| E marte, 05.06.2012, 08:22 PM |
Bajram Rexhepi, mjaft më, jep dorëheqje!
Nga Kadri
Mani
O njeri! Ik
nga politika e shko në profesion tëndin- në spital! Sa ministri i ke ndërrue
dhe gjithku ke dështue!?
Nuk jeni ju
aty të “kostatoni” dhe të “prononcoheni”!?- në cilën kantë të bërllgut e gjete
këtë shprehje kaq të ndytë- prononcohem!?
Cilët këshilltarë
debilë i ke!?
Qe sa
muaj (a vite) kam kërkuar një takim (me shkrim) me ju: për përgojimet në Internet
nga rrugaçëria!?
Edhe sa
vjedhje do t’i përjetosh në polici, dhe me pafëtyrësi të tentosh të na qesish
hi syve me llojlloj aryetime bajate!?!
Sa letra
të hapura jua kam shkruar, a e dini!?- përse nuk jeni përgjigjur!?
Çka të ka
thënë Plaka e Reçakut, si i keni mbrojtur:
“Përzo na
keni bmrojt mirë, na e keni çi nanën!”
Sa nana i
keni që lejoni me jua sha krejt Kosova!?
Përse, ju
si mjek. punoni në një qeveri që është më e poshtër se qeveria e Titos dhe se
ajo e Millosheviqit!?
Sa ushtarë
të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje!?- sa invalidë e sa pensionistë vdesin pa bukë e
pa ilaçe!?
A jeni
pjestar i tenderave!?- ku janë paratë e tenderave!?- po trafikimi i organenve
njerëzore:
“Trafikimi
i organeve njerëzore gjatë viteve të fundit nga Lindja e Largët dhe Amerika
Jugore është transferuar në Evropë, dhe Serbia është epiqendra e këtij fenomeni.
Kështu shkruan gazeta amerikane "Inteneshënëll Herald Tribjun". Kjo
gazetë theksonte se trafikimi i organeve njerëzore, i shtrinë degët edhe në Greqi,
Spanjë, Itali dhe Kosovë. ‘Njerëz të varfër dhe të dëshpëruar i shesin veshkat
e tyre apo palcën, përmes internetit, ndërsa trafikantët e këtij rrjeti po
pasurohen’”.
Ik! Zhduku!
Nuk jeni hetues! As guximtar!
___________
Ministri
i Brendshem Bajram Rexhepi ka konfirmuar plagosjen e disa personave ne veri
E PREMTE,
01 QERSHOR 2012
Gjendja
ne veri te vendit vazhdon te jete e tensionuar, bejne te ditur burime te
Kosovapress-it nga veriu. Burimet me tej kane shtuar se ne veri te Mitrovices
alarmi i aktivizuar here pas here paralajmeron situaten e rende ne kete pjese
te qytetit, ndersa nga spitali ne veri te Mitrovices kane kerkuar sasi gjaku
per te plagosurit.
Ministri
i Brendshem i Kosoves, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar plagosjen e disa personave
gjate perleshjeve te sotme ne veri te Mitrovices, mes KFOR-it dhe banoreve
lokale.
Misioni
paqeruajtes i NATO-s ka bere perpjekje te largoje barrikadat ne fshatin Rudare,
ku edhe ka hasur ne rezistencen e banoreve lokale.
Ne nje
prononcim per mediat ne Prishtine, Rexhepi ka thene se turma e serbeve ka
qelluar ne drejtim te ushtareve te KFOR-it, ndersa ky i fundit ka perdorur
gazin lotsjelles, plumba gome dhe uje per shperndarjen e tyre.