Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Ditari i Jetës - 30 maj 2012
E enjte, 31.05.2012, 06:38 PM
Kadri
Mani
NGA
DITARI I JETËS
30 maj 2012
Zgjimi si zakonisht në orën 7 e 30, kafet e mëngjesit poashtu; ndryshojnë lajmet e gazetave dhe moti sot: më i butë, plus 18.
Dola në restorant te grupi: kishte vdekur një plak dhe shkuam në ngushëllime, nuk u morëm vesh paraprakisht që njëri t’iu shprehë ngushëllime në emër të grupit, jo secili veç e veç!! Edhe kur s’ka tjerë vizitorë, nuk duhet ngutia, por biseda e debati...
Kthehem në banesë,
cingëron celulari: Hasan Dërmaku më njofton se kolegu ynë Antzon Nikë Berisha e
paska marrë një shpërblim letrar “GIORGIO MANGONE”. Shpërblimi iu dha për veprën
“Ujëvarë drite në zemër”, e lexojmë artikullin te gazeta “Bota sot” dhe e marr
librin në bibliotekën tonë e fillojmë ta shfletojmë... gëzohemi pa masë që është
shpërblyer shoku ynë, Anton Nikë Berisha.