E diele, 23.06.2024, 05:11 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kjo turmë e përmbysur është e manipiluar nga kolona e pestë!

E diele, 11.09.2011, 08:03 PM


 

KJO TURMË E PËRMBYSUR ËSHTË E MANIPULUAR NGA KOLONA E PESTË!

 

-Në pritje të Ataturkut...

 

Nga Kadri Mani

 

Kam kryer Mejtepin dhe një gjsymë Medrese që nga mosha ime e re 6-vjeçare, suparet e librat fetarë në gjuhën turko-arabe: Elifin, Elhamin, Tebaren, Kacemen, Fezariatin, K’uranin, Texhvitin, Ilmihallin, Mevludin...

Për Teravi e kam zëvendësuar Imamin në Xhami, ngaqë ai shkonte për darkë nëpër lagjet e shpërndara të fshatit tonë Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës.

Pjesëtarët e fesë myslimane para namazit marrin abdes: lajnë duart, krahët deri në bërryla, gojën, hundën, veshët, tepen e kokës, fëtyrën e këmbët dhe falën zbathur, në sexhde: me kokë në tokë, në gjunjë e në gishta, në vend të pastër, jo me këpucë të ndotura e në vende të molepsura!!

Kjo turmë analfabete apo nxënësish të dobët e të përjashtuar nga shkollat, të konfesionesh konglomerate, me vëthë në veshë e rruaza në qafë, të paguar fare lirë nga padronët, as dinë gjë për fe as për atdhe!!

Ata po i tërheq për hunde oficri jugosllav, Fuat Ramiqi dhe Imami Shefqet Krasniqi, kurse myftiu Naim Tërnava, në rolin e raportet e Millosheviqit me militarët e tij, del e thotë se nuk jua ka frikën!

Nëna ime e ndjera, Salihe-Sala Rexhepi- Osmani nga Malisheva e Gjilanit, ka vdekur në moshën 50-vjeçare “nga kolla”, pa mjek e pa diagnozë; ka qenë “myslimane” nga ana e babait dhe nga ana e burrit, por kurrë në jetë nuk e ka dit se duhet të falet! Ajo ka menduar se falen vetëm pleqtë, kurkush nuk ka insistuar që rinia të merret me fe. Kur e kapi sëmnadja, filloi t’i mësojë disa fjalë-lutje nga vëllai ynë më i riu, Begzadi dhe thoshte: po di të them- allahu ekber, po nuk po di të them- rabenalekelham; por e kam një kushërirë me emrin Raba, e po orientohem me emrin e saj!

Ama nëna jonë pastërtinë e ka mbajtur në nivelin më të lartë: çdo të shtune neve fëmijëve na i prente thonjëtë e na lante; e të dileve i lante ndërreat, pavarëisht motit, edhe në acarin më të të ashpër, te korita në oborr! Pasi thaheshin rrobat, i arnonte, por as arna s’kishte, dhe thoshte: Arna jemi, arna s’kemi!

Në fund të një Ramazani, më mori Imami mulla Bajrushi i Përepnicës e dolëm ta kërkojë hakun e Ramazanit: fqiu ynë Jashari-Çali me familje nuk qe aty, vtëm çuni i tij më i riu, Selimi, moshatar imi, sot jeton në Gjilan, i tha hoxhës se nuk i ka prindërit aty... Por hoxha këmbëngli se ai e di që jua ka falë teravitë dhe i takon haku... Selimi u ngushtua dhe e mori kusinë e vogël më të cilën e përvlonin miserniken, dhe i ngjiti shkallët për në tavan, ngase familjet e varfëra s’kishin hambare dhe e mbanin drithin në një të ndarë në tavan; hoxha rrinte në gjysmë të shkallës, unë ia mbaja thesin, Selimi pas çdo kusie me drithë, e pyeste hoxhën:

-A boll Hoxhë?

-Valla dajo ti di... (Hoxha dajë e ka pasë vetëm një familje, por gjithë katudnin e thërriste-dajë! Politika e rrëmbimit!) Kur as me kusinë e tretë, hoxha nuk tha mjaft, Selimi i plasi vajit:

-Ëëëëë!- nuk guxoj më shumë se vetëm edhe pak drithë kemi... ëëëëëëëëëë!!!

Kurse fqinjit tjetër, edhe më i varfër, Rrahmanit- Mani, ia kishte shënuar në fletore nga viti në vit, dhe vitin e skamjes, vitin e urisë, mbase viti 1953?- në zinë e bukës ia jep një thes misër në pranverë dhe ia llogarit “borxhet” e ramazanave dhe ia “blenë” e ia pret plepat, të vetmit plepa që e zbukronin katndin, dhe që i kishin ruajatur si sytë e ballit që t’ia ndërtonin shtpinë e re të vetmit djalë të hasretit-Asllanit!

Graja e tij, Nifa, e sëmurë; kur fillojnë të rrëzohen plepat njëripastjetrit e të trandej fshati, kur merr vesh Nifa se hoxha po jua prente plepat, në vend i kop zemra dhe vdes!

Këtu e kam lënë xhaminë e kam vijuar shkollimin kombëtar.

Përparimin më të madh e kemi arritur kur fill pas LDB e kemi heq ferexhen e zezë!

Por ja që të nxirosurit sërish duan të na e nxijnë jetën: duke grishë pushtuesit turko-serbë!!

Të shpresojmë në ringjalljen e Ataturkut...



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora