E shtune, 13.07.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Ambasadori Islam Lauka, për mua s’ka asnjë kualitet njerëzor!

E shtune, 08.01.2011, 08:58 PM

Në vend të urimit për Vitin e Ri 2011!

Ambasadori Islam Lauka, edhe pas të gjitha atyre kualifikimeve, për mua s’ka asnjë kualitet njerëzor!

Nga Kadri Mani

Përshendetje?

Von:    Reshat Kripa (kripareshat@yahoo.com)

Gesendet:        Samstag, 17. Juli 2010 19:31:46

An:      kadrimani@hotmail.com

I nderuar zoti Kadri,

Ju njoftoj se librat nuk kanë mberritur. Jam i bindur se ky nuk është faji juaj por i punonjësve të ambasadës që me këtë tregojnë se janë njerëz të papërgjegjshëm. Për këtë jam interesuar në Ministrinë e Jashtme me anën e një mikut tim që punon atje dhe më ka thënë se nuk ka mberritur asgjë. Sidoqoftë, mos u shqetesoni pasi kështu është Shqipëria e sotme. Përshëndetje

Reshat   Kripa

==========

I nderuari drejtor i Zemreshqiptare, zotni Gëzim Marku, kanë kaluar muaj të tërë dhe posta ime për shokët e mi në Tiranë, është zhdukur në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë!!

Një pako me 4 libra për zotin Resha Kripa dhe për zotin Faik Islami, janë zhdukur brenda Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë?- pavarësisht se e kemi përshendetur ardhjen e Amasadirut Islam Lauka, më ka pranuar njëherë në vizitë, pas reagimit të Eshref Ymerit nga Amerika! Ambasadori nuk më është përgjigjur në asnjë mesazh!?! Madje edhe ia pata dhënë adresën e shtëpisë dhe e pata ftuar në shtëpi!?

Kurse shokëve të mi në Tiranë iu ata thënë: më mirë dëshiroj të më dyshoni mua, se si individ, po rrejnë shumë shqiptarë, sesa ta dyshoni Ambasadorin tuaj!?! Ata më thanë se mua nuk më dyshojnë.

Sërish po e  marr fajin mbi vete: desha të kursej pak nga pensioni im 80 euro mujore, dhe ata i morën librat: dy libta të miat: “NUSET TONA” dhe dy:”Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!”- po këto jua kam dhuruar edhe në Ambasadë!!

Ambasadori nuk më është përgjigjur edhe pas vërejtjes:

“Zotni Amabasador Islam Lauka, librat që ia kam dorëzua një nëpunësit të ri për në Tiranë, ende s'kanë arritur në destinacion!?!

A bën ta di me çfarë poste i keni dërguar: me aeroplan, me veturë apo me qerre me buaj!?- po erdhi Viti i Ri pa përgjigje, pason hakmarrja e shenjtë.

Shëndet.

Kadri Mani

4.11.2010”!?! (ai (Ambasadori) u tregua krejt leshko dhe pa fije skrupuksh njerëzie)

------------

Po më vie keq që edhe akademik Mark Krasniqi e paska vlerësue:

“Zotëri Matoshi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Dr. Islam Lauka, është diplomat i shkolluar dhe i njohur si i tillë, është intelektual i kualitetit të lartë kulturor, shkencor e letrar, është doktor i shkencave juridike, është njëri me përvojë profesionale, një nga shefat në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, është njeri shumë i ndershëm, inteligjent dhe racional në mendimet e veprimet profesionale të tij, është patriot i vërtetë, demokrat pa hile, me ndjenja të larta të përgjegjësisë ndaj detyrës së ndershme që i është besuar nga Kryeministri shumë i suksesshëm në përpjekjet e tij për ndryshimin e gjithanshëm pozitiv të Republikës së Shqipërisë, Dr. Sali Berisha. Në këto përpjekje shumë të suksesshme të tij, Kryeministri Berisha e ka krah të djathtë edhe ambasadorin e nderuar Dr. Islam Lauken.”

(Akademik Mark Krasniqi: Mark Krasniqi: Le ta dijë Evropa mbarë, tash e mbas s'jemi shqiptarë!

E Henë, 20-12-2010, 09:58pm (GMT)

Islam Lauka
Islam Lauka, ambasadori ynë në Kosovë

E Diel, 01-02-2009, 11:45am (GMT)

Nga Anisa Pëllumbi

Islam Lauka u emërua ditën e djeshme ambasador i Shqipërisë në Prishtinën zyrtare. Ai është i pari ambasador zyrtar në Prishtinë pas shpalljes së Pavarësisë. Lauka e njeh mirë Kosovën dhe kjo për faktin se ka shkruar disa libra mbi çështjen e Kosovës, “Kosova rast universal apo su generis” dhe “Shkëputja e Kosovës nga Rusia”, dy libra me studime. Vetë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë tha se Lauka është një nga diplomatët me eksperiencë të Ministrisë së Jashtme, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës.

Por kush është ambasadori i Shqipërisë në shtetin më të ri të botës? Ka lindur në Tropojë, ka mbaruar studimet e larta për rusisht, ka kryer një sërë kualifikimesh duke mbajtur edhe titullin doktor i shkencave politike etj. Të gjitha këto në portretin e germëzuar të Islam Laukës.

A AMBASADOR. Islam Lauka është emëruar ditën e djeshme ambasador i Shqipërisë në Kosovë. Ai është emri i parë zyrtar për ambasador në shtetin më të ri të botës.

B BERISHA. Kryeministri Berisha bëri të ditur dje në mbledhjen e qeverisë se Lauka do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

C CEREMONIA. Ende nuk dihet se kur do të jetë ceremonia e emërimit të Islam Laukës si ambasador i Kosovës, por është Ministria e Jashtme është ajo që do të merret me këtë punë.

Ç ÇËSHTJA E KOSOVËS. Doktor Islam Lauka ka marrë pjesë në një sërë konferencash ndërkombëtare, ku si temë ka qenë pikërisht çështja e Kosovës.

D DOKTOR I SHKENCAVE POLITIKE. Kjo është një nga gradat që ka Islam Lauka, i sapo emëruar si ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

DH DHËNIE. Islam Lauka ka dhënë një sërë referimesh dhe shkrimesh në shtypin e përditshëm, por edhe në konferenca të shumta studimore.

E EKSPERIENCA. Kryeministri Berisha u shpreh dje për Laukën se ka një eksperiencë të gjatë në fushën e diplomacisë.

Ë ËSHTË i pari ambasador zyrtar që emërohet në Kosovë, pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt.

F FAKTOR. Tani Islam Lauka do të jetë një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe e pret përpara një detyrë shumë e lartë.

G GRADË PERSONALE DIPLOMATIKE. Islam Lauka mban dhe gradën personale diplomatike, me titullin “Këshilltar”, të cilin e ka marrë nga një kualifikim.

GJ GJASHTË. Islam Lauka në CV-në e tij ka gjashtë kualifikime, si doktor i shkencave politike, grada personale diplomatike “Këshilltar”, kurs diplomacie, kurs filozofie dhe pjesëmarrës në shumë konferenca.

H HAPJA E AMBASADËS. Në një vendim të djeshëm të qeverisë urdhërohet hapja e ambasadës shqiptare në Kosovë, ku ambasador do të jetë Islam Lauka.

I INSTITUTI SHQIPTAR I STUDIMEVE POLITIKE. Islam Lauka mban edhe detyrën e drejtorit të Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.

J JETSHKRIMI. Islam Lauka ka një background të pasur si diplomat, duke nisur që nga puna Referent në Drejtorinë e Parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe më pas në detyrën e Përgjegjësit të Sektorit.

K KRYETAR I BORDIT DREJTUES. Që nga janari i vitit 2007, Islam Lauka mban edhe postin e kryetarit të Bordit Drejtues pranë Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

L LIBRI. “Kosova rast universal apo sui generis” është një nga librat e doktor Islam Laukës për çështjen e Kosovës. Ky është një nga librat e shumtë që Lauka ka shkruar për Kosovën.

LL LLOGARI. Tani për Laukën nuk do të jetë më vetëm ministri i Jashtëm, për të cilin do të japë “llogari”, por do të jetë edhe qeveria shqiptare.

M MULTILATERALE. Prej një viti Islam Lauka ka qenë drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

N NGARKUAR ME PUNË. Për katër vite, ’91- ’95, Lauka ka qenë i emëruar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Moskë me gradën e Sekretarit të Parë si dhe me pozicionin e të Ngarkuarit me Punë.

NJ NJERËZOR. Nga kolegët e tij kemi mësuar se Lauka është një njeri tepër njerëzor, por edhe korrekt gjatë gjithë punës së tij.

O ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE. Drejtori në varësi, që ka për detyrë të ndjekë, përpunojë, sugjerojë dhe zbatojë linjat e politikës së jashtme të Shqipërisë në marrëdhëniet e saj

P PRISHTINË. Tani kryeqyteti i ri për Laukën do të jetë Prishtina, ku ai do të ushtrojë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në shtetin më të ri të botës.

Q QENDRA SHQIPTARE E STUDIMEVE AMERIKANO-BRITANIKE. Krahas detyrës si drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Lauka është edhe president i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike.

R RUSISHT. Kjo është edhe gjuha që ndoshta Lauka di edhe më mirë. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Histori-Filologji, për rusisht.

RR RRESHTA. Janë të panumërta rreshtat që Islam Lauka ka shkruar për Kosovën, për çështjen e saj, të cilat janë paraqitur në dy librat e tij studimore.

S SFIDA. Për Islam Laukën sfida që e pret është më e madhe dhe më e vështirë nga detyrat që ka pasur më përpara.

SH SHKËPUTJA E KOSOVËS NGA RUSIA. Ky është një tjetër libër i Laukës lidhur me çështjen e Kosovës, një libër studimor.

T TROPOJË. Qyteti i Tropojës është qyteti i lindjes së Islam Laukës. Ai ka lindur më 26.06.1954 në këtë qytet.

TH THELBËSORE. Për ambasadorin e ri të Kosovës tani detyrë thelbësore ngelet integrimi i Kosovës dhe marrëdhëniet e saj bilaterale më Shqipërinë.

U URË. Islam Lauka do të jetë tani një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe më gjerë me të gjitha shtetet evropiane dhe botërore, me qëllim integrimin e shteti të shekullit të XXI.

V VEPRA PËR KOSOVËN. “Një nga diplomatët me eksperiencë të kësaj ministrie, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës dhe që e njeh mirë problemin”, u shpreh dje kryeministri Berisha.

X X-RAY. Në shqip do të thotë një radioskopi dhe në mënyrë figurative mund të themi që Islam Lauku, ashtu siç u shpreh dhe kryeministri për kontributin e tij, ka bërë një “radioskopi të Kosovës” në veprat e tij.

XH XHENTIL. Krahas vlerësimit nga kolegët e tij si njerëzor, Lauka është edhe një njeri xhentil dhe i dashur me miqtë e tij.

Y YNË. “Shteti ynë...”, shprehja tipike për ambasadorët dhe diplomatët, tani do të bëjë pjesë edhe në fjalorin e ambasadorit më të ri të vendit tonë në Kosovë.

Z ZYRTAR. Islam Lauka është nga zyrtarët e parë në nivel ambasadori që shkon në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

ZH ZHVILLIMI. Zhvillimi i Kosovës dhe i marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë, do të jetë në qendër të vëmendjes së ambasadorit të ri të Shqipërisë në këtë vend.

Libri nga DR. Islam Lauka: “KOSOVA, RAST UNIVERSAL APO SUI GENERIS”

Nga Ramiz Lushaj                   

Libri studimor i suksesshëm nga Dr. Islam Lauka  " Kosova, rast universal apo sui generis", u përurua para disa ditësh në Tiranë, në praninë e personaliteteve të institucioneve të rëndësishme shqiptare, ambasadorë e diplomatë kariere të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, Bashkimit Europian e të Ballkanit, akademikë, etj. Në refererimet e diskutimet e tyre, si  Sabri Godo, studiues, shkrimtar e politikan, dhe një nga kandidatët e propozuar për President i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Valentina Duka, drejtore e Institutit të Studimeve Ballkanike, Prof. Dr. Eshref Ymeri, pedagod në Universitetin e Tiranës, mr. Flamur Gashi, drejtor i Institutit Kombëtar të Mërgatës pranë Ministrisë së Punëve Jashtme të Shqiperisë etj. folën për vlerat e veçanta studimore, kombëtare e ndërkombtare të këtij libri, të cilin i mirënjohuri Noel Malkolm e cileson "të vlefshëm dhe të rëndësishëm, i cili duhet lexuar nga çdo njerin që është i përfshirë në debatin mbi të ardhmen e Kosovës".

Dr. Islam Lauka, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Marrëdhënieve Shumëpalëshe në  Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, President i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike dhe Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, ndër të tjera, theksoi se Kosovën e vështron jo vetëm si pjesë gjeopolitike të Kombit Shqiptar e të Europës, por edhe si vlerë madhore shumëdimensionale në planin kombëtar e ndërkombëtar dhe si interes gjeostrategjik të diplomacisë, demokracisë e të politikës shqiptare, rajonale e globale në Rendin e Ri Botëror, që në maratonën e gjatë të brezave shqiptare për Kosovën ne po bëjmë hapat e fundit të finishit të Pavaresisë se saj.

Ky libër studimor nga Dr. Islam Lauka, me mbi 200 faqe e 352 referenca nga burime amerikane, britanike, ruse, serbe, etj., do të perurohet ditën e henë, më 28 maj 2007, në orën 10.00 paradreke, në Prishtinë, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare hd Universitare, me praninë e personaliteteve të rëndësishme diplomatike, akademike e politike të Kosovës.

Libri me vlera të veçanta nga Dr. Islam Lauka: "Kosova, rast universal apo sui generis", nisur nga kërkesat e botës akademike në Tiranë, Amerikë, Kosovë, Mbreterinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, etj., së shpejti do të publikohet edhe në gjuhën angleze.

Ramiz   Lushaj, Kryetar i Forumit Shqiptar të Kulturës, Edukimit e Shkencës- Tiranë

Ne te dhjete kapitujt e ketij libri studimor, Dr. Islam Lauka, analizon me origjinalitet e seriozitet universalitetin ose konceptin ruso-serb per rastin e Kosoves dhe unikalitetin ose konceptin perendimor per rastin e saj.

       Nje vend te vçante analitik  zene simetrite dhe asimetrite e ish-federatave shumekombeshe socialiste  si ne  ish- Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike dhe te ish- Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise.

Mjaft interes  paraqet studimi per konfliktet e ngrira ne hapesirat postsovjetike , si rasti i Transdnistria ne Republiken e Moldavise, Abhazia e Osetia ne Republiken e Gjeorgjise,Nagorni-Karabahut ne Republiken e Azerbajxhanit, te cilat,  “de facto” jane republika te pavarura, autori i kendveshtron me perqasjet e problematikave te  tyre  ne republikat ,qe i mbajne  “de jure” si te tyret dhe lidhur me perfshirjen e faktorit nderkombtar e atij rus.Me mjaft interes shihet edhe trajtimi i  “ngrirjes apo shkrirjes” se ketyre konflikteve. Nje analize tejet  te   argumentuar ne shumanshmeri rroken edhe  Kosova, si nje rast i vecante, krahasuar me keto konflikte te ngrira ne hapesirat postsovjetike. Ky kendveshtrim  studimor perben nje risi jo vetem per autorin,si nje nder te paktet  studiues kremlinologe te vendit, por edhe  ne  studimet akademike e diplomatike per ceshtjen e Kosoves ne kete start e stad te saj.

       Nje merite vleresuese per autorin, Dr. Islam Lauka, perben edhe analiza e hipertrofizimit e sovranitetit shteteror apo e drejta nderkombetare ne konceptin miloshevician, duke pase parasysh ne objektivin e tij fokusues ceshtjen e Kosoves ne planin historik, diplomatik e aktual.

       Veshtrimi i “Precedentit Kosove” si realpolitike, eshte nje nga meritat analitike te autorit, pasi ai e trajton  “Precedentin Kosove” ne realpolitiken ruse, ne vetvete edhe realpolitiken e marredhenieve ruso-serbe dhe, me tej, te drejten e veto-s ne Keshillin e Sigurimit  si instrument i realpolitikes ruse.

       Ne perfundim, Dr. Islam Lauka, del me konkluzion te qarte e mjaft i vendosur duke e  kategorizuar   Pavaresine e Kosoves si nje zgjidhje pa alternative, si kod e aksiome te dites, dhe, per kete, nder te tjera, paraqet argumentat e tij, duke theksuar se shtyrja e pavaresise eshte gjenerim i impulsive negative; “Kosova ne Serbi” eshte formule e destabilizimit, duke e pare  ndarjen e Kosoves  si Detonator Ballkanik, .duke e   trajtuar realitetin dhe realizmin e saj te sotem ne  rrjedhat e dhenies se statusit te saj final, si nje zgjidhje euroatlantike dhe si nje arritje te diplomacise e zhvillimeve  boterore.

         Botimi studimor  “ Kosova, rast universal apo sui generis” eshte ne  nderin e punes se mirefillte shkencore te dr. Islam Lauka, si diplomat kariere,aktualisht Drejtor i Marredhenieve Shumepaleshe ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Shqiperise, si  President i Qendres Shqiptare te Studimeve Amerikane e Britanike, si drejtor i Institutit Shqiptar te Studimeve Politike dhe si autor i disa  publikimeve per Kosoven, marredheniet shqiptaro-ruse,etj.

       Studiuesi i mirenjohur  britanik, Noel Malkolm,  ne komentet e tij per kete liber studimor, thekson se “ Ky eshte nje studim i vlefshem dhe i rendesishem. Me qartesi dhe koncizitet mbreselenes, Islam Lauka, analizon nje sere pretendimesh te ngritura, ne menyre te vecante nga publicistet dhe politikanet  ruse, rreth implikimeve  qe mund te sjellin pavaresia e Kosoves  dhe me zotesi nxjerr ne drite dobesite dhe kundertheniet e tyre”. Malkolm,mbetet i mendimit se: “Pa dyshim, eshte liber, i cili duhet lexuar nga cdonjeri qe eshte i  perfshire  ne debatim mbi te ardhmen e Kosoves”

                                                                                       Tirane, me 21.05.2007 shqiptaro-ruse,etj.

Ramiz Lushaj

Tirane, me 21.05.2007

Islam Lauka, kush është ambasadori ynë në Kosovë

E Shtune, 13-12-2008, 12:46pm (GMT)

Nga Anisa Pëllumbi

Islam Lauka u emërua ditën e djeshme ambasador i Shqipërisë në Prishtinën zyrtare. Ai është i pari ambasador zyrtar në Prishtinë pas shpalljes së Pavarësisë. Lauka e njeh mirë Kosovën dhe kjo për faktin se ka shkruar disa libra mbi çështjen e Kosovës, “Kosova rast universal apo su generis” dhe “Shkëputja e Kosovës nga Rusia”, dy libra me studime. Vetë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë tha se Lauka është një nga diplomatët me eksperiencë të Ministrisë së Jashtme, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës.

Por kush është ambasadori i Shqipërisë në shtetin më të ri të botës? Ka lindur në Tropojë, ka mbaruar studimet e larta për rusisht, ka kryer një sërë kualifikimesh duke mbajtur edhe titullin doktor i shkencave politike etj. Të gjitha këto në portretin e gërmëzuar të Islam Laukës.

 A AMBASADOR. Islam Lauka është emëruar ditën e djeshme ambasador i Shqipërisë në Kosovë. Ai është emri i parë zyrtar për ambasador në shtetin më të ri të botës.

B BERISHA. Kryeministri Berisha bëri të ditur dje në mbledhjen e qeverisë se Lauka do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

C CEREMONIA. Ende nuk dihet se kur do të jetë ceremonia e emërimit të Islam Laukës si ambasador i Kosovës, por është Ministria e Jashtme është ajo që do të merret me këtë punë.

Ç ÇËSHTJA E KOSOVËS. Doktor Islam Lauka ka marr pjesë në një sërë konferencash ndërkombëtare, ku si temë ka qenë pikërisht çështja e Kosovës.

D DOKTOR I SHKENCAVE POLITIKE. Kjo është një nga gradat që ka Islam Lauka, i sapo emëruar si ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

DH DHËNIE. Islam Lauka ka dhënë një sërë referimesh dhe shkrimesh në shtypin e përditshëm, por edhe në konferenca të shumta studimore.

E EKSPERIENCA. Kryeministri Berisha u shpreh dje për Laukën se ka një eksperiencë të gjatë në fushën e diplomacisë.

 Ë ËSHTË i pari ambasador zyrtar që emërohet në Kosovë, pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt.

F FAKTOR. Tani Islam Lauka do të jetë një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe e pret përpara një detyrë shumë e lartë.

G GRADË PERSONALE DIPLOMATIKE. Islam Lauka mban dhe gradën personale diplomatike, me titullin “Këshilltar”, të cilin e ka marrë nga një kualifikim.

GJ GJASHTË. Islam Lauka në CV-në e tij ka gjashtë kualifikime, si doktor i shkencave politike, grada personale diplomatike “Këshilltar”, kurs diplomacie, kurs filozofie dhe pjesëmarrës në shumë konferenca.

H HAPJA E AMBASADËS. Në një vendim të djeshëm të qeverisë urdhërohet hapja e ambasadës shqiptare në Kosovë, ku ambasador do të jetë Islam Lauka.

I INSTITUTI SHQIPTAR I STUDIMEVE POLITIKE. Islam Lauka mban edhe detyrën e drejtorit të Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. J JETSHKRIMI. Islam Lauka ka një background të pasur si diplomat, duke nisur që nga puna Referent në Drejtorinë e Parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe më pas në detyrën e Përgjegjësit të Sektorit.

K KRYETAR I BORDIT DREJTUES. Që nga janari i vitit 2007, Islam Lauka mban edhe postin e kryetarit të Bordit Drejtues pranë Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

L LIBRI. “Kosova rast universal apo sui generis” është një nga librat e doktor Islam Laukës për çështjen e Kosovës. Ky është një nga librat e shumtë që Lauka ka shkruar për Kosovën.

LL LLOGARI. Tani për Laukën nuk do të jetë më vetëm ministri i Jashtëm, për të cilin do të japë “llogari”, por do të jetë edhe qeveria shqiptare.

M MULTILATERALE. Prej një viti Islam Lauka ka qenë drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

N NGARKUAR ME PUNË. Për katër vite, ’91- ’95, Lauka ka qenë i emëruar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Moskë me gradën e Sekretarit të Parë si dhe me pozicionin e të Ngarkuarit me Punë.

NJ NJERËZOR. Nga kolegët e tij kemi mësuar se Lauka është një njeri tepër njerëzor, por edhe korrekt gjatë gjithë punës së tij.

O ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE. Drejtori në varësi, që ka për detyrë të ndjekë, përpunojë, sugjerojë dhe zbatojë linjat e politikës së jashtme të Shqipërisë në marrëdhëniet e saj

P PRISHTINË. Tani kryeqyteti i ri për Laukën do të jetë Prishtina, ku ai do të ushtrojë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në shtetin më të ri të botës.

Q QENDRA SHQIPTARE E STUDIMEVE AMERIKANO-BRITANIKE. Krahas detyrës si drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Lauka është edhe president i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike.

R RUSISHT. Kjo është edhe gjuha që ndoshta Lauka di edhe më mirë. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Histori-Filologji, për rusisht.

RR RRESHTA. Janë të panumërta rreshtat që Islam Lauka ka shkruar për Kosovën, për çështjen e saj, të cilat janë paraqitur në dy librat e tij studimore.

S SFIDA. Për Islam Laukën sfida që e pret është më e madhe dhe më e vështirë nga detyrat që ka pasur më përpara.

 SH SHKËPUTJA E KOSOVËS NGA RUSIA. Ky është një tjetër libër i Laukës lidhur me çështjen e Kosovës, një libër studimor.

T TROPOJË. Qyteti i Tropojës është qyteti i lindjes së Islam Laukës. Ai ka lindur më 26.06.1954 në këtë qytet.

TH THELBËSORE. Për ambasadorin e ri të Kosovës tani detyrë thelbësore ngelet integrimi i Kosovës dhe marrëdhëniet e saj bilaterale më Shqipërinë.

U URË. Islam Lauka do të jetë tani një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe më gjerë me të gjitha shtetet evropiane dhe botërore, me qëllim integrimin e shteti të shekullit të XXI.

V VEPRA PËR KOSOVËN. “Një nga diplomatët me eksperiencë të kësaj ministrie, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës dhe që e njeh mirë problemin”, u shpreh dje kryeministri Berisha.

X X-RAY. Në shqip do të thotë një radioskopi dhe në mënyrë figurative mund të themi që Islam Lauku, ashtu siç u shpreh dhe kryeministri për kontributin e tij, ka bërë një “radioskopi të Kosovës” në veprat e tij.

XH XHENTIL. Krahas vlerësimit nga kolegët e tij si njerëzor, Lauka është edhe një njeri xhentil dhe i dashur me miqtë e tij.

Y YNË. “Shteti ynë...”, shprehja tipike për ambasadorët dhe diplomatët, tani do të bëjë pjesë edhe në fjalorin e ambasadorit më të ri të vendit tonë në Kosovë.

Z ZYRTAR. Islam Lauka është nga zyrtarët e parë në nivel ambasadori që shkon në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

ZH ZHVILLIMI. Zhvillimi i Kosovës dhe i marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë do të jetë në qendër të vëmendjes së ambasadorit të ri të Shqipërisë në këtë vend.

-----------------

Koment

Islam Lauka, kush është ambasadori ynë në Kosovë

Rreth shkrimit e jo rreth   gtfffffffffffffffff

  Paul Tedeschini

14-12-2008, 12:49pm

Ambasadorit i uroj me gjith zemer fillim te mbar dhe suksese ne detyren si i pari ambasador i Shqipnise ne Kosove.

Autores shkrimit i baj nji vrejtje: Ne nji shkrim kaq te shkurt e ke permend gjithsojt 35 here emrin e Islam Laukes. Teper.

Derisa po bisedoja me Ambasadorin në zyrën e tij, përgjegjësi për kulturë, sigurimësi Xhevdet Mustafa, po më shikonte në profil dhe po ma bënte karrikaturën! Dhe kush, ai tip që nuk i di dy fjalë të njerëzishme:

-Hë, çfarë halli ke?

- O njeri! Unë kam ardhur për bashkëpunim reciprok: dua ta shoh bibliotekën tuaj; më nevojitet kompleti i librave të Dr. Milan Shufflay-t?- po i thosha spiunit të sigurimit!

I kam pas nëpër burgje disa “edukatorë” serbishtfolës, sikur Islam Lauka, herë më të mirë e herë më të këqinj, por sjelljet e tyre sikur i kam harruar, sepse ata kanë zbatuar qëndriimet e burgjeve e të UDB-ës: por si ta kuptojmë sjelljen e Ambasodorit të Shaqipërisë, politikën e kujt zabaton ky në Kosovë?

Lexojmë: për botimet e librave të Vuk Drashkoviçit e të Ivo Andriçit në Shqipëri!?! Vuku thoshte kush e ngtrit flamurin shqiptar do t’ia pres dorën, kush kërkon Republikë do t’ia pres gjuhën!! Kurse nobelisti i letërsisë, Ivo Andriç, pati bërë elaborat për zhdukjen e shqiptarëve nga Kosova!! Pse shoqatat e shkrimtarëve nuk këkuan që Andriçit pas vdekjes t’i merret çmimi Nobël, ngase nuk shkojnë bashkë Nobeli i lavdidhëm dhe Elaborati i turpit, apojo!?!

Ambasadori e ka pa në libtat e mia biogtafinë time, dhe e ka ditë që unë e di serbishten, pse të lemit mbrapsht nuk i shkoi mendja për bashkëpunim në përkthimin e librave nga shqipja në serbokroatishte?- për reciprocitet? Ç’është ajo njëanëshmëri e pakuptimtë!?

Dy shoferë e dy kondukterë të cilëve jua kam dhuruar librat e mia, me ta biografinë time, kanë dekaruar: na u thafshin duart që t’i kemi marrë paratë për bileta! Baca Kadri, nga sot kurrë më të mos e fusish odrën në xhep!

Por punëtorët e Ambasadës shqiptare nuk e kanë kulturën e shoferëve e të kondukterëve!!

Dhe kjo sjellje nuk është e rastit, është në vazhdën e traditës së zezë të Tiranës tiranike:

Si e vrau veten "Mandela" i Kosovës?

Ose:

Të gjitha mëkatet e Adem Demaçit!

Shkruan: Jusuf FERIZI

Çdo regjim i Shqipërisë londineze që nga shpallja e pavarësisë së atij gjysmështeti shqiptar (1912) e deri më sot, për sa i përket Kosovës nuk u pozicionua drejt ashtu siç e meriton çështja e Kosovës. Për më tepër, duke filluar nga Lufta e Dytë Botërore e këndej, zgjidhja e problemit të Kosovës, herë-herë, mori edhe kahje të atilla që shpienin hapur drejt asgjësimit të plotë të problemit të quajtur Kosovë.

Kush deshi të na dërgojë në Beograd?

Siç dihet, Partia Komuniste e Enver Hoxhës i shërbeu besnikërisht tezës së njohur serbo-ruse sipas së cilës çështja e Kosovës vritet më së lehti nëse ajo asgjësohet në Tiranë. Verbëri ndaj kësaj teze të rrezikshme, në një moment, shfaqi edhe Sali Berisha, pas përmbytjes së diktaturës në Shqipëri. Si president i Shqipërisë (nëntor 1996), si duket për të shmangur vëmendjen e shqiptarëve të katandisur në krizen e madhe që kishte kapluar Shqiperinë, ai mobilizoi të gjitha mediat që i kontrollonte në një propagandë gebelsiane për t'i ngritur shqiptarët e Kosovës në mbështetje të demonstratave të "demokratëve" të Beogradit. Duke qenë në sinkron të plotë me Sali Berishën, Adem Demaçi ftoi shqiptarët e Kosovës që "një për një" të shkojnë në Beograd për të mbështetur Drashkoviçin kundër Millosheviçit. Në atë nëntor të zgjedhjeve në Serbi (1996), qytetet e Shqiperisë ishin stolisur me reklama e pano "demokratësh" serbë, me posterë të Drashkoviçit e të Gjingjiçit, të cilëve, shqiptarëmjerët u brohorisnin sikur të ishin shpëtimtarët e tyre. Në shërbim të zgjedhjeve në Serbi ishte venë tërë shtypi demokratik dhe majtist i Tiranës, si dhe mediat majtiste të Prishtinës. Tërë ajo tiradë e shfrenuar, tërë ajo propagandë çmendurakësh, tërë ajo mbështetje proserbe që bëhej në Tiranë në atë nëntorin e ftohtë të vitit 1996, s'ishte gjë tjetër pos dëshmi e gjallimit të një lidhjeje të kahershme komuniste-gjenetike të enveristëve me rankoviçistët e Beogradit. Në ato përpjekje çmendurakësh të Tiranës për mënjanimin e Rugovës nga skena politike e Kosovës, nga rruga e tij autoktone për pavarësinë e Republikës së Kosovës, Sali Berisha tentoi hapur që në krye të Kosovës të nxjerrë "radikalët" e tipit demaçianë, ata "radikalë" pra të cilët që moti kishin dhënë shenja se do të pranonin zgjidhjen e problemit të Kosovës në kuadër të ish-Jugosllavisë. Dhe ky vrap i madh që kishte ndërmarrë Qeveria Demokratike (!) e Tiranës, përfundoi në nëntor 1996, kur Sali Berisha ia uroi Adem Demaçit detyrën e "presidentit" të Republikës së Kosovës. Ky ishte njëri prej mëkateve të para që bënte Adem Demaçi që në ditët e para kur kishte filluar të merrej me politikë.

Fundi i përvojës së hidhur historike

Duke pranuar këtë "detyrë" në Tiranë, Demaçi as që donte të lodhte kokën se si do të reagojë elektorati i Rugovës. Fatmirësisht, falë vetëdijësimit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës as Demaçi nuk u zgjodh "president" i Kosovës, as shqiptarët e Kosovës nuk shkuan në Beograd për

t'u "solidarizuar" me "demokratët" e Serbisë, siç i ndërsenin Demaçi, Surroi dhe projugosllavët e tjerë shqipfolës. Shqiptarët e Kosovës nuk e kishin vështirë të kuptojnë se "drita e lirisë" që ua trumbetonte Demaçi, e cila do të vinte pas ngjarjeve "tragjike" të Beogradit, "drita e lirisë" që do të vinte nga "vëllezërit" serbë, siç i quante "Mandela" ynë banorët e këtij shteti fqinj, ishte "dritë" e një vdekjeje të paparë që do ta përjetonin shqiptarët duke vrarë veten me dorë të vet ashtu siç e vrau veten Adem Demaçi. Në këtë mënyrë, elektorati i Rugovës, nëpërmjet institucioneve që i kishte zgjedhur me votën e lirë, i tregoi Tiranës zyrtare se përvoja e hidhur historike, kur udhëheqja e Tiranës ka llogaritur të marrë dhe të mbajë pushtetin në Shqipëri duke sakrifikuar Prishtinën, edhe pse është ende e freskët, nuk mund të funksionojë më dhe askush nuk mund të llogarisë më për të qeverisur Shqipërinë stabile pa llogaritur mirë edhe në një qëndrim të drejtë dhe të sinqertë ndaj vullnetit politik vetëvendosës të shqiptarëve të Kosovës

"B.sot", 22 maj 2003

MOS NA ZHGËNJE, SI NANO, ZOTI PRESIDENT!

(Letër e hapur Rexhep Mejdanit)

Në emër të gjakut të derdhur në Kosovë, në emër të mishit shqiptar që po grihet në kasaphanën e Millosheviqit, në emër të ekzodit shqiptar që mund të krahasohet vetëm me eksodin të kohës së nazizmit, ose atë hebraik të kohës së Egjiptit të faraonëve, mos na zhgënje si Fatos Nano.

(Jusuf Ferizi:”KOSOVA NUK ËSHTË SERBI”,

dhe gazeta “Albania”, 6 maj 1999, Tiranë)

(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora