E enjte, 10.10.2024, 07:08 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Atdhetarja Hyrije Hana

E premte, 08.07.2011, 08:58 PM


Kadri Mani

 

ATDHETARJA HYRIJE HANA

10.03.1929-2.07.2004

 

O tek lenë dielli-o e praron hana

Hyrije Hanë-o ma nuk ban nana!

 

O kjo Hyrija-o lulja e blinit

Qe bashkëshotja e Ali Boletinit!

 

Dhe Aliu kur qe sa i bisht llullës

O ç’u edukue nën hihen e Kullës!

 

O kullën e Isës-o qarkon frengjija

S’po guxon t’ia mësyejnë shkinia!

 

O amanetin-o nuk e tret dheu

Tha Gjeçovi edhe Skënderbeu!

 

Kur ia vranë-o Xheladin vëllaun

O u përbetue ta luftonte shkjaun!

 

Jetë plotë vuajtje e fatkeqësia

O po deriasa-o të na vijë lirija!

 

O kush xhelat-o e kush viktimë

O derisa-o pavarësinë ta arrijmë!

 

O artizane ish-o edhe aktore

O i përballoi-o burgjet-o mizore!

 

Ti na i çele-o dy sytë e ballit

Bijë Gjakove-o bre e hallallit!

 

Qan vajton sot lagjja PEJTON

Kushdo e njohu-o e kush dëgjon!

 

T’nderon Gjakova-o për argatin

O ti e arrite-o me kokë Çabratin!

 

Kur na u duk se shpresat na i fike

O ti na e bëre-o Shqipërinë etnike!

 

O porosinë që na e la Hyrija

Të bashkohet-o krejt shqiptaria!

 

Të bashkohemi-o në një shtet-e

O se kështu-o më nuk ka lezet-e!

 

O nuk kish forcë t’ia ndalte turrin

Fjala e saj po e sfidonte dhe burrin!

 

T’i botuan KUJTIMET s’u tret amanti

O Ajete Zogaj bre edhe Fatime Ahmeti!

 

Biografi e pastër-o pa shobla as hala

Dëshmon Frrok Kristaj e Prend Buzhala!

 

Punë ilegale-o bre fort me përsosje

Që linte prapa-o të UDB-ës çdo dosje!

 

Për gratë shqiptare që i ka amazona

O lum ky popull-o edhe e lumja nana!

 

Hyrija trimëreshë dhe e përkushtueshme

O pusho e qetë-o në jetën e amshueshme!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora