E hene, 09.12.2024, 07:51 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Bajram Vitia një risimtar

E shtune, 18.06.2011, 06:53 PM


Kadri Mani

 

Bajram Vitia një risimtar

 

O tek len dielli-o e pran-o hana

Bajram Viti-o ma nuk-o ban nana!

 

Shofer kamioni-o në punë transporti

Nëpër rrugë-o bre po i shkonte moti!

 

O papandehur-o një mot me shi-e

Bajram Vitisë-o i ndodh fatkeqësi-e!

 

Në fatkeqësi-o bre qe ba beteri

Fatin e gjeti-o bre te kompjuterti!

 

O u dha pas gjuhës-o pas letërsisë

Fitime të mëdha po i sjell Shqipnisë!

 

Korrigjon-o dhe shpik fjalë të reja

Galdon familja-o bre-o nga hareja!

 

Pastërtinë e gjuhës e kishte ba prikë-e

O i shkoi zani-o bre dhe në Amerikë-e!

 

Ndër kontinente-o dhe n’Australi-e

O me lexuesit-o po ban-o miqësi-e!

 

O njanitjerin-o pyet ndër bisedime

Kush po merret-o bre me korrigjime?

 

O asht lektori-o një Bajram Vitia

Nga Kosova por e ke si të shtëpia!

 

O asht i zanë-o bre me një fjalor-e

Po punën ta kryen-o bre dorëmëdorë-e!

 

O dhe vebfaqet-o që na i dizajnoi

Bamirësia e tij-o rridhte-o si kroi!

 

O na dha amend-o me hejbe me thasë-e

O i madhi Zot-o e pastë çue n’parajsë-e!

 

O sa t’jetë jeta-o bre për me jetue

O emri yt kurrë s’ka me u harrue!

 

Linde n’behar-o vdiqe n’pranverë-e

Burim diturie-o ngele-o përherë-e!

 

O për rini-o bre nipa edhe mbesa

Përjetësisht-o na ke mbushë-o me shpresa!

 

O të kemë n’kujtesë kurrë s’pate mëri-e

O fëtyra jote-o rrezaton dashuri e dituri-e!

 

O për bujari- edhe punë vullanetare

O çdo nevojtari-o bre po i bante çare!

 

Po shkruan kërkesa dhe administratë-e

O kurrkush s’paguante-o ma as avokatë!

 

Nga Kosova pushtuesit dëbonte Bajtam Curri

Gjuhën e tyre pushtuese dëbonte Bajram Burri!

 

Fëmijët Naim, Betim, Merita, Shpresa, Luljeta

O po nuk janë aq të rastësishëm or tungjatjeta!



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora