E premte, 04.10.2024, 03:11 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 1/2011 (III)

E diele, 10.04.2011, 07:56 PM


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 1/2011 Nistor-Shkurtor-Larcor-2011
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Xhafer Leci
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Vera Dushi

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese 

 

 

 

Besa e dhënë atdheut, as nuk blihet as nuk shitet!

 

Xhevdet Doda (1905-1945) i njohur si student, revolucionar dhe hero i popullit shqiptar

 

 Nga Jahë Sadrija

  

Normalja e Elbasanit  si djep i kulturës dhe qztetërimit shqiptar, u hap në kohën kur Shqipëria ishte ende nën juridiksionin e Perandorisë Osmane. Hapja e saj konsiderohet, ndër ngjarjet më të shënuara në historinë e arsimit dhe të kombit shqiptar, sukses dhe përpjekje e rilindasve tanë për  gjuhë dhe shkollë shqipe, që u themelua më 1 dhjetor  të vitit 1909 në bazë të

vendimit  të Kongresit të Elbasanit, ku në krye të komisionit për arsim ishte Mit’hat

Frashëri .

Shkolla e parë e mesme kombëtare në Shqipëri, posedonte gjashtë klasa prej të cilave tri  klasat e para ishin klasa përgaditore dhe përmbajtja mësimore ishte me karakter të përgjithshëm ndërsa në tri klasat e tjera mbizotëronin lëndët profesionale pedagogjike, qëllimi i të cilëve ishte të përgadisë mësimdhënës me diploma për tërë Shqipërinë dhe tërë shqiptarët.

Xhevdet Doda (1905-1945)
Xhevdet Doda (1905-1945)

Prizireni me emër në historinë tone mbarëkombëtare, është vendlindja e mësuesit hero, Xhevdet Doda. Me nxitjen e patriotit Hasan Prishtina, u gjend në bankat e Normales së Elbasanit. Atje studioi në vitet 1925-1931. Pas diplomimit punoi mësues në Shishtavec të Kuksit, Tiranë,Krujë,Milot,Durrës e Burrel. Xh.Doda hapi të parën shkollë në Luz të Vogël më 20 tetor 1936.

Transferimet e njëpasnjëshme e dëshmojnë për qëndrimin e tij pa kompromis me kliken në fuqi dhe më pas me pushtuesit fashistë, të cilët ishin ulur këmbëkryq në Shqipëri, shumë kohë para prillit të vitit 1939.

Xh. Doda e tregoi veten si revulucionar i orëve të para në prag Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas pushtimit të Kosovës, ai u kthye ketu që ta ngrinte popullin në luftë.

Fillimisht punoi si mësues e drejtor i shkollës së Novi-Pazarit e më pas në Prizren. Luftoi kundër fashistizimit të shkollës e rinisë. Mori pjesë në demonstraten e 18 shtatorit 1943. U burgos dy here nga fashistet.

Kur ishtë mësues në Milot, ipeshkvi, në nje relacion që i dërgonte Papës në Romë, ankohej se Xh. Doda po izolonte fëmijët nga kisha.

E internuan në Porto-Romano. Pas kapitullimit të Italisë, u rreshtua në radhët partizane kosovare si komandant batalioni.

Si aktivist i Luftës Nacional Çlirimtare caktohet komandant i batalionit dhe më pas, me krijimin e brigadës së I-rë Kosovare-Maqedone zëvendëskomandant i saj. Si i dalluar i kësaj brigade ai ftohet të marrë pjesë në Konferencën e Bujanit më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Ishte një ndër veprimtarët kryesor të kësaj mbledhjeje dhe e vendimeve të saj. U arrestua në Prill të vitit 1944, duke qenë i sëmurë rëndë në Prizren dhe për fatin e tij deri tani nuk është thënë diçka e vërtetuar. Disa historian i kontestojnë pohimet e deritanishme se Xhevdet Doda është arrestuar dhe dërguar nga nazistët në Matrhausen.

Me krenari edhe sot, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, shumë shkolla e instuticione e mbajn emrin e tij. 

 

Gjakove, 20.03.2011           

 

P.S.: për të kuptuar të gjithë ata që merren me ditëlindjen dhe atësinë e të tjerëve

 

_______

 

PSEUDONIM

 

Nga Miranda Haxhia

miranda36us@yahoo.com

 

Amani ore, amani ore bëmëni derman tregomani atë shkretë pseudonim se plasa!

Keni a nuk keni Perëndi o njerëz, po vdes ore sa ta marr vesh si e kam atë

bukurosh emër që do më ketë vënë i bukuri Sigurim. Mëndja ma merr se do jetë nga

bota bimore, o nga bota shtazore. Po mund edhe të jetë nga bota njerëzore, a

kozmosi kushedi unë e mjera nga! Nuk e kam, nuk e di, më mungon. Ngordha ta di.

Deri tani vetëm me emrin tim jam kavërdisur, por kur dëgjoj që për çdo dy

njerëz, tre dalin të kenë qënë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit me

pseudonime aq të bukura, ndihem keq, ndjehem, si të thuash e papagëzuar. Eh sa

mirë do të ishte sikur të kisha dhe unë një të tillë. Jo për gjë, por duke

dëgjuar e lexuar ditë për ditë nëpër gazeta për emra të bukur, metaforikë

domëthënës, më është mërzitur më është neveritur emri që më ka vënë nëna, atë që

kam në gjëndjen civile me të cilin votoj.

Pse të mos e kem dhe unë një pseudonimth? Maqedonasit e lashte ishin shume

 

guximtarë. Sa atij që nuk vriste një armik, i lidhnin në trup një gjalmë. Po

gjalmë si pseudonimet shqiptare, historia e demokracisë nuk ka njohur, që nga

Aristoteli e deri tek Iraku. Nuk ka mundësi të mos e kem patur një pseudonim

edhe unë. Problemi fshihet nëpër ato arshivat, ato disketat, CD-rat, a ku di

unë tjetër.

Sigurimi ishte vizionar i madh. Shënjonte me pseudonime edhe njerëzit e

palindur, le më pastaj bebet me biberon dhe vocrrakët e kopshteve me çelës në

qafë.

Nuk e kam të qartë ditën kur mund të jem pagëzuar, vendin ku jam pagëzuar dhe

emrin që më kanë vënë. Vras mendjen ditë e natë për të ditur ç'të ketë vallë

dosja ime në arkivin sekret. Pse të mos e di?! Ato dosje tanimë nuk janë

sekrete. Nuk janë më sekrete përderisa numri i njerëzve me pseudonime të

shpallura nëpër gazeta e ka kaluar tanimë numrin e shqiptarëve që mbajnë biberon

në gojë, që mbajnë çelësin e shtëpisë në qafë, që mbathin pantofla, opinga,

këpucë.

Me mua mund të ketë ndodhur të jem pagëzuar që e vogël. Ndoshta kur u zura me

një shoqkë. Mbanim të dyja shall pionieri. Duke u zënë, padashur ja grisa pak

shallin e kuq shoqes zeshkane, se me sa mbaj mënd, jevgë ishte. Jevga ishte

Komandante Çete, jo çetë cubash, çetë pionierësh. Nuk mund ta duronte prekjen e

simbolit, për më tepër që ishte fukareshë dhe i duhej të blinte një shall

tjetër, shall të ri, sepse atëhere garderoba e lirë e Gabit nuk ekzistonte. Nuk

mbaj mënd të kem bërë në jetën time ndonjë tjetër krim ideologjik. Zaten edhe

atë pa dashje e bëra. Po e bëra ama, dhe arma e dashur e partisë nuk mund të ma

falte. E meqë lindur dhe kriminalizuar jam në Berat, diçka toponomike do të kem

edhe pseudonimin, për shembull "Kalaja", apo “Gorrica” apo "Onufri".

S’është çudi të ma kenë ngjitur pseudonim kur kam ngrënë llokume në zyrën e

gjendjes civile ditën e martesës. Atje kishte tre dëshmitarë!!! “Myzeqarka” do

të kishte qënë mrekulli. Kisha nisur të shkruaja poezira në atë kohë. Ata të

Sigurimit s'besoj të jenë menduar gjatë, por mua më pëlqen shumë të ma kishin

vënë këtë pseudonim. Sepse kishte brënda edhe "Muzë", pra frymëzim, edhe të

"qarë", tamam si na pëlqen ne femrave, pavarësisht se Sigurimi nuk pyeste për

gjini.

Ke parë ti?! Ky i shkretë pseudonim po më sillet para fytyrës si fantazma te

“Hamleti”.

Ndonjëherë mendoj se mos e kam patur pseudonimin “Sheraton”, “Pergola”,

“Sufllaqe”, sepse si mençuri e gjallë, institucioni flamëmadh i sigurimit ka

qënë tejet vizionar. Nuk mund të mos e dinte, si do ishte Shqipëria pas rënies

së diktaturës, çfarë emërtimesh do të kishte.

Vetëm rënien e diktaturës nuk e kuptoi dot që nuk e kuptoi. Tani rrinë e

nxjerrin në treg emra metaforikë njerëzish si mobilje të vjetra me ulje çmimi.

Kur i futem më thellë kësaj dileme bindem akoma më tepër se Sigurimi nuk mund të

mos kishte edhe femra në gjirin e vet. Si mund të kem shpëtuar unë? Ah, sikur ta

dija emrin e pagëzimit sipas Sigurimit! Ta di, që të organizoj ndonjë Party për

ditën e emrit. Do mbledh kalamajtë do t’u ble një tortë. Do fik dritat do ndez

 

qirinjtë. As ata nuk do marrin vesh kurrë dëshirën që më djeg.

Po që do kem qënë mëkatare do kem qënë se nuk ka mundësi të kem shpëtuar.

 

O Zot sa qef kam ta di pseudonim.

 

Nuk është keq të kem edhe emër, edhe pseudonim, por sa duket më mirë është të

kem vetëm pseudonim. Se bëhem dhe e famshme.

Duke ngjitur shkallët e pallatit e duke lexuar emrat nëpër dyert e shtëpive më

bëhet mëndja çorap, si e ka vallë pseudonimin Mustafai, komshiu i katit të

katërt, apo Ksenofoni, plaku i paralizuar që nuk del kurrë nga dera. Se

patjetër që ata pseudonimet i kanë, por në derë shkruajnë atë emrin e gjatë e të

shpifur, njëri mysliman, tjetri kaurr.

Ndokush mund të mendojë se ç’ka kjo që e zgjon shejtanin kur fle. Unë vetë e di,

problemi është se nuk po më rrihet pa e marrë vesh gjithë dynjaja sa spiune kam

qënë, cilët kam spiunuar, pse i kam spiunuar, si i kam spiunuar etj.

E mjera unë! Po sikur larg qoftë të më shtypë ndonjë rrotë makine nëpër gjithë

këtë trafik nëpër gjithë këto rrugë të hapura si varre faraonësh?! Do më mbetet

merak në botën tjetër, e më ndodh ashtu si rrëfen Nafiz Bezhani tek libri

“Mëkatarët” për një njeri që s'kishte haber nga dosje e pseudonime, një njeri i

nderuar i fisit Qafa, në Berat, ai që u sëmur nga të thënat e shpifarakëve të

ndyrë me pseudonim?! Dhe kur Bezhani, pasi gërmoi deri në fund të thasëve me

dosje, e kërkoi për t’i thënë që ishte i pastër si drita e diellit, ishte shumë

vonë; Kishte vdekur. Gojët e liga pëshpërisin sikur do botohet lista e gjithë

spiunëve me emër babe dhe emër qeverie, por nuk ka fonde për të paguar botimin.

Shtoni një "taksë pseudonimi" dhe zgjidhet problemi, vetëm pa pseudonim mos na

lini. Të bezdis dikush, do ta vdesësh? Thirre me pseudonim, po s'pati, shpike!

Do ta mbash gjallë një tjetër që e ke qef? Thirre me emrin e plakës. Veç mos

harro se ndonjëri prej atyre që do t’ ja shpikësh pseudonimin, nuk ta fal, mund

të ngarkojë një qerre me gurë të t'i thyej kockat të të bëjë lapidar buzë rruge,

me pllakë mermeri, emër mbiemër, datë lindje, datë gurimi, datë sigurimi

shoqëror (asikuracioni) të gjitha. Ama, kaq ta bësh dhëmbin, pseudonim jo!

 

 __________

 

Demir Krasniqi

 

SIMBOLIT TË REZISTENCËS

MUHARREM FEJZA  

 

1. Kalvari shqiptar në Gjilan 

OZN-ës serbe, kush na i prini –

Në Suharnë, n’ bunker që i shtini?

-Një besëprerë , një shpirt tradhtar,

Që i dëmton trimat shqiptarë!

***

Nga tradhtarët me faqe t’ zeza –

U vra n’ pritë Muharrem Fejza,

Mu n’ oborr të Kërkush Hiqit –

Veç për hatër t’ Stojkoviqit!

***

Komandanti partizan –

E kishte  emrin Sllobodan.

Ky ishte Dika i Kolloleqit,

Që iu printe argatëve t’ dreqit!

***

Ekspedita e Stojkoviqit –

Shkoi n’ oborr të Kërkush Hiçit,

Shpejt Kërkushit i kanë urdhërua

Kije e saj me i shtrëngua!

***

Muharremin n’ saj me e ngarkua –

Drejt n’ Hogosht , n’ qendër me e çua!

Drejt n’ Hogosht , n’ qendër po e shtinë –

Shpalojnë kufomën, po e shtrijnë n’ shpinë!

***

Salih Fejzës, dikush i tha:

“Muharremin ta kanë vra!”

Por Salihu, i fortë qëndronte –

Një pikë loti nuk e lëshonte!

***

Skaj kufomës, ju ka afrua,

I ra fytyrës, e ka urua:

“Me fat, biro, këto mustaqe –

T’ paskan hije, pa të keqe!...

***

-T’ paskan vra n’ besë, këta tradhtarë,

Se Ti, n’ saj vetë s’ kishe ardhë!

Po t’ jap besë, e po t’ jap fjalë –

S’ ke me m’ shkua kurrë gjakfalë!”

***

Milicia me oficerë t’ OZN-ës ,

Nuk lejuan n’ Hogosht t’ varroset!

Ramadan Ahmetin e kanë urdhërua –

N’ kerr me kije me e ngarkua!

***

E kanë nisë n’ atë rrugë të shkretë,

Që s’ është pa as në Mesjetë!...

Gjatë gjithë rrugës , rojë duke i bërë –

N’ duar t’ shqiptarëve për t’ mos rënë!

***

Milicia e përsosur,

Deri n’ dhëmbë e armatosur,

N’ Koretin , kortezhi u ndalë,

Halla Xhemë, para u ka dalë!

***

Hallës Xhemë, për Muharremin –

Milicia, syrin s’ia trembin!

Shkoi për fytyre i paska ra –

Me ujë fytyrën ia ka la...

***

E mbuloi me  çarçaf t’ bardhë –

Ty, prej  hallës t’ qoftë hallall!

E përqafoi në mes të xhadës –

I paç fëmijët, or trim i dadës!

***

Komandanti i ka urdhërua –

N’ Çarakoc, të gjithë me shkua!

Muharremin e kanë zbulua –

Shkije e shkina me e vizitua!

***

N’ fshatra t’ shkijeve rend duke e çua –

Ma kufomën nuk e kanë mbulua ,

Për me u bindë, të gjithë me e pa –

Muharrem, ma gjallë nuk ka!

***

Katër Maj, Dyzet e Pesë,

Çka kanë bërë ata t’ pa besë,

Muharremin n’ Gjilan e çojnë –

Edhe aty ta ekspozojnë!

***

N’ “Pazarishtë”, te “Lama e Miellit” –

Do t’ qëndrojë trupi i martirit!

Kur t’ vijnë populli në pazar –

Me e pa mirë, çka u bë n’ shqiptarë!

***

Vllada Popoviqi, ka urdhërua:

“Muharremin me e ekspozua,

Në një dërrasë me e gozhdua,

Kush ta shohë, me u trishtua!...

***

-Atëherë, dërrasën n’ këmbë me e ngritë ,

Me e bë t’ mirë një ekspozitë!

Kur ta shoh populli n’ pazar –

Bash si Krishti në Kalvar!”...

***

T’ gjithë ushtrinë i ka urdhërua:

“Atë kufomë, mirë me ia ruajt,

N’ “Ekspozitë t’ tmerrit” , n’ pazar –

Mos t’ na e merr ndonjë shqiptar!”...

***

Aqif Shehu i UNÇJ-së,

Kishte dhanë një urdhëresë –

Më 7 Maj, në orët e vona,

N’ “Ekspozitë”, t’ hiqet kufoma!

***

Më 7 Maj, mu në mesnatë,

E mori OZN-a me xhelatë,

Mbas pesë ditësh, që e pushkatuan –

Nëpër terr, diku e çuan?!...

***

Kështu kufoma do t’ i  humbet –

Kurrë për jetë s’iu gjetën gjurmët!

S’iu gjet gjurmë, as s’ iu gjet varri,

Kështu di t’ bëjë vetëm tradhtari!...

***

Shkjau, kufomën kështu ia hupi,

Por në vjeshtë, n’ trup t’ një magjupi –

U pa palltoja e Muharremit,

Që e kishte veshë ai bir i qenit!

***

Mu atë pallto, që e kishte n’ pazar,

N’”Ekspozitë” n’ “Kalvar shqiptar”,

Mu atë pallto, e kishte veshë,

Magjup aga, ish çaraveshë!...

 

2. Porsi Krishti në Kalvar

Krisi pushka e tradhtisë –

Ushtuan grykat anë e m’ banë...

N’ ato male t’ Hashanisë –

Muharremin na e vranë !

***

Nga Suharna, në bunker –

N’odë të pritës – gjakatarë...

N’orë të mbrëmjes, nëpër terr –

Pritej hapi çlirimtar.

***

Luftëtarin e lirisë –

Na e vranë ata tradhtarë!

Pararojë n’kufij t’Shqipërisë –

Muharremi legjendar.

***

N’mes të sheshit, në Gjilan,

N’ “Lamë të Miellit”, në pazar –

Qëndroi trimi për vatan,

Porsi Krishti në Kalvar!...

***

Duar e këmbë ia kanë gozhdua –

Simbol tmerri n’ “Ekspozitë”!

Mbi nj’atë dërrasë ishte  forcua –

Porsi dielli bënte dritë!...

***

Trimi ynë – Muharrem Fejza,

Si kala për Rezistencë...

Shëmbëlltyrë mbeti ndër breza –

Legjendar, që u vra në besë!...

*****

Demir Krasniqi:”KËNGË KRISMASH LIRIE 2”

Gjilan, më 2003, faqe 102-108.

 

______________

 

Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmor për lirinë që nuk respektohet???

 

Nga Xun Çetta, analist

xun26@hotmail.com

 

U mbushën 30 vite që kurë të rënët për çlirimin e vendit 1981 2011 nuk po dihen saktësisht dhe zyrtarisht sa janë ata dhe ku pushon trupi i tyre .Tani kur më shumë mund e sakrifica materiale dhe organizative po manifestojmë 30 vjetorin e atyre ngjarjeve themel i çlirimit të asaj pjese te vendit tonë,mjerisht krahas krenarisë tonë,ne,edhe po turpërohemi para gjakut të tyre derisa nuk kemi listë të kompletuar zyrtare për të rënët,nuk kemi datëlindjet dhe datë rënët e tyre për vendin të cilin kaq pa mëshirë,për kaq vite po e lëndojnë,plaçkitin dhe çfarë nuk po bëjnë për ta zhbërë atë.

Ta mendojmë këtë fatkeqësi institucionale dje dhe sot për 30 vite rresht ,sigurisht se nuk do befasohemi pse nuk është bërë asgjë për të pa gjeturit e luftës së fundit në Kosovë.

Është e rëndë ta pranojmë këtë turp kolektiv,por pa e pranuar te keqen individualisht dhe kolektivisht si dhe parasë të skuqemi më këto akte krimi,ne nuk mund të bëjmë kthesa të atilla çfarë i duhen vendit.

Pikërisht në këtë vlug manifestimesh të këtij 30 vjetori,më duhet ta pranoj turpin si individ dhe më pas si turp kolektiv mos kompletimin e listës së dëshmorëve të rënë në vitin 1981,vendlindjet,datëlindjet dhe datë rëniet e tyre.

Më turp e pa turp,kësaj radhe luti gjithë ata të cilët dinë diçka mbi këta dëshmorë dhe ndonjë tjetër që të na lajmërohen në po këtë link dhe të na ndihmojnë që në manifestimin qendror mundësisht ti kemi vendlindjet,datat e lindjet,ato të rënies dhe fotot e tyre. Kjo do të na ndihmonte për të dal faqebardhë pas turpit për 30 vite.

Ju përshëndes dhe paraprakisht falënderoj gjithë ata të cilët do bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

Të rënët 1981

 

Të rënët dëshmorë në pranverën e krenarisë tonë 1981,pranverë kjo të cilës tentuan të ia vyshkin lulet e sajë dhe të mos ndihet era e tyre. Ju lutëm ujitni lulet dhe kthejeni erën e lirisë për ndryshe po vyshkemi të gjithë. Po vyshkemi ngase për herë e më shumë po thahen shpirtrat kombëtar e njerëzor duke mos përkujtuar asgjë pos egos individuale.

 

1. NASER HAJRIZI

2. ASLLAN PIREVA

3. SHERIF FRANGU

4. RIZAH MATOSHI

5. RUZHDI HYSENI

6. XHELAL MALIQI

7. SALI ABAZI

8. SALIH MALOKU

9. NESIMI DERVISH DANA

10. SALIH ZEKA

 

Luzern 28.03.2011

 

_______________

 

Kadri Mani: Adio Jugosllavijo-mirësevjen Shqipëri etnike-e krishterë
E Enjte, 31-03-2011, 07:59pm (GMT+1)

Tregim historik

 

Adio Jugosllavijo-mirësevjen Shqipëri etnike-e krishterë

 

Evropë, ndërgjegjen ku e ke?- nëna ime e lashtë, njerka ime e re! /Sulejman Lokaj/

 

Nga Kadri Mani

 

Në ditën e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë; për nder të 100- vjetorit të krynegritjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe – Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911; kujtim institucioneve kompetente mbarëkombëtare: më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar-KONSTANTINI I  (i Madh) (Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus), /274 – 337/[1]- i shpallur “serb” nga Kisha-anti-Krisht e serbëve rrenacakë të pa fe e të paatdhe, referuesi tha se e kemi për detyrë që t’i njoftojmë me kohë institucionet tona kompetente, në radhë të parë Ipeshkvitë tona, Akademitë, Institutet e Historisë e të Albanologjisë... dhe kushdo që do e mund të japë kontribut në këtë fushë të dijes: që në ndërkohë të mbahen Simpoziume për këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë tonë, figurë kjo të cilën shovenistët serbë do ta përvetësojnë! Po planifikuakan që në Nish ta ngritin një kryq gjigand prej 80 metrash! Aty e paskan ftuar të marrë pjesë edhe Papa, i cili e paska konfirmuar pjesëmarrjen!

Dihet sheshit se serbët s’kanë histori, andaj vjedhin në të akatër anët: Car  Lllazari është shqiptar, Milosh Kopili (Miloš Obiliqi) shqiptar, Hajduk Stanko e hajduk Velko, vllehë... serbët kanë tentuar të na e vjedhin edhe Skënderbeun... maqedonasit kanë tentuar të na e vjedhin Nënën Tereze, duke e mbiqujtur Gonxhe Bojaxhievski!

Diskutimet për vënie-heqje të shamisë së yllkave tona në shkollat kombëtare, janë tepër të ulta e mizerabël.

 Evropa ka dy data të shenjta:

-Vitin 1492 kur është tërhequr Sulltani i fundit nga Spanja dhe

-Vitin 1683 kur ka dështuar synimi i fundit i Sulltanit për ta pushtuar Vjenën.[2]

 

Mbahu nëno mos ke frikë

Se ke xhematin n’Amerikë

Vetëm na dërgoni dollarët

Se ne jua vrasim ushtarët!

Kosova u dërgon një imam

Tok n’parajsë o n’hamam!

 

“HUMNERA DHE BEDENI I LASHTË

 

Në kohën kur gjatë formësohej fati i kroatëve (kah mbarimi i viteve njëzetë i shekullit tonë), aktualizohet më tepër se kurrë ideja e Shufflay-t mbi popullin kroat në mbrojtjen e njerëzishmërisë perëndimore, e cila duhet prezentuar opinionit evropian.

“Kur ai tipar historik krejtësisht qartë vërehet”, shkruante Shufflay, “çdo kroat inteligjent, e madje edhe filozof, do ta ketë krejtësisht të qartë që nacionalizmi kroat është shumë më tepër se çdo nacionalizëm i cilitdo popull kufitar, se është më i lartë dhe njerëzisht më i dobishëm nga integrimi jugosllav.

Derisa ekziston bedeni i kahershëm në mes të mesdheut Lindje e Perëndim e hapet edhe fort më larg humnera midis Azisë dhe Evropës, derisa nga Ballkani përgjatë 500-vitesh lufte bizantino-turke fugon shek. 14 – nacionalizmi kroat shënon një nga bedenet më të rëndësishme të njerëzishmërisë perëndimore.

Dhe derisa kjo është rrezikuar, dhe sot po, nacionalizmi kroat nuk domethënë vetëm dashuri ndaj trollit dhe shtëpiave kroate në të. Ai nuk domethënë atdhetarizëm lokal, por shërbim lokal i tërë Perëndimit të bardhë, dhe për këtë është apsolutisht pozitiv.”

Për këtë “truri i kroatit më të arsmuar, nga motivet etnike më të larta sesa është nacionalizmi, ta dëgjojë zërin e vet, gjakun kroat. Ngase në skaj të Ballkanit, në kufi midis Lindjes e Perëndimit, katolicizmi e ortodoksizmi, kultura evropiane dhe barbaria – emri kroat, gjaku kroat nuk domethënë vetëm kombi! Gjaku kroat aty domethënë qytetërim. Kroatishtja aty është sinonim për krejt çka është e bukur dhe e mirë që krjoi Perëndimi evropian.”

Është e kuptueshme prandaj, nga kjo të rrjedhë që “katolikët kroatë perëndimorë nuk kanë se çka kërkojnë në Ballkanin ortodoks”, po që se edhe “thyhet mbretëria e Dushanit dhe krijohet federata, ajo do të jetë kreautrë e thjeshtë ballkanike. Në të kroatët do të humbnin atë që është në ta më e mira, do ta humbisnin kuptimin për qytetërimin e njerëzishmërinë  për perëndimin.”

I tillë do të ishte fati kroat po që se do të mbetej në ndonjë bashkësi apo jetesë të përbashkët me serbët.”[3]

Fati kroat e fati shqiptar kanë qenë dhe janë një e të pandarë.[4]

Në 3-vjetorin e pavrësisë së Kosovës e në prag të 100-jetorit të pavarësisë të Shqipërisë, nuk na kanë hije sjelljet prej kalamajsh:

 

Femi Cakolli: Kosovë, përkujtohet Sulltan Murati
E Enjte, 12-08-2010, 08:59pm (GMT)

A është kjo Kosova e shqiptarëve apo e turqeve?

A jemi në Turqi apo në Kosovë?

A jemi në mesjetë apo në shek. XXI?

 

Historikisht unë nuk bëj asnjëlloj dallimi mes Sulltan Muratit dhe Sllobodan Millosheviqit. Që të dy kanë qenë pushtues të Kosovës dhe të shqiptarëve. Ne si shqiptarë kemi luftuar edhe kundër Sulltan Muratit edhe kunder Millosheviqit, por dallimi është se sulltan Muratin e ka vrarë një shqiptar, i besimit ortodoks, nga Drenica, i quajtur Millosh Kopiliqi, emër të cilin kot e mban komuna e Obiliqit, kurse Millosheviqi ka vdekur si i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Hagë.

Zyrtarët e komunës së Obiliqit, nëse do të kishin menduar mirë, mbarë dhe arbërisht, në vend se të ndërtojnë/përurojnë shtëpi për nder të Muratit I, do të ishte më mirë me ndërtue/përurue shtëpi për Milosh Kopiliqin. Rrotullimi i historisë dhe i vlerave kombëtare nuk lejohet askund në botë. Ky fenomen mes shqiptarëve nuk quhet ndryshe pos riosmanizim i shqiptarëve.

Paramendoni që pas 600 vjetësh të shkojnë në Prekaz zyrtarët e komunës së Skenderajt, dhe jo vetëm se ata nuk do të merreshin kurrë më me emrin e Adem Jasharit, por aty ku ai ka rënë dëshmor, të ngritet shtëpi për Sllobodan Millosheqin. Dhe pastaj të dalë edhe një "hamdi" tjetër me shkrimin "Kosovë - përkujtohet Millosheviqi".

Ju kërkojmë falje me përulësi revolucionarëve amerikanë, libianë, e të tjerëve të ngjashëm me ta, që nuk e përdhosen sikur ne, revolucionin e tyre sikur ne “shqiptarët”; po do të na kuptoni kur ta keni parasysh pushtimin tonë shumëvjeçarë: skamja, servilizmi, rrëgjimi i racës vise-vise, plogështia... bari i shkelur me zor ngritet, por bimët e reja gjakojnë prejardhjen tonë pellazgo-ilire... por jo komplet kombi ynë, ama na morën nëpër këmbë bastardët “tanë” dhe me sjelljet të tëhuajësuara të tyre bizare, na qitën hije të zezë- zemërzinjtë. Ne nuk jemi vjedhës as vrasës, ngase nuk na e lejon kujtesa historike, edukata jonë e krishterë, qysh përpara Anglisë e Gjemanisë...

Zot, mos i falë, se e dinë çka bëjnë!

 


[1]  (Sinan Gashi: “Mençuria iliro – shqiptare nëpër botë (botim i dytë i plotësuar)) Prishtinë, 2007 ,  f. 60-63.

 

[2] Hasan Jashari në bisedë me autorin e këtyre radhëve.

[3] Darko Sagrak:”Dr. Milan pl. Šufflay: „HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA“, Zagreb, 1998, f. 43.

 

[4] FLORA DOZAN: “Ilirja”, Prishtinë, 1988, f. 335.

 

______________

 

Punime të reja dore në Bizhuteri: në Kockë, Argjend Flori; nga Jolanda Pali- Kesari  ?

Gjivlashi@aol.com

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora