Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Vetëvendosja na e zbardhi fytyrën
E marte, 17.01.2012, 08:41 PM
VETËVENDOSJA NA E ZBARDHI FËTYRËN SOT MË 14.01.2012
/Duke çjerrë maskën Qeverisë së plaçkitjes-krimit ekonomik edhe krimit politik/
Nga Kadri Mani
kadrimani@hotamail.com
Qytetarë të Kosovës: pensionistë, invalidë, me pensione të vogla e hiç papensine, ta shapallim mosdëgjimin qytetarë dhe të bllokojmë çdo rrugë e çdo pore të kësaj Qeveria plaçkitëse-fashiste!!
UÇK-ja e vërtetë e Adem Jasharit është e likuiduar, këta janë të instaluar nga Tiarana tiaranike social-fashiste!!
Kushtetuta e shizofrenit Jakup Krasniqi, mbron keqpërdoduesit plaçkitës!
Kjo polici fashiste aaia tejakaloi edhe policisë serbe nga burgu i Nishit: edhe ta i patën shpërndarë protestutesit me top uji, por brenda 10-15 minutash jau patën ndërruar ndërresat!!!
Vetëvendosja shkatërron produkte serbe!
Videoe Premte, Janar 13th, 2012
Rreth 24 orë para fillimit të aksionit për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, Lëvizja “Vetëvendosje” ka ndërmarrë një tjetër aksion.
Pranë ndërtesës së qeverisë së Kosovës ka hedhur e shkatërruar shumë kilogramë të produktit serb Plazma-keks, raporton Indeksonline.
Një aktiviste e kësaj lëvizje ka thënë se ato i ka dhuruar një ndërmarrës, i cili nuk dëshiron t’i shesë më, dhe ka porositur që t’i dërgohen kryeministrit Thaçi për t’i parë.
“Nuk ka më Plazma keksa për Hashim Thaçin, edhe pse ai i do shumë, sepse nga nesër 14 janar –Serbia nuk kalon”, ka thënë Vetëvendosje.
Publikuar më: 13 janar, 2012
Vetëvendosja: Thaçi po sillet si Gaddafi
Gjatë një tubimi me qytetarë Glauk Konjufca nuk la pa përmendur prononcimet e Thaçit, ai madje tha se Thaçi po sillet si Gadafi.
“Në një paraqitje plotë panik, kryeministri Thaçi përmendi edhe vrasjet duke uruar që kjo të mos ndodhë, mirëpo ne po i themi vetëm një gjë kryeministrit se edhe Gaddafi ka vrarë qytetarët e tij, por nuk i vret më ”, ka thënë Konjufca.
Akuzat ndërmjet Thaçit e Vetëvendosjes janë rritur ditëve të fundit pas paralajmërimeve për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë, që Vetëvendosja planifikon ta bëjë të shtunën.
Demokracia, Kombi, Vetëvendosja
Në këtë vepër janë përfshirë shkrimet të cilat kanë të bëjnë me aspektin e vetëvendosjes, përkatësisht me nocionin “Kombi”, si dhe për pakicat kombëtare dhe e drejta e tyre për vetëvendosje, sipas “argumentimit dikotomik”, pastaj studimi: I. “Sundues dhe të sunduar”, II. “E drejta themelore kolektive”, (a). “Vetëvendosja dhe vullneti i lirë”, (b). “Integriteti territorial dhe e drejta e barabartë e vetëvendosjes”, dhe III. “Shqiptarët, Kosova dhe vetëvendosja” duke i zbërthyer në mënyrë analitike, e duke i plotësuar me argumentin shkencor të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjidhjen e shumë problemeve të ngatërruara në hapësirën ballkanike.
Ndër trajtimet interesante që janë përfshirë në veprën e tretë të profesor Aganit janë edhe shkrimet për Konferencën e Bujanit, rreth marrëdhënieve jugosllavo - shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova si faktor stabiliteti në relacionet ndërballkanike, rreth zgjedhjes së mundshme paqësore të krizës së Kosovës etj.
Kurse në vazhdim, shkrimet që kanë të bëjnë me “Dimensionet ndërkombëtare të çështjes së Kosovës”, “Zgjidhja për Kosovën në bazë të parimit demokratik të vetëvendosjes”, “Për një zgjedhje të drejtë e të plotë të çështjes së Kosovës”, „Vështrim mbi programin e sotëm kombëtar të shqiptarëve“, „Kosova në Tryezën e New Yorkut“ etj.
Në veprën e tretë të opusit krijues të akademik Fehmi Aganit janë përfshirë disa nga intervistat e prof Aganit të botuara në: „Rilindja“ 1990, „Dielli“ 1991, „Shkëndija“ dhjetor 1990. “Flaka“ 15 tetor 1994 etj. si dhe disa trajtesa të botuara te „Zëri“ në Prishtinë. Vend të veçantë në këtë vepër zënë studimi përkitazi me nacionalizmin dhe fashizmin duke qitur në pah vizonin e tij prej një dijetari të pazëvendësueshëm.
Po ashtu në veprën Demokracia, Kombi, Vetëvendosja, janë përfshirë edhe një mori shkrimesh të pa publikuara, apo aso më pak të njohura të cilat janë konceptuar dhe radhitur duke ia shtuar vlerat librit, duke e bërë atë më përmbajtjesor dhe më të dobishëm për studime në këtë fushë dhe posaçërisht për çështjen shqiptare dhe të Kosovës në veçanti.
FILLESA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB
Posted: Fri, 11 May 2007 20:15:50 +0000
(Luten të gjitha mediat shqiptare e serbe ta publikojnë këtë lutje tonën!)
Nga Ibrahim Kelmendi
Kushdo që do ta njohë ose e njeh të vërtetën historike, populli shqiptar dhe populli serb janë të armiqësuar dhe në konflikt me shekuj. Armiqësia më e theksuar (që mbahet mend nga shumica e shqiptarëve të tanishëm) është ajo e fundshekullit të 19-të. Kjo armiqësi eskaloi sërish në fillim të shekullit të 20-të, gjatë Luftës së Parë e të Dytë Ballkanike si dhe gjatë Luftës së parë e të Dytë Botërore.
Kulmi i armiqësimit më të ri të shqiptarëve dhe serbëve u provokua nga regjimi serb, nën sundimin e Sllobodan Millosheviqit, gjatë viteve 1989-1999. Për përmasat e krimeve serbe ndaj shqiptarëve, në vitet 1988-1999 është i informuar gjerësisht edhe opinioni botëror, ndaj s’ka nevojë të ndalemi tani dhe t’i rikujtojmë ato bashkë me pasojat.
Në interes të popullit shqiptar dhe të popullit serb sot është pajtimi dhe mirëkuptimi për ndërtimin e të tanishmes dhe të ardhmes, për fqinjësi të mirë e paqe të qëndrueshme.
Sado që nga ana serbe kemi vetëm disa zëra të vetmuar që kërkojnë falje për krimet e bëra nga regjimi serb ndaj popullit shqiptar (gjatë viteve 1989-1999), ne, nismëtarët shqiptarë për pajtim ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit serb, duam ta lusim popullin tonë që t’ia shtrijë dorën e pajtimit popullit serb. Këtë lutje tonën e mbështesim kryesisht në interesin tonë reciprok për të tanishmen dhe të ardhmen më njerëzore e paqësore të popullit tonë e të popullit serb. Shpresojmë se shumë shpejt populli ynë do ta mbështesë lutjen tonë, siç shpresojmë se edhe populli serb do t’i përgjigjet gatishmërisë për pajtim.
Derisa të ndërgjegjësohet edhe populli serb për pajtim, lusim popullin shqiptar që gatishmërinë e tij ta dëshmojë menjëherë, pa e pritur gatishmërinë e palës tjetër për kërkim ndjese dhe zemërgjerësi pajtimi.
Pajtimi ndërmjet popullit shqiptar dhe serb nuk i amniston krimet e individëve dhe të forcave kriminale.
Të gjithë bashkëqytetarët serbë të Kosovës i ftojmë të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre në Kosovë; që të ndërtojmë një bashkëjetesë fqinjësore, njerëzore e të dinjitetshme. Të gjithë ata që ndihen të frikësuar, për mungesë informimi ose për shkak të manipulimit nga politika nacionaliste serbe, jemi të gatshëm t’i ndihmojmë gjatë kthimit të tyre. Zotohemi se fqinjët e tyre shqiptarë do t’i mirëpresin dhe do t’u ndihmojnë në mënjanim të frikës dhe të vështirësive të tyre fillestare, deri edhe në strehim, derisa të rindërtohen shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lufta ose nga ndonjë shqiptarë i irrituar prej tmerreve dhe frustrimeve hakmarrëse të luftës.
I lusim personalitetet politike, qeveritare e partiake shqiptare në Kosovë të japin shembullin simbolik të vullnetit të tyre të mirë, që të strehojnë në vilat e tyre familje serbe që dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Sidomos nga ato që akoma ndihen të frikësuara.
Ftojmë të gjithë bashkëkombësit tanë vullnetmirë, të cilët dëshirojnë ta përkrahin nismën tonë për pajtim me popullin serb, që të angazhohen për shndërrimin e kësaj nisme në lëvizje të gjerë qytetare për pajtim ndërmjet popullit serb e popullit shqiptar.
Në emër të nismëtarëve
ibrahim_kelmendi@yahoo.de
Tel. 044 151959
PS. Të gjithë qytetarët vullnetmirë që dëshirojnë ta përkrahin fillesën tonë, i lusim të paraqiten në e-mail-adresë, në telefon ose në gazetat që do të kenë mirësinë ta botojnë këtë tekst.
------------------------
NJE NISME FISNIKE - SPROVE E NJE QYTETERIMI TE RRALLE
( Lidhja Qeparotese dhe Miqte e Saj mbeshtesin "Thirrjen per Pajtim" )
Ballkani si pjese e pandare e Europes, eshte duke perjetuar nje rilindje shpirterore dhe historike. Mbi "demonet" e se kaluares, po ngrihen lart idealat e nje filosofie te re. Asaj te luftes per Paqe, Progres e Mirekuptim. Renia e Perdes se Hekurt, mbarimi i Luftes se Ftohte, shperberja e Jugosllavise, fundi i tiranise se Milosheviqit, rilindja ne kete rajon e nje sere shtetesh te rinj, Çlirimi i Kosoves ne emer te lirise, se drejtes dhe vetvendosjes - te gjitha keto kane krijuar nje klime te re sigurie per popujt dhe te ardhmen e tyre.
Pra, se shpejti ne bashkesine ballkanike do te beje pjese edhe Kosova. Ajo do te jete nje shtet i ri dhe i pavarur. Pavaresia e saj edhe pse "de juro" po vonohet, eshte e pakthyesheme dhe perfundimtare. Behet fjale vetem per pak kohe, per momente oportune, rregulluese e paqesore, per te mbyllur nje here e mire tragjedine e saj te dhimbeshme shekullore. Shanse te tilla, si ai qe i Kosoves, jane te rralle e mund te ndodhin, ndofta, nje here ne njeqind vjet. Zgjidhja e çeshtjes se Kosoves dhe vendit te shqiptareve ne Ballkan, hap keshtu horizonte te reja veprimesh e nismash te cilat do te kene rendesi te veçante, per te e gjithe shqiptaret, kudo qe ndodhen.
Mbas shekujsh urrejtje, vrasjesh, merish, hasmerish e vuajtjesh te papara, ne nje mjedis ballkanik ku mbi gjitheçka ka zoteruar instikti i krimeve, urrejtjes dhe luftes, ndarjes dhe zenkave gjakatare te pafund - nisma e ndermarre ditet e fundit, lidhur me fillimin e nje procesi pajtues mes popujve te Serbise dhe Kosoves, mendojme se duhet pershendetur e mbeshtetur. Ajo eshte sa e nevojeshme dhe e arsyeshme, sa e sinqerte aq edhe e vyer, per te ndertuar nje Ballkan te ri, per te krijuar nje bashkejetese te re mes popujve te tij ...
Dhe ka shume rendesi fakti qe ky ze, kjo thirrje, ky apel pajtimi vjen pikerisht nga ana e shqiptareve. Eshte ky nje gjest fisnik i nje populli fisnik, i cili ngre edhe me lart vyrtytet, nderin dhe dinjitetin e tij! Sepse, siç ka ndodhur shpesh ne historine njerezore, jane pikerisht viktimat, te shtypurit, te vuajturit ata qe falin, ata qe kane bere shpesh thirrje per pajtim, ata qe deshirojne te ndertojne nje te ardhme tjeter per vete e brezat qe vijne, pa harruar, natyrisht, te kaluaren dhe pervojat dramatike te saj.
Ne mendojme se, ky apel do te gjeje mbeshtetje, e po qe se ndodh keshtu, kjo do te tregoje vertet se kombi shqiptar, shqiptaret vete, kudo qofshin, po japin shembellin dhe sproven e nje qyteterimi dhe humanizmi te pashoq. Sepse, ajo do te jete nje thirrje qe do te mbetet Historike ne jeten e kombeve e do te sherbeje per te çelur udhen e nje epoke te re vellazerimi mes popujve te nje gadishulli, ku krahas gjakut, shpatave, klithmave te luftes e urrejtjes, tregon se ekzistojne e nuk jane shuar aspak, ndjenjat e arsyes dhe dashurise njerezore. Ato te faljes, te pajtimit, te bashkepunimit, te fqinjesise se mire e te deshires per nje te ardhme te re...
Historia moderne ka dhene sigurine dhe sproven, se kjo gje mund te arrihet, natyrisht me vullnet dhe dinjitet, me fryme paqe e miresie. Pra ne emer te se Ardhmes!
Shoqata "Lidhja Qeparotase dhe Miqte e Saj ", nepermet ketij mesazhi mbeshtet nismen per kete pajtim historik dhe uron qe ajo te perqafohet e te çohet edhe me tej, brenda e jashte Kosoves, per t'i treguar botes mbare se ne prag te Pavaresise se saj - populli shqiptar po ben keshtu nje gjest te pashembellt pajtimi, per te lene pas te kaluaren e per te vene keshtu "gurin themeltar" te nje Ballkani te ri - pa grindje, pa luftera, te qyteteruar e ne vellazeri te plote me popujt e Europes se Bashkuar ...
Ne emer te "Lidhjes Qeparotase dhe Miqve te saj "
Petraq Pali-Vasil Qesari-Sillo Muçko[1][1]
***
Nisma për pajtim
Për fat të keq (siç e kemi thënë) në Shqipëri, ndoshta si rrallë kund, ka pasur gjer në ditët tona si patriotizëm të madh, dhe tradhti të madhe (dielli i fortë e ka hijen e errët). Për fat të zi, komunizmi edhe tradhtinë kolektivizoi duke e kthyer në epidemi ngjitëse, sepse në tërësi ai u mbështet në llumin e shoqërisë. Etja e tërbuar për pushtet e pasuri krerët e tij i futi në tradhti. Duhej të ishe i fortë, me shëndet shpirtëror të të parëve Rilindas që t’i shpëtoje kësaj epidemie. E thotë aq bukur Mit’hat Frashëri: “Komunizmi është kanceri, lum ai që nuk e fut në shpirt”. nberishno@hotmail.com
(Agim Shehu, shkrimtar, te “Bota sot”, 25 maj
Kur shoqëria “sëmuret” shpirtërisht…
Nga Gëzim Tushi
Nuk ka dyshim se tashmë janë evidentë të gjithë treguesit psiko-socialë, që vërtetojnë se shoqëria jonë është duke përjetuar një krizë të dukshme, të natyrshme të ridimensionimit të vlerave të saj. Mund të ketë shumë shkaqe kjo dukuri sociale por, sipas mendimit tim, shkaku kryesor është se në kushtet e “transformimit modern” të gjithë shoqëritë me tipologji të njëjtë, përjetojnë të njëjtat probleme dhe shfaqin “pasoja të ngjashme”.
--------------
Të nderuar anëtarë të Forumit, sot në orët e para të mëngjesit (e premte 25 maj 2007), më gëzoi zotni Lirim Shabani (nga Tetova, student në diplomaci për MASTER), të cilin e përshëndeta praparakisht në e-mail privat dhe vetëm pastaj mora të iu shkruaj botërisht: ne shqiptarët jemi ende prapa dhe nganjëherë tamam si delet, sapo njërën ta hedhësh në lumë, që të gjitha me radhë bijë!!
Vetë nisma është nga një person i dyshimtë, nga Ibrahim Kelmendi, njëri nga ata të Revolucionit të Vonuar Demokratik!!
“FILLESA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB
Posted: Fri, 11 May 2007 20:15:50 +0000
(Luten të gjitha mediat shqiptare e serbe ta publikojnë këtë lutje tonën!)”
Dhe në fund: “Në emër të nismëtarëve”- pse mbahen fshehtë emrat e “nismëtarëve”!?! Ne shqiptarët jemi tradhtuar shpesh që t’iu besojmë me mendjelehtësi shkarravinave anonime të ibrahim kelmendëve me kompani? Prandaj e kam për borxh ta njoftoj opinionin me një “fillesë” tejet të dyshimtë të një haneri (somnambul) që ecën natën mbi çati dhe përpiqet ta kap hënën!!
Ajo kërkesë nuk është fare shqiptare: ajo është nga persona të shitur kokë e këmbë tek agjenturat e huaja, janë kolona e pestë që po veprojnë për përgatitjen e terrenit katër kolonave tjera pushtuese. Dhe nuk e fajësoj vetëm bastardin Ibrahim, por në radhë të parë vëllezërit e tij “intelektualë”, të cilët nuk gjetën mënyrë që t’ia mbyllnin gojën e keqe të intrigantit denigrues dhe devalvuesit të çdo vlere kombëtare. Të shohim me radhë.
Ai pati shkuar në Vlorë dhe pati shkruar librin e zi:
Libri që fluturon nëpër diasporë
LIBRI I ZI I AUTORIT TË ZI
/Pamflet e vjelljes publike/
Ibrahim Kelmendi:”SHQIPËRIA- jashtë Veriut dhe Jugut”, botoi lëpushka “Zëri
i Kosovës” me shënimin: Gjirokastër, mars 1997 Gjermani/Zvicër, qershor 1997.
“Bastardi bën mirë ta hetojë prejardhjen e vet: mbase është lozë shkjau?- se s‘ka mundësi të jetë aq i ngjeshur në përbërje intrigash e denigrimesh, me një fjalor shkijesh?- dhe pikërisht ai i cili lavdërohet për përmbajtjen korrekte të “Zërit të Kosovës”- i thotë z. Ridvan Peshkëpia: moj rrotë qeni!!? Dhe përse edhe ne duhet të ngurrojmë e të mos ia përplasim me të njëjtën masë, me rraxhë!?”
(Kadri Osmani,- shih më gjerësisht te gazeta e
përditshme: ”Bota sot” e datës 30-31.12.1997, f. 11.)
Kush është kompetent për faljen e gjaqeve?
Çdo shqiptar që ka dëgjuar për Lekë Dukagjinin dhe për Kanunin, duhet ta dijë se si shkojnë rregullat e pajtimit, apojo? Revista “Shqipëria etnike” me kohë e ka sqaruar opinionin publik, me qëllim që të mos llomotitet kot:
“SS-SENATI SUPREM
Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë
Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të familjeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Krushë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”
(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)
Këtyre familjeve nuk iu vyen gjë më as liria as pavarësia, as Kosova as Shqipëria: hej bre, o njerëz, a po e dini mirë se çfarë ka ndodhur? Tek ato familje, te nënat mbetur me duar në gji, te gratë e nuset e veja që kanë ngelur me jetimë, mund të shkojnë e të bisedojnë katër gra veprimtare për të Drejtat e Njeriut: Nekibe Kelmendi, Luljeta Selimi, Natasha Kandiq, Sonja Biserko. Ato duhet të na raportojnë nga vendi i ngjarjes dhe të ndërpriten llomotitjet e personave që s’kanë lidhje me krimet e me masakrat: nën sharrat elektrike janë gri trupat e njerëzve tanë të pafajshëm, hej!?
Në tavolinën e punës kam librin e zonjës Naxhije Bajraktari-Doçi: SHPIRTI I DËRRMUAR-DHUNA SERBE NDAJ FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË (1997-1999), Prishtinë,
Ja ku e keni lidhjen për te shkrimet për masakrat serbe mbi 2019 gra nga Luljeta Selimi: http://www.vajzat.com
Kush i ka pyetur ato të mjera se çka mendojnë për “pajtim” me xhelatët e tyre!?!
Gazeta e përditshme “Zëri” e datës 23 maj
“Në Serbi kriminelët e luftës kanë ende përkrahës” dhe me titull: Në Beograd gdhiu rruga “Ratko Mladiq”!!
Ndaj “pajtimin” dhe vijimin e krimeve monstruoze tash do ta dëshironin vetëm armiqtë tanë të brendshëm dhe të jashtëm: Karla del Ponte, Xhon Bolton...
------------
Ja, më në fund, edhe shkrimi i studentit tonë nga Tetova, e 20 pikëpyetjeve:
Nisma për pajtim
Shkruan: Lirim Shabani
Fillimisht kam një vërejtje për grupin administrator që si duket nuk po i nis të gjithë e-mailet që i dërgohen.
Rreth pajtimit që këtu në Alb-Shkencë e ka hapur z. Ibrahim Kelmendi, unë kam dhënë një replikë po sa kam kuptua nuk ka shkuar tek të tjerët kështu që sërish do të jap koment.
Nuk e kuptoj përse nuk merret iniciativë për një pajtim kombëtar. Ndoshta dikush to të thotë se jam gabim pse them kështu. Mendoj që aspak nuk jam gabim sepse ne fillimisht mes vetes nuk jemi të pajtuar e le më të pajtohemi me vrasësit e deritanishëm tanët. Si mund të pajtohemi me të tjerët kur Prishtina e shan Tetovën dhe Tiranën; Tirana e shan Tetovën dhe Prishtinën dhe Tetova e shanë Tiranën dhe Prishtinën ? Si do të pajtohemi kur me njëri tjetrin duam të grindemi? Si të pajtohemi me të tjerët kur në shtëpinë tonë i kemi punët bërllok? Si mund të pajtohemi kur një far Vjedulle (e kam fjalën për Maks Vellon) flet që shqiptarët jashtë Shqipërisë (veçanërisht për ata të Kosovës) thotë që janë të prapambetur? Dhe skandalozja si mundet që të thotë ky farë zotnie kështu kur kjo pjesë e prapambetur e shqiptarëve (ato jashtë Shqipërisë) dhanë dy nobelistë ?
Pse të mos bëjmë plane për pajtim mes vetes por të shkojmë tek tjerët? Pse fillimisht të mos nisemi nga realiteti që gjendet në mesin tonë por të kalojmë tek të tjerët ?
Nuk e di pse duhet ne të kërkojmë pajtim me serbët kur ata janë vrasësit, trilluesit e lloj-lloj shpërnguljesh të shqiptarëve, masakruesit e mbi 8000 meshkujve boshnjakë të Srebrenicës? Le të më japë përgjigje dikush ju lutem ?????????????????????
Kaq kisha
NJE NISME FISNIKE - SPROVE E NJE QYTETERIMI TE RRALLE
( Lidhja Qeparotese dhe Miqte e Saj mbeshtesin "Thirrjen per Pajtim" )
“Zëri” 16-07-2011
Nga Visar Duriqi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, Shaip Muja, ka hapur kompani për energjetikë, por këtë nuk e ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), edhe pse e obligon ligji.
Në Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave të zyrëtarëve publikë, neni i 4 i tij, definohet qartë se në zyrtar i lartë, që në këtë kategori hyjnë edhe deputetët, duhet të deklarojë zotërimin nga ana e tyre të aksioneve në shoqëri komerciale, pro deputeti Muja, që ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi, ka deklaruar vetëm 50 % të aksioneve në kompaninë “Ana Derm”, për ç’gjë edhe është duke u hetuar nga AKK-ja.
Edhe pse gazeta ka insistuar, në AKK nuk kanë dashur të bëjnë me dije se a po hetohet deputeti Muja edhe për mosdeklarimin e aksioneve në kompaninë për energjetikë, por vetëm kanë konfirmuar hetimin.
“Agjencia është duke e trajtuar rastin për veprimet e mundshme të konfliktit të interesit, deputeti Muja është duke bashkëpunuar me ne. Ligji përcakton se faza e hetimeve është e mbyllur për publikun, ne do ta publikojmë vendimin definitiv”, ka thënë për “Zërin” Hasan Preteni, drejtor i AKK-së.
Ndryshe, kompania më e re e deputetit Muja, me emrin “Kosova Green Energy” dhe “Zëri” ka siguruar një certifikatë të këtij biznesi të regjistruar më 2 prill të këtij viti.
Sipas kësaj certifikate, deputeti Muja është në ortakëri me Ali Kastratin, por nuk dihet përqindja e aksioneve të secilit në këtë kompani. Pos pronarë, në këtë biznes që të dy aksionarët, Shaip Muja e Ali Kastrati janë regjistruar edhe si persona kontaktues të biznesit në fjalë.
Deputeti Muja edhe pas një javë pritjesh nuk ka dashur të prononcohej për këtë çështje, njëjët sikurse nuk ka dashur të flasë as për përqindjen e jashtëligjshme të aksioneve në kompaninë “Ana Derm”.
Ky deputet i pozitës, që është ndër 12 milionerët e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se ka në pronësi me një pasuri që kalojn vlerën mbi 2 milionë euro. Në formularin e deklarimit të pasurisë, Muja ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët familjare një parcelë 38.60 arë në vlerë 760.000 euro, 12 ari në shumë 240.000 euro, 25 ari të tjerë të leshëm për 300.000 euro, 10 ari personalë në vlerë 8.000 euro, lokal familjar prej 360m2 në vlerë mbi 360.000 euro, banesë
Ai ka deklaruar edhe se ka një makinë të vlefshme për 24.000 euro dhe një makinë mjekësore që kushton 25.000 euro. Si të hyra ai ka paraqitur pagën vjetore nga Kuvendi në shumë 14.880 euro në vit dhe të ardhurat nga 50% e aksioneve në “Ana Derm”, që sipas deklarimit të pasurisë, nuk arrijnë më shumë se 5.000 euro për vit.
Në “Ana Derm”, deputeti Muja ka 50% të aksioneve, kurse 50% të tjera i takojnë gruas së tij, Anita Muja. Ajo është edhe pronare në kompaninë tjetër private “Ana-Z”, me anë të së cilës ka përfituar një kontratë nga fondet publike të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), por që këta të fundit nuk pranojnë të bëjnë publike vlerën e saj.
Me anë të kësaj kontrate, kompania e gruaja e deputetit të PDK-së, Shaip Muja, Anitës, “Ana-Z” që ka edhe 50% të aksioneve në kompaninë e burrit “Ana Derm”, që nga 1 maji ka filluar të realizojë emisionin “Estetika dhe shëndeti”, i cili do të transmetohet së paku deri në dhjetor të këtij viti.
Deputeti me kompani për energji
Kompaninë " Kosova Green Energy " SH.P.K., të cilën nuk e ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë pranë AKK-së, deputeti i pozitës Shaip Muja e ka regjistruar në Agjencinë për Biznese, më 2 prill të këtij viti. Si ortak të përbashkët ka edhe Ali Kastratin, dhe që të dy janë edhe persona kontaktues të kompanisë.
Kompania si aktivitet kryesor ka prodhimin e elektromotorëve, gjeneratorëve dhe transformatorëve dhe ka kapital themelues, të regjistruar, në vlerën 1000.00 euro. Adresa e kompanisë, në certifikatën që e posedon “Zëri” është në Prishtinë, në rrugën “Hilmi Rakovica nr.
Për ZSH- Kadri Mani (etnike@gmail.com)