Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Ditari i Jetës - 30 maj 2012

| E enjte, 31.05.2012, 06:38 PM |


Kadri Mani

NGA DITARI I JETËS

30 maj 2012

Zgjimi si zakonisht në orën 7 e 30, kafet e mëngjesit poashtu; ndryshojnë lajmet e gazetave dhe moti sot: më i butë, plus 18.

Dola në restorant te grupi: kishte vdekur një plak dhe shkuam në ngushëllime, nuk u morëm vesh paraprakisht që njëri t’iu shprehë ngushëllime në emër të grupit, jo secili veç e veç!! Edhe kur s’ka tjerë vizitorë, nuk duhet ngutia, por biseda e debati...

Kthehem në banesë, cingëron celulari: Hasan Dërmaku më njofton se kolegu ynë Antzon Nikë Berisha e paska marrë një shpërblim letrar “GIORGIO MANGONE”. Shpërblimi iu dha për veprën “Ujëvarë drite në zemër”, e lexojmë artikullin te gazeta “Bota sot” dhe e marr librin në bibliotekën tonë e fillojmë ta shfletojmë... gëzohemi pa masë që është shpërblyer shoku ynë,  Anton Nikë Berisha.