E premte, 29.03.2024, 08:15 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Hoxha Hajriz Demaku luftëtar e publicist

E shtune, 17.09.2011, 04:44 PM


Kadri Mani

 

Hoxha Hajriz Demaku luftëtar e publicist

 

O tek len dielli-o e praron-o hana

Hajriz Demak-o ma nuk-o ban nana!

 

O i kamufluar-o nën petkat fetar-e

Po punon-o për çështjen-o kombëtare!

 

S’e di sebishten-o po i thotë “druzhe-s”[1]

O po e flas gjuhën-o të Shaban Polluzhës!

 

O e flas gjuhën-o bre të Gjegj Fishtës

O kurrë s’ja var-o gjuhës-o shkinishtes!

 

O po e nderon-o kombin dhe fisin

O kurrë në jetë-o nuk e hoqi plisin!

 

O po i ndrit çehrja-o po i ndrit-o nuri

O që nga Toplica-o bre e te Podguri!

 

Po e njeh katundi-o po e njeh-o çarshia

O kurrë në jetë-o s’ka shkrue hajmalia!

 

O Hajriz Demaku-o ish një titanik-e

O se ç’po merret-o bre dhe me teknikë-e!

 

O vullnetçeliktë me mendjekritike

O po e ndërton-o sharrën elektrike!

 

O kantndarët-o po ia kanë-o zili-e

Kurrkush s’po shkon-o me ble n’Serbi-e!

 

O pavarësia-o ekonomike këso dore

E përparon-o pavarësinë-o shtetërore!

 

O Hajriz Demaku-o prek me kokë Çabratin

O që pati fat t’martohej me Tahire Bërbatin!

 

O gruaja e mirë-o bre fort për ideale

O shoqe n’shtëpi-o shoqe-o ndër male!

 

O sikur n’lojë-o n’duar kur i pret pëllumbat

E fsheh djepin-o e n’trup t’vet pret plumbat!

 

O jeta e nënës-o bre s’është asgjësend-e

O pos ta shpëtojë foshnjën-o me mend-e!

 

O Hajriz Demaku-o Ti qofsh-o bekue

O hitoria jote-o kurrë s’ka me u harrue!

 

O po të ka bekue bre-o Ymer Berisha

O kurrë n’luftë nga plumbi s’t’u gris këmisha!

 

O të kanë bekue-o Polluzha edhe Gradica

O po kurrë s’ta hodhi-o shajkaça as kapica!



[1] Druže skr.-shok



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora