dhe muzikën folklorike?
Gashi: Kur isha i vogël, në odat tona flitej edhe për Skënderbeun, lexohej „Lahuta e Malcisë“ dëgjoheshin këngë kreshnike dhe ato historike. Natyrisht se sa folklori që mbjell dashuri për atdheun dhe popullin , nuk ma merr mendja se mund të ketë diçka tjetër si zëvendësim. Kur piqet nuk hiqet thonë të moçmit tanë. Edhe mua mu poq kjo dashuri, më hyri në shpirt për të mos u ndarë kurrë. Folklori është shkencë. Shkenca folklorike shqiptare ka vërtetuar se në saje edhe të Barletit, italianit Antonio Sebelikës, që ishin bashkëkohës të Skënderbeut, apostolikut të Romës M. Bicit, pastaj Frano Bardhit, ditarit francez Ami Buos e të tjerëve, se populli ynë pat krijuar shumë këngë për Skënderbeun dhe bashkëluftëtarëve të tij. E ceka mu këtë sepse këngët e krijuara u kënduan në etapa të ndryshme kohore, në të gjitha periudhat e historisë sonë që pasuan, edhepse gjurmoheshin nga armiqtë turq e më vonë edhe serb, çka do të thotë se shumë këngë të folklorit tonë i breu koha. Por shumë nga to i mbijetuan kohërat e vështira dhe akoma këndohen. Një këngë për Skënderbeun u bë shkaktare që unë mos ti ndahem folklorit që nga ditët e rinisë së hershme, dhe ajo këngë ishte „Kthimi i Skënderbeut në Krujë“, që edhe sot e këndoj me ëndje. Këngëtari popullor shqiptar, vlerësuar edhe sipas këngëve që na u lanë trashëgim, e ka për detyrë që ti përcjell hap pas hapi të gjitha ndodhitë, të mëdha e të vogla, ato individuale e kolektive sepse me këtë, ai i këndon historisë sonë të lavdishme. Jam munduar që edhe unë ta përcjell këtë rrugë, ti këndoj lëvizjeve tona çlirimtare, ndodhive, si dhe vërsuljeve të huajve mbi popullin tonë.
Zemra Shqiptare: Ku ka mbetur sot folklori dhe cili është primati në artin muzikore shqiptare në përgjithësi?
|
|
Gashi: Nuk ka gjë më të rëndë se sa zbrazësia në jetën kolektive. Por është edhe më trishtuese kur ajo sundon pa dëshirën tonë. Në kolektivitetin tonë ka dikush që dëshiron të bëhet yll brenda natës. Ky është aksident gjithë popullor në të gjitha poret e jetës, pra edhe të këngës në përgjithësi. Muzikën tonë e ka kapluar një e keqe me përmasa të mëdha. Kjo shkakton dridhmë dhe ankth tek ata të cilët kulturës shqiptare iu kanë përveshur me përkushtim. Dhe s’ka se si mos të te përkujtohet thënia e Faik Konicës „Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“! Pse e përkujtoj këtë thënie? Sepse, shqiptarët me vetë dëshirë kopjuan muzikën e huaj dhe ia servojnë masave të gjëra si diçka origjinale. Vazhdimisht duke e dëgjuar këtë muzikë, njeriu ynë mësohet dhe patjetër se është i detyruar të ndahet nga origjinalja shqiptare e cila sipas mendimit tim është më e bukura, më e larmishmja dhe më besnikja në botë. Kur mendoj se një popull i tërë u hipte tankeve serbe duke shpalosur flamurin kombëtar, kur flijoheshin familje të tëra me gra e fëmijë, kur djem e vasha i suleshin armikut në istikame, sot na dalin njerëz që kërkojnë famë të karkalecit duke ndjell kaos në kulturën shqiptare. Mos të mendojnë se po bëjnë burrëri, përndryshe veprimet e tilla janë të barabarta me tradhtinë. Nuk shitet pasuria kombëtare për para. Le ta dinë të gjithë ata se nuk jam idhëtar i konfrontimit, e as materialist i degjeneruar, por nuk dëshiroj që guximi intelektual të më mbetet në periferi siç i u është mbetur disave. Këta njerëz , me zell janë duke e shfrytëzuar kaosin e dhimbshëm të kombit në të gjitha trojet etnike, duke u bërë kujdestarë të pseudovlerave dhe të pseudopatriotizmit. Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar ma kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shages, por ke për të dëgjuar zëra insonant e të pa artikuluar të një muzike të huaj që as dreqi si bie në fije, thua se je në një vend të fosileve antiqytetruese, apo edhe në qytetet e atyre që në shekuj na i bënë shumë të këqija. Kam shpresë se pa kaluar kohë e gjatë, pa u bërë tepër vonë, do të këndellemi si kolektiv dhe do të mendojmë ndryshe , pra të mendojmë kombëtarisht.
Zemra Shqiptare: Ju keni filluar me një tjetër zhanër, pse tani merreni me folklor, madje duket se jeni prej te rrallëve qe ruani folklorin e pastër?
Gashi: Unë kam filluar pothuajse në të dy zhanret paralel. Si i vogël imitoja Rizah Bllacën e Dervish Shaqën, njëkohësisht këndoja këngë edhe të Qamilit të Vogël e Ibrahim Tukiqit. Këndoja kështu sepse në familjen tonë, atëbotë në fshatin Okllap, pothuajse këndohej çdo natë. Babi im ndjesë pastë, e ka dashur këngën dhe ka kënduar së bashku me familjarët në ndeja e dolli të fshatit e diku edhe ndër miq e të njohur. Vegla popullore kishim me bollëk sepse axha im Sabiti i bënte me një mjeshtëri të rrallë. Çiftelinë e lidhte me bilbila druri që kur lozte në atë instrument, loznin edhe bilbilat thua se janë të gjallë. Kishte diçka domethënëse ajo kohë e ahengut dhe e të kënduarit shqip dhe vetëm shqip. Ndjellte një të ardhme më të mire duke përgatitur gjenerata të shëndosha që do të jenë në shërbim të çështjes kombëtare. Pas shkollimit fillor regjistrohem në shkollën normale në Prishtinë. Aty hasi një kulture më ndryshe , por edhe me një jetë të pasur kulturore. Në klasë kisha edhe një dashamir të këngës që më vonë do të jetë një këngëtar i mirëfilltë i të dy këtyre zhanreve. Ishte ai Rizah Bytyqi, me të cilin për pesë vite ishim pothuaj të pandarë në mësim, këngë dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Një detal të jetës si nxënë do e veçoj me respekt të madh: e tërë klasa ime ishim pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968. Më pas u pranova edhe si këngëtar i RTP-së ku fillova të regjistroj këngë të ndryshme popullore.
Gashi: Unë kam filluar pothuajse në të dy zhanret paralel. Si i vogël imitoja Rizah Bllacën e Dervish Shaqën, njëkohësisht këndoja këngë edhe të Qamilit të Vogël e Ibrahim Tukiqit. Këndoja kështu sepse në familjen tonë, atëbotë në fshatin Okllap, pothuajse këndohej çdo natë. Babi im ndjesë pastë, e ka dashur këngën dhe ka kënduar së bashku me familjarët në ndeja e dolli të fshatit e diku edhe ndër miq e të njohur. Vegla popullore kishim me bollëk sepse axha im Sabiti i bënte me një mjeshtëri të rrallë. Çiftelinë e lidhte me bilbila druri që kur lozte në atë instrument, loznin edhe bilbilat thua se janë të gjallë. Kishte diçka domethënëse ajo kohë e ahengut dhe e të kënduarit shqip dhe vetëm shqip. Ndjellte një të ardhme më të mire duke përgatitur gjenerata të shëndosha që do të jenë në shërbim të çështjes kombëtare. Pas shkollimit fillor regjistrohem në shkollën normale në Prishtinë. Aty hasi një kulture më ndryshe , por edhe me një jetë të pasur kulturore. Në klasë kisha edhe një dashamir të këngës që më vonë do të jetë një këngëtar i mirëfilltë i të dy këtyre zhanreve. Ishte ai Rizah Bytyqi, me të cilin për pesë vite ishim pothuaj të pandarë në mësim, këngë dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Një detal të jetës si nxënë do e veçoj me respekt të madh: e tërë klasa ime ishim pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968. Më pas u pranova edhe si këngëtar i RTP-së ku fillova të regjistroj këngë të ndryshme popullore.
Të gjitha tekstet dhe muzikën ua bëja vete. Nga incizimet e mia në RTP, vetëm kënga pjesëmarrëse e “Akordeve të Kosovës ´76” e Sabah Bytyqit “Ditët që kaluan”,është këngë që ka autorë tjetër, tjerat janë këngë të shkruara, përpunuara e komponuara nga unë. Aso kohe kishim një orkestër fenomenale nën udhëheqjen e Isak Muqollit, ku anëtarët e kësaj orkestre ishin edhe kompozitore me fame. Në anën tjetër, krahas si punëtorë arsimi, këndoja edhe në dasma dhe krahas këngës popullore që e këndonim me këngëtarin e ndjerë Feim Jupen, gjithnjë kisha sharkinë time për ti kënduar këngët e reja e të shkruara pas çdo ngjarje të rëndësishme. Robërimin nga zgjedha sllave e përjetoja rëndë, andaj edhe nuk mund të isha indiferent edhe në veprimtarinë politike. Kështuqë si shumë vasha e djelmosha shqiptarë, edhe unë burgosem në vitin mars të vitit 1986. Me këtë u “përshëndeta” edhe me këngën, me RTP-në por edhe me dasmat dhe veprimtarinë time. Në vitin 1981 veq isha larguar nga proqesi arsimor si i pa pershatshem politikisht. Pas daljes nga burgu në fundin e vitit 1989 i bashkëngjitëm Lëvizjes gjithë popullore të Ibrahim Rugovës dhe aksionit për pajtimin e gjaqeve. Këndoja përsëri por jo më në RTP, sepse pos ndalesës së këngëve të mia, isha ndaluar edhe si person të hy në lokalet e RTP-së. Tani këndoja me sharki, në pajtimet e gjaqeve, ku fushat dhe logjet ku faleshin gjaqet për liri e për flamur, merrnin emra “Fushat e Pajtimi”. Pas kësaj periudhe jam ndeshë me shumë vështirësi të jetës ndër të cilat veqoj më të rënden: kurbetin.
Zemra Shqiptare: Një këngë që i kushtohet ish-presidentit të Dardanisë Ilire e këndoni ju, a mund të na flisni më në detaj rreth kësaj kënge?
Gashi: Këtë këngë e kam shkruar në vitin 1992 në Vjenë të Austrisë. E kisha filluar në Slloveni, e përpunova në Kroaci për ta kënduar të plotë në Metropolet e Evropës, në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Punën që e nisi Dr. Rugova, isha i bindur se mund ta niste vetëm njeriu që vërtetë e do atdheun, popullin e lirinë. Këtë këngë e këndova plot një dekadë e gjysmë, me gëzim e krenari, në koncerte humanitare, në përvjetorë e përkujtime, por edhe shumë herë me frikë nga njerëzit tanë. Fatkeqësisht kishte, por ka akoma pjesëtar të popullit tim që i trishton kjo këngë, i trishton suksesi kombëtar i Dr. Rugovës sepse e dinë fare mirë se Ai e ka fituar pavdekësinë. Me vdekjen fizike të Presidentit tonë të parë, këtë këngë e përpunova në tekst dhe me muzikën e njëjtë e shëndrrova në Elegji. Mendoj që s’ka më mirë se një këngë e burrërisë dhe veprimtarisë së një pësoni ti shëndrrohet në Elegji. Kjo donë me thënë se Ai ishte i madh me vepër të madhe, e që lum ky popull që e pat.
Zemra Shqiptare: Ju këndoni, por tekstet nga i merrni dhe kryesisht çfarë tekstesh këndoni?
Gashi: Zakonisht tekstet i shkruaj vet. Por, kam tekste edhe nga dy miqtë e mi të mirë. Nga poeti ynë me renome botërore Ali Podrimja dhe nga poeti ynë dhe gazetari Faruk Tasholli. Faruku me ka shkruar dhjetëra tekste te cilat i kam renditur ne albumet e mia te deritashme. Por unë si rapsod dhe këngëtar ia kam dhënë vetës obligim që të përcjell ngjarjet tona, duke pasur si burim të pasqyruarit e realitetit, në ushtimën e drejtpërdrejtë të ngjarjeve, duke i poetizuar me parë ato e më pas duke i kënduar. Vargjet e mia janë tetërrokëshe me theksin ritmik në të tretën dhe të shtatën. Por kam edhe vargje tjera si janë dhjete e dymbdhjetë rrokshe, por ka edhe katermbedhjeterrokshe. Jam munduar që të jem shumë afër me dëgjuesin sepse kënga ime i mundëson përcjellje të ngadalshme të rrëfimit, si dhe të thellimit dhe përjetimit të ngjarjes së pasqyrimit.
Zemra Shqiptare: A mendoni se po dëmtohet folklori nga disa qe po e përziejnë folklor me instrumente tjera, gjithë kjo në emër të modernitetit?
Gashi: Po si. Folklori veç është dëmtuar. Folklori në breza ka luajtur rolin e krahut të fortë të historisë, traditës, kulturës, gjuhës dhe gjakut shqiptar. Të rebelohesh kundër dhunës dhe armikut është jo vetëm detyrë kombëtare por edhe krenari, por të rebelohesh kundër kulturë dhe traditës, është tradhti dhe poshtërsi. Sot të paktë janë ata që mund të quhen rapsod të mirëfilltë. Këndohen heronjtë, dëshmorët, liria, pavarësia me vegla të çoroditura. Merret kënga greke apo sllave, turke apo rome, i përshtaten tekste të pa përmbajte, grumbullohen buzuka e sinta, tarabuka e vegla tjera, bëhet hallakamë me zërime tej masës së lejuar, dhe, bëjnë muzikë „shqip“! E si ti quajmë ndryshe ata pos xhelatë të muzikës shqiptare!?
Zemra Shqiptare: Nga e shkuara juaj, dihet se keni qenë i përkushtuar në shërbim të këngës dhe atdheut, a janë këto motive që mbajnë njëra tjetrën tek ju?
Gashi: Edhe në burg kam kënduar. U këndoja shokëve të dhomës, këndoja edhe në qeli të vetmuar. Më kanë zënë disa herë, por vetëm njëherë me pasoja. Por, për disa të rëna shpinës nuk ndahesha dot nga të kënduarit. Disa këngë i kam krijuar në burg siç është „Kënga e të burgosurve“. Unë si këngëtar dhe rapsod, jam munduar të këndoj vlera historike. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në oda burrash, ndeja, kremte kombëtare e kudo tjetër, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej këngëtari, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta nga historia jonë e lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës sonë patriotike të pastër tek rinia dhe popullata jonë. Kënga më ka mbajtur të pathyeshëm edhe kur më kanë rrahë, edhe kur më kanë burgosur, kur më kanë nënçmuar duke më futë revole e shkopinj gome në gojën time, por edhe kur më shtinin të i ha albumet e mia. Këtë e kam përjetuar nga serbët por edhe nga gjaku ynë, he mos qoftë i yni.
Zemra Shqiptare: Si jetohet me muzikën folklorike sot, kur ka marshuar shundi e kiçi, të cilat janë të paguara majmë?
|
|
Gashi: Në Kosovë kam jetuar nga kënga popullore dhe nga ajo folklorike. Paguhej pak në ato kohëra por ishin mjaft sa për të jetuar. Por me ardhjen time në kurbetin e mallkuar, më nuk merrja para për vete. Të pakta ishin ato para që në ndonjë aheng më shpërblenin shokët e mi. Por në kurbet kam kënduar shumë më shumë se që kam kënduar tërë jetën time. Fotografitë rrëqethëse që vinin nga Kosova ime më bënin të fortë që të ipja çdo gjë nga vetja . Unë s’kisha gjë tjetër ti dhuroja popullit dhe vendit tim pos këngës. Organizonim koncerte humanitare në mbarë Evropën. Mblidheshin para të shumta, por a shkonin në vendin për ku dedikoheshin, nuk kisha qasje kontrolli. Pastaj këndoja edhe për popujt tjerë dhe me këtë doja ti dëshmoja Evropës se Kosova gjithmonë ishte vendi i shqiptarëve dhe se ky popull ka jetuar në harmoni të plotët deri me ardhjen e rodit serb, dhe se ky rod i keq e shëndrroi Kosovën Dardane në një mit të rrejshëm edhe për vetë serbët. Kënga e mire qan male, bashkon zemra por edhe demanton dhe çrrënjos gënjeshtrën. Për këtë unë sot jam njeri I varfër, pa shtëpi, pa veturë e pa biçikletë. I varfër por shpirtërisht I pastër. Për asnjë moment dhe për asgjë nuk më vret ndërgjegjja. Sot me muzikë jetojnë mire dhe fitojnë mire ata që këndojnë tallave, që përkthejnë tekste nga serbishtja, bullgarishtja, greqishtja, turqishtja e gjuha rome, që i këndojnë dëshmorëve me muzikë të armikut, që i këndojnë dashurisë së përçudshme etj. etj. Sot nuk dëgjohet kënga për Shote Galicën apo Norën e Kelmendit, për Haxhi Zekën apo Dedë Gjo Lulin. Historia po harrohet për qëllime ogurzeza. Për disa historia shqiptare ka filluar në dhjetëvjetëshin e fundit. Nuk i këndohet më Skënderbeut dhe bashkëluftëtarëve të tij, as këngët e Bushatlive të Shkodrës, as këngët e Ali Pashës, as periudhës së Tanzimatit, as ato kundër nizamisë, këngë kaçakësh e kapedanësh, pastaj janë harruar këngët e Rilindjes Kombëtare, këngë të shtypjes dhe shfrytëzimeve shoqrore etj. Sot edhe dashurisë i këndohet prapë. S’ka më stane, lama e livadhe. Ska më bishtaleca dhe as nga shpatijet më nuk i shikojnë të dashurat e tyre. Nuk ka më as aso vasha që shkojnë te krojet të mbushin bucelat, por s’ka as baresha të mira që shkojnë me vjeta e dele. Tani mund ti këndohet ndonjë vashe që punësohet në KFOR, që shkon në kafiteri apo edhe për ato që kanë vathë në kërthiza e buzë. Muzika e mirëfilltë më nuk ka bereqet. Shpesh edhe unë e pyes veten dhe të tjerët:deri kur?
Zemra Shqiptare: Çka do të ju thoje lexuesve dhe dëgjuesve tu në këtë interviste për Zemra Shqiptare?
Gashi: Kisha dërguar porosinë shqiptarëve, të mbledhim mendjen, sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë nder veti, sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen por dinë edhe të bëhen tok kur e lypë nevoja. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira. Dhe krejt në fund ju them se ju dua të gjithëve, edhe ata që më donë por edhe ata që më urrejnë. Unë nuk kam shqiptar të hidhi në anët tjera. Edhe po ti hidhnim, po na i kthejnë mbrapa sepse askush s’po na donë. E mbasi është ashtu, ta duam vetveten pra. Ta duam njëri tjetrin që ta bëjmë Shqipërinë-Shqipëri.
Degjoni disa kenge nga thesari Gashi
Krijimtaria letrare e Agim Gashit
Shkarkoni - Elegji per Ibrahim Rugoven
Rugova - Dibrani |
KOMUNISTI ISA MUSTAFA NUK E REFORMON LDK-NË DHE AS NUK E PËRPARON KOSOVËN
(Shkruan Isa Mustafa: LDK-JA MBETET PARTI E VLERAVE TË MËDHA NACIONALE E EVROPIANE, QIK, 23 dhjetor 2010)
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Më datën 23 dhjetor 2010 në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në mjediset e Hotelit “GRAND” - Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 21 vjetorin e themelimit. Këtë eveniment e shënuan edhe mediat kosovare të informimit, kurse Qendra për Informim e Kosovës e dha fjalimin e Isa Mustafës në mënyrë integrale duke potencuar “shkruan: Isa Mustafa” që lë për të nënkuptuar se tashmë ai u bë edhe shkrimtar, për çka e pamë të udhës ta përimtojmë një çikëz.
Para diplomatve të akredituar në Kosovë, para funksionarëve, mysafirëve dhe shumë anëtarëve të tjerë, sipas rendit dhe Kanunit Partiak, ka folur e përshëndetur Njeriu që më së paku ka merita për LDK-në, pra kryetari i saj aktual i z. Isa Mustafa.
Ai tashti na rikujton se LDK-ja u "krijua në kohën kur kishte nisur shembja e një sistemi të egër, nga i cili kishin vuajtur shumë popuj në Evropën Juglindore, por vuajtjet më të mëdha i përjetoi populli ynë shqiptarë në Ballkan". Dhe kjo është mbase e vërtetë, pasi Isa Mustafa e dinë se ka qen vet komunisti i fundit që do t’ia kthente shpinën Qeverisë së përfolur të Jusuf Zejunullahut. Por njerëzit e LDK-së sikur janë bërë harrestar dhe durojnë çdo palaço të ju mbaj “ders”, sepse nuk ka gjë më fyese për elitën patriotike të LDK-së se sa t’u flas Isa Mustafa.
Askush më mirë se LDK-ja nuk ka kultivuar patriotizëm nacional, ndjenja këto që janë sprovuar për vite të tëra, atëherë kur soldateska serbe bënte kërdinë mbi Kosovën dhe qytetarët e saj, në njërën anë, kurse në anën tjetër grupe titiste në Kosovë shantazhonin përmes militantëve të tyre të infiltruar qoftë në LDK, e qoftë në Qeverinë e përkohshme në Ekzil, duke i kryer me besnikëri urdhrat e djallit të mallkuar, duke i satanizuar veprimet politike të LDK-së, dhe duke i stagnuar e bllokuar shumë procese të rëndësishme politike e diplomatike, që i bënte LDK-ja, po veçmas presidenti historik dr. Ibrahim Rugova.
Kurse tani në këtë 21-Vjetor, në cilësinë e Njeriut të I-rë në LDK, pikërisht dr. Isa Mustafa jo që ligjëron, po më shumë nënçmon dhe anashkalon personalitete me ndikim që themeluan LDK-në, nënçmon dhe i harron militantët ldk-ist që shkrinë jetën dhe kohën për të ardhur në këtë ditë. Por tmerri i këtij përvjetori mund të llogaritet nënçmimi dhe anashkalimi qoftë i djalit të Presidentit Historik të Kosovës Ukës, po më shumë injorimi i Familjes RUGOVA, pa prezencën e së cilës nuk duhej të fliste e mbllaçiste Isa Mustafa, e aq më pak të na tregonte se "LDK ja dhe lideri i saj, presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, punuan pareshtur për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke proklamuar fuqishëm platformën e saj, e cila u bë program politik i popullit të Kosovës, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci".
Tani mund të pyetet publikisht dr. Isa Mustafa, në cilësinë e kryetarit të LDK-së pasi e ka shansin historik të rrëfehet, dhe t’i qartësoj dilemat e politikës së tij antirugoviane që ka ndjekur gjatë gjithë mandatit të tij si Ministër i Ekonomisë dhe Financave në kohën kur President të Kosovës e kishte dr. Ibrahim Rugovën.
Pasi dr. Isa Mustafa po besuaka thellësisht se Ibrahim Rugova paska punuar për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, pikërisht në kohën kur ai ishte Ministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Kosovës në ekzil duhet të tregon pse ia patën rrudhur buxhetin, dhe pse patën bërë aq përpjekje për t’ia kufizuar të gjitha lëvizjet dr. Ibrahim Rugovës, madje duke e lënë disa herë nëpër aeroportet e Evropës Perëndimore, gjë që në atë kohë pikërisht kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Hajdar Sadrija u detyrua të mblidhte para nëpër anëtarësi për t’ia mundësuar Liderit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës që të vazhdonte Misionin e tij drejt SHBA-ve, për tu treguar miqve të tij, për dhunën serbe në Kosovë e mbase të ankohej për kleçkat e pengesat që ia bënte pikërisht ky Isa Mustafa që tashmë po mbllaçitë për vlerat e njëmendta të LDK-së dhe të “Njeriut Ibrahim!”, që askush më shumë për të gjallë nuk e ka urryer se sa Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi.
A nuk është për t’u trishtuar dhe për të lebetitur dhe për të të ardhur keq për mjerimin politik të LDK-së, a nuk dinë liderët e kësaj partie se pikërisht dr. Isa Mustafa bashkë me sivëllain e tij të madh dr. Bujar Bukoshin janë fajtorët kryesor për mos hapjen e Zyrave diplomatike të Kosovës nëpër botë.
Ju lutem kthejeni kujtesën te skandali që pat plasur me Zyrën e Kosovës në Tiranë, pastaj me Zyrën e Kosovës në Bon, pastaj me ministrinë e Informatave dhe tashti z. Mustafa e ka kohën të flas pse nuk u lejua të hapej as Zyre e Kosovës në Uashington. Kryesia e LDK-së të mos bëjë hajgare se ka ardhur kohë kur duhet t’i raportoj Kuvendit të LDK-së se çfarë e pengonte dr. Isa Mustafën diplomacia e Ibrahim Rugovës i cili të tëra shpresat i pat varur në Uashington, dhe është i vetmi njeri, (jo vetëm LDK-së por Kosovës), ia pat hapur dyert nëpër të gjitha kancelaritë botërore.
U dashtë të ndodhte vdekja (i lutem Zotit jo e porositur), e Ibrahim Rugovës dhe sidomos të vinin në Kosovë personalitete me ndikim të fuqishëm botëror, për të besuar ne se “Ai Njeri ka qenë i shenjtë”, se për të gjallë kancerin në shpirt ia patën qitur (pos të tjerëve), edhe dr. Isa Mustafa me sivëllain e tij të madh Bujar Bukoshin.
LDK-ja e mori verdiktin nga populli atë që e meritoi, sepse ky popull nuk e duron këtë kreaturë komuniste, e cila nuk arriti ta mashtroj elektoratin e LDK-së me reformat e rreme, verdikt ky që nëse marr vesh kryesia e LDK-së, elektorati i saj ia tregoi vendin e merituar, dhe nuk pinë ujë mbllaçitjet e dr. Isa Mustafës bashkë me ato të Lutës e autorit të dramës “Futa” se LDK-ja i paska marrë kësaj radhe mbi 40 mijë vota më shumë. Kështu Lutfi Haziri është deklaruar edhe në zgjedhjet paraprake dhe ky refren nuk pinë ujë më. LDK-ja ka mbetur në pozitën e njëjtë, ku moralisht dhe politikisht nuk ka të drejt, as të mendoj ta krijoj qeverinë, dhe as të mashtrohet për t’u futur në qeveri, e ruana zot të kërkoj zgjedhje të reja pa i bërë reformat partiake, dhe pa i shporrur të gjitha vemëzat e mbetjet e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë nga kjo parti, duke filluar me dr. Isa Mustafën i cili edhe ashtu është deklaruar se “nëse nuk i fitoj zgjedhjet unë do të jap dorëheqje”.
Dr. Isa Mustafa as në këtë përvjetor nuk arriti të flasë një fjalë të vetme nga ndonjë takim a kujtim që ka pasur drejtpërdrejt ndonjëherë në jetën e tij me dr. Ibrahim Rugovën, në kohën kur ai ishte i strukturave shtetërore që president e ka pasur dr. Ibrahim Rugovën. Madje dr. Isa Mustafa nuk arriti që në spotet e shumta televizive ta prezantonte qoftë edhe një fotografi të vetme që ka pasur dikur me dr. Ibrahim Rugovën, ashtu siç nuk prezantoi as edhe një sekuencë filmike kur ka marrë pjesë në kortezhin e gjatë në Kuvendin e Kosovës për t’ia dhënë edhe ai lamtumirën presidenti Historik të Kosovës. Këto detaje nuk mund të kërkohen nga një brez i ri që aspiron për politikë në radhët e LDK-së, por nga Isa Mustafa janë domosdoshmëri e kohës sepse ai i takonte kohës së Ibrahim Rugovës, dhe madje është ndër personalitet e rralla që ka pasur fatin të jetë Ministër kur Rugova ishte President Shteti, dhe ligjshmërish ka qenë i bliguar t’i respektoj urdhrat e Presidentit që tashmë po flet me pietet për te.
Tani dr. Isa Mustafa na kallxon se "Liria dhe Demokracia u arritën”, siç na kallxoi se me te do të nisë një “LDK tjetër”?!... Po një gjë që dhemb edhe më shumë është e dhëna kur ai tashti thekson se "LDK ja ishte simbol i përkushtimit, punës dhe sakrificës së shqiptarëve në Kosovë dhe në diasporë".
Ne nuk arritëm ta kuptojmë nëse Isai e kishte fjalën për atë diasporën që pikërisht ky Isa Mustafa ia pat pirë gjakun, e pat satanizuar, qoftë duke ia lëshuar në qafë tagërmbledhësitë e 3% që për Diasporën luanin rolin e “poroznikëve” të dikurshëm, duke u bërë oponent të pa durueshëm brenda LDK-së, pastaj e din ai si ka punuar me sektorin e LAPSH-it në Diasporë që u karakterizuan bashkë me Isa Mustafën si dy strukturat më kundërshtuese të mendimit demokratik që kultivonte LDK-ja.
Dr. Isa Mustaf asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me LDK-në, kjo është një e vërtetë e madhe, ai në tubimet e LDK-së, më shumë ka marrë pjesë në cilësinë e xhandarit se sa të një Ministri që duhej të kishte një komunikim më qytetar, dhe më qytetërues edhe me anëtarësinë e LDK-së, popullatë kjo e cila ishte e vetmja strukturë që paguante 3% dhe merrte përbuzjen e vazhdueshme nga dr. Isa Mustafa.
Kundërshtitë e Isa Mustafa ndaj konceptit politik të LDK-së do të manifestohen gjatë kohës së luftës ku bashkë me Bujar Bukoshin do ta qesin pothuajse jashtë loje ndikimin dhe kontributin e LDK-së, dhe në këtë plan do të pësojnë të gjitha strukturat ushtarake që besonin në Zot, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që njihnin jo vetëm si President të tyre Dr. Ibrahim Rugovën, por atë e konsideronin edhe si Gjeneral të Armatës Ushtarake të Kosovës dhe të mbarë UÇK-së, sado që kjo gjë nuk u lejua kurrë të bëhej realitet, edhe pse të gjitha forcat politik dhe ushtarake në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ishin të obliguara ta njihnin dr. Rugovën si Gjeneral të tyre.
Konstatimi kaq i vonshëm i Isa Mustafës se LDK-ja ishte "shenjë njohjeje për botën demokratike", vetvetiu të shtyn që t’ia shtrojmë një pyetje se ku ishte ky zotëri deri sa u bë kryetar i LDK-së(?) dhe pse nuk e kishte këtë qëndrim për dy dekada sa ka vepruar me dinjitet LDK-ja, dhe po ashtu shtrohet pyetja tjetër logjike pse Isa Mustafa nuk iu bashkëngjitë kurrë korit të këtij zëri kur e dinte se:"LDK ja u bë zëri i Kosovës në Evropë dhe në SHBA, zëri i kërkesës së drejtë të një populli për të qenë pjesë e barabartë e botës së qytetëruar, nga e cila ishte i privuar padrejtësisht".
Por dihet se për gati dy dekada, ky zotëri ka mbajtur qëndrim jo vetëm indiferent por frenues për të gjitha proceset politike që kalonte LDK-ja, ashtu sikurse po të mos ishin pengesat që iu bëheshin LDK-së nga Qeveria në Egzil të cilët tërë arsenalin financiar e kanë pas drejtuar në shkatërrimin e LDK-së. Këto fakte janë të njohura edhe për barinjtë e Kosovës, por pse nuk e dinë edhe akademik Sabri Hamiti, dhe kryesia e LDK-së, këtë nuk mund ta kuptojmë. Të gjitha vizionet dhe projektet nacionale nisen me LDK-në, por dihet se në të gjitha këto procese nuk ka qen kurrë Isa Mustafa i involvuar edhe pse ka pasur obligim kushtetues.
Ai ka të drejt kur konstaton se "Programi i veprimit politik e nacional i LDK së me kohë u përqafua nga i tërë populli i Kosovës dhe u bë program politik e nacional i Kosovës", por askush nuk mund ta thotë saktë se prej cilës kohë ishte edhe për Isa Mustafën. Dihet se të gjitha krijimet e sistemeve shtetërore që i thekson Mustafa janë punë dhe angazhim i pamohueshëm i veprimtarëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë, se “nën drejtimin e LDK së u krijua sistemi i mëvetësishëm qeveritar, sistemi institucional i financimit, i arsimit, i informimit, i shëndetësisë, i sigurisë, i përkrahjes sociale, i sportit”, por është po aq e vërtetë se këta sektor janë penguar dhe janë ndëshkuar nga inatet politike që i kishin dueti Mustafa&Bukoshi kundër dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në përgjithësi. E duke mos arritur ta mposhtnin dr. Ibrahim Rugovën që kishte marrë famë, ata arsenalin poshtërues e derdhnin kundër LDK-së dhe kudo kundër veprimtarëve të kësaj Lëvizjeje Nacionale kudo në botë.
Po aq cinike duken tashti deklarimet e tija se “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, dr. Ibrahim Rugova punoi në mënyrë të veçantë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”, kur i madh e i vogël e kanë ditur se pikërisht Ibrahim Rugova shantazhohej e përmbytej nga Qeveria e Kosovës dhe binomi Bukoshi&Mustafa ose anasjelltas Mustafa&Bukoshi, por nuk e di sa e paskan ditur qoftë Fatmir Sejdiu që iku, e qoftë dr. Sabri Hamiti që mbeti, për të bërë atë që nuk e bëri Sejdiu. Po ashtu ka qenë e ditur se Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova “i kishte dyert e hapura anekënd botës”, por kurrë nuk i ka pasur të hapura dyert në Qeverinë e vendit të Tij që e udhëhiqte Bukoshi dhe Mustafa. Se kjo është e vërtetë s’ka dyshim, në të kundërtën ata do ta jepnin ndonjë fotografi a sekuencë filmike që paskan patur me dr. Rigovën apo që paskan pritur diku Kryetarin e Kosovës në Zyrat e Qeverisë: Madje Isa Mustafa nuk qe në gjendje të jepni qoftë edhe pamje filmike për një drekë a darkë pune që paska shtruar për dr. Ibrahim Rugovën, për të cilin tashti flet me pietet dhe me respekt kaq të lartë.
Ndonëse dihet se urtësia dhe mençuria e tij qau edhe gurin por kurrë nuk ua la shenjë as Bukoshit dhe as Isa Mustafës të cilët nga inati që kishin kanë bërë çmos, që filozofia e tij të mos shkëlqej, sepse si duket shkëlqimi i tij këtyre dy injorantëve politik vazhdimisht ua verbonte sytë.
Të gjitha meritat për pasimin e të vërtetës në botë, i mbetën vetëm Ibrahim Rugovës, të gjitha arritjet ishin po ashtu meritë e tij, por nuk dihet nëse elita udhëheqëse e LDK-së ishte e vetëdijshme për krimin e ri që po i bënë LDK-së me zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar i LDK-së dhe tani ai po bënë gallata, duke na u shitur “Engjëlli Mbrojtës” i demokracisë dhe mendimit politikë jo vetëm në LDK, por mendja iu ka mbushur mendja se pa të nuk mund të ekzistojë Kosova.
Isa Mustafa e din se “me intervenimin e NATO s në Kosovë më 1999, ndodhi saktësisht ajo që e kishte kërkuar për një dekadë Presidenti Rugova”, madje Mustafa me qëllim nuk e thekson, por ai e din se: “Presidenti Rugova e dinte fare mirë kush ishte edhe Bujar Bukoshi por e dinte fare mirë se kush ishte edhe Isa Mustafa”, dhe Ai si i madh që ishte pranoi ta bëjë Isa Mustafën Këshilltar për Ekonomi dhe Financa në kabinetin e tij, por Isai Mustafa si mistrec që ishte, u tregua i pamëshirshëm, duke mos pranuar as vonë pas luftës të afrohej afër dr. Ibrahim Rugovës, ndonëse kur i duhet i shkon te varri dhe përulet para kamerave televizive.
Nëse LDK-ja dhe veçmas Sabri Hamiti mendon se duhet ta udhëheqin Kosovën atëherë duhet të pastrohet oborri në LDK- por jo të presin këta si dhelprat
Rugova - Dibrani - Koliqi |
Kjo veprimtari kaq destruktive bëhet në saje të një komunisti i cili nuk njeh vlera morale dhe nuk mban as premtimin e dhënë, sepse ai është deklaruar në Kuvendin e LDK-.së se “nëse nuk i fitoj zgjedhjet do të jap dorëheqje”.
Lojërat politike që bëhen tashti duke mos ia pranuar zgjedhjet PDK-së, kurrë nuk do t’i sjellin rezultate as Isa Mustafës e as LDK-së. E kuptojmë ai bë çmos për të shantazhuar Kosovën vetëm sa për të mbetur në krye të LDK-së, por nuk duhet kryesia e LDK-së, veprimtarët e shumtë dhe as elektorati të mashtrohet se gjoja me Isa Mustafën, LDK-ja paska shënuar ngritje për dyzet e sa mijë vota më shumë. Ai si një komunist i rryer që është e di se ujku do mjegull, dhe mjegulla e krijuar në katërjavëshin para zgjedhjeve do të davaritet dhe të gjitha pështirosjet do të dalin në fushë, prandaj është mirë të shkoj ai sa më parë, se sa të pres deri sa të del ndonjë Parlamentar Evrope, e t’ia bëjë të ditura edhe Isa Mustafës të gjitha pisllëqet ekonomike, të gjitha bizneset që ai i kontrollon, qoftë edhe pasuritë e patundshme që mund t’i ketë shtuar nëpër zonat e Gallapit e vendet turistike që i ka Kosova.
Është mbase e vërtetë se “Presidenti Rugova arriti t'i krijojë miq e përkrahës Kosovës në çdo cep të botës”, por për të gjallë të tij nuk arriti ta bëjë mik të tij as Isa Mustafën dhe as Bujar Bukoshin. Dhe pse ka ndodhur bash kështu tashti mundet kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa të rrëfehet jo vetëm para Sabri Hamitit, por duhet të shpjegojë para Kuvendit të LDK-së, kurse ai kuvend duhet të mbahet jo sa më shpejt siç do ai, por duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme nëpër të gjitha strukturat e partisë për të ndryshuar komplet struktura që e pështirosi kaq shumë dhe kaq herë LDK-në.
Pasi të pensionohet kjo garniturë, dhe pasi LDK do të profilizohet, dhe posa t’i kthehet dinjiteti moral dhe politik i filozofisë rugoviane, atëherë udhëheqësit e rinj mund të shikojnë për mundësinë e zgjedhjeve të reja edhe në nivelin Parlamentar, por Isa Mustafa të mos luaj me Kosovën për ta ruajtur pozitën e kryetarit të LDK-së.
Ai erdhi si reformator dhe nuk bëri asnjë reformë. Ai premtoi fitore dhe nuk e realizoi. Ai premtoi se do të jap dorëheqje dhe tani nuk do, por kërkon nga PDK-ja që të ketë mëshirë, e për nevojat mbase skizofrenike të tij, ta qojnë Kosovën edhe një herë në krizë institucionale, sepse qenka “Lënduar procesi zgjedhor”, të cilin nuk po e mbrojmë, por shihet qartë se kjo ka të bëjë me konceptin e një komunisti të cilit iu ka kallur bishti, dhe për fajin e tij donë ta kalli gjithë Kosovën.
Isa Mustafa po shpreson se me këto obstruksione do të mbijetoj, por duhet ta dijë se elektorati i LDK-së nuk është aq injorant sa ai po kujton, sepse mjegullën e rrejshme të një reformatori do ta davaris koha në të ardhmen e afërt, prandaj Isai nëse e do vetën e tij duhet t’i mban fjalët dhe të jap dorëheqje të menjëhershme dhe t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake duke mos lejuar asnjë nga humbësit nëpër degë të kandidohet, kurse vet me tërë suitën duhet të largohet nga Kryesia Qendrore e LDK-së.
Isa Mustafa është një demagogë i specializuar, sepse vetëm një demagog dhe një njeri pa asnjë ndjenjë moral, mund t’ua përmend emrat vizionarëve të LDK-së siç ishin: ”Fehmi Agani, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Sali Çeku, Latif Berisha, Agim Hajrizi, Shaban Manaj, Ukë Bytyçi, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Xhavit Ahmeti, Bardhyl Çaushi, Fadil Ferati”, dhe nuk flet Isa Mustafa për këto personalitet si miq dhe të njohur të tij, si bashkëveprimtar e intelektual që jetuan dhe u flijuan në kohën e Isa Mustafës, kur ky kridhej nëpër Evropë duke shantazhuar veprimin e tyre të mirë, veçmas po ia theksoj të Salih Çekajt i cili ka pasur një rol specifik në krijimin e strukturave ushtarake të UÇK-së, nën organizimin e të cilit kanë qenë për t’u përgatitur në Shqipëri edhe Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, dhe bashkë me ta edhe shumë e shumë komandant e luftëtar të tjerë, që edhe sot janë gjallë, dhe mund të flasin me përgjegjësi për pengesat që ua ka qitur Isa Mustafa si Ministër i Ekonomisë dhe Financa, buxhet ky i mbledhur me mbi 99%, vetëm nga aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së.
Unë dhe qytetarët e Kosovës e kami kuptuar që moti se Presidenti Historik kishte ideale dhe ato ideale janë bërë realitet, por dua ta dijë cili ishte ideali i Isa Mustafës sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova? Dhe shtrohet pyetja pse nuk i vjen turp ta zë në gojë emrin e tij, dhe pse nuk i frikohet Zotit kur shkon të përkulet te varri i tij. Por Isa Mustafa si komunist që është nuk njeh fe e as Zot, ai njeh ideale komuniste të cilat kanë qenë gjithmonë kundër interesit nacional dhe kombëtar të popullit tonë.
Dr. Isa Mustafa, ka sfida të mëdha para vetës, por ato sfida nuk mund të kalohen as me te e as me këtë garniturë të instaluar në kryesinë qendrore të LDK-së e cila nëse nuk është e nyejt me strukturat mafioze që aludon Isa Mustafa, e garantoj unë se të gjithë nuk janë me duar të pastra. Prandaj as populli i Kosovës dhe as elektorati i LDK-së nuk do t’u beson me këtë mënyrë udhëheqjeje e cila u tregua anemike dhe nuk ka qëllime ta nxjerr nga kriza Kosovën, përkundrazi kjo kampanjë është e interesuar që një grupi të interesave të instaluar në kryesinë e LDK-së t’ua plotësoj ambiciet për t’u pasuruar edhe më tej pa zgjedhur rrugë dhe mënyra.
Të gjitha premtimet e Isa Mustafës bien ndesh me realitetin në LDK, kjo tashmë dihet, pasi pikërisht kjo kampanjë ka qenë pjesë përbërëse e strukturave shtetërore që nga mbarimi i luftës dhe këtej. Shembulli që ka dhënë LDK-ja është më i keqi që e jep një parti për vendin e vet. Reformat që u priten nga Isai, ato i zhgënjyen anëtarët e Kuvendit të VII-të, të nesërmen u zhgënjyen edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe për pak ditë edhe elektorati i LDK-së i cili ishte i vetëdijshëm pse nuk doli në zgjedhje, sepse nuk donin agonin e rrejshme t’ia zgjasnin një reformatori, po ashtu i rrejshëm, po më shumë nuk donin të zgjatej e trashej e keqja deri në absurd.
Dr. Isa Mustafa si kryetar dhe dr. Sabri Hamiti si nënkryetar i parë duhet të vetëdijesohen dhe t’i kthehen realiteti, dhe të mos e shkatërrojnë edhe më tej LDK-në. Ata pa asnjë duhet të japin dorëheqje të parevokueshme, dhe me ta duhet të iku edhe garnitura tjetër që përbëjnë atë kampanjën e veprimeve antidemokratike në LDK.
Por nëse me të vërtetë e ka përnjëmend Isa Mustafa se në Kosovë duhet për t’u fuqizuar sundimi i ligjit pasi qytetarët e meritojnë një qeverisje të pastër atëherë duhet ta dijë se do të jetë personi i parë nga LDK-ja që duhet të përballet me ligjin pasi ai mjetet e qeverisë i ka privatizuar në një fond privat, dhe bashkë me Bujar Bukoshin ka bë hajgare me buxhetin e shtetit. Mjete këto që bashkatdhetarët i kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës por jo për fondin privat të quajtur “UFORK”, siç ka bërë Isa Mustafa bashkë me Bujar Bukoshin. Ai duhet ta dijë se ligjet e reja nuk e pranojnë një veprim të tillë, sepse atëherë, shtrohet pyetja: Me sa Miliarda duhet të iku Hashim Thaçi, dhe a duhet edhe ai, ato para të buxhetit të shtetit t’i kthej në ndonjë Fond privat siç ka bërë dikur Isa Mustafa me buxhetin e shtetit të Kosovës. Këtë gjë është dashur ta analizojnë dhe studiojnë fort mirë kryesia e LDK-së dhe kur kanë menduar se Isa Mustafa po e reformuaka LDK-në, se mbase do të jetë me përmasa tragjike nëse ndodhë nga ndonjë post me rëndësi të Kosovës, duhet edhe ky të shkoi “për shkelje të rënda kushtetuese” ashtu siç shkoi eprori i deritashëm i tij z. Fatmir Sejdiu. Ndonëse shteti ligjor duhet të kërkon llogari për keqmenaxhimin dhe privatizimin e buxhetit të Qeverisë së Kosovës.
Kryesia e LDK-së nuk duhet të bëjë hajgare me partinë, por sa ma shpejtë ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse i lejon Isa Mustafës luksin për shpërdorim të buxhetit të shtetit, dhe ta pyesin po atë gjykatë edhe për njëfarë “Huaje popullore” që Isa Mustafa, bashkë me Bujar Bukoshin e kanë vjel dikur në Diasporë në emër të Qeverisë për ta ndihmuar Luftën e Kosovës. Qeçe këto me vlerë e që janë me mijëra sish në duartë e qytetarëve të Kosovës dhe që presin vazhdimisht se dr. Isa Mustafa do t’i mban premtimet dhe betimet që ua epte në atë kohë bashkatdhetarëve nëpër Evropë. Por premtimet e Isa Mustafës ngjasojnë me këto se “nëse nuk i fitoj zgjedhjet do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së”, gjë që Isa Mustafa është i rryer në këto spekulime, por të shpresojmë se shteti ligjor i Kosovës, mbase një ditë do të merret edhe më këto gjëra të Isa Mustafës, për të gjetur mënyra se si duhet t’ua kthej borxhet qytetarëve të saj. Prandaj themi se dr. Isa Mustafa duhet sa ma shpejt t’i pastroj së pari duart e veta nga këto përgjegjësi e pastaj të kërkoj edhe nga të tjerët për duar të pastra, sepse Isa Mustafa e din se “nëse është hëngër pitja, ka mbetur tepsia”.
Me të vërtetë shteti duhet të udhëhiqet nga ata që kanë marrë besimin e qytetarëve ashtu sikurse që duhet një kryetar partie të zgjidhet në krye të partisë duke i kaluar të gjitha rregullat partiake, dhe madje duke e bërë një stazh pune si përvojë në atë parti, madje, madje do të ishte mirë që e kaluara e tij të ishte më e pastër se sa ajo që ka pasur Isa Mustafa qoftë në Qeverinë Komuniste të Jusuf Zejnullahut ose në Qeverinë e kontroverse të Bujar Bukoshit.
LDK-ja ka qenë gjithmonë parti e hapur dhe ideve përparimtare, por guximi i saj jo rrallë ka qenë i marrëzishëm, dhe kjo mund të lidhet pikërisht me zgjedhjen e dr. Isa Mustafës si kryetar i LDK-së, edhe pse nuk e ka merituar edhe pse sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova ai ka qenë kundërshtar i pakompromis jo vetëm i koncepteve por edhe qenies së tij fizike. Kurse në strategjinë e tij për të ardhmen e LDK-së ai shprehet se LDK-ja si “parti moderne e qendrës së djathtë, me vend tashmë të nderuar ndër Partitë Popullore Evropiane", por në doktrinën komuniste të Isa Mustafës ka mbetur te fjala ”popull-atdheu” pa dalluar se gati të gjitha “Partitë Popullore në Evropë” i takojnë të majtës ekstreme dhe kritikohen vazhdimisht.
Ndër shakat më të mira të këtij “shakaxhiu?!” është thirrja e Tij që ua bëri të gjithë veprimtarëve të LDK-së, të cilët për arsye të ndryshme aktualisht nuk janë pjesë e LDK-së, "të rikthehen në familjen e tyre të madhe dhe ta fitojmë betejën që kemi përpara", duke theksuar se "dera e LDK së do të jetë një portë e hapur për të gjithë ata që e duan Kosovën e prosperuar dhe dinjitoze", por ka harruar se elektorati i LDK-së dhe populli i Kosovës e dinë mirë se si veproi Isa Mustafa me elitën intelektuale në Këshillin Qendror, pastaj ai mendon se populli ka harruar se si veproi me Djalin e Presidentit Historik të Kosovës dr Ibrahim Rugova, pastaj me familjen Rugova, kujton Isa Mustafa se elektorati dhe populli harron se si ka vepruar ai me “Listën dr. Ibrahim Rugova”, me LDD e të tjera, dhe ai mendon se elektorati dhe populli demokratik i LDK-së, nuk e din se dr. Isa Mustafa në emër të LDK-së është dashtë t’i privilegjoj të gjithë, jo më shumë por as më pak, se sa e ka privilegjuar një organizatë jo qeveritare të quajtur “ORA”, që botërisht dihej se ishte një mbetje e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, që e përbënin nostalgjik dhe bijë e bija funksionarësh të lartë federativ, të cilëve Isa Mustafa ua dhuroi dy vende në kryesinë qendrore të LDK-së, dhe flet për procesin më demokratik që e ka mbajtur ndonjë parti politike, duke i sugjeruar edhe partitë tjera të marrin shembullin e tij..
Me një fjalë, reformat e Isa Mustafës kanë rënë ndesh me premtimet e tij dhe ai nuk e nxori LDK-në nga kriza, përkundrazi e thelloi krizën në LDK.
Prandaj mund të themi lirisht se këto që i theksuam janë vetëm disa nga arsyet pse themi se Isa Mustafa as nuk do ta reformojë LDK-në dhe as nuk do ta përparojë kurrë Kosovën.
Ai duhet të shkon sa më parë nga LDK-ja, sa më shpejt dhe pa asnjë diskutim është më mirë. Bile e mira e së mirës do të ishte sikur me te të shkonte edhe akademik Sabri Hamiti, si dhe klani për rreth tyre të cilët janë e keqja më e keqe e LDK-së dhe e Kosovës në përgjithësi.
Zvicër/ St.Gallen, 24 dhjetor 2010.
E. mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
*Autori, është anëtar i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton.
Shkrimi është pjesë e librit “11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, me rreth 400 faqe, që merret krejtësisht vetëm me zhvillimet politike në LDK. Libri pritet të dal nga botimi në muajt e parë të vitit 2011.
QITI QENIT HALLVË!
I NDJERI SHOKU IM NEZIR LATIFI PO MË THOSHTE: O KADRI, HIQ DORË NGA PËRPJEKJET E MËTUTJESHME SE U KALBE NËPËR BURGJE; TI NUK E NJEH POPULLIN SHQIPTAR-KURRË S’KA ME TA DIJTË PËR NDER!
Nga Kadri Mani
Kurse unë ia ktheja: ne jemi krushqit e lirisë, e liria ende s’ka ardhur, krushqit nuk mund të kthehen në gjysmë të udhës!
Dhe vrtet, dolen si shumë mosmirënjohës dhe allçakë.
A e dini se çka do të thotë shprehja: qiti qenit hallvë?- sëpari, goja e qenit nuk është për hallvë, por për diç më të vrazhdë, por edhe pas ngrënies së hallvës, qeni nuk e lë gojën ëmbël, por shkon e ha mut!
Mbi 50% të kohës e çoj duke korrigjuar artikujt e të tjerëve, që shkrimet të dalin sa më të mira... kam marrë edhe lavdata e mirënjoje, por pati edhe mosmirënjohës, si puna e rrugaçëve të internetit, por edhe cave që e çuajnë veten “letratrë”, madje do të më ndjekin deri në Strasburg!!!...
Thjesht ashtu kot - Sepse na kenaqet me keso | |
S. Guraziu |
15-12-2010, 04:52pm |
| |
|
“komenti” i “letrarit” te revista “Sqipëria etnike” nr. 3/2010 (I), Të shohim titullin: “Thjesht ashtu kot - Sepse na kenaqet me keso”- jep pasqyrën e personit të kotësirave!
Pa pikë turpi e lavdëron satrapin Tito dhe do të doktorojë për të!!! Kundër të cilit kam luftuar një jetë!
Masakruesi i alfabetit! Në vitin e 11-të daljes së revistës, dhe si kompjuterist nuk paska dëgjuar!
Te revista “Shqipëria etnike” nr. 3/2010 (II) ia pata botuar:”EKSPERIMENTI I PIKASOS” (humoreskë), Nga S. Guraziu; te zemrashqiptare ia kam botuar: Senad Guraziu: Nëna ime është ''De luxe'', E Diel, 21-11-2010, 06:55pm (GMT); dhe në vend të mirënjohjes, filloi me kerefetet e tija bajate: se humoreskat e tija qenkan bruto, se ai do t’i ripunonte... se ashtu i hedh vetëm për të afërmit e jo edhe për lexuesit...
Budallain mos e vetë se të kallëzon vetë: ti Senad Guraziu- zemërziu, qenke barabar i poshtër që tubon e përhap porositë e udbashëve, kinse si patëkeq, shtiresh sikur s'kupton, dhe me dashje e me qëllimet më të zeza më ngacmon!
Ne menduam se je letrar krijues dhe filluam të t'i botonim humioreskat, u tregove fort arrogant: "kush ju ka thënë, pa lejen time!?- shlyjeni nga Zemrashqiptare! Dhe kur të shpjegova se unë nuk jam moderator por vetëm bashkëpunëtor dhe ta dhashë adresën e Drejtorit Gëzim Marku,- ti më quajte "arrogant"! Atëherë unë të thashë: haram të qoftë shpresa dhe mundi im!!
Dhe guraziu e shpirtziu, në shenjë hakmarrje (pa hak as hile): qenka çuditur, e nuk më njeh as mua, as anonimusët tjerë, dhe kërkon nga unë që të shpjegohem, të arsyetohem e të jap llogari përpara teje!? Ti po abuzon me emrin tim, jo unë-pis. Edhe po tenton të "shfajësohesh"!- se "nuk më paske bërë gjë kurrë"!?! Ti dashke që polemika të ngelet vetëm mes nesh, ti ma vjedh kohën si patëkeq... por unë i njoftoj njerëzit e mi...
Turp e ndot sot e mot.
Kadri Mani
Më datën 10.12.
===========
· From: "Kadri Osmani" <kadrimani@hotmail.com>
To: letrat1@yahoo.com, bukuresht@yahoo.com, puhiza@hotmail.com, admin@zemrashqiptare.net, abas_fejzullahi@hotmail.com
· besio4@hotmail.com
Zotni Senad Guraziu, unë ty nuk të njoh, pse po përhap këso ndytësitash!?!
=======
JO ZOTERI JO, JA KU E KENI ME POSHTE SE KUSH UNE JU PYETA SI NJERI (SEPSE U CUDITA), UNE VETEM JUVE JUA NISA ASKUJT TJETER (MOS ABUZONI PRA ME EMRIN E ADRESAT E MIA SE S(‘) JU KAM BERE GJË KURRË)
Re: z. Osmani, c'eshte kjo ju lutem?!!!?
S. Guraziu 07.12.2010
An Kadri Osmani
--- On Tue, 12/7/10, Bruqi Flori <bruqi-flori@hotmail.com> wrote:
Subject: kUSH DI ME SHUME PER CV-NE e JADRI MANIT LE TE NA SHKRUAN NE EMAJLIN E REDAKSISE(PER PUBLIKIM DHE SHPERNARJE:MATERIAL I DERGUAR NE BCC)
To: "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>, hogoshti1981@yahoo.de
Date: Tuesday, December 7, 2010, 4:50 PM
http://floart-press.blogspot.com/2010/12/ne-kthinat-e-hetuesise-ne-burgjet.html
07 dhjetor 2010
Në kthinat e hetuesisë në burgjet serbe,vdisnin patriotët
Nga Flori Bruqi
Senad Guraziu:
Shqiponjat nuk fluturojne kaq ulët, Kadri Osmani?
19.12.2010
Miq te dashur e te nderuar, lexues te respektuar... te gjithe ju qe ta merrni kete email,
ju lut
Ju lutem, une distancohem publikisht nga cdo gje qe ka te beje me emrin Kadri Osmani. Vetem sa t'ju njoftoj, se ky njeri eshte vetshpallur armiku im, dhe se do te me shajë e cdo gje tjeter ne te ardhmen, pa i bere gje ne kete jete. Dhe jo vetem atij qe nuk i kam bere, por askujt tjeter.
Ketij i ardhka turp per ca gjera qe kam lexuar rreth tij nga emailat e te tjereve. Une kurre s'i kam thene gje (sepse ato mund te jene dhe shpifje, fabrikatura... burrat nuk merren me te tilla materiale). Sic e ceka me lart, une as nuk e njoh kete njeri.
Shqiponjat nuk fluturojne kaq ulët Kadri Osmani, vetem Korbzinjtë. Smira, shpifjet, shpirti i zi dhe te tjera ultesi jane armet tua Kadri Osmani. Jo te miat.
Ju betohem lexues te nderuar te ketij mesazhi, ne femijet e mi dhe ne fjalen e nderit se kete njeri nuk e kam njohur kurre, kurre s(‘) kam pasur te bej me te, dhe as qe dua ta njoh. Gjithsej 3-4 emaila kam nderruar me te, ne te cilet madje po ashtu me ka perbuzur. Vetem se ia thashe troç: zoteri, une kam nevoje per miq e per miqesine tuaj, jo per arrogancen tuaj. Kaq(.)
Per t'u prekur ne seder do duhej te ishte prekur Sali Bashota, e jo ti. Por dhe ai e di se asgje te keqe s'ka ne reagimin tim, vetem per ata qe e kane MIZËN NËN PLIS!
Se ti je mesuar ne xhunglen internetike, por ta them se bota e civilizuar eshte pak me ndryshe sec kujton ti. Ta shash nje poet neper emaila, ta fyesh e denigrosh e lehte eshte, por dije se i shari te shan.
Turp te qofte, dhe uroj vertet qe t'mos jene fakte ato qe Flori Bruqi dhe te tjeret kane shperndar per ty.
Senad Guraziu
- - - - - - - - - - - - - - - - - Emaili i tij - - - - - - - - -
Sunday, December 19, 2010 7:45 AM
From: "Kadri Osmani" <kadrimani@hotmail.com>
Reagim sa per pak "shaka" lidhur me permbajtjen e revistes "Shqipëria etnike" Nr. 3/2010 (I)
Nga S. Guraziu, 15 dhjetor 2010hehehe, sec ma nxorret gazin... s(‘) paskam ditur se drejtori i bibliotekes se UP (alias poeti Dr. Sali Bashota) na qenka frymezuar nga vepra e Titos (sipas meje, Josip Brozi ishte mashtruesi me i madh, me i mencur i historise se njerezimit - (madje dua te kerkoj nga UP qe te mbroj doktoraturen me kete teme, eshte ideale mendoj) sepse, t'ia tregosh "berrylin" Stalinit, t'i vjelesh per dekada me radhe te dy paktet, ate te NATO-s dhe te Varshaves, dhe t'mos ua kthesh kurre borxhet Perendimit, pastaj t'i mashtrosh gjithe shtetet e botes se trete me "Paktin e te Painkuadruarve", t'i r(r)jepesh dhe ata duke ua vjedh dhe luget e drunjta ne kroshne (madje, madje: per pakez e pati mashtruar dhe "xhaxhin" tone (pertej gardhit) ne ishujt e Brioneve - per t'u bere Shqiperia republika e Shtate Jugosllave, sepse ia zinte "veng", i thoshte"une te solla ne pushtet, apo ke harruar leksionet e mia qe t'i nisja nepermjet Miladin Popoviqit me shoke".Dmth. nga perspektiva e sotme mund te thuhet: i qofshim fale epokes kur kendohej "xhaxhi-kuqi, mao ceduni, jane si buka prej nje brumi" hehe (packa se me vone edhe kjo u shemb dhe u zevendesua vrik e vrik me "na ka dale si dreqi Kina, na ka dale shejtan me brina"Shkurt... na kenaqet ju te revistave, te gazetave... me tyrlilloj surprizash qe na e bejne kujtesen te na rifreskohet here pas here - AFERIMNuk thone kot: E verteta eshte si Dielli, ajo nganjehere njejte, fshihet prapa "bjeshkeve", mjegullohet e nuk duket aq mire, por heret a me vone rrezet e vertetesise do te ndricojne!
To: letrat1@yahoo.com, admin@zemrashqiptare.net, "agim gashi" <sharkia_323@otmail.com>
Bisedë e kotë!
Provokator Senad Guraziu- shpirtziu, zhduku nga adresa ime, se nuk kam të lënë gjë pa të sha, o provokator i ndytë.
Doktoro ti për Titon e për Rankoviqin... kurrë shkrim tëndin më nuk do të laxoj. I mallkuar qofsh për jetë me soj e sorollop.
Kadriu
----------------------Reagimi im më poshte-----------------------------------
E vërteta është sikur Dielli... (Reagim)
SALI BASHOTA
DIELLI I AGIMEVE TONA
- Shokut Tito -
Nga shkëlqimi yt
marshon buzëqeshja jonë
e gdhendur në zemra
me oqeanin e paqes
përshendetemi
rreze dielli
fjalët tua
vepra jote revolucion
që rritet e buzëqesh
Tito
diell i agimeve tona.
--
Për kontakt dhe reagime: letrat1@yahoo.com
Administrator: S. Guraziu
==================
Ja se çka më shkruan një njeri veprimtar, dashamirë i përpatimit dhe i lirisë, të cilin unë nuk e njoh:
I nderuar dhe shumë i rrespektuar K.Osmani?
07.08.2010
Më se i nderuari dhe shumë i rrespektuari z. Kadri Mani!
Kam derin t'ju shkruaj pak, shumë pak rreshta shkrimi, e bëj këtë meqë jeni njeri, burrë i fjalës dhe i besës dhe një atdhetar i denjë, prandaj për të kalue në esencën e letrës, ju dëshiroj parasegjithash shumë shëndet juve, gruas suaj dhe të gjithëve që ju rrethojnë.
Jam Ramadan Latifaj nga Hogoshti, një njeri i thjeshtë por që nuk rri kot, u shkruaj çdo ditë dëshmorëve, ngase të gjalllët janë të rrallë që më lënë mbresa të mira, kam huazuar edhe artikujt tuaj që keni shkruar aty-ketu për të pavdekshmit Rexhën e Nuhiun, kam bërë diçka për të gjithë që njoha unë dhe që i njeh kombi, por në veçanti për anasit e mi nga anamorava: Rexhën, Nuhiun, Haki Efendiun, Mulla Idrizin, Metush Krasniqin, Kadri Zekën, Isa Kastratin /që posa e lexova nje leter turpi që dikush juve ua paska shkruar dhe me la patext, ai kurre s'do të jetë hogoshtas për mendimin tim/ ... etj.
I kam dy faqe të thjeshta me autobiografi, poezi dhe ca foto për dëshmorët, ato i gjeni këtu:
www.besniku.publiku.com dhe
www.hogosht.publiku.com
Janë faqe të thjeshta por unë aty kam gjetë kohën dhe mundesinë pa ndonjë investim, të bëjë aq sa mundem.
Per ju, i nderuari dhe shumë i rrespektuari baca Kadri, njerëzit që unë i njoh, kanë një rrespekt të madh, aq të madh sa që me fjalë s'e pershkruajmë një jetë dot, lutëm që t'mos merreni me letra anonime të njerëzve të ligj, atyre që fshihen gjithkah, ju mbeteni frymëzim i atdhedashurisë, prandaj me këtë rresht ju përshëndes shumë vëllazerisht.
Ju përqafon,
Ramadan Selim Latifaj
Humoreskë
PSE SHQIPTARËT NUK KANË MEND
“Ali Horri është “faqezi” i vërtetë i humorit tonë, për dy dekada i ka dhënë ngjyrë
të veçantë jetës mediatike e kulturore në Kosovë.”-(Dr. Kujtim Rrahmani)
Horri & Morri
Nga Ali Ahmetaj
Një natë i dëshpëruar nga marrëzitë tona më lindi një ide e krisur: të bisedoj me Zotin. E hapa dritaren dhe me sa zë që kisha thirra:
-O Zot! Nëse, vërtet je diku në këtë gjithësi paraqitu. Vetëm një pyetje dua të ta bëj. Papritur, sa të mbyllësh e të hapësh sytë, përballë meje u shfaq ulur galuc një plak ngjyrë kaltër, i madh e i gjerë, pa në e fund.
-Ç’do o bir?- më pyti prajshëm. Ndosnës vetë e thirra, u stepa nga habia, sepse nuk e prisja. Por, shpejt e mora veten dhe i thashë:
-Pse, o Zot, ne shqiptarët nuk kemi mend?
-Hëm,- qeshi. –Sikur të mos ishte shqiptar.
-Pse?!- u habita.
-Ngaqë të gjithë shqiptarëve u është mbushur mendja top, s’di as vetë pse, ndnëse jam Zot, se janë populli më i mençur, më i urtë, më trimi, më...
-O Zot,- i ndërhyra,- ashtu shpeshherë them edhe unë. Ndonëse e di mirë, sese çfarë m*tash jemi. Po me këto fjalë duam t’i kompensojmë ato virtyte që nuk na i keni dhuruar.
-Ashtu, a?- u shti Zori, sikur nuk i di këto punë.
-Po,- i thashë.
-Po sikur të ishit të vetëdijshëm se nuk keni mend, do të mblidhnit. Sepse vetë kam thënë: Lyp të jepet, kërko gjen, trokit të hapet.
Këtu qëndron tragjedia jonë. Shtiremi se kemi mend ede për të shitur, kurse e dimë se nuk kemi mend as për veten dhe nuk lypim. Po unë të kam thirrur për të pyetur pse nuk na ke falur mend edhe neve.
-Mos e dramatizo çështjen!- u ngrys Zoti- çdo kujt i kam dhënë mend.
-Ani, ku i kemi? Cilën punë po e bëjmë me emend? Askush nuk mendon për mbarë! Kemi një çrregullim mental kolektiv. Duam t’ia hamë kokën njëritjetrit. Secili kundër secilit. Nuk kemi asnjë vizion. Nuk po ecim përpara.
Për një çast Zoti u zu ngushtë, pastaj ofshani:
-Oh bir! Më duhet të tregoj me keqardhje se vërtet nuk ju kam falur mend, sepse atë ditë që ju krijova ju shqiptarëve si komb, në punëtorinë time nuk më qëlluan men. Hajt, thashë me vete, se do t’ua jap nesër. Mirëpo, pastaj më dolën punë të tjera dhe ju harrova krejt. Kur më ra në mend se ju kam lënë pa mend, thashë ta shoh njëherë se si do të jetojë një popull pa mend.
-Po edhe popujve, që ju kam dhënë mend, nuk po veprojnë hiç me mend! Sepse nuk po i përdorin pothuajse kurrë mendtë. Shikoji serbët, rusët dhe sllavët në përgjithësi se si janë katandisur.
-Sllavët, krahasuar me ne, janë mirë boll,- i thashë. –Shtet kanë. Popujt fqinj i kanë gëlltitur, i kanë zhdukur. Tokat ua kanë marrë.
-Aspak nuk i kanë gëzur,- ndëryri Zoti,- Çka nuk fitohet ndershmërisht, të ktheht bumerang. Sllavët e hanë vetëm nga urretja ndaj popujve tjerë, Gjithlnjë janë në ankth të grabisin sa në shumë, gjithnjë druajnë se nuk se nuk kanë plaçkitur, nuk kanë eeëmbyer sa duhet. E tlrl historia e tyre është e përshkruar në lufta pushtuese, vllavrasëse, ideologjike...
Pastaj shikoji arabët se si i përshkon një patologji mostoleranca. Pastaj induset, se si jetojnë në një amulli, janë krejt tul pa eshtra. Të gjithë këta janë më të pamned se ju.
-Po katolikët de protestantët shih sa mirë po jetojnë, o Zot.
-Ata në shikim të parë duket se jetojnë mirë, falë marrëzive të popujve tjerë,- vazhdoi Zoti!- Po shikuar hollë e hollë ata i kanë punët më se keqi. Më shumë po vdesin se sa po lindin.
-Ani, pse, o burrë, e ke krijuar këtë botë me kaq kontradikta, vajtje?- shpërtheva unë me plot mllef.
-Botën e kam krijuar mjaft mirë, o bir, -Po njerëzit nuk po i përmbahen ligjeve, rendit, rregullit Tim. E kanë humbur lidhjen me Krijuesin, andaj e kanë humbur qetësinë shpirtërore. Më të lumtur të bën inteligjanca e shpirtit se e mendjes. Tash mjaft më. Të këshilloj që kurrë më tëmos e ngarkosh kokën me gjëra që s’mund t’i ndryshosh për të mirë. Merru me veten tënde, se ndryshe ferr do ta keshë në mendjen tënde, -u ngrrys Zoti dhe u zhduk.
(Ali Mehemetaj: “PSE SHQIPTARËT NUK KANË MEND”- Tregime humoristike, Prishtinë, 2008 f.4648.)
Nga të gjithë përçarësit e shpifarakët, më e zeza është banda e lëpushkës “Rimëkëmbja”
Verbëria e Bardhë apo Murtaja e Zezë e “Rimëkëmbjes”, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo sëmundje, duhet të shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse nuk është si ata, përse është i veçantë nga ata!?!
(Kadri Mani)
Nga Kadri Mani
Nga erdhi ky konstatim kategorik?- ngase kjo bandë e shkolluar prej profesorësh universiteti u paraqit me teori pompoze nacionaliste (mashtruese):
Rimëkëmbja është gazatë shqiptare, organ i partisë Rimëkëmbja Kombëtare.
Emblema me gjysmëshqiponjën e zezë që paraqet Shqipërisnë dhe me gjymën me flaka të kuqe që paraqet Kosovën në Zjarrin e luftës: përgjithësisht popullin e nënshtuar e të nëpërkëmbur shqiptar; e këta trimosha do ta rimëkëmbnin popullin dhe atdheun!!
Dhe e para e punës së tyre të zezë, kjo lëpushkë e neveritshme sa s’ka ku shkon më, do të lidh kontratë për mosgacmim me PS!! Do ta denigrojë deri në fund Shënderbeun e do ta ngrisë në zenit Hamzain!! Do ta denigrojë Nënën Terezë si spune e Vatikanit!! Do të njollosë Kastriot Myftarajn, Kadri Manin... e nuk do t’i lërë dy guarë bashkë!!
Tanimë ka kohë që kjo lëpushkë e neveritshme nuk është organ i askujt, ngase edhe partia është shuar!!
Lexuesit tanimë e dinë se ata nuk dolën kurrë në zgjedhje, ngase kurrë nuk arritën ta mbushin as një mikrobus anëtarësh!!!
Kurse tash aktualisht intriganti Hysamedin Feraj erdhi dhe u infiltruar në partinë e Vetëvendosjes!
------------------
LETËR
Zotni Kadri Osmani,
Jam i mahnitur për së keqi. Kurrë në jetën time nuk më ka rënë të lexoj shkrime shpifëse të cilat fyejnë dhe akuzojnë njeriun më rëndë sesa këto që lexova nga ata që shpifin kundër teje!... Si e ka guximin, kushdo qoftë, të akuzojnë dikë për vrasje pa ofruar asnjë dokument apo argument?! Unë personalisht jam pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 dhe 1981, çka do të thotë se isha në rrjedha të proceseve politike të zhvilluara në këtë periudhë të kundër shqiptarëve ngjana e regjimit kriminal të Beogradit. I kam njohur pakëz dëshmorët Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, një edhe dikë nga anëtarët e familjeve të tyre, i kam edhe vendas. Kurrë nuk më ka rënë të dëgjoj nga askush se Kadri Osmani është vrasës i tyre!?
Pse nuk shkruanin dhe flisnin më 1984 kështu, kur ata u vranë, por tani në kohën kur Kadri Osmani nuk do të shoqërohet më me ata të cilët e vazhdojnë rrugën e marksizëm-leninizmit enverist-stalinist!? Problem ky i tyre...
Më 1984 në disa numra të revistës “Zëri i Kosovës”patën shkruar me lavdërim për guximin stoik dhe patriotik të Kadri Osmanit, se si ai qëndronte i pathyeshëm para UDB-së dhe gjykatave Jugosllave. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë në kokë, nuk ee beson se Kadri Osmani shokët e vet të idealit atëherë i kishte mashtruar. Kur ne e dimë të gjithë se K. O. u dënua me burg edhe më 1984 dhe nuk u shpërblye nga armiku, i cili gjithsej e ka dënuar me 25 vjet burg, nga të cilat i ka vuajtur 17 vjet. Dhe sikur të mos shkatërrohej Pakti i Varshavës dhe të binte muri i Berlinit, kush e din edhe sa vjet burg do t’i vuante z. Kadri Osmani?
E kuptoj shqetësimin dhe ngarkesat psikike dhe shpirtërore të cilat ia kanë shkaktuar njerëz të papërgjegjshëm K. Osmanit.
Besoj tek drejtësia zvicerane se njerëzit të cilët kanë shpifë dhe gënjyer pa asnjë fakt do të marrin dënimin e merituar.
(Am 02.04.2005. Xhafer Lecaj, Kiesweg 8 D. 73257
Köngen Tel. 07024-805270.- e-mail: xhafer-leci@online.de)
“Gjahu i shtrigave, ishte në vlugun më të madhë të mundshëm, përdorimi i strategjisë, të mësuar më parë nga Stalini, se për të forcuar partinë, duhet luftuar pa kompromis armiqtë e partisë, edhe nëse nuk ka, duhet shpikur, tani kjo strategji kishte marrë hov të tmershëm, mjaftonte me ia vënë etiketën “informbiroist” dhe patjetër e shijonte burgun e Goli Otokut famëkeq. Ketë metodë Titoja e kishte filluar qëmoti, edhe pak para përfunimit të luftës, me Emin Durakun, Ramiz Cernicën, Rifat Berishën, Sulë Durmishin e shumë të tjerë në Kosovë, e që janë përshkrue në shumë libra me emër, data dhe vende, e që patjetër duhet lexuar, sepse ai që dëshiron të ketë frymëzim për të ardhmën, duhet ta njohë të kaluarën, së paku këtë të afërmën. Këta libra nuk janë shkruar, për ta nxitë njeriun për luftë. Por që së paku të mos bien në grackat e armikut, si u ka ndodhë gjeneratave para nesh. Së paku ta dallojnë besën prej pabesës.”[1]
Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
|
|
Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Nga Baki Ymeri
Para një jave, nga adresa elektronike e një ish-aktivisti të shërbimit të fshehtë të UDB-es jugosllave, arriti edhe në adresën tonë një pamflet me insinuata të montuara kundër patriotit të shquar kosovar, Kadri Osmani. Nuk është hera e parë kur ata që nuk janë në gjendje ta braktsin sherrin ballkanik për denigrimin e vlerave të demokracisë, dalin në fushë të mejdanit me një gamë shpifjesh, gënjeshtrash, trillimesh dhe montimesh të kurdisura për përçarjen e kombit në baza fetare apo politike. Kush janë ata që lehin kundër Zemrës Shqiptare dhe vlerave të larta të atdhedashurisë! Ata janë ata që s’janë (!?!). Ata janë ata që kanë qenë e kanë mbetur instrumente inkonshtiente të ultranacionalizmit që merren me të shkuarën në vend të ardhmërisë, breshka ballkanike që hapin varre duke e bërë mizën buallicë, mushka komuniste që kërkojnë lesh në lëvore veshë. Kadri Osmani është ai që ka thënë se më shumë vlen një kokë dashi se sa një kokë udbashi. Kadri Osmanin e njohim si një tribunë e mirëfilltë e atdhetarizmit shqiptar, gjithmonë në shërbim të atdheut dhe demokracisë, veteran dhe mbrojtës i zjarrtë i vlerave demokratike të Kosovës, editor i Shqipërisë Etnike, me një kontribut të jashtëzakonshëm për demaskimin e propagandave antishqiptare të Beogradit, dhe me një serë veprash, artikujsh dhe komentesh publike për fshikullimin e çapaçuleve të sëmura të pseudopatriotizmit enverist. Ja se ç’shkruajnë dashamirët e tij!
Gjergj Kabashi: Gëzim vëllai! Është e vërtetë se Kadri Osmani ka vuajtur shumë në burgjet serbe dhe është, pa dyshim, një ndër viganët e lirisë sonë, andaj pavarësisht se çka thotë ai ndonjëherë, ia qëllon a s'ia qëllon, atë nuk duhet lënduar dhe ai që e ofendon me një fjalë të vetme është barbar, primitiv, i lig, i dyshimtë a çka të duash! Madje në këtë vështrim edhe ato marrëzira që ia ka thënë dikush ndaj tij, janë të padurueshme andaj të kisha lutur që asgjë mos lësho në revistën tënde që e fyen dhe vë në dyshim veprën e tij gjigande atdhetare. Kishte shkruar edhe njëfarë Isë Hogoshti, pseudonim, duke trilluar mëkate të natyrës UDB-ashe, por ato janë krejt të pavërteta, miku im. E dij mjaft mirë natyrën e luftës speciale të hijeve të fshehta të shqiptarisë, andaj ruaje Kadri Manin nga fyerjet e ofendimet e mbeturinave të kriminelitetit komunist! (Norvegji, 15 janar 2009)
Gëzim Marku: Njerëzit kapen pas gjërave të vogla, kurse mua më interesojnë ato të mëdhatë. A e dini se Kadri Mani ka vuajtur 17 vjet nëpër burgjet serbe? A e dini se pse është dënuar? Vetëm imagjinoni se çdo të thotë! Kadri Mani është dhe do të mbetet një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzoni sot! (Angli, 14 janar 2009)
Agim Gashi: Miq të dashur! Pa u hap shumë në këtë propagandë të ndytë kundër Kadri Manit, marr guximin të shkruaj mendimin tim rreth tij dhe veprimtarisë së tij letrare dhe patriotike. Ju dikush që sot e sulmoni Kadriun, dikur kur Kadriu hante në pjatat e palara të burgjeve serbe, keni ngrënë në një tryezë me pjata porcelain, së bashku me armiqët e popullit! Eshtë çudi pse sulmohet ky njeri dhe pse kërkohet me çdo kusht koka e tij! Dihet mirëfilli se Kadriu i ka disa rrebe të tija, që ka dëshirë të sulmoj ndokend, por jo gjithmonë pa arsye, andaj dikujt nuk i pëlqen kjo dhe gjuhet në sulm. Mbrojtja më e mirë është sulmi! Më vjen keq për disa njerëz që bien në grackat e atyre spiujve që edhe në emër dhe email të dëshmorëve mundohen ta diskreditojnë njeriun i cili punon pa ndalë për të mirën e kombit ashtu si di, mirë apo keq ai punon dhe nuk ndalet. Duke marrë parasysh vitet e burgut që ka kaluar Kadri Mani në kazamatet sllave, është dobësi tani të kërkohet linçimi i tij sipak kutit sllav me metoda udbeske të cilat dikush i ka hangër me shpinë e dikush ka hangër nga to!
Ta sulmosh Kadri Manin, jo që është çmenduri por edhe një budallallëk që nuk lahet as me ujin e Drinit! Fundja sa është Kadri Mani "kundër" dy figurave të kombit, ai e ka treguar me vepër duke ua dedikuar që të dyve nga një libër, duke u shkruar poezi e artikuj. A nuk është absurde tani të sulmohet njeriu i ilegalës së orëve të para duke rënë në grackat e udbashëve dhe spiujve ordinerë! Si mund ti besohet një letre të një personi i cili shfrytëzon e-mailin e dëshmorit të kombit dhe emrin e Tij për ta diskredituar njeriun! Por më absurde më duket se si bien njerëzit në grackat e të tillëve?! Këto përçamje të cilit do prej nesh nuk qojnë në rrugë njerëzore, civilizuese e as patriotike. Njerëzit që në shpirt kanë vetëm sensin e grindavecit nuk mund të jenë njerëz normalë e as të punojnë dhe veprojnë për të mirën e kombit e atdheut.
Toleranca është vyrtyt të dashur miq. Falja e rritë njeriun dhe e bë atë me plotkuptimin e fjalës njeri. Kujtoni pajtimet e gjaqeve të vitit ´90-të. Cilët ishin heronjët e atij aksioni? A vallë mos ishim ne që vraponim odë me odë e fshat më fshat për të pajtuar? Jo të dashur miq! Heronjët ishin ata që falnin se po mos të falnin ata ne do kishim bredhë së koti. Andaj aperloj tek të gjithë Ju të dashur miq: Bëhuni tolerant, falni gabime, falne mikun, mos shiqoni të nxirrni dhjam nga pleshtat për ta dikredituar njeriu që dha për atdheun aq sa nuk pati më. Mos u besoni njerëzve anonimusa, me adresa të rrejshme, me emra të huaj sepse fundja armiku është duke punuar të na përçajë bile më shumë se kurrë. Ata e dinë se përçarja është fitore e tyre, e atyre që na vranë e torturuan, e atyre që na hodhën tritole edhe në shtëpija e në shtretërit e fëmijëve tanë. Qumshti kur gufon ai derdhet dhe qelbet nga djegja! Me shpresë se njëri tjetrit do i kërkoni falje, do ia shtrini dorën si vëllau/vllaut, Ju përshëndes duke Ju sugjeruar për maturi njerëzore e civilizuese! (Gjermani, 14 janar 2009)
Dardan Drenica: Shumë i nderuari Baki! Interesant ky pseudopatriot! Nuk e besoj se është nga Lugina e Preshevës ashtu siç shkruan ai! Kjo farë enveriste është mësuar me gjuajt gurin dhe me mesheh doren. Askush me mire se vete Kadriu nuk ka mundesi me dite se kush mshifet prapa ketij pseudonimi. As Kadriu nuk e ka leht me dite, sepse keta jane njerez te sigurimeve cilet kane mbledh materiale dhe dine shume per secilin prej nesh, por mjerisht edhe ato qe i dine i krehin dhe montojne sipas deshirave te tyre, gjithnje duke vepruar sipas stilit komunist te vendeve te diktatures. Me pelqeu shume letra e Gjergj Kabashit qe i kishte shkruar Gëzim Markut. Me kete intervenim ka treguar se eshte burre dhe e thote te verteten, edhe kur eshte ne pyetje familja e tij. Te lutem mos heshtni por perkrahne Kadriun i cili ka punuar shume per interesat e ceshtjes sone kombetare! Mjerisht per Kadriun nuk eshte kujdes asnje institucion i Kosoves. Ai sot jeton ne nje gjendje hiq te mire shendetesore dhe materiale. Une perpos punes qe bej per cdo dite, kam edhe shume halle tjera, pra nuk kam kohe te shkruaj. Asnjehere mos u bazo ne ato qe shkruan nje sigurims! Ai p.sh. mund te shkruaj se eshte nga Presheva, nga Lushnja apo Gjirokasta, por mund te jete nga Prishtina. (Zvicër, 16 janar 2009)
[1] Mjedi Asllani: NGA SKËTERRA PËRMES LUFTËS NË KRENARI, dorëshkrim.
Lexoni e (mos) besoni!
KADRI MANI: DERI NË VDEKJE KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR!
27 maj 2003 / "RIMEKEMBJA" / Hysamedin FERAJ
Këto ditë ëshë aktivizuar në vijën tradicionale serbofile shqiptare veçanërisht Kadri Mani i cili ka paraqitë gati një program të plotë serbofil për shqiptarët. Por para se të hyhet në analizën e arsyetimeve dhe "programit" të tij, është mirë të jepet një mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për të dalluar serbofilin shqiptar nga rrymat e tjera politike shqiptare.
Në mendimin dhe veprimin politik gjatë shekujve shqiptarët i ka nda një çështje themelore: bashkëpunimi me të tjerë, qofshin edhe pushtues, kundër pushtuesve serbë e grekë, apo bashkëpunimi me pushtuesit serbë e grekë kundër pushtuesve të tjerë.
Në mendimin dhe ligjërimin shqiptar ata që kërkonin bashkëpunim me serbët e grekët kundër të tjerëve janë emërtuar përkatësisht serbofilë e grekofilë. Termat janë analitik, për të shënuar këtë ndarje në pjesët e veta (analizë = zbërthim, ndarje në pjesë. "Analitik" këtu përdoret = për të nda, veçuar, dalluar, zbërthyer në pjesët që e përbëjnë mendimin shqiptar si të tërë). Përballë serbofilëve e grekofilëve ka qëndruar veçanërisht mendimi nacionalist shqiptar që konsideronte armiq kryesor të shqiptarëve pikërisht serbët e grekët dhe bashkëpunonte gati me këdo tjetër që mund të përdorej kundër këtyre armiqëve, ndërsa i vetmi bashkëpunim që nuk mund të legjitimohej me asnjë argument ishte bashkëpunimi me serbët e me grekët.
Argumentet përmbajtësore serbofile pse duhet bashkëpunuar me serbët kanë qenë e janë të pafund. Por për të dalluar serbofilin nuk është e nevojshme të hyhet në kuptimin, interpretimin dhe analizën e çdo argumenti. Serbofili mund të dallohet lehtë nga lloji i argumentit që kërkon, për të cilin e lodhë mendjen, për të cilin punon krejt pavarësisht nga përmbajtja e argumentit, nga sa është i vërtetë apo i gabuar, i bazuar në fakte apo i trilluar etj. Serbofili dallohet sepse kërkon, e vret mendjen, thotë të vërteta apo sajesa për të argumentuar se duhet bashkëpunuar me serbët dhe për të legjitimuar bashkëpunimin me ta. Serbofili merret vesh pa thënë asgjë tjetër, sapo fillon të argumentojë nevojën, drejtësinë etj., të bashkëpunimit me serbët, veçanërisht me "serbët e mirë". Për disa "serbë të mirë" ëshë pozita, për disa opozita, për disa një grup opozitar por jo tjetri, për disa "serbë të mirë" janë bizinismenë të ndryshëm etj.
Artikulli i Manit duket se është shkruar kundër meje personalisht dhe përmban shumë mallkime personale. Si i tillë nuk do të kishte asnjë vlerë për përgjigje publike. Por pamja personale i është dhënë vetëm si formë për të shprehë disa ide politike serbofile. Prandaj këtu do të analizohen këto ide që nuk janë vetëm të Manit por qarkullojnë në disa qarqe shqiptare dhe se në Kosovë këto qarqe i janë ngjitë veçanërisht LDK-së. Prandaj këtu do të shqyrtohen idetë që janë të rëndësishme për kombin në përgjithësi dhe jo mallkimet personale.
E veçanta e Kadri Manit është se secilën herë e më shumë ka filluar të flasë në emër të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës dhe programin e vet serbofil ta paraqes si program të LDK-së dhe Rugovës dhe të ngulë këmbë se idetë e tij janë ide të LDK-së dhe Rugovës. Ai lë të kuptohet se LDK dhe Rugova kanë një program të fshehtë krahas atij publik që synon t’i kundërvihet idesë së bashkimit kombëtar shqiptar dhe afrimit me Serbinë kur atje të vijë në pushtet "opozita e mirëfilltë".
Vetë Kadri Mani është një ish-i burgosur i regjimit jugosllav, mjaftë i vuajtur nën atë regjim, por nga shkrimet del se është edhe mjaft i dëmtuar mendërisht dhe emocionalisht, ndoshta pikërisht nga këto vuajtje. Si të tillë, LDK dhe Rugova nuk mund ta ndalojnë Manin të flasë në emër të tyre, por LDK dhe Rugova, drejtpërdrejtë dhe/ose përmes "zëdhënësve" (këshilltarëve, analistëve, opinionistëve etj.) të njohur si përfaqësues të saj duhet të distancohen publikisht nga idetë e tij, përndryshe mbetet të besohet se idetë e Manit janë ide, mendësi dhe program politik i LDK-së dhe Rugovës. Në qoftë se idetë, ndjenjat dhe mendësitë e Kadri Manit janë program politik i LDK-së dhe/ose Rugovës, atëherë LDK, programi dhe kryetari i saj janë parti serbofile dhe më e rrezikshmja për shqiptarët.
Ndër idetë dhe ndjenjat e programit politik të Manit që thotë se ëshë edhe i LDK-së dhe Rugovës mund të dallohen edhe: 1. Jo deri në vdekje bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe zgjidhjes së asaj që është e njohur si çështje shqiptare; 2. Populli i Shqipërisë është i keq dhe nuk mund të reformohet; 3. Populli serb është i mirë dhe mund të reformohet shpejt; 4. Kurrë luftë të armatosur kundër pushtuesve serbë; 5. Marrdhëniet me Serbinë ose si me Shqipërinë ose fare; 6. Papranueshmëria e paanësisë partiake dhe anësisë kombëtare.
Kadri Mani përgjigjet në mënyrë retorike se unë nuk e ditkam që në politikë puthja ëshë kafshim (trepca.net. 11.05.2003). Dhe vërtetë, unë e di vetëm se në politikë puthja mund të jetë edhe kafshim. Por nuk është gjithnjë vetëm kafshim. Në politikë, puthja mund të jetë edhe puthje dhe madje ‘kafshimi’ mund të jetë puthje. Sidoqoftë, edhe për ata që nuk e dinë Mani ka dhënë vetë një shembull se puthja në politikë mund të jetë edhe kafshim: duke u heqë sikur po e puthë LDK-në dhe Rugovën, Kadri Mani del se po përpiqet t’u bëj atyre një nga kafshimet më helmuese. Në termat e puthje/kafshimit "kafshimi", kritikat shpesh të ashpra që u kam bërë unë LDK-së dhe Rugovës, PDK-së dhe Thaçit, AAK dhe Haradinajt etj., etj., ka qenë "puthje", ndërsa "puthjet", mbrotja nga kritikat e mia që u bën Mani atyre kanë qenë kafshim. Por kafshimi përmes puthjes është kuptimi që ka Mani për politikën.
I. Deri në vdekje kundër bashkimit kombëtar!
Ideja dhe ndjenja më e rëndësishme e Kadri Manit është kundërshtimi, njëlloj si nacional-shovinizmi serb e grek, i kërkesës së përherëshme shqiptare për bashkim kombëtar, për korigjimin e padrejtësisë dhe dëmit që u është bërë shqiptarëve duke i coptuar trojet dhe trupin kombëtar shqiptar, duke i dobësuar kështu në burimet njerëzore, materiale dhe në rëndësinë ndërkombëtare, të gjitha këto burime të fuqisë së një kombi. Rrjedhojat kanë qenë ato që dihen: pafuqia e shqiptarëve, pamundësia e zhvillimit, mungesa e rëndësisë ndërkombëtare të secilës prej pjesëve të marra veças, dhe të kombit shqiptar marrë në tërësi. Megjithkëtë: "unë personalisht, shkruan Kadri Mani, që një jetë kam luftuar për bashkim kombëtar, edhe për 50 vjet nuk e dua bashkimin me Shqipërinë, por vetëm Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane, pikërisht sikur që e ka thënë strategu ynë, Kryetari diplomat Dr. Ibrahim Rugova" (trepca.net. 11.05.2003).
Në këtë pohim dhe dëshirë shprehet shumëçka. Por tri momente bijnë veçanërisht në sy:
Së pari, Mani vendos një afat probabiliteti parashikues prej 50 vjetësh për bashkimin kombëtar. Kadri Mani tani është mbi 60 vjeç, me sa e njoh unë, dhe nuk e njoh pak, me një shëndet mjaft të dëmtuar (fizik, mendor dhe emocional) ndoshta nga vuajtjet nën ish-regjimin jugosllav. Duke marrë parasysh këtë fakt dhe jetëgjatësinë mesatare të njeriut që në vendet më të zhvilluara është rreth 70 vjetë, megjithëse i uroj jetë të gjatë, ka pak probabilitet (mundësi) që Kadri Mani të jetojë edhe 50 vjetë për ta parë bashkimin kombëtar. Në qoftë se vetë Mani nuk beson me siguri të madhe se do të kaloj moshën 110 vjeç, atëherë del se me vetëdije dhe duke bërë këtë llogari probabiliteti, bashkimin kombëtar nuk do ta shoh së paku për të gjallë të vetë. Prandaj ai nuk e dëshiron bashkimin kombëtar të shqiptarëve edhe 50 vjet, sa të jetë gjallë, sepse probabiliteti për të jetuar edhe pesëdhjetë vjetë është mjaft i vogël (në qoftë se shkenca ndërkohë nuk bën ndonjë zbulim shumë të madh). Mbas vdekjes, me sa del nga dëshira dhe llogaritjet e tij, Mani pajtohet me fatalitetin se bashkimi kombëtar i shqiptarëve edhe mund të bëhet. Por atëherë, pas vdekjes së tij, pak rëndësi ka për te dhe nuk ka si ta pengoj. Për Manin del se kryesore është që bashkimin kombëtar të shqiptarëve të mos e shoh sa të jetë gjallë.
Së dyti, në këtë fjali Mani thotë edhe se "një jetë kam luftuar për bashkim kombëtar", ndërsa tani nuk e dëshiron. Me sa e njoh unë, dhe prapë them se nuk e njoh pak,mund të jetë kështu është. Edhe pse si marksist-leninist dhe me ideologjinë enveriste që është provuar si mjaft antikombëtare shqiptare, Kadri Mani, ashtu si shumë marksistë-leninistë dhe enveristë të Kosovës nën atë ideologji dhe metodë (revolucionare-staliniste) edhe mund ta ketë synuar bashkimin kombëtar. Ndryshimi i mendimit dhe qëndrimit, braktisja e "një jete" të tij mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme: a) Mani ka luftuar për bashkimin kombëtar një jetë, kur bashkimi kombëtar ishte i pamundur, ndër të tjera, për shkak të stabilitetit të sistemit politik botëror në periudhën e bipolaritetit, luftës së ftohtë dhe "ekuilibrit të frikës" siç janë karakterizuar rreth pesë dhjetëvjeçarët e mbas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të thotë se ai ka luftuar për bashkimin kombëtar, sepse e dinte se nuk mund të realizohet. b) Tani ka ndryshuar mendim dhe është kundër bashkimit kombëtar sepse secilën herë e më shumë në sistemin politik botëror dhe mbrenda vetë shqiptarëve po krijohen rrethana që e bëjnë mjaft të madhe dhe të qartë mundësinë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Kjo do të thotë se Mani është kundër bashkimit kombëtar sepse e di se tani mund të realizohet dhe pikërisht kjo ka krijuar shqetësim të madh tek nacional-shovinizmi serb e grek dhe, natyrisht, tek Kadri Mani. Kur bashkimi kombëtar ishte i pamundur lufta për bashkim kombëtar, sidomos nën ideologjinë staliniste-enveriste nuk përbënte ndonjë shqetësim për nacional-shovinizmin serb e grek. Ndërsa tani lufta për bashkim kombëtar të shqiptarëve është bërë shqetësim i vërtetë për ta. c) Në të dy rastet del se Kadri Mani vepron si provokator politik. Ose sepse është provokator profesionist dhe i vetëdijshëm. Ose për arsye të ç’rregullimeve psiqike.
Së treti, kundërshtimin e bashkimit kombëtar sa të jetë jeta Mani e paraqet si ide të Ibrahim Rugovës, se, sipas tij, Mani dhe Rugova, Rugova dhe Mani mendojnë njëlloj: "edhe për 50 vjet nuk e dua bashkimin me Shqipërinë, por vetëm Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane, pikërisht sikur që e ka thënë strategu ynë, Kryetari diplomat Dr. Ibrahim Rugova".
Shumë mbështetës dhe votues të LDK-së dhe Rugovës qëndrimet e tyre i kanë marrë si shkallëzim i procesit, e mbështesin LDK-në dhe Rugovën sepse mendojnë se pavarësinë e shohin vetëm si hap drejt bashkimit. Por në qoftë se LDK dhe Rugova nuk e duan bashkimin sa të jenë gjallë, atëherë del se janë të gabuar dhe se Mani është ndër të rrallët që e ka kuptuar saktë LDK-në dhe Rugovën si kundërshtarë të bashkimit kombëtar. Sidoqoftë çka na dallon mua dhe Manin është qëndrimi ndaj bashkimit: unë e shoh dhe pranoj pavarësinë e Kosovës si fazë kalimtare kah bashkimi kombëtar, ndërsa Mnai dëshiron vetëm Kosovën e pavarur, por kundërshton bashkimin kombëtar. (Dhe për ironi boton një revistë "Shqipëria Etnike").
Në çdo rast u takon Rugovës, LDK-së, "lëdëkëistëve" dhe "rugovistëve" të deklarohen publikisht nëse pajtohen qoftë edhe në heshtje se nuk e duan bashkimin kombëtar sa të jenë gjallë, edhe 50 vjetë, siç deklaron për ta Kadri Mani, apo se këto nuk janë njëkohësisht edhe qëndrime të LDK-së si parti politike, të Rugovës si kryetar partie, si kryetar shteti, si qytetarë dhe si shqiptar.
Analiza nga një pozicion jashtë LDK-së nuk lejon një përfundim të sigurtë nëse Mani ka të drejtë e thotë të vërtetën, apo kjo është puthja përmes të cilës përpiqet ta kafshojë LDK-në duke e paraqitë si një parti shqiptare që u është bashkuar nacionalizmave serb e grekë kundër krijimit të Shqipërisë Etnike.
Disa të dhëna si fjalitë barazuese që përdorë Rugova për Serbinë dhe Shqipërinë (si "të hapur njëlloj si ndaj Serbisë edhe ndaj Shqipërisë", "të pavarur njëlloj si nga Serbia edhe nga Shqipëria"), ftohtësia në marrdhëniet me udhëheqjen politike të Shqipërisë etj., megjithëse nuk nënkuptojnë me domosdoshmëri logjike, mund të interpretohen si përcaktim i LDK-së kundër bashkimit kombëtar shqiptar. Pikërisht këto qëndrime, dhe pikërisht kështu i ka kuptuar dhe interpretuar Kadri Mani qëndrimet e LDK e të Rugovës, prandaj ai qëndrimet e veta i paraqet si qëndrime të LDK-së dhe Rugovës. Pra, një rrymë politike në Kosovë ftohtësinë e Rugovës me udhëheqjen e Shqipërisë e ka kuptuar si urrejtje të Rugovës ndaj Shqipërisë dhe në emër të Rugovës nxitë nëpër Kosovë jo urrejtjen ndaj udhëheqjes por ndaj vetë Shqipërisë. Këta njerëz janë bashkuar me LDK-në dhe Rugovën nga urretje që kanë ndaj Shqipërisë dhe bashkimit kombëtar dhe që mendojnë se tek LDK dhe Rugova gjejnë veten.
Disa të dhëna të tjera dëshmojnë se LDK dhe Rugova ende janë largë mendimeve të Kadri Manit. Kështu p.sh. që në fillimet e jetës së vet, në fillimet e viteve ’90, LDK ka shpallë tri opcionet e zgjidhjes së çështjes së Kosovës si pjesë e çështjes shqiptare, në varësi të ecurisë së rrethanave, në të cilat përfshihej edhe bashkimi kombëtar si zgjidhje e dëshirueshme. Deri tani, publikisht asnjëherë nuk e ka përjashtuar këtë opcion as përjetësisht dhe as për pesëdhjetë vjet. Edhe tani, mbas shumë vitesh gazeta që është më së afërmi me LDK-në dhe Rugovën, "Bota Sot", dhe në të cilën shkruajnë shumica e rugovistëve madje fanatikë është gazeta që u ka dhënë më shumë hapsirë se gjithë gazetat e tjera të mëdha (por më të vogla se ajo) ideve nacionaliste shqiptare, idesë së bashkimit kombëtar të shqiptarëve, është qortuar më së shumti se nxitë urrejtje ndërnacionale d.m.th. urrjetje ndaj serbëve etj. Ftohtësia e Rugovës me udhëheqjen politike të Shqipërisë është ftohtësi me udhëheqjen por jo me Shqipërinë dhe mund të interpretohet si revoltë pikërisht pse kjo udhëheqje është kundër bashkimit kombëtar dhe nacionalizmit shqiptar përgjithësisht. Kur mbahen parasysh këto fakte del se Mani nuk duhet të jetë i sigurtë se qëndrimet dhe ndjenjat e tij janë të njëllojta me të Rugovës dhe LDK-së.
Sidoqoftë është pikërisht (1) ekzistenca e të dhënave që dëshmojnë se rreth LDK janë afruar edhe njerëz dhe grupe shqiptare armiqësore ndaj idesë së bashkimit kombëtar shqiptar dhe se (2) me disa qëndrime LDK dhe Rugova bëhen vetë tërheqës për këto grupime që e bën të domosdoshëm një përcaktim më të qartë të LDK-së ndaj çështjes së bashkimit kombëtar. Nga ndjekja e qëndrimeve të deritashme të vetë LDK-së dhe Rugovës del se rreth kësaj partie mund të mblidhen dhe janë mbledhë të ty palët: ata që e duan bashkimin kombëtar, dhe ata, si Kadri Mani, që nuk duan ta shohin bashkimin kombëtar sa të jenë gjallë. Se cila është e vërteta i takon LDK-së dhe Rugovës të deklarohen para antarësisë dhe kombit të vet. Se do të bëhet parti e kundërshtarëve të bashkimit kombëtar apo e bashkimit kombëtar, se do të bashkohet me projekte e faktorë ndërkombëtar që kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë etnike apo me projekte e faktor ndërkombëtar që punojnë për krijimin e shteteve etnike në Ballkan duke përfshirë edhe shtetin shqiptar etnik është çështje e saj, ndaj të cilës të tjerët do të mbajnë qëndrimin e vetë.
Tani për tani mund të thuhet vetëm se Kadri Mani shpallë se është kundër bashkimit kombëtar sa të jetë gjallë, kundër bashkimit kombëtar deri në vdekje, dhe se ky është mendim edhe i Ibrahim Rugovës.
II. Populli i Shqipërisë është i keq!
Vendosmëria deri në vdekje e Kadri Manit kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve mund të shpjegohet me acarimin e tij nga konstatimi se tani secilën herë e më shpejtë po krijohen rrethana ndërkombëtare që çojnë pandalshëm kah krijimi i Shqipërisë Etnike d.m.th. bashkimi kombëtar. Ndryshe është vështirë të shpjegohet se pse Mani që ka luftuar, siç thotë për veten, një jetë për bashkimin kombëtar kur nuk ishte i mundur del kundër kaq vendosmërisht tani që është i mundur.
Sidoqoftë vetë Mani jep një shpjegim tjetër: nuk e dua bashkimin kombëtar, që përfshinë edhe bashkimin e Shqipërisë sepse populli i Shqipërisë është i keq. Dhe se shteti shqiptar është kuisling.
Për popullin shqiptar në Shqipëri Kadri Mani jep dy karakteristika: 1. Është popull i prishur; 2. Nuk mund të ndreqet shpejt (së paku edhe 50 vjet). Mani shkruan se nuk duhet shpresuar se: "ashtu shpejt, fët e fët, do të ndreqet një popull i prishur dhe i shtypur çnjerëzisht nga diktatura enveriste-fashiste 50-vjeçare" dhe se prandaj "ja ku po ta them troq unë personalisht... edhe për 50 vjet nuk e dua bashkimin me Shqipërinë (trepca.net. 11.05.2003).
Të dy këto pohime të Manit për popullin në Shqipëri janë shumë problematike në pikëpamje të mendimit racional.
Së pari, kur u vunë kufitjë në vitin 1913 me sa tregojnë historianët e të gjitha prejardhjeve në Konferencën e Londrës janë diskutuar lloj-lloj kriteresh, por vetëm një kriter nuk është diskutuar kurrë dhe nga asnjë përfaqësues i ndonjërës prej Fuqive të Mëdha: vendosja e vijës së kufirit sipas mirësisë së shqiptarëve, që në njërën anë të kufirit të lihen vetëm shqiptarët e mirë dhe në anën tjetër vetëm shqiptarët e këqinjë. Prandaj është e pamundur që kufiri i ka nda shqiptarët e mirë nga të këqinjtë, duke lënë në Shqipëri vetëm shqiptarët e këqinjë, ndërsa në Kosovë vetëm shqiptarët e mirë ose e kundërta. Prandaj në të dy anët e kufirit gjenden njerëz që janë politikisht të njëllojtë. Kështu p.sh. Kadri Mani në Kosovë është njëlloj si Fatos Nano në Shqipëri: të dy e urrejnë njëlloj bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe, deri sa të dy nuk gjejnë shqiptarë të mirë në anën tjetër të kufirit, kërkojnë "serbët e mirë" me të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë.
Së dyti, a) vetë Kadri Mani "një jetë", atëherë kur luftonte për bashkim kombëtar, ka qenë "i prishur", "enverist-fashist" njëlloj si populli shqiptar në Shqipëri. Tani do t’i bindë të tjerët se ka ndryshuar dhe është ndrequr, "ashtu shpejt, fët e fët", ndërsa për popullin shqiptar në Shqipëri e quan të pamundur që të ndryshojë e të ndreqet "ashtu shpejt, fët e fët". b) Pastaj, në qoftë se me popull "i prishur" në Shqipëri kupton popull që nuk e do bashkimin kombëtar, nuk e do Kosovën etj., atëherë del se Kadri Mani është njëlloj "popull" i prishur, sepse edhe ai nuk e do bashkimin kombëtar, nuk e do Shqipërinë etj. c) Për më tepër, po të kemi parasysh "rastin Kadri Mani" del se regjimi "enverist-fashist" nuk i prishte njerëzit në pikëpamje nacionaliste sepse kur Mani ka qenë enverist luftonte për bashkim kombëtar, ndërsa tani që qenka "ndreqë" dhe qenka bërë "rugovist" qenka bërë edhe antinacionalist shqiptar dhe paska dalë kunër bashkimit kombëtar. d) Po ashtu, është vështirë të besohet se gjithë populli në Shqipëri qenka prishë për 50 vjetë të sundimit "enverist" sepse edhe vetë Enveri ndonëse pretendonte se e ka krijuar "njeriun e ri" ankohej se ka ende njerëz me mbeturina borgjeze, revizioniste, nacionaliste, fetare etj. Kështu që Kadri Mani mund të gjejë edhe në Shqipëri njerëz me pikëpamje joenveriste dhe madje antienveriste shumë më të theksuara se të tijat dhe nuk duhet të besoj se regjimi enverist ia ka arritë plotësisht qëllimit për krijimin e "njeriut të ri". e) Dhe më tej, Kadri Mani edhe sot pajtohet me Enver Hoxhën se nuk duhen ndryshuar kufijtë, se nuk duhet kërkuar e realizuar bashkimi kombëtar, se duhet të gjejë "serbët e mirë" për të bashkëpunuar me ta etj., etj.
Në fund, se ç’përmend edhe një frazë pa kuptim se: "të kërkosh "bashkim" artificial sot, praktikisht don të thotë ta injorosh procedurën gjermane, dhe si rezultat, të mos bashkohesh kurrë!!". Se çka do të thotë me "procedurë gjermane" s’ka njeri që e merr vesh. Për gjermanët dita e rënjes së komunizmit ka qenë njëkohësisht edhe dita e bashkimit kombëtar të tyre. Gjermanët nuk pritën 50 vjetë mbas rënjes së komunizmit për t’u bashkuar me pretendimin se dy Gjermanitë kishin jetuar në sisteme të ndryshme. Ndërsa Kadri Mani e "injoron procedurën gjermane" dhe nuk kërkon që dita e rënjes së komunizmit të ishte edhe dita e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, por kërkon të kalojnë edhe 50 vjet të tjera para se të bashkohemi. Në qoftë se Mani me "procedurë gjermane" do të thotë se Gjermanitë janë bashkuar mbasi kanë jetuar ndaras 50 vjetë, atëherë shqiptarët e kanë plotësuar dhe tejkaluar këtë procedurë. Gjermanët jetuan ndaras se i ndanë kundër vullnetit dhe jo me dëshirë dhe shqiptarët kanë jetuar për këtë arsye ndaras jo 50 por tanimë 90 vjet duke e përmbushë kështu procedurën gjermane në këtë kuptim. Në fund, në qoftë se me "procedurë gjermane" kupton se kanë jetuar disa vite në sisteme të ndryshme dhe duhet të kalojnë disa të tjera deri sa të bashkohen, atëherë shqiptarët po ashtu e kanë të plotësuar procedurën gjermane: dallimet ndërmjet sistemit socialist gjermanolindor dhe kapitalist gjermanoperëndimor kanë qenë shumë më të mëdha se ndërmjet Shqipërisë e Kosvës mbasi këto, të dyja, Kosova dhe Shqipëria kanë jetuar në regjime socialiste. Por "procedura gjermane" megjithë dallimin e madh ndërmjet sistemeve dhe ideologjive nuk u kërkonte gjermanëve të presin për bashkimin por u bashkuan menjëherë. Ndërsa Mani e injoron plotësisht "procedurën gjermane" duke kërkuar shtyrjen e bashkimit kombëtar për dekada.
Argumenti i dytë pse Mani nuk e do bashkimin kombëtar thotë sepse ky shtet është kuisling: "ne vetë kosovarët demokratë, nuk e duam bashkimin me Shtetin Kuisling të Tiranës tiranike: tiranike edhe në politikë dhe edhe në shkencë". Prap Mani zbaton konceptin e tij për politikën sipas të cilit puthja është kafshim dhe zbaton ndaj LDK-së e Rugovës teknikën e tij të puthje-kafshimit: përcaktimin e tij kundër bashkimit kombëtar ua mveshë demokratëve: "ne vetë kosovarët demokratë...". Natyrisht u takon LDK-së dhe Rugovës të qartësojnë publikun nëse kundërshtimi i bashkimit kombëtar dhe me këtë argument është përcaktimi i tyre politik dhe programor dhe nëse "demokratët" do të bëhen simboli i kundërshtimit të bashkimit kombëtar. Në pikëpamje të mendimit dhe moralit politik ky argument i Manit është i gabuar.
Në pikëpamje të mendimit një shtet nuk mund të jetë kuisling. Ose thënë ndryshe, kuislinge mund të jetë një qeveri, por jo një shtet. Mirëpo, Mani vazhdon ta barazoj Shqipërinë me udhëheqjen ose me udhëheqësin politik, siç e barazonte dikur Shqipërinë me Enver Hoxhën edhe tani e barazon Shqipërinë me Fatos Nanon ose qeverinë e tij. Dhe sipas tij, meqenëse qeveria e Nanos është kuislinge, atëherë Shqipëria, shteti shqiptar është kuisling. a) Mirëpo konceptualisht dhe mendërisht shteti nuk është i barabartë as me qeverinë e vet dhe aq më pak me një udhëheqës politik sado i fuqishëm dhe vendimtar të jetë ky person. Udhëheqësit ndërrohen, vdesin, qeveritë ndryshohen etj., ndërsa shteti mbetet. Nga ana tjetër shteti mund të shpërbëhet ndërsa udhëheqësi mund të mbetet udhëheqës në njesinë e re politike p.sh. në rastin e bashkimit në një federatë, konfederatë etj. b) Edhe vetë Kadri Osmani kur ishte marksist-leninist (enverist) bënte dallim ndërmjet udhëheqjes politike dhe popullit, ndërmjet njesisë politike dhe qeverisjes, bënte pikërisht dallimin ndërmjet qeverisjes kuislinge dhe popullit jokuisling të po asaj njesie politike. Kështu p.sh. udhëheqjen politike dhe qeverisjen e Kosovës nga titstët, Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin etj., i quante qeverisje nga kuislingët dhe këta kusilingë, por Kosovën dhe popullin e saj nuk i quante kusilinge. Ndërsa tani meqenëse Fatos Nano është kuisling, Mani e quan kuisling vetë shtetin shqiptar. c) Nga fakti se qeverisja dhe qeveritarët në regjimin titist sipas Manit ishin kuislinge nuk e nxirrte përfundimin moral se Kosova dhe populli i saj nuk duhen dashur. Përkundrazi Mani, ashtu si çdo njeri tjetër që ka ndjenja dashurie për vendin dhe popullin e vet nga fakti se Kosova dhe populli i saj gjendeshin nën një qeverisje dhe udhëheqje kuislinge nxirrte përfundimin se duhen dashur edhe më shumë sepse po vuajnë nën një qeverisje kuislinge, se duhej sakrifikuar edhe jeta për ta çliruar popullin nga kjo qeverisje etj., megjithëse nuk mund të thuhet se për këtë e kishte përkrahjen e gjërë të popullit. Sipas kësaj logjike në qoftë e Mani konsideron se në Shqipëri sundon një qeveri dhe udhëheqje politike kuislinge do të duhej t’i shtohej edhe më tepër dhembshuria dhe dashuria për popullin e Shqipërisë, të përpiqej ta çlironte nga qeveria kusilinge etj., dhe jo ta urrente vetë popullin dhe shtetin shqiptar aq sa të braktisë një jetë të veten të luftës për bashkim për t’iu kushtuar pengimit të bashkimit sa të jetë gjallë.
Mani do të le përshtypjen se që kur është "ndrequr" ashtu shpejt dhe fët e fët, pra që kur është bërë "rugovist", "demokrat" etj., e kanë lënë edhe mendtë, dua të them e ka lënë edhe mendimin që dikur e kishte, ka braktisë edhe dallimin konceptual-mendor ndërmjet koncepteve "shtet" dhe "qeveri" që dikur e dinte dhe që është një dallim shumë i rëndësishëm për marrjen me mendimin politik. Mirëpo hipoteza se "e kanë lënë mendtë" që dikur i ka pasë nuk qëndron plotësisht sepse kur është fjala për Serbinë ende vazhdon të bëj dallimin ndërmjet qeverisjes në Serbi dhe popullit serb, se sado t’i cilësoj qeverisjet serbe si fashiste, shoviniste etj., nuk e quan njëkohësisht edhe popullin serb fashist, shovinist etj., etj., por shpreson tek ai.
III. Populli i Serbisë është i mirë!
Derisa populli në Shqipëri sipas Kadri Manit është i pandreqshëm shpejt mbasi ka jetuar 50 vjet në socializëm populli serb, po sipas Kadri Manit, mund të ndreqet "ashtu shpejt dhe fët e fët" edhe pse ka jetuar 50 vjet në socializëm titist-rankoviçist-millosheviçian. Sipas Manit LDK dhe Rugova nuk iu bashkuan demonstratave të opozitës serbe "Zajedno" kur ua kërkoj Berisha sepse kjo nuk ishte opozita e vërtetë serbe: "jo që Dr. Rugova nuk i përkrahi demonstratat "zajedno" vetëm pse tanimë e kishte shpallur pavarësinë e Kosovës, dhe që ato zgjedhje na qenkëshin "çështje e mbrendëshme e Serbisë" por sepse "kosovarët me të drejtë kanë pritur që të krijohej një opozitë e mirëfilltë me në krye: Bogdan Bogdanoviçin, Dr. Ivan Gjuriçin, Millan Nikoliçin, Prof. Zagorka Golluboviçin, Llazar Stojanoviçin...dhe me shtresën e mundshme të studentëve të reformuar serbianë" (trepca.net. 11.05.2003). Dhe, meqë kjo opozitë nuk u krijua, atëherë "kosovarët" nuk iu bashkuan demonstratave serbe, përndryshe do të ishin krah për krah me serbët.
Në stilin e tij të puthjes-kafshim edhe shpresën e vet tek "serbët e mirë", "të reformuar", tek opozita "e mirëfilltë" serbe Mani ia mveshë Rugovës dhe madje kosovarëve në tërësi. Mundet që kjo ka qenë arsyeja e fshehtë e Rugovës pse nuk u bashkua me "zajedno" dhe Drashkoviçin, mundet që në mirëbesim edhe ia ka thënë Kadri Manit, por publikisht Rugova e kundërshtoj bashkimin me "zajedno" me argumentin se Kosova ka shpallë pavarësinë dhe se zgjedhjet në Serbi janë çështje e mbrendëshme e Serbisë, çka janë argumentet me të qëndrueshme për një politikan shqiptar. Një pjesë e madhe e votuesve dhe mbështetësve të LDK-së dhe Rugovës besojnë se këta nuk u bashkohen proceseve të mbrendëshme politike serbe sepse Kosova e ka shpallë pavarësinë e saj. Por Mani thotë se LDK dhe Rugova do të vepronin si pjesë e opozitës serbe për procese të mbrendëshme politike në Serbi si p.sh. për zgjedhjet sikur në Serbi të shfaqet opozita "e mirëfilltë".
I takon Rugovës të s’qarojë shqiptarët nëse kjo ka qenë demagogji dhe se arsyeja e vërtetë ka qenë ajo që thotë Kadri Mani. Po ashtu "kosovarët" e kanë mbështetë Rugovën dhe arsyet e tij dhe jo Berishën, Demaçin, Kadarenë, etj., që përpiqeshin t’i përfshijnë edhe studentët dhe shqiptarët e Kosovës në demonstrata bashkë me serbët dhe "zajedno-n" serbe. E kanë mbështetë Rugovën në mos marrjen pjesë jo pse opozita serbe ishte e rrejshme por se zgjedhjet janë institucion i Serbisë dhe sido të deklarohen "kosovarët" nuk u takon të bëjnë demonstrata për rezultatet e zgjedhjeve në Serbi. Sidoqoftë, deri tani as Rugova dhe as LDK nuk e kanë pranuar kurrë arsyen që jep Mani duke treguar kështu se Mani ua mveshë atyre qëndrimin e vet në stilin e puthjes/kafshim.
Megjithkëtë këtu i rëndësishëm për t’u analizuar mbetet mendimi i vetë Manit dhe një tipi njerëzish që mendojnë si ai, si Demaçi, Resuli etj.
E rëndësishme është, së pari, se vetë Mani ka shpresuar dhe besuar se serbët mund të reformohen shpjet, sidomos studentët beogradas dhe tani gati i çuditur shprehet se kjo "nuk po përvijohej në horizont ateherë, e s’ka gjasa të duket as sot; situata këto që zotni Feraj nuk i di." Dhe e vërteta është se "zotni Feraj" nuk e di që serbët mund të reformohen shpejt, sepse "zotni Feraj" e di se serbët nuk mund të refomohen shpejt në drejtimin që u intereson shqiptarëve, se shqiptarët nuk kanë pse llogarisin të arrijnë pavarësinë me ndihmën e ndonjë opozite serbe por se duhet ta imponojnë dhe ta arrijnë pavarësinë edhe përballë rezistencës serbe, se fati i Kosovës nuk duhet të lidhet me asnjë forcë politike të veçantë serbe qoftë pozitë apo opozitë por se duhet ndjekë një politikë që realizon pavarësinë e Kosovës përballë gjithë rezistencës serbe, se pavarësia nuk duhet të presë deri sa serbët të japin lejen por se serbët duhet të vihen në pozitë që ta pranojnë pavarësinë jo pse janë refomuar, por sepse nuk kanë çka bëjnë për ta ndaluar etj., etj. Po ashtu, madje "zotni Feraj" beson se projekt i mirë politik nuk është një që është sekret për armikun, por një të cilin megjithëse armiku e di nuk ka çka i bën.
E rëndësishme është, së dyti, se Mani beson se serbët mund të reformohen shpejtë, sidomos studentët beograda serbë, por nuk beson se shqiptarët në Shqipëri mund të reformohen shpejtë, madje as studentët tiranas. Derisa Mani ka besim tek populli dhe studentët serb dhe është i gatshëm e në pritje për t’u bashkuar në lëvizjet e tyre politike (p.sh. demonstratat pse u vodhën votat nga Millosheviçi), nuk ka asnjë besim tek populli shqiptar në Shqipëri dhe nuk dëshiron të bashkohet me te (qoftë edhe në lëvizjet politike për çlirimin nga qeveria kuislinge) sa të jetë gjallë.
E rëndësishme është, së treti, se në rastin e Serbisë Mani vazhdon ta përdorë atë ndarjen e vetë të vjetër konceptuale ndërmjet popullit dhe qeverisë që nuk e përdorë në rastin e Shqipërisë. Në rastin e Serbisë nga fakti se populli serb ka jetuar nën një regjim diktatorial nacional-fashist dhe nacional-shovinistë të hershëm dhe së voni atë millosheviçian nuk e nxjerrë përfundimin se populli serb është popull i prishur. Ndërsa për Shqipërinë nga fakti se ka jetuar nën një diktaturë enveriste-fashiste nxjerrë përfundimin se populli shqiptar në Shqipëri është popull i prishur. Në rastin e Serbisë, edhe në qoftë se populli ka pësuar disa mashtrime, Mani pret që të reformohet shpejtë dhe çuditet që gjasat nuk po duken të tilla, ndërsa për popullin shqiptar në Shqipëri nuk pret të reformohet sa të jetë gjallë. Në rastin e Serbisë është i gatshëm të bashkohet me "opozitën e mirëfilltë" që s’po duket kund për ta çliruar popllin serb nga e kaluara dhe e tashmja e vetë diktatoriale, ndërsa në rastin e Shqipërisë nuk është i gatshëm të bashkohet qoftë edhe me një "opozitë të mirëfilltë" që s’po duket kund për ta çliruar popllin shqiptar nga qeveria e vetë kuislinge. Kështu dëshmohet se Mani nuk është ngatërruar thjeshtë mendërisht kur barazon popullin në Shqipëri me udhëheqjen politike, sepse, siç u tha, këtë nuk e bën në rastin serb, por inkonsekuencat mendore vijnë nga qëndrimet emocionale e ndjenjësore të njëanëshme në favor të popullit serb dhe kundër popullit shqiptar në Shqipëri.
IV. Kurrë luftë e armatosur kundër pushtuesve serbë!
Para pak ditëve Kadri Mani iu vërsul po kaq emocionalisht intelektualit Milazim Krasniqi pse mbronte idenë e një rezolute nga Kuvendi i Kosovës për vlerësimin pozitiv të luftës së UÇK-së kundër pushtuesve serbë për çlirimin e vendit. Edhe këtu në stilin e tij të parapëlqyer të politikës puthje-kafshim e sulmon Krasniqin pse është larguar nga LDK duke iu bashkuar mbështetësve të luftës dhe vetë si "rugovistë" del kundër miratimit të një rezolute që vlerëson pozitivisht luftën. Edhe këtu LDK e la në baltë Manin sepse me shumë të drejtë e miratoi rezolutën duke treguar se sado ta heqë veten "rugovistë" e "lëdëkëist" emocional vetë LDK dhe Rugova kanë qëndrime krejt të tjera. Dhe se prandaj paraqitja e ideve të veta serbofile si ide të LDK-së është përpjekja për ta kafshuar LDK-në duke "e puthur", duke "e mbështetur" madje me një emocionalitet me intensitet shumë të ngritur.
LDK ka vepruar shumë drejtë që e ka mbështetë Rezolutën dhe ka vlerësuar pozitivisht luftën e armatosur për çlirimin e Kosovës. Si përpjekjet për ta "privatizuar luftën" qoftë nga PDK dhe AAK kur lënë të kuptohet se janë ato dhe vetëm ato që e kanë zhvilluar, ashtu edhe përpjekjet e disa "lëdëkëistëve" për t’u distancuar prej saj me lloj-lloj anektodash deri tek cinzimi i zhvleftësimit të çdo rëndësie të saj kanë qenë të gabuara edhe politikisht, edhe mendërisht. Megjithëse LDK dhe Rugova nuk e gjetën mënyrën të vihen në krye të luftës së armatosur lufta nuk është bërë vetëm nga përfaqësuesit e tashëm të PDK dhe AAK. Lufta është mbështetë në mënyra të ndryshme, materiale (financiare, fizike etj.) e jomateriale nga gjithë popullsia e Kosovës e cila identifikohej me te në mitingjet masive me shpalljet se "të gjithë ne jemi UÇK". Nuk ka qenë vetëm Milazim Krasniqi por një numër i madh i antarëve, mbështetësve etj., të LDK-së që në atë kohë e braktisën LDK-në në qëndrimet e saj paqësore dhe iu bashkuan luftës dhe UÇK-së. Disa prej tyre mbas luftës i janë rikthyer LDK-së si votues të saj. Prandaj, pa rënë në një thjeshtizëm mendor të skajshëm nuk është e mundur të argumentohet se kush ka qenë dhe është me LDK-në dhe Rugovën ka qenë dhe është kundër UÇK-së, dhe kush ka qenë dhe është me UÇK-në ka qenë dhe është kundër LDK-së e Rugovës.
Vlerësimi i luftës së armatosur antiserbe në Kosovë thyen një skemë mendore shumëvjeçare e cila në vija të përgjithëshme thotë: a) konfliktualiteti me Serbinë është i lejueshëm vetëm në nivelin paqësor të fjalëve; b) në konfliktualitetin me Serbinë përjashtohet lufta e armatosur; c) kush kërkon luftë të armatosur ndaj pushtuesve serbë është agjent i serbëve.
Kjo skemë mendore ka qenë rrënjosë veçanërisht nga sistemi enverist i socializimit politik i bartur edhe në Kosovë përmes historiografisë zyrtare, lëvizjeve enveriste etj., dhe ka gjetë përhapje edhe nga interesi që kishin nacional-shovinistët serbë për përhapjen e saj edhe në Kosovë. Kështu p.sh. figura e heroit si mjet i ndikimit socializues në Shqipëri dhe, rrjedhimisht, në Kosovë është përdorë për të krijuar ndjenjën e luftës kundër osmanëve, italianëve, gjermanëve etj., por asnjëherë kundër serbëve e grekëve. Njeriu nuk mund të gjejë një bartës të titullit "hero i popullit" për luftërat që ka zhvilluar kundër pushtuesve serbë e grekë. Përzgjedhja duket se është bërë me kujdes që të ketë luftuar p.sh. kundër pushtuesve osman, mundësisht në bashkëpunim me serbët e grekët (p.sh. Isa Boletini, nga njëra anë "heroi i Caralevës" kundër osmanëve dhe nga ana tjetër, "tribun popullor i bashkëjetesës" me serbët). Po ashtu, gati të gjithë ata aktorë politik (persona, parti, rryma politike etj.,) që kanë kërkuar ose kanë zhvilluar luftë të armatosur kundër serbëve janë interpretuar si agjentë të Serbisë. Interpretimi thotë se Serbia vetë dëshironte t’i provokojë shqiptarët për luftë, prandaj u kërkonte agjentëve të vetë ta ngrenë popullin shqiptar në luftë kundër Serbisë. Kështu është krijuar mendësia se kush kërkon ose bën luftë të armatosur kundër nacional-shovinizmit pushtues serbë është vetë vegël e Serbisë. Me këtë Seerbia kishte arritë të bllokonte çdo mundësi që shqiptarët të luftojnë kundër pushtimit serb, sepse ishin vetë shqiptarët që ngriheshin kundër luftës për liri e pavarësi. Prandaj kur në vitet 1990 u shfaqën idetë dhe grupet e luftës së armatosur kundër pushtuesve serbë skema e klasifikimit të tyre ishte e gatshme: UÇK, UÇPMB dhe UÇK në FYROM menjëherë u cilësuan si vegla të Serbisë, të UDB-së, si provokatorë të konfliktit që e dëshironte vetë Serbia etj., etj.
Edhe tani fushata për zhvleftësimin e luftës së armatosur kundër pushtuesve serbë në Kosovë synon të ruajë skemën mendore se nga shqiptarët kurrë nuk duhet zhvilluar luftë e armatosur kundër pushtuesve serbë, sepse asnjë luftë e armatosur antiserbe nuk do të vlerësohet pozitivisht nga shqiptarët etj., etj. Interesi për të ruajtur këtë skemë mendore vjen veçanërisht nga Serbia, e cila është e interesuar të rrënjosë tek shqiptarët idenë se kush lufton kundër saj është tradhtar ose së paku i zhvleftësuar jo vetëm në Beograd e në sytë e serbëve por edhe në Prishtinë e në sytë e shqiptarëve.
Vlerësimi i luftës nga Kuvendi i Kosovës, vlerësimi nga të gjitha forcat politike është një nga veprimet dhe treguesit më të rëndësishëm të pjekurisë së shqiptarëve si komb dhe si meritues të sovranitetit. Krimet që kanë kryer pjestarë ose udhëheqës të UÇK-së duhen zbuluar e dënuar sipas ligjit, por duhen dënuar në Kosovë dhe sipas ligjeve të saj. Gëzimi nga fakti se janë kryer këto krime dhe tani mund të përdoren kundër rivalëve politik është dëshmi e kundërt, e papjekurisë kombëtare; kërkesa për dërgimin e tyre në gjykatë ndërkombëtare etj., është dëshmi e papjekurisë kombëtare; qëndresa ndaj veprimit të ligjit dhe drejtësisë për krimet që janë kryer është dëshmi e papjekurisë kombëtare etj. Në gjithë këtë rrëmujë vlerësimi i luftës së aramtosur ishte veprim pjekurie dhe mbi të gjitha, pavarësisht kontributit real, ka rëndësinë simbolike të idesë së kundër pushtuesve serbë mund të zhvillohet edhe luftë e armatosur për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Por Mani i sulet me emocionalizëm vulgar Milazim Krasniqit pse dëshiron vlerësimin e luftës së armatosur shqiptare kundër pushtuesve nacional-shovinistë serbo-malazias qoftë edhe për rëndësinë simbolike dhe përpiqet të ruaj skemën e vjetër se asnjë luftë kundër pushtuesve serbo-malazias nuk do të vlerësohet, se do të kërkohen argumente për ta zhveftësuar.
V. Marrdhëniet me Serbinë ose si me Shqipërisnë ose fare!
Mani hiqet i zemëruar me mua sepse kam kritikuar Rugovën për shprehjet barazuese të Shqipërisë me Serbinë si "marrdhënie të hapura njëlloj si me Shqipërinë edhe Serbinë", "Kosova e pavarur njëlloj si nga Serbia edhe nga Shqipëria", "Kosova e hapur njëlloj si ndaj Serbisë edhe ndaj Shqipërisë" etj. Unë kam analizuar se keto shprehje janë racionalisht-mendërisht dhe moralisht të gabuara sepse Shqipëria dhe Serbia nuk mund të barazohen në lidhje me Kosovën. Kam analizuar se duke barazuar Shqipërinë me Serbinë Rugova bie në të njëjtat pozita me rrymat politike në Shqipëri duke përfshirë edhe Nanon që e barazojnë Kosovën me Serbinë në kuptimin e trajtimit shpesh si krahinë serbe. Se duke shpallë njëlloj pavarësinë nga Serbia dhe Shqipëria bëhet gabimi mendor se Kosova nuk është e varur nga Shqipëria dhe nuk ka si pavarësohet prej saj, se veprohet me të njëjtën mendësi të disa qarqeve në Shqipëri të cilat coptimin e territoreve shqiptare dhë lënien e Kosovës jashtë kufijve e interpretonin si pavarësi të Shqipërisë nga Kosova ("shyqyr që u çliruam nga Kosova"), se nëse më tej theksimi i pavarësisë së Kosovës nga Shqipëria do të thotë edhe kundërshtim i bashkimit kombëtar, atëherë në të gjithë këto drejtime Rugova barazohet me Nanon që po ashtu nuk e dëshiron bashkimin kombëtar. Në fund se me barazimin dhe kundërvënjen ndaj bashkimit kombëtar ose të dy palët (edhe Rugova, edhe Nano) taktizojnë, ose të dy palët e mendojnë atë sinqerisht, por në të dy rastet bëhen njëlloj. Dhe mbas gjithë kësaj del se "prishja" e Rugovës me udhëheqjen e Shqipërisë nuk ka kuptim, se madje ata janë njëlloj dhe se "prishja" mund të jetë lojë kundër bashkimit kombëtar.
Mani kundërshton këtë kritikë me argumentet se kjo "e para, është një taktikë, strategji dhe filozofi e vetë Dr. Rugovës, e dyta, është një hap që e parapëlqen diplomacia ndërkombëtare, dhe e treta, ne vetë kosovarët demokratë, nuk e duam bashkimin me Shtetin Kuislinge të Tiranës tiranike...". Tani hiqni emrin e Rugovës e vendosni emrin e Nanos dhe argumenti mund të qëndroj njëlloj: "e para, është një taktikë, strategji dhe filozofi e vetë prof. Nanos, e dyta, është një hap që e parapëlqen diplomacia ndërkombëtare, dhe e treta, ne vetë shqiptarët socialist, nuk e duam bashkimin me Shtetin Kuislinge të Kosovës tiranike...". Mirëpo, të gjitha këto janë supozime se "çka kanë në zemër" dhe se shfaqjet publike janë taktizime etj. Ndërsa çka mund të vërtetojmë ne janë pohimet e tyre publike. Prandaj, derisa nuk mund t’i kontrollojmë me siguri mbetet se ose dy palët "taktizojnë", ose dy palët i kundërvihen megjithëmend bashkimit kombëtar.
Tani prap e them se edhe Mani duke iu kundërvënë bashkimit kombëtar sa të jetë gjallë është njëlloj si Nano. Sado të zemërohet Mani unë nuk mund të them se ndërmjet pohimit të Manit "jam kundër bashkimit kombëtar shqiptar" dhe pohimit të Nanos "jam kundër bashkimit kombëtar shqiptar" ka dallim logjik. Problemi nuk është emocional dhe çështje zemërimi, por logjik, analitik i mendimit: Kadri Mani dhe Fatos Nano janë njëlloj në çështjen e bashkimit kombëtar: të dy janë kundër. Ata mund ta urrejnë njëri-tjetrin deri në vdekje për shumë gjëra të tjera, por në çështjen e bashkimit kombëtar janë miqtë më të mirë.
Vetë Rugova ka kohë që nuk i përmendë më ato formula barazuese. Sidoqoftë i mbetet atij dhe "rugovistëve" të deklarohen për to. Ndërsa Kadri Mani vazhdon të ngulë këmbë në mbrojtjen e tyre.
Duke e marrë në mbrojtje Rugovën nga unë, Mani në stilin e vetë të puthjes-kafshim shkruan: "Mirë, të imagjinojmë se Dr. Rugova ka gabuar që nuk e ka marrë Dr. Hysamedin Ferajn për këshilltar, dhe tash në mënyrë kompenzuese, do të kërkojë falje për "gabimet" dhe do të dalë me deklaratën allahysamendiçe: Kosova e Hapur nga Shqipëria dhe e mbyllur hermetikisht nga Serbia!?! O kohëra, o vdekje! Si nuk ia mori dreqi shpirtin Ferajt para se të turpërohej, në radhë të parë përpara familjes së vet dhe përpara studentëve të vet, dhe në fund, përpara popullit shqiptar dhe përpara diplomacisë ndërkombëtare!?!".
Këtu bien në sy shumë struktura mendore dhe ide të ndryshme, pre të cilave do të theksohen vetëm disa:
Së pari, modeli i të menduarit nga Mani këtu është polar i skajshëm: ose marrdhënie plotësisht të hapura me Serbinë, ose mbyllje hermetike. Mirëpo, a) teorikisht asnjë sistem politik nuk mund të jetë asnjëherë i mbyllur hermetikisht. Sistemet politike janë sisteme të hapura. As sistemi i Enver Hoxhës nuk ka qenë ndonjëherë i mbyllur hermetikisht. b) Marrdhëniet ndërmjet shteteve nuk lëvizin vetëm në këto dy kategori të skajshme: ose hapje e plotë, ose mbyllje hermetike. Mes tyre ka shumë forma të ndërmjetme. c) Asnjë shtet nuk vendosë marrdhënie të njëllojta me të gjitha shtetet dhe nga kjo nuk ka pse bën përjashtim as Kosova. Marrdhëniet ndërmjet shteteve mund të jenë marrdhënie aleance, partneriteti, konkurence, armiqësie, me disa intensive, me disa të ftohta e formale, me disa pothuajse nuk ekzistojnë etj., etj. Kosova mund të ketë marrdhënie preferenciale me SHBA dhe disa vende të tjera, marrdhënie të ftohta me Rusinë, marrdhënie integruese dhe bashkuese me Shqipërinë, pothujase fare mardhënie p.sh. me Naurunë etj., etj. Marrdhëniet preferenciale me disa vende nuk nënkuptojnë me domosdoshmëri logjike mbylljen hermetike me të tjerat. Por Mani e përdor të menduarit polar dhe ekstremist për të bërë presion, për të paraqitë mendimin e nacionalistëve shqiptar si kërkesë për mbyllje hermetike me Serbinë etj., etj., pikërisht siç do të akuzonin vetë nacional-shovinistët serbë. Mani duket shumë i shqetësuar se mos mbyllen rrugët e bashkëpunimit me Serbinë.
Së dyti, Mani ngulë këmbë që marrdhëniet me Serbinë ose të jenë njëlloj si me Shqipërinë, ose fare. Kjo është çështja që na dallon kaq shumë: unë them se marrdhëniet me Shqipërinë duhet të jenë shumë-shumë më të hapura se me Serbinë, dhe edhe sikur të dëshiroja mbyllje hermetike me Serbinë për shumë vite, duke e ditë se është e pamundur vetëm ngulë këmbë që me të të ndërtohen marrdhëniet që u përgjigjen krimeve që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve e të mos harrohen sikur nuk kanë ndodhur. Më tej unë mendoj se Shqipëëria nuk ka kryer krimet që ka kryer Serbia ndaj Kosovës, ose së paku deri tani as historianët dhe as juristët e të tjerët (politologët, ekonomistët etj.) nuk kanë mundur të argumentojnë se Shqipëria ka kryer të njëtat krime si Serbia ndaj Kosovës si p.sh. dëbimet (e herëshme e të vonëshme), shpopullime territoresh, fushata genocidi, konvertimi fetar, ndalimi të arsimi mit etj., etj., etj. Në qoftë se është kështu faktikisht, atëherë është gabim në pikëpamje të mendimit racional por edhe moral që Shqipëria të barazohet me Serbinë. Ndërsa Mani i barazon dhe i hyn punës të gjejë fakte se Shqipëria ka kryer të njëjtat krime si Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. Faktit të përmendur nga unë se, përkundrazi, kur Serbia i përzinte shqiptarët nga trojet e tyre Shqipëria, ndonëse nuk i trajtonte aq mirë, së paku i strehonte Mani i kundërvihet: "strehuar po, por nëpër burgje!!! Nëpër cilat regjime ka kaluar Shqipëria përgjatë një shekulli, o haner i ndërkryer, e person tepër i urryer!?!" (trepca.net. 11.05.2003).
Shqipëria ka kaluar nëpër forma të ndryshme regjimesh dhe shqiptarët e Kosovës të dëbuar nga serbët kanë gjetë strehim në Shqipëri si në "kohën e Zogut", si "në kohën e Enverit" si në "kohën e Majkos". Sa u takon burgjeve ka dy probleme: a) nëpër burgje i ka "strehuar" edhe Serbia, por veç kësaj edhe i ka dëbuar, shfarosë përmes genocidit etj. Edhe në qoftë se Shqipëria barazohet në "strehimin" në burgje, prapë Serbia ka diçka më tepër prandaj nuk janë të barabarta. b) Në Shqipëri në burgje nuk janë "strehuar" vetëm shqiptarë të Kosovës por edhe më shumë shqiptarë vendas mbrenda kufijve të Shqipërisë. Po të jetë fjala për komunistët dënimet dhe madje krime më të mëdha i kanë kryer mbrenda kufijve të Shqipërisë si vrasja masive nga Mehmet Shehu në Lushnjë, vrasjet masive dhe gati shfarosjet e fshatrave nga brigadat partizane (p.sh. të Shefqet Peçit) në Mat, Lumë etj. Shqiptarë të Kosovës janë mbajtur në kampe, janë burgosë si agjentë të UDB-së, si nacionalistë, si borgjezë etj. Por të gjitha këto kanë qenë motive për burgosje dhe pushkatime edhe të po aq e më shumë vendasve. Theksimi i ndjekjes së posaqme ndaj shqiptarëve të Kosovës ka pasë njëfarë rëndësie në fillim të viteve 1990 për të treguar një dimension të karakterit antinacionalist të komunizmit enverist, por dimensioni i ndjekjes së nacionalistëve me origjinë vendase është po aq i rëndësishëm. c) Veç ndjekjes në regjimin enverist shqiptarët e Kosovës në Shqipëri edhe janë shkolluar, janë diplomuar në universitet, kanë bërë karrierë, janë vendosë në poste të larta drejtuese ashtu si shumë vendas, ose më saktë si shumë vendas gegë. Të gjithë këta mund të qortohen për konformizëm me regjimin, për enverizëm, se i kanë shërbyer regjimit etj., etj., por kjo nuk e ndryshon faktin se mijëra shqiptarë të Kosovës në regjimin enverist janë shkolluar, janë diplomuar në universitet e shkolla të larta, kanë bërë karrierë etj., ashtu si janë burgosë me mijëra njëlloj, pra, në të dy rastet si vendasit e tjerë. Çka nuk ka bërë enverizmi dhe Shqipëria por e ka bërë Serbia e serbët janë shpopullimi nga shqiptarët dhe popullimi me serbë qoftë edhe i një fshati të Kosovës, genocidi masiv ndaj shqiptarëve të Kosovës, mbyllja e shkollave shqipe në Kosovë, etj., etj. Prandaj barazimi i udhëheqjes së Shqipërisë me udhëheqjen e Serbisë dhe i vetë Shqipërisë me Serbinë është gabim mendor dhe moral, e, natyrisht keqëdashës ndaj bashkimit kombëtar.
VI. Mosdurimi i paanësisë partiake dhe anësisë kombëtare
Mani përpiqet të rrënjosë mendësinë dhe ndjenjat e mosdurimit të paanësisë partiake dhe anësisë kombëtare. Çka e ka zemëruar Manin ndaj meje është se unë kam kritikuar si Thaçin si Rugovën. "I kemi pas mbledhur 10-vazhdime të Ferajt kundër Qosjes, por tash, kur Fe-rri del njëkohësisht kundër Hashimit "enverist" dhe kundër Ibrahimit "titist", do të mendohemi mirë e mirë, në duhet apo jo t’i bëjmë vend te "Shqipëria Etnike" , një plangprishësi pa qëllim as cak në jetë...". Se duke vepruar kështu, sipas tij, Hysamedini "nuk arriti ta mbante barazpeshën shkencore me qëndresën konstante politike..." (trepca.net. 11.05.2003).
Ky qëndrim ka disa probleme:
Së pari, kritika si ndaj Rugovës edhe ndaj Thaçit, si ndaj Berishës edhe Nanons, si ndaj Xhaferit kur ishte kundër bashkimit kombëtar dhe Ali Ahmetit tani që është kundër bashkimit kombëtar logjikisht del se është pikërisht paanësi, barazpeshë dhe qëndrim konstant politik sepse të gjithë janë kritikuar nga i njëjti këndvështrim konstant: këndvështrimi i bashkimit kombëtar. Ndërsa nga pohimi i Manit del se kur kritikoja vetëm njërën anë, p.sh. Qosjen dhe "thaçistët" paskam qenë i paanshëm, ndërsa tani që kritikojë "njëkohësisht kundër Hashimit "enverist" dhe kundër Ibrahimit "titist"" del se nuk e paskam mbajtë "barazpeshën shkencore me qëndresën konstante poltike". Ky është problemi logjik konstant i Manit: problemi se nuk e di çka thotë.
Problemi i dytë është se Manin e ka zemëruar pikërisht kritika si ndaj Rugovës ashtu edhe ndaj Thaçit (edhe Haradinajt), e ka zemëruar pikërisht mundësia që përmes qëndrimeve të mia të futet tek shqiptarët kultura e kritikës politike me paanshmëri partiake por me anësi kombëtare. Kështu, nga njëra anë, Manit i është dukë e padurueshme kritika ime konstante ndaj çdo udhëheqësi partiak, politik apo veprimtari intelektual që i kundërvihet në çfarëdo forme bashkimit kombëtar shqiptar dhe vetë përpiqet të dalë si mbrojtës partiak, në këtë rast i LDK-së dhe Rugovës me qëllim nxitjen dhe forcimin e të menduarit me anësi partiake tek shqiptarët. Nga ana tjetër, anësia ime ndaj kombit shqiptar përballë serbëve kur kundërshtoj barazimin e Shqipërisë me Serbinë i është dukur e padurueshme dhe kërkon "paanësinë", barazinë e shqiptarëve të Shqipërisë me serbët.
Këtu është rasti të kthjellohet pak më gjërë çështja e paanësisë partiake dhe anësisë kombëtare. Dihet se nuk ka asgjë të keqe në mbajtjen e anës së një partie, në identifikimin si zgjedhës me një parti etj., për programe sociale, ekonomike, kulturore dhe gjëra të tjera si këto që njihen nga të gjithë. Nga përvoja të popujve të zhvilluar del se një komb fiton, ecë përpara etj., kur anësitë partiake lihen anash kur është fjala për interesa kombëtare dhe kombin në tërësi. Dihet nga përvoja të vendeve dhe popujve të pazhvilluar se shkak i prapambetjes është mbizotërimi i anësive partiake, të pjesëshme, konflikteve ndërmjet tyre, paaftësia për t’u marrë vesh për interesat themelore kombëtare etj.
Kritika të miat gjenden për të gjithë aktorët politik, kolektiv apo individual, nga këndvështrimi kombëtar. Kritikat, shpesh, nuk thonë se këto parti kanë gabuar kudo, gjithnjë dhe duhet anulluar organizimi partiak si formë moderne e veprimtarisë politike, as se intelektualët nuk duhet të organizohen në parti politike etj. Kritikat i janë drejtuar rastit konkret kur duket se është vepruar në kundërshtim me interesat kombëtare.
Për ilustrim të marrim shembullin e demostrimeve të ndryshme në Kosovë. Unë kam kritikuar LDK-në pse nuk bën demonstrata dhe PDK-në dhe AAK-në pse bëjnë demonstrata. Sepse kam menduar se demonstratat në vetëvete nuk janë as të mira, as të këqija por varet se për çka demonstrohet.
Gjatë gjithë këtyre viteve nga administrata ndërkombëtare (UNMIK) Kosova është cënuar në elemente thelbësore të shtëtësisë. Elementet e shtetësisë janë territori, popullsia, sovraniteti. Nga adiminstrata ndërkombëtare Kosova është cënuar në të gjithë këto elemente: me kornizën kushtetuese që i heqë çdo element të sovranitetit, në territor me pjesët që iu dhanë FYROM dhe në Mitrovicë, madje edhe në popullsi. Për të gjithë këto LDK, si mjeshtre e protestave masive, paqësore e qytetare duhej të kishte ngritë në këmbë tërë Kosovën. Tërë Kosova duhej të shkonte të vendosej në fshatrat që po i jepeshin FYROM (si më 1989 në marshimin për Prishtinë) si shenjë e ndjeshmërisë ndaj cenimit territorial të vendit. Po kështu duhej protestuar ndaj kufizimit të çdo elementi të sovranitetit në "Kornizën Kushtetuese" si shenjë ndjeshmërie ndaj çështjes së sovranitetit. Por LDK, nga njëra anë flet shumë për pavarësinë dhe, nga ana tjetër, nuk tregohet e ndjeshme ndaj cënimit të çdo elementi të shtëtësisë së pavarur.
Protestat paqësore qytetare nuk janë luftë dhe armiqësi ndaj UNMIK dhe miqëve perëndimor. Nuk ka vend perëndimor ku shtetasit nuk zhvillojnë protesta masive, paqësore e qytetare ndaj qeverive të veta. Përkundrazi mosbindja qytetare, protestat paqësore e qytetare janë dëshmi i shtetasve të mirë, që duan të përmirësojnë shoqërinë që e ka për detyrë ta përmirësojë qeverisja. Duke protestuar për çështje të territorit, popullsisë dhe sovranitetit shqiptarët do t’i kishin treguar faktorit ndërkombëtar dhe vetes se kanë pjekuri politike dhe shtetëformuese, se janë të ndjeshëm ndaj elementeve që lidhen me shtetësinë.
E kritikoj veçanërisht LDK-në më shumë se p.sh. PDK-në apo AAK-në pse nuk ka organizuar protesta paqësore e masive në mbrojtje të elmentëve të shtetësisë sepse LDK ka qenë mjeshtre e organizimit të protestave dhe lëvizjeve të tilla.
Nga ana tjetër PDK dhe AAK organizuan demonstrime krahinore, fisnore e fshatçe ndaj UNMIK kundër arrestimit të komandantëve të ndryshëm si Remi, Haradinaj etj., pa organizuar asnjë demonstratë paqësore e masive qytetare kundër cënimit të popullsisë, territorit dhe sovranitetit të Kosovës. Duke demonstruar ashtu, fshtaçe e fisqe, për Remin krahina e tij, për Haradinajn krahina dhe fisnarët e tij, duke mos demonstruar për cënimin e territorit, popullsisë e sovranitetit të vendit mesazhi që i dërgohej botës mbarë është se shqiptarët kanë vetëdijen e fshatit, krahinës e fisit por jo të shtetit, tërësisë territoriale, sovranitetit etj.
Qëndrimet dhe kritikat e tilla, nga këndvështrimi i kombit dhe shtetësisë kanë përbërë shqetësim për Manin dhe shumë të tjerë, jo si qëndrime të miat personale, por nga frika e krijimit të një kulture politike kombëtare tek shqiptarët që mund të mbajë paanësi partiake dhe anësi kombëtare, nga frika se qëndrimet e tilla kritike ndaj partive mund të bëhen masive dhe se pavarësisht përkatësive partiake disa interesa kombëtare mund të bëhen të paprekshme. Ndërsa kritika edhe nga vetë antarësia partiake ndaj ideve të udhëheqjes së vetë kur këto nisma dhe ide argumentohet se nuk janë me interes kombëtar është shenjë e pjekurisë kombëtare të një populli, është shenjë se ai popull meriton shtetësinë, se nuk do të ndodhet në trazira të vazhdueshme të shkaktuara nga egoizmat partiak por se di të vendosë stabilitet të mbrendshëm mbi bazën e interesave kombëtare, e marrëveshjes për gjëra themelore etj.
Si përfundim, Kadri Mani ka paraqitë një program të gjërë serbofil, ndër të cilat u analizuan vetëm disa ide si përcaktimi kundër bashkimit kombëtar sa të jetë gjallë, populli shqiptar në Shqipëri është i keq, populli serb është i mirë e deri tek mbrotja e njëanësisë partiake përballë kritikës nga këndvështrimi i interesave kombëtare. Të gjitha këto ide janë mbështejllë në një ambalazh shpërthimesh e fyerjesh personale kundër meje deri tek mallkimet si plakat "si s’ia mori dreqi shpiritin..." etj., që nuk kanë asnjë rëndësi për lexuesin as për mua. Çka ka rëndësi është vetëdija se shumë ide politike mbështillen gjoja pas sharjeve personale, se nje takëm njerëzish sharjet personale i përdorin si mënyrë të hedhjes në qarkullim të ideve politike, veçanërisht serbofile e grekofile.
24.05.2003 Hysamedin Feraj
Konceptet e fshehura që mund të na çojnë në vëllavrasje
Nga Xun Çetta
xun26@hotmail.com
Jo vetëm ideator të së keqes, pa dallim vendor apo nga qarqet e jashtme antikombit tonë, por edhe argatët e pavetëdijshëm brenda nesh, mjerisht më duhet ta them se janë shumicë e cila e mbyti pakicën kujdestare përballë së keqes tonë kombëtare.
Ata të cilët në emër të diplomacisë, si lidership i politikave kaq të paskrupullta janë kulmi i këtij qelbi politik, i cili ka vërshuar dhe nuk po di se ku do te ndalet.
Kjo e keqe aktualisht ka filluar dhe ndan shokun e bindjeve të kundërta nga shoku, vëllanë nga vëllai, mikun nga miku e kështu më radhë.
Të mos harrojnë ata pak horra politikë nga lartë, se politikat e tyre po çojnë në ndarjet tragjike të popullit dhe kombit tonë. Nesër kur mund te bëhet vonë, nuk mund te thonë se ne bënim politikë, por populli nuk na kuptonte, populli gabimisht po konfrontohej për politikat tona taktike, nëse vërtet ishin taktika edhe ashtu të dëmshme këto.
Kulmi i së keqes, e cila rrezikon të na i përsëritë të hidhurat e historisë, ku për pushtet harrohet shteti dhe kështu fshehët strategjia e zhbërjes së kombit tonë duke e ndarë atë në emër të diplomacisë për të mos qenë i bashkuar kurrë. Kulmi i kësaj të keqe si asnjëherë më parë reflekton në këto çfarë po bënë z. Muharrem Xhemajli më ustallarët e tij politikë.
Mjafton ta lexojmë:
(Xhemajli: Kurti, kontakte me shërbimin sekret serb, Zëri“ 25-12-2010
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka ripërsëritur sërish se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka elemente pro sllave. Ai gjatë një interviste në emisionin "Interaktiv” në KTV, ka thënë se ka argumentet për atë që po flet. Xhemajli apostrofon Albin Kurtin si njeriu kryesor me orientim prosllav.
Sipas tij Kurti, pas luftës dhe lirimit nga burgu, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme deri në vitin 2004 me inspektorë të shërbimit sekret serb, dhe me njerëz të armatës serbe.
Xhemajli përmendi vëllezërit Daçiq nga komuna e Klinës që sipas tij kanë pasur kontakte dhe takim me Albin Kurtin. Ai tha se njeri ka qenë inspektor i shërbimit sekret, ndërsa tjetri pjesë e armatës serbe, raporton indeksonline ).
Ju lutem lexues të nderuar, ndaluni dhe mendoni për ta parë dhe konstatuar realitetin se është kulmi këtu, apo jemi drejt kulmimit të se keqes historike. E dimë dhe të mos harrojmë faktin se nuk mbet kush pa u akuzuar në këto nivele pa dallim lider lufte apo paqeje. I vetëdijshëm se nuk krisi kiameti pse u akuzua edhe Albin Kurti, unë dua të them se kështu dhe vetëm kështu antikombëtarët sjellin atmosfera politike ku populli nuk dinë e ndoshta nesër mund te mos i intereson se kush është pushtues e kush çlirimtar, kush atdhetar e kush tradhtar.
Sikur të kishim shtet ashtu si kam imagjinuar unë, Muharrem Xhemaili ose do gradohej për zbulimin kaq me peshë ose do merrte çmimin e merituar qoftë edhe me burg për njollosje të këtij niveli. Më në fund, të këtij problemi i bashkohem thirrjes se kryetarit të PSK-së z. Ilaz Kadolli i cili bëri thirrje që raporti i Marty-t të mos ndikojë në prishjen e raporteve. Pra ta keni mendjen e të mos përçaheni në këtë nivel.
Krejt ajo që me nxiti të shkruaj është :
1.Artikuli në ,,Zëri” dhe mediat tjera elektronike dhe ato ë shkruara ku pasojat e shtypit dhe medieve të gjitha natyrave si dhe deklarimet e skajshme krejtësisht jashtë kontrolli çfarë po bëjnë politikanët dhe plasojnë për mes shërbëtorëve të tyre ato.
2. Konfliktet ndërshoqërore çfarë kanë pushtuar së fundit vendin tonë si miku me mikun, vëllai me vëllanë e të ngjashme siç u tha më lartë.
Jo më larg se sot, për pak sa nuk ka plasur e keqja deri në sulme fizike e qe nuk do shpëtonte më e keqja deri më armë zjarri. Unë nuk isha prezent por krejt afër duke mos dit se çfarë po ndodhte, aty kishte ndodhur kjo e keqe. Si pasojë në vazhdim plasën debatet në mesin tonë ku pa maska u shpalosen konceptet ogurzeza si:
Ne jemi kosovarë dhe politikisht, shtetërisht e as si identitet nacional tani e tutje nuk kemi asgjë të perbashkët më Shqipërinë, ata shtet ne shtet, ata flamur ne flamur, ata komb shqiptar ne kosovar e të ngjashme.
Nuk ishte ide e shërbimeve qorrazi kjo qe po shprehej sot për herë të parë, por kjo ishte shprehur dhe tentuar te argumentohej disa herë më parë deri në një ftohje përkohësisht totale. Sot kur po ngritën tensionet dhe shkëmbehen akuza të niveleve të mjerueshme atje në Kosovë, çuditërisht ringritën dhe trimërrohen ide të fashitura përkohësisht.
Pa e zgjatur në këtë përshkrim dhimbjesh, u detyrova ta shpreh hapur: Ne jemi shokë, njihemi aq thellë mes vete sa nuk ka nevojë të frymëzohemi nga dallkaukë politikë, të cilët e vodhën shtetin çfarë pati dhe tani donë të na i vjedhin idealet tona për t’i shuar më pas ato.
Idetë dhe tantativat e tilla çfarë vijnë dhe ngritin kokën nga vetë ne shqiptarët, janë shumë më të dëmshme se sa kur në shekuj i ka ngritur, stimuluar dhe më të madhe ndihmuar Serbia dhe kundërshtarë tjerë rreth nesh, gjegjësisht kombit tonë të copëzuar. Për sa u thash më lartë, mjerisht po shpreh mllefin për të cilin rregullisht i kam kritikuar të tjerët, qofsha i gabuar tani kur edhe vetë ju them se kam frikë se lufta më e madhe do të duhej bërë mes nesh para se me Serbinë, në të kundërtën, Serbia luftën është duke e zhvilluar në këto forma.
Ishte e rëndë kjo thënie të cilën rregullisht e luftoja si shprehje, por tani dhimbja po bëhet më e madhe ku diagnoza po identifikohet pa mjek, dashtë zoti e shpëtofshim nga më e keqja, të cilën e kanë përgatitur më shekuj. Shpresa ime është se akoma kemi kohë për ta thirrur mendjen dhe të mos përdorim medikamente fatale për largimin e së keqes në trupin e kombit tonë.
Arsyetimet se edhe populli gjerman është i ndarë por jeton si më mirë, nuk kanë si të kuptohen ndryshe veçse si zbulim i strategjisë së tyre për ta rindarë kombin tonë në momentet e ribashkimit të tij.
Gjermania është kombi i parë apo i dytë në Evropë, edhe kështu më të madhe po i ndien pasojat e ndarjeve nëpër rrugët e historisë saj të dhimbshme. Këtë fakt, shërbëtorët e se keqes së kombit tonë mund të jia fshehin atyre që nuk dinë dhe nuk përjetojnë dhimbjet shpirtërore. Ne si komb, larg numerikisht më i vogël nga ai gjerman, shto faktin të rrethuar me pretendues mbi trojet tona. Ne nuk mund t’i mbijetojmë ndarjet e pafundeta, e aq më pak ndarje me vullnetin tonë pa dallim politik, diplomatik apo të ndikuar nga qelbëzimi diplomatik në emër të cilës kinse po arsyetojnë rindarjet e reja.
Gjermania me ribashkimin e dy gjermanive i shpëtoi më të keqes dhe tani nuk ka pretendime tjera, nëse nuk gaboj. Nuk ka ngase shekujt e bëjnë të veten, por sikur gjermania ta kishte situatën tonë, kurrë nuk do të lejonte që ndarja akoma e pafjetur t’a fut gjumit dhe pajtohet për të u bërë realitet ajo. Të maskuarit tonë politikë, jo se po lejojnë, por duke na luftuar po kryejnë punën e atyre që, falë rezistencës sonë si popull, sapo thyen qafën nga trojet tona.
Këto janë konceptet e fshehura që mund të na çojnë në vëllavrasje, të cilës nuk ju kam frikësuar as edhe njëherë, madje tani jo vëllavrasje në Kosovë, por te ndikuar dhe ndihmuar nga jashtë, siç i sqarova njërit të këtij koncepti të sëmurë, duke i perkujtuar:
Sapo ta ngrehim kokën si shtet i pavarur dhe themi se nuk kemi asgjë të përbashkët më Shqipërinë, kështu siç u shprehe zotëri, pastaj fillojnë dhe fusin luftën Shqipëri-Kosovë dhe kurrë mos thuaj se nuk ka ku dhe përse të ndodh kjo. Kanë futur në luftëra vëllavrasjesh shtete më te forta se neve, pastaj ke rastin Irak-Iran, Jemen-Jemen, aktualisht e kanë çuar buzë lufte rastin Kore-Kore etj.
Mjafton vetëm ta futin hilen në Tropojë ku popullin e ngritin financiarisht dhe me shërbime të huaja, për të ju bashkuar Kosovës dhe si realitet praktikisht ajo pjesë është Dardani qe lidhet me Dukagjinin, pra nga këtu do harrohet tentativa e cila fatmirësisht dështoi për ta futur vëllavrasjen në baza krahinash Veri-Jug.
Krejt këto që përkujtoj ,vetëm t’i sqarojmë në një mënyrë a tjetër mjerisht janë të dëmshme dhe në përmasa të panevojshme ndihmojnë të keqen në fjalë, por se të keqes mjerisht në mënyrë praktike po i shërben politika, kjo nuk shtrohet si pyetje por tashmë konstatohet si realitet.
Për mua është e freskët propaganda antiribashkimit kombëtar me pretekst se kinse: Nuk mund të bashkohet Shqipëria e varfër me Kosovën, edhepse e pushtuar kaq e pasur ajo, ne duhet ta fillojmë bashkimin për komunikim të lirë, qarkullim pa pengesa, një bashkim kulturor, të bëhet një përafrim ekonomiko-social etj. Sot kur Shqipëria po e tejkalon Kosovën, dalin kinse arsyetimet tjera kundër ribashkimit, si psh:
Ata që e donë dhe aktualisht thirrën për ribashkim, po e ndihmojnë copëtimin e Kosovës, ngase nuk jemi në pozita të barabarta për bashkim kur dihet se Shqipëria është sovrane për dallim nga Kosova e cila akoma nuk e ka të garantuar këtë... Kur u thuhet se nuk e keni siguruar sovranitetin e vendit donë, te zhbëjnë nga sipërfaqja e dheut...
Unë e di dhe e pranoj se Shqipëria ka tapi të garantuar për atë gjysmë Shqipëri, derisa Kosova po lufton ta merrë tapinë për pjesën tjetër të Shqipërisë, por pse nuk e pranojnë realitetin që u thuhet se nuk jeni sovran... Po të tillëve, kur u kërkohet llogari, pse të mos ngrihet flamuri kombëtar për krah atij shtetëror në Kosovë, ashtu siç për krah flamurit ish Jugosllav ne ngrinim edhe flamurin kombëtar???. Përgjigja e turpit vjen: Tani kemi identitet Shtetëror e kombëtar Kosovën e jo të lejojmë te na thuhet se ne qenkemi t ë ardhur nga Shqipëria në Kosovë. Kur u shtrohet pyetja: po Shqiptarët në Maqedoni, pjesët tona nën Serbi e Mal te Zi si t’ia bëjnë për ngritjen e flamurit kombëtar nëse u thuhet: Po ja Kosova shtet nuk po lejon ngritjen e flamurit të Shqipërisë, duke mos u thënë flamurin tuaj kombëtar?- përgjigja akoma më e turpshme vjen: Po le të luftojnë dhe arrijnë ta bëjnë shtetin e vet Iliridën!!! Kjo pastaj tregon që ta pjellim edhe një shtet dhe një komb Iliridas.
Zoti është i madh nëse e beson atë, besoni në zot dhe në viktimat tuaja o të mjerë nëse doni ta dini se ku jeni dhe kah po e çoni vendin.
Më 26.12.2010
Eshtë mbesa e zotit Petraq Pali, poet: ANA, Anastasia, (e bija e Jolandës ) e mbylli Vitin 2010 me këtë model punim në skulpturë.
Ana, mbush 15 vjeçe më dt. 25 janar 2011, jeton në Amerikë
Bust, në argjile 4 pamje
p.J.p
========
PRESIDENTI BAMIR TOPI I UROI SHQIPT
ARËT
E Shtunë, 01.01.2011, 09:49am (GMT+1)
Në Shqipëri presidenti Bamir Topi uroi që Viti i Ri ta shpjerë vendin më afër idealit europian duke kujtuar se vendimi i heqjes së vizave është një moment për të cilin ky ndërrim vitesh do të mbahet mend. Në mesazhin e tij të fundvitit kreu i shtetit u shprehu urimet të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen duke kërkuar nga klasa politike që të ndërgjegjësohet për rolin që ka ndaj vendit dhe popullit të vet.
Presidenti Bamir Topi iu drejtua me një mesazh urimi në prag të ndërrimit të viteve të gjithë shqiptarëve. Një urim i cili shkon për familjet shqiptare, për fëmijët, për emigrantët, për ushtarakët që ndodhen në misione jashtë vendit pa lënë mënjanë shumë e shumë familje në zonën Shkodrës të cilat këtë muaj u prekën sërish nga përmbytjet masive. "Gjej rastin t’i siguroj ata për vëmendjen dhe mbështetjen time deri sa problemet e tyre të zgjidhen, deri sa pasojat e dëmeve të zvogëlohen", tha Presidenti.
Presidenti Topi veçoi vendimin e heqjes së vizave i cili sic u shpreh ai do të shkruhet me gërma të arta në historinë moderne të vendit: "Ky ndërrim vitesh do të mbahet mend gjatë edhe për këtë fakt. Asnjëherë vëmendja e Evropës ndaj Shqipërisë nuk ka qenë kaq e madhe, e po kaq e madhe edhe dëshira e shqiptarëve për t’u integruar. Le ta vlerësojmë këtë moment dhe ta shndërrojmë atë në një akt vetëdijësimi historik".
Në një vit ku politika ishte protagoniste e një krize të gjatë, me debate dhe konflikte pa fund, presidenti Topi nuk mund ta shmangte atë në mesazhin e tij: "E ftoj klasën politike shqiptare, që të ndërgjegjësohet edhe më shumë për rolin historik që ka ndaj vendit dhe popullit të vet!" tha ai.
Në fund, urimi i kreut të shtetit është që e gjithë shoqëria të angazhohet që vendi të jetë sa më pranë idealit europian. "Me dëshirat tona më të zjarrta, me energjitë tona më të bashkuara, me inteligjencën, talentin dhe virtytet që na kanë karakterizuar në çdo kohë, le ta fillojmë këtë Vit të Ri me bindjen se ai do të na shpjerë më pranë idealit tonë evropian, idealit të bukur të një shoqërie më të drejtë, më të hapur, më demokratike! Kjo është rruga që të gjithë së bashku kemi zgjedhur. Me këtë rast, në këtë natë të ndërrimit të viteve, dëshiroj nga zemra t’u uroj të gjithëve gëzuar!" tha Presidenti Topi.
(http://www.voanews.com/albanian)