E marte, 18.06.2024, 11:12 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Arsimtari Skënder Muharrem Kastrati- një feniks fisi!

E shtune, 01.10.2011, 05:59 PM


Kadri Mani

 

Arsimtari Skënder Muharrem Kastrati-

një feniks fisi!

1.6.1944

 

O tek-o len dielli-o e praron-o hana

Skënder Kastrat-o ma nuk-o ban nana!

 

Muharrem Fejza-o ishte një prefekt-e

O i kishte shkue zani-o ndër kontinete!

 

O Muharrem Fejza e la tre-o mujor-e

Kur partizanët-o e patën ba-o batare!

 

O dhe as çunthin-o s’do ta lënin hiç-e

Por e çuan te dajët-o bre në Shahiq-e!

 

O fshati Shahiq-o ishte lart në malësi-e

Ku dora e krimit nuk arrinte me mbërri-e!

 

O Skënder Kastrati-o e pati vështirë-e

Por pati fatin ta merrte një nuse t’mirë-e!

 

E bija e Idriz Dërmakut-o zonja Sevdije

O punëve t’shtëpisë-o po iu bjen përfije!

 

O kanë katër fëmijë e shtatë nipa-mbesa

O me shumë-o mundime-o arritën te rrnesa!

 

O janë dy vëllezër-o bre dhe me dy motra

O po t’bajmë shyqyr-o që ju ringjall votra!

 

O po del Skënderi-o n’ballë t’konferencës

O po e kanë zgjedh-o kryetar t’emërgjencës!

 

Po mban evidencën për çdo grosh qindarka

Populli po e fton-o nëpër dreka e në darka!

 

O po shkëlqejnë fjetat-o bre nga pastërtia

O për hajr-o na qoftë-o bre kjo Monografia!

 

Krejt fshati Hogoshti-o në anën e kundërt-e

O për tortura-o kurrë nuk e kishin pas dret-e!

 

O i madh dhe i vogël-o bre për atdhe-e

O po e bajnë vdekjen-o po sikur-o me le-e!

  

Krejt familja n’front për së gjëri e së gjati

O po ra dëshmor edhe kushëriri Isa Kastrati!

 

O nëpër burgje hoqën-o shumë të zeza

O në ballë ju printe trimi Muharrem Fejza!

 

O Skënderi pati dhe një gjysh e gjyshe

O që i kualtivuan-o si zogj dallëndyshe!

 

“O jam stërnipi-o po bre-o i Salih Fejzës

O jam Ardiani kurrë s’i them bardh t’zezës!”

 

Luanit 20-vjeçar i qesin sytë xixa prej bricës

Ushtar i UÇK-së-o n’shtabin n’maje Gmicës!

 

O xixa sytë-o po na qesin-o sikur nga stralli

O për dëshmorët fort-o ç’na ka marrë malli!

 

O kanë-o do plane-o bre prej ndërmarjes

Kaherë na ashtë mbledh-o mllefi i hakmarrjes!

 

O moj Serbi-o bre moj ti faqezeza

O na ke pre-o na ke gri-o ndër breza!

 

O na ka lind-o bre nana-o shqiptare

S’kemi frikë-o as nga një Savë Batare!

 

O Salih Fejza-o po rrin-o kambëkryeq-e

O Serbisë-o pushtuese-o po ia ban një gjyq-e!

 

O moj Serbi-o bre moj budallaqe

O e pashpirt-o je dhe me shumë-o faqe!

 

O se çka t’ka gjetur-o s’je as kah e di-e

O kam me ta krijue-o bre një Dinasti-e!

 

O në fund vie-o paqja edhe hallalaku

O për hajr t’qoftë-o moj ty Pashallau!

 

O tërhiqi kthetrat-o ti bre në Beograd-e

O paske qenë-o bre fort ma gad se gad-e[1]!

 

O çfarë thonë motrat-o Hatixhe e Shpresa

O amanet-o të na rrnojë uniteti edhe besa!

 

O engjëlli Rojtar që me flatra na bën hije

O dhe punët e nevojtarëve Ti që i vë përfije!

 

Engjëlli Rojtar që me flatra mbi ne pezullon-e

E klithmat tona nën kamë[2] sheh dhe përgjon-e!

 

Boll pata dëshirë-o që të rrnoj dhe sivjet-e

Por OZN-a e qenit do kushte po m’i qet-e!

 

T’i kallëzoj shokët e burrit tim Muharrem-e

Po jam grue fisi e jo peshk t’përbi karrem-e!

 

Oj Zana e malit nga dajaku m’ra paraliza

A mos po hy n’gjynah pse foshnjën e ngjiza?

 

Gjithëçka po m’fekset n’kokë me përimtime

Por mbi të gjitha-o foshnja shtalbake jetime!

 

Andaj në gërrahmat e fundit Ty një amanet-e

T’ma këqyrish Çunthin si me qenë gjallë vetë-e!

 

O kur t’më thirrin Nënë Ti t’i përgjigjesh-hoja!

Ti të m’i japësh gji-o medet kur t’i thahet goja!

 

Nga foshnjë në djep-o ripërtrierje pandërprerë-e

Sa raste t’këtilla pushtuesit-përgojuesit kanë therë-e!

 

Feniksi u ringjall bash sikur zogu në përrallë-e

Dhe sot nga Skëderi kërthi-o u bë një mëhallë-e!

 

O Skënderi e Sevdija sot një gjysh e gjyshe

Galdojnë tek shohin tufa fëmijësh-dallëndyshe!

 

E Skënderi sheh veten kur qe foshnjë e njomë-e

O kurrë në jetë nuk ka parë-o as babë as nanë-e!

 

O foshnja me emër t’Heroit u rrit e u bë burrë-e:

Populli q’kujton t’rënët për liri s’ka mort kurrë-e!

 

O Skënderit tonë ç’po ia përspjet-o vala valën

O ishin dy shokë t’ngushtë- o me Rexhep Malën!

 

O Gazda[3] Mile nga Koretini që kish mustaqet bishtmini

Kolonelit italian ia la dy çikat e tij pa qira n’shpi e shtini

 

Për ta joshur-nxitur Kolonelin që Muharremin n’burg e shtini

O Muharremi 260 çetnikë arrestoi e dërdoi n’kamp përqëndimi!

 

O Muharrem Fejza luftoi serbo-italianët e bëri emër

Veli Rexhepi-Rexha i ra plumb n’shinë i doli n’zemër!

 

O s’vonoi shumë e bashkëluftëtarët e vranë Veliun n’oborr-e

O Muharrem Fejza u shpall hero e Veli Rexhepi-Raxha horr-e!

 

Brigada “Isa Kastrati”-172, në Shipashnicën e Epërme, nga e djathta: Rexhep Leci, Naim Kastrati, Arben Biçku, Muhamet Thaçi, Enver Kastrati, Luan Kastrati, Shyhrete Kastrati[4]... etj., sepse shumica kanë qenë me pseudonime...; ka pas edhe një tjetër Brigadë andej nga Mareci e Krileva...

 


[1] Gad skr., më e flliqur, më ndytësirë, më qelbanike.

[2] Kama-thika serbe

[3] Gazda skr. shtëpiak, nikoqir

[4] Me veprimtaren Shyhrete Kastrati kanë bashkëpunuar në ilegalitet edhe Dëshmori Rexhep Mala dhe unë, Kadri Mani,: që të dy, tentonim që ta ruanim Shyhretën, sepse ishte e re dhe i kishte në burg dy vëllezër e një motër: Salihu, Taipi e Qefserja. Por të drojtur që t’i zgjeronim radhët për momentin, unë e dërgoja te Rexhepi në Gjilan, Rexhepi e dërgonte tek unë në Prishtinë!

Po theksoj vetëm një moment: po ecnim bashkë unë me Qefseren nëpër rrugicat e periferisë së Prishtinës, binte shi, asaj iu këput një sandale, më erdhi keq dhe i thashë:

-Qefsere, a kthehemi?

-Përse?

-Për shkak të sandales? -Jo, baca Kadri, po unë jam mësuar zbathur! Dhe vijuam aksionin...

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora