Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Drillon= Drini i Bardhë e Drini i Zi
E enjte, 16.06.2011, 07:57 PM
Nga festivali ndërkombëtar të manifestimit ''Drini Poetik'' në Prizren
Kadri Mani
Drillon= Drini i Bardhë e Drini i Zi
Është lumë që përshkon Rrafshin e Dukagjinit
Drini buron rrëzë malit nga gurra e Rusolisë
Shkëmbenj që ruajnë çdo portret të një trimit
Edhe nuk do durojnë shpendkeqet e rusofilisë!
E shpellës së Radavcit,
Krijon edhe një ujëvarë t’bukur para se t’zbresë
Ku t’parët tanë jetonin-punonin me t’larta tipare
Ndërkaq fqinjët e kolona pestë na prenë n’besë!
Ura mbi Drinin e Bardhë u shemb, humbën lidhjet
N’rrafsh ku bashkohej afër qytetit të Kukësit të Ri
Sunamet e katastrofat ndodhën tronditjet-dridhjet
Edhe livadhet tona njomake sot na i lërojnë do thi!
Vërshejnë dy drinat, Ereniku, Lumbardhi gjarpëron
E Skëndërbeut ia lanë e freskon gjymtyrët Ujëvara
Pas ikjes ujqërve çdo çakall e shpendkeqe përgjon
Kreshnikët kanë temperaturë për dy drinat e ndara!
Si sot gjakmarrja e hakmarrja si dukuri historike
Lidhja e Shkrimtarëve po e organizon festivalin
Ka pasoja më pak negative se hakmarrja politike
Enver Bytyçi na porosit:gishtin kokës për idealin!