Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Mysafiri i paidentitet!
E diele, 10.06.2012, 04:33 PM
Intervistë me z. Prof. As.Dr. Gjergj Sinani
MYSAFIRI
I PAIDENTITET!
/Sot mbush 55 vjeç, Profesori i famshëm i filozofisë, Gjergj Sinani/
Nga Kadri Mani
Zotni
Gjergj Sinani, tungjatjeta!
Jam Kadri
Osmani-Mani nga Prishtina, protestant, 75-vjeçar, i martuar, baba i 3 fëmijëve,
gjuhëtar-risimtar; por duke qenë një ish-i burgosur politik, detyrimisht që jam
marrë edhe me histori.
Ju në intervistën
e sontme në ekranin e vogël (20 Maj 2012) s’keni thënë asgjë!
Ju
qenkeni një specialist-sindikalist i aftë për t’ua fërkuar masave kokën me
akull!? Dhe duke iu ikur pyetjeve me marifet, pandehni se e kaluat lumin!?
Zotni
Gjergj Sinani, nuk ju njoh njuve as prindërit tuaj, por edukatën dhe vetëdijen
kombëtare e keni në zero: nëse ju nuk jeni të ndryshëm na fqinjët tanë shovinistë,
kjo është një fatkeqësi juaja, kurse ne s’kemi asnjë pikë takimi e ata as me ty!
Është turp
për ju nëse nuk e keni lexuar librin e Ismail Kadaresë: MOSMARRËVESHJA”,
Onurfi, 2010, f. 206?- dhe përgjigjen me libër në libër nga Sabri Maxhini-Novosella:”MARRËVESHJA”,
Prishtinë, 2011, f. 217?- i keni lexuar
apojo!?!
Dhe në ia
keni ngritur dorën njërit si në ring, e tjetrit t’i thuash: ti suss, bythën
trus!
Po tash
del e na përrallisë për njëfarë marrdhëveshje!? Po ti, o filzof, nuk e ke përcjellë
Edita Tahirin dhe ankesat e saja se Serbia barbare nuk i përmbushë asnjë marrveshje?
A s’na thuani se në cilin planet jetoni!?- përse nuk
e përmendët konfliktin Qosje-Kadare!? Juve po jua caktoj edhe do diagnoza: mirë
me hallën e mirë me etezën!! Urtë e butë e plot tigani!! Abrakadabra: çiribu-çiriba,
tash e shesh tash s’e sheh, tash e njeh, tash s’e njeh... as me të parët, as me të mbramët po diku në mes,
as me rroba të bardha as të zeza, por si të pëhime, as i martuar as i
pamartuar, se, kushedi, cila palë po fiton...
Përse nuk
e përmende tradhtinë e Bamir (Bakeq) Top-tanit!? Tradhtinë e: Fatos Lubonjës,
Neritan Cekës, Kiço e Ben Blushit, Neshat Tozajt... Kush janë Aleanca Kuq e Zi!?
Përse the
se ne jemi njësoj si e dhe fqinjët tanë!?- e kur e nxore atë proçkë nga goja e
filozofit, përse nuk i numërove zllumqarët pellazgo-daradano-iliro-shqiptarë: sulltanët tanë, napoleonë-bonapartët tanë, millosheviqët
tanë, napoleon-zervat tanë... e të boshnjakëve: kush ta ka dhënë ty atë të drejtë
që ta barazosh viktimën me xhelatin!?!
Kjo do të
thotë, zotni, se as i njihni shqiptarët as sebët!! Ose filozofia juaj jua
ndalon ta thoni të vërtetën!?
Vdiq
Enveri, u lind Hysni Milloshe, vdiç Milloshi u lind Dajti... djalli... turpet socialiste... që ju
të na qitni fall!?!
Megjithatë,
kur u përmend gjuha, padashje sikur u shprush hiri nga ku gacëronte kobi
enverist-staliniat!?- qe bërë një e arritur kolosale; ajo edhe-po, por Kosova (Akademik
Fehmi Agani) nuk i interesonte gjuha për momentin, por i interesonbte bashkimi
kombëtar!!
Ju përmendët
vetëm gjuhëtarin Kolec Topallin! Zotni, ai Koleci yt ishte shef i Presidencës,
i cli nuk ma ka dhënë dyshtetësinë as për katër vjet!!!! Dhe megjithë atë kontrribut
që ka dhënë në sintaksë, ai tip gjininië mashkullore e këmben me gjininë femrore-
ato!
Herën
tjetër kur të flilet për gjuhën, duhet të themi se gjuhëtarët që thonë se
Standadi nuk po funksionon janë: Abdullah Zymberi, Bajram Qerimi, Imri
Badallaj, Kadri Mani, Mehemet Elezi, Nuhi Veselaj, Stavri Trako, Zenun Gjocaj...
dhe për këtë shkak duhet medoemos të mabahet edhe një Kongres i Gjuhës Shqipe,
e Fjalori i separatistëve mjeranë njëvëllimësh të bëhet 6-vëllimësh, aq sa është
Fjalori i serbokroatishtes.
Për
bashkimin kombëtar nuk the gjë, apo mos the se nuk jeni komptetemt!? Pa hajt ta
shohim se si filozofi e mendon, projekton bashkimin kombëtar, ama jo ashtu
sikur është llomotitur deri sot?- nëse nuk jeni madje edhe kundër bashkimit!?- përderisa
nuk e keni demaskuar antishqiptarin, Fatos Lubonjën, i cili me pafëtyrësi e me
cinizëm pati deklaruar, se gjuha gege e gjuha toske janë dy gjuhë të veçanta të
dy popujve të veçantë!?!|
Pastaj
nuk thatë gjë prej gjëje për dy shtetet “tona”, për tri akademitë “tona”, për besimin tuaj
personal?- ngase Faik Konica, Elena gjika... po mendonin se pa bashkim shpirtëror,
s’ka bashkim kombëtar?