Përjetësi » Mani
Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 2/2012 (I)
E hene, 07.05.2012, 12:34 PM
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 2/2012
(I)
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku
Kryeredaktor:
Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj
Zv.Redaktorepërgjegjëse:
Zyrafete Manaj
Redaktore:
Fatjeta Muçolli
Lektor: Kadri Mani
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri
Osmani
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese.
./.
AGNES GONXHE BOJAXHIU – NËNË TEREZA
(1910 – 2010)
Nga: Prof dr Lutfi ALIA
Nënë Tereza, me dr Lutfi Alia
-Lutfi Alia, eshtë mjek ne
Centro
Prevenzione Oncologica
te qytetit Siena –Itali-
Pas
shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të
viti 1989 Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, e realizoj deshirën e madhe, si
u shpreh para largimit: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova
popullin tim”. Nobelistja me famë botërore Nënë Tereza, është personaliteti
i parë shqiptar, që i parapriu dhe i hapi rrugën integrimit të vlerave
kulturore të shumë personaliteteve të tjera shqiptare, që do t’i rikthe-heshin
publikut tonë disa vite më vonë si Martin Camaj, Isuf Luzaj, Xhim Belushi, Sten
Dragoti etj.
Për
opinionin shqiptar dhe të huaj, vizita e Nënë Terezës - misonare katolike dhe
humanitare e shquar (bamirëse) ishte befasuese, duke menduar se regjimi
komunist, të dyja këto i kishte të ndaluara,
por nga ana tjetër ardhja e Nënë Terezës ishte mirësia dhe sinjali i
parë i ndryshimeve pozitive, që do të përfshinin jetën shqiptare, madje kjo
vizitë i parapriu lirisë të besimeve fetare, që u shpallën një vit më pas dhe
ndryshimeve të medha politike e sociale, që e çuan Shqipërinë në rrugën e
demokracisë.
Opinioni
zyrtar i kohës e konsideroj “vizitë private”, apo “vizitë jozyrtare”, por për
mendimin tim, pavarësisht nga motivimi burokratik, ardhja e Nënë Terezës ishte
rikthimi ne vendin e vet, ardhje ne “gjini” dhe pse për shumë vite kjo e drejtë
i ishte mohuar me justifikime absurde politike dhe pa asnjë bazë morale e
njerëzor.
Duke
pranuar ardhjen e Nënë Terezes, regjimi konservator i kohës bëri një hapje të
ndrojtur, për t’i treguar opnio-nit të brendshëm dhe atij të jashtëm se po
ndryshonte. Vizita e Nënë Terezës u prezantua me lajme të kontrolluara, duke i
servirur popullit vetëm takimet me zyrtarët e regjimit, vizitën ne varrezet e
dëshmoreve dhe per “te shpetuar shiprtin
e tyre mëkatar”, njoftuan shkurt vizitën në varret e nënës Drane dhe motrës
Age, në varrezat e Tiranës, ku e shoqëroj Marie Kraja dhe vizitën ne spitalin
onkologjik, e shoqeruar nga Dr Adelina Mazreku.
Kuptohet se gjithëçka ishte organizuar brenda kornizave të burokracisë
komuniste, një vizitë protokollare, me pak publik të zgjedhur, por kjo hapsirë
zyrtare ishte tepër e ngushtë për dimensionet gjigande të Nënë Terezës.
Ndryshe
nga pala pritëse, Nënë Tereza mbante qendrim të thjeshtë, pa asnje lloj
formalizmi, pa sjellje artificiale dhe e çpenguar nga zyrtarizmi, çka e rriste
edhe më shumë madhështine e shpirtit te saj fisnik. Në takimin me presi-dentin
R. Alia, gjatë gjithë kohës, Nënë Tereza i a mbajti duart shtërnguar, i foli
hapur me dashuri nëne, duke e quaj-tur “biri im”, ndërsa presidenti u
mundua të tregohej miqësor, por nuk harroj dhe ta genjejë, duke i thënë se në
Shqipëri nuk ka të varfer e as të braktisur dhe kësisoj i mohoj kërkesën, për
të hapur ne atdhe, shtëpinë e misionit të bamirësisë, ndërkohë, që ajo i kishte
hapur në 96 vende të botës, madje dhe në vendet më të zhvilluara si USA,
Anglia, Kanada, Itali, Franca etj. Propoganda e kohës e mbajti te fshehur këtë
rrethanë, ndërsa në takimin e R. Alise me intelektualet e kryeqytetit, Ismail
Kadare, protestoj ashpër duke thene: “i thatë gënjeshtra një plake të shkretë”.
Nënë
Tereza pothuajse nuk njihej në Shqiperi, ndersa figura e saj kishte pushtuar
mbarë botën, jo vetëm si misio-nare katolike, por dhe si bamirëse e Missione of
Charity, si personalitet i shquar i veprimtarive humanitare. Qendra e
aktivitetit të saj është Kalkuta, ku ndodhet “Shtepia e Nënës”, ku në krah të portës
është vendosur një tabelë druri me shkrimin “Mother Theresa – IN/OUT”. Në këtë
shtepi, që dikur ishte një nga tempujt më të lashtë hindu, kishin shkuar ta
takonin Mbreteresha e Anglise, Presidenti e kryeministri i Hindise, dy
presdenta të SHBA, (George Bush, Jimmy Karter), principesha Diana, Yaser Arafat
e shumë e shumë personalitet të tjera boterore. Me veprën dhe shpir-tin e saj
humanitar, Ajo e kishte rrokur tërë botën, ishte bërë qytetarja më e nderuar.
Në se do ta përmbledhim në pak fjalë veprën e Nënë Terezës, do të perkufizohej
perkushtim në besimin katolik, në dashurinë për njeriun dhe shpresë për të
varfërit e të vuajturit e kësaj bote të pamëshirëshme.
Dante
Aligieri ka thene: “... e para e intelektit të njeriut është dashuria, të
gjitha të tjerat vijnë pas”. Pikërisht dashuria për njeriun dhe në veçanti për
njeriun që vuan, ishte e mishëruar ne perfeksionim te Nënë Tereza, duke i u
përkushtuar me pasion sublim njeriut të varfër, të semurë, të vuajtur, te
braktisur, jetimeve, të gjithe nevojtarëve pa dallime etnike dhe feje. Ajo u
shërbeu me pasion të gjithë atyre, që
jeta dhe shoqëria i kishte braktisur, u sherbeu me përkushtim, u kujdes me
devotshmëri për t’i shëruar e ju dha dashuri, gëzim e shpresa. Këtë misionare
të dashurisë, bota e nderoj dduke e quajtur Nëna e dashurisë.
Gjatë
ditëve të qendrimit në Shqipëri, mass media shqiptare shpërndante lajme të
shkurtëra, të thata, pa komente. Aktiviteti i parë publik ishte takimi ne një
nga sallat e Piramidës, ku merrnin pjesë të gjitha përfaqesit diplomatike të
akredituara në Tirane, intelektuale dhe funksionarë shteti. Në këtë “vizitë”,
Nënë Tereza shoqerohej nga gazetarja Janette Petriè, autorja e shumë
dokumentareve për jeten dhe veprën humanitare të Nënë Terezës, madje një nga
këto dokumentare u shfaq ate ditë, çka ndihmoj të njihej madhështia e figurës
të shqiptares më të madhe të planetit. Si ndodhte në atë kohe, gazetaren
amerikane Janette Petriè nuk e perfilli askush, madje e “harruan” e ajo, bashkë
me dy motra të Nënë Terezës, me vështirësi gjetën vende ne rradhën e fundit të
sallës.
Pas
perfundimit të ceremonisë, Nënë Tereza u rrethua nga trupa diplomatike, madje
shtyheshin e nuk i linin rradhë njeri tjetrit, për ta takuar e për ta
pershendetur. Shumica e pjesmarrësve u larguan, ndërsa unë dhe Prof. Ylli Popa
pritëm ta takonim e ta përshendesnim. Më se fundi u afruam dhe Prof Ahmet
Kamberi (Minsitri i Shendetësisë, që e shoqeronte) na prezantoj. Prof Ylli Popa
i tha: “... ky gjoks i vogël, mban brenda një zemër të madhe, ku merr
dashuri e ngrohtësi e gjithë bota”.
Unë isha tepër i emocionuar e kur ma dha dorën i a mora e i a putha e me
pas e përqafova e i thashë: “jam shqiptarime
i lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarebotes”.
Gjatë
qendrimit në Tiranë, Nënë Tereza i respektoj rregullat, që kishte përcaktuar
protokolli zyrtar, por shteti nuk e respektoj e nuk i plotesojë asnjë nga
kërkesat e saj. Ajo nuk kërkoj favore, as privilegje, as dhurata, thjeshtë
propo-zoj të hapte dhe në vendin vet, shtëpinë e Misionit Bamirës (Missionaries
of Charity), ashtu si i kishte hapur në 96 vende të botës. Në asnjë vend tjetër
nuk e kishte refuzuar, askush nuk i a kishte mohuar kerkesen modeste per hapjen
e shtepive te bamirësise, ishte hera e parë, që ballafaqohej me një qendrim te
tillë mosperfillës dhe fyes, por ajo nuk shprehu zemërim e paknaqësi, madje as
nuk u dekurajua, përkundrazi kjo ngjarje i dha forca e kurajo, per t’i zgjidhur
vetë të gjitha punët, si veproj në udhetimet e më pasme.
Do te
theksoj nje fakt me rëndësi të veçantë, që shpreh madhështinë e figurës të Nënë
Terezës, tolerancen e saj, shpirtin
mëshiremadh e pajtues, duke i falur shtetarët shqiptarë për padrejtesitë që i
kishin bërë, duke i mohuar takimin me nënën dhe motrën, i fali e i ftoj që të shikojmë
përpara, drejt një të ardhme të re. Kësisoj pranoj ftesën të hante darkë me N.
Hoxhën, e cila e gënjeu se në Shqipëri nuk ka të varfër, ndërsa kur Komiteti i
çmimit Nobel e ftoj në darkën zyrtare, të organizuar për nder të saj, e refuzoj
duke u thënë: “Nuk mund të pranoj një darke te tille, perderisa njerezit
vuajnë dhe vdesin nga uria...dua te jem e varfër si janë ata”.
Me 8
gusht Nënë Tereza u largua nga Shqipëria duke marrë me vete nderimin, respektin
dhe dashurinë e popullit te saj dhe një qylym të vogël me motive shqiptare
(dhuratë e puntorëve të Artistikes – Migjeni), që e përdori përherë në dhomën e
lutjeve, deri në ditët e fundit të jetës.
Në
dhjetor të 1990 Nënë Tereza u rikthye ne mëmëdhe. Të nesërmen e mbërritjes, në
pasdite, një trokitje e butë në portën e zyrës (në katin e gjashtë të ndertesës
pa ashensor), më nxiti te ngrihem e ta hap derën. Mbeta i befasuar. Para meje
ndodhej Nënë Tereza me gjithë madheshtinë e saj dhe me 80 vitet e një jete
impenjative mbi supe. Me dy pëllëmbët e duarve të bashkuara para gjoksit, me
një vështrim të butë e një buzeqeshje të ëmbël, me përshendeti ne shqip:
“Mirëdita, a pranon miq?” E përqafova dhe duke i thënë Welcome (një gabimi i im
padashje, pasi duhej t’i pergjigjesha ne shqip) e ftova bashkë me Janette
Petriè, Motrën Agnes (kosovare) dhe pesë Motrat e tjera. Porosita të na sillnin
kafe dhe uje, por Nënë Tereza pranoj vetem uje.
Nuk
mund ta imagjinoni sa gëzim ndjeja për këtë vizitë të paprtiur, nderuese e të
mirë pritur. Biseda u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore, sikur njiheshim
prej vitesh. Nënë Tereza ishte mjeshtria e komunikimit. Me lehtësinë më të
madhe bisedonte me një kryetar shteti, me një mbret, me intelektualin, me
punëtorin, me fshatarin, por ne veçanti me të semurët dhe ata që vuanin. Ajo
është mishërim i figurës të dashuruar
me njerëzimin. Tërë jetën i
u përkushtua mbrojtjes të jetës dhe
të dinjitetit njerëzor, të cilën e
konsideronte të shenjtë. Kjo është thelbësore në jetën e aktivitetin e Nënë
Terezës, e cila gjeti në humanizmin e shenjtëruar të Krishtit një provë të
padiskutueshme, dashurinë për njeriun e varfër apo të pasur, të aftë apo me
kufizime shëndetësore, të çdo lloj etnie apo feje.
Me
kishte sjellë disa nga poezitë e saj
të famëshme,
që këndoheshin
si lutje në kishat e gjithë botës. Në
veçanti kujtoj poezinë “Jetoje jetën”.
Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është këngë, këndoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, përfito.
Jeta është aventurë, kujdes.
Jeta është shumë e çmuar, duaje.
Jeta është luftë, mesohu dhe me të.
Jeta është jetë, lufto për të..."
Me një
veshtrim të butë e magjepës, filloj të më tregoj planet për hapjen e shtëpive
të bamiresisë në Shqipëri. Nënë Tereza shquhej për inciative dhe aftësi
organizuese, si e kishte treguar me misionet, që kishte ngritur në të gjithë
botën. Gjithëçka e zgjidhte vetë, me urtësi e me guxim. Kështu veproj dhe në
Tiranë. Kësisoj, kur erdhi heren tjetër, mori një shtepi përdhese me oborr të
vogël, në një kthinë të rrugës “Siri Kodra”. Aty u sistemuan motrat dhe misioni
i parë i Nënë Terezës. Një nga dhomat e kishin sistemua ne kapella ku kryheshin
ritet fetare.
Kudo
mbretëronte thjeshtësia, pastërtia dhe rregulli deri në perfeksionim. Në
oborrin e ngushtë, një djalë tiranas, kishte ndërtuar një guvë të vogël, ku ishte
vendosur shtatorja e Shën Mërise, e rrethuar me vazo lulesh të freskëta. Në
sheshin para misionit, për ditë kishte njerëz, popull i thjeshtë dhe
intelektuale, plot njerëz, të krishterë, muhamedanë, bektashi e ortodoks, por
dhe të huaj. Të gjithë kërkonin ta takonin Nënë Terezen, por njekohësisht
kërkonin dhe materiale fetare, që në ato vite mungonin. Këtë qendër bamirësie e
vizitova shume herë.
Gjatë bisedës, Nënë Tereza më tregoj se kishte sjellë disa pako me medikamente dhe kërkoj nga unë ta ndihmoja t’i shperndante, aty ku ndjehesh më shumë nevoja. Në këtë kohë, kishim mungesa serjoze për ilaçe, por në çast mendova t’i dërgoja në disa spitale rurale, ku gjendja ishte kritike dhe kësisoj i sugjerova t’i dërgonim në spitalet e Krastes të Martaneshit, të Kurbneshit, të Tropjës e në Has të Kukësit. Ndërkohe i thashë se do të vija në dispozicion mjetet e transportit, por Nënë Tereza më tha se kishin makinat e tyre dhe ilaçet do t’i dërgonin në destinacion me motrat e misionit. Një tjetër surprizë, nga ato që bente vetëm një si Nënë Tereza Bojaxhiu.
Në
mars te vitit 1991, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Ky vit shënoj
zhvillime të mëdha dhe ngjarje të rëndësishme për misionin e saj bamirës. Kësaj
rradhe, Nënë Tereza nuk qëndroj vetëm në Tiranë, por vizitojë dhe qytetet e
tjera, fillimisht Shkodrën e më pas Durrësin, Elbasanin, Korçën etj. Udhëtonte
bashkë me motrat e misionit. Nuk takoj e nuk kërkoj ndihmë asnjërit nga
pushtetarët, as atyre lokale dhe as atyre të qendrës, por kontaktoj direkt me
popullin. Kur u kthye nga Durrësi, me shumë gezim më tregoj se kish takuar një
person, i cili ishte bërë udhërrëfyes gjatë gjithë kohës, që kishin levizur
nëpër qytet. Kështu ndodhi dhe kur shkoj në qytetet e tjera. Të gjithë ata
njerëz të thjeshtë, që i janë ndodhur pranë dhe kanë ndihmuar në misionin e
saj, Nënë Tereza i kujtonte me shumë respekte e ju dërgonte letra mirënjohjeje
e falenderimi, si ato dërguar familjeve Naska, Shpati, Vorfi, Zajmi, Kraja etj.
Një
ditë erdhi më takoj në zyrë, si gjithmonë bashkë me Janette Petriè, Motrën
Agnes e motrat e tjera dhe me At Zef Pellumbin. Pas përshëndetjeve të
zakonshme, Nënë Tereza më tregoj për shume “actions - aksione”, si thoshte
shpesh me shaka. Tregoj për hapjen e shtëpisë në Shkodër, për rihapjen e Kishës
të Shën Ndout dhe të Katedrales “Zemra e Krishtit”. Motra Agnes më tregoj, se
Nënë Tereza i kishte sistemuar me dorën e vet 17 fëmijët e parë, që i morën nga
Spitali i Shkodrës. Ndërsa më tregonte mendoja me vete: sa mirë do të ishte, që
kësisoj t’i dedikoheshin kudesit për femijet dhe infermjeret tona, që paguhen e
nuk e kryenin shërbimin si duhet.
Në
këtë kohë, Ministria e Shëndetësisë kishte një problem, që nuk po zgjidhej.
Kishim një azil pleqsh në ndertesën e Kryegjyshatës në Tiranë e pas vendimit
për rihapjen e institucioneve të kultit, ishim të detyruar ta dore-zonim, pasi
ishte pronë e komunitetit bektashi, por nuk kishim vende për t’i sistemuar ata
pleq të mjerë. Nënë Tereza e kishte vizituar azilin dhe ishte e informuar se i
kishim transferuar një pjesë të pleqëve në Azilin e Kavajës dhe se na kishin
mbetur disa gra të pa sistemuara. Me kërkoj t’i merrte në Shtepinë e Misionit
të saj në Tiranë. E falenderova për këtë ndihmë të madhe në moment shumë të
vështirë. Dy vjet më vonë kur shkova në shtepinë e Nënë Terezes në rrugën e
Elbasanit, m’i prezantoj ata katër gra, që zyrtarisht trajtoheshin me demencë
senile, por që ishin tjetersuar e gezonin shëndet të mirë, madje ishin bërë
bashkëpuntoret më të shkathëta te motrave te misionit.
Dy
ditë më pas, me ftoj për vizite ne qendrën e misionit ne Tirane. Shkova me
shumë deshirë edhe pse e dija se do te rrija gjatë e nuk do të mund te pija
duhan, pasi e kishte ndaluar rreptësisht. E vlente ta bëja këtë sakrificë.
Bisedat
mes nesh kanë qenë gjithmonë të hapur e shumë të sinqerita, madje dhe me shaka
te lezetëshme.
Më tha
se kishte vendosur të ngrinte një mencë për banorët e varfër, që jetonin në
Bregun e Lumit, pra për arixhinjte dhe kërkoj nga unë ta shoqëroja për të ndarë
ushqimet se bashku. Ishte një propozim i papritur, e që nuk ishte praktikuar
ndonjëherë e nuk dijta si t’i pergjigjem e fillova të bej shaka: “Do të vi, por
me një kusht, të mos i tregosh Dritës (gruas time) se kam vënë përparëse, se
pastaj do të më detyrojë ta ve dhe në shtëpi e madje do të më detyrojë dhe të
gatuaj”. Qeshën të gjithë, por Nënë Tereza jo, madje ma ktheu me seriozitet:
“Nuk eshte gabim ta bëjsh dhe në shtëpi këtë punë, por ne do ta fillojmë te
Bregu i Lumit. Kështu ka punuar me mua Regani, Gorbaçovi” dhe vazhdoj të më
rendisi një rradhë burrash shteti, qe ishin impenjuar ne aktivitete bamirësie
me njerëzit e thjeshtë e të vuajtur, që nuk mungonin dhe në Shqiperi, madje
ishin shumë.
U tha
dhe u bë si kërkoj Nënë Tereza. Më thënë të drejtën ndjehesha në siklet, por e
kaperceva gjithëçka me shaka. Herë pas here e ngacmoja “pse asaj plakës i a
mbushe tasin më shumë e atij tjetrit i dhe më pak?” dhe ajo me atë miresinë e
saj të veçantë, më detyronte të shkoja t’i çoja dhe një garuzhe më tepër.
Pasdite
u kthyem në shtepinë e misionit. Ishte mrekullisht e kënaqur dhe e qeshur.
Ishim bashkë me Janette Petriè, motra Agnes dhe Natasha Hito, që ishte
angazhuar si përkthyese zyrtare. Ate dite bëmë disa biseda të rëndësishme. I
thashë Nënë Terezës:
“Ti je
shqiptare, je gjaku jonë dhe këtë e ke deklaruar botërisht, por nuk ke asnjë
lloj dokumenti, që të identifikosh kombësinë tënde shqiptare, pse nuk japim një
zgjidhje këtij problemi?”
Nënë
Tereza m’i kapi te dy duart dhe me perzemërsi më tha:
“Çfarë
më propozon ti, kush janë ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar, kush është
rrugëzgjidhja?”
Kaq
desha sa të më kërkonte përgjigjie e mënjeherë i thashë:
“U
bënë tre vjet, që hynë në Shqipëri, banon në shtëpinë tënde, ke motrat, ke të
afërm e miq plotë, ke një popull që të admiron e të don me perkushtim, pse nuk
regjistrohesh banore e Tiranës”?
“Atëhere
çfarë duhet të bëjmë?”, më pyeti.
“Shkojmë
në zyrën e gjendjes civile të Lagjes Nr. 1 dhe flasim”, i u përgjigja
menjëherë.
U
ngritëm e shkuam në zyrën e gjendjes civile. Një pritje si kudo për Nënë Terezën.
U mblodhën të gjithë në atë zyrë të vogël e të gjithë e takuan. Pasi u qetesua
situata pyetëm nëpunësen, se çfarë duhet të benim, që Nënë Tereza të
regjistrohej si rezidente në Tiranë. Ajo na i spjegoj të gjitha proçedurat e
rregullat. Bëmë lutjen, plotësuam formu-larin, dorëzuam fotografitë. Pas disa
ditësh e njoftuan e i dorëzuan Nënë Terezës Letër Njoftimin shqipëtar si
banore e lagjes 1 te Tiranes. U gezua si një fëmije, e shtërngonte në gjoks
dhe u a tregonte të gjithëve. Kjo ishte dhurata më e bukur, qe i është bërë
Nënë Terezës ne përvjetorin e lindjes, që e festonte e tëre bota.
Janette
Petriè, më tregoj se disa shtete kishin aprovuar dekorata me emërin e Nënë
Terezes. Kjo qe me trego Janette më nxiti një ide, që ta benim dhe në Shqipëri,
çka do te ishte dekorata e tretë e dedikuar një figure të shquar të kombit
(krahas urdhërit të Skenderbeut dhe të Naim Frashërit). Bisedova me Xhenin, që
të merrte aprovimin e saj, për te krijuar një dekoratë për merita humanitare me
emërin e Nënë Terezës, që do t’i akordohej të gjithë atyre, që kontribuonin per
te ndihmuar popullin tonë. Nene Terezamë kerkoj ta takoja e pas nje bisedë pak
a shumë të gjatë, pranoj e ma konfirmoj personalisht, duke u shprehur: “uroj
qe kjo medalje t’i shërbejë popullit tim”.
Krijimi
i dekoratave të reja ishte kompetencë e presidentit. Përgatita letrën
argumentuese me propozomin për krijimin “Urdhëri Nënë Tereza – për merita të
shquara humanitare”, thirra piktorin e Shtëpise te Edukimit Shende-tesor (nje
djale i talentuar, por nuk i a kujtoj emërin), i cili më prezantoj disa
variante dekorate, natyrisht me portretin e Nënë Terezës e pasi zgjodha më të
mirin, së bashku me propozimin i a dergova Presidentit Ramiz Alia. Pas disa
javë, më kerkuan ne Presidence, në drejtorinë e dekoratave, ku me priti një
nepunës shumë i edukuar e shumë i sjell-shem, me komunikoj se propozimi ishte
aprovuar e njëkohësisht më tha se dekorata do të bëhej me arë, por pak më e
vogël në permasa, se projekti që kisha prezantuar.
Me
këtë humor të mirë u ngjita lart te takoj mikun tim Shaban Sinanin. E gjeta ne
zyrën e tij të vogel (pak me e gjërë se skrivania). Po shkruante me penë, që e
ngjyente ne nje shishe te vogel boje. Shkruante ne fletore me kuadra-te. Po
perfundonte pjesën e dytë të studimit rreth veprave të Ismail Kadares. Me ftoj
të pinim kafè. Kur po bëheshim gati të dilnim erdhi presidenti Ramiz Alia e
sapo me pa më tha: “hë more Lutfi, po na bën dy ministri shëndetesie?” U
befasova nga kjo vërejtje ironike e ndërsa ai po largohej nuk ndejta pa u pergjigjur.
“nuk do bëhej gabim”.
Rreth
kësaj dekorate është shkruar me shume fantazi, por asnjë nuk ka treguar te
vërtetën. Në një artikull të më vonshëm Naim Zoto shkruan se gjatë kohës, që
ishte president R. Alia, ai nuk i a akordoj askujt, pasi sipas tij, kotributi i
tyre nuk ishte në lartesinë e titullit te krijuar. Ndofta kishte të drejtë. Më
pas Presidenti Sali Berisha e modifikoj, duke krijuar dy dekorata, njera e artë
dhe tjetra e argjentë. Kjo dekoratë ishte shume e deshiruar dhe shume e kerkuar
nga të gjithë të huajt, të krishterë e muhamedanë, nga shoqata të ndihmave
humanitare dhe nga organizma shtetërore, por shumë pak prej tyre patën fatin ta
gëzojnë këtë nder.
Në maj
të vitit 1991 isha me shërbim në Itali. Një ditë u ndala në Ambasadën tonë në
Romë dhe aty gjeta Nënë Terezën me motrat misionare të Romës. Pasi u
pershendetëm, Nënë Tereza, me një sinqeritet mahnitës e me shumë dashamirësi më
beri një pyetje:
“A
e di ti kush është Shenjti mbrojtës i shqipëtarëve?”.
“Po e
di, është Shën Gjergji”, u përgjigja unë menjeherë.
Nënë
Tereza buzeqeshi me dashamirësi e me tha:
“Shenjëtorja
e ne shqipëtareve është Zonja e Këshillit të Mirë, e quajtur dhe Zonja e
Shkodrës, pajtuesja e mbarë shqiptareve. Ikona e saj, që i përkiste Kishës të
Shën Stefanit në Shkodër, nga 26 Prilli 1467 ndodhet në Santuarin e Genazzano
të Romës dhe mua më kanë dhuruar një kopje, që do ta vendos ne Kapellen e
Misionit tonë në Tiranë. Të ftoj të
vish ta shohish”.
Shqipëria
e asaj kohe kishte nevojë për një mbrojtëse të shenjtë dhe për këshilla të
mira. Me 26 maj 1991, Nënë Tereza shkoj në Santuarin e Genazzano të Romës, ku e
perfundoj lutjen para ikones së Zonjës së Këshillit të mirë me fjalët: “Dhe tani
kthehu përsëri në Shqipëri”. Kushdo që sheh
këtë ikonë, admiron Shën Mërinë me një buzëqeshje të rrallë, që nuk e sheh në
asnjë nga ikonat e Italisë. Këtë ikonë e vendosi ne dhomën e lutjeve në
shtëpinë e Misionit.
Me 23
korrik 1991, Nënë Tereza shkoj ne Irak e pasi vizitoj Bagdadin e shkatërruar
nga lufta, ngriti aty shtëpinë e bamirësisë për të ndihmuar popullin iraken.
Gjatë takimit me komandantin e forcave aleate, i kërkoj atij, që një pjesë e
prodhimeve ushqimore (ushqime të liofilizuara) e shumë materiale të tjera, të
grumbulluara në bazat ushtarake, t’i a dërgonte popullit shqiptar, sepse kishte
nevojë. Ai pranoj dhe kur Nënë Tereza u kthye ne Shqipëri, arriti një avion
“Herkules” me ndihmat, që i shkarkoj në aeroportin e Tiranës. Së bashku me Nënë
Terezen, shkuam në aeroprt, ku i takoj pilotët dhe ushtarakët, që sollën
ndihmat: “Zoti ju bekofte e faleminderit per kontributin tuaj ne ndihme te
popullit tim” u tha Nënë Tereza. Këto ndihma nuk ishin për misionin, por
për popullin shqipëtare, por unë ende nuk e di ku përfunduan e si u
administruan.
Një
ditë, Nënë Tereza erdhi në zyrë e më kërkoj t’i organizoja një takim me
kryeministrin Ylli Bufi. I telefonova shefit te kabinetit Shpetim Arbana, të
cilit i kërkova të bisedonte me kryeministrin, për ta pritur Nënë Terezën. Nuk
kërkoj informacion për motivet e vizitës e pas një gjysëm ore më konfirmoj
takimin brenda ditës. Shkuam menjëherë në kryeministri. Kur hymë në hollin e
katit të dytë, u ndeshëm me një delegacion të madh tregëtarësh nga SHBA, që kur
e panë, e braktisën ministrin tonë që i shoqëronte dhe u ndalën te përshëndesin
Nënë Terezën. U ndamë me vështirësi prej tyre, vetëm duke insistuar se po
vonohemi në takimin me kryeminsitrin.
Takimi
me Ylli Bufin ishte i shkurtër. Nuk u dha asnjë lajm as ne televizion as ne
shtyp, madje kryeminsitri nuk kërkoj as të bëj fotografi, si kërkonin të
tjerët. Nënë Tereza i bëri një përshkrim të shkurtër aktivitetit të misionit e
me shumë modesti e mirësjellje i kërkoj të ndermjetësonte në pushtetin lokal të
disa rretheve, që ende nuk i kishin liruar mjediset e caktuara per misonin e
bamirësisë. Natyrisht, në këtë kohe ishte e veshtire te zgjidhje probleme te
ketij karakteri, megjithate Ylli Bufi i premtoj te interesohej, ndonese ne fakt
nuk nderhyri anjëherë.
Për
këtë problem. më pas fola me Gramoz Pashkon, ishte zv-kryeministër, i cili një
ditë më telefonoj e kërkoj ta takonte personalisht Nënë Terezën, takim që u
zhvillua ne atmosfere shumë miqesore. Gramozi bëri disa telefonata dhe i
zgjidhi problemet me Elbasanin, Durrësin e Korçën. Kështu, brenda dy viteve, me
durim e me insistim, Nënë Tereza organizoj në Shqipëri 7 shtëpia bamirësie.
Nënë
Tereza, që nga viti 1928 jetonte ne Hindi fillimisht si murgeshë e urdherit
“Motrat e Loretos” dhe me pas, la mantelin e zi dhe veshi sarin e bardhë, me
një kordon blu anësor të indianëve të varfër, hoqi kepucët, veshi sandalet zbathur. Nënë Tereza themeloj Kongregacionin
e famshem Misonaret e Bamirësisë. Hindia e kishte adaptuar dhe i kish dhënë
shtetësinë. Krahas pasaportës hindiane, Nënë Tereza dispononte dhe pasaporta të
shteteve të tjera si të Italisë, Vatikanit, Anglisë, SHBA, Irlandës, Kanadas
etj. Pasportat i a kishin dorëzuar kryetar shtetesh e kryeminis-tra, madje
dispononte dhe pasaportë diplomatike (Kanadeze), por i mungonte pasaporta
shqiptare.
Nënë
Tereza udhëtonte në rreth 100 shtete e në çdo aeroport të botës, pike kufitare
tokësore, apo port që kalonte, kurrë dhe askush nuk i a ka kontrolluar
pasaportën, përkundrazi të gjithë policët e punonjësit e aeroprotit ngriheshin
në këmbë, me respekt e nderim dhe shoqëronin me shumë kënaqësi. Ajo nuk kishte
nevoje per pasaportë udhëtimi, por si shqiptare dëshironte atë të shtetit amë,
sepse donte ta përdorte si dokument i lidhjes se ngushte me atdheun dhe e
perkatesise shqiptare, pasi bota e njihte si Nënë Tereza e Kalkutës. Dua te
rikujtoj diten kur i dhane çmimin Nobel me 1979, pyetjes per origjinen e saj,
qe i beri nje prift ne salle, i u pergjigj:
“Me
origjine dhe me gjak jam shqqiptare, me shtetesi hinduse, jam moter katolike e
permes thirrjes time i perkas gjithe botes, por zemra ime i takon vetem zotit”.
Kur
fliste per vendlindjen, sidomos me te huajt, Nënë Tereza deklaronte qarte e
bukur “jam nga Shkupi”, pra përdori përherë emërin shqip të qytetit të
lindjes dhe asnjëherë nuk tha Skopje (varianti sllav), që përdorej zyrtarisht.
Për
problemin e pasaportës ka disa shkrime, por asnjeri nuk ka treguar të vërtetën,
madje ky aspekt delikat është shfrytëzuar me tendencë për t’i dhënë merita
atyre që nuk i u takonte. Është shkruar
se pasaportën i a dha dikush nga funksionarët. Kjo nuk është e vërtetë. Funksionarët
e shtetit nuk dinin ku banonte, madje kanë qenë krejt indiferenta e nuk i kanë
dhënë asnje ndihmë konkrete Nënë Terezës. Pasaporta nuk bëhet në zyra
funksionarësh.
Të
gjithë shqiptarët e dinë cila është proçedura dhe si veprohet për pasaportën
për udhetime jasht Shqipërise. Nuk dua të ndalem në këtë aspekt, por vetëm te
konfirmoj se për pasaportën e Nënë
Terezës, ka kontribuar në mënyrë deçizive N. Hito. Se bashku me Xhenin i
kerkuam te na ndihmonte per te marre pasaporten e udhetimit dhe ajo me shume
deshire i dërgoj të gjitha të dhënat anagrafike në institucionin përkatëse, të
cilët e përgatiten brenda afateve ligjore. Si unë dhe shumë të tjere, që ka
pasur rastin ta takohet me Nënë Terezën në atë kohë, është deshmitar i gëzimit
e i krenarisë që shprehte, duke i a treguar të gjithëve pasaportën, sidomos të
huajve, që u thoshte “kjo është pasaporta e vendit tim, shiheni sa e bukur
është”.
Lidhur
me çeshtjen pasaporta, është nje tjeter histori, që është lënë qëllimisht në
heshtje. Ne fakt Nënë Tereza ka kërkuar një lloj tjetër pasaporte dhe për këtë
qellim se bashkun takuam ministrin e jashtem e me pas i derguam dhe nje leter
atij dhe Presidentit të Republikës, të cileve u shprehu dëshiren të paisej me
pasaportë diplomatike.
Kjo
dëshire i është refuzuar. Kërkesa për pasaportë diplomatike bazohej thjeshtë në
faktin se udhetimet që do te bënte ne vendet e tjera, Nënë Tereza dëshironte të
perdorte pasaporten diplomatike të shtetit Shqiptar e në këtë mënyrë të
prezantonte mbarë botës perkatesinë e saj shqiptare. Pergjigjien burokratike të
instancave përkatese, Nënë Tereza nuk e mirëpriti. Ju rikujtoj se në këtë kohë,
disa “tregetarë” (subjekte pivate) shetisnin nëpër botë me pasaporta
diplomatike, ndërsa kjo e drejte i u refuzua një personaliteti si Nënë Tereza,
e cila ishte “ambasadorja shqiptare e bamirësisë në botë”. Asnje qeveri
shqiptare nuk i a njohu këtë meritë.
Në një
nga takimet e zakonëshme, Nënë Tereza me tha se do të ftonte një grup mjekësh
amerikane dhe kërkoj të dinte cila ishte proçedura, për hyrjen e medikamenteve.
E mirëprita këtë propozim e i dhashe nomenklaturën tonë të barnave (përgatitur
sipas rekomandimeve të OBSH). Me nderhyrjen e Kryetarit te Bashkise te Tiranes,
Nënë Terezes i u dha një nga vilat e ish-udheheqjes komuniste (prapa kryeministrise),
per ta perdorur si poliambulator, ku mjeket amerikanë, të asistuar nga shumë
mjekë të rinj shqiptarë, vizituan dhe u dhanë medikamente gratis me mijëra e
mijëra qytetarëve të Tiranës e të rretheve. Në një nga këto ditë, Nënë Tereza
erdhi më mori e duke më mbajtur për dore, më prezantoj të gjithë profesorat
amerikanë, që punuan nga mëngjezi deri në darkë, për më shumë se një javë. U
gëzova shumë dhe per faktin se profesorat amerikanë u asistuan nga mjekë të
rinj shqiptarë (ish studentat e mi), që flisnin shumë mirë anglishten dhe që
manifestuan formim profesional dinjitoz.
Gjatë viti 1991 Shqipëria ishte e mbushur me ngjarje intensive dhe Nënë Tereza i përjetoj me përkusshtim, duke u përpjekur të ndihmonte në zgjidhen e problemeve te shumta te trasheguara, por dhe ato, që i kishte shtuar tranzicioni i egër. Prane fushes së aeroprtit te Tiranës, e dini se Minsitria e Shendetësisë po ngrinte një spital modern. Ndërtesa ishte përfunduar, mjaftonte pak që të fillonin instalimet e paisjeve, por ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Brenda disa ditëve u vodhën të gjitha (duralumine e hidrosanitare moderne, madje dhe tullat). Pasi e vizituam ndertesën e spitalit te ardhshëm, Nënë Tereza kërkoj të kontribuoj për rikonstruktimin dhe për të gjetur paisjet, madje dha idenë, që në personelin infermjere të përfshiheshin dhe motrat e misionit, që kishin diploma ne infernmjeri. Kush mund të kundershtonte kete propozim ideal. Madje ky lajm u përhap dhe populli filloj ta quaj (dhe sot e quan) spitali i Nënë Terezës. Ketij projekti Nënë Tereza i dha përparesi, per çka organizoj takime të shumta, madje ftoj specialista të huaj ta shihnin ndertesën, por kur hyri në mes politika dhe kur në plan të parë doli Opus Dei me Universitetin Katolik të Romës, zgjidhja (ose mos sakte zgjidhja e gabuar) mori drejtim tjeter. Sot është korpusi qendrore i Universitetit “Zonja e Keshillit te Mire”, i koordinuar nga Universiteti Tor Vergata i Romes.
Në
gusht të vitit 1992, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Vazhdonte
aktivitetet e saj me intensitet, takonte mijëra njerëz të thjeshtë dhe punonte
pa pushim për fuqizimin e shtëpive të bamirësisë, që ishin plot me njerëz, të
gjitha besimeve fetare, të shtresave të varfëra dhe me persona të papërkrahur
nga shteti dhe nga shoqëria.
Nënë
Tereza ishte e dashuruar me njerëzit. Ishte vetë e para që perkujdesej për të
sëmurët, ishte dora saj e butë, që përkdhelte pleqt e braktisur, që ushqente të
pamundurit dhe lebrozët, u shërbente me një devocion të admirueshem e mbi
imagjinatën tonë, i shëronte të sëmurët me dashurinë, me atë shikim të ëmbël e
të qeshur, me përkedhelje e me përkujdesjen e veçantë, që i u a ka transmetuar,
ose me saktë, i u a ka ngulitur dhe mbi 4000 motrave të misionit të saj
bamirës, që ishte shtrirë në 120 vende të botës.
Dua te
theksoj nje aspekt të veçantë dhe pse i njohur, madje i dokumentuar dhe me
filmime. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në botë mjek, infermjer apo person,
që të perkedheli, t’i lajë e ti veshi leprozët, madje i vizitojnë me doreza e
me maska dyfishe. Pjesa më e madhe e shoqërisë i përbuz këta të sëmurë dhe i
izolon, por mos harroni se vetëm Nënë Tereza u ka shërbyer me dashuri, i ka
përkedhelur, i ka përqafuar, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka
ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka
dhënë shpresa. Nënë Tereza nuk u sëmur kurrë nga bacili tepër ngjitës i leprës,
perkundrazi i shëroj të sëmurë me perkujdesje hyjnore. Kjo është një mrekulli.
Në
këtë kohë, rezidenca e Misionit të bamirësisë ishte transferuar ne rrugen e
Elbasanit, në vilën e ish kryetarit të bashkise. Kur them vila, dua të them
ndërtesa dy katëshe, por jo vila e mobiluar, pasi Nënë Tereza nuk pranonte
lluksin. Aty nuk kishte mobilje të rënda, nuk kishte qylyma, tapete, kolltuqe e
pasqyra, por vetëm ambjente të thjeshta me tavolina e karrike dhe një pasterti
e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha
vendet e botes, si dhe një motër shkodrane. Në dy dhoma te katit te dyte kishte
sistemuar dhe grate e moshuara te marra nga azili dhe tre femijë sakata, që i
kishte marrë nga spitali i Shkodrës.
Gjatë
tre viteve në Shqipëri, aktiviteti si misionare e krishterë dhe kontributi
humanitar i Nënë Terezës, tashmë ishin bërë pjesë e kulturës shqiptare. Jeta
dhe vepra e saj ishte inkurajim dhe frymëzim për shumë shqiptarë.
Në
muajin gusht 1992, në sallën e leksioneve të Pallatit të Kongreseve, u
organizua një konferencë për nder te Nënë Terezës, ku mori pjesë Presidenti i
Republikes Sali Berisha dhe Nunci Apostolik i Vatikanit I. Dias. Presidenti
Berisha i uroj ditlindjen Nënë Terezës, e përshendeti dhe e përgëzoj për
kontributin si misionare në ripërtritjen e besimit e të kulturës së krishterë
ne Shqipëri dhe për punën vetmohuese të misionit bamirës, që i kishte hapur
dyert për të gjithë nevojtarët, pavaresisht nga përkatesia fetare.
Kur
mbaroj aktiviteti, të gjithë e takuan dhe përshendeten Nënë Terezën, mes tyre
dhe disa përfaqesues shoqatash humanitare të huaja (italiane, angleze, gjermane
etj), të cilët pas prezantimit, i treguan se kishin ardhur me ndihma për
popullin shqipëtarë. Fjala e parë e pergjigjies e Nënë Terezes ishte
mirënjohja: “falimnerit” (shprehur ne dialekt) dhe me pas u tha: “nuk
i a zgjidhim problemet popullit shqiptarë duke i dhuruar një peshk, sa për të
shuar urinë, ne duhet t’i japim mjetet e nevojshme e ta mesojmë të peshkoj vetë
e perditë”. Ky ishte mesazhi i Nënë Terezës për gjithë ata, që donin te
kontribuonin për atëdheun e saj të dashur. Deshiroj te rikujtoj, se gjate kohës
të qendrimit në Shqiperi, Nënë Tereza pershendeste ne shqip: “miredita, mire
mbrema, tunjatjeta (per tungjatjeta), falimneres (per faleminderit), a pret
miq” etj.
Gjatë
viteve 1991 - 92, në Shqipëri kishin hyrë me qindra misione fetare (ndërtonin
kisha, xhami e teqe), shoqata jo fetare, shoqata humanitare (ndanin stoqet e
magazinave të botës), organizata joqeveritare (premtonin shumë e nuk bënin
pak), struktura qeveritare (bënin politikë) dhe shumë shoqata artistike e
kulturore. Të gjithë ishin shprehur për të ndihmuar shqiptarët, por asnjë prej
tyre nuk arriti të bëjë atë që kishte bërë Nënë Tereza Bojaxhiu, asnjë prej
tyre nuk fitoj besimin e respektin e popullit dhe as famën e Nënë Terezës dhe
të misionit të saj bamirës. Për të vleresuar forcën vepruese e konkretizuese të
Nënë Terezës, mençuria popullore shqiptare krijoj një shprehje të veçantë: “Këte
e bën vetëm Nënë Tereza”. Pra popoulli e identifikonte si forca që bënte të
pamundurën, bënte mrekullinë.
Shembulli
i jetës dhe i kontributit fetar e bamirës i Nënë Terezes, u be frymëzues e kësisoj
në shumë vende të botës filluan të themelohen shoqata me emërin e saj. Në fakt,
Nënë Tereza, ka kundershtuar me insistim përdorimin e emërit te saj nga shoqata
e orrganizata te ndryshme dhe vetem kur ajo ishte e bindur për rolin humanitar
të vërtetë ka pranuar. Ne Tirane, aktorja M. Ljarja kish mbledhur një grup të
gjere aktivistesh, që impenjoheshin në veprimtari shoqërore, kulturore e
humanitare dhe propozoj, që kjo shoqatë të merrte emërin e Nënë Terezës. M.
Ljarja erdhi disa herë e kësisoj u detyrova ta takoja Nënë Terezën dhe t’i
lutem ta pranonte këtë propozim. Pas nje hezitimi e medyshje, kur pa insistimin
tim, e dha miratimin dhe bekimin, kësisoj dhe në Shqipëri u themelua Shoqata
Nënë Tereza.
Me 25
prill të vitit 1993, në ditën e festës të Zonjës të Këshillit të Mirë të
shqiptarëve, Papa Gjon Pali i II, vizitoj Shqipërinë. Në të gjitha aktivitet e
organizuara gjatë vizitës, Papa Gjon Pali i II e mbajti pranë Nënë Terezën,
veprim që nuk e kishte kryer me asnjë figurë tjetër të kishës katolike, as me
kryetare shtetesh dhe në asnjë vend tjetër të botës. Ky nderim dhe respekt i
Papa Gjon Palit të II, për Nënë Terezën, u bë objekt i një diskutimi me dy miqt
e mi gazetar, Shaban Sinani dhe Naim Zoto, që punonin ne gazeten “Shqip”, një
gazetë, e cila për sa kohë funksionoj, ishte më korrekte, më profesionale dhe
më me kulture për kohën.
Nga
biseda jonë rezultoj një fakt tjetër i çuditshem. Në pesë vjet, që Nënë Tereza
vinte në Shqipëri, asnjë gazetar i shtypit dhe as i televizionit, nuk e kishte
intervistuar. Ndonëse duket e pabesueshme, në fakt ishte e vërtetë.
Televi-zioni jipte lajme për disa aktivitete të Nënë Terezës, më pak shkruanin
gazetat e mbi te gjitha nuk i kishin kërkuar e nuk ishte botuar asnjë
intervistë. Atëhere Shabani më kërkoj t’i propozoja Nënë Terezës, një intervistë për gazetën “Shqip”. Shkova në
selinë e misionit në rrugën e Elbasanit dhe takova Nënë Terezën dhe Janette
Peteriè. U a tregova qëllimin e vizitës. Nënë Tereza po më vështronte me atë
shikimin e butë e miqësor dhe pas një çasti, me tha:
“Dakort,
po ku i ke gazetaret?”.
Nuk e
prisja këtë gadishmëri e përgjigjie të shpejtë, pasi e dija mirë, se kur flitej
për aspekte të tilla, që kishin te benin me ekspozimin në shtyp të
personalitetit e të veprrimtarise se saj, Nënë Tereza nuk pranonte, madje i ka
refu-zuar me rreptësi keeto kerkesa. Ashtu si unë dhe shumë persona të tjerë,
që kanë jetuar e punuar me Nënë Terezën janë deshmitar, si i ka refuzuar
intervistat dhe me gazetarë të shquar të shtypit botëror.
“T’i
sjell nesër, por më thuaj orën kur ke pak kohë të lirë”, i u
pergjigja menjëherë për të mos humbur këtë shans.
“Dakort, ju pres nesër në orën
Ika
shpejt e i a komunikova këtë lajm të bukur Shabanit dhe Naimit. Të dy filluan
të organizohen për takimin, por dolën disa probleme të vogla e të vështira. Nuk
kishin regjistrues të zërit, nuk kishin aparat fotografik. U impenjuam tërë
pasditen duke kërkuar. Gjetëm regjistruesin, por ishte pa bateri e do të duhej
të përdorej kordoni i karikimit, që ishte i shkurtër. Më së fundi gjetëm pjesë
për ta zgjatur. Të nesërmen në mëngjez takuam një djal kosovar (Xh. Herri,
punonte në një shoqatë bamirëse gjermane), i cili na vuri në dispozicion
aparatin fotografik, madje na shoqëroj me veturën e tij, se ne nuk kishim
makinë. Ai mori dhe dy arka me sapune tualeti, që i u a dhuroj motrave, që
sigurisht më shumë vlerësonin këtë lloj dhurate, se sa t’i u çoje një duzinë me
torta. Nënë Tereza na priti në dhomën e saj, një mjedis ku mbreteronte
thjeshtesia dhe rregulli, nje krevat, nje tavolinë dhe karriket. Shabani e
përgatiti regjistratorin e po bëhej gati t’i bënte pyetjet, kur Nënë Tereza e
parapriu:
“Une
mendoj të mos bëjmë intervistë, nuk kam asgjë të veçantë për të treguar për
veten, unë jam si një pikë uji në oqean. Dëshiroj, që nëpërmjet jush t’i
transmetoj një mesazh popullit shqiptar”.
Shabani
e priti me entusiazëm këtë propozim e menjëhere
i a afroj regjistratorin dhe e ftoj të fliste. Në dhomë pasoj një heshtje e shkurtër e
më pas zeri i saj i ëmbël e me tonalitet kumbues, rrodhi lirshëm. Më dukej
sikur thirrja e Nënë Terezës u përhap në eter ndër gjithë shqiptaret, që
prisnin këshillat e saj te çmuara. Mesazhi ishte i shkurter, por me argumenta
për aktualitetin, ishte mësim për të gjithë. Në diskutime publike, në takime
dhe në forume nder-kombetare, Nënë Tereza kishte thënë disa herë: “kontributi
im ka vlera sa një pikë uji në oqean”, çka deshmonte jo per modestine e vepres
se saj, për humanizmin, përkushtimin e pasionin e veprimtarisë si misionare
bamirëse, i tregonte botes se çfare oqeani me halle duhet te perballoj
njerezimi, per te zgjidhur varferine e padrejtesite shoqerore.
Mesazhi
u botua i plotë, me 30 prill 1993, në gazetën “Shqip”, me titull të madh “E
doni atdheun duke dashur njeri tjetrin: Mesazh i Nënë Terezës, drejtuar
popullit shqiptar ”. Ky mesazh eshte ribotuar disa herë në gazeta të tjera,
andaj nuk do të zgjatem, por dëshiroj te
riprezantoj vetem disa pasazhe të shkurtëra.
- “Dashuria
fillon nga shtëpia, nga familja. Kur njerëzit rrojnë në paqe midis
tyre, kur janë te lidhur e mirëkuptohen,
kur
ushqejnë dashuri per njeri tjetrin dhe Zoti ju do shumë e i u mbron nga të
keqiat”.
- “Frut
i dashurise eshte mendimi per te bere mire, frut i bamiresise dhe i
humanizmit, eshte paqja, ja perse bota
duhet
t’i falet dashurise.”
- “Te
falenderojme Zotin, per fuqine q i u fal shqipetareve per te dashur dhe
ndihmuar njeri tjetrin. Shqiperine do ta
beje
pajtimi i te gjithe shqiptareve.
- “Une
lutem perhere per popullin e varfer te Shqiperise, per popullin e Kosoves qe
vuan”. etj, etj.
Pasi
perfundoj regjistrimi i mesazhit, bëmë disa fotografi dhe filluam te bisedonim
shtruar. Si kuptohet në këto situata rrethi i bisedës ishte i gjërë dhe
argumentat të shumëta. Nënë Tereza foli për gjendjen në Shqipëri, por dhe
për Kosovën. “E dua shume Shqiperine,
prandaj vi shpesh bashkë me motrat e mia, që
percjellin dashuri dhe kujdes ne te varferit. Kam shume dhimbje ne
zemer, kur shoh vuajtjejet e popullit kosovar.”
Ndërkohe
që po bisedonim, hyri një nga motrat e i tha se kishte ardhur V. B (shefi i
protokollit i nje institucioni), i cili
kerkonte me insistim ta takonte Nënë Terezën. Ne menduam se tani do të
mbyllej me kaq takimi, por ndodhi e papritura. Nënë Tereza i tha prerë: “I
thuaj se jam ne takim me miqt e mi. Ne se i kane thene te me takoje, duhej te
me telefononte me pare, qe dhe une te programoja kohen. Ne se nuk ka nxitim te
presi, ose te vij nje dite tjeter”.
Po të
kish qenë dikush tjetër, do të na kishte përzënë menjëherë, por Nënë Tereza
ishte nga ata burrnesha, që respektonte dinjitetin e njerëzve te thjeshte e nuk
bënte diferencime e as nuk krijonte privilegje në raporte shoqerore dhe
zyrtare. Biseda jonë vazhdoj dhe rreth një orë e kur dolëm Janette Petriè, që
na shoqëroj tha “keshtu eshte zakoni i juaj, ta shoqerojme mikun deri te
porta”. Pra ne ishim miqt e Nënë Terezës.
Mesazhi
i Nënë Terezës u prit shumë mirë nga populli, që e admironte, e dëgjonte dhe
respektonte fjalën e saj të mençur, ndersa politika mbajti qëndrim indiferent.
Asnjë nga gazetat e tjera nuk reagoj, përkundrazi vazhdonin t’i mbushnin faqet
me kronikat e politikës së egër. Ishte koha kur Shqipëria grindej me veten.
Tranzicioni po hynte në fazën e egërsimit. Askush nuk dëgjonte zërin e arsyes,
as mesazhin e Nënë Terezës. Situata dominohej nga perballje forcash, ne luftë
të egër per pushtet e askush nuk shihte nga populli. Duke reflektuar për këtë
mesazh, mendova se keshillat e Nënë Terezes, do te ndikonin të zbutej sadopak
polemika dhe të vështronin më shumë për unitetin kombë-tarë e zhvillimin e
ekonomik të vendit të rrënuar, por nuk ndodhi kësisoj. Rikujtova luftën ne Liban në 1975, kur OKB
dhe diplomacia ndërkombetare nuk arrijti të ndaloj luftimet, qe shkaktuan
mijera viktima ne popullaten civile,
ndersa ndërhyrja e fuqishme e Nënë Terezës, me mesazhin derguar dy
forcave nderluftuese, u degjua e u respektua nga të dy palët ne armiqësi, që i
ndërprene luftimet dhe bënë armpushim. Kjo nuk ndodhi ne Shqiperi.
Në
nëntor të vitit 1993 unë ika në Itali. Largimi nga Shqipëria, ishte vendimi më
i veshtirë e më i dhimbëshëm në jetën time, por i detyruar. Në këtë kohë, shume
kolegë e “miq”, morën detyra e poste të rendesishme, por kur shihnin kerkesën
time për punë (isha shkakrkuar nga detyrat e nuk me pranuan ne fakultet),
refuzuan sepse nuk mund të dilnin kunder “partisë”, kunder “zerit te mases” dhe
vendimit te agjenatve te sigurimitt komunist
(qe organizuan mbkedhjen per te me hequr te drejten e punes), qe kishin
nderruar flamurin e ishin bere militante e drejtues te PD. Kishte te drejte Volteri:
“Zot me ruaj nga miqt, se ruhem vetë nga armiqt”. Prita shumë dhe gjatë, por
nuk gjeta zgjidhje, madje ata që i kisha respektuar, i kisha ndihmuar e
përkrahur më harruan e më braktisën shpejt.
Në
Itali arrijta ta gjej veten, fitova konkursin zyrtar për të punuar ne
Institutin e Anatomisë Patologjike të Universitetit të Sienës. Një ditë shtatori të viti 1994, pata një
telefonate, që më solli gëzim të veçantë. Ishte Janette Petriè, fliste nga
Roma, ku ndodhej bashkë me Nënë Terezën dhe me ftonin të shkoja t’i takoja,
pasi te nesërmen do të niseshin për në SHBA. I premtova so do të shkoja, por
harrova se atë ditë ishte greva e përgjithëshme e trenave dhe e autobuzave. Unë
nuk kisha makinë. Pas shumë prpjekjesh Genci (im bir) takoj shokun e tij Ruzhdi
Çeliku, i cili më çoj në Romë me makinën e tij. Kisha një ndjenjë gëzimi të
rrallë për këtë takim, sidomos me gezonte fakti se Nënë
Tereza nuk më kishte harruar, më
kishte kërkuar në Tiranë e me
gjeti dhe në Itali. Ky respekt i Nënë Terezës me
ripërtriu e më dha
forca te reja.
Kur mbërrijtëm në Rome,
na doli një problem tjetër. Nuk
mbylleshin dyert e makinës,
keshtu Ruzhdiu bëri dhe një sakrificë tjetër, u
detyrua të më presi
në makinë.
Shkova në Vatikan, në adresën që me
kishte dhënë Xheni
dhe u takova me Nënë Terezën. Kësaj
rradhe, dukesh e lodhur e pak e hequr, por plot vitalitet e dinamizëm si
gjithmonë. Me konfidoj se nuk ndjehej mirë me shëndet
dhe se merrte mjekim. Po të mos
me kishte treguar, sinqerisht ju them,
nuk do ta besoja. Ndejtëm deri
vonë duke biseduar. Më
tregoj se kishte shkuar në shtëpinë time
e kishte folur me Dritën e ajo i kishte treguar ku ndodhesha
dhe i kishte dhënë numurin e telefonit në
Siena. Në darkë vonë i kerkova leje të
largohesha. U perqafuam me shumë dashuri e mall. Me pershendeti e ma perseriti
disa herë “Zoti të
bekoftë biri im”. U
mallëngjeva shumë. Ishte takimi dhe perqafimi i fundit. Nuk do te takoheshime më, por
disa herë folëm në telefon gjatë kohës që ndodhej në SHBA.
Në se
bejmë një
retrospektivë të veprës të Nënë
Terezës, gjithkush e kupton, se ajo ka bërë për njerzimin, për njerëzit e
thjeshtë e të vuajtur në 120 shtete te botës ku vepronte misioni i saj, më
shumë se të gjithë shenjetorët e tjerë, ka bërë jo një mrekulli, por shumë
mrekullira, nga ato që do ta kishin zili të gjithë shenjtorët se bashku.
Vepra
e Nënë Terezës është: besim me zemër, dashuri për
njerëzit që vuajnë, shpresa dhe bamirësi hyjnore. Nënë
Tereza mbetet perjetë misionare katolike, misionare e bamirësisë,
"Nënë e të varfërve", “Nëna e dashurisë”, simbol i mëshirës dhe i
solidarietetit për mbarë botën dhe personifikim i dashurisë për njeriun e
vuajtur.
Deshirroj
t’i mbyll keto kujtime modeste me vlerësimet
e disa personaliteve për Nënë Terezën:
Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereza, eshte shembulli i transformimit
njerëzor të dashurisë së Zotit”;
Bill Clinton: “Vigane e shekullit tonë”;
Prof. Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;
Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.
Zhak Shirak: “Sot botes i mungon nëna”;
Toni Bler: “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të
gjithë ne”;
Dr. don Shan Zefi: “Shenjtore e ditëve tona”;
Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuria në vepër”;
At Zef Pellumbi: “Nena e shekullit, që i bindi me dashuri
njerëzit të besojnë Zotin”;
Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm,
deri sa të ekzistojë njerëzimi”;
Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereza ishte princesha e
dashurisë”;
Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit Islamik shqiptar):
“Vdekja më e rëndë për kombin tonë”.
Bekim Fehmiu: “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereza”;
-----------------------------------------------------
(Për ZemraShqiptare, nga redaktori
ynë në USA, Zeqir Lushaj, Mars 2012)
Prof Dr Lutfi Alia, me Janette,
gazetaren e mirënjohur, shoqruese shume kohe e Nenë Terezes
Klajd Kapinova:
Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri
E Hene, 26-03-2012, 08:03pm (GMT+1)
Tetë parimet udhëheqëse
të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri
Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO”
(2011, Berrett-Kohler Publishers, Inc. San Francisco, California), f.127
Nga Klajd Kapinova
Në
fondin e artë të koleksionit të madh të librave biografik kushtuar të
Lumes Nënë Tereza, bën pjesë qysh nga viti i kaluar vepra e re “Nënë Tereza
GEO” me bashkëautorë Ruma Bose & Lou Faust.
Autorët
amerikanë, vijnë para publikut vendas me një libër shumë serioz dhe cilësor në
përmbajtje.
Duhet
thënë, se gjatë shekullit XX dhe deri tani janë botuar një numër i madh
artikujsh, librash, realizuar dokumentare, aktivitete përkujtimore në gjuhë e
shtete të ndryshme në mbarë botën, qysh nga koha kur ndërroi jetë Gonxhe
Bojaxhiu-Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997).
Esenca e
tërësisë së tyre, është se në qendër të vëmendjes shkrimtarët dhe studiuesit
botërorë, kanë pasur si përsonazh figurën e madhe të udhëheqëses së humanizmit
botërorë, që ishte dhe mbeti e mishëruar tek murgesha trupvogël por zemërmadhe
Nënë Tereza, si një shembull i mirësisë dhe përkushtimit njërëzor, duke jetuar
e punuar mes dhe vetëm për të varfërit kudo në botë.
Në këtë
linjë vlerësimi, është edhe libri i ri i sapodalë në qarkullim në Amerikë, në
dhjetor të vitit 2011. Ai është shkruar më pasion dhe dashuri të veçantë nga
bashkëautorët Ruma Bose & Lou Faust.
Kësisoj
autorët si bleta punëtore mblodhën e përpunuan nektarin e veprimtarisë dhe
gjithçka ata ruanin në kujtesën e tyre për këtë udhëheqëse mirësie, që u dha
dritë e shpresë njerëzve më të përbuzur të planetit tonë.
Libri
“Mother Teresa, GEO”, është shkruar thjeshtë me ndjenjë të lartë dhe të pastër
dashurie nga Bose & Faust, dy njërëz të njohur në komunitetin e madh
amerikan.
Ato
sëbashku na e kanë dhënë Të Lumen Nënë Tereza me tërë origjinalitetin e saj
(përmes zbërthimit të tetë parimeve udhëheqëse në jetën dhe misionin e Saj), si
një lidere shembullore sot, në shekullin XXI e mbërthyer nga plagë luftrash,
plot male mjerimi në shumë anë të botës, ku dhembshuria e ka humbur kuptimin
nga mospërdorimi i saj në shumë situata konfliktesh dhe luftrash të pakuptimtë.
Tashmë
kushdo e di, se Ajo, ka inspiruar miliona njerëz në mbarë botën, që t’i
përkushtohen njerëzve të varfër, duke themeluar misionet e saj të bamirësisë
(si motrat dhe vëllezërit e Nënë Terezës, sikurse njihen ne trojet tona
etnike), për të varfërit mes më të varfërve, duke u munduar me përkushtim e
dhembshuri të zbusë sado pak plagët në shpirtin e tyre, mjerimin e thellë
material dhe shpirtëror.
Dhe për
fat të mirë misionet e dashurisë, ndaj më të varfërve, të sëmurëve, të
braktisurve, jetimëve, lebrozëve, malarikëve, njerëzve me të meta mendore e
fizike, që janë braktisur nga shoqëria dhe familja, u kanë dhënë e japin prej
dekadash dhe sot ngrohtësi me dashuri të vërtetë prindërore njerëzve në nevojë.
Vepra në
fjalë, është e ndarë në 8 kapituj, që ndryshe mund të thuhet se jane titujt e 8
parime, që e kanë udhëheq në jetë kryemisonaren. Ato ofrohen sot për herë të
parë në këtë vepër të vetme të mirëseardhur për lexuesit kudo në botë.
Ikona
ose Bija e tokës së Arbërit, sikurse dihet nga të gjithë sëshpejti nga Selia e
Shenjtë në Vatikan, pritet të bëhet e Shenjtë, duke rritur edhe me shumë në
këtë mënyrë frymëzimin për brezat e rinj dhe njërëzit e ardhshëm, për të
shpalosur gjithnjë principet udheheqëse të vlerave të humanizmit dhe
përkushtimit për të varfërit e planetit tonë.
E lumja Nënë Tereza në mendjen dhe zemrën e
bashkëautorëve amerikanë
Në hyrje
bashkëatorët Ruma & Lou, kanë vënë përkushtimin me nënshkrim, që ata i kanë
bërë nga thellesia e zemrës së tyre librit të sapodalë në qarkullim.
Kështu
bashkëpunëtorja në Misionin e Bamirësisë të së Lumes Nënë Tereza, shkruan, se
këtë vepër ia ka dedikuar dy engjëjve në jetën e saj, që janë: E Lumja Nënë
Tereza dhe babait të saj shumë të mirë Tapan Kumar Bose Roma, ndërsa autori
tjetër përkushtimin e vet e ka formuluar në adresë të nënës së dashur JoAnn
Devane Faust Lou.
Me shumë
kënaqsi, lexuesi mund të kundroi kapitujt: “Ëndrrën e thjeshtë, thuajse me
zë”, “Për të fituar një engjell, bisedo me djallin”, “Prisni! Pastaj merrni
momentin tuaj”, “Përqafoni fuqinë e dyshimit”, “Zbuloni gëzimin e disiplinës”,
“Komunikoni në një gjuhë që njerëzit të kuptojnë”, “Kushtoni vemendje
pastrimit”, “Përdorni fuqinë e heshtjes”.
Libri,
mbyllet me konkluzionin që kanë nxjerrë në fund të veprës, hartuar me dinjitet
dhe përkushtim nga bashkëautorët amerikanë Bose & Faust.
Ato
tregojnë, se në vitin 1948 Misioni i Bamirësisë i themeluar nga Nënë Tereza
kishte 12 antarë dhe dekada më vonë arrijnë në miliona misionarë.
Sot
organizata në fjalë, ka veprimtari në mbi 100 vende, duke përfshirë mbi 1
milion anëtarët e ekipit, duke qenë një nga më të mirënjohurat në histori.
Kryemisionarja
me origjinë shqiptare, ka pasur një vision dhe besim të plotë në suksesin e
misioneve të Saj në tërë botën, mbasi po arrinë sot të përmbush mrekullisht një
detyrë shpirtërore shumë të lartë të frymëzuar nga filozofia, jeta dhe
pervujtëria e Jezu Krishtit Zot e Njeri, duke frymëzuar shumë pasardhës (e) në
rrugën e Saj të madhe dhe të vështirë, plot përkushtim për të varfërit në botë.
Autorja
me origjinë indiane Ruma Bose, kaloi një kohë në Calcuta të Indisë, duke punuar
si vullnetare me Nënë Terezën dhe misionarët e Saj të bamirësisë në vitet
1992-1993. Këtë përvojë ajo e ndan sot me lexuesit amerikanë dhe botërorë. Me
kalimin e kohës, Bose zbuloi, se suksesi i Nënë Terezës mbështetej tek përdorimi
i kujdesshëm i tetë parimeve të thjeshta dhe të papritura tek paraqiten sot për
lexuesit.
Duhet
theksuar se shkrimtarja Bose, krahas bisnesit të saj, është e angazhuar
aktivisht në bamirësi. Aktivistja e palodhur, bën pjesë si drejtuese e
rëndësishme në një numër organizatash jofitimprurëse.
Përmes
faqeve të këtij libri, lexuesi njihet mbas shumë vitëve me këto parime, duke
mësuar në çdo faqe përvojën e Bose-së me Nënë Terezën, dhe sikurse shkruajne
bashkëautorët: “zbuloni se si të aplikoni parimet e Nënë Terezës nëse
gjendeni para një projekti të vetëm, brenda një organizate ose në jetën tuaj.”
Bashkëautori
tjetër Lou Faust është biznesmen dhe këshilltar me 30 vjet përvojë në
koorporata, duke përfshirë dhjetë vjet në Wall Street Brothers me Salomon, ku
ai ishte drejtor dhe sot punon si drejtor i operacioneve globale.
Gjithashtu
Faust, është bashkëdrejtues dhe themelues i Capital Partners Edge, e cila ofron
këshilla strategjike për kompanitë e reja që janë në rritje të aktivitetit të
tyre tregtar. Për librin e
ri në qarkullim, kanë shkruar artikuj vlerësues gazetat e njohura
amerikane Finanacial Times, The New York Post, etj.
klajdkapinova@yahoo.com
---------------------------------------------------------
Shpirti i Dritës Hyjnore
- Doli nga shtypi libri i Veli Veliut-
(Veli Veliu, Sufletul Luminii Divine / Shpirti i Dritës
Hyjnore, Përktheu Baki Ymeri, Amanda Edit, Bukuresht 2012)
Nga Baki Ymeri
Fillimisht këtë
shkrim ia drejtojmë Zemrës Shqiptare në vigjilje të serisë së re të botimit të
saj, për të justifikuar mendimet e Miradije Gashit, Ismet Hasanit, Neki Lulajt
e dashamirëve të tjerë të kësaj tribune, se kafenë e mëngjezit e servojnë duke
shfletuar Zemrën Shqiptare. Në kuadrin e Bibliotekës Albanezul, duke patur për
këshilltar editorial dr. Luan Topçiun, këto ditë e pa dritën e botimit në
Bukuresht, libri më i ri i Veli Veliut nga Kosova, Shpirti i Dritës Hyjnore.
Libri del në dy gjuhë, rumanisht-shqip, duke u bazuar në versionin shqip të
përkujdesur nga Don Lush Gjergji, që u botua në Prishtinë, në 100 vjetorin e
lindjes së Nënës Tereze, e cila në vitin 1979 fitoi çmimin më të lartë Nobel të
Paqes për punën e jashtëzakonshme humanitare. Kjo vepër e re e
Veli Veliut, strukturtohet në disa njësi lirike si Prolog, Nëna Tereza, Kreu i
parë (Lulet e dheut), kreu i dytë (Lulja e dashurisë), kreu i tretë (Lule e
shpirtit) dhe Epilog, me nga një parathënie të kritikut letrar Marius Qelaru
dhe poeteshës Monika Mureshan, si dhe me një fragment mendimesh kritike të zt.
Ragip Syla (Burim frymëzimi i krijuesve tanë). Në këtë kontekst po japim
mendimet e tyre kritike, për të nxjerrë në pah të vërtetën se pavarësisht nga
qëndrimet absurde, antikosovare, të disa kuajve të kuq të diktaturës çaushiste,
rumunët e vërtetë na duan dhe shkruajnë me admirim dhe dashamirësi për vlerat
shqiptare.
Për një flakë të ndezur në trojet e
shpirtit
„Ne jemi
me Ty, Nënë,
Atje ku vallëzon deti
I dashurisë më të kaltërt!”
Veli
Velliu, Ne jemi me
Ty
Shkrimtar, gazetar dhe kryeredaktor i disa
revistave, autor i disa librave të botuara, sidomos në Kosovë, Veli Veliu ka
shkruar këtë vëllim në 100 vjetorin e lindjes së Nënës Tereze, për të cilën,
edhepse disa thonë se ka qenë me origjinë arumune, e vërteta dëshmon se ajo
është e bija e Arbërisë së një kombi trim e besnik, që e ka lindur Gjergj
Kastriotin, dhe e cila në vitin 1979 qe nderuar me çmimin e Nobelit të Paqës,
për aktivitetin e saj të jashtëzakonshëm humanitar. Koncepti i strukturimit të
kësaj vepre në katë pjesë, një prolog, një epilog dhe krejt lënda lirike, është
një homazh kushtuar asaj që, siç shkruan autori, ka qenë si një „ujvarë drite”
në Detin e zi të mjerimit” dhe në „Malin e pashkelur të territ”, duke ia
përkushtuar krejt jetën zbutjes së vuajtjeve të të pafuqishmëve, të të
përvuajturve pa shansë, duke u përpjekur të „fshijë gjurmat e lotëve/ nga faqet
e kohës së shëmtuar”.
Autori ka „planin” e tij që synon sekuenca
temporale (të përkohshme) apo konsiderata të larta e të rëndësishme.
Paralelisht me autorë tjerë shqiptarë e të huaj, ai ndjek hap pas hapi jetën e
Nënës Tereze, duke përkujtuar episode nga jeta e saj, vendet ku ka qenë, „nga
Ballkani shkëmbor/ drejt labirinteve të Azisë”.
Janë pastër e thjeshtë fragmente shpirtërore që përfytyrohen në
hipostaza të ndryshme, që ia kanë mësuar „rrugët e mjerimit përmendësh” dhe që „ka depërtuar në plagët më të thella
të shpirtit”. Nuk ma merr mendja se do të kishte ndonjë kuptim, ndonjë analizë
tjetër stilistike apo konceptuale, e kësaj përçapjeje për të nxjerrë në pah
teshat e vargut të sentimenteve të autorit ndaj kësaj shenjtoreje. Po e
përkujtojmë vetëm atë, se fjala është për një vëllim vlerash të mirëfillta, me
imagjinatë të bujshme dhe me figura stilistike të pjekura, që regjistrohen në
kuadrin e qëllimit meritor për përkujtimin e Nënës Tereze, për jetën e së cilës
janë shkruar dhe meritojnë të shkruhen faqe të panumërta, për të mos u harruar
kurrë.
Kështusoj, vlen të vlerësojmë gjestin disnik
dhe dëshirën e etshme të Veli Veliut, për të sajuar shëmbëlltyrën e saj në
fjalë, në qëndisje vargjesh, për atë për të cilën shkruan: „Nëna e lutjeve/
lutet për të gjithë ata/ që janë plakur me lutje/ dhe që s’i besonin/ as
vetëvetes”. Një dhuratë shpirtërore e transponuar në gjuhën rumune, falë mundit
shpirtëror të një misionari të shquar të lidhjeve rumuno-shqiptare, Baki Ymeri.
(Marius Chelaru)
------------------------------------------------------------------------------------
NANË - TEREZA,
NANA E GLOBIT!
-Tekst kënge-
Nanë Tereza, Nana e Globit,
Dora e saj si dora e Zotit.
Zemrën t’bardhë si bjeshkët tona,
Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova.
Mbushë besim e krenari,
P’shtoj
nga vdekja, mijëra fëmijë,
Ju dha jetë, e dritë në faqe,
Çmimin “Nobel” mban për paqe.
Nanë Tereza , s’asht n’Kalkutë,
Shpirti i Saj, kudo asht futë,
Asht me t’smurtë , nëpër spitale,
Me t’pa strehët në rrugë të madhe.
Gonxhja Jonë, simbol i jetës,
Shpija e zemrës, për t’vobekët,
Jeta e Saj, nuk don komente,
I thonë: – Nanë! Pesë kontinente!
./.
Tiranë, 1988
(Marrë nga libri “Fjala mbi tel…”, i autorit
Zeqir Lushaj, faqe 32)
---------------------------------------------------
"QË TË MOS HARROJMË “
-Pranverë e vitit 1999-
-Rrëfime nga fëmijtë e Kosovës -
Nga: Albana
Mëlyshi- Lifschin
Në
vitin1999 ata ishin fëmij. Përjetuan ngjarjet tragjike të pranverës dhe
dëshmuan...
Dëshmitë
e tyre ndërtuan librin tim “Children of Kosova” –stories of horror"
(variant shqip ” Fëmijëri e përgjakur”), botuar në vjeshtën e atij
viti. Libri u shkrua në bazën militare të Fort Diksit gjatë verës së
vitit 1999, ku qeveria amerikane kishte strehuar rreth 5000 refugjatë kosovarë.
Qëllimi i librit ishte t’i tregonte opinionit anglishfolës tragjedine e
Kosovës, parë nga këndvështrimi i fëmijëve, pikërisht ashtu siç e kishin
përjetuar ata. Ky libër u vlerësua dhe aprovua nga Bordi i Edukimit i Nju
Jorkut si tekst shkollor, sugjerues për klasat 6-12, për studimet sociale.
Libri ndodhet në librarinë e Kongresit amerikan dhe në librarinë e
Prishtinës.
Ky libër përmban rrëfimet e dyzet e tre fëmijëve (shoqëruar me fotografi) dhe i është dhuruar Presidentit Klinton, si edhe presidentit Rugova, gjatë vizitës së tij në Nju Jork.
Rrëfyen ngjarjet:
1. Alban
Berisha, 12 vjeç, Fushë Kosovë
2. Enesa
Tafaj, 11 vjeç, Shtimje
3. Egzona
Shaqiri, 9 vjeë, Prishtinë
4. Fatbardha
Rexhepi, 12 vjeç, Pogragje, Gilan
5. Flakron
Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan
6. Shkabjan
Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë
7. Dritan
Bislimi, 12 vjeë, Ferizaj
8. Adnan
Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë
9. Alberta
Mehmeti, 14 vjeç, Gilan
10.
Gentian Sadiku, 8 vjeç,
Ferizaj
11. Makbule Qerimi, 14 vjeç, Doberçan, Gilan
12.
Flamur Rama, 9 vjeç,
Prishtinë
13.
Hekuran Nikqi, 12 vjeç,
Prishtinë
14.
Labinot Rexha, 13 vjeç,
Prishtinë
15.
Mimoza Shaqiri, 11 vjeç, Kodra e
Trimave, Prishtinë
16.
Donika Kolshi, 11 vjeç,
Drenicë
17.
Hekuran Marevci, 10 vjeç, Lipjan
18.
Besim Hysenaj, 13
vjeç,Petrovë, Shtimje
19.
Faton Jakupi, 10
vjeç, Ferizaj
20.
Isuf Sadiku, 13 vjeç,
Ferizaj
21. Taulant Berisha, 6 vjeç, Prishtinë
Gazetarja Albana M. Lifschin, duke
përgatitur
lajmet për radion nga qendra Fort Diks në
NJ, USA…
22.
Liridona Smajli, 14 vjeç,
Prishtinë
23.
Bajram Latifi, 12 vjeç,
Uglare, Gjilan
24.
Betim Ibrahimi, 12 vjeç, Uglare, Gjilan
25.
Edona Myrtezi, 10 vjeç,
Prishtinë
26.
Shefije Latifi, 12 vjeë,
Gjilan
27.
Valon Ahmeti, 13 vjeç,
Shterpcë
28.
Albulena Zogaj, 13 vjeë,
Prishtinë
29.
Remzi Gjikokaj, 10 vjeç,
Deçan
30.
Ylli Shaqiri, 11
vjeç, Fushë- Kosovë
31.
Rifadi Elshani, 14
vjeç, Baice, Gllokofc
32.
Shpresa Bega, 11 vjeç,
Ferizaj
33.
Ikbale Ahmeti, 15 vjeç,
Bred, Shterpcë
34.
Ganimete Kastrtati, 14
vjeç,Orllovic
35.
Bukurie Buçaj, 12 vjeç,
Shtimje
36.
Besart Bytyçi, 11 vjeë,
Ferizaj
37.
Besart Berisha, 10 vjeç,
Drenovc, Prishtinë
38.
Enis Shaljani, 11 vjeç,
Sibovc, Obliq
39.
Labinot Halimi, 11 vjeç,
Prishtinë
40.
Arbëresha Kryeziu, 9 vjeç,
Bubavec, Malishevë
41.
Liri Avdiu, 10 vjeç,
Xhemal Ibish, Prishtinë
42.
Arbnora Ahmeti, 10 vjeë,
Ferizaj
43.
Visar Grajqevci, 13 vjeç,
lagja Bregu i diellit”, Prishtinë.
Prindërit
e femijëve konfirmuan ngjarjet e treguara. Tani, pas 13 vjetësh, shumë prej
tyre janë bërë burra dhe gra.
Po
sjell këtu vetëm disa rrëfime nga ata.
Adnan Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë
Ushtarët
serbë erdhën me maska tek shtëpia jonë dhe thirrën serbisht:
-Dilni
jashtë! Shpejt!
Ishin
të gjithë të armatosur me automatikë.
-Dilni
jashtë! Hajt, shkoni tek Natoja! Shkoni tek Klintoni!
Pastaj
shanin me fjalë të ndyra..
Ne
dolëm jashtë. Ata qëlluan me automatikë në dyert e dritaret tona. Çdo gjë u
thye, u shkatërua. Rrugës na shtynin përpara, na shanin dhe herë pas here
shtinin me automatik nga të gjitha anët .Thërrisnin: “Ikni, zhdukuni! Kosova
s'është e juaja, është e jona!”
Ushtarët
serbë thyenin xhama dyqanesh e çfarë t’u dilte përpara, por nuk na tregonin se
ku po shkonim. Kemi ecur kështu ndoshta 5 orë, deri sa na kane çu tek stacioni
i trenit. Unë kam tre motra dhe një vëlla të sëmurë. Një motër tjetër ishte e
martuar. Ajo mbeti në Prishtinë. Për të nuk dinim asgjë se ku ndodhej e si
ishte. …Atë natë nuk na zuri treni të gjithëve. Ne që mbetëm, ramë për të
fjetur përtokë. Por askush s’mundi të flerë atë natë. Dëgjonim krisma, të
shtënat e ushtarëve serbë. Atë natë dy gra shtatëzana lindën aty, afër trenit.
Të nesërmen në mëngjes herët u nisëm me tren për në Maqedoni…
Alberta Mehmeti, 14 vjeç, komuna e Gjilanit.
Aty, ku banonim ne, janë dy Shillova, Shillova e Shqiptarëve dhe Shillova ku banonin serbët. Natën që Nato-ja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin lajmet e televizionit të Tiranës. Aty dëgjuam se sirenat e alarmit për fillimin e bombardimit të Natos u dëgjuan mbi Beograd. Shqiptarët e Shillovës brohoritën për këtë lajm me të madhe. Këto brohoritje i dëgjuan serbët në anën tjetër dhe atëhere ata filluan të qëllojnë me armë në drejtim të Shillovës shqiptare. Atë natë u plagos një vajzë. Familja e mori për ta çuar urgjentisht në spital. Milicët serbë i ndalën familjarët rrugës dhe u kërkuan dokumentat. Familja i u lut të mos i vononin shumë se vajza kishte humbur shumë gjak e duhej çuar sa me parë tek doktori, në spital. "Ah, ashtu?! A doni ta çoni sa më parë në spital? Çojeni pra!" Thanë ata dhe e shprazën automatikun mbi gjoks të vajzës.
Fatbardha Rexhepi, 12 vjeç, Pogragjë, komuna e Gjilanit
Në
familjen tonë, ndodhi një tragjedi të cilën s’do ta harroj gjithë jetën. Po largoheshim nga shtëpita jonë e nga Kosova të
ndjekur prej policisë e ushtarëve serb. Ishte nje kolonë e gjatë njerëzish para
e pas nesh. Ne po udhëtonim me traktor. Mbi kokat tona fluturonte
helikopteri sërb dhe herë pas here qëllonte. Emta e babait tim po mbante në
krah fëmijën një vjeç e gjysëm. Plumbi i snajperit sërb goditi foshnjën, në
kurriz. Emta e babit, që ishte gjyshja e fëmijës duke menduar që fëmija i vdiq
në duar, u trondit aq shumë, sa i pushoi zëmra në vënd. Ajo quhej Nexhmije
Azemi.
Flakron Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan
Ishim
mbledhur të gjithë në shtëpi kur papritur dëgjuam të shtëna me automatik. Dolëm
menjëherë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Rruga ishte e mbushur me
ushtarë e milicë sërb. Ne u nxituam të hynim nëpër podrume. Nuk kishin
kaluar as dhjetë minuta kur serbët nisën të qëllonin me granata mbi Deçan. Një
granatë na ra në kulm të shtëpisë dhe fëmijët nisën të qanin me të madhe. Dolëm
prej andej pasi nuk e ndjenim më veten të sigurtë. U nisëm në këmbë për në
Kodrali, fshat afër Deçanit. Por edhe aty serbët filluan të sulmojnë me granata.
E lamë Kodralinë e u nisëm për në Llukë. Helikopteri serb fluturonte mbi kokat
tona e qëllonte. Nga helikopteri janë plagosur plot njerës rrugës. Një komshia
jonë, plakë e paralizuar që po e mbanin djemtë, i u lut atyre që ta linin në
rrugë e te mos rrezikonin jetën e tyre për të. Prej
aty duke ecur gjithë kohën në këmbë arritëm në një fshat tjetër, në Strelcë. Në
atë fshat banonte tezja. Edhe aty gjëndja nuk ishte më e mirë. Gjetëm një
makinë e ikëm dhe prej aty. Vazhduam rrugën në drejtim të Pejës. Babai atë kohë
ishte në Gjermani. Kur i dhanë lajmin që ne do shkonin në kampin e refugjatëve
në Stankovec të Maqedonise e la Gjermaninë për t’u bashkuar me ne. Por nuk u
takuam dot me të. Nga Stankoveci ne na prunë në Amerikë ndërsa babai tani
ndodhet në Stankovec.
Shkabjan Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë
E
para gjë që nuk e harroj kurrë pasi na dëbuan nga shtëpia, është momenti kur
zbritëm nga treni ne Maqedoni. Ushtarët serbët na vunë në kolonë dy nga dy e na
urdheruan të ecnim mbi shinat e trenit . Na thanë që askush të mos guxonte të
dilte nga shinat se ndryshe do ta vrisnin. Ata ecnin anash nesh me automatik në
duar. E dyta, ishte qëndrimi në Bllacë të
Maqedonisë. Në Bllacë ndenjëm jashtë tre ditë. Binte shumë shi. Këmbët i kishim
në llucë. I gjithë vendi rreth e qark ishte kthyer në llucë.. Maqedonët na
jepnin qese plastike me u mbrojtë nga shiu. Ne i ngulnim në shkopinj druri dhe
i përdornim si strehë. Ushqimin, bukën, e sillnin me traktorë dhe na e hidhnin
që nga traktori, kush të mund ta kapte. Aty
kemi pritë autobuzin që të na çonte në kamp. Tre ditë kemi pritur në shi.
S'kishim ku flinim veçse në baltë. Mamit i
ra të fikët. Vëllai na mungonte. Nuk e dinim se ku ishte. Vonë, Kryqi i Kuq na
njoftoi se, ai kishte hyrë në Shqipëri.
Albana
M. Lifschin
http://albanalifschin.tripod.com/index.html
--------------------------------------------------
O
maçok, çamarrok!
O
maçok, çamarrok!
Ç’ke
që vjen vërdallë-e
Po
kërkoj një pisanjos
Ta
lëpij në ballë-e!
Tri-li-li
Tra-la-la
Pisanjos
këtu nuk ka
Kopshti
ynë është shembullor
I ka
pastërtorë!
./.
Nga KADRI MANI, Prishtinë
--------------------------------------------------
NJERIU LEGJENDË
Poshtë ballinës, një përkushtim nga familja
e Azem Hajdarit…
Dokumenti i Dervish Luzhës, si luftëtar i
Lirisë
Njeriu legjendë = Njeri i kulturës. (Lexoni fragmentin, më poshtë)
Më poshtë, një fragment, nga parathënie e
redaktorit, H. Aliaj
Autori i monografisë, mësuesi veteran
Nuredin Lushaj, gjatë një referimi për figurën atdhetare të Dervish Luzhës
--------------------------------------------------------------------
A EKZISTON TOLERANCA FETARE E SHQIPTARËVE?
Nga: Selim
Nëngurra
Flitet dhe me pompozitet dhe
folklorizem katundaresk nga disa intelektual që na shurdhuen tue thane se si
populli shqiptar qenka shembull per krejt boten per tolerancë fetare.
Unë çuditem se si e thonë
këtë, ndersa asnjeni nuk di të tregojë as edhe nji rast që do vertetonte pohime
te tilla. Dhe kur nuk shoh asnji deshmi, asnji fakt, që do më bindte per ato që
thonë patriotët folklorikë, të cilët flasin kuturu, flasin permendësh dhe
ritransmetojnë thanjet e paraardhësve të tyne, poashtu njerez që s'kane ba
asgja për ta zhvillue dhe çue përpara kulturën e vet kombtare, nuk di se çka
t’u them, pos nji: PSE PO RRENI, O NJEREZ?! Dhe mbasi u them pse po rreni, baj edhe pyetjen: Cilet
po e rrejne ata?
Si nuk po ju kujtohet
thanja: udha që dihet nuk do udhërrefyes.
Tolerancë fetare.... kush
asht ai që duhet të jetë tolerant dhe per cilin?! Dhe nese duhet të jetë
tolerant, pse duhet të jetë dhe çka do thotë kjo?! Jetova si femijë dhe u rrita
në Lublanë të Sllovenisë dhe populli slloven asht me besim katolik, por ka pase
dhe ka slloven jofetar, protestante, ateiste dhe pjestarë të sekteve të
ndryshme fetare, por kurr nuk kam dëgjue asnji nga prej tyne të thotë unë jam
katolik, unë jam protestant, unë jam ateist etj, etj. Slloveni thoshte: JA SEM
SLOVENEC ( unë jam slloven) dhe kaq. Dhe pse kështu vjen pyetja? Po sepse ata
kishin tolerance kombtare, punonin, vepronin, mendonin dhe jetonin per
zhvillimin e tyne kombtar e kulturor, identitet ky që në kohen kur unë isha
atje ( 1971-1980 ) nga pushteti komunist i ish Jugosllavisë pranohej me zor,
sepse ishte plani per jugosllavizem të të gjithe popujve sllave në atë hapsinë
shtetnore që u krijue mbas LDB (lufta e dytë botnore ) dhe Konferencës së
Versajes me Titon në krye. Mirepo sllovenet, ky popull krenar dhe puntor,
vazhdonin të jetonin si vëllazen me njani tjetrin, që të gjith së bashku, pa
shikue se cili shkon në kishë per çdo ditë, cili vetem të dieleve e cili nuk
shkon kurre. Të gjith ishin SLLOVENE dhe ja qe ishin ata të paret që u
shkëputen nga krijesa komuniste Jugosllavia dhe sot janë nji nga shtetet ma të
vogla të Europes si me territor si me popullsi, por jane nji nga shtetet ma stabile
dhe ma të zhvillueme të Europës.
Po të kishin fillue ata me u
marre me çashtje feshe apo sektesh fetare, dhe me kerkue tolerancë fetare mes
veti, padyshim se do ishin edhe ata si Bosnja, si Maqedonia e pse jo edhe si
Shqipnia dhe Dardania. Shtete jostabile dhe të rrezikeshme per të jetu në to.
Por të kthehem te tema, te
ajo që mendoj ta shtroj dhe publikoj per të pa se cili asht pastaj reagimi i
masave tona shqiptare.
Unë them se kurre,
absolutisht kurre, nuk ka pase tolerancë fetare mbrenda shqiptare. Unë e them
publikisht se gjithmonë ka pase urrejtje dhe fobi mes qytetareve të besimeve të
ndryshme, dhe padyshim se këto urrejtje dhe fobi do çonin edhe te luftat me
njani tjetrin të shqiptareve të besimeve të ndryshme, sikur per fat të mirë mos
të ishin gjithmonë faktori i jashtem, i miqeve apo edhe anmiqve, që të kete
pase rolin per ta parandalue perplasjen e pergjakshme të shqiptareve mes veti.
Dihet kjo: ata parandolonin këtë perplasje per interesat e veta gjeopolitike e
gjeostrategjike , por kjo na shpetoi. Dhe hajde tash të flasim me doren në
zemer me sinqeritet, pa emocione, ftoj të gjithë shqiptarët të më bashkangjiten
ne këtë shkrim timin, ta diskutojmë dhe t’i japim kuptimin per të miren e
Atdheut, të kulturës tonë, të gjuhes sonë dhe të kombit tonë.
Po filloj me kohen e
pushtimit 5 shekullor turko-osman. A nuk ishin të gjithë administratoret e
pushtetit turk, tue fillue nga ai i nji lagjeje e deri te Veziri i Madh (
Kryeministri i shtetit turk ) kryesisht shqiptare me origjinë, por që kishin konvertue
në fenë islame, dhe a nuk ishin pikerisht këta që ndaluen gjuhen shqipe tue e
shpalle ate gjuhë të KAURRIT ( katolikut
), ndersa lejuen shkollat per serbet, greket e popujt e tjerë të pushtuem nga
perandoria osmane?! A nuk ishin pikrishtë këta pushtetarë turq, por të lindun
si shqiptarë e të konvertuem në islam që,
ata shqiptare që qendruen, që nuk u dhane as nuk u shiten, por rujten
rranjet eveta, ( pra katoliket shqiptare ) që i masakruen, i torturuen i dhunuen,
ju moren bijte dhe i derguen rob ( jesir ) në shkretinat e Afrikes e Azisë, ju
moren vajzat e mituna per tii ba hanme të haremeve të vezireve e pashallareve
turkoosmane?! A nuk i nguliten në hunj per së gjalli shqiptaret e besimit
katolik, pikerisht nga vëllaznit e tyne të gjakut, por të konvertuem në islam,
nga aga, beg, pasha, vezir e taksidar të tjerë turkoosmane?! Dhe krejt kjo per
fajin pse mbronin gjuhen SHQIPE, pse
mbronin e kultivonin KUTUREN E LASHT PELLAZGO-ILIRO-DARDANE.
Pra me këta shembuj të paktë
dhe të elaboruem shkurtazi deshmoj se 5 shekuj të pushtimit turkoosman nuk ka
pase tolerancë fetare mbrenda shqiptareve, por perkundrazi ka pas gjakderdhje,
dhunime, e deri gjenocid kunder shqiptareve të vertetë, kunder shqiptareve të
besimit KATOLIK.
Unë nuk kam kapacitetin dhe
aftësinë të mirrem edhe me faktin se pse shqiptaret e besimit ortodoks nuk u
persekutuen si ata të besimit katolik, sado që edhe ata nuk konvertuen në islam
në kohen e pushtimit turkoosman. Unë këtu mendoj shkurtazi se ata ju lane
grekeve, bullgareve e serbeve me shpresen se do asimilohen. Dhe kjo ndodhi me
shumicen e tyne, fakt që tashma asht vertetue dhe qendron. Unë këtë permendi jo
per ta mbrojte tezen e kobshme e antishqiptare të disa gojkqinjve sot, që thonë
se sikur mos të ishte ba konvertimi në islam do zhdukeshin shqiptaret, se do
asimiloheshin në greke e sllave. Pra mendoj se që në ate kohë ka pase ndonji
platformë apo marrveshje mes islamizmit dhe ortodoksizmit per t’i zhduke
shqiptaret si etni nga Gadishulli Ilirik dhe per ta zhbi katolicizmin nga ana
lindore e Detit Adriatik. Duket se këtë ma së miri e kane pa intelektuali
atdhetar Faik Konica dhe peshkopi ortodoks shqiptar Imzot Theofan Stilian Noli.
Peshkopi Noli kishte vu të gjitha forcat e veta në levizje per ta ba Kishen
autoqefale ortodokse shqiptare me qellimin per ta bashkue ate ma vonë me kishen
katolike dhe Vatikanin. Sa fatlum do ishte populli shqiptarë po të arrihej kjo.
Kjo do ishte nji bashkim dhe deshmi per vëllazni kombtare mes shqiptarve.
Pra unë mendoj se ata që
flasin dhe perdorin termin tolerancë fetare, e kane gabim, unë mendoj se kjo
nuk qendron, dhe mendoj se per të miren e per ardhmenin e lumtun të femijve
tane do ishte që ma kurre askush mos ta thotë.
Nuk due tash të marr
shembull Haxhi Qamilin per ta deshmue mostolerancen, sepse sado që ai kerkoi
baben sulltan dhe i shpalli luftë krishtenizmit katolik shqiptar, megjithate
nuk ishin vetem shqiptaret e besimit katolik që luftuen dhe mposhten Haxhi
Qamilin dhe hijenat e tij.
Ishin me qindra shqiptar të
besmit musliman aty , por që mendonin e frymonin shqip.
Unë fakte se nuk ka pase
kurre tolerancë fetare mes shqiptareve marr faktin se ishin të rralla martesat
mes shqiptareve të besimeve të ndryshme. Nese ato kane ndodhë, në 99% të
rasteve jan anatemue ata njerez, ato familje dhe besa shumëhere edhe kane
perfundue tragjikisht.
Neve kemi pranue martesat me
grekun e edhe me serbin , me italianin, gjermanin etj, per faktin se kane të
njejtin besim si neve , por nuk kemi pranue martesen me shqiptarin e besimit
islam. Ashtu sikurse shqiptaret e besimit islam kane ba krushqi me turkun, me
torbeshin, goranin, arabin, kurdin, palestinezin etj, etj, por kurre jo me
shqiptarin e besimit ortodoks apo ate katolik. Kjo mbrapshti ka kene me shekuj
dhe kjo asht edhe sot, bile tash edhe ma ekstreme.
E pse krejt kjo ka ndodhë me
neve deshmojë me faktin se islami e ortodoksizmi greko-serbsllav gjithmonë
kishin aleancë per ta zhbi katolicizmin nga Gadishulli Ilirik, per t’i zhduke
shqiptaret si etni nga toka ku kane linde e jetue që kur Zoti krijoi njeriun.
Do la lashtësinë, do permend
nji fakt të kohes ma të re. Kur u krijue e ashtuquejtuna Mbretnia
serbo-kroato-sllovene mbreti Aleksander Karagjorgjeviq, mbasi paraprakisht
ishte marr vesh me pushtetaret turq, me dekret shtetnor hapi në Shkup të
"famshmen" Medresen e Shkupit.
Deshmi kjo e lojnave pise
per t’i islamizue e tjetersue ne turq shqiptaret e pastaj per t’i perzane ata
në Anadoll ku do popullzonin shkretinat e Anadollit. Unë jam rrite me llafet e
kafeneve per namin e famen e njerzeve që kane krye ate medrese. Mendoja se
duhet të kene kene të lumtun ata njerz dhe kam njofte dhe pase miqësi me dy nga
ta nga Istogu. Ishte i ndjeri Prof. Elez Selmanaj - Gashi dhe Prof. Abdyrrahim
Gashi. Ky i fundit jeton ende dhe ka mbi 90 vjet moshë. Këta dy burra kishin
krye at medrese , por kishin nuhate me kohe se cili ishte qellimi i saj. Elezi
i ndjer edhe ishte pase martue me nji serbe, por pasi kupton qellimin
antikombtar të Medresës së Shkupit , ai edhe ndahet nga grueja serbe, jipet mas
shkollimit sado në gjuhen serbokroate ( sepse nuk kishte në gjuhen shqipe ) dhe
arrin të bahet pedagog me renome dhe ka meritat e pakrahasueshme per arsimimin
e brezave në Istog dhe fshatnat e tij. Prof Abdurrahim Gashi asht legjenda e
arsimit të Podgurit, ai ishte dhe do mbetet njeriu ma vizionar i kohes, i cili,
mbasi kreu medresen dhe e punsue imam , mbas pak hoqi çallmen e hoxhes islamik
dhe iu dha shkollimit per t’u ba BABA I SHKOLLAREVE DHE INTELEKTUALEVE ISTOGAS
e të rrethines. Emen që permendet me respekt . Mirepo pos këtyne dyve nuk di të
kam dëgjue edhe per dy tre të tjerë, kryesisht të gjithë që kryen ate Medrese u
bane argate dhe autoparlante per ta islamizue kombin shqiptar dhe ia arriten
kësaj fatkeqësisht. Kjo po shifet me situaten në trojet tona në Shqipni, në Iliridë
dhe në Dardani.
Ishin ata medresistë që
thojshin: Katoliku me u ba musliman duhet me u ba shka ma së pari e tek
masandej bahet musliman. Pra tendencë e dhimshme per ta distancue vëllaun e
gjakut, per ta largue deri edhe pertej anmikut të perjetshem e tradicional
SERBIT. Thanja e kobshme , por shumë e dashtun per shqiptaret islamik; ma i
afert shkau se vëllau, padyshim do ketë dal nga kjo kohë.
Dhe per fund po perkujtoj
edhe diçka. Kam frekuentue në të gjitha shtetet e Europes, jetoj në Skandinavi
tashma 23 vite dhe asnjihere nuk degjova të flas qoftë edhe nji i çmendun, nji
narkoman, alkoolist per veten e vet dhe të thotë: jam katolik, jam protestant, jam agnostik,
jam budist, jam musliman, jahudi etj, etj, secili nga ta thotë: jam gjerman,
jam francez, jam anglez, jam norvegjez, jam suedez, , jam danez, jam italian,
jam spanjoll etj, etj. Jemi vetem neve shqitarzezët që ndahemi në grupime
fetare tue harrue se ka vetem nji vëllazni, ajo e lidhjes së gjakut e jo asnji
tjeter. Jemi vetem neve shqiptarët që dime me u nda me perqindje se sa janë të
këtij e sa shqiptarë janë të atij besimi. Vëllaznija fetare nuk pranohet, nuk
egziston as nuk perfolet në asnji fe tjeter, pos në fene islame, dhe kjo per
bindjen time per faktin se kjo fe ( masi po e pranojnë shumica se unë nuk e
pranojë kurre si fe, asht kulturë arabe kjo per bindjen time ) kurre nuk u
zhvillue, kurre nuk eci perpara me kohen. Mbeti në vitin 622, me ligjet e
dhunës , me platformat luftarake e pushtuese të themeluesit të saj Muhamedit.
Vëllazni ideologjike si kjo
e islamit ka edhe komunizmi dhe ekstremizma të ndryshem të majta. Njerezit
normale nuk flasin per dallime fetare as per toleranca fetare. Ata anormale
mund flasin. Njerez normale, human e tolerante i shoh popujt europiane. Ata
pranojnë dhandërr zezakun, arabin, pakistanezin, kurdin, turkun, shqiptarin,
afganin etj, etj, dhe sado që dine se ai veç se ka tjeter origjinë, ka edhe
tjeter besim, nuk pengojnë bijen e tyne. E urojnë ate per jetë të mirë e të
mbushun me plot gezime e dashuni.
Janë muslimanet ata që
vrasin, në emen të nderit familjar edhe femijen e vet. I mbysin me gure. Janë
muslimanet ata që me ligj e kane sanksionue të martohen mbrenda gjakut të tyne
familjar, jane muslimanet ata që tash në Egjipt bane ndryshim në ligjet e kushtetutës
dhe mes tjerave futen nji ligj pervers që burri mund të baj seks me gruen e tij
edhe deri në 6 orë pas vdekjes së saj.
Martesat me familjare po i
perkrahin imamet shqipfolsa gjithandej trojeve shqiptare dhe si mund të thuhet
se ka tolerancë fetare mes shqiptareve, kur nji pjesë janë pervers dhe incest
bamës, ndërsa pjesa tjeter jane njerez që ruejne traditen e vet dhe kultivojnë
kulturen e vet nëper breza, kulturë kjo që ndalon martesat edhe mes familjeve
miqësore, mes familjeve që kane kumbari, mbrenda fisit etj, etj.
Si mund të flitet per
tolerancë fetare kur ata që po piskasin allahuekber në secilen lagje kane ba
nga nji xhami dhe në minaret e saj nga dy e tre autoparlante që shurdhojnë
njerezit me ulurimat e tyne në gjuhen arabe të cilen nuk e kuptojnë 99.99 % e
qytetarve dhe këta islamike kerkojnë që t’i respektojmë, ndersa ata vetë shajne
e baltosin figurat fetare e kombtare të
historisë dhe kulturës shqiptare dhe kurre nuk japin respekt per të tjeret, per
ata që besojnë ndryshe e jo si ata. Perkundrazi tregojnë dhe shrehin urrejtje.
Do kishim ba mirë ta
kuptonim se neve pergjatë historisë tonë kemi pase tolerancë kombtare dhe kjo
na ka shpetue, ndersa per tolerancë fetare asht marri të flitet. Sa ma SHUMË
FLASIM PER TE, AQ MA SHUMË DESHMOJMË SE KA PAK SHQIPTARË, DHE KA SHUMË
MUSLIMANE QË FLASIN SHQIPEN E PERZIME ME TURQIZMA E ARABIZMA.
Sarspborg: 06. 05.
2012
--------------------------------------------
KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSH
Botuar në gazetën "SHEKULLI", në
shtator 2010
Nga ARDIAN KLOSI
E Shtunë, 04.28.2012, 07:57am
(GMT+1)
Botuar në gazetën "SHEKULLI", në
shtator 2010
Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të
kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht
shkaqet e një vetëvrasjeje.
Vdekja tragjike e Llazi Serbos para disa
ditësh solli me vete një numër shkrimesh në gazeta të ndryshme. Midis tyre u
diskutua edhe mënyra se si ai u nda nga jeta, i vetëvrarë me çiften e tij të
gjahut. Me shumë hollësi, me shtjellime dhe hamendje makabre merrej në mënyrë
të veçantë gazeta MAPO e datës 17 shtator.
Për një çast të dukej sikur, përveçse me
ndarjen nga jeta të dy aktorëve – Bekim Fehmiu vrau veten në mënyrë të ngjashme
në muajin qershor – shtypi ynë po merrejedhe me problemin e vetëvrasjes, duke
hapur si të thuash një debat publik. Sa është ajo e pranueshme për opinionin
shoqëror, a do të fillojë të diskutohet edhe te ne eutanazia? etj. Një iluzion
i shkurtër sepse debatet për vetëvrasjen e artistëve, të themi në moshë, nuk
ishin aspak të tillë dhe duket që edhe për të ndjerin Llazi Serbo, ato ishin
fishekzjarre të shtypit tonë, siç janë për çdo temë tjetër të bujshme që një
javë më pas harrohet.
Në opinionin tonë publik nuk do të ketë, me
sa duket edhe për një kohë të gjatë, as debat për vetëvrasjet në përgjithësi, megjithë
numrin e tyre tmerrues në rritje, as për eutanazinë në veçanti. Na kujtohet për
fat të keq konstatimi i shkrimtarit të shquar austriak Jozef Rot që vizitoi
vendin tonë më 1927, kur shkruan "në Shqipëri nuk lejohet opinioni publik,
por edhe po të lejohej, ai nuk do të ekzistonte".
Sot jemi në një gjendje të ngjashme: opinion
i vërtetë publik krijohet vetëm në raste ngjarjesh shumë të rënda (vjedhje
votash, importim plehrash nga fqinjët, shpërthime në Gërdec), por jo si debat i
vazhduar e real që bartet përmes mediave. Ndodh përkundrazi që mediat prodhojnë
llafe, shpikin debate dhe e shuajnë debatin publik sapo që flaka e tij duket se
mund të mbajë, për t’u kthyer te tema e tyre më e dashur, surretërit e
politikanëve.
Nuk do të shkruanim për vetëvrasjen e të
ndjerit Llazi Serbo sikur tymi që hidhte fishekzjarri i MAPO-s pardje të mos
kishte qenë aq i zi. Aty jepeshin disa supozime se cilat mund të kishin qenë
motivet e vetëvrasjes së aktorit. Për t’ia lehtësuar të kuptuarit lexuesit, po
i thjeshtoj ato të renditura:
1. i ndjeri deshi të imitonte Bekim Fehmiun.
(Misterioze do të mbetet si dhe pse aktori ynë që gjithë jetën luajti role
plehu pretendoi vdekje gjeniu?… krijon… një përvojë apo trendy të ri, të paparë
e të padëgjuar deri më sot, atë të vjedhjes së vdekjes së tjetrit);
2. i ndjeri ka dashur t’u japë një shembull
aktorëve të mëdhenj. (Një variant tjetër që ma tha njëri dje është ky: Aktori
ynë vajti me shpresën e marrë që kur aktorët e moshuar të Hollivudit t’i
afroheshin fundit, të imitonin atë që luajti filma me partizanë te Shqipëria e
Re, domethënë të vrisnin veten me çifte si ai.);
3. me vetëvrasjen e tij ai ka dashur të
kërkojë ndjesë për rolet që ka luajtur në filmat komunistë. (Të ketë qenë vallë
gjesti me çifte gjahu i aktorit tonë një pendesë e vonuar, si të thuash, një
ndjesë për rolet e lëtyrta, shpresë që pas një jete provizore të zezë të
gëzonte një vdekje të pafundme të bardhë?).
Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të
kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht
shkaqet e një vetëvrasjeje, pa qenë njeri i afërt i të ndjerit, pa qenë
psikiatër ose prift tek i cili i ndjeri mund të jetë rrëfyer? (por edhe këta
kanë detyrimin e heshtjes) Askush, e shumta nëse i vetëvrari ka qenë një figurë
me rëndësi të veçantë publike.
Kështu ka ndodhur për shembull me Mehmet
Shehun, vetëvrasja e tij është diskutuar gjatë, sepse ajo që ndodhi më 18
dhjetor 1981 kishte rëndësi të veçantë jo vetëm e thjesht për të afërmit e tij,
por për qindra mijëra të tjerë, në njëfarë mënyre për gjithë kombin në atë
kohë. Dhe shpjegimin më të mirë e më të hollësishëm e ka bërë te „Vjeshta e
ankthit" i biri, Bashkimi, një fat për ne që e ka shkruar me aq sinqeritet
dhe aftësi. Po individi, i tërhequr prej kohësh në jetën e tij private, pse
duhet përfolur në shtyp për motivet e vetëvrasjes së tij nga një që nuk është
as i afërm, as psikiatër, as prift, madje, po të mendojmë se shkrimtarit i
lejohet të futet aty ku nuk hyn dot asnjeri tjetër, nuk është as shkrimtar (se
shkrimtari dallohet në radhë të parë për do principe morale)? Në rastin konkret
çfarë i ka bërë ai opinionit tonë mediatik (jo publik), konkretisht gazetës
MAPO? Asgjë, absolutisht asgjë.
Llazi Serbo vuante pleqërinë e tij të
parakohshme i humbur diku në Korçë, shumë pak vetë e dinin që vuante nga
depresionet. Dhe pastaj një shkrepje e armës thellë në vetminë e shtëpisë
dykatëshe dhe gazetat që pëlcasin si fishekzjarrë të lidhur në seri.
pam-pam-pam, disa me shkrime pozitive, panegjirike, të tjerat me fëlliqësi.
Po te shkrimi në fjalë mësojmë se Bekim
Fehmiu e paska vrarë veten sepse nuk duronte më pelenat (ishte katandisur aq
keq me shëndet sa kishte probleme me pelenat të cilat nuk mund të duronte t’ia
ndërronin të tjerët, ose shkurt, për arsye të asaj që populli ynë e quan
"dhjerje nën të). (!!) Mund të ketë qenë fare e vërtetë, por ç’na
intereson? Bekim Fehmiun ne do ta mbajmë mend përgjithmonë për rolet e tij të
mrekullueshme. Ndoshta edhe pse vrau veten ngaqë jeta iu bë e padurueshme. Por
ka shumë rëndësi nga se iu bë e padurueshme? Tumor mund të ketë patur,
Alcheimer mund të ketë patur, insuficiencë kardiake ose ishemi cerebrale, por
mund të mos ketë patur fare sëmundje, ndoshta ia kanë bërë jetën të padurueshme
gazetarët e poshtër, po të supozojmë që ka edhe në Serbi si në Shqipëri. Me
këtë rast MAPO bën edhe një shpifje publike, sikur Llazi Serbo ta paskesh lënë
me shkrim që vdes pse dua të ec nën shembullin e Bekim Fehmiut ("të bën
përshtypje një gjë: Shënimi i lënë nga aktori lidhur me ngjashmërinë e lakmuar
të vdekjes së tij me tjetrën vdekje të paradokohëve, atë të Bekim
Fehmiut"). Nuk është aspak e vërtetë që i ndjeri të ketë lënë një shënim
të tillë, kjo s’përmbahet nga asnjë prej kronikave policore që u botuan. Vetëm
një mik i tij, piktori Thoma Angjeli, në një intervistë të botuar te
"Gazeta Shqiptare" kujton: "Duke qeshur, më dha të kuptoja se ai
do t’i jepte fund jetës, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetëvrasje." Nuk
mjafton kaq për të përhapur gënjeshtrën sikur ai e paska lënë me shkrim, për ta
poshtëruar aktorin si të thuash edhe në vdekje: mirë që në jetë deshe t’i
ngjaje Klint Istvudit (MAPO), por edhe në vdekje deshe t’i ngjaje Bekim
Fehmiut. Dështak! Shumë shpesh ngatërrojmë profesionin me jetën, profesionin me
vdekjen. Fakti që dikush ka qenë aktor, që ia kemi parë fytyrën kushedisa herë
nëpër ekrane, nuk na jep asnjë të drejtë morale të diskutojmë për vdekjen e tij
e për gjëra kaq intime sikurse motivet e vetëvrasjes.
Askush nuk e bëri këtë me Sandër Prosin bie
fjala. Pse, ngaqë ishte aktor më i shquar se Llazi Serbo? Jo, s’është e
vërtetë, thjesht pse Sandër Prosi i shkretë u nda nga jeta, kur kokat e
njerëzve këtu, sidomos të atyre që botojnë, nuk ishin çakërgjosur ende kaq keq
sa sot. Mëtimi se mund të shkruake për motivet e vetëvrasjes së një njeriu me
profesionin aktor, që nuk e njeh, është diçka e ngjashme sikur na ndodh që
përshëndesim pa dashur një aktor që na shfaqet në bulevard, megjithëse s’jemi
takuar me të ndonjëherë. Pastaj skuqemi pak, sepse kujtohemi që nuk njihemi
personalisht. Po këta shkarrashkrues skuqen ndopak pasi kanë hedhur gjithë atë
bojë elektronike mbi vetëvrasjen e tjetrit? Nuk ka skuqje që t’i mbajë ato
fjalë, jo, e shumta një zverdhje si e meitit pas të këtillave: "Ai nuk
qëlloi ndonjë shtazë tjetër, por veten e vet. Për këtë meriton një falënderim,
dhe një: Ndjes’ pastë." (fundi i shkrimit).
Po thirren në ndihmë edhe Bibla dhe Kurani
sepse këto e dënuakan vetëvrasjen. Është e vërtetë që kisha për shekuj të tërë
e ka dënuar vetëvrasjen, që vetëvrasësve nuk u jepej vend në varrezat e shenjta
deri në fillim të shekullit 20. Por kisha mallkonte edhe divorcin, abortin e
detyruar etj. etj., madje në shekuj të mëparshëm mallkonte dhe digjte në turrën
e druve ata që thonin se Toka rrotullohet. Sot jo më, edhe ata që vetëvriten
gëzojnë një varrim si gjithë të tjerët.
Ja që edhe Bibla dhe Kurani ecin bashkë me
kohën. Është si ligj i pashkruar që për të sapovdekurin nuk flitet keq. Unë nuk
jam as për idilizimin e të sapovdekurit, sepse them që duhet pritur njëfarë
kohe, pasi atëherë dalin me të vërtetë vlerat e të ikurit. Sidomos kur vdekja
ka qenë e dhunshme, sikurse në rastin e vetëvrasjes, të gjithë heshtin. Është
një ligj mbarënjerëzor që populli ynë e shpreh ndër të tjera me fjalën: në
shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Pra as arma nuk do duhej përmendur
në këtë rast, pale të përflitej aq keqas i ikuri.
Motivi i gjithë asaj përbuzjeje dhe shfrimi
mbi të ndjerin Llazi Serbo është se, sipas autorit, njerëzit e autorit janë
persekutuar, janë vrarë rrëzë kanaleve, janë burgosur dhe internuar pikërisht
nga njerëzit të cilët i shfaqte si modele Llazi Serbo në filmat e tij: oficerë,
sigurimsa etj. Them sipas autorit, sepse në të vërtetë nuk duket të jetë
kështu, e para sepse po ta kishte patur vërtet gjithë këtë mllef mbi të ndjerin
aktor për këtë arsye, ai do t’ia kishte thënë publikisht qysh në gjallje dhe
s’do kishte pritur vetëvrasjen e tij. E dyta, ka peshq shumë më të mëdhenj në
këtë fushë, dua të them në fushën e artit dhe të letrave, që kanë ngritur
kultin e Enver Hoxhës dhe nderohen sot e gjithë ditën jo më vetëm nga autori i
shkrimit por nga gjithë kori i bashkuar i mediave tona. Arsyeja e vërtetë është
thjesht pse autori do të bëjë zhurmë, të duket edhe ai, ta japë edhe ai pëlcin
e tij pas pëlcitjes së një arme të vërtetë. Sikurse do të bëjë zhurmë edhe
organi që e boton – meqë ra fjala për pelena, organ ende në pelena – pa asnjë
parim etike dhe njerëzillëku.
ARDIAN KLOSI
Shtatë arsye:
Pse një shkencëtar beson në Zotin
Nga: A. CRESSY MORRISON,
Ish Kryetar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut
NE ENDE JEMI NË AGIMIN e epokës së shkencës,
ndërsa çdo shtim i dritës së këtij agimi po nxjerr në pah gjithnjë e më shumë
veprën e një Krijuesi të Urtë. Kemi bërë zbulime të jashtëzakonshme; me një
shpirt të përulësisë shpirtërore dhe me besim të mbështetur në dituri ne po i
afrohemi gjithnjë e më pranë vetëdijesimit mbi Zotin.
Sa më përket mua, janë shtatë arsye për
besimin tim:
Arsyeja e parë: Përmes ligjit të
palëkundshëm matematikor ne mund të dëshmojmë që kjo gjithësi e jona është projektuar
dhe është ekzekutuar me një zgjuarsi të jashtëzakonshme inxhinierike.
Të supozojmë se i keni dhjetë monedha në
xhep, të gjitha të shënuara me numra prej një gjer në dhjetë, të cilat i
përzieni mirë. Tash mundohuni t’i nxirrni me radhë nga njëshi gjer tek
dhjetëshi një pas një secilën herë duke kthyer monedhën e duhur në xhep dhe
duke i përzier përsëri të gjitha monedhat. Matematikisht dihet se shansi juaj
për tërheqjen e monedhës me numrin një është një në dhjetë; për tërheqjen e
njëpasnjëshme të njëshit dhe dyshit është një në 100; për tërheqjen e njëshit,
dyshit dhe treshit është një në 1000; e kështu me radhë; ndërsa shansi juaj për
tërheqjen e njëpasnjëshme të të gjitha monedhave nga njëshi gjer tek dhjetëshi,
do të arrinte shifrën e pabesueshme prej një në dhjetë miliardë.
Me të njëjtën logjikë, sa kondita ekzakte
janë të nevojshme për jetën në tokë të cilat me gjasë nuk kanë mundur të
ekzistojnë rastësisht në raporte të duhura. Toka rrotullohet rreth boshtit të
vet me një shpejtësi prej 1000 miljesh në orë (rreth
Pastaj dielli – burimi ynë i jetës, në
sipërfaqen e vet ka një temperaturë prej 10,000 gradësh fahreinheit (rreth 5538
gradë celsius), ndërsa toka jonë është tamam aq larg sa ky “burim i jetës” të
na ngrohë pikërisht sa mjafton dhe jo më tepër! Sikur dielli të kishte
dhënë vetëm gjysmën e rrezatimit të tanishëm, ne do të kishim ngrirë, ndërsa po
të na kishte nxehur edhe një herë më shumë, ne do të ishim pjekur.
Pjerrësia e tokës me një kënd të pjerrët prej
23 shkallësh – na i mundëson stinët e vitit; sikur toka të mos kishte qenë në
këtë kënd të pjerrët, avujt e oqeaneve do të kishin ikur në veri dhe në jug,
duke na formuar akuj në madhësi të kontinenteve. Sikur hëna, të supozojmë, të
kishte qenë vetëm 50,000 milje larg nesh (rreth
Nga këta shembuj dhe nga një varg shembujsh
të tjerë, na bëhet e qartë se shanset që jeta në planetin tonë është e
rastësishme të mos jenë madje as një në miliarda e miliarda.
Arsyeja e dytë: Zotësia e jetës për të
realizuar synimin e saj është manifestim i një Zgjuarsie Gjithëpërfshirëse.
Akoma asnjë njeri nuk e ka kuptuar se çka
është në të vërtetë jeta. Jeta nuk ka as masë as dimensione – por ka forcë;
rrënja në rritje e sipër arrin ta plasaritë edhe shkëmbin. Jeta ka ngadhënjyer
mbi ujin, dheun dhe ajrin, duke i nënshtruar elementet dhe duke i detyruar të
njëjtat që të shpërbëhen apo t’i riformojnë kombinimet e tyre.
Jeta si një skulptore e vërtetë u jep trajtë
të gjitha gjallesave; si një artiste e shkathtë projekton secilin gjeth të çdo
peme, u jep ngjyrë secilës lule. Jeta është një muzikante e cila ka mësuar
secilin zog si ta këndojë këngën e vet të dashurisë, insektet si ta thërrasin
njëri tjetrin përmes muzikës së tingujve të tyre të larmishëm. Jeta është një
kimiste sublime, e cila u jep shije frutave dhe erëzave, ndërsa aromën
trëndafilit, duke e shndërruar ujin dhe acidin karbonik në sheqer apo në lëndë
drunore, ndërsa njëkohësisht duke e liruar oksigjenin të cilin gjallesat e kanë
frymë të jetës.
Paramendoni një pikë pothuaj të padukshme të
protoplazmës, të tejdukshme, xhelatinoze, të aftë për të lëvizur dhe për të
thithur energjinë e diellit. Një qelizë e tillë e vetme si një pikël e
tejdukshme vese mban në vete farën e jetës e cila ka fuqinë e shpërndarjes së
jetës tek çdo qenie e gjallë, pavarësisht sa e madhe apo e vogël mund të jetë
ajo. Fuqia e një pikle të tillë është më e madhe sesa bota jonë bimore,
shtazore dhe njerëzore, sepse e tërë jeta rrjedh prej saj. Natyra nuk e krijoi
jetën; shkëmbinjtë e zjarrtë dhe deti pa kripë nuk ka mundësi të kenë plotësuar
kushtet e nevojshme.
Kush, pra, e solli këtu?
Arsyeja e tretë: Urtësia e botës shtazore
flet papërmbajtshëm për Krijuesin e Mirë që u mbolli instinktin krijesave të
vogla të pashpresa.
Salmoni i ri kalon disa vjet në det, pastaj
kthehet prapë në lumin e vet dhe duke udhëtuar përpjetë anës së njëjtë të lumit
në të cilin derdhet përroi ku kishte lindur. Kush e kthen atë prapa në mënyrë
aq precize? Sikur ta bartni salmonin në një përrua tjetër, ai menjëherë do ta
kuptonte se i është shmangur kursit të udhëtimit të tij dhe do të çante rrugën
e vet teposhtë rrjedhës derisa do të arrinte rrjedhën kryesore të lumit e
pastaj përsëri do t’i kthehej përpjetë rrymës së lumit me qëllim të përmbushjes
së saktë të fatit të vet të pashmangshëm.
Akoma më e vështirë është zgjidhja e misterit
të ngjalave. Këto krijesa mahnitëse posa të arrijnë pjekurinë migrojnë nga
pellgje dhe lumenj gjithandej botës – ndërsa ngjalat evropiane kalojnë mijëra
kilometra oqean – të gjitha me një synim të përbashkët – arritjen e thellësive
të thepisura pranë ishujve Bermude. Aty ngjalat çiftohen për t’u shumuar dhe
pastaj vdesin. Të vegjlit e porsalindur pa pasur fare idenë se ku janë, të
rrethuar nga egërsia e ujit, megjithatë, nisen sërish prapa dhe ia dalin ta
gjejnë rrugën jo vetëm gjer tek bregu prej nga kishin ardhur prindërit e tyre
por edhe deri tek pellgjet e vogla, lumenjtë dhe liqenet e origjinës së tyre.
Kurrë asnjë ngjalë amerikane nuk është kapur në Evropë sikur që asnjë ngjalë
evropiane nuk është kapur në ujërat amerikane. Natyra madje ia ka shtyrë për
një vit a më shumë ngjalës evropiane arritjen e pjekurisë me qëllim të
kompensimit të udhëtimit të saj të gjatë. Kush e shtyn atë për t’u drejtuar?
Arsyeja e katërt: Njeriu posedon diçka më
shumë sesa vetëm instinktin shtazor – fuqinë e mendjes
Asnjë kafshë tjetër nuk ka dëshmuar kurrë se
është e aftë që të numërojë deri në dhjetë, apo qoftë edhe të kuptojë
domethënien e numrit dhjetë. Po qe se instinkti është si një notë e vetme
muzikore e flautit, sado e bukur megjithatë kjo notë është e kufizuar, derisa
truri i njeriut përmban të gjitha notat e të gjitha instrumenteve të orkestrës.
Nuk ka nevojë të humbim më shumë kohë rreth kësaj pike të katërt me radhë; duke
iu falënderuar mendjes njerëzore ne mund të kridhemi në mendime rreth mundësisë
se jemi ata që jemi vetëm ngase kemi pranuar një xixë nga Zgjuarsia Universale.
Arsyeja e pestë: Përgatitja për tërë jetën
del në shesh në dukuri siç është mrekullia e gjeneve
Aq të imta janë gjenet saqë sikur të ishte e
mundur vendosja në një vend e të gjitha atyre të cilat janë përgjegjëse për të
gjithë njerëzit e gjallë, atëherë të gjitha ato gjene do të zinin vend më pak
sesa një gishtëz. Përkundër kësaj, po këto gjene ndodhen në çdo qelizë të
gjallë dhe janë çelësi i të gjitha karakteristikave dhe veçorive të njerëzve,
të kafshëve dhe të bimëve. Gishtëza është një vend i vogël për të bërë vend të
mjaftueshëm për të gjitha karakteristikat individuale të pothuaj tre miliardë
njerëzve. Megjithatë, faktet flasin vetë.
Mu këtu nis evolucioni – në qelizë, në qenien
e cila mban në vete këto gjene. Fakti që një gjen ultra-mikroskopik në mënyrë
absolute mund ta drejtojë tërë jetën në tokë paraqet një shembull të
zhdërvjelltësisë së thellë dhe të një përgatitjeje e cila mund ta ketë burimin
e vet vetëm në Zgjuarsinë Krijuese; asnjë hipotezë tjetër nuk do të kryente
punë.
Arsyeja e gjashtë: Përmes ekonomisë së
natyrës ne jemi të shtrënguar të kuptojmë se vetëm urtësia e pafund ka mundur
të parashikonte dhe të përgatiste një bujqësi kaq të zgjuar
Shumë vjet më parë në Australi mbillej një
lloj kaktusi i cili shërbente si një gardh mbrojtës. Duke mos pasur fare
insekte armiqësore në Australi, ky lloj kaktusi së shpejti filloi të rritej në
mënyrë të jashtëzakonshme; një shtrirje e tillë alarmuese vazhdoi derisa kjo
bimë mbuloi një zonë të gjerë dhe të gjatë sa Anglia, duke i detyruar banorët
të braktisnin qytetet dhe fshatrat e tyre dhe duke ua shkatërruar fermat e
tyre. Duke kërkuar mbrojtje, entomologët (zoologë që merren me studimin e
insekteve) kërkuan tërë botën dhe në fund gjetën një insekt i cili ushqehej
ekskluzivisht me kaktus dhe nuk hante asgjë tjetër. Ky lloj insekti do të
shumohej në mënyrë të lirë sepse nuk kishte armiq në Australi. Kështu, insekti
në fjalë brenda një kohe të shkurtër mposhti kaktusin, prandaj sot ky lloj i
dëmshëm i kaktusit është zhdukur – e me të edhe insekti përveç një mbetjeje të
vogël mbrojtëse e cila mjafton për ta mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm
kaktusin.
Kësi lloj kontrolli dhe ekuilibri ekziston
gjithandej. Për çfarë arsye insektet të cilat shumohen shpejt nuk mbizotëruan
botën deri më tani? Për arsye se insektet nuk i kanë mushkëritë tona; ato
marrin frymë përmes tubave. Por kur insektet rriten më të mëdha, tubat e tyre
nuk rriten në proporcion me masën e tyre trupore. Mu për këtë kurrë nuk ka
pasur insekte me masë të madhe; ky kufizim i rritjes së tyre i ka mbajtur ato
nën kontroll. Po të mos ishte siguruar një kontroll i tillë fizik, njeriu nuk
do të kishte mundur të ekzistonte. Imagjinoni të përballeni me grerëz në
madhësi të luanit!
Arsyeja e shtatë: Fakti që njeriu mund të
konceptojë idenë mbi Zotin është vetvetiu një provë unike.
Konceptimi i Zotit lind nga një aftësi
hyjnore e njeriut, të cilën nuk e posedojnë krijesat tjera në botën tonë –
aftësia të cilën ne e quajmë imagjinatë. Përmes fuqisë së saj, njeriu dhe vetëm
njeriu mund të konstatojë ekzistimin e gjërave të padukshme. Janë të
pakufizuara horizontet të cilat i hap fuqia e imagjinatës; vërtet, me
shndërrimin e imagjinatës së përsosur të njeriut në njëmendësi shpirtërore, ai
mund të shohë qartë në të gjitha dëshmitë e krijimit dhe qëllimit të vërtetën
madhështore se qielli është gjithçka dhe kudo; se Zotin e gjejmë kudo dhe në
gjithçka por askund më afër sesa në zemrat tona.
Është e vërtetë si nga aspekti shkencor ashtu edhe nga ai imagjinar; siç thotë autori i psalmeve: Qiejt shpallin Madhështinë e Zotit ndërsa kupa qiellore e shfaq punën e Tij.
Përkthimi nga anglishtja: Naser Syla
-----------------------------------------------
F T E S Ë
(Në tre përvjetorë:-lindje-kurore-krijimtarie letrare)
-Ftohen farefisi, miqtë, bashkëpunëtorët e të njohurit e çiftit Shukrije e
Kadri Mani,
në 75-vjetorin e lindjes dhe 55-vjetorin e kurorës së tyre, më 18 qershor
2012, në
Prishtinë, ku Kadriu feston edhe
55-vjetorin e krijimtarisë letrare publiçistike-
(Me që data 18 i bie e hënë, kokteji mbahet të dielën më 17 qershor, në orën 17-të)
-Bashkëshortes time sa reale po aq legjendare –
zonjës Shukrije Bunjaku- Mani, për: trimëri të pashoqe,
madhështore, e jashtëzakonshme, qëndresë e forcë
titanike e pastërti zenitore.
A
Ju mirëpresim.
Cel
phone: 049/877-722. E-mail: kadrimani@hotmail.com
P.S. Sqarim për transparencë: -Kadriu është i
lindur më 23.1.1937 e Shukrija më 10.11.1937. Por, Kadriu duke ecur përpara e
Shukrija prapa, e kanë caktuar me konsensus të plotë datëlindjen e përbashkët
më 18 qershor.
Si bashkëshortë, ndonëse ishin dhe janë tok
në politikë, “i largoi” paksa besimi: Kadriu u kthye te rrënja në krishtërim,
ndërsa Shukrija mbeti e konvertuar- “myslimane”.
Nga Familja Mani dhe,
Redaksia e revistës “ShqipëriEtnike”.
------------------------------------------------------------------
Klinika e Dhimbjes GALENUS |
"Fibromyalgia:
shenjat klinike, vlerësimi, Çfarë është fibromyalgia? Fibromyalgia është një sindromë e cila karakterizohet
nga dhimbje muskulore dhe skeletike të shpërndara në të gjithë trupin.
Individët që vuajnë nga fibromyalgia kanë pika të dhimbshme në zona të
ndryshme të trupit (Fig.1), probleme me gjumin dhe një lodhje persistente
gjatë gjithë ditës. Një pjesë e individëve që vuajnë nga fibromyalgia kanë
probleme me përqëndrimin, vëmendjen dhe performancën në punë. Fibromyalgia është një sindromë klinike shumë e
përhapur, ajo prek rreth 2% të popullsisë Amerikane, 3% të popullsisë
Europiane dhe 3.3% të popullsisë Kanadese. Sipas studimeve të ndryshme femrat
vuajnë nga fibromyalgia rreth 6-8 herë më shumë sesa meshkujt. Në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës 90% e individëve që diagnostkohen më fibromyalgi janë
femra. Si diagnostikohet
fibromyalgia? Fibromyalgia është një sindromë klinike e
padiagnostikuar mirë pasi është shumë e vështirë që simptomat e saj të
përcaktohen me teste objektive si ato radiografike apo laboratorike. Si
rrjedhojë e kësaj individët që vuajnë nga fibromyalgia “përcillen” shpesh nga
mjekët me fjalët: “është një gjë kalimtare” dhe “vjen si pasojë e stresit që
po përjetoni”. Të gjendur në këtë situatë individët ndjehen të pakuptuar, të
padëgjuar dhe të papranuar nga sistemi shëndetësor. Megjithëse nuk ka ende
teste objektive, kriteret klinike që një individ të diagnostikohet me
fibromyalgia janë si më poshtë: ·
Mbas ekzaminimit fizik individi duhet të ketë 11-18
pika të dhimbshme të shpërndara në të gjithë trupin. ·
Individi duhet të ankohet për lodhje, mungesë
përqëndrimi dhe probleme me gjumin. ·
Shqetësimi të ndikojë në funksionimin e përditshëm të
individit ·
Kohëzgjatja e shqetësimit të jetë më shumë se tre muaj Nga se shkaktohet
fibromyalgia? Mund të themi se fibromyalgia është një sindromë
klinike e cila shkaktohet nga kombinimi i faktorëve biologjik,
psikologjik dhe social të cilët favorizojnë amplifikimin e dhimbjes si edhe ndjeshmërinë
centrale ndaj stimulit periferik. Pra, një individ që vuan nga fibromyalgia
edhe nga stimujt përiferik me intesitet shumë të ulët (dhimbjet me intesitet
të ulët, kontraktimet e muskujve, trigger point, tender point) i shkaktojnë
atij një dhimbje dhe vuajtje shumë të madhe për shkak të hiperndjeshmërisë
centrale që i është shkaktuar si pasojë e kombinimit të faktorëve biologjik,
psikologjik dhe social. Si trajtohet fibromyalgia? |
Gjatë viteve të fundit trajtimi i fibromyalgisë ka
pësuar ndryshime shumë të mëdha në sajë të kuptimit të shkaqeve biologjike,
psikologjike dhe sociale ashtu si edhe kuptimit më të gjerë të dhimbjes
kronike dhe simptomave të padukshme të kësaj sindrome klinike. Trajtimi multidisiplinor është parë si më efektivi për
trajtimin e fibromyalgisë, duke përfshirë trajtimin me medikamente, terapi
fizike dhe psikologjike. Terapia fizike fokusohet në trajtimin
muskuloskeletik, përmirësimin e dëmeve mekanike, përcaktimin e regjimit të
ushtrimeve ditore dhe promovimin e aktivitetit fizik dhe sportiv. Gjithashtu
këshillimi dhe terapia psikologjike mbi menaxhimin e stresit, mënyrat e
zgjidhjes së konflikteve, terapia e njohjes dhe të sjelljes dhe terapia në
grup kanë dhënë rezultate të kënaqëshme ne trajtimin e fibromyalgisë.
Trajtimi psikologjik fokusohet në shprehjen e emocioneve të shtypura,
trajtimin e traumave emocionale, sigurimin e mbështetjes emocionale dhe
zgjidhjen konflikteve të përditshme. Gjithashtu, psikologët e sjelljes
fokusohen në mësimin e sjelljeve të shëndetëshme dhe ç'mësimin e sjelljeve të
gabuara pasi ata besojnë se individët që vuajnë nga fibromyalgia kanë frikë
nga aktiviteti fizik dhe sportiv si edhe nga shpërthimi i simptomave të
fibromyalgisë. Një pjesë
thelbësore e trajtimit është edukimi i individit se si të kuptojë, pranojë
dhe përballojë fibromyalginë. Për trajtimin e këtyre
problemeve ofrohen tarifa më të reduktuara. |
Për më shumë informacion në lidhje me trajtimin e
problemeve të fibromyalgisë kontaktoni në adresën tonë: Klinika e dhimbjes "GALENUS" -------------------------------------------- |
JU UROJMË LEXIM TË
KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100
VJETORIT TË
MËVETËSISË SË SHTETIT
TONË SHQIPTAR
-Nga Redaksia e
Revistës ShqipëriEtnike