Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Barometri (i ndryshkur) diplomatik i Prof. Dr. Mehdi Hysenit!
E merkure, 06.04.2011, 07:57 PM
BAROMETRI (I NDRYSHKUR) DIPLOMATIK I Prof. Dr. Mehdi HYSENIT!
Nga Kadri Mani
Ka kohë që e kam duruar, madje kam dashur edhe t’i ndihmoj këtij farë profesori të hallakatur, për të mos thënë të tërbuar socialist.
Karieristi Adem Demaçi, pensionist, i cili e ka festuar 75-vjetroin e lindjes, jo me ndonjë vepër madhore, sa me skandale të njëpasnjëshme!
Vallë, e di apo nuk e di Dr. Mehdi Hyseni këtë faskt:
Adem Deamçi:”ballkania”- bashkimi i Kosovës me Serbinë e me Malin e Zi:
KOHA DITORE, 15.06.1998.
Nga intervista me kryetarin e PPK-së, Adem Demaçi
DO TË BËHESHA KRAH POLITIK I UÇK-SË, ME DISA KUSHTE...
- Cilat kushte, zoti Demaçi?
DEMAÇI: Në rend të parë të pranojnë komplet projekt - bërthamën e konfederatës Ballkania si një platformë e zgjidhjes finale, përfundimtare të çeshtjes së Kosovës. Dihet ai projekt për konfederatën me Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo është baza me të cilën do të ndërprisnim gjakderdhjen e mëtejshme, nuk do të lejonim të kishte pakica kombëtare, të trija palët do të ishin fitimtare dhe do të ishte në pajtim me referendumin e '91-tës, ku populli është deklaruar për pavarësinë me të drejtë për të hyrë, siç thuhej atëherë, në një federatë ose konfederatë. Rendi për autonomi dhe fedratë shkoi, sepse Serbia shkeli ato mundësi, kurse një konfederatë ende ka mundësi të realizohet. Kam dëgjuar disa deklarata të komandantëve të UÇK-së se e pranojnë konfederatën, por disa deklarata në fund si deklarata e fundit politike apo ajo e komandant Çelikut etj., më kanë bërë që të jem i kujdesshëm dhe të shoh se as ata atje nuk i kanë të pastruara sendet, prandaj duhet t'i pastrojnë edhe nëse duan që unë dhe partia ime dhe ata që do t'i bashkohen partisë sime apo ndonjë aleance qe do ta krijojmë me parti të tjera që ne të bëhemi zëdhënësit e tyre dhe krahu i tyre politik dhe të marrim barrën politike për zgjidhjen e këtij problemi, atëherë duhet ta pranojnë këtë platformë. Janë edhe disa kushte të tjera siç është ajo përshëndetja me grusht. Unë nuk e bëj shumë tragjike sepse ajo mund të jetë një shenjë bashkimi, por ajo mund të jetë edhe njëfarë simboli që na ka ardhur nga Rusia, Lenini e Stalini dhe mund të krijojë konfuzion. Ndonëse ata me punën e tyre po tregojnë se nuk janë ushtri ideologjike as partiake.
Unë ju lutëm atyre që të marrin vendim të prerë dhe sa më shpejt të krijohet krahu politik, sepse kjo është shumë e rëndësishme.
Ja edhe tendenca më e re e një Kryesie të turpit:
kadri Mani: “Adio Jugosllavijo-mirësevjen Shqipëri etnike-e krishterë”
Skandal në Institutin Albanologjik!
Të nderuar lexues, dje më 3.4.20011 në orën 16, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, Besia mbante 30-vjetorin e Demonstratave të viti 1981, ku e paraqita edhe shkrimin tim të sipërm, mirëpo Kryesia e punës: Adem Demapi, Binak Ulaj (moderator), Hakif Bajrami, Hydajet Hyseni, Myrvete Dreshaj, Salih Salihu “u konsultuan” dhe u morën vesh që “ta ndërprenin” tubimin, ma komunikoi Binak Ulaj!!!
Çka ka munguar aty?
Ka munguar "UJKU I MURRMË"- Ataturku, që atë Kryesi ta dënonte e ta varte në oborr të atij bugru të Qosjes të quajtur-Institut!!! Atë Kryesi mikrobësh, siç ka thënë studenti boshnjak në provim: mikrobi su mali ajvan?i?i na telu insana! (mikrobet janë hajvanë të imtë në trupin e njeriut); që devalvuan çdo gjë, prishën e bastarduan çdo gjë.
Për këso sjelljesh të çnatyrshme, shkrimtari Raniz Kelmendi tha se po i vie turp pse është shqiptar!
Këta janë këlyshët e Qosjes e të edi ramëve- të haramëve sociaklistë-provincialistë, të pa fe e të paatdhe!!
Lexoni e (mos) besoni!
BAROMETRI DIPLOMATIK
VETËM ZGJEDHJA E Z. ADEM DEMAÇI PRESIDENT I KOSOVËS, E SHPËTON KOSOVËN NGA ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME DHE NGA KAOSI ANARKIK
Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI
*** Ky, do të duhej të ishte konsensusi politik, kombëtar dhe parlamentar historik i pozitës dhe i opozitës në Kuvendin e Kosovës. Ndryshe, do të vazhdojë pjesa e dytë e “cirkusiadës politike” për zgjedhjen e presidentit të “kontraktuar” të Kosovës, sipas Marrëveshjes politike (PDK+AKR). “Asgjë të re në Perëndim”, veç gjasës së RISHKELJES së Kushtetutës së Republikës së Kosovës sipas “tekave” klandistine dhe partiake provincialiste dhe karrieriste të disa liderëve të dëshmuar, të etshëm për pushtet.
Zgjidhja e krizës presidenciale në Kosovë, nuk mund të bëhet duke e shkelur Kushtetutën dhe parimet demokratike, për hir të “interesave madhore” të kontratës politike të koalicionit ndërpartiak (PDK +AKR).
Kryeministri Hashim Thaçi pa të drejtë e akuzon opozitën se kinëse ajo “është fajtore” për shkak të braktisjes së sallës së Kuvendit, gjë që sipas tij, “një bojkotim” i tillë çoi në shkeljen e Nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës, ku bën fjalë për kriteret e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Nuk duam të spekulojmë se në cilat argumente dhe fakte valide, është mbështetur kryeministri Hashim Thaçi, kur e akuzon opozitën për shkeljen e Kushtetutës, me rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president të Republikës së Kosovës, më 22 shkurt 2011, në Seancën e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo një akuzë e tillë në adresë të opozitës, nuk figuron në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka shfuqizuar Vendimin antikushtetues të zgjedhjes së Behgjet Pacolli president të Republikës së Kosovës.
Ç’është e vërteta, në asnjë paragrafë të Aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk thuhet se për shkeljen e Nenit 86 të Kushtetutës, “është përgjegjëse opozita”, e cila në çastin e votimit të presidentit, e kishte braktisur sallën e Kuvendit.
Edhe, sipas konstatimit interpretues të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Kushtetuta nuk është shkelur as nga Behgjet Pacolli e as nga opozita e deputetëve të Kuvendit, por nga vendimarrësit, të cilët me në krye Jakup Kransiqi, Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi etj., e kanë miratuar një vendim të tillë antikushtetues, me qëllim që të përmbushnin obligimin e marrëveshjes së arritur politike me partnerin e koalicionit qeveritar (AKR).
Pra, këta e kanë shkelur Kushtetutën si pasojë e objektivit politik, të imponuar dhe të diktuar nga AKR-ja (që me çdo kusht, Behgjet Pacolli, të mirrte postin e presidentit të Kosovës), jo pse kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Kryeministri i qeverisë, Hashim Thaçi dhe Zëvendësministri Hajredin Kuçi ( i cili është edhe jurist i shquar) nuk e kanë dijtur se ç’thotë përmbajtja e Nenit 86 të Kushtetutës.
Në rastin konkret, shkelja e Kushtetutës, nuk është bërë për shkak të mosnjohjes së materies së Nenit 86 (ose, për më tepër, pse ai “ishte i paqartë”), por për shkak të kalkulimeve dhe kombinimeve të inetresave të ngushta politike ndërpartiake (PDK+AKR), që me çdo kusht, t’i ndanin postet e tyre qeveritare sipas nomeklaturës së ministrive, duke përfshirë, pikësëpari, postin e presidentit të Republikës së Kosovës.
Mirëpo, pavarësisht nga interesat komplementare të një kombinatorike të tillë politike të PDK-së dhe AKR-së për ta qeverisur Kosovën ( pa përfshirjen e shumicës dërrmuese të partive politike opozitare: LDK, AAK dhe Vetëvendosja, të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës), procedura e zgjedhjes së Behgjet Pacolli president i Kosovës, ishte antikushtetuese dhe jodemokratike ngase ai zgjodh pa praninë e kuorumit 2/3 të deputetëve dhe, pa kundërkandidat.
Politizimi i Kushtetutës nuk ndihmon në zgjidhjen e ligjshme dhe demokratike të presidentit të Kosovës, por e ngatërron dhe e mjegullon edhe më shumë (sipas shijeve dhe interesave meskine të grupeve të ndryshme të interesit dhe të akraballëkut lokalist dhe provincialist, që dikush, ta ketë marrë me “tapi” udhëheqjen e Kosovës).
Duke qenë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës me aktvendimin e saj, e “rrëzoi” presidentin Behgjet Pacolli si president jolegal, shtrohet pyetja, cila do të jetë zgjidhja kushtetuese dhe demokratike, e qëndrueshme me rastin e zgjedhjes së ardhsme të presidentit të Republikës së Kosovës?
Që të mos përsëritet më ajo “cirkusiadë” politike në “amfiteatrin” legjislativ të Kuvendit të Kosovës, pozita dhe opozita janë të obliguar moralisht, ligjrisht, demokratikisht, kombëtarisht dhe juridikisht, që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, jo vetëm për kuptimin e interesave të tyre politike brenda dhe jashtë parlamentit, por para së gjithash dhe, mbi të gjitha, ajo zgjidhje, të jetë e pranueshme për shumicën dërrmuese të popullit në Kosovë.
Nëse, vërtet, aq shumë na dhemb zemra dhe na qanë shpirti për qytetarin dhe për Kosovën shqiptare, atëherë, deputetët e Kuvendit të Kosovës (pozitë – opozitë), duhet ta kenë të qartë si dielli se, zgjedhja e presidentit të Kosovës, nuk mund të bëhet vetëm “ sa për sy e faqe”, duke i vënë në plan të parë interesat individuale, grupore dhe partiake mbi interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar dhe të Kosovës.
Presidenti të zgjedhet nga radhët e popullit dhe për popullin, jo nga nomeklaturat dhe nga strukturat e partive politike dhe, për partitë politike!
Pavarësisht nga interesat dhe fërkimet politike të pozitës dhe të opozitës, si dhe nga “shpjegimet justifikuese” të disa liderëve të tyre me ambicie të “sëmura pushtetore” se gjoja pushteti shtetëror, “është i rezervuar” vetëm për “partiashët”, zgjedhja e presidentit të Kosovës, duhet të jetë jashtëpartiake, sepse do të ndikonte pozitivisht në arritjen e pajtimit, të bashkëpunimit dhe të ekuilibrimit të marrëdhënieve dhe të interesave vitale politike, demokratike , kombëtare dhe shtetërore të vendit.
Nëse duam të dëshmohemi para popullit dhe para botës demokratike se, vërtet e duam popullin, e duam lirinë, e duam pavarësinë, e duam drejtësinë, e duam demokracinë, e duam paqen, si dhe të tregojmë se jemi të pjekur politikisht dhe demokratikisht, atëherë, duhet t’i tregojmë edhe popullit, edhe botës demokratike perëndimore se, ne i njohim dhe, dijmë t’i çmojmë dhe t’i respektojmë vlerat tona emblematike kombëtare shqiptare, siç është Z. Adem Demaçi, i cili është një ndër figurat më madhështore dhe më meritore kombëtare dhe atdhetare shqiptare, që të vihet president në ballë të Republikës së Kosovës.
Nëse askujt nga deputet e Kuvendit të Kosovës (qoftë pozitës, qoftë opozitës), nuk do t’i binte në mend se zgjidhja e problemit të presidentit të Kosovës, tanimë, është e zgjidhur, nëse kandidohet Z. Adem Demaçi, atëherë, këtë PROPOZIM, duhej ta bënte deputeti i nderuar i PDK-së, Z. Hydajet Hyseni (një nga bashkidealistët dhe bashkëveprimtarët më të ngushtë dhe më të afërt të Bacës Adem Demaçi), të cilin do ta mbështetnin të gjitha partitë politike-përfaqësuese në Kuvendin e Kosovës (PDK, LDK, AAK, Vetëvendosje, AKR).
Ja, ky është konsensusi. Kjo është zgjidhja e drejtë e problemit të instituucionit të presidnetit, që është në favor të interesit të përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës, e jo vetëm të partive, të cilat, fatkeqësisht (kush më shumë e kush më pak), Kosovën e kanë sjellë në një krizë institucionale politike.
Edhe pse, jemi shumë në vonesë (me mosnjohjen e meritës së Bacës Adem Demaçi, që të jetë figura NUMËR NJË e Kosovës, si para, ashtu edhe pas përfundimit të luftës), këtë herë, deputetët-përfaqësuesit legjitimë të popullit kanë nderin dhe shansin historik, që Z. Adem Demaçi, ta nominojnë dhe ta votojnë për president të Republikës së Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë dhe, çfarë ëndërrojnë kundërshtarët ose armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Republikës së Kosovës.
Kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë, që shpie drejt sundimit të ligjit, të drejtësisë, të demokracisë, të qëndrueshmërisë, të sigurisë dhe të paqes në Kosovë, dhe më gjerë në rajon.
Fundja, disidentët, revolucionarët, çlirimtarët, demokratët dhe patriotët shqiptarë si në parlament, ashtu edhe jashtë parlamenti, duhet të ngrejnë zërin e tyre të drejtësisë dhe të kombëtarizmit në nismën dhe në mbështetjen e Z. Adem Demaçi për president të Republikës së Kosovës, sepse (edhe sipas Kushtetutës në fuqi) është figura më e dashur, më e respektuar, më kredibël, më unifikuese dhe më pajtuese e gjithë spektrit politik (pozitë – opozitë) dhe e pranueshme për mbarë popullin liridashës dhe atdhedashës në Kosovë dhe në mbarë Shqipërinë.
Pra, nëse triumfon drejtësia, që Z. Adem Demaçi të jetë në krye të Kosovës, atëherë, jo vetëm se do të mbrohet kushtetuta, ligji, drejtësia, barazia, liria dhe pavarësia e Kosovës, por edhe do të shpëtojë Kosova nga copëtimi dhe nga ndarja e saj (jug – veri, apo lindje – perëndim), ashtu siç po kërkon Serbia dhe aleatët e saj me Rusinë në krye.
Sikur të isha anëtar i Kuvendit të Kosovës, do të ndjehesha i lumtur dhe krenar, që Bacën Adem Demaçi, ta propozoja dhe ta votoja për president të Republikës së Kosovës. Kjo do të ishte kënaqësia dhe dëshira ime më e madhe jetësore.
Të gjithë ata, që nuk i njohin dhe i përbuzin vlerat e këtilla kombëtare shqiptare, janë të dyshuar, edhe para Zotit, edhe para kombit, edhe para atdheut.
Vetëm "për miopët faktet dhe argumentet janë të vdekura”!