E shtune, 05.10.2024, 02:14 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Gazetarët profesionalë dhe sharlatanët!

E hene, 28.02.2011, 08:58 PM


GAZETARËT PROFESIONALË DHE SHARLATANËT!

/Jemi përgjegjës për atë që punojmë, mirëpo edhe për atë që nuk punojmë-Volteri/

 

Nga Kadri Mani

 

S’kam mbaruar ndonjë shkollë për gazetari, por mësuesit e mi praktikë (të drejtëpërdrektë e të terthortë) kanë qenë, të ndjerët: Ali Sutaj e Haki Hoxha, që jetojnë sot: Ramiz Kelmendi, Sedat Dida, Shemsi Mehmeti- Baca... dhe çdokush që ka shkruar mirë e që ia kam pas lakmi!

Në shkollën 8-vjeçare “Rilindja” në Keqekollë, e patëm nxjerrë fletushkën shkollore “YLLI I PARË”, në Gjimnazin e Vitisë e patëm nxjerrë revistën e nxënësve “AROMA”, në Tiranë e patëm nxjerrë revistën “ARBËRI”, Në Zvicër revistën “SHQIPËRIA ETNIKE”... dhe kemi marrë bashkëpununëtorë të pakualifikuar, por vijimsht i kam këshilluar ose jua kam dhënë broshurat e gazetarisë që ta mësojnë zanatin... e kur nuk janë përmirësuar- i kam përzënë!

---------------------------------------

 

Dr. Pajazit Nushi

Dr. Neki Juniku

Dr. Dashamir Bërxulli

 

 

Ç’ËSHTË PSIKOLOHJIA?-(12)

 

gjimnazi i shkencave shoqërore

gjumnazi i përgjithshëm

gjimnazi i gjuhëve

 

SHTËPIA BOTUESE

LIBRI SHKOLLOR

Prishtinë 2006

 

Pas mësimit të këtij kapitulli, nxënësi do të jetë në gjendje:

 

-të përkufizojë psikologjinë si shkencë;

-të zotërojë novionet përvojë personale, procese mentale dhe sjellje;

-të ketë idenë themelore mbi pikëpamjen cognitive, bilogjike, nativizmin, empirizmin, teorinë e përpunimit të informacioneve dhe teorinë asosiacioniste- të trajtura së pari në filozofi e pastaj të bartura në shkencën e psikologjisë, duie dëshmuar dhe qart[suar kështu rrënjën e psikologjisë në shkencën e filozofisë:

-të kuptojë idenë karakteristike të drejtimeve të njohura psikologjike de të atyre nga  zhvillimet bashkëkohore në shkencën e psikologjisë;

-të dallojë çështjet dhe problemet që trajtojnë degët e ndryshme të psikologjisë.

----------------------------------------------------------------------------------------------

Në polemika shpesh thuhet: punimi i dikuj është në nivelin e një gjimnazisti! Domethënë të një adoloshenti fillestar në gazetari; por kur lexojmë artikuj që edhe gjimnazistët do të talleshin e do të gajaseshin me burra të “pjekur”- është mjerim për vajtim...

Gjuha jonë shqipe ka 36 shkronja, dhe cenimi i alfabetit është shkelje në nervin e jetës!

Do të merresh me gazetari?- nxeje karrigen e mësoje zanatin që nga abetarja, fjalori, doracakët e broshurat... “Arsyetimet” se dikush qenkësh ë mërgatë, ata janë tejtë të ngratë! Noli nga Amerika fliste e shkruante më mirë se ne në vendlindje! Libri merret me vete kudo që shkon... popujt e qytetëruar lexonjë edhe në autobus, në tren...

Madhësia e shkronjave është-12, por bën edhe më pak, krsesi më tepër! Pikësimet puqen me fjalën e fundit, jo në fillim të fjalës vijuese ose as adej dhe as këtej, as në tokë as në qiell!

Kryerreshi klasim ka qenë brenda 10 e 15 shkronja, kryerreshti bashlëkohor futet brenda vetëm 4 shkronja. (Bajram Vitia).

Forma e artikullit detyrismisht duhet të jetë e nivelit kulturor, P. Sh.: zotni Hitler, zotni Millosheviq... keni bërë krime... dhe jua numron krimet... pa sharje, ngase vetë ata e kanë sha veten dhe i kanë nxi biografitë e veta, të familjeve të veta, të farefisit e të popullit të vet, apojo?

Hape fletoren e me lapës e me kompas bëri 4 kolona: Ç, Xh, Q, Gj dhe shëno nga disa fjalë me shkronjë gjegjëse nistore.

Ç-XH, Q-GJ: për t’i shqiptuar dy shkonjat e para ç-xh, maja e gjuhës shkon në rrëzë të dhëmbëve të sipërm, ku me rastin e shqiptimit formohet një e çarë e ngushtë midis gjuhës dhe rrëzës së dhmbëve, dhe ajri del me forcë: ç-xh; ndërkaq për t’i shqiptuar dy të dytat q-gj, maja e gjuhës shkon e përqëndrohet në rrëzë të dhëmbëve të poshtëm e nuk lëvizë më, mesi i gjuhës ngritet në mesin e qiellzës, kur me rastin e shqiptimit formohet një e çarë e gjerë: q-gj: provo përpara pasyqrës!

Meqë e filluam me një proverb, edhe po e përfndojmë po me një proverb: Ose puno që të kesh, ose zhduku të mos jesh. (Shqipe)



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora