E marte, 21.05.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Zotni Fatmir Xhelili, çka po pritni, përse nuk po jepni dorëheqje!?!

E diele, 18.09.2011, 04:43 PM


Zotni Fatmir Xhelili, çka po pritni, përse nuk po jepni dorëheqje!?!

/Fatmir Xhelili është Zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Republikës/

 

Nga Kadri Mani

 

Fatmir Xhelili “vizitohet” nga EULEX-i

 

"""Fëmijët e mi e ndjejnë mungesën time kur largohem për ditë e javë të tëra, por unë e di se sa e ndjejnë mungesën e prindërve të vrarë e të zhdukur qindra e mijëra fëmijë të mbetur jetimë në Kosovë, e kam borxh

të mbroj dinjitetin e prindërve të tyre, që ata të mos tregohen me gisht nga rrugaçët stalinistë, nga mafia e majtë politike e Kosovës. (Kolonel Tahir Zemaj) """

 

"""Të rënda qenë fyerjet që bëheshin, thirreshin njerëzit si tradhtarë të çështjes kombëtare, kërcënoheshin me likuidim fizik. Fyerjeve e kërcënimeve të këtilla nuk u shpëtuan as kolonel Tahir Zemaj... Gjithë këto shumësi ngjarjesh në mënyrë të argumentuar hedhin poshtë shumë shpifje e akuza të sajuara kundër institucioneve të R.K. e në veçanti kundër Ministrit të Mbrojtjes. Kuptueshëm mësojmë se kush ishin ata që me çdo kusht deshën ta përvetësonin gjithë madhështinë e luftës dhe të rezistencës shqiptare, gjithë gjakun e të rënëve dhe heroizmin e tyre. (...) Por, unë, si një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i luftës dhe dëshmitar okular i ngjarjeve, kam mbresën se koloneli nuk ua ka dorëzuar gjithë materialin ekzistues mbi atë kohë, por vetëm një pjesë të tij. (...) Asgjë nuk është e rastit e as që ndodh rastësisht, por çdo gjë e ka qëllimin e caktuar. Nga kjo del e qartë se kundërshtarët e institucionalizmit të jetës në Kosovë, nuk e luftoi vetëm pushtuesi, por institucionet u luftuan edhe nga vetë shqiptarët. (Rrok Berisha)""""

 

“Fatmir Xhelili vizitohet nga EULEX-i

 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhelili është ‘vizituar’ të shtunën në mbrëmje nga EULEX-i në shtëpinë e tij në Shtime. Tri vetura me targa të EULEX-it kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Xhelilit nga ora 20 deri rreth orës 23, përderisa disa civilë janë parë në oborr dhe brenda në shtëpinë e zëvendësministrit.

Bëhet e ditur se kanë qenë diku rreth 10 policë civilë të përfshirë në këtë rast, mirëpo nuk është marrë vesh nëse me këtë rast Xhelili është intervistuar apo nëse është bastisur shtëpia e tij.

Emri i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili është përmendur nga Nazim Bllaca një vit më parë, kur ai është paraqitur para mediave dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e disa të tjerave.

Siç ka pretenduar Bllaca, gjatë veprimtarisë së tij në SHIK, ai ka thënë se ka vepruar nën urdhrat e disa personaliteteve të njohura publike e politike në vend, në mesin e tyre Azem Syla, Kadri Veseli, Fatmir Xhelili etj. Emrat e apostrofuar atë kohë i patën mohuar deklaratat e Bllacës.

Prokuroria Speciale ka bërë disa intervistime lidhur me këtë rast. Muaj më parë e ka intervistuar edhe Azem Sylën lidhur me rastin “Bllaca”, mirëpo ende nuk është marrë me zv.ministrin e Brendshëm Fatmir Xhelili. (ko)”

Andaj, nuk ju ka hije të ndaheni nga kompania, të cilën në disa rate e keni përkrahë pa rezervë!? Keni thënë se SHIK-u ka vepruar drejt duke torturuar, rrahur dhe vrarë kolaboracinistët!?

Kurse kompania juaj sikur nuk ishte kolaboracioniste e miqve të Serbisë: Abdi Baleta, Arta Dade, Bashkim Fino, Fatos Nano, Fuat Ramiqi, Gramoz Ruçi, Naim Tërnava, Paskal Milo, Rxhep Meidani, Rexhep Qosja, Sabit Brokaj, Skënder Gjinushi...  e miu e miushi!!

Shabllonin e krimit e keni marrë nga Enver Popi: prishja e Mbledhjes së Mujes atje, prishja e Mbledhjes së Osllos këtu!!

40-milionerë nga radhët tuaja e “qeverisin” sot Kosovën, 40-thithëlopa, që po ju përkrahë Bota dhe Evropa!!

At Gjergj Fishta: Moj Evropë e kurva e motit! Evropa e mërrutë dhe e ndytë, që dreqi ia plasi të dy sytë!!

Po ju, kur do t’i deklaroni pasuritë!?!



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora