| E diele, 24.06.2012, 08:19 AM |
Mbi 100 intelektualëkanë kanë shkruar
kundër sjelljeve antikombëtare të akademik Rexhep Qosjes
Kadri Mani
VERBËRIA
E TENDENCËS SË TURPIT
/Rexhep Qosja narcisoid i pamjekueshëm-por me mjeshtërinë
e tredhësit të qenve, pati
aftësinë t’ua tredhte trurin lakejve të vet!/
Sami Krosi-jpg
f. 225
KOHA Ditore, Publikuar: 23. 06.
Gjilan,
23 qershor - Në ceremoninë e ndarjes së çmimit letrar “Beqir Musliu”, studiues
dhe kritikë kanë çmuar veprën e akademik Rexhep Qosjes, i cili, sipas tyre, me virtytet më të larta të një krijuesi postmodern bëri që me
meritë të shpallet laureat i këtij çmimi. Akademik Qosja ka
thënë se është i nderuar që merr çmimin i cili mban emrin e një krijuesi të
gjithanshëm me një dhunti të
gjerë, siç ishte Beqir Musliu.
Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi është mbajtur të premten në një seancë
solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
“Për Beqir Musliun kam shkruar qysh në vitet 1967, sepse vëreja që në shkrimet
e tij kishte diçka interesante dhe të dobishme dhe dallonte nga të tjerët. Në
mesin e shkrimeve të radhitura në ‘Antologjinë shqipe’ është edhe kritika për
veprën e Beqir Musliut, i cili në kohën edhe kur e kam shkruar këtë vepër ka
qenë rreth 30-vjeçar, një krijues i ri i radhitur në mesin e krijuesve më të
vjetër, por me një mendim të veçante krahas të tjerëve”, ka thënë akademik
Qosja. Çmimin “Beqir Musliu” ia ka dorëzuar kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa. Emri i fituesit qe bërë publik para
dhjetë ditësh. Pos Qosjes, ars club “Beqir Musliu” sivjet kishte futur në
rrethin e ngushtë edhe Agim Vincën, Jusuf Buxhovin, Salih Bashotën, Nehat
Sopajn, Anton Nik Berishën e të tjerë.
“Është nder i veçantë
se çmimi ‘Beqir Musliu’ i jepet krijuesit të veçantë të hapësirës shqiptare në
një konkurrencë të denjë. Sivjet ndihemi fare mirë që këtë çmim juria i ndau
njërit nga njerëzit më meritorë të letrave shqipe dhe të mendimit tonë kritik, shoqëror e politik, mikut të madh të ngjarjeve kulturore e letrare në Gjilan, të nderuarit akademik Rexhep Qosja”, ka thënë Mustafa.
Faik Shkodra- i cili bashkë Sabit Rrustemin e Nuhi Rexhepin përbëjnë jurinë - tek ka arsyetuar vendimin
për çmimin, ka folur për rëndësinë e krijimeve
të Qosjes, i cili, sipas tij, hyn në radhët e para të rilindësve të kohës së re.
”Vepra e Qosjes është një nga bazamentet e rilindjes sonë moderne, duke ia
atribuuar vlerat krijimtarisë së kombit me një kulturë të mirëfilltë të
shkrimeve”, ka thënë, ndër të tjera, Shkodra. Lëvdata të mëdha për veprën e
krijuesit Rexhep Qosja ka thënë dhe poeti e kritiku Agim Vinca. Sipas tij, krijimtaria e Qosjes radhitet
bashkërisht me atë të shkrimtarëve postmodernë me një kulturë të veçantë të
shkrimit, e cila e dallon atë prej bashkëkohësve të tij.
”Janë katër romanet e tij me të cilat pos kombit tonë u kanë shërbyer edhe kulturave të tjera botërore, siç është vlera e
romanit ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’, i cili është i përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja”, ka thënë Vinca, shkruan sot “Koha Ditore”