Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Në themelet e traditës kombëtare
E shtune, 16.07.2011, 07:58 PM
Kadri Mani
NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE
1948
O tek len dielli-o e praron-o hana
Burrë Xhafer Lec-o nuk ban ma nana!
O Gazetar trim-o nga gurra e provës
O dora e djathtë-o e Ibrahim Rugovës!
O punët e tija-o nuk shkuan huq-e
Ju mund ta blini-o librin e kuq-e!
Ai s’kish kohë-o të vishej shik-e
Aty e ka trungun-o gjenealogjik-e!
O ngulur n’themele-o të traditës
Ku po merrte fill-o lastari i rritës!
Krejt kombëtare edhe shqiptare
O si çdokund që
Aty
Aty po luftohej-o bre çdo mynxyrë-e!
Lindje e vdekje-o edhe martesa
Aty merr vrull-o dhe rritet shpresa!
Osmani-Hana dhe urat me harqe
Trimat, odat-o me shumë konaqe!
O shumë heronj-o dhe heroinat
O aty armikut-o i thyheshin brinat!
Aty ka pjesë-o edhe zonja Refike
O për luftëtarët shoqe edhe mike!
Sofra me pite-o dhe me zarzavate
O si në pikë dite-o ashtu n’pikë nate!
O Aida, Liridoni si edhe Afërdita
O Kulla ndriçoi-o me të neonit drita!
Janë këto dy motra-o me një vëlla-e
Rreze mikpritjesh-o të traditës kala-e!
Duke harruar-o shpesh të vetat foshnje!
O si i arritën-o gjithë ato suksese prore
Me harmoni t’shkëqyer-o bashkëshortore!
O sa të jetë jera-o bre për me-o jetue
Populli shqiptar e boshnjak s’ka me ju harrue!