Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare!
E diele, 24.06.2012, 08:19 AM
Mbi 100 intelektualëkanë kanë shkruar kundër sjelljeve antikombëtare të akademik Rexhep Qosjes
Edhe
një turp në kulturën tonë shqiptare!
Dhënia Qosjes e çmimit “Beqir Musli”, është një turp i madh sa s’ka se ku shkon më!
Nga Kadri Mani
Ky mbititull:” Mbi 100
intelektualëkanë kanë shkruar kundër sjelljeve antikombëtare të akademik Rexhep
Qosjes” ka defiluar mbi një dekadë te revista jonë “shqipëria etnike”, të clin
horrat nuk e paskan pa!!
Të turpëruarit kësaj radhe
janë: kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, Faik Shkodra, Nuhi Rexhepi,
Rustem Rrustemi; të cilët, për turpin e tyre, kanë dalë kundër: Ali Podrimjes,
Hysni Hoxhës, Fehmi Aganit, Hilimi Aganit, Rexhep Ismajlit, Ibrahim Rugovës, Fadil
Bujarit, Kadri Manit:
Kadri Mani
VERBËRIA
E TENDENCËS SË TURPIT
/Rexhep Qosja narcisoid i pamjekueshëm-por me mjeshtërinë
e tredhësit të qenve, pati
aftësinë t’ua tredhte trurin lakejve të vet!/
Sylejmani Aliut:”Filozofia e
krrokamës-Qosja para pasqyrës”,
Sami Krosi-jpg
f. 225
Ismail Kadaresë, akademikut Hivzi
Islamit, Asllan Dibranit, Idriz Zeqiratj, xhafer Lecit, Enver Bytyçit, Engjëll
Koliqit, Rexhep Bunjaku: “E pyes Qosjen dhe nënën e tij a janë shqiptarë? E
pyes Qosjen dhe nënën e tij a janë të fermës ës qenve e të kudrave?
Lexuesi i painformuar duhet ta
dijë se veterani i ilegales dhe i burgjeve, zotni Rexhep Bunjaku, po i
përgjigjej Rexhep Qosjes në broshurën e tij të turpit:”I
ringjalluri i penduar”, kinse Skënderbeu (busti) me ardhen në Pristinë është
ringjallur, por është penduar ngaqë kanë dalë dhe e kanë pritur kopeja e fermës
qenve e të kudrave (lexo: pjesëtarë e LDK-së!!!
Kopeja që ia dha shpërblimin,
i kanë pas apo nuk i kanë pas këto
informata!?
Horrat, e dinë apo nuk e dinë,
se armiku i popullit Rexhep Qosja, me Revolucionin e Vonuar Demokratik e ka
përgjakur Shqipërinë dhe Kosovën!! Lëngatë kjo që po e vuajmë edhe sot!
Lakejtë kanë dalë apo nuk kanë
dalë në mbrojtëje të pensionistëve? Lakejtë kanë dalë apo nuk kanë dalë në
mbrojtje të invalidëve të UÇK-së, të cilët po bëjnë vetëvrasje!?! Lakeejtë kanë
dalë apo nuk kanë dalë kundër privatizimit të Hotelit Union në Prishnë “nga një
italian”- në fakt po rindërtohat kasaphania serbe dhe do të bëhet ambasadë
serbe!?!
Turp e ndot sot e mot.
Lexoni e (mos) besoni!
Akademik Qosjes i dorëzohet çmimi “Beqir Musliu”
KOHA Ditore, Publikuar: 23. 06.
Artikujt tjerë
Gjilan,
23 qershor - Në ceremoninë e ndarjes së çmimit letrar “Beqir Musliu”, studiues
dhe kritikë kanë çmuar veprën e akademik Rexhep Qosjes, i cili, sipas tyre, me virtytet më të larta të një krijuesi postmodern bëri që me
meritë të shpallet laureat i këtij çmimi. Akademik Qosja ka
thënë se është i nderuar që merr çmimin i cili mban emrin e një krijuesi të
gjithanshëm me një dhunti të
gjerë, siç ishte Beqir Musliu.
Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi është mbajtur të premten në një seancë
solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
“Për Beqir Musliun kam shkruar qysh në vitet 1967, sepse vëreja që në shkrimet
e tij kishte diçka interesante dhe të dobishme dhe dallonte nga të tjerët. Në
mesin e shkrimeve të radhitura në ‘Antologjinë shqipe’ është edhe kritika për
veprën e Beqir Musliut, i cili në kohën edhe kur e kam shkruar këtë vepër ka
qenë rreth 30-vjeçar, një krijues i ri i radhitur në mesin e krijuesve më të
vjetër, por me një mendim të veçante krahas të tjerëve”, ka thënë akademik
Qosja. Çmimin “Beqir Musliu” ia ka dorëzuar kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa. Emri i fituesit qe bërë publik para
dhjetë ditësh. Pos Qosjes, ars club “Beqir Musliu” sivjet kishte futur në
rrethin e ngushtë edhe Agim Vincën, Jusuf Buxhovin, Salih Bashotën, Nehat
Sopajn, Anton Nik Berishën e të tjerë.
“Është nder i veçantë
se çmimi ‘Beqir Musliu’ i jepet krijuesit të veçantë të hapësirës shqiptare në
një konkurrencë të denjë. Sivjet ndihemi fare mirë që këtë çmim juria i ndau
njërit nga njerëzit më meritorë të letrave shqipe dhe të mendimit tonë kritik, shoqëror e politik, mikut të madh të ngjarjeve kulturore e letrare në Gjilan, të nderuarit akademik Rexhep Qosja”, ka thënë Mustafa.
Faik Shkodra- i cili bashkë Sabit Rrustemin e Nuhi Rexhepin përbëjnë jurinë - tek ka arsyetuar vendimin
për çmimin, ka folur për rëndësinë e krijimeve
të Qosjes, i cili, sipas tij, hyn në radhët e para të rilindësve të kohës së re.
”Vepra e Qosjes është një nga bazamentet e rilindjes sonë moderne, duke ia
atribuuar vlerat krijimtarisë së kombit me një kulturë të mirëfilltë të
shkrimeve”, ka thënë, ndër të tjera, Shkodra. Lëvdata të mëdha për veprën e
krijuesit Rexhep Qosja ka thënë dhe poeti e kritiku Agim Vinca. Sipas tij, krijimtaria e Qosjes radhitet
bashkërisht me atë të shkrimtarëve postmodernë me një kulturë të veçantë të
shkrimit, e cila e dallon atë prej bashkëkohësve të tij.
”Janë katër romanet e tij me të cilat pos kombit tonë u kanë shërbyer edhe kulturave të tjera botërore, siç është vlera e
romanit ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’, i cili është i përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja”, ka thënë Vinca, shkruan sot “Koha Ditore”