E premte, 04.10.2024, 04:23 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Jeta e vepra e Mustafa Qemal- Ataturkut

E premte, 04.11.2011, 08:19 PM


Vështrim

 

UJKU I MURRMË

Jeta e vepra e

Mustafa Qemal- Ataturkut

 

Përktheu nga origjinali anglisht

ZANA HARXHI BARONI

H. C. ARMSTRONG

 

Shtëpia botuese, KONICA, Tiranë, 2007, f. 336, çmimi 1000 LEKË / 10 €

 

Nga Kadri Mani

 

Librit në vështrim i paraprinë një parathënie nga Përkthyesja prej 10 faqesh dhe një parathënie tjetër nga Profesor Koli XOXI prej 9 faqesh.

“Në parathënien e parë Përkthyesja flet përMustafa Qemal- Ataturku-n, baba i turqve (fjala “at” është ashtu si në shqip do të thotë baba). Dhe janë me të vërtetë një popull i bindur se ashtu janë mësuar historikisht, t’iu binden prijësve të tyre, që erdhën nga stepat e Azisë së Vogël si dhe nga ajo periudhë, që fati ju dha Ataturkun.”

Ndërkaq, profesor Koli XOXI paraqet historikun e shkurtër të Tueqisë.

“Është një informacion i rrallë dhe një mësim i mirë se si mund të ndërtohet një shtet, një udhërrëfyes për një lideship modern në parametrat e sotme.

Një komb që bën sakrificat më sublime për liri e pavarësi kurrë nuk humbet. Dështim do të thotë vdekje e popullit.

Ky libër i dedikohet një njeriu brilant, me një mendje brilante dhe me një inteligjencë në supërlativ; një njeri që donte me çdo kusht të jetonte në një tokë të lirë. Një njeri që donte të provonte forcën e ndjenjave, shijën e ësmbël të lirisë, rilindjen e kombit. Me këtë libër kupton se si njeriu mund të bëhet legjendë dhe të jetë një njeri i zakonshëm në të njëjtën kohë. Ky ëahtë libër që duhet ta lexojnë të gjithë.

Ai është vizionar. E imagjinonte veten duke udhëhequr një revoltë, duke përmbysur sullatnët dhe duke çliruar vendin.

Në këto përfytyrime e shihte veten gjithmonë në qendër, si udhëheqës, si sundues, të cilit i bindeshin dhe e repektonin të gjithë.”

 

PJESA E PARË

 

I

 

Ali Rizai dhe Zybideja bënin jetën e turqve  të varfër otomanë, jo të pasur, po megjithatë me dinjitet. Shtëpia e tyre ndodhej në një lagje turke të Selanikut në gjsmë të rrugës që ngjitej një kodre, nën muret e një kalaje të vjetër, poshtë së cilës shtrihej qyteza e ndotur tregtare, e mbushur me hebrenj dhe porti nëpër të cilin eksportoheshin mallrat e Ballkanit.

Ali Riza ishte një njeri krejt i zakonshëm, i vogël me trup e pa ndonjë besim të thellë dhe karakret të fuqishëm. Kur ishte djalë i vogël ai kish ardhur nga malet e Shqipërisë, në frontin serb dhe kishte gjetur punë në Administratën Otomane të Borxheve, në portin e Selanikut.

Si mijëra nëpunës të tjerë të qeverisë turke, ai bënte punën e tij rutinë pa ndonjë entuzuazëm ose aftësi të veçantë. Paga e tij i dilte vetëm sa për ta mbajtur familjen  dhe për të mbijetuar, kështu që ai ishte i detyruaar të bënte punë suplementare në regtinë private gjatë kohës së lirë. Rruga ku jetonte ishte një rrugicë e ngushtë e me kalldrëm, mbuluar me pjergulla përdredhëse. Shtëpia ishte e pambaruar dhe kati i sipërm ishte projektuar të shihte qoshen e rrugës. Të gjitha shtpitë në lagjen turke ishin orre dhe të heshtura, dyert gjithëmonë të kyçura dhe dritaret me kafaz dërrase të punuar mirë. S’kishte pothuaj shenjë jete. Nga një herë, disa fëmijë luanin rëndshëm nëpër rrugë ose pak vetë vërdalloseshin e sorollateshin duke pirë kafe, duke tymosur cigare e duke bërë muhabet përpara kafenesë. Pra, ishte një heshtje gjumi.

Me rast se do të kalonte për në xhami ndonjë hoxhë ose ndonjë grua që do të dilte nga shtëpia e veshur me rroba pa formë, si thes. Në këtë rast do të mbyllte derën me kujdes pasi të dilte, do të ngrinte shallin e zi si vello, për të lënë të zbuluar  vetëm një sy dhe do të ecte drejt burimit si një fantazmë në mes të dritës së diellit.

Çdo shtëpi ishte nga një anë me mur kallkan dhe nuk shihte shtëpinë e fqinjit. Në këto të ashtuquajtura shëtpi- ato nuk qenë aspak më të mira se kasollet- gratë jetonin një jetë shumë primitive të një kohe të shkuar, kur në të njëjtën kohë kishte edhe hareme edhe dashnore të  ruajtura me enukë edhe pashallarë të pasur me pallate luksoze.

Edhe Zybideja ishte mbyllur brenda si gjithë të tjerët. Megjithëse ende trishjetë vjeçare kur Mustafai kishte lindur, ajo isha mbuluar me çarçaf që kur ishte shtatë vjeç. Ajo rrallë dilte jashtë, por edhe atëherë kur dilte, ishte vetëm e shoqëruar. Përveç se me familjarët dhe me disa gra në mëhallë, nuk fliste pothuaj me asnjëri. Ishte pa shkollë, s’dinte të shkruante e s’dinte të lexonte dhe ishte krejt e paditur nga gjithëçka jashtë botës së saj.

Megjithatë ajo e sundonte familjen. Dinte si të ishte dominuese dhe kur zenërohej kishte një temperament të ashpër. Ishte një racë e fortë fshatare. (f. 31-32)

IV

 

Mustafa Qemali ishte njëzet vjeç, me një fizik të hekurt, konstrukt të fortë dhe gjallëri të paparë. Ishte kundër hoxhallarëve. Villte vrer kundër dorës së neveritshme të Islamit që pengonte çdo progres, xhamive dhe teqeve, të clat thithnin gjakun e popullit. Të njëjtin qëndrim mbante edhe ndaj sistemit ligjor të bazuara në Kuran, i cili zbatonte ligje irracionale. (f. 41)

 

PJESA E GJASHTË

 

XXVIII

 

Mustafa Qemali luftonte në këtë situatë si luan. Ai as nuk kërkonte as nuk tregonte mëshirë. Dënonte me vdekje  të gjithë njerëzit e sulltanit që i binin në dorë. Një gjeneral amerikan e kishte pyetur se çfarë do të bënte nëse, Nacionalizmi do të dështonte, ai i ihste përgjigjur me një hungurimë:

“Një komb që bën sakrificat më sublime për liri dhe pavarësi, kurrë nuk do të humbet. Dështim do të thotë vdekje e kombit.”

Dhe ai e dinte se kombi nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ky besim që ai kishte tek kombi i tij, e mbante atë, i drithëronte dhe i pulsonte në çdo fjalë, urdhër dhe fjalim. Ai i ngriti Nacionalistët peshë në një enturziazëm të ri.

“Të fitojmë ose të vdesim në luftë”, thërriste dhe dhe ata i përgjigjeshin me brohori, bëheshin gati për aksion dhe i fshinin të gjithë ata që i dilnin përpara. (f. 158-159)

 

PJESA E TETË

 

XXXVII

 

Kur një njeri i nderuar i kabinetit i kishte sugjeruar një ditë se nuk ishte parë ndnjëherë që gratë turke të kërcenin në publik, ai ia kishte hedhur kuranin në fytyrë dhe e kish përzënë em shkop nga dhoma. (f. 197)

 

XLI

 

Ai e tërhoqi Latifen ndaj vetes, e puthi atë, ia  mbuloi fytyrën me të puthura dhe po e tërhiqte tek ajo dhoma e brendshme ku shtratin ia kishin bërë gati.

“Unë të dua, por nuk do të jem dashnorja jote. Martohemi dhe unë do të jem e jotja.”

“E ç’është martesa”, u përgjigj ai, “ca fjal pa lidhje që i thotë një hoxhë pis me mjekër. Kaq të bëjnë përshtypje ty këto gjëra? Dhe për më tepër unë jam betuar që nuk do të martohem deri sa të mbaroj punë me Turqinë. Kurse për ty kam nevojë. Kam nevojë tani.”

“Edhe unë jam betuar”, iu përgjigj ajo, “që nuk do të jepëm para martesës. Ky është kushti im. Dhe betimi im ka vlerë njësoj si i yti.” (f. 210)

 

XLVII

 

Mustafa Qemali kish fituar, por vetëm me një diferencë të ngushtë. Prestigji i tij si gjeneral triumfues dhe urrejtja e përgjithshme ndaj Vahedinit, e kishin shpëtuar atë. Sulltani dhe Mretëria e tij ishin zhdukur. (f. 231)

 

XLIX

 

Shokëve ua kishte bërë të qartë se fenë do ta shkulte nga shteti. Kur fliste për fenë, i shkiste goja dhe egërsohej.  Për të, feja ishte si ajo lava e ftohtë e vullkanit që mbante poshtë kores shpirtin e zjarrtë të kombit. Ai do ta çante atë kore dhe do t’i çlironte energjithë vullkanike të popullit. Ishte një helm që kish prishur trupin politik të vendit. Do ta pastronte Shtetin nga ai helm. Pa e ç’rrënjosur fenë nga shteti, ai nuk mund ta kthente Turqinë në një komb modern e të fuqishëm.

“Për pesë shkuj me radhë, këto rregulla dhe predikime”, thoshte ai, “dhe interpretimet e brezave të tërë atyre hoxhoallarëve dembelë dhe pa pikë vlere, kishin përcaktuar ligjet civile dhe penale të Turqisë.”

“Ato kishin përcaktuar formën kushtetuese, detajet e jetës së çdo turku, ushqimin, orët e zgjimit e të fjetjes, modelin e rrobave, rutinën e gruas që lindte fëmijë, ato që ai duhej të mësonte në shkollë, mendimet, madje dhe zakonet më intime.”

“Radikalizmi islam, kjo pjesëe pamoralshme e teologjisë islame, është një gjë e vdekur. Mbase do t’iu kishte lejuar fiseve nomade në shkretirë. Nuk ishte e mirë për një shtet modern përparimtar.  Mësimet e zotit! A kishte zot??? Kjo ishte një nga zinxhirët me të cilët hoxhallarët fanatikë dhe sunduesit radikalë, e kishin mbajtur këtë popull të nënshtruar.

“Një sundues që ka nevojë për fenë që ta ndihmojë atë të sundojë, është një ngordhaq. Ngordhaqët nuk duhet të sundojnë.”

Dhe hoxhallarët fanatikë! Sa i urrenete ata dembelë të paaftë që hanin në kurriz të popullit. Ai do t’i zhdukte edhe nga xhamitë dhe do t’i detyronte ata të punonin si të gjithë të tjerët. Ai do ta zhdukte fanatizmin nga Turqia, ashtu si mund të shkulte barin e keq të një bime, për të shpëtuar frytin e ri.

Këto ishin mendimet e tij, të mbruajtura me pasion dhe urrejtje revolucionare.

Kur Abdyl Mexhidi i kish shkruar për t’i kërkuar rritje të shpërblimit të tij, Mustafa Qemali i ishte përgjigjur brutalisht: “Zyra e Kalifatit nuk është veçse një relike historike. Nuk ka asnjë arsye që ajo të vazhdojë ekzistencën më tej. Vetë fakti që ke guaxuar t’i shkruani njërit prej sekretarëve të mi, përbën një akt të turpshëm”.

Për më tepër, ishte e njohur publikisht, se ai nuk ishte fetar, se i thyente të gjitha rregullat e mirësjelljes dhe tallej me gjëra të shenjta.  Ai e kish përzënë Sheik-ul-Islamin, Hoxhën më të lartë të Islamit nga zyra dhe e kishte gjuajtur me Kuran. I kish detyruar gatë në ankara të zbuloheshin. I kishte inkurajuar ato të kërcenin ngjithur, trup me trup, me ca të hauj të mallkuar dhe të krishterë. Gruaja e tij ecte nëpër rrugë e pambuluar dhe veshur si burrë dhe i shtynte gratë në Ankara të kërkonin edhe ato të drejta të barabarta me burrat. (f. 245)

Ka ardhur koha  që Turqia të kujdeset për veten, të injorojë indianë dhe arabë, të këpusë lidhjet me ta, të heq afe ushëheqjen e Islamit? Turqia ka shumë halle dhe duhet të shohë punët e veta. Kalifati na e ka pirë gjakun për shekuj me radhë”. (f. 249)

 

LIX

 

Katër milje larg, në Ankara, sheshi i madh ishte ndriçuar  nga një duzinë prozhektorësh që lëshonin fasha të bardha drite. Rreth tij dhe nëpër rrugët që ndriçonin aty, ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish.

Nën prozhektorët, poshtë mureve prej guri të burgut, qëndronin njëmbëdhjetë trekëmësh gjigantë druri. Nën secilin ishte nga një burrë i veshur me rrobë të bardhë, si veladon prifti, me duar mbërthyer mbrapa  dhe eme një lak rreth qafës, ishin kundështarët politikë të Mustafa Qemalit gati për t’u varur. Ujku i murrmë i kishte treguar dhëmbët. (f. 280-281)

 

LXII

 

“Në qoftë se do të jemi popull i civilizuar”, predikonte ai, “ne duhet të veshim rroba të civilizuara, ndërkombëtare. Fesi është shenjë injorance”. (f. 288)

 

Tash nga burime të tjera:

Nga NADIRE BUZO (Nura)

GJYSHI I ATATURKUT ËSHTË NGA STEBLEVA E DIBRËS

 

Bashkëfshatarët tregojnë për tokat dhe stanet e të parëve të tij.Çfarë ka thënë Eqerem Çabej dhe tregime të shumë pleqve dibranë, bashkëluftëtarë me Mustafa Qemalin si: Ramadan Cani nga Dardha e Dibrës, i cili ka qenë adjutant i Ataturkut; Maliq Gjoni nga fshati Mustafaj, gjithashtu bashkëluftëtar dhe mik i tij. Cilat ishin lidhjet e babait të Qemal Stafës, kolonel Hasan Stafa dhe Mustafa Qemalit në Akademinë Perandorake Ushtarake të Manastirit e më pas shkollën e lartë të oficerëve të shtatmadhorisë e kanë mbaruar në Stamboll. Çfarë mësimi ka lënë pas Ataturku për luftën kundër korrupsionit.

Gjuha shqipe, ruajti shumë fakte dhe histori gojore të rrëfyera për mrekulli nga artisti popull, edhe historia që unë do të rrëfej, rrëfim pas rrëfimi ashtu si në rrëfenjat e lashta është e tillë. Do ta tregoj pikë e presje, siç e kam dëgjuar e më pas do ju rrëfej pse t‘jua sjell juve pikërisht tani.

Gjuha shqipe, ruajti shumë fakte dhe histori gojore të rrëfyera për mrekulli nga artisti popull, edhe historia që unë do të rrëfej, rrëfim pas rrëfimi ashtu si në rrëfenjat e lashta është e tillë. Do ta tregoj pikë e presje, siç e kam dëgjuar e më pas do ju rrëfej pse t‘jua sjell juve pikërisht tani.

Gjuha shqipe, ruajti shumë fakte dhe histori gojore të rrëfyera për mrekulli nga artisti popull, edhe historia që unë do të rrëfej, rrëfim pas rrëfimi ashtu si në rrëfenjat e lashta është e tillë. Do ta tregoj pikë e presje, siç e kam dëgjuar e më pas do ju rrëfej pse t‘jua sjell juve pikërisht tani.

Më ka intriguar ky tregim jo vetëm për faktin se Qemal Ataturku është me origjinë nga fshati im i origjinës, madje dhe fisit tim (këtë pjesë të rrëfenjës do e rrëfej tjetër herë). Kësaj here e kam fjalën gjetkë. E pra, është e shkruar dhe e dokumentuar e bardhë mbi të zezë se Mustafa Ali Rizai (Qemal Ataturku) është me origjinë nga Stebleva e rrethit të Dibrës, një vend i bukur malor, ku yjet dhe hëna preken me dorë dhe natyra ka derdhur bukuri përrallore, ku ujërat që rrjedhin në ato anë burojnë nga dheu i lartësive është ilaç për shumë sëmundje.

Origjinën e tij shqiptare e dinë të gjithë, por këto që po ju tregoj pak më tej, ndoshta jo. Pra, Pirush Conko, gjyshi i Ataturkut është nga Stebleva, edhe sot bashkëfshatarët tregojnë për tokat dhe stanet ku banonte fisi i Conkajve. Ndërsa nëna e tij Zybejde Hanëmi, është nga fshati Sebisht i Dibrës (nga i ati, kurse nënën e kishte nga jugu i Shqipërisë). Këtë fakt e ka konfirmuar edhe gjuhëtari dhe shkencëtari (jo vetëm) i gjuhës shqipe, Profesor Eqerem Çabej, i cili ishte 30 vjeç kur ka vdekur Qemal Ataturku. Përveçse gjuhëtar, ai ishte dhe njohës i mirë i krahinës së Dibrës. Për këto dhe shumë hollësi të tjera, janë treguar në librin "Ataturk" të Ismet Totos, gjithashtu ka shkruar dhe Ali Hoxha historian dhe gjuhëtar, ish-student i Eqerem Çabejt. Tregime të shumë pleqve dibranë bashkëluftëtarë me Mustafa Qemalin si: Ramadan Cani nga Dardha e Dibrës, i cili ka qenë adjutant i Ataturkut. Maliq Gjoni nga fshati Mustafaj, gjithashtu, bashkëluftëtar dhe mik i tij. Babai i Qemal Stafës, kolonel Hasan Stafa dhe Mustafa Qemali, studiuan bashkë në Akademinë Perandorake Ushtarake të Manastirit e më pas shkollën e lartë të oficerëve të shtatmadhorisë e kanë mbaruar në Stamboll, ata ishin shumë miq, pasi Mustafa Qemali ishte me origjinë nga Stebleva, kurse Hasan Stafa nga Zabzuni fqinj me Steblevën. Për hir të kësaj miqësie, kur u kthye në Shqipëri dhe i lindi djali i vogël, ai e quajti Qemal për nder të mikut të tij shqiptar. Po pse e thërrisnin Mustafain shokët me emrin Qemal. Ai ishte i shkëlqyer në mësime dhe "kemal" do të thotë i shkëlqyeshëm, pra Mustafai i shkëlqyeshëm, kështu e thërrisnin pedagogët e veçanërisht ata të matematikës, ndërsa e vinin si kujdestar të klasës, aty spikati dëshira për të komanduar. Këto dhe shumë histori të tjera të shkruara dhe tregime gojore që sillnin kurbetllinjtë nga Stambolli për sjelljet dhe mbështetjen që ai u jepte shqiptarëve, ku tregojnë se: Ataturku i nderonte me ardhjen e tij në dasma, gëzime dhe hidhërime, e jo vetëm merrte pjesë, por u dhuronte 1000 mijë lira turke.

Tregimet vazhdojnë...

Tregimet vazhdojnë… Ai dërgoi dy qese me florinj për të ndërtuar çezmën e fshatit Steblevë… Bashkëfshatarët e moçëm kanë rrëfyer historitë pa fund për Qemal Ataturkun, që do të thotë Babai i Shkëlqyeshëm i Turqisë së Re. Janë shkruar e do të shkruhen shumë libra, po këto që sapo rrëfeva janë shumë të vërteta të marra nga shkrime dhe fakte reale të përjetuara. Edhe shkrimtari amerikan H.C. Amstrong në librin e tij "Ujku i Murmë", përshkruan me vërtetësi jetën dhe veprën e Mustafa Qemal Ataturkut, ai thotë se: babai Mustafait quhej Ali Rizai, i cili kishte zbritur në Selanik nga malet e Veriut të Shqipërisë. Ai ishte një punonjës i thjeshtë i administratës turke, i cili nga një vdekje e parakohshme do ta linte Mustafain të vogël në përpjekje për t`i dalë zot vetes qysh në fëmijëri…shkrimtari do të përshkruante, jo njëherë në librin e tij, prejardhjen e tij shqiptare, tiparet fizike dhe karakterin e fortë tipik të një shqiptari. Gazetari dhe shkrimtari amerikan e pat njohur dhe ndjekur nga afër Mustafa Qemalin. Të mos harrojmë se edhe Selaniku ka qenë një ndër katër vilajetet e Shqipërisë në kohën kur lindi Mustafa Ali Rizai dhe ndryshimi i mbiemrit, qe në traditat e turke të asaj kohë. Duke marrë si mbiemra, emrat e etërve apo të gjyshërve. Në librin "Ujku i Murrmë" përkthyesja Zana Harxhi Baroni, e cila jo vetëm përktheu me shumë dashuri librin, por edhe gjatë hulumtimeve dhe studimeve të saja në Turqi do të përforconte konkluzionin, se Turqia e sotme është vepër e Mustafa Qemalit dhe vetëm e Mustafa Qemalit. Mirëpo adhurimi, dedikimi, hipnoza, respekti, mirënjohja dhe dashuria e popullit turk për Mustafa Qemalin, i bënte të gjithë njerëzit të mëdhenj e të vegjël, gra me shami dhe hanëme elegante burra dhe pleq, të gjithë ishin adhurues dhe përkuleshin njësoj para tij. Për ta ishte ende i pranishëm Ataturku i tyre, e veçanërisht në përvjetore të lindjes dhe të vdekjes gjithçka kalon në eufori." Fjalimi me zërin e tij kumbues i ruajtur me kujdes në kaseta, dëgjohet me një admirim të jashtëzakonshëm nga të gjithë turqit e Turqisë së re." Pikërisht kjo ndjesi dhe respekt i madh nga ky popull na bën ne të jemi të tërhequr disi dhe krenar në fshehtësi për origjinën e tij, në respekt të këtij populli që admiron luftën, punën dhe përpjekjet e tij. Ndokush thotë, po pse s`i bëri këto heroizma për vendin e tij Shqipërinë? Ndoshta…. "më mirë se do t`i kishin sajuar ca kleçka në biografi e do ta kishin bërë kaçak a tradhtar apo…..ndonjë gjë tjetër. Nejse, harrojeni këtë të fundit..

Ataturku i ndihmoi shumë shqiptarët e shpërndarë anembanë botës, të shumtë edhe në Turqi, të cilët kishin nevojë për ndihmën e tij. Ngjarja e vërtetë tregon se me 15 shtator të vitit 1935, një mikut të tij më të afërt shqiptar Rushan Bej Likës, Ataturku, në një ceremoni madhështore në Pallatin Presidencial i ndërroi mbiemrin duke ia bëre "Iliris", pra, Rushan Bej Iliris, (Rushan Bej Shqiptari), i cili qe strateg i madh ushtarak dhe lektor i kësaj strategjie në shumë universitete të mëdha të botës si në Gjermani, etj. Megjithëse nuk harronte kurrë të kthehej në fshatin e tij të lindjes në Floq të Korçës, ku dhe do të kontribuonte për mirëqenien e vendlindjes së tij. Djali i tij Myzafer Iliris, diplomat në Vjenë e më pas pedagog ne Universitetin e qytetit Grac të Austrisë…"Iliris. Domethënë Diell./ Dritë e madhe./ Madhëri, Lumturi,/ Soj i madh e i lumtur.?" ...Kështu i shkruanin xhaxhait të tyre ne Ohajo të Amerikës. Myzaferi do të krenohej me mbiemrin e tij, por nuk do mund të vinte në vendin e tij të origjinës, pasi vëllai i tij Muamar Iliris, gjatë një vizite në Shqipëri në vitin 1961 do të kthehej mbrapsht urgjentisht nga komunizmi në fuqi, pasi tj’u shpërndante karamele amerikane disa fëmijëve të fshatit……këtë histori me shumë fakte dhe dokumente interesante, do t’i gjeni në shkrimin e Ylli Polovinës, botuar në Revistën"Shqip", nëntor 2008. Është e kuptueshme dobësia dhe krenaria për prejardhjen e tyre, si dhe ekzistencën e këtij kombi këtej e përtej kufijve.

I thashë të gjitha këto për të treguar atë ç‘ka vjen më tej dhe pse e rrëfej. Tani më duhet mua ta rrëfej këtë rrëfenjë të rrëfyer shumë herë e në shumë kohë, si në rrëfenjat e Kutelit të madh.

Ataturku dhe Korrupsioni. Po ne?

Ky gjaku ynë, Mustafa Qemali, kishte kohë e vite me trimëritë e heroizmat e tij qe bërë Ataturku i madh, "Ati i Turqisë së re", qeveriste vendin me autoritetin mençurinë dhe karakterin e tij fortë. Por se kishte ardhur një kohë dhe sukseset e kishin dehur disi, ndaj kishte fituar vetëbesimin në qeverisjen e vet. Një ditë në derën e tij troket një mik i vjetër, shoku i ngushtë i fëmijërisë Fetiu. Pasi takohen dhe përqafohen si dy miq të mirë, tregojnë për veten, familjet, për shoqërinë e fëmijërinë e tyre, e më pas miku i tij me shumë dashuri dhe thjeshtësi i thotë Atataturkut: - "Dëgjo Mustafa, të dua të mirën ty dhe vendit tim, ndaj do them se: "…punët nuk po të shkojnë dhe aq mirë…(1) Tregtarët dhe shitësit ankoheshin pa fund, s`kishte as para e as kredi dhe as kishte për të pasur sa kohë të ishte në pushtet Ismeti me politikën e tij penguese, monopolet dëmtonin tregtinë dhe nuk ndihmonin njeri. Taksa të reja ishin vendosur papritur e pa pyetur fare për rezultatet e tyre, të cilat e kishin bërë biznesin të pa sigurt dhe kishin gërryer të ardhurat e tyre. Nëpunësit e vegjël ishin të pa ndershëm si përherë. Dikur dihej se kujt duhet ti ofroje bakshish, tani duhej të provoje një zinxhir të tërë zyrtarësh. Si mund të bënin biznes ata përballë një legjislacioni idiot, që nuk kishte marrë aspak parasysh interesat e tyre, dhe për më tepër pozicionin e vështirë përballë ndërhyrjeve të bezdisshme e të pafundme, të qeverisë vendore, apo qendrore. Ata po rrënoheshin. Pronarët e anijeve, eksportuesit, marinarët dhe dokerët, kishin të njëjtat pakënaqësi. Rregulloret e keq-hartuara për portet dhe limanet po i falimentonin ata. Nëpunësit e doganave apo të kufirit ishin të ngathët dhe mashtrues. Përballë vjedhjeve me shumicë, pasigurive e vështirësive dhe konfiskimeve…..Bankat dhe kompanitë e mëdha të biznesit kishin paralajmëruar ndërkohë se qëndrimi i qeverisë po e çonte vendin drejt shkatërrimit. Bëheshin shpenzime të papërballueshme të ardhurat kombëtare po binin….. Riorganizimi i brendshëm aq i nevojshëm ishte neglizhuar. Fermerët dhe fshatarët ishin edhe më të dëshpëruar, atyre u ishin premtuar kredi, farëra, rrugë makineri dhe kanale ujitëse por ata nuk kishin parë të realizuar asnjërën prej tyre…korrupsioni po bënte kërdinë……." (1) fragment i marre nga libri "Ujku i Murrmë" i Amstrong. Faqe 318-319.

Ataturku i ngrysur dhe tëpër i nervozuar nga pohimet e mikut, i drejtohet atij:" Ti i ke parë e provuar vëtë këto që thua, apo i ke thashetheme të kundërshtarëve dhe opozitarëve të mi ?. – Jo mik i kam me të dëgjuar nga populli dhe sigurisht dhe kam parë...por… -Atëherë, ndërhyri Ataturku: -"Shko provoi dhe vërtetoi vetë dhe pastaj hajde dhe më thuaj or mik…jo me të dëgjuar poshtë e përpjetë me thashethemet e kundërshtarëve të mi". Fetiu u largua i menduar e i lënduar prej mikut të vjetër, si ka mundësi që ai s`i kishte besuar atij dhe…se si nuk i dinte Mustafai tërë këto?…Po këshilltarët dhe deputetët ç`bënin? Ndërkohë Fetiu, mendoi se, duhej t`u shkonte punëve deri në fund dhe ta ndihmonte mikun e tij të vjetër, ndaj vendosi: Të nesërmen u paraqit në një zyrë të regjistrimit të pasurive me dokumente në dorë të kërkonte një certifikatë pronësie, zuri radhë tek sporteli, paraqiti dokumentet dhe po priste. Zyrtari i sertë ia ktheu ato duke i thënë se nuk mund ti jepej certifikata pasi i mungonte X, apo y, kartë, një firmë… apo…se di s`e çfare, kështu që nuk mundi të mbaronte punë. U largua me një plan në mendje. Të nesërmen vishet ndryshe me veshje disi popullore, me një kësulë në kokë. Vendoset në radhë përpara zyrës së regjistrimeve, porse këtë herë në pasaportë kishte futur 100 napolona flori. Ia dorëzon dokumentet zyrtarit dhe pret. – Ahhh! Çdo gjë në rregull efendi, tani të takon plotësisht certifikata, i qe përgjigjur zyrtari i zyrës së regjistrimeve. Pasi vërtetoi kështu shumë nga ato që kishte dëgjuar, me një frymë ja mbajti tek miku i tij i madh..

Rojet e pallatit tashmë e njihnin dhe nuk e penguan. –"Mustafa, dëgjo këtu unë...dhe ia tregoi të gjitha fill e për pe…ashtu si ndodhi në të vërtetë. Ai nuk foli por veproi. Të nesërmen Ataturku, i veshur dhe i maskuar si qytetar i thjeshtë, me dokumente të një qytetari tjetër, vajti në sportel, ndodhi e njëjta gjë si mikut të tij. Ai të pasnesërmen u vesh e u maskua ndryshe dhe vajti përsëri me 100 napolonat flori brenda në dokumente. Këtë herë zyrtari i dha certifikatën duke buzëqeshur. Atëherë Ataturku nxori nga brezi një kobure dhe ia numëroi të gjithën në kokë. Alarmi dhe ulërimat, bënë që policia të vinte sa më shpejt. Por në momentin e arrestimit, Ai hoqi maskimin dhe u paraqit se kush ishte. Të gjithë shtangën, qe Ataturku, Ati i Turqisë së re.

Më pas: (2)"Mustafa Qemali vendosi të sundonte drejt për drejt. Në fillim duhet të gjente fakte reale. Shumë gjëra i ishin fshehur atij nga ata që e rrethonin. Nisi një tur tjetër në vend, deshi ta prekte popullin me dorë të rivendoste prestigjin e tij personal, të shqyrtonte shqetësimet e ç`do shtrese dhe t’i gjente kurë. Situata ishte më keq se ç`e kish pritur dhe Ai u kthye me plane të qarta. Despotizmi i tij, një despotizëm dashamirës, edukues, udhërrëfyes, ishte e vetmja formë e mundshme e qeverisjes në atë moment... "fragment nga libri "Ujku i Murrmë" -Amstrong. faqe 325.

Analogjia nuk qëndron as për vendin e as për kohën, megjithëse historia përsëritet, por jo në të njëjtin vend e në të njëjtën formë, pasi koha ecën shpejt, e bashkë me të dhe shoqëria.

Por se në morinë e akuzave për korrupsion në këtë kohë në vendin tonë, ku shpesh askujt nuk i hyn gjemb në këmbë, është shumë e rëndësishme informacioni real, por edhe kur ndodh, masat duhet të jenë drastike. Kryeministri ynë, Z. Sali Berisha i ka shpallur luftë korrupsionit, me gjithë forcën e shpirtit dhe qenies së tij të pakorruptueshme dhe këtë e ka treguar me nisma iniciativa, ligje dhe masa për të cilat duhet të ketë mbështetjen e të gjithëve të angazhuarve në këtë luftë të vështirë. Udhëzimet dhe vendimet e qeverisë, duhet parë si zbatohen. Institucionet e pavarura, të cilat kërkojnë paratë për rroga e dieta, për kushte dhe komoditete, nuk duan vartësi për kontrolle të rrepta e të ndershme, ndërsa kërkojnë pavarësinë për çdo e detyrë dhe varësinë totale nga korrupsioni. Mendësisë të shumë burokratëve, të mëdhenj e të vegjël,-"hë se edhe këto katër vjet jam dhe pastaj si dihet"… dhe vrapojnë të përfitojnë ç`të mundin, rropën njerëzit dhe institucionet të varura e të pavarura duke u varur pas personalitetit të tyre të neveritshëm, mashtrimit dhe korrupsionit, ju duhet "prerë koka". Detyra e atyre drejtuesve dhe njerëzve të pa korruptueshëm e idealistë, të cilëve u dhimbset vetja, të tjerët si dhe u dhimbset vendi i tyre, përveçse është detyrë e njerëzimit të jenë të tillë, duhet ta tregojnë, ta venë në dukje e ta demaskojnë paçavuren korrupsion që nxin si blozë jetët tona. Deputetët që meritojnë votën tonë. Të mos fshihen pas celularëve të sofistikuar, shpesh të mbyllur e të ndrydhur. Takimet me elektoratin të mos bëhen vetëm në raste fushatash, ashtu të sjellshëm e të dashur si engjëj të zbritur nga qielli, e të dëgjojnë e të premtojnë parajsën e pa ëndërruar. Por në çdo kohë të dëgjojnë çfarë thonë e çfarë duan vërtetësish njerëzit kushdo qofshin ata, të mos shmangen duke thënë –jo po kemi shumë punë, jo po ke të drejtë.. po…jo..po s`kam çfarë të bëj unë se ai është ….jo po se njoh këtë…jo po se di atë…ke të drejtë, por ….jemi në Shqipëri…e fryhen si kacagjela..e..etj. etj….justifikime te kota e ndërsa e kalojnë ditën duke mërzirë kafeneve e lokaleve luksoze me biseda bajate.

E në rastin tjetër kur deputeti pasi ka ndërruar tri parti, del e thotë i indinjuar njëmijë e një të zeza të frikshme, për të shkuar tek e katërta, dhe këto akuza nuk i vërteton as edhe një herë me asnjë fakt dhe akt qytetar ballafaqimi, as në TV-të e tejmbushura shpesh me debate bajate të llafazanëve mediokër apo moralistëve të pa moralshëm, të cilët kur ishin në pushtet bënë kërdinë, atëherë askush nuk preket dhe askush nuk cenohet nga këto shpifje, apo shumë të vërteta qofshin ato.

Ka më shumë se pesë vjet, që Kryeministri ynë, i cili jep llogari përpara botës për bëmat e korrupsionit në vendin e tij. Jo një here ka shkuar në universitet publike, dhe ka udhëzuar zbatimin e reformave në arsimin e lartë, që të hiqen pedagogët e korruptuar e në vend të tyre të marrin pedagogë të rinj e në veçanti ata që kanë studiuar jashtë shtetit. Me dhjetëra sondazhe edhe nga organizata të huaja qe nxjerrin Universitetin Politeknik të fundit në botë. Me dhjetëra sondazhe dhe deklarata publike për marrjen e provimeve me para, për blerjen e diplomave në universitetet tona. Ankesa, sondazhe e protesta të vetë studentëve. As edhe një prononcim mediatik as edhe një gjemb në këmbë. Pedagogët e korruptuar dhe drejtuesit e tyre të pavarur janë varur pas interesave te përfitimit të ryshfetit, e megjithëse ankohen për rrogat se i kanë të vogla e janë të varfër, vazhdojnë të blejnë makina luksoze e të bëjnë vila e të bëjnë qejf, pa e bërë qefin qeder. Pasi i shpallin konkurset duke i tejzgjatur me gënjeshtra e mashtrime i kthejnë ato në tenderë, kush do të japë më shumë para ai fiton, kjo është motua e marrjes në punë prej tyre. Duke i kthyer vendet e punës ne tenderë korruptivë dhe duke rreshtuar Universitetin Politeknik ne vendin e fundit ne botë. Universitete private të akredituara poshtërsisht, varfërojnë jo vetëm ekonominë por edhe mendjet dhe shpirtin e shqiptarëve. Ndërsa shumë nga ata që e meritojnë enden dyerve burokratike me dokumente në dorë pas njoftimeve fiktive e reklamave të reme në gazeta.

O Zot! Po ç‘farë bën Ministria e Arsimit? Ka kontrolle mbi këto bëma? Ka analiza mbi punën e këtyre drejtuesve të pavarur. Është e vërtetë se reformat në arsim kanë arritje më shumë se çdo sektor tjetër, sidomos në pranimin e studentëve në shkolla të larta, ku j‘u është prerë risku korrupsionit, drejtuesve të pandërgjegjshëm. Po cilësia e mësimdhënies, vlerësimi, frekuentimi korrupsioni e të tjera bëma në universitete, zbehin arritjet e reformës. Po deputetët çfarë bëjnë? Poolitikëëë? Ndërsa ndonjë nga drejtuesit e këtyre universiteteve, dalin flasin nëpër panele broçkulla të neveritshme, nga që s‘kanë çfarë gënjeshtra të thonë për punën e tyre në universitete, ndërsa kërkojnë akoma më tepër "pavarësi" për ta shpënë në gradën minus, se në fund e kanë shpënë kaherë. Këtë e them me dhimbje sigurisht, pasi kemi pedagogë të nderuar, shumë të denjë për këtë vend, para të cilëve përkulemi me respekt, sa here i kujtojnë studentët e tyre në të gjitha kohët, por fatkeqësisht mbeten të pakët në numër e të pafuqishëm për të luftuar kuçedrën korrupsion. Është e turpshme kur dëgjon dike të thotë: po nuk je pjesë e korrupsionit nuk jeton dot.

Dikush do të thotë se: deputetët janë për të bërë dhe aprovuar ligjet, dhe nuk kanë shkopin magjik të bëjë gjithçka. Sigurisht, por këtyre ligjvënësve dhe ligjbërësve, duhet t‘iu dhëmbë shpirti, nga shkelja dhe keqpërdorimi i ligjit, ndaj ta ngrenë fort zërin, e aq më keq kur shkelësit dhe keqpërdoruesit shpesh janë ata vetë, apo njerëzit pranë tyre. Atëherë i kudondodhuri i korruptuar është i lumtur, atë nuk e gjen asgjë, e korrupsioni vazhdon e lulëzon. Deputeti i "ndershëm" lan‘ duart me një monolog shekspirian. Dhe për ata që nuk mund ta çajnë korrupsionin vjen përsëri pyetja shekspiriane: "Të rrosh apo të mos rrosh kjo është çështja". Fundi është tragjik... Ndaj që kjo murtajë e quajtur korrupsion e që sjell padrejtësitë më të mëdha të të drejtave të njeriut, duhet luftuar rreptë me të gjitha mënyrat me zërin dhe forcën e shpirtit të revoltës, për të mos arritur në turmat e revoltuara që rrënojnë gjithçka, por jo korrupsionin i cili lulëzon mes turmash. Duhet luftuar nga të gjithë ata që aspirojnë dhe e duan këtë shtet të vërtetë demokratik.

Ndoshta do të vlejë rrëfimi im për Mustafa Qemalin. Një mikja ime gjatë një vizite në "Muzeun Ataturk" në Ankara u mahnit dhe u dashurua me sytë e tij me shumë ngjyra, variante të blusë, grisë, jeshiles, sy të parezistueshëm që të linin pa frymë dhe të rrotullonin mendjen sikur po shihje një qiell të mahnitshëm, shprehej ajo. Ndërsa mua më ka lënë mbresa ngjarja që tregova, lufta kundër së keqes në formën dhe mënyrën më të mundshme për ardhmërinë e më të mirës. Ne besojmë, o sot o kurrë luftë kundër çdo fatkeqësie që rrënon këtë vend që e duam e s‘e ndërrojmë dot me asnjë tjetër. Le të shpresojmë.

NADIRE BUZO (Nura)



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora